Shoqata Vëllazëria Turko-Shqitare ka protestuar sot masakrat që shteti grek ka bërë kundër çamëve 65 vite më parë
Të shtunën, më 27 qershor 2009, Shoqata “Vëllazëria Turk - Shqiptare” me seli në Stamboll në orën 14:00 me qëllimin përkujtimin e gjenocidit çam dhe viktimat e masakrave greke organizoi një protestë para Konsullatës Greke në Stamboll, para të cilës vendosën edhe një Kurorë të Zezë.
Në këtë tubim krahas qytetarëve turq me origjinë shqiptare, çamëve që janë dëbuar nga Greqia dhe janë dërguar në Turqi, ku dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite, studentëve shqiptarë morën pjesë edhe përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, gazetarë dhe qytetarë që dënojnë këtë akt të shëmtuar, që Shteti Grek ka bërë kundër shqiptarëve të Çamërisë 65 vite më parë.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Vëllazëria Turko-Shqiptare, Zoti Kamil Bitish lexoi një komunikatë për shtyp, përmes të cilës i bëri thirrje Greqisë të plotësojë kërkesat e çamëve. Më poshtë jepet Komunikata Shtypit, e cila iu shpërnda organeve të ndryshme mediatike turke dhe diasporës shqiptare.
KOMUNIKATË SHTYPI
NUK E HARROJMË MASAKRËN E ÇAMËRISË
Jemi mbledhur këtu sot për të protestuar gjenocidin që ka ushtruar Greqia 65 vite më parë ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Në 27 qershor të vitit 1944, si sot 65 vite më parë grekët kanë bërë gjenocid kundër shqiptarëve të Çamërisë.
Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranë dakord për të ndarë tokat e shqiptarëve pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mëshirë nga të katër anët vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës të banuara me shumicë shqiptare.
Sipas një marrëveshjeje të fshehtë që Greqia bëri me Serbinë më 1 qershor 1913 , këto dy vende kishin në plan të fshinin nga harta Shqipërinë, ku Serbia do të pushtonte pjesën e Shqipërisë që mbetej sipër Lumin Shkumbin, kurse Greqia do të pushtonte pjesën e jugut të këtij lumi.
Në vitet 1878–1880 serbët sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarë si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afërsisht 600 fshatra), ku bënë masakra dhe nuk lanë gurë mbi gurë. Ata që shpëtuan me vështirësi jetën nga këto masakra u strehuan në Kosovë. Por serbët nuk u mjaftuan me kaq, në vitet 1912-1913 ata pushtuan edhe Kosovën dhe të njëjtat masakra i vazhduan edhe këtu.
Malazezët pushtuan Vilajetin e Shkodrës dhe të njëjtën masakër e bënë ndaj shqiptarëve të veriut.
Ndërkaq në Jug grekët u kishin ngjitur sytë tokave të Çamërisë të banuar nga shqiptarë autoktonë.
Për të shtënë në dorë tokat e Çamërisë, Greqia zbatoi një plan me tre faza.
1- Greqia kërkonte që jugun e Shqipëria t’ia aneksonte tokave të saj. Greqinë e mbështeste Franca, Anglia dhe Gjermania. Kurse Italia doli kundër kësaj, pasi kjo binte në kundërshtim me interesat e saj ndaj Shqipërisë dhe me një vendim që u mor në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913 zona e Çamërisë iu la Greqisë.
2- Pas aneksimit të Çamërisë tokave të veta, Greqia provoi çdo rrugë për të shpërngulur shqiptarët që jetonin këtu, në veçanti shqiptarët e besimit mysliman. Greqisë i erdhi menjëherë në ndihmë Traktati i Paqes së Lozanës që u nënshkrua ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në 30 janar 1913. Sipas këtij Traktati turqit që jetonin në Greqi do të dërgoheshin në Turqi, ndërsa grekët që jetonin në Turqi do të dërgoheshin në Greqi (Marrëveshja e Shkëmbimit të Popullsisë).
Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarët që jetonin në Çamëri dhe në zona të tjera të Greqisë dhe i dërgoi në Turqi. Vetëm nga Çamëria në Turqi janë dërguar afërsisht 40.000 shqiptarë çamë.
3- Po çfarë duhet të bënte Greqia me shqiptarët që kishin mbetur prapa në Çamëri? Natyrisht që duhej ti zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata që nuk i shfarosi dot duhej ti dëbonte për në Shqipëri. Greqia, vend që këtë veprim e kryer duke filluar pikërisht si sot plot 65 vite më parë, 27 qershor 1944, dhe e ka vazhduar deri në muajin mars të vitit 1945, ka USHTRUAR GJENOCID MBI SHQIPTARËT E ÇAMËRISË.
Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi për ta harruar këtë masakër që ka bërë Greqia.
Duam që kjo masakër që u është bërë shqiptarëve të Çamërisë të njihet nga të gjitha vendet e botës, në veçanti nga vendet demokratike dhe kërkojmë që Greqia, një vend anëtar i BE, të zbatojë parimet që nënshkruar edhe vet dhe të plotësojë kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë.
Kërkesat e Shqiptarëve të Çamërisë: - Të lejohet rikthimi i shqiptarëve të Çamërisë që janë dëbuar nga Greqia në vendin e tyre,
- Tu rikthehen tokat dhe pasuritë e mallrat e tjera që ju janë marrë nga Shteti Grek,
- Të dëmshpërblehen për shfrytëzimin e përdorimin e pasurive të tyre për vite të tëra nga grekët,
- Të drejtat që u njihen qytetarëve të BE, të drejta këto që i ka pranuar dhe nënshkruar edhe vet Greqia, si një vend anëtar i Bashkimit Evropian, tu njihen nga Greqia edhe shqiptarëve të Çamërisë.
KËSHILLI DREJTUES
I
SHOQATËS “VËLLAZËRIA TURKO-SHQIPTARE”
STAMBOLL, 27.06.2009
http://www.trtshqip.com/internationa...2-e6b9e92bb571 (TRT = Radio Televizioni i Turqisë)
Krijoni Kontakt