Martirja Kristina jetoi gjate shekullit te trete. Ajo u lind ne nje familje te pasur, edhe i ati ishte qeveritar i Tires. Qe ne moshen 11-vjecare vajza shkelqente nga hijeshia edhe shume deshironin doren e saj. Por sidoqofte i ati i Kristines mendonte ta bente te bijen nje priftereshe pagane. Keshtu qe ai e vuri te bijen ne nje vend te vecante, ku ai kishte bere shume idhuj te arte e argjende, edhe e urdheroi te bijen qe te digjte thimjam para tyre. Ajo kishte dy sherbetore qe perkujedeshin per te.

Gjate kohes se vetmise se saj, Kristina filloi te mndoje seriozisht se kush ishte ai qe e kish krijuar kete bote kaq te bukur? Prej dhomes se saj, ajo mrekullohej me yjet e qiellit edhe vazhdimisht mendote mbi ate Beresin, Nje, qe kishte krijuar te gjithe boten. Ajo ishte e bindur se idhujt e paze edhe te pafryme qe qendronin ne dhomen e saj, nuk mundeshin te krijonin asgje, pasi ato vete ishin krijuar prej duarve te njerezve.

Keshtu ajo filloi te lutej ndaj te Vetmit Perendi, me lot, duke iu pergjeruar qe ti shfaqej asaj. Shpirti i saj ndizej nga dashuria per Perendine e panjohur, ndersa ajo i shtonte edhe me teper lutjet e saj me agjerime.

Ndodhi qe nje here, Kristina u vizitua nga nje Engjell, qe e mesoi ne Besen e Krishtit, shpetimtarit te botes. Engjelli e quajti ate Nuse te Krishtit edhe i tregoi asaj mbi vuajtjet e saja te ardhshme. Virgjeresah e shenjte i rrezoi te gjithe idhujt ne dhomen e saj, edhe i flaku nga dritarja poshte. Kur i ati, Urbani, e vizitoi te bijen, e pyeti se ku ishin idhujt, por Kristina heshti. Atehere, me te therritur sherbetoret, Urbani mesoi te verteten prej tyre. Keshtu i zemeruar, i ati filloi ta qelloje ne fytyre te bijen. Fillimisht vajza mbeti e qete, por me pas, ajo filloi ti tregoje te atit mbi Besen ne te Vetmin Perendi, edhe se me duart e veta, i kishte shkaterruar te gjithe idhujt. Atehere Urbani dha urdher qe te vriteshin te gjithe kujdestaret e saj, ndersa Kristinen e rrahu keqmas edhe e vuri ne burg. Me te degjuar se cfare kishte ndodhur, e ema e Kristines vjen me lote, duke iu pergjeruar asaj qe ta mohonte Krishtin edhe qe te rikthehj ne besimin e te pareve te saj. Por Kristina as qe pergjigjej. Diten tjeter, Urbani e solli te bijen para gjygjit edhe e urdheroi qe ti ofronte adhurim perendive, edhe qe te kerkonte ndjese per mbrapeshtite e saj, por ne vend te kesaj, ai vuri re se ajo ishte e vendosur edhe e palekundur nga Besimi ne Krishtin.

Keshtu, torturuesit e lidhen ate ne nje rrote te hekurt, poshte te cilit ndezen nje zjarr. Trpi i vajzes, duke u rrotulluar, u demtua ne te gjitha anet. Me pas ata e vune ate ne burg.

Nje Engjell i Zotit i shfaqet naten, e sheron prej te gjitha plageve edhe e forcon me ushqim. I ati, kur e pa ne mengjes shendosh e mire, dha urdher qe ta mbysnin ne det. Por nje Engjell e mbajti martiren, ndersa guri qe i kishin lidhur po zhytej poshte, edhe keshtu Kristina u rishfaq serish para te atit. Ne terror e siper, torturuesit ia veshen keto mrekulli artit te magjise, keshtu qe i ati vendose qe ta ekzekutoje ate mengjesin tjeter. Por ndodhi qe gjate nates, ai vete vdes. Nje tjeter qevritar, Dion-i, u dergua ne vend te tij. Ai e theriti martiren edhe po ashtu u perpoq qe ta binde te mohoje Krishtin, por duke pare palekundshmerine e saj, ai e vuri po ashtu ne tortura. Martirja e shenjte ishte per nje kohe te gjate ne burg. Shume njerez iu afruan edhe ajo i ktheu ne Besen e shenjte te Krishtit, afro 300 vete.

Ne vend te dion-it erdhi nje qevritar i ri, Juliani, i cili filloi ta torturoje serish shenjtoren. Pas lloj lloj torturash, Juliani dha urdher qe ta hedhin ne nje furre zjarri edhe ta kycin atje. Pas pese ditesh, ata hapen furren edhe e gjeten martiren te gjalle edhe te pademtuar. Duke pare kete mrekulli, shume vete besuan ne Shpetimtarin Krisht, ndersa torturuesit e vrane Kristinen me nje shpate.

Shen Kristina festohet me 24 Korrik.