Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235

    Kokëdhima: Berisha nuk bëri zgjedhje të ndershme dhe të lira

    Shkak per kete teme eshte intervista tij tek TV Klan si dhe shume komente "pozitive" ne gazeten e tij personale si te tipit "Berluskoni".
    Menyra se si ai u soll gjate gjithe emisionit, tregoi qarte per nje gjendje shume te rende depresive te tij , shenjat e se ciles dolen me ne pah kur Fevziu i bente pyetje shume intime si: Sa afer ke qene te Edvini apo thone se ke 10 vjet qe ben buxhetin e bashkise se Tiranes etc.
    Dicka tjeter qe me beri akome me teper pershtypje ne kete interviu ishte dhe theksi i shqipes me te cilin ai fliste ( nje perzierje e te fortit me nuanca hoxhiste )
    Lajmi qe ai sillte ne kete Interviu per mendimin tim ishte: Po mua derziun pse me keni lene jashte cfare ju kam bere ....!!!!
    Dikur nje BOSS i paarritshem ne shoqerine shqiptare dhe tani nje njeri qe eshte gati duke qare ne TV. Pra dicka ka ndodhur ose do te ndodhe ?



    me poshte vijon intervista e tij :

    Kokëdhima: Berisha nuk bëri zgjedhje të ndershme dhe të lira

    TIRANE- Biznesmeni dhe botuesi Koço Kokëdhima në një intervistë në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut në TV KLAN flet për marrëdhëniet me politikanet, sfidat si botues, etj. Në pjesën e dytë të intervistës ai flet për zgjedhjet dhe emrat që po përfolen për kandidatë në krye të PS-së. Duke u shprehur per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009, Kokëdhima shprehet se ato ishin zgjedhje të ndotura dhe të manipuluara, aq thellë sa shtrembëruan edhe rezultatin përfundimtar. Ai më tej, duke iu referuar vendimeve të fundit të KRRTRSH-së thotë se mbetja në pushtet, në mënyrë të padrejtë nga ana e Berishës, është një ogur i keq për të ardhmen e vendit, pasuria e të cilit do të vijojë të grabitet dhe të shpërdorohet nga klani qeverisës në pushtet.

    A jeni i trishtuar që e majta i humbi këto zgjedhje?

    Nuk dua që të bëj interpretime si militantët partiakë, sepse nuk jam i tillë. Zgjedhjet unë i shoh si ngjarje kombëtare, shtetërore e popullore, pastaj si ngjarje partiake. Në perceptimin tim, humbja apo fitorja e një krahu është gjëja që më bën më pak përshtypje krahasuar me ndjeshmërie e tjera që kam rreth zgjedhjeve. Rama nuk e fitoi pushtetin, Saliu nuk e humbi pushtetin, por ne i kemi humbur zgjedhjet si qytetarë dhe si popull, për shkak të shumë deformimeve të reja. Pushteti i ndoti zgjedhjet me paratë e pista, me thasët me miell, me presione, shantazhe, me premtime mashtruese e favorizime shkatërruese, me kriminelë të dalë nga burgjet e me injorantët e uritur, me manipulime e gjithfarëlloj historish.

    A e keni mbështetur ju të majtën në këto zgjedhje?

    Haptazi. Që në muajin shkurt e kemi publikuar qëndrimin tonë me shkrim. Ne jemi në favor të opozitës, në favor të ardhjes se PS-së në pushtet.
    A nuk ndjeni trishtim që kjo kauzë që keni mbështetur publikisht, ka humbur?
    Nuk ka humbur kjo kauzë për mua. Unë nuk i përjetoj zgjedhjet siç përjeton një pasionant futbolli ndeshjen e jetës së skuadrës së tij.


    Si i gjykoni thirrjet për dorëheqjen e z. Rama?

    Mendoj se ky debat është shumë i sponsorizuar nga qeveria.

    Edhe brenda PS-së?

    Është e pakuptimtë për mua që një debat për ndryshimin hipotetik të lidershipit të PS-së, të zëvendësojë debatin real, raportin me zgjedhjet, mënyrën se si ne prodhojmë mandatet, si prodhojmë qeverisjen, standardet që realizojmë etj. Gjëja e parë që duhet të theksoj është se spostimi i vëmendjes nga kjo problematikë, nga zgjedhjet e pambyllura, akoma është një deformim i madh që nuk ndodh vetvetiu, por ndodh për shkak të interesit dhe investimit të qeverisë për të larguar vëmendjen nga ndotja e zgjedhjeve, për të përçare opozitën dhe për të çuar deri në fund mohimin e të drejtës elementare te rinumërimit të votave atje ku kjo kërkohet.

    Sipas jush, duhet apo nuk duhet të dorëhiqet Rama?

    Kjo është çështje e Ramës, e PS-së, e vlerësimeve të tyre dhe nuk është një çështje që më takon mua ta diskutoj këtu.

    A shihni një mundësi për riaktivizimin e Nanos në politike?

    Tri mënyra ka për të bërë politikë: O të kesh një parti të madhe, o të kesh një personalitet të madh, o të kesh një çështje të madhe. Fatosi nuk ka as parti, as çështje, as personalitet tani më. Logjikisht për të bërë politikë nevojitet njëra nga këto të tria. Fatosi është një person që mund të bëjë shumë gjëra, sepse ka dije, ka energji, ka njohje, por që të bësh politikë duhen këto gjëra që thashë me lart. Cilën nga këto do të luaje tani Fatosi?!

    A shihni që njëri prej zërave brenda PS-së si Arben Malaj apo Ben Blushi mund të përbëjë një alternativë për kryetar të PS-së?

    Në PS ka forca, energji dhe dije të mjaftueshme për të zgjidhur probleme shumë më të komplikuara, dhe nuk dëshiroj të prononcohem për individë të caktuar.
    Po të duash të diskutojmë për kryetarin e PS-së eja Blendi dhe bëhemi të dy anëtarë të PS-së.


    Si e shihni më të fortë PS-në, me apo pa Edi Ramën?

    Fitorja e opozitës është më afër me Edi Ramën, se me çdo person tjetër.
    Por i humbi këto zgjedhje. E mbylla diskutimin për zgjedhjet.


    Më erdhi një sms që thotë: pyeteni pak zotin Kokëdhima që deklaroi se është i majtë me bindje të plota, pse keni ndihmuar PD-në më 2005 kundër Nanos?

    E kemi bërë me vetëdije të plotë. Para vitit 2000, nuk kam pasur njohje me zotin Berisha. Vëmendja jonë ndryshoi në raport me opozitën e atëhershme pas 28 nëntorit të vitit 2000. Në vazhdimësi, Fatosi dhe Iliri e përdorën qenien e zotit Berisha në opozitë si një alibi për të gjitha abuzimet dhe për të gjitha mëkatet e tyre në qeverisje. E përdorën zotin Berisha si gogol, që populli të pranonte atë që ata bënin. Deri në vitin 2005, krahas rivendosjes se institucioneve, pamë edhe shumë abuzime, modelin më të keq të një kryeministri në historinë e shqiptarëve, modelin e Fatos Nanos. Unë nuk besoj se do të ketë ndonjë shembull tjetër më negativ dhe më të dënueshëm se shembulli i Nanos. Ne me të drejtë kemi zgjedhur të mbështesim opozitën në vitin 2005!

    Pra jeni i majtë, por deklaroni se modeli më i keq si kryeministër është një i majtë?

    Po, nuk ka dyshim. Unë jam një person i ndriçuar që i shoh ngjarjet siç ndodhin në realitet, jo siç do të dëshirojmë ne të ndodhnin. Ky mëkatar i mjerë abuzoi rëndë me detyrën dhe e mori peng Partinë Socialiste, shkatërroi vlerat e kësaj organizate, shembi të gjitha kolonat e besimit në kulturën dhe vlerat e punës, prodhoi gjithfarësoj deformimesh morale, psikike, organizative e politike dhe mbolli gjithë ato përçarje, që kanë akoma ndikim në radhët e të majtës shqiptare. Ky mitoman i çmendur mendonte se edhe dielli do të dilte në pajtim me dëshirën e tij në shenjë mirënjohjeje për burgun dhe sakrificat e Fatosit!

    Ju keni qenë shumë afër tij, të paktën në vitin 2002-2003.

    Unë kam qenë afër zotit Nano edhe në qershor të vitit 1998, por në korrik, zoti Nano i mori pasuritë e mia dhe ia dha Farudin Arapit, e vuri nën administrim kompaninë time, vetëm sepse nuk e kontrollonte dot shtypin tonë. Ndoshta ky është një fakt i hershëm.

    Por ndërkohë keni pasur marrëdhënie të mira me të në vitin 2003.

    Unë kam mbajtur marrëdhënie të mira me të gjithë edhe me zotin Meta, edhe me zotin Berisha. Sulmet e kryeministrave, nuk i kam përkthyer në armiqësi personale. Ruaj marrëdhënie korrekte, nuk i dua të keqen asnjërit prej tyre si qytetar, as Nanos, as Berishës, as Metës pavarësisht të zezave që na kanë bërë dhe vazhdoj të mendoj se diskutimet, negociatat dhe bisedimet janë gjithmonë shumë të mira mes njerëzve shumë të ndryshëm. Askush të mos ketë frikë, se nëse bisedon me kundërshtarët, do t'i duhet të heqë dorë nga pikëpamjet e veta.

    [I]Por, përse jeni përplasur me gjithë këta njerëz, Metën, Nanon, Berishën? Merrini me radhë!Asnjë nga këto prishje nuk ka pasur mbas saj probleme ekonomike?

    Absolutisht, jo! Përkundrazi, qeveritarët kanë qenë të gatshëm të më ofrojnë lëshime kur i kanë konsumuar pa sukses të gjitha presionet.

    Dhe ju nuk i keni pranuar?

    Asnjëherë! Në asnjë rrethanë nuk kam bërë ortakëri më ndonjë kryeministër. Dhe nuk kam për të bërë as në të ardhmen këtë gjë. Nuk ia di për nder askujt, veç familjes time dhe bashkëpunëtoreve të mi pozitën që gëzoj në jetë.

    Ju thatë se nuk i keni ndërhyrë asnjë gazetari, asnjë bashkëpunëtori tuaj në të drejtën e tij për shtypin, por njëkohësisht keni thënë që ne kemi mbajtur qëndrime të afishuara, publike, pro të majtës. Po a është ky një imponim ndaj bashkëpunëtorëve tuaj?

    Padyshim! Politikat editoriale janë kompetencë e botuesit dhe këtë kompetencë unë nuk e ndaj me të tjerët. Shpjeguam pak më parë, se në shtyp standardet profesionale janë një gjë tjetër.

    Zoti Kokëdhima, mbështetjen e të majtës ju e keni bërë se thjesht keni bindje të majta, apo se mendoni që e majta, apo Partia Socialiste në këtë rast, ishte një alternativë më e mirë sesa Partia Demokratike?

    E keni fjalën për këtë vit?

    Po për këtë vit.

    Nuk kam asnjë dyshim se PS-ja ishte një alternativë pakrahasimisht më e mirë se PD-ja!Si shpjegohet që kjo alternativë më e mirë ngeli në minorancë?

    Zoti Berisha nuk beri zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme. Vetëm ky është shpjegimi.

    Ç'domethënë kjo, se e thatë dy herë?

    Po jua them se këto zgjedhje në vlerësimin tim janë zgjedhje të turpshme, të ndotura, pa standarde.

    Përse janë pa standarde?

    Sa deformime të shëmtuara kanë ndodhur në këtë proces elektoral? Sa? Ju jeni dëshmitar për këtë çështje.

    Kanë ndodhur në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri, zoti Kokëdhima?

    Me këtë logjike le t'i referohemi kohës së shokut Enver dhe qeveria mund të gjejë alibi dhe të mos i bëjë fare zgjedhjet.

    Ju jeni ankuar për të gjitha qeveritë?

    Kam një apel për qeverinë dhe për kryeministrin: ato praktika të linçimit, ato praktika të ndëshkimit të paligjshëm, të shkatërrimit të interesave të kundërshtarëve duhet të marrin fund. Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për mua, për kompanitë tona, por për këdo në Shqipëri. Nuk duhet të ketë veprime hakmarrëse primitive të njerëzve të veshur me pushtet, sepse është shumë e pabarabartë të përdorësh pushtetin kundër njerëzve e interesave që nuk janë në pushtet, për çështje e perceptime krejtësisht personale, për të bërë larje hesapesh që burojnë nga një kulturë negative. Një nga sfidat që zoti Berisha nuk e ka fituar as në të shkuarën është që të jetë udhëheqës që përpiqet të përfshijë, të përfaqësojë qytetarët dhe jo të jetë një pushtetar që ndëshkon armiqtë, që sulmon njerëzit me bindje dhe angazhime të tjera, që ndëshkon zërat kritikë. Duhet t'u jepet fund praktikave të tilla, qofshin këto kur bëhen me nxitjen dhe energjinë e vetë Berishës, qoftë kur bëhen edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

    Zoti Kokëdhima, modelin e administrimit të zotit Berisha në qeverisjen qendrore dhe atë të administrimit që zoti Rama po bën në qeverisjen lokale me Tiranën, si i konsideroni si modele?

    Për mua zoti Berisha bën shembuj skandalozë në qeverisje, bën thagma që nuk mund të bëhen. Një qeveri, një kryeministër i përgjegjshëm nuk mund të miratojë katër mijë hektarë ndërtime shumëkatëshe kryesisht rreth Tiranës dhe vetëm në një mbledhje KRRTRSH-je që ka zhvilluar sot për dy-tri orë. Gjithë Tirana është 3800 hektarë. Gjithë kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë është 3800 hektarë dhe është projektuar e ndërtuar për pesë shekuj! I imagjinoni dot këto gjëra?

    Ndërkohë nuk keni shprehur asnjëherë shqetësim për ndërtimet në Tiranë.

    Nuk është dëshira ime të merrem me këto histori, por të japësh shtatë licenca për fabrika çimentoje, të sjellësh këtu gjithë ato historitë e TEC-ve të qymyrit, mos e thëntë zoti të jetë fshehur ndonjë krematorium plehrash ndër këto projekte, të shkarkosh në këtë vend të gjithë industritë që nuk licencohen dot në vendet ku toka vlen, ku atdheu vlen, ku ajri vlen, ku shëndeti vlen, janë gjera të cilat nuk i mban dot trupi i vockël i kësaj Shqipërie. Janë të pafund shembujt.

    Po për modelin e zotit Rama e qeverisjes lokale, keni vërejtje?

    Nuk ka model perfekt, nuk ka qeverisje perfekte. Për mua nuk ekziston një njeri që i ka vetë të gjitha përgjigjet e duhura. Ai person që mendon se i ka të gjitha përgjigjet e duhura në xhep bën gabime gjithnjë e më të rënda. Mendoj që ka standarde, ka mënyra se si duhen përfshirë njerëzit, se si duhen përfshirë qytetarët, që të bëhen vendime të pjekura, të bëhen ligje të drejta, të bëhen vendime të qëndrueshme e kështu me radhë.

    Që do të thotë se modeli i zotit Rama është korrekt me administrimin e Tiranës?

    Është një gabim i rëndë kjo që bëni në këtë studio. E kam ndjekur edhe në disa emisione të tjera televizive që sa herë bëni diskutimin për qeverinë dhe kryeministrin, vini përballë gjëra të pakrahasueshme e pa lidhje, siç është kronika e punëve komunale në Tiranë. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Sipas kësaj logjike mund të krahasojmë këtu modelin qeverisës të kryeplakut të Qeparoit në raport me modelin qeverisës të kryeministrit?

    Unë besoj se deri tani ne kemi mundësi të krahasojmë Ramën me Berishën vetëm në cilësitë e sjelljet personale dhe në mënyrën se si këta janë sjellë në opozitë!

    Por opozita deklaroi vazhdimisht se modeli i saj i qeverisjes, nëse vinte në pushtet do të ishte ai i drejtimit të Tiranës.
    Sigurisht që u takon atyre që bëjnë parullat elektorale edhe t'i shpjegojnë ato dhe nuk është puna jonë këtu të komentojmë se si i kanë menduar ato parullat që kanë përdorur në fushatën elektorale.

    Dhe një pyetje mjaft interesante që vjen me sms: Nëse dikush tjetër në PS do të fitojë postin e kryetarit si një njeri me prirje të majta, do ta mbështesje në beteje kundër Berishës?

    Kë për shembull, se varet nga personi?

    Zotin Blushi për shembull, më thotë pyetja?

    Po qe se zoti Blushi do të më japë garancinë që e ka mbyllur planin e plehrave që firmosi me Beketin, pse jo.

    Si ishte kjo?

    N.q.s do më japë garanci se nuk do t'i hapë më rrugë planit të sjelljes së plehrave të Italisë në tokën tonë, pse jo.

    Mesa e kam ndjekur unë atë diskutim i keni kërkuar ju një plan të ngjashëm, që zoti Blushi ua ka refuzuar?

    As për 70 vjet nuk duhet të harrohen historia dhe të vërtetat. Është Blushi një nga 4 firmat në marrëveshjen e fshehtë të Beketit me Nanon për të sjellë në Shqipëri diku tek 650 maune me plehra në ditë, për t'i sjellë këtu në Tiranë, atje ku sot janë bërë pallatet e Kasharit. Bëhej fjalë për miliona tonelata, për një pushtim nga më absurdët e më të turpshmit në historinë tonë kombëtare!

    Po zotin Malaj do ta mbështesnit?

    Këdo që do të më ofronte besueshmëri për një qeverisje të mirë të vendit, patjetër.

    Ju folët me superlativa për zotin Majko, do ta mbështesnit si kandidaturë?

    Pse jo? Çfarë problemi ka?

    Cili është mendimi që keni për të?

    Për kë?

    Për zotin Majko.

    Nuk është pyetje me vend.

    A është gazeta "Shekulli" një gazetë e hapur dhe a trajtohen njëlloj të gjithë aktorët politike?

    Shtypi jonë është i hapur për opinionet, nuk është i hapur për gënjeshtrat. Është i hapur për mendimet e lira të njerëzve, sigurisht nuk është i hapur "Shekulli" për ta përdorur në dëm të lexuesve.

    LSI-ja ka deklaruar se ju e keni censuruar për një kohë të gjatë?

    LSI është një parti, të censurosh një parti është tezë pa kuptim.

    Aktivitet e saj?

    Në ç'kuptim aktivitetet? Që nuk kemi pasqyruar aktivitetet politike? Atë që përbën lajm ne e pasqyrojmë, të tjerat sipas ligjit. Këto janë standardet mbi të cilat vendosen publikimet.

    Dhe të njëjtin standard keni për të gjithë?

    Absolutisht për të gjithë!

    Ju keni disa botime, revistën "Spektër", "Radion Plus 2" që hyn te media, televizionin A1. Përse ju duhen gjithë këto media?

    Përse na duhen edhe ndërmarrjet e tjera?

    Për të fituar lekë?

    Njësoj është, e thashë.

    Pra edhe mediat janë biznes, se shumica e mediave shqiptare subvencionohen.

    Ne nuk i subvencionojmë. Ne e kemi bërë edhe GT, nëse të kujtohet, e kemi mbyllur, edhe gazetën "Biznesi", e kemi mbyllur.

    Thatë se jeni një njeri me bindje të konsoliduara të majta, thatë se jeni marrë me biznese shumë të fuqishme kur shumë prej atyre që janë deputetë sot nuk kishin as lopata në kompanitë e tyre të ndërtimit. Mesa di unë keni pasur pasion politikën në rininë tuaj, në ato nivele që lejohej në atë kohë. A mbetet ende politika një pasion i juaji? Angazhimi i drejtpërdrejtë politik?

    Nuk kam ndër mend të merrem me politikë siç merren politikanët, deputetët, ministrat e ku di unë se çfarë, njerëz që paguhen të bëjnë politikë.

    Nuk keni për t'u marrë?

    Asnjëherë!

    Përgjigje e prerë?

    E prere!

    Ju falënderoj!

    Të falënderoj dhe dua të falënderoj edhe qytetaret që patën durim të me ndjekin. Siç e thashë edhe më parë, në këtë studio dhe në mungesën time jam lakuar shumë herë, në mënyrë jo etike nga ministrat dhe kryeministri. Ata janë rrogëtarë të taksapaguesve të Shqipërisë dhe duhet të zbatojnë ligjet, rregullat dhe etikën, nuk kanë asnjë liri të gjykojnë mua, si qytetar i Republikës që kam mbrojtjen e Kushtetutës dhe të ligjit. Dhe minimalisht duhet të kenë kurajën, të më ftojnë në tavolinë kur të flasin për mua.

    Jeni i gatshëm të përballeni?

    Me këdo.

    Kokëdhima, raportet politikë - biznes: 'Ndarja nga Meta? Kur arrestoi Berishën'

    Z.Kokëdhima besoj te jeni i drejtpërdrejtë, sepse biznesmenët nuk i thonë të gjitha.

    Jo, biznesmenët janë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, politikanët nuk i thonë të gjitha ose thonë gënjeshtra.

    Çfarë raporti ka një biznesmen me një politikan?

    Biznesmenët janë njerëz të hapur. Në vlerësimin tim, politika është përpjekur t'i marketojë biznesmenët në Shqipëri si spekulantë e njerëz informale, te pa kultivuar dhe kusarë.
    Sigurisht që Shqipëria është një vend i varfër dhe unë nuk pres që populli të dalë në rrugë dhe të brohorasë për biznesmenët. Biznesmenët janë njerëz kurajozë, të hapur, xhentëlmenë dhe të besueshëm.


    Nuk besoj se shumë veta besojnë te kjo për biznesmenët. Cili është raporti i një biznesmeni me një politikan, sipas përvojës tuaj 20 vjeçare? Thonë se ka biznesmenë që marrin peng politikanët?

    Nuk është e vërtetë, ky është një spekulim. Në Shqipëri politikanët kanë qenë shumë të prirur për t'i anatemuar sipërmarrësit natyralë, sepse shumë herë janë përpjekur të deformojnë tregun, dhe të hyjnë vetë në treg si sipërmarrës dhe biznesmenë të kamufluar dhe të bëjnë në tregje konkurencë të pandershme.

    Po a janë përpjekur biznesmenët të ndikojnë në zhvillimet politike?

    Biznesmenët dhe njerëzit me interesa janë në të drejtën e tyre te pyeten dhe te ndikojne. Ata nuk e lozin sa duhet rolin e tyre për të ndikuar më shumë në vendimmarrje, të ndikojnë më shumë politikën. Nuk është Shqipëria në këtë fazë kur biznesi dhe media të ndikojnë mjaftueshem politikën. Perkundrazi politika, qarqe të caktuara, politikanë te caktuar marrin peng iniciativat sipërmarrëse, nëpërkëmbin dhe shkaterrojne biznesmenët.

    Në ç'fushë?

    Në çdo fushë. Sikur të kishte ndodhur e kundërta, punët e Shqipërisë do të kishin marrë për mbroth.

    Pra ju e quani legjitime që biznesmenët të futen në punët e brendshme të politikës?

    Nuk zbrita këtu në detaje. Fola për lobingjet dhe ndikimet që duhet të bëjnë sipërmarrjet në përgjithësi, ato mediatike në veçanti dhe kjo nuk po ndodh. Qeveria këtu ka gjithë atë arbitrarizëm, nderhyn kudo, ben favorizime te paligjshme dhe pabarazi, cenon lirite ekonomike, konkurencen, mjedisin e sipermarrjes dhe interesat e shtetasve, ben korrupsion diten per diell dhe këto ndodhin për faktin se pushtetet nuk janë të balancuara dhe politikanët e konsiderojne qeverisjen dhe vendimmarrjen pune te brendshme te politikes!.

    Flasim për të kundërtën, kur biznesmenët diktojnë politikën?

    Kjo nuk ka ndodhur deri sot. Fatosi, Iliri, Saliu dhe Pandi janë katër kryeministrat e Shqiperise. Pandi ka qënë me shumë kryeminister emergjencash, në periudhe lufte herën e parë dhe për katër pesë muaj heren e dyte. Nuk mund të thuhet asnjë shembull konkret se ndonjë biznesmen ka marrë peng Berishen, Nanon apo Metën

    Thatë se një kryeministër nuk ka qenë peng i biznesmenëve. Por thonë se z. Rama si kryetar bashkie ka qenë nën ndikimin e biznesmenëve, ndër të cilët edhe ju

    Më thuaj një fakt, kush e ka përmendur?

    E ka përmendur politika.

    Politika. Kush psh?

    Kryeministri i Shqipërisë.

    Tjetër?

    Politikanë të tjerë apo njerëz të shtypit?


    Nuk është e vërtetë. Jo më kot ju pyeta se kush janë njerëzit akuzues, dhe çfarë akuzash bëjnë. Këto çështje burojnë nga qeveritarët. Kryeministrat e Shqipërisë, Fatosi, Iliri ose kryeministri aktual mund të kenë përmendur akuza të këtij tipi, jo çështje konkrete, por shpifje per propagandë. Unë ngulmova që ta bënim këtë bisedë bashkë sonte, sepse për shtate muaj rresht qeveritarët dalin këtu dhe përgojojnë një qytetar që është në punën e vet, në jetën e vet, duke thënë budallalleqe. Nuk ndodh në një demokraci kushtetuese që të dalë kryeministri dhe të akuzojë një qytetar, është prokuroria ajo që ngrë akuza, është gjykata që gjykon qytetarët. Unë jam një person shumë i njohur në Shqipëri. Jetojmë ne një vend te vogël ku e njohim të gjithë njëri-tjetrin. Nuk kam asnjë akuzë në jetën time, asnjë proces penal, asnjë shkelje ligji. S'kam ngrënë në besë asnje njeri dhe s'kam bërë ndonjë vepër të dënueshme. Nuk kam asnjë sipërmarrje të paligjshme. Jam krenar për punët që kam kryer kudo me bashkepunëtorët e mi. Kam të punësuar mbi 1000 punonjës me arsim te lartë. Kam udhehequr me qindra karriera të suksesshme të të rinjve në Shqiperi. Ju e kuptoni se çdo të thotë që një kryeministër, apo ministër rrogetar që paguhet nga taksapaguesit të përgojojë një qytetar e taksapagues duke kenduar neper mitingje e televizione kengen "Koço Buxheti". Çdo të thotë ky togfjalësh?

    Keni përfituar ju nga buxheti i bashkisë së Tiranës shuma të konsiderueshme?

    Këto janë ëndrra në diell, gënjeshtra banale. Nuk bëhet fjalë, janë histori qesharake dhe të thurura pa parime etike.

    Po apo jo?

    Janë gënjeshtra të qarta. Kompanitë që kam investuar unë në Shqipëri kanë të drejtë të pa paragjykuar, kanë të drejta që i garanton kushtetuta dhe ligji, të punojnë dhe të konkurrojnë. Këta njerëz, kryeministrat e këtij vendi, janë përpjekur t'iu kufizojne, t'iu zhdukin, t'iu eliminojnë liritë dhe te drejtat organizatave tona te biznesit.

    Të gjithë kryeministrat?

    Të tre kryeministrat që përmenda.

    Si shpjegohet që Nano, Meta dhe Berisha paskan qenë kundër jush?

    Mediat tona kanë qenë gjithë kohës opozitare. Këta kryeministra dhe qeveritë e tyre kanë qenë armiq të lirisë së medieve në Shqipëri. Unë jam një person që nuk i kam negociuar liritë e mia, kurrë, as liritë e bashkëpunëtorëve të mi. Sa të jem gjallë nuk do t'i negocioj kurrë keto, me asnjë kryeministër dhe me asnjë person që mendon se mund të kufizojë liritë dhe të drejtat tona që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji në Shqipëri.

    Si shpjegohet që marrëdhëniet tuaja kanë qenë problematike me Nanon, Metën e Berishën e nuk kanë qenë me Ramën?

    As me Majkon nuk kane ndodhur sjelljet e qendrimet ne fjale. Majko nuk i ka bere dhe ne themi se Majko nuk i ka bere. Së dyti të presim që të bëhet edhe Z.Rama kryeministër. Duhet të jenë në pozita të ngjashme që të bëjmë krahasime. Flas si kryetar i bashkisë së Tiranës Janë gjëra pa lidhje fare, të pakrahasueshme.

    A jeni favorizuar ju nga fakti që jeni një botues?

    Unë nuk kam bërë media në fillim. Kam bërë biznes të suksesshëm në çdo fushë dhe kur kam arritur pjekuri si sipërmarrës kam investuar në media. Në këto 12 vjet që unë punoj në media, nuk kam ndonjë rast që të kem ndonjë akuzë, ndonjë padi, ndonjë pretendim ndaj kompanive. Asnjë pretendim nuk ka sipas ligjeve të shtetit shqiptar nga ndonjë kontraktor, nga ndonjë palë me ne, nga ndonjë klienti ynë. Historitë që vijnë nga ministrat dhe kryeministra janë histori që kanë siklete të tjera, sepse kryeministrat dhe kryetaret e partive nuk i ngarkon ligji te menaxhojnë kontratat e kompanive te mia (!) por, te prodhojnë politika. Një kryeministër nuk është drejtori i mirëmbajtjes së rrugëve. Për çdo buxhet që prokurohet ka ente konkrete qe merren me menaxhimin e kontrates.

    A e keni përdorur ju gazetën për përfitime personale?

    Në ç'mënyrë imagjinoni ju? E harrojme krejt per nje momente se ç'përfitime kane investitorët dhe pronaret e kapitalit te investuar ne nje biznes. E leme te lire fantazine dhe vijojme.
    Mundet psh, t'i kemi vënë çorapen në kokë nje killeri nga redaksia dhe ta dergojmë ne kryeministri: "Zoti kryeminister, ju keni bërë këtë vrasje, por ne nuk do tregojmë. Po qe se nuk na dërgon një çantë me para..."


    Përse keni hyrë në tregun mediatik?

    Edhe diçka për raportin me kryeministrat. Tani ata nuk rrahin më gazetarët, rrahin pronarët. Nuk u djegin më redaksite, u djegin bizneset, shanset, lirite, emrin. U vene gjoba te pamundura, u bëjnë presion, i shantazhojnë në interesat e tyre, i bëjnë pis me propagandën e ulet te partive te tyre, me shpifje. Ti kthehem tani pyetjes se përse kemi hyrë në tregun mediatik? Tri arsye ka se pse një njeri bëhet sipërmarrës: Eshtë sfidant prej natyre, për të bërë para, ose se dëshiron të jetë bosi, të udheheqe e komandojë njerëz.

    Cila nga këto të treja është e juaja?

    Unë besoj e para, deri diku ndofta dhe e dyta.

    Si shpjegohet që nuk keni qenë kritik me z.Rama?

    Rama e ka luften me kryeninistrin Berisha. Është strategji e pushtetit, të zhvlerësojë mediat që mbështesin opozitën nepermjet prodhimit, shperndarjes e nxitjes se paragjykimeve dhe te pavertetave. Nuk është çështja që sulmojnë vetëm Koçon. Qeveria sulmon të gjithë ata që investojnë në media kritike me qeverinë. Kjo jo vetëm që synon të dekurajojë njerëzit dhe mediat kritike, të dekurajojë mbështetjen e opozitës, por edhe të bëjë vunerabël figurën e Rames. Ndofta ka pak paragjykim edhe ne pyetjen tuaj. Përsa i përket qëndrimit tonë kritik ose jo ndaj Rames, mund te them se unë nuk shkruaj artikuj. Në shtypin tonë ka kritika, si për Ramën si për këdo. Politika jonë editoriale ka qenë dhe është në mbështetje të opozitës, specifikisht ne mbeshtetje te Partise Socialiste.

    Pse nuk keni qenë në mbështetje të opozitës në vitet '98 apo '99?

    Në '98-ën opozita më e madhe ndaj Fatos Nanos ka qenë opozita e "Shekullit"

    Z.Kokëdhima, cila është filozofia juaj në shtyp?

    Shtypi nuk duhet të gënjejë. Edhe në opinione e komente, faktet duhet të jenë të vërteta në vetvete. Një shtyp që mbështetet ne gënjeshtra është i shemtuar dhe i neveritshem.
    E dyta transparenca me lexuesit. Nuk është e nevojshme që politikat editoriale të fshihen, por të deklarohen haptazi se cilin grupim, cilën forcë mbështesin para çdo betejë elektorale.


    Ju keni mbajtur qëndrime të qarta në favor të njërës palë..

    Është e drejta ime.

    Në 2001 mbështetët kandidaturën e z.Malaj përballë kandidaturës së z.Meta, në 2007 mbështetët kandidaturën e z.Rama përballë kandidaturës së z.Olldashi. Mbi ç'bazë niseni kur merrni qëndrim të hapur dhe të prerë të favor të njërës palë ose tjetër?

    Ndryshimin ndaj Metës e kemi filluar në 28 nëntor të vitit 2000, në natën që kryeministri i atëhershëm ndaloi shefin e opozitës së atëhershme, e çoi në rajon të policisë dhe e mori në pyetje. Oficeri i qeverisë e pyeti zotin Berisha se si e kishte emrin e babait dhe emrin e nenes!

    Ju ishit kundër kësaj?

    Absolutisht. Reaguam, ndryshuam plotësisht kursin tonë ndaj një qëndrimi të tillë që e kemi konsideruar një puç, një akt të rëndë kundër demokracisë.
    Ne e kemi ndryshuar kursin tonë në këtë periudhë, ndaj kryeministrit Meta duke patur një vlerësim racional si për anët e mira të tij, edhe për papjekuritë e një kryeministri i cili në një pushtet të pakufizuar dhe me një opozitë të shkatërruar, zhvilloi një arrogancë të papranueshme. Ne nuk e dhamë mbështetjen për z.Meta. E kushtëzuam mbështetjen për të majtën me nevojën që z. Meta të përfshinte në respekt të plotë kryetarin e partisë së atëhershme dhe te gjithe njerezit qe mendonin ndryshe ne parti. Dhe unë kam plot prova por, këto nuk besoj se janë interesante per audiencen e ketij emisjoni.


    Ju keni negociuar për kryeministrin që do të vinte pas z.Meta Me çfarë statusi një biznesmen negocion për të sjellë një kryeministër?

    E thame se sot do bisedojme me nje botues dhe jo me nje biznesmen. Qëndrimi ynë ka qenë publik në të gjitha rastet. Në mënyrë të hapur ne kemi shpallur publikisht: ne nuk e mbështesim një të majtë me kryeministër Ilir Metën. Ne mbështesim të majtën për një kryeministër tjetër. Ju si "Klan" zgjodhët të mbështesni Ilir Metën. Pavaresisht se ne zgjedhjet e 2001 mbeshtetem te majten, ne kemi qenë denoncues të akteve manipuluese të zgjedhjeve nga qeveria e atëhershme e majte. Pyeteni zotin Berisha po te doni. Ai mund t'jua pohoje kete gje.

    Po me z.Nano, të cilin e ndihmuat të vinte në pushtet në 2002 përse u përplasët?

    Ne besonim se një grupim politik i balancuar ku respektohen e perfshihen te gjitha kapacitetet dhe kontributet, mund te prodhoje një qeverisje të besueshme. Dhe e keni parasysh se për çfarë situate politike bëhet fjalë. PS ishte fituese e sapodale nga zgjedhjet. E besueshme per ne do të ishte një maxhorancë ku respektohen kundërshtarët, jo ku përjashtohen dhe eliminohen kundërshtarët. Ne besonim se persona të cilët nuk kanë cilësitë e domosdoshme për një qeverisje të mirë në bashkëpunim me kundërshtarët e tyre mund të jepnin një qeverisje të mirë. Kjo ishte teza.

    Nuk kishte ndonjë interes ekonomik?

    Absolutisht nuk bëhet fjalë. Të them një gjë pa asnjë lloj kompleksi. Kur unë kisha flotën me 50 e ca makina te levizjes se dherave, kompanitë e tyre nuk kishin karroca

    Të kujt, të politikanëve?

    Sigurisht. Unë jam modeli i një personi kritik me çdo kryemnistër . Nuk kam negociuar kurrë sipërmarrjet e mia me ndonjë qeveritar. Kurrë nuk kam negociuar ndonjë çështje që lidhet me interesat e mia. Me askënd.

    Z.Kokëdhima! Si shpjegohet që ndërsa keni qenë kritik me të gjithë, nuk keni qenë kritik me Edi Ramën?

    Të thashë që per Edi Ramën do të diskutojmë nëse do të jemi kritikë apo jo, kur ai të qeverisë vendin. Po qeveris Tiranën prej 10 vjetësh. Kjo është histori që nuk ka kuptim.

    Si janë marrëdhëniet tuaja personale me Edi Ramën?

    Këto lloj pyetjesh frymezohen nga qeveria.

    Po raportet me Ramën ua kanë kritikuar të gjithë..

    Po, kete e ka bërë z.Meta bashkë me z.Berisha. E ka bërë LSI-ja me PD-në nga dhjetori i kaluar e ketejë, jo vetëm për shkak te qëndrimeve pro PS të grupimit tonë mediatik. E kane bërë edhe për një arsye tjetër. Kanë dashur të dëmtojne imazhin e Edi Ramës për ta paraqitur këtë si një person kukull në duart e Koços e të nje grupthi sipërmarrësish të tjerë. Kjo është një strategji lufte ndaj Ramës, dhe nuk mbështetet as në fakte, as në të vërteta, por në objektivat politike të kundërshtareve te Rames dhe PS.

    Si janë marrëdhëniet tuaja personale me Edi Ramën?

    Unë jam dhe mbetem dhe besoj se nuk do të ndryshoj asnjëherë, një person me bindje te qarta të majta. Unë jam një qytetar me bindje të majta, dhe nuk i ndryshoj bindjet e mia nën asnjë lloj presioni. Marrëdhëniet e mia me Ramën në planin politik janë marrëdhëniet e një botuesi dhe një qytetari me bindje të majta me liderin e PS-së. Përsa i përket marrëdhënieve të mia si Koço, kam marrëdhënie vëllazërore me Edi Ramën. Megjithate gjate vitit te fundit, dhe gjatë vitit 2008, për arsyet e mia, nuk kam qenë shumë i lidhur me zhvillimet dhe nuk i kam jetuar shumë aktivisht zhvillimet politike ne vend.

    A ndikoni te ai qoftë edhe nëpërmjet analizave tuaja?

    Nuk nguroj t'i jap keshillen time ne menyre te ndershme kujtdo qe me pyet. Por të bësh këshillim politik është një çështje që unë nuk e marr përsipër. Unë bëj një jetë shumë të lodhshme sipërmarrësi, bëj menaxherin operacional dhe punoj 14 orë në ditë. Është miopi e madhe t'i thuash njeriut që punon 14 orë në ditë që mund të bëjë jashtë profesionit të tij këshillime te besueshme. Këshillimi është një punë shumë e kualifikuar qe kerkon pune, studim, kohe dhe perqendrimin te madh.

    A keni ndihmuar ju z.Rama të bëhet kryetar i PS-së?

    Absolutisht jo. Unë nuk i besoj teoritë konspirative në politike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 24-07-2009 më 07:45

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Ky asht i "majte" sepse i vjen keq per t,vorfnit e Shqipnise apo i preken interesat monopoliste!!!!!!!!! sepse nuk ka llogjike qe nje biznesmen te kundershtoje nje parti qe punon per LIBERALIZIMIN e tregut e uljen e taksave ne maksimumin e mundshem

    Ky asht njani prej atyne qe ka kundershtu rrugen Durres -Kosove "per arsye kostos nalte" hehehe

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e majte..per kokokokodhimen do te thote..

    te jesh antar i komitetit te rinise se partise se punes.. qe kur te vesh ne aksion te mos kapesh lopaten e te besh beton a te cosh karrocen me dhe ne maj te malit..por te jesh ne nje zyre me ca kartona e lapsa e nje raft me vepra te enverit e te hyjne e te dalin ne kte zyre tere cicmadhet aksioniste.. dhe kur vjen orari drekes te mos hash gjell kazani por dicka ekstra qe guzhinieri e gatuan vecmas per koooomisarin..

    ki eshte varianti i vjeter kllasik i te majteve te epokes enveriste..

    kurse i majte sot per kokokodhimen do te thote.. qe me urdher te ramizit te te jepen tere qycet e magazeve.. te shtetit e me to te besh kompani private..

    kurse i majte modern ..per kokokokodhimen do te thote qe.. tere tenderat e ministrive e bashkive ti marresh vete e me to te kollofisesh thase me meleona.. dallers e euro.. e me to te bejsh qejf o qejf me kryetaret e bashkive..
    pra gjithmon e kan kuptuar drejte te majten kokokodhimsat e enver ramiz edverit..

    i lumte..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    kam pershtypjen se ai deri tani ka pare vetem te "majten" dmth. milionat personale pavarsisht sa beton kub ne dite betonohet e cfare kualiteti kane projekteti e tij etc pa marre parasysh vjedhjet ashiqari ne bashkine e tiranes e do gjetku.

    kur tha qe me edvin ramen jemi si vellerez mu duk sikur tha:

    Sali une jam ai qe e njeh ramen deri tek xhei i vogel i jelekut pra po nuk tu desh
    me ai me jep lejen se e bej une per ty vetem mos me demasko hd em le te qete te vazhdoj akoma te vjedh.

    i lumte ...!
    por dhe sa kohe ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ozzy : 25-07-2009 më 03:49

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    Sa per Info...!
    Nga behet ky kokeshima tani se spo i degjohet emri fare?
    Njehere e nje kohe sikur na ishte krahu i djathte i Rames...sic duket mbas letres se ambasadorit e braktisen te gjithe ...dhe rama dora vete....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e lexova se cfar ka then kokokodhima tek fevzi batakciu.. por.. sic e kam then me pare.. koko kokodhimja.. ka lojtur nje rol te jashtzakonshem.. ne pergatitjet e frymes 21janaroiste..

    gazeta e tij sic e kam then me pare u be e vazhdon te jete..nji punishte ku u farketua filozofija..
    .. se kjo qeverri duhet rrezuar me hu e me ckini ne dore..
    .. se ku ini e ku nuk ini o zuzare bllokqener e kulish bllokqensh.. mblidhuni rreth shtabit pucist kanibalist e ti vem flaken e hurin e drurin pd-se e votes e shtetit e policise..e cdo gjeje qe vlen..
    ...se durimi u sos e se ska rrug tjater o te hurit e litarit o vampire e bith kire.. behi grushtoceliku rreth gramo rucit e taku ngjellos e preco zogit e tom kodoshit e dulak fidelit e fatmir botuesit e dade aldo bareve.. e yxhym roberto perlekoist--alla 97-tois-ce..e qaf muzin-she.. te behemi qindra mija e te mblidhemi te xhamija..e me ne krye edvin maskarane e pandush blendo tos klosin e mime xhacko shalso kodoshin.. ti biem kryeministrise e ta rrafshojme.. e nga kati 15 i fidelit te zbrese trojka me edvin ruco ngjelin..e te hyjn ne kryeministri duke shkelur mijra kufoma..ohoho kenaqsi.. alban dega e qose vegla.. mrekulli.. e bejme nje "demokratike" qeverri e ta mbajme pushtet kerbacin.. der mbas shekullit 21-nji..

    ki eshte pra roli i koko-yzeir thano ed ruco kokom.utit..te dhj.ere.. ne kto vite..

    prandaj ju eshte dukur ne ekran si skicofren..
    ashtu eshte..


    prandaj kini rast me vote duke votuar Lul Bash fisnikun.. te shpetoni rrezikun..
    nga kjo bande skicofrenesh kanibale..

  7. #7

    Ndershmeri tek ...Berisha??? Berisha eshte monster!

    Administrata publike është nën kërcënim!


    E bën dhe Pollon me dhimbje koke
    Nga Mustafa Nano

    Po vërehet një presion i paparë ndaj atyre që janë pjesë e administratës publike. Vetëm mua më kanë ardhur në rrugë private disa informacione, sipas të cilave nga zyra elektorale e Lulzim Bashës (Basha, ky birbo rrezikzi me fytyrë të paqme nuk mund të bëjë sikur s’di gjë) marrin në telefon nëpunës të ndryshëm, dhe u thonë se duhet të paraqiten pranë kësaj zyre. Me sa duket, Berisha ka ndërruar strategji këtë herë. Për publikun ka gjuhën e shtruar e tonet e qeta, ndërsa nën rrogoz ka organizua fushatën e presioneve të forta. Kjo është pra ndyrësia e radhës e këtij kryeministri, i cili ka sy e faqe të dalë e të denoncojë bash këtë praktikë të nënvizuar dhe në raportin e OSBE/ODIHR. Mirëpo ky denoncim i Berishës duhet marrë po aq seriozisht sa pretendimi i tij se “opozita ka zgjedhur rrugën e sharjeve, ne kemi rrugën tonë”. E kuptoni? Gojëprishuri par excellence padit të tjerët për sharje, dhe organizatori e frymëzuesi i presioneve të ndyra ndaj punonjësve të administratës del e denoncon presionet. Opozita duhet të ftojë të gjithë punonjësit e administratës ta dekonspirojnë këtë praktikë. Por duhet t’u ofrojë mbrojtje. Ndryshe, të gjithë do jenë të terrorizuar, ja, siç janë edhe ata që më kanë telefonuar mua. E kujt ia ka prerë mendja se në vitin 2011 do të ndodhte kjo gjë?



    *respublica.al
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  8. #8

    Brari,..Berisha eshte monster.

    Pyetje per Brarin,
    Brari kam nje pyetje.
    Per ta bere pyetjen me te qarte po perseris cfare ka thene me lart Mustafa Nano, per Berishen :
    “..Gojeprishuri par excellente (Berisha) padit te tjere per sharje, dhe organizatori e frymezuesi i presioneve te ndyra ndaj punonjesve te administrates del e denoncion presionet.”
    Brari , une si Agim nuk kam aspak hezitim ne konkluzionin qe Sali Berisha eshte shkaktari kryesor qe shoqeria shqiptare per 20-vjet po rropatet. Nuk hezitoj aspak ne karakterin personal kriminal te Sali Berishes. Pyetja ime eshte kjo : Krahas karakterit kriminal dhe gojes se shthurur qe demonstron (qe une besoj jane tregues personal te Berishes) po hipokrizia e tij ose thene ndryshe , STRATEGJIA ne manipulimin e shoqerise eshte aftesi personale e Sales apo ka keshilltare. Sigurisht qe Sala ka keshilltare ..por idete nga dalin..nga mendja monstruoze e Sales apo nga te vegjelit qe i vijne verdalle?

    Do te ishte interesante te dihej. Nese i madhi qe eshte lart nje dite i mbushet mendja dhe na e merr papritur Sali Berishen..a mendoni qe ne do te shpetojme prej filozofise se tij apo jo?

    Brari te lutem mos ofendo se nuk eshte aspak personale ..thjesht thuaj eshte e gjitha rrjedhoje e trurit te tij apo ka ideatore..
    ..te pakten per punonjesit e administrates..aty ku paguhesh edhe ti..he se i jef mire keto pune ti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 30-04-2011 më 12:41
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  9. #9

    Berisha..horri yne.

    Mësuesi: Më liruan nga detyra, refuzova të dal në mitingun e Topallit

    Hyqmet Roda, zëvendësdrejtor i shkollës Fshat në Fushë-Krujë e njëkohësisht edhe mësues, është liruar nga kjo detyrë duke u transferuar në një shkollë tjetër në fshatin Nikël të Krujës.

    Ai thotë se shkak ka qenë refuzimi i Rodës për të marrë pjesë në mitingun elektoral të Partisë Demokratike.

    “Ditën që do të vinte Jozefina Topalli kërkuan që ne mësuesit të firmosnim listat për pjesëmarrje në miting. Unë firmosa dhe vura shënimin që nuk vij në miting sepse shkolla duhet të jetë e depolitizuar”, shprehet Hyqmet Roda.

    Sipas Rodës, personi që i kërkoi të firmosë listën është drejtori i shkollës Bashkim Lamaj. Por zoti Lamaj ka refuzuar të japë ndonjë koment për këtë ngjarje. I kontaktuar nga Top Channel, zoti Lamaj tha se nuk ka mbledhur firma nga mësuesit, por nëndrejtori i larguar Hyqmet Roda shprehet se largimi i tij nga detyra është bërë për motive të pastra politike.

    “Kishte shumë mësues dhe studentë në mbledhje dhe të gjithë e dinë që u firmosën listat për pjesëmarrje në miting”, shtoi Roda.

    ODIHR deklaroi dje ne raportin e dyte se ka te pakten tre raste te dokumentuara te mesuesve qe jane detyruar te dalin ne mitingje.

    TCH
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asrrok..

    ke sjell dy "deshmitare" kunder berishes.. e pret te jap un gjykim..

    njeri..muco nanua..te cilit i ankohen tere te tromaksurit ne administrate qe vuajn nga presioni i berishes per te vajtur te basha apo votuar bashen..
    deshmitari tjater eshte top chanalli..qe ka sjelle "fakte tronditse" se si nje mesues nga fshati x e cojn ne fshat y pse ska firmosur se duhet te dal ne miting te topallit..

    lol

    asrruk djali.. mo u semur dhe ti nga semundja e muco nanos.. se ai dhe paguhet per kte semundje.. qe te genjeje nga mengjezi ne mengjez e te sajoje cti pjelle mendja e tij e qelbur..kunder doktorit te madh..

    kurse per topin chanell cte te them..

    i ke pare videot si e perpunojne at ku.rven nga fshatrat e burrelit dhe i mesojne teknikat e kexhibise se si te fus ne kurth illi pangon..
    besoj e di dhe rastin kur " e harruan" qe tani i tire bos ra deshmor ne bulevard me ferrar vetem .. kurse gjith tirana e dinte se ishte dhe ajo e mjera vajza qe ish ne at ferrar te mallkuar..

    asrrock..

    urreje berishen e kenaqu me muco nanon e kokodhjerin e top chanellin.. por sill argumenta.. qe pijne uje..



    ..

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Akoma me zgjedhjet keto ...

    me pelqen ketu Fatosi ...


    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    235
    Ne Lajmet e sotme u tha se dhe ambsada Hollandeze i nderpreu mardheniet me Shekullin.
    Kush e di se kush fshihet mbas shekullit tamam....vetem per dicka jam mese i sigurte se kjo situate do te vazhdoje edhe pas zgjedhjeve lokale ... sharjet per bashen kane qene vetem sebebi i fillimit te kesaj "lufte". Sic duket ato artikujt e disa forcave okulte qe pepiqen te destabilizojne Shqiperine nuk qenkan pa gje...

  13. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po thoka Kokedhima se Sali Berisha nuk ben zgjedhje te ndershme dhe te lira.

    Sali Berisha di te beje te ndershme dhe te lira vetem vrasjet e dhunimet.

    Gjithmone ka pune Berisha me prokurore - ata i "neutralizon" para ose pas vrasjeve makabre e dhunimeve kafsherore, mjerisht shteterore.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •