Mbi jeten e Dalan Luzaj nuk kam informacione (pervec faktit se ka qene i denuar politik gjate periudhes enveriste) dhe do isha shume mirenjohese nq se ndonjeri nga ju (vizitoret e kesaj faqeje) i/e cili/a ka njohuri apo materiale mbi te, te shkruante dicka mbi jeten dhe krijimtarine e D. Luzaj, ne pergjithesi.
Fjala
Ne qafen e holle te fjales
nje zilke e ngjyrosur troket;
fryn ere neper vite,
zilken as shpata se pret.
Shpella
Asnje rreze djelli nuk le te hyje brenda;
bragtisur ne shpella: myshk lageshti;
ne barkun e erret bluan njolla te renda,
komite, pirate, vrau ne tradheti.
Vjega erresiren pjell e rrit,
buzeplasur a e pa goje,veten fsheh;
kur tinez hyn e hap hone ne shpirt,
Tomorri ne prag, ti s'e sheh.
*Marre nga libri me poezi - Pa rruge.
Pantallonat e Iternimit
Pantallonat e mia
te mbytura ne andre,
i lante Burbi,
pa mundur t'ua hiqte dot vuajtejn.
Pantallonat e mia si dite te shngjyrosura,
varur tek dere e kooperatives,
ne gozhden e dryshkur te internimit.
Era se largu m'i perkund ne kujtese
fytyre e pashlyer e mjerimit.
Nje Dite me Diell
Kjo eshte per ty qe mbete larg;
ne mund ta sjellesh pak nder mend
nje shpirt i ri qe digjej flake,
nje gur qe ende s'ka zene vend.
Me vjen e shkuara nder kujtime,
ekran i mjergullt, me pake nate;
nje dite me diell ish jeta ime
kur ty te njoha.
Cast i arte.
Grate e Poeteve
O grate te bardha, patet fat,
se me vullkanin ju jetoni,
kur niset llava lume i arte,
perbrenda saj dhe ju ndriconi.
Poeti eshte dhe s'eshte i juaj,
kur ngjall nje lule a shkrep stuhine,
kur perballe nates rri sy zgjuar.
Nje shpirt qe digjet per njerine.
Nje Nene
Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.
Gjithshka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.
Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.
Drita
Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas s'e ka as gjarperi nen gure.
Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.
Syte
Gjithcka vjeterohet,
qofte nje mrekulli e rralle.
Vetem syte jane te rinj.
Shikome dhe nje here
ne pac meshire te mbetem i gjalle.
Krijoni Kontakt