Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 43
  1. #1

    Shqipëri: Rritet numri i turistëve



    Nga Express më 11.07.2009 në ora 9:19
    Te dhenat e fundit zyrtare tregojne se sektori i turizmit ka vazhduar te rritet edhe gjate ketij viti, ndonese me ritme me te uleta se sa ato te viteve te kaluara.

    Sipas te dhenave te Ministrise se Turizmit, ne gjashtemujorin e pare te vitit ne Shqiperi kane hyre rreth 951 mije vizitore, mbi 80 per qind e te cileve kane ardhur per pushime.

    Sipas Ministrise, krahasuar me nje vit me pare numri i vizitoreve eshte rritur me 10 per qind.

    Por te dhenat tregojne se vitet e fundit numri i turisteve qe kane ardhur ne Shqiperi eshte rritur mesatarisht me rreth 20 per qind, cka do te thote se per kete vit rritja eshte dy here me e ulet.

    Ashtu si vitet e kaluara edhe per gjashtemujorin, nje pjese e mire ose mbi 46 per qind e atyre qe kane vizituar Shqiperine jane shtetas shqiptare, ndersa pjesa tjeter jane shtetas te huaj.

    Te dhenat tregojne se turizmi eshte nje nga sektoret qe qarkullon fluksin me te madh te valutes ne vend, madje me shume edhe se sa eksportet.

    Ne vitin 2007 te ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliarde euro, ne 2008 shifra u rrit ne 1 miliarde e 170 milione euro, ndersa per katermujorin e pare te ketij vit, ata qe kane vizituar Shqiperine kane shpenzuar ne vendin tone rreth 212 milione euro.

    Por te dhenat tregojne se pavaresisht fluksit te larte te te ardhurave, perfitimet neto te ekonomise nga turizmi jane gati minimale per shkak se edhe shpenzimet qe shqiptaret bejne per pushime jashte shtetit jane rritur me ritme te larta.

    Sipas Bankes se Shqiperise, ne vitin 2008, ku te ardhurat nga turzmi arriten rekordin 1.2 miliarde euro, ekonomia perfitoi vetem 140 milione euro pasi 1.5 miliarde euro u shpenzuan serish nga shqiptaret per udhetime dhe pushime jashte vendit. /Top Channel/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ore ju na quani dhe ne Shqipeve me pasaporta te huaja turist...po ne vijm ne vendin ton ore. megjithese ata policet me mustaqe rrin tu na pa ka xhepat c'far do nxjerrim .... lesht ore do nxjerrim mos hapni syt kot ..mos prisni te shpenzojm noj $ ne Shqiperi se te gjitha paret tona shkojn ne xhep te hajdutave dhe sa me shum te para te dergojm ne Shqiperi aq me shum kto hajdutet do rrin ne pushtet .. ... edhe makinat do i marrim prej ktu ene aspirinat prej ktu...per sa koh te jet kjo qeveri ndoshta do harxhoj noj lek ne Shqiperi te blej noj bostan a domate... noj 10 mij lekshe per ata ugly policet per shpejtesi ..edhe banken Shqiptare e kam mbyll krejt ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka shume vjet qe qeverite e mbrapshta te shqiperise genjejne pa pike turpi per numrin e turisteve qe vjen sezonit te veres.
    Numurojne refugjatet tane qe vine te shohin nenen e baben dhe i shenojne per turiste.
    Edhe kjo qeveri kete pune ka bere dhe ben.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 11-07-2009 më 07:05

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    doni te shikoni se c'far udhezimesh te jep ministria e jashtme Angleze kur dikush deshiron te vizitoj Albanian demokratike..
    http://www.fco.gov.uk/en/travelling-...europe/albania

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pupu cfare tabloje paraqet shteti anglez per albanine demoleshe te kokepalareve.

    Vetem kete rresht te shohesh i mer vesh te gjitha.

    Although public security is generally good, particularly in Tirana, crime and violence still represent a serious problem in some areas. Gun ownership is widespread.

    Jepi qeverri jepi me te lumte sqepi me boom turistik.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    kujdes nga muskonjat, ishin sa nje blete,pasojat do i shihni pas nje jave kur te vini ne shpi hahah.

    ju preferoj kur te hani mos e hapni gojen shume se ka mundesi te gelltitni ndonje muskonje bashke me ushqimin

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    doni te shikoni se c'far udhezimesh te jep ministria e jashtme Angleze kur dikush deshiron te vizitoj Albanian demokratike..
    http://www.fco.gov.uk/en/travelling-...europe/albania
    keni dhene kontributin dhe ju qe jetoni atje apo?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Edhe une qe shkoj ne vere tani me ndenj 1 jave me pa familjen,quhem turist.
    Jashte shtetit na quajne refugjat,ne shtetin tone na quajne turista...
    Hec e merre vesh kte pune.
    Kur ndonje refugjat kthehet nga emigracioni ne Shqiperi pergjithmone,e shkruajne ne gazete: Nje turist vendosi me u bo shqiptar.
    Quanta vita hai contaggiato,quanta vita bruccerai...!

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ka shume vjet qe qeverite e mbrapshta te shqiperise genjejne pa pike turpi per numrin e turisteve qe vjen sezonit te veres.
    Numurojne refugjatet tane qe vine te shohin nenen e baben dhe i shenojne per turiste.
    Edhe kjo qeveri kete pune ka bere dhe ben.
    Kete s'e luan as topi! (Jo i Bamirit, por ai te cilit Vojua i Kusheve i nxorri gjoksin me lesh perpara)

    Pupu cfare tabloje paraqet shteti anglez per albanine demoleshe te kokepalareve.

    Vetem kete rresht te shohesh i mer vesh te gjitha.

    Although public security is generally good, particularly in Tirana, crime and violence still represent a serious problem in some areas. Gun ownership is widespread.

    The english can scratch my fucking nuts, sepse nje vrime u bien gjithmone me propaganden e tyre. I got a statment for'em too: Although London has & always will have the top security measures, its now publicly declared The cocaine capital city of the world, where crime has risen by 200%, where guns are cheaper to buy than cigarettes and where there are areas where you got to think twice before crossing them at night. What does that make London now? Not a turist attraction place? Damn man, its most visited place in the world..

  10. #10
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    doni te shikoni se c'far udhezimesh te jep ministria e jashtme Angleze kur dikush deshiron te vizitoj Albanian demokratike..
    http://www.fco.gov.uk/en/travelling-...europe/albania
    Po anglezet jane nje nga popujt me te degjenerum. Jane shume fallso, karagjoza, te pakaraktere dhe mos harroni historine kur percane Shqiperine ne 1913, Luften e Pare Boterore ku i dolen ne krah Serbve, dhe mbas Luften e Dyte Boterore ku na futen ne Bllokun komunist. Vetem anglezet mos i merrni seriozisht amon.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    uuuuffffffffffffffffffffff...... ju o njerez jeni te pabesueshem...njeri thot ne refugjatet kemi dhene kontributin ton per udhezimet e ministris se jashtme Angleze...imagjino injorancen .tjetri thot mos besoni Anglezet se jan fallco na kan inat per arritjet tona te pa para ne bot..uuuuuffffffffffff o burra bre se na cuditet dhe neve qe jemi Shqiptar...imagjino per popujt e tjer ne c'sy i shikojn cudit tuaja

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    doni te shikoni se c'far udhezimesh te jep ministria e jashtme Angleze kur dikush deshiron te vizitoj Albanian demokratike..
    http://www.fco.gov.uk/en/travelling-...europe/albania
    shiko kush flet anglezi

    Anglija apo ato qe kane bere kete raport te na hane m.utin per sigurine e armet neve
    Ju qe jetoni neper evrope me ne krye mahmut veliun dhe qe kenaqeni duke na sjelle keto lajme negative beni mire ti shfletoni njeher ato gazetat e anglise apo italise e gjermanise dhe mos beni gam gam kot.

    Ne Angli e bejne ligjin kopilat 14 vjecare dhe pothuajse cdo dite vrasin e presin rob te pafajshem. Ne Angli po behet nami se te gjithe evgjitet adoleshent i ke me pistoleta e shpata ene te vrasin per 1 celular apo per te grabit atletet.

    Ligji ne angli eshte qeshrak se pedofilat apo kriminelat vrasin e perdhunojne ene dalin per 4 vjet pa i hyre gjembi ne kembe.

    Policat ne Angli jane ca legena qe shahen e abuzohen nga kalamajt dhe prap nu i bejne asgje. Rruget e Anglise qe survejohen nga mijera kamera jane te mbushura me kriminela,hajdute perdhunues e grabites qe te punojne qindin per nje llafe goje kshu qe
    Anglia ben mire te vej rregull neper qytetet e veta pastaj te bej kesoj raporteshn per vendet e huaja.

    Une personalisht kam biseduar me shume te huaj qe kane qene ne Shqiperi mes tyre shume angleze qe kane shkuar per pune apo per qejf dhe persa i perket sigurise nuk kane thene asnje gjysme fjale te keqe. Bilie sihin te mahnitur nga siguria ne Shqiperi sepse kishin shkuar me frike dhe ishin kthyer me nje opinion krejtesisht tjeter.

    Shtet hipokrit

    Kurse ju qe na sillni keto raporte jeni ca shker.dhata e plehra dhe beni mire te lexoni e informoheni ne fillim ose shkoni e hani nai cope buke nga shteti Anglez dhe mos hajdeni ketu te zgerdhiheni e tallni b.ithen me keto raporte dhe te hiqeni si patriota e nacionalista.

    Nese me te vertete ju dhimbset kaq shume vendi shkruajini ndonje e-mail a leter anglezeve dhe pergenjeshtroni keto fakte por mos na beni propagande angleze

    Njerez injoranta

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    or debil po e nis 1 leter ne drejtim te Anglise ..vetem problemi esht se informatat per qytetaret Anglez qe udhetojn ne Albania mblidhen nga ambasada Angleze ne Tiran si dhe informatoret e MI5 and MI6...ju aq gomar jeni saqe kujtoni se ministria e jashtme Angleze do degjoje se cfar themi ne kendej ..o pika qe su bie sa te trash jeni ore ...ok i give up.....to hell ..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Kete s'e luan as topi! (Jo i Bamirit, por ai te cilit Vojua i Kusheve i nxorri gjoksin me lesh perpara)



    Mic Sokoli deshte me than apo jo....se Voji i Kikirikut nuk e di ta kete ba nji gja te tille, plus edhe gjoksin se kishte me lesh se ja kishte dhane Partise e shokut Enver.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 11-07-2009 më 18:32

  15. #15
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    doni te shikoni se c'far udhezimesh te jep ministria e jashtme Angleze kur dikush deshiron te vizitoj Albanian demokratike..
    http://www.fco.gov.uk/en/travelling-...europe/albania
    "The main type of incident for which British nationals required consular assistance in Albania in 2007 was for replacing lost or stolen passports."

    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    keni dhene kontributin dhe ju qe jetoni atje apo?
    ------
    drague i ke thene te gjitha me kete ..
    Si te done le te na trajtonje; si turiste ,mysafire apo edhe uffo...,
    -Shqiptaret e te gjitha vendeve e shteteve kudo qe jane, do te vijne(ata qe kane mundesi kuptohet) ne verime -ne vendin e vet,ne shtepi te vet,nder vellezer e motra... me pak buke e krip,pak raki e meze,llafe qe sivjet i kemi me bollek dhe te kenaqemi....
    drague,ne Velipoje apo ne Vlore do pijme ?

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    "The main type of incident for which British nationals required consular assistance in Albania in 2007 was for replacing lost or stolen passports."

    e vertet po diku thot se 1 Anglez ishte grabitur dhe vrar...gjithsesi keto ndodhin ne te gjith boten dhe ndoshta me shum Anglez grabiten a vriten ne vende me demokratike se Shqiperia (vetem ne Corfu me mijera turist jan viktima te vjedhjes,nga Shqipet atje ndoshta) por fakti qe te shqeteson esht se thuhet nuk ka siguri dhe stabilitet ne vend ...dhe se duhet te blesh siguracion special per te shkuar aty aq special saqe duhet te perfshij dhe evakuim ajror... gjithsesi une e solla ate fakt vetem si shembull se e verteta e demokracis se Berishes esht krejt ndryshe nga cfar mendojn do kunguj ktu...por natyrisht duket se ne e shikojm realitetin nga kendveshtrime krejt te kundert dhe injoranca e ca njerezve ktu nuk me motivon te sjell fakte dhe te verteta mbi Shqiperin..dhe nuk ka faj Berisha ..,me ket lloj populli qe jeton ne Shqiperi esht gati e pamundur te krijosh 1 shtet normal..Sali a Edi njelloj esht ...

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sec ka qene nje histori qe ne lezhe nje anglez qe ndihmonte nje te ri fshatar i cili e vrau britanikun dhe e hodhi ne pus.
    Imagjinoni sa here ka bere xhiro ne mediat angleze kjo ndodhi.
    Imazhin tone e kemi gatuar vete sna ka njeri faj.

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Sec ka qene nje histori qe ne lezhe nje anglez qe ndihmonte nje te ri fshatar i cili e vrau britanikun dhe e hodhi ne pus.
    Imagjinoni sa here ka bere xhiro ne mediat angleze kjo ndodhi.
    Imazhin tone e kemi gatuar vete sna ka njeri faj.
    Ai djali britanik jetonte nje Shengjin, dhe shoku i tij nga shengjini e vret dhe masakron kufomen dhe e hedh ne pus, dhe del pastaj ne TV dhe deklaron qe gjoja ai britaniku ka ike ne Elbasan. Kur zbulohet kufoma, i shkojne ne shtepi per kontroll ketij nga Shengjini dhe i gjejne karten e telefonit dhe byzylykun qe ia kishte marre britanikut. ME pas tregon se si e kishte masakruar me lopate britanikun ne bashkepunim me nje shokun e tij, dhe i kishin marre byzylykun dhe nje karte telefoni dhe e kishin hedhe ne pus.

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Posttime bajat bejn disa ketu!Po cfare hajdutash thuani ju more, lekt e turisteve jan ato qe shkojn ne xhep te VELLEZERVE TAN;restornate,kafene,dyqane me produkte te ndryshme, hotele etj etj, dhe keto furnizohen me produkte te fshatareve(perime, fruta,mish,etj etj)Kjo eshte ndihma qe cdo shqiptar duhet ti japin vendit te tij, dhe te gjith ata qe shkojn jasht per pushime, une thjeshte do ti quaja;langaraq,mendje prishur dhe mos mirnjohes ndaj kultures dhe vendit te tyre,qe zoti i ka dhen kaq shume mrekulli, dhe rradh gjen nje vned si tonin, ku ne pak klm mund te gjesh gjithcka.ESHTE TURP I MADH KUR DEGJON SE SHQIPTARET SGHKOJN PER PUSHIME JASHT.Nderroni mendje ore dhe nese keni pes lek per te shpenzuar lerini ne vendin tuaj.Kure te huajt te mbushin vendin ton ather ska problem dilni nga te doni, pro sot per sot, te gjith bashk duhet te ndimojm vendin ton, se ne fund te fundit, jan lek qe ngelin per njerzit tan qe banojn ne Shqiperi, jan lek qe ne e kemi per detyre ta bejm , se ato lek mbajn gjall femijet e vllezervz dhe motrave tona, te cilet nuk kan burim tjeter jetese, mendohuni mire para se te merrni nje vendim, per te pushuar jasht.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •