Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Stresi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jehonn
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Postime
    56

    Stresi

    Stresi
    By admin | September 2nd, 2006 | Category: Keshilla Psikologjike |
    Stresi ėshtė i pashmangshėm nė jetė. Ndėrkohė ju nuk mund ta keni menduar por stresi ėshtė normal dhe i nevojshėm, nė atė shkallė sa nuk ndikon nė kualitetin e shėndetit dhe jetės.


    Mund tė dobėsoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nėse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mėsuar aftėsitė manaxhuese tė tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit jane tė ndryshme, si dhe rrugėt pėr t’u shėruar ndryshojnė nga njė person tek tjetri. Ju mund tė provoni disa metoda, dhe tė zbuloni se cila ėshtė rruga mė e mirė qė ju pėrshtatet. Ja disa teknika qetėsuese:

    Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimt tė stresit:

    ■Shkruaj: Diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Mbajtja e njė ditari nuk ėshtė vetėm prakikė e adoleshentėve.
    ■Shpreh ndjenjat: Bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janė normale pėr tė qenė pastaj i qetė.
    ■Bėj diēka qė tė kėnaq : Njė hob ose aktivitet qė mbush kohėn e lirė mund t’ju ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin.
    ■Qendra relaksimi: Kėtu pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze.
    ■Aktivitete qė njihen pak : Tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe rri me njerėz qė dinė tė bėjnė humor.
    E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj. Ja disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm:

    ■Manaxho kohėn: Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t’ju bėjė mė shumė produktivė.
    ■Strategjitė pėr tė pėrballuar: Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e sjelljes ndikuar nga stresi dhe gjej mėnyrat pėr t’i reduktuar.
    ■Krijo njė stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohėn e mjaftueshme pėr t’u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan, dhe limito sa tė mundesh konsumin e alkolit.
    ■Mbaj afėr miq tė mirė: Njrėzit qė kanė njė rrjet tė fortė shoqėror qė I mbėshtet janė shumė tė aftė tė pėrballojnė ndryshimet e jetės.
    ■Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit: Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres. Zgjidhi problemet duke punuar, dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin .
    Por stresi mund tė jetė i pakalueshėm. Ndėrkohė qė mund t’ju vijė nė ndihmė njė mik ose familjar ju mund tė kėrkoni kėshillėn ė e njė profesionisti.

    Si mund ta pėrcaktoj shkallėn e stresit tim?
    Shkalla e stresit tuaj mund tė jetė dhe njė tipar gjenetik i trashėguar., sa tė mbėshtetur ndiheni nga familja dhe miqtė, eksperiencat e mėparshme, pėrballja me streset, dhe aftėsia juaj pėr ta pėrballuar apo pėr t’u kthyer mbrapa. Ēfarė ėshtė shumė stresuese pėr njė person ndoshta nuk mund tė jetė pėr njė tjetėr. Shkalla e stresit tuaj nė ndonjė situatė varet se sa ju e nuhasni atė dhe sa zgjat mė vonė.

    Shumė njerėz kanė mėsuar se si tė silllen me stresin e tyre mė mirė se tė tjerėt. Nėse keni dyshim pėr daljen nga gjendja e stresit, ju duhet tė mėsoni mėnyra mė tė mira pėr t’u shėruar.

    Ndryshimet qė mund tė ndodhin nė jetė, si humbja e njė njeriu tė dashur, martesa, ndryshimi i vendit tė punės janė disa shkaqe pėr t’u ndier tė stresuar por pėrgjithėsisht kohėzgjatja varet nga vetė ju.

    Sa ndikim ka stresi tek unė?
    Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Dhe dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjithė kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėnie me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen normale. Por pak stres ėshtė normal, madje i nevojshėm pėr tė patur njė jetė tė ndryshueshme dhe interesante. Pėrgjigjja ndaj stresit mund tė jetė i dobishėm kur reaksioni i shpejtė ndaj tij bėhet i dobishėm. Prapseprapė , mund tė vėshtirėsojė aftėsinė tuaj pėr t’i dalė ballė detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerėzit qė ju rrethojnė. Nė qoftė se ju ndiheni tė shtypur nga njė gjendje mbistresante pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe ju mund tė filloni tė ndiheni tė dobėt dhe tė shfaqni probleme shėndetėsore. Lajmi i mirė ėshtė se mund tė gjeni rrugė, qė ju shpien drejt indiferencės dhe shpenzimin e kohės me tė tjera plane qė nuk ju lėnė tė mendoni rreth stresit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    ■Shkruaj: Diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Mbajtja e njė ditari nuk ėshtė vetėm prakikė e adoleshentėve
    Ky aktivitet mė ka ndihmuar shumė nė momente stresuese..............

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •