Protestė para konsullatės greke nė Stamboll, nė mbrojtje tė tė drejtave tė ēamėve
13-07-2009 / Beqir Sina




Shoqata “Vėllazėria Turko-Shqiptare” ka protestuar dje ndaj masakrave qė shteti grek ka kryer kundėr ēamėve 65 vite mė parė. Siē njofton kėshilli drejtues i Shoqatės “Vėllazėria Turko-Shqiptare” me bazė nė Stamboll, tė shtunėn, mė 27 qershor, Shoqata, me qėllimin e pėrkujtimit tė gjenocidit ēam dhe viktimave tė masakrave greke, organizoi njė protestė para Konsullatės Greke nė Stamboll, ku u vendos edhe njė Kurorė e Zezė. Sekretari i Pėrgjithshėm i Shoqatės “Vėllazėria Turko-Shqiptare”, Zoti Kamil Bitish lexoi njė komunikatė pėr shtyp, pėrmes tė cilės i bėri thirrje Greqisė tė plotėsojė kėrkesat e ēamėve.

Ja e plotė edhe Komunikata e Shtypit, e cila iu shpėrnda organeve tė ndryshme mediatike turke dhe atyre tė diasporės shqiptare. “Jemi mbledhur kėtu sot pėr tė protestuar ndaj gjenocidit qė ka ushtruar Greqia 65 vite mė parė ndaj shqiptarėve tė Ēamėrisė. Mė 27 qershor tė vitit 1944, si sot 65 vite mė parė, grekėt kryen njė gjenocid nė shkallė tė gjerė kundėr shqiptarėve tė Ēamėrisė. Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria ranė dakord pėr tė ndarė tokat e shqiptarėve pas tėrheqjes sė Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe pasi krijuan Unionin Ballkanik sulmuan pa mėshirė nga tė katėr anėt vilajetet e Shkodrės, Kosovės, Manastirit dhe Janinės, tė banuara nė shumicė nga shqiptarėt. Sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė qė Greqia bėri me Serbinė mė 1 qershor 1913, kėto dy vende kishin nė plan tė fshinin nga harta Shqipėrinė, ku Serbia do tė pushtonte pjesėn sipėr Lumit Shkumbin, kurse Greqia pjesėn e jugut tė kėtij lumi. Nė vitet 1878-1880 serbėt sulmuan fshatrat e banuar nga shqiptarė si Nish, Kurshimlia, Prokuple dhe Leskovec (afėrsisht 600 fshatra), ku bėnė masakra dhe nuk lanė gur mbi gur. Ata qė e shpėtuan me vėshtirėsi jetėn nga kėto masakra u strehuan nė Kosovė. Por serbėt nuk u mjaftuan me kaq, nė vitet 1912-1913 ata e pushtuan edhe Kosovėn dhe tė njėjtat masakra vijuan edhe aty. Malazezėt pushtuan Vilajetin e Shkodrės dhe tė njėjtėn masakėr konsumuan ndaj shqiptarėve tė veriut. Ndėrkaq nė Jug grekėt ua kishin vėnė syrin tokave tė Ēamėrisė, tė banuar nga shqiptarė autoktonė. Pėr tė shtėnė nė dorė kėto toka, Greqia zbatoi njė plan me tre faza. 1- Greqia kėrkon qė jugun e Shqipėria t’ua aneksojė tokave tė veta. Atė e mbėshteste Franca, Anglia dhe Gjermania. Italia doli kundėr, pasi kjo binte nė kundėrshtim me interesat e saj ndaj Shqipėrisė dhe me njė vendim qė u mor nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitin 1913 zona e Ēamėrisė iu la Greqisė. 2- Pas aneksimit tė Ēamėrisė, Greqia provoi ēdo rrugė pėr tė shpėrngulur shqiptarėt qė jetonin aty, nė veēanti shqiptarėt e besimit mysliman. Greqisė i erdhi menjėherė nė ndihmė Traktati i Paqes sė Lozanės qė u nėnshkrua ndėrmjet Turqisė dhe Greqisė nė 30 janar 1913. Sipas kėtij Traktati, turqit qė jetonin nė Greqi do tė dėrgoheshin nė Turqi, ndėrsa grekėt qė jetonin nė Turqi do tė dėrgoheshin nė Greqi (Marrėveshja e Shkėmbimit tė Popullsisė). Greqia regjistroi si turq edhe shqiptarėt qė jetonin nė Ēamėri dhe nė zona tė tjera tė saj dhe i dėrgoi nė Turqi. Vetėm nga Ēamėria nė Turqi janė dėrguar afėrsisht 40 mijėshqiptarė ēamė. 3- Po ēfarė duhet tė bėnte Greqia me shqiptarėt qė kishin mbetur sėrish aty? Natyrisht qė duhej t’i zhdukte duke ushtruar ndaj tyre gjenocid, kurse ata qė nuk i shfarosi dot, duhej t’i dėbonte pėr nė Shqipėri. Ky aksion nisi zbatimin 65 vite mė parė, me 27 qershor 1944, dhe vazhdoi deri nė mars 1945. Ne, nuk e kemi harruar dhe nuk kemi pėr ta harruar kėtė masakėr. Ne duam qė kjo masakėr tė njihet nga tė gjitha vendet e botės, nė veēanti nga vendet demokratike dhe kėrkojmė qė Greqia, njė vend anėtar i BE, tė zbatojė parimet qė nėnshkroi edhe vetė, duke plotėsuar kėrkesat e shqiptarėve tė Ēamėrisė”.