Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 104

Tema: Satanizmi

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    Wild West
    Postime
    3
    une dua te di vetem nje gje te vogel. kur nuk besojne ne satanin pse quhen sataniste?
    This is the End.

  2. #22
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Ngjitu ca shkrime me siper dhe e ke pergjigjen aty.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    shqiperi
    Postime
    3
    hi SuNRiSeR
    dua te te pyes per disa gjera qe i kam te paqarta.ne pergjithesi kto qe ke shkruar ti me sa dhe si i kam kuptuar une me duken gjera llogjike dhe qe edhe pa lexuar biblen satanike ne mos gaboj i zbatojne te gjithe njerzit. po ajo per te cilen dua te pyes une eshte te me sqarosh pak, nese ste bezdis sigurisht, piken 8: cilat jane te ashtu-quajturat mekate?piken 7: si valle nje njeri i zhvilluar si nga ana e intelektualit edhe nga ana shpirterore te jete shnderruar ne nje kafshe me te metat maksimale.
    gjithashtu piken 7 tek 11 satanic rules of the earth. cfare eshte magjia dhe si behet ajo? kush te ndihmon ta realizosh ate?
    per sa u perket rregullave te tjera pervec se pak ekstremiste ne rastin kur thuhet qe ta marresh hakun shumefish si me shkaterrim apo trajtim i ashper dhe i pameshirshem me duken rregulla qe i zbatojne edhe ata qe besojne ne Zot.
    dhe dicka ti mendon se po te ishin njerzit te gjithe besimtare jeta ne bote do ishte e keqe? nuk jane besimtaret qe i prishin pune botes jo.
    bye

  4. #24
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Ani bani!

    Ne rradhe te pare dua te kuptosh qe termi "mekat" ne satanizem ka nje kuptim shume te ndryshem nga mekatet e krishterimit dhe muslimanizmit. Per nje satanist mekati eshte me teper nje cilesi sesa nje veprim. Te gjitha cilesite ose anet e personalitetit te nje personi te cilat behen pengese qe ai te kete nje jete te sukseshme jane "mekate". Psh. Bibla Satanike flet per 9 mekatet me te zakonshme, i pari eshte injoranca ose budallalleku, i fundit eshte moskujdesja per veten.

    Se pse njeriu eshte shnderruar ne "kafshen" me me vese dhe te meta maksimale, mjafton te shohesh rreth e rrotull. Nje kafshe eshte gjithmone ne kerkim te gjahut, nuk pyet se shkaterron te tjeret ne rast se i jepet mundesia, nuk e di c'eshte meshira. Kafsha nuk e di se cfare eshte njohuria, nuk ve mend nga gabimet e meparshme. A nuk te ngjan me shume njerez qe njeh ose per te cilet ke degjuar?

    Ne satanizem fuqia e magjise nuk i atribubuohet Djallit ose Zotit. Magjia per satanistet nuk do te thote te besh gjera te mbinatyrshme, te levizesh malet nga vendi ose te fluturosh psh. Magjia ne satanizem eshte thjesht perpjekja per te bere realitet disa deshira personale. Psikologjia pranon vetesugjestionin si nje veti per te realizuar dicka te cilen e deshiron me gjithe shpirt. Kjo eshte ajo qe satanizmi flet. Magjia eshte deshire, imagjinate dhe ndjenje. Nuk ka asnje lidhje me fuqite e mbinatyrshme, ekzistencen e se cilave satanizmi e hedh poshte.

    Ne rast se te gjithe njerezit ne toke do te ishin besimtare, nuk mund ta them se si do te ishte bota me e mire apo me e keqe. Ndoshta do te ishte me e mire por une nuk mund ta them pasi eshte spekullim per sa kohe qe nuk e kemi provuar se si mund te jete.

    Pershendetje, S.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Si thua Sun,

    Kjo ishte "feja" apo "filozofia" e perkryer??.. Ajo qe i mungonte njeriut prej kohesh..?? dmth.. Zgjidhja e problemeve.. gjetja e kuptimit te jetes.. lumturia e vertete.. parajsa mbi toke???

    I ka gjetur ndokush nga keta.. te gjitha keto??

    Per mua nje rryme (fe apo filozofi) duket vetem nga frytet.. nga ajo qe te jep, e jo ajo qe te kerkon dmth... Ti si thua ??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 11-05-2003 mė 18:38
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #26
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Tamam Huggos nga frytet. Por mos harro qe ka molle, dardha, thana por edhe limon. Ty te pelqen dardha por urren thanen, une te kunderten, prandaj ajo qe per ty eshte frut i mire mua me ben per te vjelle dhe anasjelltas.

    Fete tradicionale e kane bere zakon te predikojne se cilat jane frytet e mira qe ato kane dhene. Satanizmi nuk e ben kete, pasi nuk eshte nje "fe" dhe nuk ka nevoje per militante ndryshe nga krishterimi qe rekruton mercenare per te dhene "lajmin e mire". Satanizmi nuk imponohet dhe as mesohet, satanizmi lind me njeriun, pasi satanizmi eshte deshira per sukses. Te gjithe e kane kete deshire, te gjithe luftojne per ta arritur, por jo te gjithe perdorin armet e duhura per te fituar. Dhe armet duhen prodhuar nga celiku qe ke. Po te mesosh se si punohet celiku per te bere nje arme te persosur ke fituar betejen.
    Ky eshte satanizmi dhe nuk ka nevoje qe ti apo tjetri t'i gjykoni frytet pasi ne rast se nuk e ke ngrene ate fryt qe ke prodhuar nuk mund t'ia dish kurre shijen.

