Sekreti i Jackie‘O

Edhe pse kanė kaluar tetėdhjetė vjet nga lindja, ish-zonja e Parė e Amerikės, Jacqueline Kennedy Onassis, vazhdon tė jetė pjesė e modės, tė ndikojė nė gustot e femrave dhe veshjet qė ato zgjedhin. Por cila ėshtė ajo gjė qė e bėri tė pavdekshme? Sekreti i saj nuk ishte stili, por aftėsia pėr tė joshur kėdo qė dėshironte. Si? Zbulojeni mė poshtė...


Nėse do tė ishte gjallė mė 28 korrik tė 2009-ės, Jacqueline Kennedy do tė mbushte 80 vjeēe, por meqenėse ka 15 vjet qė ka vdekur, do tė sjellim edhe njė herė jetėn e saj pėrmes fotografive mė domethėnėse. Jackie e dinte se si jetohej dhe kishte shumė gusto nė tė veshur. Pėr tė mjaftonte vetėm emri. Nuk ka rėndėsi nėse mbiemri ėshtė Lee, Bouvier, Kennedy ose Onassis... Ato ndėrrohen si rrobat, madje kėto tė fundit mbeten, ndėrsa burrat ashtu si vitet kalojnė. Atė ditė nė Dallas, kur John humbi jetėn dhe bota ēiltėrsinė (jo vetėm Amerika), Jackie kishte veshur njė kostum rozė dhe nė kokė mbante njė kapele tė kuqe, e cila kombinohej me veshjen. E tillė mbeti edhe nė kujtesėn e njerėzve. Jacqueline i joshi tė gjithė, meshkuj e femra, duke u bėrė ikonė, simbol i modės dhe i bukurisė. Kjo ėshtė Jackie, qė sė bashku me Marylin, Topolino-n, Che Guevara-n dhe disa tė tjerė (sė fundmi Michael Jackson) ėshtė lartėsuar mbi faktet e jetės dhe vdekjes sė shekullit XX, pėr t‘u bėrė pjesė e atij zakoni tė ēuditshėm qė tė gjithė e thėrrasin me emrin "gusto".

Gustoja e ish-zonjės sė Parė tė Amerikės fillonte nga flokėt. Tė gjithė ekspertėt e modės e dinė se stili i njė zonje fillon qė te krehja e flokėve. Nėse nuk ėshtė e duhura, atėherė nuk do tė ketė kurrė njė veshje qė t‘i shkojė pėrshtat. Jackie kishte pėrmasa perfekte: shpatulla tė gjera, belin e ngushtė dhe vithe tė rrumbullakosura. Flokėt i mbante tė fryra pėrpara, tė lėpira anash dhe me onde tė mėdha nė fund. Ndėrsa veshjet ishin nga mė tė ndryshmet: gjatė darkave zyrtare i pėlqente tė vishej me tė zeza. Gjatė ditės mbante pantallona tė gjera si tė peshkatarėve, tė kombinuara me njė shami nė kokė si "shtėpiake e dėshpėruar". Me pak fjalė, ndėrthurte jetėn e njė provincialeje me atė tė Zonjės sė Parė. Zakonisht mbante sandale tė sheshta, si ato tė punėtorėve tė Lindjes. Me pak fjalė ishte "gjahu" i preferuar i paparacėve dhe ikona e revistave mė tė famshme tė modės.

Gjatė viteve ‘70, kur u martua pėr interes me John Kennedy-n, Jackie filloi tė vishte kėmisha tė gjata me ngjyra, kostume nga mė tė ndryshmet, pallto tė gjata e treēerekėshe. Si gjithmonė stilin e saj filluan ta kopjonin tė gjitha femrat e botės.

"Pėrveē modės, Jackie ishte mjeshtre e njė arti. E dinte si joshej dhe bėhej pėr vete njė mashkull. Sekreti i saj? Nėse dilte pėr darkė, nuk ia ndante kurrė sytė personit qė kishte pėrballė. Bota mund tė shembej, kamerierėt mund t‘i derdhnin verėn mbi fustan, por ajo vazhdonte tė ishte e fokusuar te personi qė kishte pėrballė. Ishte e jashtėzakonshme, nuk tundohej!", tregon Anna Riva, gazetarja historike e modės, qė sot ėshtė kėshilltarja e revistės "Vogue" gjermane. "Jacqueline Kennedy i dha popullit amerikan diēka qė i kishte munguar gjithmonė: madhėshtinė".

Gjithsesi, ende sot femrat me klas frymėzohen prej saj, sepse ishte joshėse, pa tė meta, elegante, perfekte, njė muzė e vėrtetė dhe "mbretėresha" e shekullit XX. Nė fakt ishte Jackie ajo qė e krijonte modėn, jo stilistėt, tė cilėt thjesht kėnaqnin kėrkesat e saj, duke filluar nga "Givenchy", te "Chanel", "Balenciaga", "Oleg Cassini" dhe "Valentino". E lindur mė 28 korrik tė vitit 1929 nė Southampton, Jacqueline Lee Bouvier ishte gruaja qė jetoi "tri jetė": e para pėrfundoi nė Dallas, nė vitin 1963, me vrasjen e John F.Kennedy-t, Presidentit tė 35 tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, me tė cilin ishte martuar mė 12 shtator tė 1953-shit, duke u bėrė kėshtu Zonja e Parė mė e re nė histori; e dyta nė 1975-ėn, kur vdiq bashkėshorti i saj i dytė, Aristotele Onassis, pronari i anijeve mė i pasur i botės; ndėrsa e treta mori fund nė 1994-ėn, kur njė tumor i mori jetėn nė moshėn 65-vjeēare. Jackie jetoi pėr shumė vjet e rrethuar nga njerėzit e pushtetshėm, por asnjėherė nuk e la veten tė pėrfshihej nga skandalet, madje edhe atėherė kur ajo e kuptoi se i shoqi, njeriu qė kishte dashur mė shumė nė jetė, e tradhtonte me seks-simbolin e viteve ‘50, Marilyn Monroe.

Sot femrat qė janė tė fiksuara pas standardeve qesharake tė bukurisė, bėjnė ēmos t‘i ngjajnė Jackie-t. Ėshtė mėkat qė kėto "fotokopje" nuk dinė tė zgjedhin stilin e duhur, ashtu siē bėnte ish-zonja e Parė pėr t‘u dalluar nga masa. Nė njė intervistė pėr revistėn e famshme amerikane, "Vogue", Jackie tha: "Jam e shkurtėr, flokėt i kam ngjyrė gėshtenjė, ndėrsa sytė shumė tė larguar nga njėri-tjetri. Mė duhen tri javė pėr tė bėrė njė palė syze me porosi! Gjithsesi, edhe pse kam disa defekte, pėrpiqem t‘i fsheh pėrmes tualetit dhe veshjeve. Mė pėlqen tė kujdesem pėr veten". Siē e dimė, Jackie do tė bėhej e famshme pėr faktin se mbante njė palė syze dielli jashtėzakonisht tė mėdha. Ndėr tė tjera arriti ta transformonte modelin e saj tė flokėve "mjellmė" nė njė fenomen ndėrkombėtar.

Jaqueline Bouvier Kennedy Onassis ėshtė padyshim njė ikonė e stilit. Eleganca dhe finesa qė e kanė karakterizuar nė jetė, vazhdojnė tė mbeten ende sot njė frymėzim pėr femrat tė cilat nuk kanė hequr dorė nga tė qenit shik. Dhe meqė jemi te joshja, mund tė mėsoni disa sjelle tė sajat, tė cilat do t‘u vlejnė nė jetė.

Kėshilla jonė? Pėrpiquni dhe ju tė bėni si ajo. Ndoshta nuk do tė gjeni John F.Kennedy-n e ri, por tė jeni tė sigurta se do tė keni gjunjėzuar atė qė dėshironi.

shqip.