    Pershendetje, SS.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3
    Une personalisht mendoj se te gjithe njerezit bejne gabim kur e personifikojne Djallin me te keqen dhe mendoj se ne te vertete eshte Zoti ai qe duhet personifikuar me te keqen... me thoni pak te gjithe ju qe besoni ne Zot, ku ndodhet Ai kur ne bote vdesin gra dhe femije totalisht te pafajshem?!!!! Perse nuk ben gje per ti shpetuar????

    Nqs flas ne kete menyre eshte sepse ka me te vertete shume pak gjera te mira per tu thene rreth ketij Zoti qe njohim dhe qe ju besoni. E dime te gjithe sa idiot eshte Ai dhe nqs nuk eshte, me siguri sillet si i tille. Eshte krejtesisht i padrejte, perfiton nga intrigat, skandalet dhe thashethemet... shperblen te korruptuarit dhe denon ato qe kane te drejte. Eshte e vertete:ai do njerezit e thjeshte. Sa me i thjeshte te jesh aq me mire eshte. Nqs nje njeri i thjeshte nuk beson tek Ai, Ai e ben menjehere besimtar duke i vrare femijet ose duke e vene ne nje situate ku njeriu i shkrete te jete i detyruar ti lutet Atij.

    Zoti eshte krijuar nga njerezit e vegjel per te kenaqur deshirat e tyre te medha. Me pas mbasi mendjet e kufizuara te miljona budallenjve e njohen si Zot, ato karagjozet e mallkuar pretenduan se Ai ndodhej kudo. Kembengulen ne faktin se Zoti krijoi njeriun. Pranuan se zoti e ka bere njeriun si vetja, por nuk i shtyne me tej ngjasimet. Duke mos dashur ta shfaqnin Zotin si nje perbindesh, na e paraqiten si figure patriarkale, te veshur me te bardha dhe me nje mjeker te gjate te bardhe, ne menyre qe ta benin nje figure prinderore te rrepte qe te ishte si shembull per femijet e tij. Nese babushi thote qe eshte e drejte te sillesh si idiot, atehere per dishepujt e tij eshte nje detyre te sillen si te tille. Ai ndez driten jeshile dhe te perzgjedhurit e tij jane gati te nisen. Eshte vullneti kolektiv i miljona personash qe fale besimit te tyre bejne te mundur qe Zoti i tyre te behet realitet.

    Besimtaret jane mjaft te sakte ne shume nga teorite e tyre. Zoti i tyre i veshtron... aq per mire sa i lejojne natyrat e tyre mazokiste. Nqs Zoti qe kane krijuar shfaqet ndonjehere i pandjeshem, atehere ato jane njesoj me te. Kjo shpjegon se pse Zoti mund te falet kollaj. Pas se gjithash ai eshte vetem njerezor dhe e dime te gjithe se sa budallenj mund te jene njerezit!

    Zoti normalisht eshte perfaqesuar ne formen e mashkullit, perderisa pjesa me e madhe e krijuesve te tij jane meshkuj. Por duke ditur se sa mashtrues eshte nuk do na cudiste nqs kjo do ishte thjesht nje maske (pra nqs ai do ishte femer).

    Zoti si besimtaret e tij, ben premtime qe me vone nuk do i mbaje, duke mbajtur shpresen njerezore ne kembe qe me vone ta leje te bjeri. Eshte nje loje e lezetshme per te rritur Egon e tij: quhet "te lutesh".

    Pra nqs Zoti eshte Ai qe mendoj une se eshte, dhe Satanai perfaqeson te kunderten e tij, atehere une besoj te Satanai. Une e respektoj veten. Nuk mund te respektoj budallenjte. Dhe nuk e di nqs eshte me keq nje budalla apo nje mazokist. Eshte me mire nje njeri qe gjykon apo nje injorant? Zoti duket se i ka te dyja keto karakteristika... nuk dua te marr pjese. Jo vetem e refuzoj Zotin por edhe e perbuz. Dhe perbuz cdo gje qe dmth meskinitet dhe keqdashje. Do doja ta zhdukja. Po te dija se duke shtire me pistolete ne ajer do ta vrisja nuk do nguroja ta beja. Ka vetem 2 gjera te gabuara ne kete bote:

    - qe do ishte "deshira e Zotit" dhe ndoshta plumbi do te vriste ndonje te pafajshem duke rene.
    - qe nqs do vrisja Zotin, do doja me pas qe te gjithe budallenjte ti luteshin Satanait?

    Nuk do ishte teper e mire per ta? Teper e arsyeshme? Teper logjike? Une kaq kisha... Hapni syte qe te shikoni se cfare ndodh ne bote.

    Respekte!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KVS : 29-05-2006 mė 01:06 Arsyeja: Cens.est.

  8. #28
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Eh c'na bete me kete pyetje! Satani jemi vete ne more njerez. Nuk eshte as fe as filozofi. Ata qe krijojne rite Sataniste e bejne kete pune thjesht per argetim, apo qe te shkaktojne reagime te forta tek te tjeret.

    Satani misheron te gjitha ato aspekte te njeriut qe denohen nga kisha/xhamia/sinagoga. Satani misheron sensualitetin, instiktin kafsheror, lakmine, vullnetin per pushtet etj etj.

    Nesje, per mua Satani eshte thjesht pjese e qenies time. Sic ka thene nje okultist i madh: Never exOrcise your demons, exErcise them.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    Duke ju referuar satanizmit modern mund te them me plot gojen qe pasuesit e tij jane thjesht karagjoza te degjeneruar.Sunriser ne arsyetimin e tij ka nje fare te drejte duke duke patur parasysh idene e tij per Islamin, mirepo kam pershtypjen se eshte teper qesharake ti krahasosh dhe ti vesh ne nje nivel , por gjithsesi nuk mund te pretendojme qe edhe SUnriser te kete dije per Islamin prandaj eshte disi i pranueshem llogjikimi i tij per momentin.
    Ajo qe me cudit me SUnriserin eshte siguria e tij ne te folur , sikur ceshtjet ne fjale jane ushtrime matematike dhe jo biseda fetare e filozofike.

    E ata qė mohuan , pėr ta ėshtė njėsoj ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė.
    . All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt e tyre ,dhe nė tė pamurit e tyre ka njė perde, e ata kanė njė dėnim tė madh.
    Peace!

  10. #30
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Sunriser eshte i sigurt ne ate qe thote se mendon me koken e tij.

    ...dhe Akus i dashur,
    kur flet per ate denimin e madh , nuk eshte se po i terheq vemendjen njeriu, vetem se, ti vete, dukesh shume i tromaksur.
    ...niente che amassi di piu'...

  11. #31
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Sunriser, lexova sa munda ne kete teme, por dic me mbeti e paqarte: A JE SATANIST?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  12. #32
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Akus!

    Ketu nuk shtruhet ceshtja se sa njohuri kam une mbi islamizmin dhe sa ke ti mbi satanizmin, ketu i gjithe diskutimi eshte qe feja i mohon njeriut nje jete te kenaqshme te cilen ta jetoje si te doje ai dhe te mbaje pergjegjesi per gabimet qe ben ai dhe te mesoje prej tyre dhe jo te te thote dikush qe ti e ke gabim kete gje pa te dhene asnje shpjegim me teper. Pastaj ti te kerkosh fajle per ate qe ke bere dhe ta ndjesh veten te paster per te perseriutur po te njejtin mekat. Feja cilado qofte ajo, muslimanizem apo kristianizem e perdor njeriun si nje vegel ne duart e "te medhenjve", te cilet pergjigjen vetem para Allahut ose Krishtit dhe askush tjeter nuk iu kerkon llogari. Keta jane kleri. Dhe jane keta qe kane gjetur nje menyre shume te sgjuar dhe te sofistikuar per ta pesur njeriun nen sundimin e tyre, friken nga zoti.
    Ti mendoje si te duash kete diskutim por ketu nuk po zgjidhim ekuacione me 2 te panjohura ku njera eshte parajsa dhe tjetra ferri, ketu une po te them se si e shoh une jeten pa u influencuar nga frika e zotit apo nga tmerri i ferrit.

    Tahox!

    Nuk ka fare rendesi a jam apo jo satanist, rendesi ka qe une i mbeshtes ato qe satanizmi ka per te thene mbi njeriun dhe boten ku jetojme.

    Pershendetje, SS.

  13. #33
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar mė parė nga SuNRiSeR
    Tahox!

    Nuk ka fare rendesi a jam apo jo satanist, rendesi ka qe une i mbeshtes ato qe satanizmi ka per te thene mbi njeriun dhe boten ku jetojme.

    Pershendetje, SS.
    Ok, vetem kaq desha te dija. Te faleminderit.

  14. #34
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Shpirt i fshehur!

    Mos harro qe vete Krishti tha qe pema njihet nga frutet e saj. Me thuaj ti mua cfare frutesh te mira ka sjelle krishterimi pervec predikimeve dhe demagogjive?! C'me duhet mua se cfare meson Bibla kur ata qe pohojne qe jane oerfaqesuesit e zotit ne toke, jane kurvare, pedofile, homoseksuale, e korruptuar e sa e sa te tjera? C'me duhet mua qe krishti flet kundra dhunes kur ata qe pohojne qe jane kisha dhe vellezerit (bijte) e tij kane nxitur dhe vazhdojne te nxitin luftra dhe urrejtje?!

    Kenaqesi! Varet se cfare kupton ti me kete fjale, por per mua kenaqesi eshte te bej ato gjera te cilat me bejne te ndihem mire. Kuiptohet qe per aq kohe sa nuk demtoj dike tjeter ose e pengoj per te bere te njejten gje. Nuk e di ne rast se e di por satanizmi e ndalon vrasjen (edhe te njerezve edhe te kafsheve), meqenese e ke permendur me siper.
    NBjeriu lind me instinkte dhe ka nevoje per te permbushur nje pjese te madhe prej tyre. Seksi eshte nje prej tyre. Krishterimi e ndalon seksin para martese duke e quajtur kurveri. Dhe megjithate kurveria ekziston edhe ne mes te te krishtereve. Nuk mund t'i shmangesh dot megjithese e di qe eshte gabim. Ketu qendron edhe ideja e krishterimit mbi mekatin. megjithese kjo eshte nje gje qe ka shume mundesi qe ta besh ty te ndalohet dhe kur ti e ben ndjehesh fajtor dhe i dertyruar te kerkosh falje, ky eshte nje zinxhir qe te mban te lidhur rreth zotit.
    Le te marrim lakmine, te cilen Pavli e vertit lart e poshte duke treguar se perse eshte e demshme. Ty nuk te ndodh ndonjehere te shohesh dicka qe te pelqen tek dikush tjeter? Sigurisht qe po. Nuk thua per dicka qe nuk mund ta kesh sikur ta kisha dhe une? Besoj se po. Nuk te kalon ndonjehere ne mend edhe per nje sekonde, cka ai me shume se une? Ja pra kjo eshte lakmi (mos e ngaterro me smirren). Ti e di qe eshte gabim dhe e ben. Eshte njesoj sikur edhe e pira e ujit te quhej mekat dhe ne perseri do ta benim. Krishterimi ka zgjedhur disa veprime te cilat njeriu do t'i beje sido qe te jete situata dhe per ate gje do te ndjehet fajtor para zotit.
    Jane kenaqesi te ndaluara, te cilat kur i ben te bejne te ndjehesh keq.
    Krishterimi ne kete liste fut edhe krenarine, deshiren per te mira materiale, mekatet qe i ben ne mendje etj. Jane gjera qe jane te ngulitura brenda njeriut, jo nga mekati por sepse keshtu jemi, kafshe qe kane arritur njefare zhvillimi por sidoqofte jemi kafshe.

    Per lirine, une nuk pres te nderhyje djalli apo universi qe te realizohet dicka qe une dua, perpiqem ta arrij dhe jo te rri ulur dhe te pres shpirtin e shenjte te zgjidhe problemet e mia. Para provimit une nuk i lutem zotit, djallit apo natyres por ulem dhe lexoj lenden qe duhet.
    Liria qendron ne faktin qe kur une bej dicka nuk duhet te konsultoj dike tjeter ne rast se bera mire apo keq dhe pastaj te kerkoj falje ne rast se ai me thote qe kam gabuar.

    Satanistet e ke gabim kur thua qe nuk dalin hapur. Jane te vetmit qe e thone hapur ate qe kane per te thene megjithese shpeshhere fjalet e tryre keqinterpretohen dhe instrumentalizohen nga "kritiket" e krishtere.
    Ndersa per anarhine, Nuk e di se ku e sheh anarhine ne satanizem, por me teper cuditem kur thua qe eshte kunder natyres njerezore. Atehere sipas teje cfare eshte sipas netyres njerezore, te te godasin ne nje faqe dhe te kthesh edhe tjetren? Te te perdhunojne motren ne sy dhe t'ju japesh edhe mamane? Te ulesh hunden para cdo situate dhe te mendosh se kjo te ben te ndjehesh i drejte? Te rrish dhe te presesh nderhyrjen hyjnore per nje problem qe mund te te dale? Te presesh me shprese qe te perbuzurit, lypsater, te perulurit dhe te shtypurit te behen zoter te tokes?? etj etj.
    Keto jane kunder natyres njerezore megjithate krishterimi i quan virtute dhe shnderrohet ne nje fe te deshtuarish, e te pafuqishmeve, e te pazoteve, me nje fjale nje fe parazitesh qe presin te shkojne ne parajse dhe ngrohin karriken ne kete jete dhe trashin te ndenjurat.

    Pershendetje, SS.

  15. #35
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    SuNRiSeR
    Pema njihet vertet nga frutet e saja...... por nese ti me qellim ngaterron frutet e pemes me ferrat qe e rrethojne pemen, ky nuk eshte faji i askujt tjeter por vecse i joti.
    Ti thua qe ty nuk te duhet cfare meson bibla (qe jane frutet e verteta) por ty te duhet se cfare kane bere dhe bejne kleriket, qe nuk jane as me pak dhe as me shume por vecse natyra njerezore, dhe veprimet e tyre te gabuara (qe nuk mbeshteten kurre ne fjalet e bibles, apo kuranit) i denoj edhe une njesoj si ty.
    Ndryshimi midis meje dhe teje eshte qe une nuk injoroj shikimin dhe vleresimin e frutave te verteta, ndersa ti jo vetem qe "nuk te duhet ti shikosh" por i merr qellimisht si argumet, ato qe ne fakt nuk jane aspak fruta.
    Sepse, SuNRiSeR , nese ti do sjellesh veprat e shemtuar te klerikeve si shembuj une do te filloj te sjell shembuj si Nene Tereza.... dhe keshtu me rradhe. Dhe megjithese nuk marr aspak persiper te mbroj ndonje kategori klerikesh, perseri nuk ve doren ne zjarr qe ti do dalesh i fituar.

    Per sa i perket kenaqesive. Une te kam thene me siper qe mua nuk me ndalon besimi im asnje lloj kenaqesie pervec ayre instikteve perverse qe te kam listuar me siper.
    Ti ke sjelle si shembull rastin e sexit para martese. Nuk ka se si ta ndaloje Zoti, instiktin seksual. Ai eshte ne baze instikti i shumimit te llojit dhe eshte i bekuar nga Zoti. Nuk mund te mallkoje krijuesi, ate instikt qe shton krijesat e tij qe ai vertet i do.Para apo pas marteses, varet se cfare quan ti apo dikush tjeter martese, se cfare quhet martese ne shoqeri te ndryshme njerezore. Une nuk shoh ne thelb asnje lloj pengese qe ti thua.
    Nese ne Bibel vihet re nje fare tendence per ta orientuar kete, kjo perseri behet me qellim ruajtjen e llojit, nepermjet ruajtjes se familjes.
    Ti me thua qe satanizmi ndalon vrasjen. Kjo me cudit dhe me duket thjesht fasade. Po atehere, si do i pergjigjet nje satanist me te njejten monedhe nje njeriu qe i ben keq, fjala vjen qe i vret nje pjestar te familjes? Satanistet, predikojne hakmarrjen deri ne nje. Atehere si e mohokan vrasjen? Nuk te duket ty pak kontradiktore kjo? Satanistet predikojne qe atij qe te bie nga njera faqe, ta shkaterrosh dhe mos i lesh nam e nishan mbi dhe, po si behet kjo?
    Si do arrijne satanistet valle, te pastrojne rracen njerezore nga budallenjte dhe te paaftet (nje tjeter pike kjo e bibles tuaj). Apo ndoshta do i mbyllin te gjithe budallenjte dhe te paaftet ne koloni ne vende te largeta? Apo mos valle do i bejne sherbetore te te afteve? Por, kush eshte etaloni e te aftit dhe te paaftit? Kush e cakton se kush qenka i afte dhe i paafte? Pozita, zgjuarsia, parate???(Ti e di me mire se mua se sa diversė jane ata njerez qe e quajne veten e tyre ne krye). Kush ia jep satanistit te drejten te ndaje dhe vleresoje njerezit ne te afte dhe te paafte dhe te aftit ti japi vendin e kreut dhe te paftit vendin e sherbetorit? Satanisti nuk eshte Krijuesi!

    Lakmia... Cfare eshte lakmia? Ti e rreshton ate tek kenaqesite? Sigurisht qe edhe une e kam (si dhe shume te tjra si kjo). Por po te them qe nuk eshte aspak nje kenaqesi por nje ndjenje e mundimshme qe une do jepja shume gjera te mija te cmuara qe te mos e kisha.
    Nuk eshte aspak qe une e shikoj lakmine dhe te tjera ndjenja te ngjashme, si mekate. Te them te verteten ne momentin qe une i perjetoj ato, nuk me shkon mendja qe jane mekate, por po te them perseri te verteten qe i konsideroj si ndjesi teper te mundimshme qe do doja me gjithe shpirt te mos i kisha!

    Une (ashtu si ty) asnjehere nuk pres qe gjerat te me zbresin nga qielli vetem duke u lutur. Une per te arritur dicka qe dua te arrij, perpiqem dhe punoj po aq fort sa dhe ti. Lehtesimi qe me jep lutja dhe besimi im eshte moral dhe jo material. Une thjesht nuk ndjehem vetem ne perpjekjet e mija dhe po te them perseri, qe nese ajo qe une kerkoj eshte e drejte, ne shumicen e rasteve me realizohet dhe une dike falenderoj per kete!

    Anarkine une e lidh me faktin qe satanistet lejojne te lira instiktet dhe mendo nese cdo njeri do i leshonte pa fre, nese cdo njeri do bente ate qe do i vinte per momentin te bente, cfare do ndodhte.
    E di qe do me permendesh ate rresht te bibles se Satanisteve qe thote mos i besh keq njeriu (nese nuk gabohem e ka nje te tille). Por kjo eshte gjeja me kontradiktore qe une kam lexuar ndonjehere. Si do eci perpara satanisti drejt qellimit te tij, pa spastruar nga rruga e tij te gjithe njerezit e tjere qe ia zene rrugen? Si do i permbushi disa nga instiktet e tij pa i bere keq njeriu? Si do e kenaqi psh lakmine e tij nese nuk "e heq nga mesi" pikerisht ate njeri qe ai e lakmon? Pak e komplikuar kjo!

    Tani persa i perket asaj qe ti, ose me sakte satanistet do i benin atij personi qe do i perdhunonte te motren une dua te te them:
    Ti ke lexuar Biblen dhe ke njohuri mbi apostujt. A mendon ti qe ndonjeri nga apostujt do perdhunonte motren e dikujt, apo do vriste ???Me kupton besoj ku e kam fjalen. Ate qe do perdhunonte duhet ta kerkosh ne rradhet e nje tjeter ushtrie. Ose ndryshe. Ate lloj instikti kafsheror qe shtyn ne vrasje dhe perdhunim, nuk e ka futur ne shpirtin e njeriut dhe NUK E STIMULON DHE LE TE LIRE per tu permbushur, asnjehere, ajo cka vjen nga besimi ne Zot. Jam e sigurt qe me ke kuptuar cfare kam dashur te them me siper.
    Une personalisht nuk te pergjigjem se cfare duhet ti besh ti atij qe mund te te perdhunonte motren, por une te them se nuk do kishte raste te tilla, pa lirine e disa lloj instikteve njerezore qe Satanizmi i le te lira.
    Shiko si ke shkruar ti:

    "NBjeriu lind me instinkte dhe ka nevoje per te permbushur nje pjese te madhe prej tyre. Seksi eshte nje prej tyre."
    (...perdhunimi eshte sex i pafrenuar...)

    Dhe se fundi, besimi ne Zot, qe eshte vec drite dhe miresi, nuk mund te jete kurre nje fe parazitesh. Sa nga shkencetaret kane qene sataniste, sa kane qene ateiste dhe sa kane besuar ne Zot?
    Nese do kerkosh statistika te tilla te siguroj qe peshorja do anoje ne keta te fundit, gje qe e hedh poshte krejt ate paragrafin tend te fundit.
    Kurre nuk mund te jene satanistet ata qe e kane cuar boten perpara, por ajo qe ata kane sjelle ka qene (dhe do te jete) vec erresirre dhe shkaterrim.

    Te pershendes edhe une........
    Ji Vetvetja!

  16. #36
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Sunriser,

    Jane dy rryma kryesore ne satanizem: LaVeyian dhe joLaVeyian, te dyja keto ne kundershtim me njera-tjetren. Te paret deklarohen si ateiste, te dytet i besojne Satanes (i cili nuk eshte patjeter Djalli i Bibles / Shejtani i Kuranit).

    Ka te dhena se LaVey, i cili eshte autor i "Bibles satanike" ka falsifikuar biografine e vet duke i dhene nje doze te "misterjes", pra eshte deshmuar si mashtrues.

    Cila prej ketyre dy rrymave eshte me "objektive" sipas teje?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  17. #37
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Shpirt i fshehur!

    Ti me thua se ata klerike i denon ashtu si une, por te djelen ne kishe ti ju puth doren (te mora ty si shembull), ju flet me respekt dhe i degjon me vemendje kur ata flasin mbi fjalen e Zotit.
    Madje me tej, vellezerit e tu marin zemer dhe i vene vetes misione "madheshtore", duke share dhe duke quajtur djaj ortodoxet katoliket, katoliket protestantet dhe keta te fundit gjithe te tjeret, hyjne ne faqet sataniste dhe bejne flood me mesazhe vetem sa per t'i bere keto faqe jofunksionale, dalin naten rrugeve dhe ne emer te krishtit persekutojne drogmenet dhe prostitutat (ka pasur raste dhe qe i kane vrare), mbajne fjalime mbi rrezikun qe i kanoset Amerikes nga muslimanet dhe arabet dhe biles hedhin edhe parrulla (gjithmone ne emer te krishtit) per t'i hedhur ne det ata te shkretet qe kane ardhur ne US per te siguruar nje jete me te mire per familjet e tyre.
    Dhe te gjitha keto jane pasoje e predikimeve dhe fjalimeve te disa psikopateve qe e quajne veten me "mision te shenjte". Me teper keta jane protestante, madje para pak ditesh degjova nje emision ku behej fjale mbi fondamentalizmin kristian dhe aprovimin qe nje pastor kishte marre ne lutje nga krishti per te krijuar grupime ekstremiste te cilet do pergatisnin terrenin qe krishti te kthehej ne toke.
    Te duken te gjitha keto frute te mira?! Dhe per me teper qe vijne nga te gjitha fete e krishtere. Mos e permend nene Terezen sepse ishte 1 dhe si ajo jane shume pak ne krahasim me frutet e keqija qe prodhon krishterimi.

    Sa per instiktet vertet qe Satanizmi flet per plotesimin e tyre por (e kam permendur shpesh here) per sa kohe qe ato nuk pengojne nje tjeter te beje te njejten gje pa e demtuar. Ti flet per dhunen dhe vrasjen qe vjen si pasoje e plotesimit te ketyre instikteve. Ne satanizem nje njeri behet te vuaje nga dikush tjeter ne rast se vuajtja per te eshte dicka e pelqyeshme, p.sh. nje sadist mund t'i shkaktoje vuajtje nje mazokisti kur ky ia kerkon dhe te dyja palet ndjejne kenaqesi.
    Eliminimi i te dobteve nuk do te thote eliminimi fizik (vrasja) e tyre por thjesht moslejimi i tyre qe te marrin vendime per te cilat nuk jane ne gjendje te mbajne pergjegjesine e duhur. Nje shembull qe po me vjen ne mendje tani eshte ai i atyre juristave ne shqiperi qe kishin bere nje kurs 6 mujor dhe ishin vene prokurore dhe gjykates, kur ata nuk ishin ne gjendje per ta bere ate pune. Fare ,mire ata mund te punonin si sekretare te nje gjykatesi tamam. Kjo eshte dhe situata per te cilen po flas. Nuk je i zoti per dicka dhe nuk e kupton kete gje, dikush tjeter duhet te vendose qe ti te mos vazhdosh te maresh vendime te gabuara. Pa te vrare dhe pa te persekutuar, thjesht te te vere te besh ate qe di te besh, po nuk dite te besh asgje meso nje gje qe te mos ngordhesh per te ngrene. Kapitalizem i paster. Kete nuk ka nevoje ta vendosin satanistet, mund ta beje kushdo, e ben kushdo. Satanizmi nuk po pergatit ndonje revolucion qe te marre pushtetin dhe pastaj te syrgjynose te paaftet, por thjesht vezhgon dhe sjell disa zgjidhje per disa probleme qe sot ekzistojne ne bote, gjithmone jane zgjidhje ne te mire te njerezimit dhe jo per te shenjteruar emrin e zotit.
    Satanisti ndjek nje ekuiliber te caktuar ne kete bote, te mos ngacmoje njeri pervec se kur duhet te mbrohet nga dikush. Vazhdimin e kupton vete....

    Vertet qe seksi eshte nje instikt qe duhet permbushur, por si cdo gje ka limite qe duhen respektuar. Mos i mendo satanistet si bisha qe ecin rruges te etur per sex dhe i leshohen femres se pare qe shohin te kaloje prane tyre. Ne biblen satanike flitet per kete subjekt gjere dhe LaVey perdor shprehjen "mate signal". Ne rast se femra nuk te jep kete sinjal nuk mund te mendosh se mund te kesh nje mardhenie (te cfaredo lloji) me te. E njejta gje qe ndosh edhe ne shoqerine normale. Nje femer te cilen e pelqen duhet te jape nje shenje qe edhe ajo ndjen te njejten gje para se te perfundosh ne krevat apo jo? Ne te kundert quhet perdhunim, dhe duhet te mbash pergjegjesi per veprimin qe ke bere.
    Pastaj nuk eshte satanizmi qe i le te lira instiktet, ato jane aty, por kontolli mbi to qe shoqeria e sotme imponon ben qe ato te shperthejne nganjehere me intensitet te paparashikuar. Psh S. Freud pershkruan rastin e murgjve ne rradhet e te cileve ka shume me teper raste depresioni psiqik, skizofrenie, deliri etj. sesa tek te rinjte qe bejne nje jete normale ku instiktet kufizohen shume here me pak.
    Sa per fene feja eshte nje perpjekje e njeriut per t'u ndjere i mbrojtur dhe i ngushelluar, por problemi eshte se njeriu harron qe ai i ka krijuar perendite dhe jo perendite njeriun (kete merre si citat mbylles dhe jo per diskutim).

    Perseri pershendetje, SS.

  18. #38
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    SuNRiSeR

    Megjithese ketu nuk behet fjale per mua personalisht, po te sqaroj qe une nuk shkoj ne kishe qe ti puth doren priftit, por qe te gjej aty njerez qe kane ne shpirtin e tyre te njejtin besim si dhe mua dhe te bashkoj zerat (dhe energjite, per te ta bere ty me te kuptueshme) me ta.
    Dua te te theksoj qe nene Tereza nuk eshte e vetme ne rradhet e klerikeve. Ka me mijra te tille te heshtur, po ashtu sic ka dhe nga ato lloje qe ti permende. Po nje gje dua te te them. Edhe sikur Nene Tereza te ishte e vetme perseri kjo do deshmonte qe Zoti ekziston dhe njeriu i pershkuar nga fryma e tij ekziston dhe AI ESHTE ASHTU SI AJO! Ajo ishte nje model i dashurise dhe besimit ne Zot, qe ti nuk e hedh dot poshte publikisht, vetem per aresyen e thjeshte qe ti nuk je satanist. Por perseri po e perseris qe ajo nuk eshte e vetme.
    Fakti qe ti perserit me kaq pasion disa shembuj te disa klerikeve perverse, nuk e tund aspak ate qe ne fakt vjen si mesazh i kulluar. Une nuk po diskutoj ketu me ty qe te mbroj kasten e klerikeve dhe ti e kupton fare qarte qe une jam prift po aq sa je dhe ti satanist. Dhe nese une do bej si ty dhe do germoj dhe do gjej raste mostruoze te riteve te satanisteve (gje qe nuk kam as kohe as durimin qe ta bej) une jam e sigurt qe shume veta do hiqnin dore nga leximi i kesaj teme, per shkak te tmerreve qe mund te lexonin aty. Dhe ne kete pike TI do ktheheshe dhe do thoshe si mua "Ata nuk perfaqesojne satanizmin,.....etj etj etj) Pra e kupton sa pa frut eshte te kapesh pas degeve dhe jo pas trungut?
    Ajo qe une mbroj eshte pikerish ajo qe une besoj . Eshte drita dhe dashuria njerezore, e dhene dhe e marre pa kufi. Gjerat me te bukura qe ne te vertete ka kjo toke dhe qe jane peshqesh i krijuesit.
    Bibla e Satanisteve (une kam lexuar vetem ate pjese qe ti ke sjelle ketu) eshte po aq kontradiktore sa dhe shkrimi jot i mesiperm.
    Ti thua qe instiktet nuk duhen lene te lira dhe pastaj thua qe po u frenuan, sic behet nga shoqeria e sotme, ato shperthejne ne intensitet te paparashikuar. Duhen mbajtur apo duhen leshuar? Po qe se duhen mbajt, shkojme tek bibla e krishtere dhe po qe se duhen leshuar, shkojme tek anarkia.
    Edhe shembulli yt konkret, per mua eshte i dobet dhe i pamotivuar. Asnjeri nuk me garanton mua qe ndonjeri nga ata qe mbaroi ate kursin qe ti permend, (dhe qe nuk ka pas mundesi te vazhdoje Universitetin per aresye se ka pas bere pjese ne ate kontigjent njerezish qe e ka pasur te ndaluar ate) nuk mund te jete me i afte se ndonje nga ata juristet qe kane mbaruar Universitetin me meritat e te jatit apo te se jemes. Pra nuk ka etalone dhe dalja apo mos dalja ne krye e te aftit eshte nje gje qe nuk ka te beje hic as me krishterimin dhe as me satanizmin.
    Dhe tani, pa dashur aspak te prek postulatin qe ti ke dhene ne paragrafin e fundit thjesht dua te them qe eshte pak te thuash qe besimi ne Zot eshte dicka qe e ben njeriun te ndjehet i mbrojtur. Pervec kesaj, eshte shume shume me teper. E mbush ate me drite, miresi dhe dashuri njerezore qe satanizmi kurre nuk ia jep dot.

    pershendje te pafund......
    Ji Vetvetja!

  19. #39
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Kjo teme eshte goxha interesante, por, ka dickaqe s'me pelqen

    Po dal nga tema dhe po bej njecike aritmetike.Tema ka 1056 lexime dhe 95 postime.
    Po si ka mundesi nje gje e tille?

    E kam vete pergjigjen:
    Nese satanizmi do te ishte fé, Satani do te ishte zot per satanistin.Por Satani nuk eshte zot sepse kishte persiper Zotin dhe kete gje nuk e mohojne dot as satanistet.Kaq mjafton per te pranuar qe satanizmi nuk eshte fe,sepse nuk mund te besosh dot te nje zot i cili ka per zot nje zot tjeter.Atehere pyetja qe shtrohet qe si titull teme do te merrte degezimin "Satanizmi si filozofi" dhe do te komentohej ne aspektin filozofik.Kjo gje s'behet per aq sa te fillojme te flasim per grupe satanistesh nga ata qe marrin pjese ne mesha te zeza ku derdhet gjak e ku e di une se cfare tjeter,sepse nuk mendoj se ka ne Forum ndonje qe te mendoje se kjo kategori njerezish nuk eshte nje rast i njerezve te shkare nga trute.

    Dhe , te kthehem te aritmetika,sikur te mos flisnim ketu per fene e njerezve te shkare nga trute , do te kishim nje nr me te vogel postimesh,por gjithsesi , nje debat mbi nje filozofi qe si gjithe te tjerat duhet te kete ane pozitive dhe negative (ose vetem pozitive apo vetem negative nese dikush mendon keshtu)
    ...niente che amassi di piu'...

  20. #40
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Jeans-Boy!

    Per ata "sataniste" qe flet ti edhe une them qe jane te shkare nga trute. Sa per punen qe satani ka nje zot mbi krye, kete e thote bibla dhe jo satanistet te cfaredo rryme qofshin ata. Per satanistet satani ose eshte thjesht energjia (forca) e natyres, ose per me radikalet Satani dhe Adonai (zoti i te krishtereve) jane 2 faqet e kunderta te se njejtes monedhe.


    Tahox!

    Me fal qe nuk te jam pergjigjur me pare.
    LaVeyanet ose Church of Satan (CoS) e quan Satanin simbolikisht duke u nisur nga mitologjia biblike si rebelin e pare, qenien e pare i cili beri nje perpjekje per te arritur me lart se ku ishte. Satani simbolizon deshiren per zhvillim, emancipim dhe sukses. Ky eshte edhe shkaku se perse LaVey adoptoi kete emer per kishen e tij. Megjithate keto cilesi jane me teper arhetipike sesa i atribuohen nje qenieje personale. CoS nuk beson ne ekzistencen e satanin ashtu sic nuk beson ne ekzistencen e zotit. Per CoS Satani eshte paraqitja e energjise qe ben jeten te ekzistoje dhe ekuilibrin qe e ben natyren te rilinde dhe te riperterihet.
    Nga CoS me kalimin e kohes u shkeputen shume individe (edhe beshkepunetore te LaVeyt) dhe krijuan grupimet e tyre ku adoptuan dokrtina dhe mesime paksa te ndryshme nga ato te CoS. Nje nga keto ishte ekzistenca e Satanit. Megjithate ekzistenca e Satanit nuk eshte nje prepjekje per te ndryshuar vendet e perendive te krishterimit. Ne keto grupe sataniste, Satani eshte nje perendi i se mires dhe i se keqes ne te njejten kohe, eshte mbajtesi i ekuilibrit dhe shkaktari i gezimeve dhe fatkeqesive ne bote. Ka edhe nga ata qe besojne ne ekzistencen e satanit dhe zotit ne te njejten kohe por keta te dy ose jane rivale dhe te barabarte ose jane i njejti i person dhe perfaqesojne 2 ane te personalitetit te tij.
    Per cilat rituale renjqethese e ke fjalen?
    Ajo fotografia eshte vetem nje fotografi, megjithate megjithese nuk jam kritik ne pikture ajo perfaqeson njeriun si nje kafshe te zhvilluar por qe ende e lidhin shume aspekte me kafshet e tjera.


    Shpirt i fshehur!

    Ti merr si prove te dashurise te zotit nene Terezen. Pse nuk merr si proveper te kunderten ato rastet e shumta disa prej te cilave i permenda une?
    Sa per instiktet, liria e tyre nuk eshte anarhi por thjesht kenaqesi ne rast se respektohen limitet qe te shkruajta me siper.

    Pershendetje, SS.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 08-02-2007 mė 01:17

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  2. Ē'ėshtė satanizmi pėr ju?
    Nga Satanisti nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 04:12
  3. Te vertetat e renda mbi abuzimet rituale satanike
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 16:50
  4. Satanizmi kundrejt adhurimit tė "djallit"
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •