Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 306
  1. #41
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Etnizimi pėrmes multietnicitetit
    Shkruar nga Albin Kurti


    Sunday, 08 January 2006
    Kufijtė pėrbrenda Kosovės janė mė tė fortė se kufijtė e jashtėm tė Kosovės, e tė cilėt me Unionin Serbi-Mal i Zi edhe ashtu konsiderohen vetėm kufij administrativ. Kufijtė e brendshėm janė faktik dhe jolegal, ata tė jashtėm janė legal por jo gjithsesi edhe faktik. Vendkalimet kufitare tė Kosovės nė pjesėn veriore, nė komunat e Zubin Potokut, Zveēanit dhe Albanikut (Leposaviqit), praktikisht nuk janė tė tillė. Shumė mė lehtė kalohet andejpari dhe pakrahasimisht mė vėshtirė nė urėn mbi lumin Ibėr apo p.sh. te postblloku i KFOR-it nė hyrje tė Manastirit tė Deēanit. Entiteti territorial dhe institucional serb nė Kosovė tashmė ekziston. Pėrmes negociatave, qė pėr pėrmbajtje tė tyre kanė decentralizimin dhe eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve, synohet qė tė zgjerohen dhe pėrforcohen kufijtė e kėtij entiteti. Pra, tė pėrmbushet shteti brenda autonomisė.

    Serbėt e Kosovės s'janė problemi. Kosova s'ėshtė problem. Kosova ka njė problem madhor tė jashtėm. Ky problem quhet Serbia. Dhe, Kosova ka njė problem madhor tė brendshėm. Ky problem quhet UNMIK. UNMIK-u e toleron Serbinė nė Kosovė dhe e pamundėson zhvillimin nė Kosovė. Ndėrkohė, ai llomotit pėr multietnicitetin si pėr njė term pafundėsisht tė qartė, ndonėse nuk ka kurrfarė definimesh pėr tė, modelesh qė duhet tė ndiqen dhe as matės tė suksesit. Tipike pėr UNMIK-un. Multietniciteti, nėse me tė nėnkuptojmė bashkėjetesėn e njerėzve tė etnive tė ndryshme, nuk arrihet duke pasur pėr pikėnisje pėrkatėsinė etnike dhe as duke menduar e kategorizuar nė mėnyrė etnike. Tė dyja kėto i bėn UNMIK-u. Nė vitin 1999, Kosova u trajtua si njė situatė e fiseve primitive tė armiqėsuara dhe u etabluan etnitė si kategori mbipolitike dhe mbishoqėrore. Edhe sot e kėsaj dite, UNMIK-u nuk sheh nė Kosovė qytetarė, njerėz, studentė, tė papunė, tė varfėr, pensionistė, arsimtarė, mjekė, invalidė etj. por vetėm shqiptarė, serbė dhe tė tjerė. Kėsisoj, ai bėn edhe njė diskriminim shtesė ndaj pakicave joserbe. Nė vend tė perceptimit tė njerėzve sipas pėrkatėsive tė tyre etnike ėshtė dashur tė fillohet nga universalja, nga ajo qė ėshtė e pėrbashkėt te njerėzit: nevoja pėr mirėqenie, vend pune, sigurim shėndetėsor e social, edukim kualitativ etj. Mirėpo, pėr kėto nevojitet zhvillim. Sepse, nuk mund tė ketė integrim stabil pa zhvillim ekonomik dhe shoqėror. Po qe se njerėzit nė Kosovė do tė kishin vende pune, madje edhe me paga modeste, ata do tė bashkėpunonin dhe komunikonin qė ē'ke me tė. Aktualisht, kėtė e bėjnė mė sė shumti mafiozėt dhe kontrabanduesit. Atje s'ka aq rėndėsi etnia pikėrisht ngaqė ka progres. Ēfarė ka nė sferėn tjetėr tė Kosovės? Ēfarė ngjan nė popull, jashtė politikės dhe biznesit joformal qė nuk paraqesin dy gjėra tė ndryshme? Ka regres tė shpejtė: mbi 60% janė tė papunė, 50.000 tė rinj i bėjnė 18 vjet pėr ēdo vit dhe bėhen tė papunė, 40% janė tė varfėr, edhe 15% tė tjerė jetojnė nė varfėri tė thellė, raporti eksport/import pėr vitin 2004 ishte vetėm 4,38%, pothuajse i gjithė kapitali financiar ndodhet jashtė Kosovės ose brenda Kosovės nė banka tė huaja etj. Nė buzė tė ekzistencės edhe vėllėzėrit dhe shokėt mė tė mirė armiqėsohen ndėrmjet veti e lėre mė tė tjerėt. Integrimin e sjell zhvillimi. Integrimi sendėrtohet nė kuadėr tė strukturave shoqėrore qė mė pas sigurojnė qėndrueshmėrinė e kėtij integrimi, e mirėmbajnė atė. Nė Kosovė s'ka zhvillim, andaj po shpėrbėhen me shpejtėsi marramendėse strukturat sociale pavarėsisht etnisė, ato po dezintegrohen.

    Kryesisht ai qė ka pushtetin tė kategorizon, tė etiketon. Dikur kėtė e bėnte Milosheviqi me dhunė brutale, tash po e bėn UNMIK-u me dhunė sistemike e sistematike shumė mė tė sofistikuar. Aspak e rastėsishme. Kjo u levėrdis atyre. Duke theksuar pėrkatėsinė etnike dhe duke e pėrcaktuar atė si dominante, ėshtė imponuar teza e konfliktit inherent etnik nė Kosovė e cila dualizmin e vėrtetė Kosovė-Serbi e zėvendėson me dualizmin shqiptar-serb. Regjimet e padrejta shfajėsohen dhe imponohen zgjidhje territoriale qė etnitė i shndėrrojnė nė entitete tė ndara. Nė kėtė mėnyrė, ajo qė ėshtė pasojė keqinterpretohet si shkak, dhe maskohet e vėrteta, maskohet fakti se lufėrat ndodhėn pėr shkak tė projekteve tradicionale hegjemoniste dhe ekspanzioniste tė Serbisė, me ē'rast nacionalizmi i serbėve ishte mjet ndėrsa ai i shqiptarėve reaksion. Sikurse pėrgjatė tėrė shekullit XX, edhe sot UNMIK-u po e vazhdon punėn politike nga lart. Thotė se duhet tė krijohet multietniciteti nė Kosovė, ngase kjo nėnkupton se ai nuk ekziston, gjė qė padyshim se nuk ėshtė e vėrtetė. Gjithandej nėpėr Kosovė, shqiptarėt bashkėpunojnė me tė gjithė tė tjerėt. Ka martesa tė shqiptarėve me turq dhe boshnjakė edhe pas luftės. Nėpėr zyrat e pafundme tė strukturave ndėrkombėtare nė Kosovė, punojnė bashkė si staf lokal njerėzit e tė gjitha etnive pa asnjė incident pėr mė shumė se gjashtė vjet e gjysmė. Multietniciteti i UNMIK-ut i cili thirret nė tė drejtat e minoriteteve (duke menduar ekskluzivisht nė minoritetin serb, natyrisht) bėn edhe njė falsifikim tė rrezikshėm. Nė Kosovė, nė fakt, s'ka minoritete. Minoritetet janė veēori e shteteve kombe. Kosova nuk ėshtė shtet e aq mė pak shtet komb. Mund tė flasim pėr minoritetin serb nė Kroaci por jo edhe nė Kosovė. Statusi legal i serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė ėshtė i njejtė: qė tė dyja janė bashkėsi nacionale dhe kjo si rezultat i Rambujesė. As nė aspektin demokratik, s'ka shumicė e pakicė nė Kosovė. Sepse, nė Kosovė s'ka demokraci, s'ka sundim tė shumicės. Pakicėn serbe dikur e keqpėrdorte Milosheviqi. UNMIK-u vepron njėsoj: frikėn nga domino efekti, nga pasojat qė kinse mund t'i shkaktojė shkėputja e Kosovės prej Serbisė nė Ēeēeni, Tibet, Tajvan, Kurdistan, Republikėn Serbe nė Bosnjė etj. racionalizohen me retorikėn pėr konceptin human tė minoriteteve. Brenga e UNMIK-ut pėr minoritete ėshtė farsė. Me vite tė tėra xhipat e UNMIK-ut kalonin fare pranė mjerimit tė kampeve tė romėve pa energji elektrike, sanitet dhe ujėsjellės. Mirėpo, afėr ēdo kampi buzėqeshnin billboard-at e KFOR-it dhe UNMIK-ut me porositė mizantropike pėr paqe dhe tolerancė. Njė billboard kushton 400 euro nė muaj, qė paraqet dyfishin e rrogės mesatare tė atyre njerėzve tė paktė qė kanė pasur fatin tė jenė tė punėsuar. Po tė bėhej fjalė pėr tė drejtat e minoriteteve nuk do tė negociohej sot me Serbinė por me pėrfaqėsuesit e minoriteteve. Nė pyetje ėshtė sovraniteti, jo njerėzit dhe tė drejtat e tyre. E Serbisė sovranitetin mbi Kosovė ia ruan Rezoluta 1244.

    Kosovės i duhet vetėvendosja e jashtme, shkėputja nga Serbia. Mirėpo, Kosovės i duhet edhe vetėvendosja e brendshme, largimi i UNMIK-ut. Jo vetėm pėr t'u bėrė Republikė Demokratike nė vend se monarki siē jemi tash, por edhe pėr t'u zhvilluar, pėr tė kontrolluar resurset tona ekonomike, ndėrmarrjet shoqėrore dhe publike, politikėn fiskale, dhe tė bėjmė plane e projekte pėr vendin tonė, pėr tė ardhmen tonė. S'ka integrim solid pa zhvillim, dhe s'ka zhvillim pa liri pėr t'u zhvilluar.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  2. #42
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Gėzimi nga zvogėlimi i vuajtjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 04 December 2005
    Lirimi i Fatmir Limajt shkaktoi njė gėzim dhe entuziazėm tė madh nė Kosovė. Kjo zbulon dy gjėra tė cilat ose nuk vėrehen, ose heshten. E para, dėnimi i Haradin Balajt u pėrjetua disi si ēmim qė duhej paguar pėr lirimin e Fatmir Limajt - e pamė se si keqardhja pėr tė shprehej vetėm sa pėr mirėsjellje. Po ashtu, kjo do tė thotė se njerėzit paskan pritur qė tė dėnohet edhe Fatmiri dhe andaj u gėzuan shumė kur nuk ngjau ashtu. E dyta, s'pėrmendet fakti se njė pjesėtar i UĒK-sė u shpall fajtor nė Tribunalin e Hagės dhe se u dėnua nga njė Gjykatė Ndėrkombėtare. Tribunali i Hagės pėrveēqė gjykon pėrgjegjėsinė individuale dhe komanduese, ai trajton palėt ndėrluftuese. Kėtė tė fundit e bėn pėr hir tė misionit politik tė Tribunalit - stabilizimit dhe qetėsimit tė rajonit, me ē'rast paanėsia e kėsaj gjykate ndėrtohet pėrmes balansimit: akuzat u adresohen pjesėtarėve dhe udhėheqėsve nga tė gjitha palėt. Pasojat e tėrė kėsaj do tė jenė tė dyfishta. Aso qė do t'i vėrejmė nė tė ardhmen e afėrt nė zhvillimet politike pėr statusin e Kosovės: do tė thuhet se edhe ushtarėt e UĒK-sė kanė bėrė krime dhe - ē'ėshtė mė e keqja - janė urdhėruar pėr tė kryer krime! E, dihet se drejtėsia dhe pastėrtia e luftės sonė ėshtė argument i rėndėsishėm moral yni nė ēdo ballafaqim politik pėr Kosovėn. Dhe pasojat afatgjate: vendimet e Tribunalit janė referencė e paanashkalueshme pėr 'armatėn' e akademikėve nga e gjithė bota, shumėsia e punimeve tė tė cilėve sublimohet nė atė qė quhet shkrim i historisė.

    Si ta shpjegojmė tėrė kėtė gėzim, atėherė? Shumė lehtė, ngase shumė e kuptueshme: populli ynė kėnaqet me pak. Asnjėherė s'kishte mjaft e lėre mė shumė. Tė gjithė janė sjellur keq me tė: tė huajt qė e robėruan dhe e sunduan, por dhe pėrfaqėsues vendas qė veēsa e shfrytėzuan pėr ambiciet vetjake. Ēdo gjėje qė ėshtė mė pak se vuajtje, populli ynė i gėzohet. Tė mirat qė i ka pėrjetuar ai kanė qenė dhe janė vetėm lehtėsime tė dhembjeve e vuajtjeve tė tij. E meqenėse proceset negative pėrherė vazhdonin, kėto tė mira gjithherė kujtoheshin pastaj si ngushėllime tė pėrkohshme. Jo vetėm kaq. Njerėzit qė kanė qenė pėr njė kohė tė gjatė tė shtypur, qė janė fyer e poshtėruar, qė u janė mohuar kultura dhe historia, qė janė privuar nga arsimimi i duhur dhe zhvillimi, qė nuk kanė parė ditė tė mira nė jetė sepse jetesėn e kishin veēse mbijetesė - kėta njerėz, zakonisht thyhen lehtė me njė tė mirė tė vogėl, tė pamjaftueshme. Jeta e rėndė i ka bėrė tė egėr ndaj tė keqes, por tepėr tė butė ndaj njė tė mire tė ēastit. Tė tillė janė shumica e njerėzve tė popullit tonė.

    Njerėzit nė Kosovė u gėzuan pikėrisht pėr shkak se nuk i besojnė Tribunalit tė Hagės, pikėrisht pėr shkak se besojnė qė qėndrimet e kėtij Tribunali nuk janė tė pavarura dhe as tė mbrojtura nga politika. Ata thonin se lirimi i Fatmirit ishte 'ngadhnjim i drejtėsisė ndėrkombėtare' mu pėr shkak se nuk besonin nė drejtėsinė ndėrkombėtare, e aq mė pak qė ajo vinte nga ky Tribunal. Pra, pėrdornin njė shprehje politikisht korrekte dhe nė modė, njė shprehje qė shprehte mirėnjohjen dhe pėruljen e njerėzve tė pėrvuajtuar dhe me ndjenjė tė theksuar inferioriteti. Disa prej tė ekzaltuarve dhe magjepsurve, madje, nuk mund tė besonin. E qartė: kur je mėsuar me humbjet dhe padrejtėsinė, ēdo gjė tjetėr tė ngjan me mrekullinė.

    Populli i Kosovės mashtrohet lehtė sepse ėshtė shumė i mirė dhe aq lehtė beson tė tjerėt. Populli ynė ėshtė aq shumė paqėsor saqė beson se edhe tė tjerėt janė tė tillė: paqėsorė! Ai projekton edhe tek tė tjerėt ndjenjėn e vet paqėsore dhe disi gjithnjė ėshtė i papėrgatitur pėr konflikte, pėr ballafaqime. Kryesisht bashkohet dhe mobilizohet pas tragjedisė e jo para rrezikut. Ēfarė tė bėjmė, atėherė? Si duhet ecur pėrpara? Duhet ta politizojmė popullin. Ta emancipojmė atė politikisht. Ta organizojmė aktivisht. Populli duhet tė bėhet lėvizje. Lėvizja duhet tė bėhet populli. Liria nė Kosovė ėshtė liri politike, sepse pushteti i padrejtė na e ka imponuar lirinė nga politika: merruni ju me gjėra tė tjera, kėto tė mėdhatė na i lini neve, na thonė ata!

    Sikurse Ramush Haradinajt, edhe Fatmir Limajt, bashkėluftėtarėt i mbahen nė burg. Sikurse Ramush Haradinajt, edhe Fatmir Limajt do t'i propozohet qė tė mbėshtesė projektet politike zyrtare qė s'janė tonat. Madje kėtij do t'i sugjerohet qė ta pėrforcojė konsensusin e krijuar pėr negociata. Konsensuset edhe ashtu bėhen pėr tė mos e ndryshuar gjendjen. Pėr Fatmir Limajn, jo pa tė drejtė, shpesh ėshtė thėnė se nė Hagė ishte i burgosur politik. Fatmir Limaj u lirua? Nuk jam i sigurt. Nė konsensus ai do tė bėhet politikisht i burgosur.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  3. #43
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Institucionalizimi kolonialist i shtypjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 25 September 2005

    Administratorėt e UNMIK-ut dhe politikanėt e Kosovės evitojnė bisedat pėr afatet sikurse qė Viktorianėt evitonin bisedat pėr seksin. Tė parėt qenien e tyre kėtu e kanė tė pėrkohshme por pa afat, tė dytėt i kanė tė pėrhershme premtimet, tė cilave qė moti u ka skaduar afati. Tė parėt janė arroganca imperiale, tė dytėt janė pėrsėritja qė bėhet zhurmė. Ngjashmėria me situatat koloniale veēsa fillon kėtu. Ajo zgjatet pėr t'u totalizuar, thellohet pėr t'u bėrė absolute. Objektiviteti i vrazhdė dhe drastik i pabarazisė e trand edhe atė limontinė agnostike. Nuk ka barazi sipas meritės, as barazi nė bazė tė nevojave, e as shansa tė barabarta. Raporti i tė ardhurave nė mes tė nėpunėsve tė administratės kolonialiste dhe vendase ėshtė pėrherė numėr dyshifrorė. Sa merr pjesėtari i TMK-sė apo i SHPK-sė pėr njė muaj, aq marrin polici ndėrkombėtar dhe ushtari i KFOR-it vetėm pėr njė ditė! Privilegjet strukturohen. Vlera e aftėsisė ka pėr referencė preferencėn e regjimit. Vendasit qė e dijnė gjuhėn zyrtare tė administratės kolonialiste tė UNMIK-ut janė tė privilegjuar. Ata ēdoherė e ēdokund kanė pėrparėsi, sikurse sudanezi qė dinte anglisht, marokani frėngjisht, kamerunasi gjermanisht apo mozambikasi portugalisht. Mirėpo, ata megjithatė mbesin vendas, mbesin jondėrkombėtarė, dhe, nė fund tė fundit, shikohen si mostra tė rastėsishme tė fiseve partikulare tė gjetura nė terra nullius, e qė dallohen etnikisht ndėrmjet vete. Qendra e vendosjes sė administratave kolonialiste, sipas rregullit, gjithmonė ndodhej jashtė vendit qė e qeverisnin ato. Administrata kolonialiste angleze nė Indi e kishte qendrėn nė Londėr, ajo franceze nė Algjeri e kishte nė Paris, ajo italiane nė Etiopi e kishte nė Romė, ajo belge nė Kongo e kishte nė Bruksel etj. Edhe UNMIK-u e ka qendrėn jashtė Kosovės: nė Nju-Jork, ose edhe Bruksel e gjetiu, por realisht shumė pak nė Prishtinė. Misioni ėshtė i ngurtė. Liria brenda tij ka tė bėjė me mėnyrėn, jo me synimet. Brenda kėsaj mėnyre hyn bashkėpunimi me vendasit, sepse hyjnė vendasit qė nevojiten tė bashkėpunojnė, pėr t'u sunduar populli dhe territori qė ai popullon. Pėr kėtė arsye, njė grusht njerėzish qė kontrollohen nga UNMIK-u, nė emėr tė pėrfaqėsimit, janė shpallur legjitim dhe kredibėl. Ata na pėrfaqėsojnė pikėrisht sepse nuk na pėrfaqėsojnė; pikėrisht pėr shkak se nuk janė sikur ne, por u ngjajnė administratorėve tė lartė tė UNMIK-ut: me xhipa dhe truproja, me sekretaresha dhe eskortė, me rroba tė shtrenjta dhe syze dielli, me manire tė duhura prej njerėzve qė dėrdėllisin kotėsira. Ata shėrbehen tė parėt nėpėr restorante; parkojnė kudo veturat e tyre tė blinduara; nuk ndalen nė semaforin e kuq; kudo terrorizojnė qytetarėt me boritė shurdhuese qė sinjalizojnė arritjen e tyre. Ata jo vetėm qė janė pa masė tė privilegjuar, por privilegji i tyre ėshtė normuar dhe legalizuar. Ata hiqen mė tė vlefshėm sesa tė tjerėt, sesa tė zakonshmit. Tė gjithė e kemi parė sesi deputetėt e Kuvendit dhe ministrat e Qeverisė sė Kosovės sillen si tė tillė aty ku s'duhet: nė sferėn publike, para qytetarėve, para popullit. Dhe, tė gjithė e kemi parė sjelljen e tyre prej pulave tė lagura e tė drojtura para zytarėve ndėrkombėtarė nėpėr institucionet e sistemit, pra mu atje ku do duhej tė jenė deputetė e ministra, pėrfaqėsues dhe mbrojtės tė interesave tė popullit.

    E gjithė kjo ėshtė e pandashme nga baza e institucioneve, e cila e pėrcakton funksionimin e tyre. Sovraniteti ėshtė normė strukturuese. Njėsoj edhe mungesa e tij. E IPVQ-tė nuk janė as sovrane, pėrveēse jodemokratike. Ato korrupsionin e kanė dyfish tė pashmangshėm: si nevojė tė UNMIK-ut pėr ta ndėrtuar shantazhin politik, dhe si pasojė tė themeleve tė mbrapshta dhe kėrkesave edhe mė tė mbrapshta qė i kanė para vetes. Hierarkia ėshtė masa e shkallės sė korruptimit brenda IPVQ-ve. Sa mė lartė, aq mė keq. Dhe, atje mė sė larti, kundėrmon mė sė shumti. IPVQ-tė problematizojnė me renditje tė gabuar, meqenėse kėsisoj maskojnė mungesėn e lirisė, mungesėn e pėrputhjes sė qenies sė tyre me vullnetin e popullit. Jo vetėm kaq. IPVQ-tė janė instrument i asimilimit politik tė kėtij vullneti dhe njėlloj mesoligarkie. Ato e kryejnė punėn e ndyrė pėr UNMIK-un: filtrojnė njerėzit pėr nga pėrshtatja e tyre me sistemin. Edhe njė shkak mė shumė, i cili ka bėrė qė tani pas gjashtė vjetėve tė mbetet vetėm njė lloj kundėrshtimi qė ka kuptim dhe efekt. Kundėrshtimi kategorik, absolut dhe radikal. Pėr mė tepėr, po qe se nuk e kundėrshton aktivisht, pėrkundėr qė nuk pajtohesh me sistemin, do ta mirėmbash atė pasivisht.

    Administratorėt e UNMIK-ut dhe udhėheqėsit e institucioneve tė sajuara nga ai, nuk e pėrfaqėsojnė popullin. Ata pėrfaqėsojnė shtypjen e popullit. UNMIK-u ėshtė model i dominimit. Ai ėshtė i sofistikuar pėr hir tė vetes sė tij, jetėgjatėsisė sė tij. Disa arrestohen nga policia e tij dhe dėnohen nga gjykatat e tij, jo vetėm qė tė goditen forcat dhe lėvizjet pėrparimtare, por edhe qė populli tė besojė se vetė ėshtė i lirė dhe nė kėtė mėnyrė ai tė mos pėrpiqet tė ēlirohet. Pra, disa futen nė burg, qė tė tjerėt tė mendojnė se nuk janė. Ndėrkaq, disa tė tjerė mbikėqyren dhe konsiderohen problematik duke shmangur vėmendjen nga e vėrteta: se sistemi ėshtė problemi. Nė po tė njėjtėn anė, IPVQ-tė janė infrastruktura e nėnshtrimit, janė zgjidhje teknologjike e menaxhimit tė UNMIKut. Ato kanė institucionalizuar kushtet e padrejta - rrethanėn qė ėshtė bėrė vetė pamundėsia. UNMIK-u tė avanson nėse je rentabėl pėr politikėn e tij. IPVQ-tė janė tė tilla. IPVQ-tė kanė pėr detyrė tė na bindin se si ne nuk mundemi vetė, dhe tė na i pėrkujtojnė tė mirat e UNMIK-ut. Qėllimi sublim ėshtė qė vetė populli t'i zgjedh njerėzit qė do t'u pėlqejnė administratorėve ndėrkombėtarė. Pra, tė pėrfaqėsohemi kundrejt UNMIK-ut me njerėz qė, nė fakt, do tė pėrfaqėsojnė UNMIK-un kundrejt neve. Pėr ēdo ditė dėgjojmė politikanėt e Kosovės duke thėnė se standardet pėr Kosovėn janė pėr tė mirėn tonė. Kjo s'do tė thotė aspak se koncepti i standardeve nuk ėshtė imponuar, e as se ėshtė keqkuptuar. Kjo do tė thotė se ai ėshtė internalizuar. Madje, gjithnjė e mė shpesh, UNMIK-u nuk na pėrzihet, thonė ata. Njėsoj, kjo s'ėshtė dėshmi e vetėqeverisjes, por e faktit se UNMIK-u as qė ka nevojė tė pėrzihet mė. Edhe perceptimi i tyre disi pėrherė del i pėrmbysur, sikurse ai para njė pasqyre konkave: p.sh. politikanėt e Kosovės thonė se si serbėt e Kosovės duhet ta kuptojnė e pranojnė realitetin, ndėrkohė qė, nė fakt, janė ata vetė qė duhet ta bėjnė kėtė. Ngase, ne s'jemi shtet; Unioni i Serbisė dhe Malit tė Zi ėshtė i tillė. Largimi i kėsaj pasqyre pėr disa prej tyre do tė thotė tė pushojnė sė gėnjyeri tė tjerėt, dhe pėr disa tė tjerė tė pushojnė sė besuari gėnjeshtrat e vetes. Ama IPVQ-tė gjithsesi janė brenda kėsaj pasqyre, tė kurthuara pėrjetėsisht nė tė.

    Fundja, edhe tė mirat qė t'i bėn sunduesi i padrejtė dhe arbitrar siē ėshtė UNMIK-u, kanė pėr qėllim zgjatjen e sundimit tė tij. Ato 'tė mira' aspirojnė amortizimin e energjisė popullore qė ngjizet nga pakėnaqėsia, ndėrsa pėrtej institucioneve tė politikės, ato kanė distribuim klasor: krijojnė dhe mirėmbajnė njė shtresė njerėzish nga vendasit qė qarkullon nėpėr koktele dhe party, nėpėr seminare e konferenca. Pėrderisa IPVQ-tė janė tamponi institucional, kjo shtresė ėshtė tamponi shoqėror ndėrmjet regjimit dhe pushtetit. Ata janė tė punėsuar nėpėr zyra, kanė fundjavė tė zgjatur, e cila fillon tė premten nė mėngjes dhe mbaron tė hėnėn nė mbrėmje. Dubrovniku dhe Selaniku janė destinimet e preferuara. Kėta pasurohen, duken mė tė shėndetshėm por edhe mė bukur disi. Janė edhe pėrcaktues dhe tregues estetik. Me kohė, ata konsolidohen dhe homogjenizohen nė njė klasė shoqėrore e cila i bashkėlidhet pushtetit. Ajo nuk identifikohet me brutalitetin e regjimit, por me efikasitetin dhe funksionalitetin e tij. Ata mentalisht e kompenzojnė pafuqinė e tyre, me vitalitetin e sistemit represiv. Spiunazhi tashmė nuk ėshtė sekret dhe as 'i ultė'. Ai kryhet nėpėr restorane luksoze, ku pėr njė darkė ekzotike nė tė cilėn gjellėrat i pėrngjajnė veprave tė Kandinsky-it, vendasit nga kjo shtresė u japin informata (ashtu si pa tė keq) miqve tanė nga UNMIK-u. Pėrderisa respekti i popullit ndaj zyrtarėve dhe administratorėve tė UNMIK-ut pothuajse ėshtė tretur fare, ai i kėsaj shtrese ėshtė shndėrruar nė admirimin pervers qė kanė tė kolonizuarit pėr kolonizatorin. Realiteti politik pėr ta, ėshtė ai i zyrave diplomatike, i politikanėve tė huaj e hijerėndė, i demokracive dhe zhvillimit tė pandalur nė vendet e tyre, si dhe i ushtrive tė tyre tė fuqishme e krenare, qė dėshmohen nė intervenimet 'humanitare' ose 'ēlirimet' e popujve nga diktaturat. Tė llogarisėsh nė ta, do tė thotė tė lejosh tė jesh nėn mėshirėn e tyre. Mėshira e tyre ėshtė tėrėsisht e integruar nė skizofreninė (e qėllimshme) tė llojit Dr.Jekyll dhe Mr.Hyde.

    Drejtėsia, barazia dhe liria nuk janė interes i yni rreth sė cilit kalkulohet, por janė vlera fundamentale shoqėrore, dhe si tė tilla, tė paēmueshme. Pėrpjekjet pėr to ushqehen nga vuajtjet prej mungesės sė tyre. Nėse regjimi shtypės e posedon trupin tonė, fiziken dhe materialen, ai s'duhet assesi ta posedojė shpirtin e mendjen tonė. Ndryshimi i gjendjes drejt lirisė e mirėqenies fillon kur nis tė refuzosh tė pėrshtatesh dhe tė mashtrohesh. Se mentaliteti brenda IPVQ-ve ėshtė disfatist, e dėshmojnė tė vetėdijėsuarit brenda tij. Edhe nė rastin mė tė mirė, ata janė nė gjendje tė refuzojnė vetėm duke u tėrhequr, por jo edhe duke u ballafaquar. E pikėrisht ballafaqimi ėshtė fillimi i zgjidhjes, ėshtė rruga e lirisė kah realizimi i saj.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  4. #44
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Intervenimi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 04 March 2006


    Nė tri ditėt e para tė intervenimit tė NATO-s kishte gėzim e shpresa, por mandej kishte shumė mė tepėr terror, frikė e panik. Posaēėrisht nėpėr qytetet e Kosovės, mė parė shihej nė televizor njė cak i goditur (ndėrtesė e shkatėrruar) nga bombat e NATO-s, e vetėm pastaj eventualisht shihej edhe nė realitet. Qyteteve, pėrjetimet gjatė bombardimeve tė NATO-s mė shumė u kujtohen si tmerr sesa si vuajtje, dhembje e sakrificė. E tmerri ėshtė tmerr, sepse mbetesh i paprekur fizikisht. Prekja ėshtė vetėm psikologjike.

    Llogaria ndėrkombėtare kishte dalė e gabueshme. Nuk kishte qenė e mjaftueshme qė Milosheviqi tė bombardohej vetėm pėr disa ditė. 78 ditė, 2 milionė shqiptarė mbetėn nėn mėshirėn e forcave tė tij. Ngase, aeroplanėt e NATO-s bombardonin nga lart, madje nga shumė lart, vetėm qė tė mos kapeshin nga radarėt e ushtrisė jugosllave. Nuk kishte trupa tokėsore tė NATO-s pėr tė ndėrhyrė, dhe as plan e pėrgatitje pėr to. Bombardimi i NATO-s ishte edhe eksperimentim nėse mund tė fitohej lufta vetėm nga ajri dhe me zero viktima. Zero viktima nga radhėt e ushtrisė sė NATO-s, natyrisht. Sepse ēmimi qė paguan vendasit, ishte shumė i lartė: masakrat, dhunimet dhe shkatėrrimet mė tė mėdha e mė tė shumta, ndodhėn gjatė asaj kohe tė luftės. Nė emėr tė ndaljes sė masakrave dhe ndaljes sė luftės.

    Megjithėse bombardimi i NATO-s ishte ndėrmarrje e madhe ndėrkombėtare, ajo ishte nė diskrepancė tė hatashme me premisat. Kėsaj, mė sė shumti i kontribuoi pranimi paraprak i integritetit dhe sovranitetit tė Jugosllavisė, tė cilin e bėnė pėrfaqėsuesit shqiptarė nga Kosova nė Konferencėn e Rambujesė. Kjo, pėrfundimisht e ka pamundėsuar intervenimin ushtarak ndėrkombėtar me mandat politik. Prandaj, u tha se ai ishte vetėm intervenim humanitar, me qėllim qė tė parandalohet gjenocidi. Pėr pasojė, tani thonė se nuk kishte gjenocid nė Kosovė sepse asisoj do tė dilte se NATO ka dėshtuar, porse me atė rast edhe Kosovės automatikisht do tė duhej t'i njihej e pranohej vetėvendosja deri nė shkėputje. Rambujeja, me parimet e saj tė panegociueshme qė afirmonin integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė, shėnon defaktorizimin politik dhe ushtarak tė Kosovės. Katėr politikanėt shqiptarė atje kishin pranuar shtetin qė nuk e pranonte as vetė bashkėsia ndėrkombėtare: Jugosllavinė (e Milosheviqit). Ishte e qartė se paskėtaj vendimet pėr Kosovėn do tė merreshin pa Kosovėn. As pas shumė dėmeve e humbjeve, katėr kalorėsit e apokalipsės nuk e tėrhoqėn nėnshkrimin e tyre, ngaqė ishin tė preokupuar vetėm dhe vetėm me shpėtimin e tyre vetjak dhe me njė ēfarėdolloj grimė pushteti, tė cilit tashmė po ia ndjenin aromėn.

    Argumenti pėr karakterin humanitar tė intervenimit ishte veēse racionalizim. Shkaku i njė veprimi nuk ėshtė e njėjta gjė me arsyetimin pėr atė veprim. Bombardimi ngjau vetėm pasiqė Milosheviqi nuk e nėnshkroi dokumentin e Rambujesė. Pėrderisa Milosheviqi pranonte marrėveshjet (Dejtoni, marrėveshja Milosheviq-Hollbruk) ai konsiderohej paqebėrės. Dokumenti i Rambujesė ishte shumė i pafavorshėm pėr Kosovėn. Milosheviqi nuk e pranoi atė sepse nuk e pranonte aneksin ushtarak tė dokumentit, ndėrsa me pjesėn politike ai s'kishte fare problem. Bombardimet i solli dėshtimi i Konferencės, jo suksesi i saj. Bombardimet u ndalėn kur Milosheviqi e pranoi dokumentin e Rambujesė, me 3 qershor 1999, qė mė vonė u pėrfshi edhe nė Rezolutėn 1244. OKB-ja nuk ėshtė pyetur kur ka intervenuar NATO-ja nė Kosovė. Shumė thjeshtė: ajo nuk do te pajtohej. Dhe pikėrisht misioni i saj, UNMIK-u, u vendos si administrim kėtu. Pra, me Milosheviqin gjithsesi ishte bėrė kompromis.

    Populli, fillimin e intervenimit e pat pėrjetuar edhe si fillim tė drejtėsisė morale ndėrkombėtare. Mirėpo, kjo mbeti vetėm kaq, pra pėrfundoi me fillimin. Si pasojė e Rambujesė, me marrėveshjen e Kumanovės dhe Rezolutėn 1244, as nuk u dėnuan shteti dhe regjimi serb, dhe as nuk u shpagua populli i Kosovės pėr humbjet dhe vuajtjet. Serbisė iu vulos sovraniteti mbi Kosovėn, me kusht qė tė mos e ushtronte atė pėrkohėsisht. Sot, kthimin policor dhe ushtarak tė Serbisė nė Kosovė, nuk e pengojnė dokumentet zyrtare dhe legale, ndėrkombėtare e vendore. Pėrkundrazi. E pengon vetėm gatishmėria e popullit tė Kosovės pėr rezistencė dhe kryengritje, i cili ende nuk ėshtė thyer pėr dallim nga politikanėt qė i 'pėrfaqėsojnė' ata nėpėr institucionet e sistemit.

    Ndėrkohė, intervencionizmi vazhdon. Siguria ėshtė militarizuar, parandalimi ėshtė doktrina. Krizė konsiderohet vetėm shpėrthimi i krizės. Mbajtjen nė prag tė shpėrthimit tė krizės, e pėrjetėson pikėrisht menaxhimi militarist i saj. KFOR-i kėrkon tolerancė. Tolerancė edhe pėr jotolerancėn e strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dhe, toleranca kėrkohet nga ne pikėrisht sepse ne jemi tė shtypurit. Kėsisoj, madje disi padashje, e pranojnė se kemi arsye qė tė mos tolerojmė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  5. #45
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Marrėveshja qė s’ėshtė me Kosovėn
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 26 February 2006


    Afat pėr UNMIK-un. Sa mė shpejtė, aq mė mirė. Kėtė duhet ta kėrkojmė dhe pėr kėtė duhet tė angazhohemi. Afati pėr UNMIK-un do tė na mundėsonte tė planifikojmė tė ardhmen. Asgjė nuk e ka bllokuar Kosovėn sikurse kjo pėrkohėsia e paafatizuar e UNMIK-ut. Momenti kur UNMIK-u do tė shkojė prej Kosovės duhet tė pėrputhet me referendumin pėr popullin e Kosovės. Procesi i shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė nuk ka pėrfunduar dhe pikėrisht vetėvendosja ėshtė parimi i drejtė i kėtij procesi.

    Largimi i UNMIK-ut nga Kosova e nėnkupton edhe largimin e KFOR-it. Administrimi civil dhe ushtarak i Kosovės ėshtė i pandashėm. Qė tė dyja janė themeluar dhe funksionojnė nė bazė tė sė njėjtės rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė – Rezolutės 1244. Fundja, nuk mund tė shkojė UNMIK-u nga Kosova dhe t’ia dorėzojė pushtetin politik dhe ekonomik vendasve, ndėrsa vendin ta ruajnė forcat e KFOR-it. KFOR-i ndodhet nė Kosovė sepse UNMIK-u ėshtė kėtu. KFOR-i krijon ‘ambient tė qetė e tė sigurt’ pėr ushtrimin e pushtetit nga ana e UNMIK-ut. Ėshtė naive tė mendosh se ne do ta kontrollojmė Kosovėn e KFOR-i do tė na i krijojė kushtet pėr kėtė. Madje, edhe po tė mund tė bėhej asisoj, njė situatė e tillė as qė do tė ishte nė interesin tonė. Ēdo popull e ēdo vend e ka ushtrinė e vet. Po tė mbahej shteti dhe sovraniteti me ushtri tė huaj, atėherė nė ushtrinė e Francės do tė ishin ushtarėt gjermanė, kurse nė atė tė Gjermanisė ushtarėt francezė. Mirėpo, jo. Kwshtu nuk ngjan, pėrkundėr marrėdhėnieve tė shkėlqyera ndėrmjet Francės dhe Gjermanisė nė vitet e fundit, saqė nisi tė mendohej edhe pėr BE-nė me dy shpejtėsi, njėra - ajo mė e madhja - e integrimit gjermano-francez.

    Se KFOR-i nuk ėshtė garancė e sigurisė nga planet e Serbisė, brutalisht qartė e kemi parė me rastin e spastrimit etnik tė shqiptarėve nga veriu i Kosovės. Vetėm nė natėn ndėrmjet 3 dhe 4 shkurtit tė vitit 2000, nė veriun e Mitrovicės janė vrarė 11 shqiptarė (6 meshkuj e 5 femra). Mė pas, gjatė atij muaji janė dėbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anėtarė. Ploja ngjau nė prani tė forcave tė KFOR-it dhe policisė. Tani nė veri kanė mbetur gjithsej edhe afėr 4.000 banorė shqiptarė. Zyrtarėt serbė nga Kosova e Serbia shumė shpesh deklarojnė se si veriu i Kosovės ėshtė njė vend multietnik. Ja, pra, se ēka mendojnė ata kur flasin pėr multietnicitetin: vendbanime me shumicė dėrrmuese tė popullatės serbe, tė kontrolluara nga strukturat e Serbisė, dhe me shqiptarėt qė ose janė pakicė, ose dėbohen e vriten qė tė bėhen tė tillė!

    Pėr mė tepėr, KFOR-i as qė mendon tė na mbrojė nga Serbia. Premisėn e qenies sė tyre kėtu mė sė miri e shpėrfaq qėndrimi i tyre i shprehur p.sh. nga zėdhėnėsi i KFOR-it, Gary Banister Green mė 14 gusht 2003: “Nuk ka kėrcėnim nga jashtė, kėrcėnimi vjen nga brendia e Kosovės, nga ekstremistėt, terroristėt dhe kriminaliteti i organizuar. Dhe, ne jemi duke ndėrmarrur shumė operacione pėr tė eliminuar njė kėrcėnim tė tillė.” Pėrveēse fare nuk e konsiderojnė Serbinė tė rrezikshme, edhe strukturat militariste tė Serbisė nė Kosovė pėrherė u toleruan prej tyre.

    Nė ngjarjet e marsit tė vitit 2004, u dėshmua se qetėsinė nė Kosovė e mbanim ne qytetarėt me durimin tonė, e jo KFOR-i dhe UNMIK-u me forcat e veta. Paqja vjen nga liria dhe ndjenja e progresit. Dhe paqja e liria ruhen, mbi tė gjitha dhe para sė gjithash, nga ushtria vendase. Vetėm ata qė banojnė e mendojnė tė jetojnė nė Kosovė do tė jenė tė denjė pėr tė qenė ushtarė tė saj. Prezenca e NATO-s nė Kosovė do tė duhej tė jetė e rregulluar me njė marrėveshje ndėrmjet saj dhe Kosovės, e jo sikurse tash KFOR-i nė bazė tė marrėveshjes sė Kumanovės tė datės 9 qershor tė vitit 1999, tė bėrė me ushtrinė famėkeqe jugosllave.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  6. #46
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Monopolizimi me njerėz tė parashikueshėm
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 11 December 2005


    Diplomacia fluturuese e eviton fuqinė e formės: politikanėt nga Prishtina dhe Beogradi nuk takohen drejtpėrsėdrejti. Njėkohėsisht, pėrkundėr mundėsive gjithnjė e mė tė mėdha qė ofron teknologjia pėr komunikim, komunikimin do ta bėjnė pėrmes njė korrieri qė quhet Marti Ahtisar. Kėsisoj, para syve tė publikut ngjan prapaskena. Jo rastėsisht. Shumė zhurmė e reagime kishte atėbotė pas takimin tė mbajtur nė Vjenė me 14 tetor 2005 ndėrmjet Ibrahim Rugovės e Nexhat Dacit me Zoran Zhivkoviqin dhe Nebojsha Ēoviqin. Andaj, s'duan t'ju pėrsėritet ajo.

    Tash, nė vend tė kryesuesve tė partive dhe institucioneve, po takohen ministrat. Kėto takime do tė ishin vetėm uvertyrė e negociatave sikur tė mos bėhej fjalė pėr ministrat e pushtetit lokal dhe tė kulturės. Lutfi Haziri, pėr ēėshtjen e decentralizimit, pėr ēėshtje lokale tė Kosovės, e bėri partner Zoran Lonēarin, pra Serbinė. Njėsoj, Astrit Haraqija pėr ēėshtje tė trashėgimisė kulturore nė Kosovė, e bėri partner Dragan Kojadinoviqin, pra sėrish Serbinė. Pse pikėsisht kėta dy ministra? Shumė thjeshtė: Kosova duhet tė ndahet nė emėr tė decentralizimit, dhe Kosova duhet tė copėtohet nė emėr tė mbrojtjes sė trashėgimisė kulturore serbe, pa qenė ajo serbe fare. Shkėmbimet Haraqija-Kojadinoviq dhe Haziri-Lonēar janė mė tė rėndėsishme sesa kjo 'diplomacia fluturuese', dhe madje mė tė rėndėsishme edhe se vetė negociatat pėr statusin e Kosovės. (Kjo 'e rėndėsishme' do tė thotė 'e dėmshme', natyrisht.)

    Fillimi i negociatave e pamundėson njė pėrfundim tė tyre: pavarėsinė dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Pas fillimit tė negociatave ēėshtje mė nuk ėshtė ajo e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, por e pavarėsisė sė serbėve nga Kosova. Kjo, nėpėrmjet decentralizimit. Dhe, pas nisjes sė negociatave, nuk do tė diskutohet pėr autonominė nė shtet (Kosovėn nė Serbi), por pėr shtetin nė autonomi (serbėt nė Kosovė). Kjo tjetra, nėpėrmjet eksterritorialitetit tė kishave e manastireve.

    Ende pa filluar negociatat, pavarėsinė e bėnė 'pavarėsi e kushtėzuar', ndėrsa sovranitetin e bėnė 'sovranitet i kufizuar'. Sulmi u drejtua pėr zbutjen e qėndrimit tė Prishtinės: Kosova shtet i pavarur e sovran. Dhe kurrsesi as pėr sqarimin e qėndrimit tė Beogradit: mė shumė se autonomi mė pak se pavarėsi pėr Kosovėn. Pėr ata qė shohin dhe duan tė kuptojnė s'ka se si tė jetė mė e qartė se kah shpien procesi aktual zyrtar. Kėtij procesi i nevojiten liderė vendas tė fuqishėm pikėrisht ngase duhet tė shtypen masat popullore, vullneti dhe interesi i tyre. Andaj, synimi kryesor i 'diplomacisė fluturuese' ėshtė monopolizimi i ēėshtjes sė statusit nė katėr-pesė veta nė Prishtinė dhe po aq nė Beograd. Nė fakt, kėta katėr-pesė veta monopolizohen: bėhen tėrėsisht tė kontrollueshėm ngase plotėsisht tė parashikueshėm. Kėsisoj, ēėshtja mė jetike pėr popullin trajtohet nė mėnyrėn qė popullin e bėn spektator.

    Askush s'do t'i pranonte negociatat me Serbinė nė vitin 1999 ose 2000. Ndėrkaq tash politikanėt po shtyhen qė tė hyjnė nėpėr grupe punuese pėr t'ia punuar popullit. Kėto gjashtė vjet ishin vite dinamike pėr shndėrrimin e sundimit tė huaj nė nėnshtrim vendas. Nėnshtrim duke tė thyer dhe nėnshtrim duke tė lodhur. Jo tė gjithė janė thyer e lodhur. Dhe shumė tė tjerėve po ju del e do iu del gjumi.

    Pėr ēdo vit politikanėt e Kosovės na thonė se vitin e ardhshėm Kosova do tė bėhet e pavarur. Ata japin kėso premtimesh ngaqė llogarisin nė harresėn tonė. T'i luftosh kėta politikanė dhe ta luftosh harresėn ėshtė e njėjta gjė. Politikanėt e negociatave pėr shtėpinė e lirinė tonė, tashmė janė shkėputur nga populli edhe nėse kishin qenė ndonjėherė me tė. Ata janė tė huaj pėr popullin. Ashtu edhe duhet tė trajtohen.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  7. #47
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Negociatat kundėr vetėvendosjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 20 November 2005
    Vetėvendosja ėshtė liria kolektive pa tė cilėn s'mund tė ketė liri individuale. Vetėvendosja nuk ėshtė vetėm liria pėr tė zgjedhur pėr fatin tonė por dhe liria pėr t'u zhvilluar. Ndonėse realizimi i saj nuk ėshtė garanci pėr pėrparim, sigurisht se ėshtė parakusht pėr tė. Aktualisht ne jemi tė privuar nga shansi dhe mundėsia pėr pėrparim. Trendet politike, sociale dhe ekonomike janė pėrgjithėsisht negative. Jemi sorollatur pas 'standardeve para statusit', ndėrkohė qė standardi i jetesės sė qytetarit veē sa ka degraduar. Asgjė e ēuditshme: kur s'ke liri, ngadalė por sigurt, mbetesh edhe pa bukė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė qė njerėzit tė kenė vend pune dhe ushqim tė bollshėm sesa tė kenė tė drejtė vote. Aq mė tepėr qė kur voton nė Kosovė mė parė dhe mė tepėr legjitimon sistemin politik sesa qė zgjedh gjė. Kuvendi i Kosovės ėshtė kurthuar nė betejėn e partive politike qė nuk janė kauza por aranzhmane, qė kanė liderė tė fortė sepse janė tė dobėta, qė s'kanė as vizion e as ideologji, dhe qė kryesisht pėrbėhen prej njerėzve, etja pėr privilegje dhe luks e tė cilėve ėshtė neurozė narcistike. Kėta politikanė, deputetė e ministra, thonė se gjithsesi do tė ketė pavarėsi, ngaqė s'kanė kurrfarė strategjie pėr variantet tjera qė po na pėrgatiten e ku kėta kanė hyrė. Njė pjesė e mirė e popullit disi u beson kėtyre, sepse nuk do qė ta besojė poshtėrimin dhe fyerjen qė po i bėhet. Pluralizmi politik pa shtet tėndin nuk u tregua as konstruktiv e as produktiv. Ai veē sa krijoi iluzionin e normalitetit. Zaten, edhe Milosheviqi i lejonte partitė politike.

    Ende s'e kemi as qeverinė qė e meritojmė. Sepse, ende se kemi llojin e qeverisjes qė na takon. Politikanėt e Kosovės nė fakt i pėrgjigjen UNMIK-ut, ndėrsa UNMIK-u i pėrgjigjet New York-ut. Edhe serbėt e Kosovės janė nė pozitė tė palakmueshme: liderėt e tyre i pėrgjigjen Beogradit. UNMIK-u s'ėshtė demokratik nė vetvete: ėshtė piramidė autoritare politike ku urdhrat vijnė nga lart poshtė dhe pa kurrfarė demokracie tė brendshme nė vendimmarrje. UNMIK-u s'ėshtė demokratik nė Kosovė: ēdo gjė vendore i ėshtė subordinuar UNMIK-ut, dhe ky subordinim ėshtė kodifikuar dhe normuar me Rezolutėn 1244 dhe Kornizėn Kushtetuese. Nė emėr tė ndėrtimit tė demokracisė sundohemi nė mėnyrė jodemokratike. Dhe, evitohet fakti se pikėrisht vetėvendosja ėshtė akti inaugurues dhe themeltar i demokracisė. I ēfarėdo demokracie. I secilit lloj tė saj. Nė anėn tjetėr, vetėvendosja i afirmon qytetarėt si burim sovraniteti. Edhe kjo nė Kosovė mungon. Paralelisht, vetėvendosja ėshtė parimi i procesit tė papėrfunduar tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė, parim ky qė padrejtėsisht iu mohua Kosovės. Pa vetėvendosje pėr Kosovėn, s'mund tė shpallet i dėshtuar projekti i Milosheviqit dhe s'mund tė fillojė procesi i denazifikimit dhe i demokratizimit tė vėrtetė tė Serbisė. Realizimi i vetėvendosjes ėshtė minimumi i kompensimit moral pėr padrejtėsinė shekullore dhe humbjet e dėmet qė na janė shkaktuar.

    Rrjedhimisht, vetėvendosja pėr Kosovėn duhet tė jetė e dyfishtė: vetėvendosje e jashtme nė raport me Unionin SMZ, dhe vetėvendosje e brendshme nė raport me UNMIK-un.

    Kosova, tash pėr tash, s'ėshtė e mundur tė jetė e pėrfaqėsuar. Fundja, edhe mė e rėndėsishme ėshtė: nė ēka e pėr ēka ėshtė pėrfaqėsimi? I gjithė investimi aktual ėshtė qė tė jemi sa mė tė pėrfaqėsuar NĖ negociata me Serbinė. I gjithė investimi aktual ėshtė qė tė jemi sa mė tė pėrfaqėsuar PĖR kompromis. Politikanėt e Kosovės thonė se s'do tė ketė negociata me Serbinė por me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe se ato nuk do tė jenė pėr statusin e Kosovės. Flasin pėr kėto dy gjėra, andaj gėnjejnė vetėm dyfish.

    Negociatat janė negociata me Serbinė pėr Kosovėn. Ato janė koncept dhe projekt politik nė kundėrshtim tė plotė me vetėvendosjen e popullit tė Kosovės. Procesi negociues qė po pėrgatitet ėshtė shpėrfillje e vullnetit tė popullit, ėshtė pėrbuzje dhe denigrim i tij.

    Negociatat kanė kuptim vetėm kur zhvillohen ndėrmjet palėve tė barabarta. Kosova nuk ėshtė shtet sikur Serbia, dhe nuk ka qeveri reale sikur Serbia, por ka njė qeveri fiktive. Qeveria e Kosovės ėshtė e privuar nga pėrmbajtja e vėrtetė nė mėnyrė tė dyfishtė: nuk i ka ministritė esenciale (tė mbrojtjes, punėve tė brendshme dhe tė jashtme, drejtėsisė, informatave) dhe secila ministri ekzistuese s'ka kompetenca tė plota (p.sh. Et'hem Ēeku, ministri i energjetikės, nuk e kontrollon aspak as KEK-un dhe as Trepēėn, tė cilat janė ndėrmarrje shoqėrore e publike nė duart e AKM-sė). Nuk mund tė negociojė Kosova me Serbinė sepse s'janė zhbėrė strukturat e Serbisė nė Kosovė. Kosova, pra, pėrveēse me UNMIK-un mbi kokė e ka edhe Serbinė nė qafė. Kėto negociata ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nuk po parashihen edhe pėr Kosovėn edhe pėr Serbinė, por vetėm pėr Kosovėn. Me Serbinė u dashka tė negociojmė pėr vendin tonė, shtėpinė tonė, lirinė tonė! Kosovės realisht nuk i mungon statusi, por popullit tė saj i mungon liria. E i burgosuri nuk negocion. Negociatat gjithsesi shpiejnė nė kompromis sepse e nėnkuptojnė gatishmėrinė pėr tė.

    Serbia jo vetėm qė s'u pendua pėr krimet qė kreu por kurrfarė drejtėsie pėr viktimat nuk u zbatua. Pėr mė tepėr, Serbia do qė sėrish ta rimarrė Kosovėn, mirėpo duke e copėtuar atė paraprakisht nėpėrmjet decentralizimit. Serbia, madje nė rastin mė tė mirė, po na e ofron atė qė na e pat marrė: autonominė! E vetmja Serbi me tė cilėn mund tė negociohet ėshtė ajo e cila e pranon vetėvendosjen pėr Kosovėn. Me Serbinė sigurisht se kemi shumėēka tė negociojmė, por vetėm atėherė kur tė jemi tė lirė dhe tė bėhemi tė barabartė. Vetėm vetėvendosja siguron kushtet pėr marrėdhėnie tė mira ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė. Tetėdhjetė pėr qind tė tė burgosurve politikė nė ish-Jugosllavi nė vitet e '80-ta ishin shqiptarė, sepse populli shqiptar kishte mė sė paku liri nga tė gjithė popujt e tjerė nė Jugosllavi dhe, sepse Kosova nuk ishte republikė sikurse njėsitė e tjera qė mė pas u bėnė shtete. Pėrkundėr kėsaj, marrėdhėniet shqiptaroserbe arritėn kulmin e vet pozitiv pas autonomisė sė brishtė tė vitit 1974, ngase atėherė Kosova ishte mė sė largu nga kontrolli i Beogradit. Dhe, marrėdhėniet shėnuan degradimin mė tė madh gjatė kohės sė Milosheviqit, kur Kosova jo vetėm qė ishte tėrėsisht nėn sundimin e forcave tė tij, por edhe terrorizohej prej tyre. Marrėdhėniet mė tė mira, e tė papara deri mė tash, do tė jenė pikėrisht kur tė realizohet vetėvendosja e jashtme. Marrėdhėniet shqiptaro-serbe nė Kosovė maten me distancėn e Kosovės prej Beogradit. Lėvizja VETĖVENDOSJE! Fillimisht ka pėr synim qė totalizimin e regjimit tė UNMIK-ut ta zėvendėsojė me polarizim. Po ndėrtohet njė ndarje e re, jo nėpėr parti politike, por nė regjim tė padrejtė nė njėrėn anė dhe nė popull qė kėrkon tė drejta e drejtėsi, liri e barazi, nė anėn tjetėr. Kjo ndarje e re ėshtė e domosdoshme pėr dialektikė tė vėrtetė, pėr problematizim tė duhur ngase fundamental. Edhe neve, sikurse ēdo populli, na duhen toka dhe buka. E pėr kėto, na duhet vetėvendosja, na duhet realizimi i vetes.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #48
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Pėr lirinė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 01 June 2005


    ”Merr guximin tė bėhesh i menēur dhe nisu.”
    - Emin M. Musliu,
    dėshmor i UĒK-sė



    Demokracia nė Kosovė fillon e mbaron me ditėn e zgjedhjeve. Ajo ėshtė si njė fėmijė qė lindet i vdekur.

    Demokracia lind nė ato kuti votimi, por ato kuti votimi njėkohėsisht janė varri i saj. Vetėm nė dukje tė parė. Nė tė vėrtetė, nė njė sistem politik e institucional sikur yni, qė mohon vullnetin e popullit dhe nuk ia mbron atij interesat, kur voton ke legjitimuar; kur s'voton ke zgjedhur. Sepse nuk je nėnshtruar, sepse nuk je pėrshtatur. Nė kėso zgjedhjesh nuk ke zgjedhur. Zgjedhjet e kėtilla janė mburojė pėr UNMIK-un dhe iluzion pėr qytetarėt, ndėrsa pėr politikanėt vendas janė tendere pėr privatizimin e institucioneve.

    Administrimi ndėrkombėtar qė nuk ia njeh tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe ia mohon atė popullit nė territorin qė e qeveris, paraqet administrim kolonial. Qeverisja e tillė ėshtė represive. Institucionet vendase, mbi kėtė bazė dhe nė kėtė kuadėr, janė zgjatje e sundimit shtypės dhe dominimit tė tij.

    Njohja e vullnetit tė popullit - e drejta e vetėvendosjes - ėshtė akt themeltar dhe inaugurues demokratik dhe kushti i demokracisė. Nė demokraci janė tė mbrujtura vullneti (i shumicės) dhe Tjetri.

    Neve na nevojitet vetėvendosje e jashtme nė raport me Serbinė dhe vetėvendosje e brendshme nė raport me UNMIK-un. Sepse Serbia nominalisht e ka sovranitetin mbi Kosovėn; sepse mungesa e lirisė dhe demokracisė nė Kosovė janė strukturuar dhe institucionalizuar.

    Liria nė Kosovė ėshtė ēėshtje, sepse nuk e kemi, sepse mungon. Gjendja nė Kosovė nuk ėshtė zgjedhje jona, por ėshtė rezultat i pamundėsisė pėr tė zgjedhur. Njeriu mbase mund tė jetė i pasigurt se nė ēfarė mase zgjedhja e tij ishte njėmend e tija, por kėtu nė Kosovė ne jemi tė sigurt se nuk po zgjedhim pėr jetesėn tonė dhe tė ardhmen tonė. Zgjedhja i paraprin vendimit. Meqenėse ne nuk zgjedhim, s'jemi gjė tjetėr pėrveēse objekt tė vendimeve tė pushtetit tė huaj.

    Vetėvendosja paraqet vendimin tonė pėr vendin tonė dhe fatin e vetes sonė. Liria kolektive konsiston nė tė drejtėn pėr vetėvendosje. E drejta pėr vetėvendosje ėshtė emri i lirisė kolektive, i lirisė pėr tė gjithė. Neve na duhet kjo patjetėr. Qė tė kemi shtetin tonė tė pavarur dhe sovran. Qė tė kemi shoqėri nė tė cilėn barazia dhe drejtėsia janė vlera themelore. Pėr ta fituar tė drejtėn pėr vetėvendosje, duhet tė fillojmė tė vendosim vetė; duhet tė fillojmė tė sjellim vendime. Mu pėr shkak se nuk ekziston asnjė e drejtė, e cila ėshtė mė e politizuar sesa e drejta pėr vetėvendosje, ne duhet tė angazhohemi maksimalisht pėr tė. Politikisht dhe jopolitikisht.

    Ne s'jemi fajtorė pėr mungesėn e lirisė nė tė kaluarėn, por jemi e do tė jemi pėrgjegjės pėr vazhdimėsinė e mungesės sė saj nė tė ardhmen. Jemi pėrgjegjės edhe pėr ata qė ende s'kanė lindur. Ne po i sakrifikojmė ata duke mos sakrifikuar vetė; ne po i rrezikojmė ata nesėr duke mos rrezikuar vetė sot.

    Ēėshtja e lirisė nuk mund tė shtyhet, nuk mund tė vonohet. Vetė qenia njerėzore ka tė bėjė me lirinė qė ne s'e kemi. Durimi ėshtė degradues. S'ka nevojė tė krijohen njerėz tė rinj. Njerėzit e kanė lirinė nevojė tė tyre. Liria s'vjen nga jashtė; liria s'instalohet. Ajo ėshtė nė njerėzit dhe mes tyre.

    Mund tė jenė tė diskutueshme pėrkufizimet pėr lirinė dhe demokracinė, por mungesa e tyre nė Kosovė ėshtė e padiskutueshme. Deri kur do tė na mungojnė ato? Deri sa tė mungojmė ne. Nuk na ka braktisur neve liria. Ne duhet tė pushojmė sė braktisuri atė.

    Liria na ka munguar ngaherė. Duhet tė jemi tė gatshėm pėr tė renė. Ēka? Pėr atė qė do tė vie ngase duhet ta sjellim. Rruga e lirisė ėshtė rrugė drejt lirisė. Si? Pėrpara radikalisht. Dhe, radikalisht pėrpara. Pse? Liria dhe barazia pėr tė gjithė janė fitorja.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  9. #49
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Platforma sekrete e pėrshtatjes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 29 January 2006


    Dy deputetė tė Kuvendit tė Kosovės na e dėrguan tekstin e Platformės pėr pushtetin lokal nė Kosovė, e qė paraqet platformėn e ekipit negociator tė Kosovės. Pra, njerėzit nga Kuvendi i Kosovės nuk janė aq tė pashpresė me kusht qė ta tradhėtojnė sistemin. Nė mbititull tė kėtij dokumenti figuron togfjalėshi hollivudian ‘sekret zyrtar’. Tri javė mė parė, Serbia e pat bėrė publike pjesėn kryesore tė platformės sė saj. Ajo hapur angazhohet pėr atė ēfarė edhe deklaron. Ndėrkaq, negociatorėt kosovarė e mbajnė fshehur platformėn e tyre meqė njėmend kanė shumė arsye qė ta mbajnė sekrete pėrmbajtjen skandaloze tė saj. Pa kurrfarė rezistence kėta politikanė negociator pranuan qė tė shkojnė nė Vjenė dhe atje tė diskutojnė me Serbinė pėr decentralizimin e Kosovės. Tash ata pėrpiluan tekstin pėr decentralizimin e Kosovės i cili do t’i paraqitet Serbisė si ofertė!

    Pėrgjatė tėrė kėtij teksti flitet pėr ‘pakicat’. Sė pari, nuk mund tė flitet pėr pakica nė kuptimin legal e juridik – qė nga Konferenca e Rambujesė e kėndej nė Kosovė ka vetėm bashkėsi nacionale, jo shumicė dhe minoritete; nuk mund tė flitet pėr shumicė e pakicė as nė kuptimin demokratik – Kosova sundohet nga pakica e njerėzve administratorė tė regjimit antidemokratik tė UNMIK-ut; mund tė flitet pėr pakica vetėm nė kuptimin demografik, madje edhe kjo me pak saktėsi ngase qė nga viti 1981 nuk ka regjistrim tė popullatės nė Kosovė, ndonėse mė shumė se gjysma e tyre kanė lindur pas kėtij viti. Dhe sė dyti, pėrderisa Kosova nuk ka sovranitet tė vetin, vendosja e pakicave nė tė njėjtin grup dhe pėrkundruall shqiptarėve tė Kosovės, ėshtė shumė e gabueshme dhe e dėmshme politikisht – dihet se pėrveē udhėheqėsve serbė tė Kosovės tė cilėt nė fakt pėrfaqėsojnė Beogradin, pėrfaqėsuesit e turqve, ashkalinjve, egjiptasve, romėve dhe boshnjakėve hapur janė pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

    Serbia, si pėrherė, e konsideron dhe e trajton Kosovėn ekskluzivisht si territor, gjė qė ka pėr pasojė militarizimin e serbėve tė Kosovės. Kėtė pikėvėshtrim ndaj Kosovės tė reduktuar nė territorin e saj, e bėn edhe ky dokument, i cili nė kapitullin e tij tė dytė flet pėr Organizimin Territorial Komunal. Pėrputhja parimore e kėtij dokumenti me Platformėn e ekipit negociator tė Unionit Serbi-Mal i Zi ėshtė e hatashme. Ajo vijon edhe nėpėr detale. Ja dy fjali si dy shembuj: ‘Do tė krijohet njė numėr shtesė edhe i komunave shumetnike me njė shumicė lokale tė komuniteteve pakicė.’, dhe nė kapitullin e katėrt, aty kur flitet pėr miratimin e njė mori ligjesh thuhet se kėto ‘do tė miratohen vetėm duke pėrfshirė shumicėn e Anėtarėve tė Kuvendit nga komunitetet pakicė.’ Krejtėsisht njėsoj, siē parashihet nė Platformėn serbe, ėshtė i konceptuar edhe pėrfaqėsimi: ai ėshtė tėrėsisht i bazuar etnikisht. Mu ashtu siē po kėrkon Serbia, komunat e reja do tė jenė fuqiplote. Pėrveē kompetencave nė arsim, shėndetėsi, shėrbime sociale dhe publike, polici dhe drejtėsi, ato do tė mund tė bėjnė edhe lėshimin e lejeve pėr ndėrtim dhe zhvillimin e tokės, riemėrimin e rrugicave, rrugėve dhe vendeve tjera publike, si dhe do tė kenė autonominė buxhetore.

    Prej fillimit tė misionit tė tij UNMIK-u nė Kosovė nė vazhdimėsi ka diskriminuar pakicat joserbe. Kėtė e vazhdon edhe ky dokument sekret, nė tė cilin mėnyra e shkrimit ėshtė mjaft dinake. Nė emėr tė pėrfshirjes, bėhet veēimi dhe theksimi. Ja, sėrish, dy fjali si dy shembuj pėr kėtė: ‘Organizimi i ardhshėm territorial i Kosovės, vėmendje tė veēantė do t’i kushtojė interesave tė veēanta tė komuniteteve pakicė duke pėrfshirė komunitetin serb...’, dhe tjetra: ‘Komunat urbane (qytete), duke pėrfshirė edhe Mitrovicėn mund tė organizohen edhe nė njėsi nėn-komunale.’

    Kėtij dokumenti nuk i mungon as bizariteti qė sajohet me broēkulla prej fjalive tė tipit -‘Reforma e pushtetit lokal, pos tjerash, do tė ndihmojė procesin e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian’. Decentralizimi qė e ēintegron pėrfundimisht Kosovėn edhe ashtu aspak tė integruar, po e ndihmoka integrimin e saj nė BE! Nuk bėhet kurrfarė integrimi me zgjidhje administrative dhe burokratike, e me lėshim pe para apetiteve tė Serbisė, por me zhvillim ekonomik e shoqėror, me perspektivė pėr progres. E kėto qė tė gjitha mungojnė nė Kosovė. Ngase mungon liria e popullit, vetėvendosja e tij; mungon sistemi politik e institucional qė mbron interesat e popullit dhe respekton vullnetin e tij.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #50
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Qė tė mos pėrsėritemi
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 18 December 2005


    Teza dominuese politike nė vitet e'90-ta nė Kosovė, ishte se ndėrkombėtarizimi i ēėshtjes sė Kosovės e sjell zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Ēėshtja e Kosovės njėmend u ndėrkombėtarizua, por problemi nuk u zgjidh. Ndėrkombėtarizimi ishte maksimal. Kosova, njė vend i vogėl nė Evropė, fitoi adresė planetare: Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kėshilli i Sigurimit qenėsisht nuk ndodhet nė planetin Tokė, ngase atij i nevojitet njė pikėvėshtrim kozmik mbi planetin. Prej andej s'vėrehet dot Kosova. Dhe, atėherė kur ajo disi bėhet e dukshme, kjo ngjan vetėm kur vendoset nė kuadėr me krizat e tjera nė Tibet e Tajvan, nė Kurdistan e Ēeēeni. Prej nga i gjithė ai besim kolektiv se ndėrkombėtarizimi sjell zgjidhjen e problemit?! Dy faktorė kryesor ndikuan. I pari: nėn kushtet e shtypjes sė egėr tė Serbisė, ēdo gjė tjetėr, e qė do tė thotė ēdo gjė jashtė Serbisė, mendohej si tėrėsisht e kundėrt me atė qė pėrjetohej brenda. Kjo shkaktoi qė faktorėve tė ndryshėm ndėrkombėtar t'i atribuoheshin edhe vlera morale tė cilat ata realisht nuk i kishin. Dhe, e dyta: mbi valėn e madhe kombėtare e shoqėrore nė Kosovė tė ngritur nė fund tė '80-tave dhe nė fillim tė '90-tave nisi tė surfojė njė elitė e stėrkequr kosovare. Ajo elitė qė eglediset ende si politikė dhe mendėsi, nuk bėnte veprime por jipte deklarata. Rezistenca e mėnyrės sė saj niste me dorėheqje dhe pėrfundonte me tėrheqje. Kurrsesi nuk bėnte organizim pėr ēlirim por vetėm thirrje pėr durim. Ne ishim viktima, por edhe investohej qė tė mbeteshim tė tillė pėrgjithmonė! Pėr pasojė, njė popull i tėrė u ndodh nė kurthin e mbijetesės, i preokupuar nėse duket mjaftueshėm i pėrvuajtur pėr ta shpėtuar tė tjerėt. Po,vetėm pėr ta shpėtuar. Qėllimi u degjenerua sepse njeriu u degradua: ai nuk donte tė fitonte, ai donte vetėm tė shpėtonte. Vitet e pėruljes dhe tė tmerrit, nga shtypja bėnė nėnshtrimin. Paradoksalisht, edhe dhuna u zvogėlua ngase frika pėrhapej gjithnjė e mė shumė, gjithnjė e mė thellė. Njerėzit pėrshtateshin, dhe inkurajoheshin ta natyralizojnė pėrshtatjen e tyre, ta pėrbrendėsojnė dominimin, tė gjejnė paqe me vete nėn kushtet e robėrisė. Kjo pllakosje po u ngjante tė gjithėve, por jo edhe secilit. Pasi qė Kosova, me kėrkesėn e Milosheviqit u ndalua edhe si temė nė Dejton, u bė e qartė se konfrontimi me forcat e Serbisė nuk ėshtė evituar por ėshtė spostuar. Njerėzit filluan tė mendojnė si njerėz: tė mendojnė pėr ballafaqimin dhe ēlirimin. Nisi edhe lufta, qė nuk zgjati shumė ngaqė u ndal. U bė kompromisi nė Rambuje i cili sėrish na ktheu nė terrenin e mirėnjohur tė rėndėsisė sė ndėrkombėtarizimit. Dikur thuhej se nuk mund t'ia nisim ne vetė andaj duhet ta ndėrkombėtarizojmė ēėshtjen, e mė pastaj Rambujeja arsyetohej duke thėnė se njėmend e nisėm vetė ne por s'mund ta mbarojmė dot vetė. Regresi drejt kthimit ku tashmė kishim qenė po ngjante. Edhe sot jemi duke e jetuar pėrsėritjen e historisė. Durimi, pritja dhe shpėtimi janė pėrsėri karakteri i njė kolektiviteti. Jo revolta drejt rebelimit. Jo ballafaqimi drejt fitores. Mbi tė gjitha, thonė politikanėt, janė marrėdhėniet tona me faktorėt ndėrkombėtar. Pra, jo vullneti e interesat tona. Andaj, nuk ėshtė ēudi qė bėhet tregti me neve, dhe tash sė fundi, pėrmes kėtyre negociatave, na cysin qė edhe ne tė bėjmė tregti me veten tonė. Mu nė kėtė pikė ngjan intervenimi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Jo ta negociojmė veten, por ta realizojmė veten. Mirėpo, nuk duhet tė shpėtojmė mė. Mjaft kemi shpėtuar. Tash duhet tė fitojmė. E pėr kėtė, duhet tė luftojmė, jo tė ankohemi; tė justifikojmė, jo tė shfajėsohemi. Neve na duhet ndryshim radikal dhe fundamental: bllokim i trendeve aktuale tė negociatave qė shpiejnė nė kompromis me Serbinė pėr Kosovėn dhe nė copėtimin e saj nėpėrmjet decentralizimit. Ky edhe ėshtė kuptimi i thėnies sė Bertold Brehtit pėr revolucionin si frenim. Frenim ndaj theqafjes, natyrisht. Nė diktaturė, e vėrteta ėshtė radikale. Tė tillė duhet tė jemi ne: Radikalė. Pėr reforma do tė mjaftonte shmagia nga drejtimi. Reformat janė tė kota nė Kosovė, sepse shtypja ėshtė sistematike dhe sistemike.

    Ndėrkombėtarizimi ėshtė i mirėseardhur, por ai duhet tė ngjajė si pasojė e angazhimit tonė pėr liri dhe assesi tė jetė qėllim i yni. Njė ndėrkombėtarizim i tillė do tė ngjante po ashtu mbi tė tjera baza. Jo tė atilla qė ngėrthen Rezoluta 1244: shpėrfilljen e vullnetit tė popullit dhe pranimin e integritetit territorial dhe sovranitetit tė Jugosllavisė, tash tė Unionit Serbi-Mal i Zi. Problemi i Kosovės duhet bėrė ashtu siē ėshtė: autokton dhe njerėzor. E kėtė mund ta bėjnė vetėm njerėzit autokton.

    Sistemi i sofistikuar i padrejtėsisė e ka bėrė edhe tė vėrtetėn tė pabesueshme, ka bėrė qė ajo tė duket si njė teori konspiracioni. Pėr tė bėrė lėvizje tash ėshtė edhe mė vėshtirė sesa pėrpara ndonėse me mė pak rrezik. Ama duhet hequr drojen njerėzve. Kjo patjetėr do tė ngjajė nė lėvizje e sipėr, pasi qė njeriu frikohet kur ėshtė i vetėm, i paorganizuar, i paqartė politikisht. Kėto shkaqe pandalshėm po treten. Njėmend, ata qė kanė interes nga sistemi vėshtirė se pėrmirėsohen. Por, ata qė s'kanė levėrdi tė posaēme nga mirėmbajtja e sistemit, ata i bashkohen popullit. Varet nga puna jonė sa shpejt ata vien te populli dhe ndihmojnė qė ky tė bėhet vetja.

    Nuk ka revolucion pa rilindje, dhe s'ka rilindje pa besim nė forcat vetjake. Natyrisht qė kjo rilindje ėshtė popullore. Kurrsesi elitiste.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  11. #51
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Regjimi kundėr qytetarėve
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 10 September 2005


    Edhe ndaj objekteve e kafshėve njeriu ka njėfarė obligimi e detyrimi, por jo edhe UNMIK-u ndaj nesh. Nė vendet demokratike pushteti ka obligime, qytetarėt kanė tė drejta; te ne, UNMIK-u s'ka detyrime ndaj nesh, ne s'kemi tė drejta. Madje vlen e kundėrta: PSSP-ja ka tė drejta tė rezervuara, ndėrkaq ne kemi obligime nė bazė tė standardeve qė duhet t'i pėrmbushim. Thuajse i kemi borxh atij! Kjo ėshtė nė konsistencė me faktin se ne nuk e kemi zgjedhur UNMIK-un, se ne s'votojmė pėr pushtetin absolut qė ai mbanė, dhe se as brenda tij s'votohet pėr vendimet qė merren.

    Pėrveē qė ėshtė regjim antidemokratik, UNMIK-u ėshtė edhe regjim antiqytetar. Vendasit nė Kosovė konsiderohen vetėm si banorė. Pra, ne jemi banorė kėtu, qė do tė thotė se mund tė banojmė edhe gjetiu dhe se Kosova disi nuk ėshtė shtėpia jonė. Jemi qiraxhinj nė tė. Pėrveēse nuk kemi pushtet nė shtėpi, nuk kemi as tė drejtė mbi tė. Njė padrejtėsi e kėtillė ėshtė e kodifikuar. Rregullat dhe ligjet i janė pėrshtatur sistemit, jo njerėzve. Nė Kornizėn Kushtetuese shkruan se jemi banorė, jo qytetarė. Nė dokumentet e udhėtimit dhe kudo qė jemi regjistruar, jemi vetėm banorė. PSSP-ja nuk i nėnshkruan ligjet e Kuvendit pa u zėvendėsuar secila fjalė qytetar me fjalėn banor. Ky banor i Kosovės ndodhet nė mes tė pafuqisė dhe paaftėsisė sė institucioneve vendėse, dhe gjithėfuqisė e diktaturės sė UNMIK- ut.

    Me 10 qershor 2004, atėherė kur u bėnė pesė vjet tė Rezolutės 1244, nė qendėr tė Prishtinės, rreth e pėrqark hapėsirės sė rrethuar me grila e tela ku gjendet UNMIK-u, u pat mbajtur njė protestė. Kjo protestė kulmoi nė orėn 12:44, me kartuqa tė kuq dhe vėrshėlllima tė pipave, me leximin e Deklaratės Qytetare dhe me shpalljen e vetes sonė QYTETARĖ. E organizuar nga Rrjeti i Aksionit pėr Kosovėn (KAN), nė kėtė protestė ishin tė pranishėm pjesėmarrės nga e gjithė shoqėria: punėtorė dhe tė papunė, nxėnės, studentė dhe arsimtarė, tė rinj e tė moshuar, dhe disa shoqata e organizata tė ndryshme. Protestohej kundėr degradimit qė na bėhej, kundėr trajtimit si banorė. Kėrkohej njohja e statusit tė qytetarit, pėr secilin nė Kosovė, pa kurrfarė diskriminimi, si burim i sovranitetit, dhe i cili gėzon tė gjitha tė drejtat njerėzore e qytetare tė parapara sipas konventave ndėrkombėtare e evropiane. Kėrkohej edhe caktimi i datės sa mė tė shpejtė tė pėrfundimit tė misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė - UNMIK-ut. Ajo qė u fillua me 10 qershor 2004, dhe qė u vazhdua me shumė aksione nė muajt nė vijim, do tė sublimohet me 12 qershor 2005 me shkrimin e parullės JO NEGOCIATA - VETĖVENDOSJE!, e qė shėnon avansimin e KAN-it nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE! Ne konsiderohemi banorė pikėrisht sepse nuk konsiderohemi qytetarė, e kjo ngjanė ngase popullit tė Kosovės i mohohet vetėvendosja, sepse Kosovės i mohohet sovraniteti.

    UNMIK-u jo vetėm qė nuk na pranon e njeh si qytetarė, por as si njerėz. UNMIK-u ėshtė edhe regjim antinjerėzor. Nė vend tė vlerave universale, nė Kosovė kemi standarde partikulare tė imponuara. Para mė shumė se gjashtė vjetėve ėshtė bėrė kompromis pėr tė ardhur UNMIK-u. Tash po pėrgatitet njė tjetėr kompromis pėr tė shkuar ai. Nė ēdo aspekt ne vazhdojmė tė jemi tė shtypur kolektivisht. Prandaj, vetėm kolektivisht mund tė lirohemi nga kjo shtypje.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  12. #52
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Serbia, ashtu siē e kemi njohur gjithmonė
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 15 January 2006


    Serbia ėshtė teokraci militariste. Shtyllat kryesore tė shtetit tė Serbisė, tradicionalisht ishin ushtria dhe kisha. Ushtria pushton, kisha bekon, kolonėt pasojnė, kisha bekon. Se nuk ka ndryshuar asgjė nė kėtė drejtim u pa qartė edhe me platformėn e ekipit tė Unionit Serbi-Mal i Zi (USMZ) pėr negociata. Pėr zgjerim territorial, nė veriun e Kosovės, Anamoravė dhe pjesėn qendrore tė Kosovės mendojnė ta pėrdorin decentralizimin, kurse nė Dukagjin dhe gjithandej ku kishat dhe manastiret janė tė rrethuara me vendbanime shqiptare planifikojnė eksterritorialitetin. Serbia kėrkon tri lloj garancish kushtetuese dhe mbrojtjesh ligjore pėr serbėt. E para, pozita kushtetuese e serbėve tė jetė e tillė qė shumica shqiptare tė mos mund ta trajtojė atė si pakicė. E dyta, qė ata tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat dhe liritė individuale tė cilat shtetet e BE-sė dhe, USMZ dhe Serbia (!) ua garantojnė qytetarėve tė tyre. Dhe e treta, bashkėsisė serbe nė Kosovė i duhet dhėnė garanci institucionale dhe t'iu sigurohen mekanizma institucional tė jetės normale dhe tė ekzistencės sė sigurtė nė Kosovė. E gjithė kjo presupozon se kėto i mungojnė bashkėsisė serbe, gjė qė fare s'ėshtė e vėrtetė. Gjuha serbe ėshtė gjuhė zyrtare dhe serbėt nuk janė pakicė por bashkėsi nacionale. Po ashtu, shqiptarėt nuk janė shumicė por vetėm bashkėsi nacionale ndonėse pėrbėjnė mbi 90% tė popullatės sė Kosovės. Nė jug tė lumit Ibėr ka dygjuhėsi, por jo edhe nė veri tė Kosovės. Kudo qė ndodhen serbėt nė Kosovė, ata vetėqeverisin plotėsisht dhe i japin llogari Qeverisė sė Serbisė por jo edhe asaj tė Kosovės.

    Synimi i vėrtetė i Serbisė nuk janė tė drejtat, liritė dhe kompetencat, por sendėrtimi i entitetit autonom tė serbėve tė Kosovės, niveli i sė cilės autonomi do tė ishte i barabartė me atė tė autonomisė sė Kosovės nė kuadėr tė Serbisė. Sa mė shumė autonomi qė tė ketė Kosova nė Serbi, nė po atė proporcion mė shumė autonomi do tė kenė serbėt nė Kosovė. Meqė kėto dy autonomi janė tė barabarta, formula autonomi brenda autonomisė, nėnkupton se pavarėsia e Kosovės shpie nė ndarje tė Kosovės. Nė fakt, kėtė variantin e fundit e pamundėson theksimi se marrėveshja pas negociatave nuk duhet tė cenojė sovranitetin dhe integritetin territorial tė Serbisė dhe USMZ-sė. Me kėtė program Serbia krijon kushtet pėr dėbimin dhe asimilimin e shqiptarėve si dhe pėr bėrjen e Kosovės njė vend qė s'do tė mund tė zhvillohet. Si zakonisht, Serbia kėrkon shumė pėr tė fituar edhe mė shumė. Kosova lutet pėr pak pėr tė pėrfunduar me asgjė. Ky plan ėshtė mė i keq se i Milosheviqit. Milosheviqi donte vetėm autonomi tė Kosovės nė kuadėr tė Serbisė. Mu kėsaj 'zgjidhjeje', Tadiqi, Koshtunica dhe Drashkoviqi ia shtojnė edhe autonominė territoriale tė serbėve pėrbrenda Kosovės. Pėrderisa Milosheviqi pėrdorte dhunė pėr realizimin e projekteve tė veta, projektet aktuale tė Serbisė medoemos do tė shkaktojnė dhunė porsa tė provohet realizimi i tyre.

    Serbia pėr serbėt, nė realitet pėr veten e saj, do vetėqeverisje tė plotė dhe tė ndarė, dhe kur kjo s'ėshtė e mundur - siē ėshtė rasti nė organet qendrore - atėherė kėrkon tė drejtėn e vetos ose arbitrim suprem ndėrkombėtar. Kjo e bėn autonominė e tyre mė tė madhe se atė tė Kosovės. Gjithnjė sipas kėsaj platforme, autonomia e entitetit serb pėrfshin autonominė e plotė kulturore, autonominė nė shėndetėsi dhe politikė sociale, autonominė nė ekonomi dhe financa, dhe polici lokale e gjyqėsi. Siē shihet mungon vetėm ushtria tė cilėn edhe ashtu s'do ta ketė Kosova por Serbia.

    Kosova, pra shtėpia jonė, nėpėrmjet kėtyre negociatave u bė fushėbetejė. Nuk do tė negociohet pėr trevat deri te Nishi prej nga sistematikisht u dėbuan shqiptarėt, dhe madje as pėr Luginėn e Preshevės. Ndėrkaq, me kėtė platformė tė Serbisė, qė nuk u gjykua nga faktorėt ndėrkombėtar, rezultati i negociatave nuk do tė jetė kurrfarė kompromisi por veēse udhėtim drejt qėndrimit tė Serbisė. Natyrisht se fakti qė negociatat nisin prej realitetit i kontribuon shumė kėsaj. E, realiteti ynė ėshtė ai i njė populli tė shtypur; ai ėshtė aq i pafavorshėm pėr neve: 25% tė territorit tė Kosovės kontollohet nga Serbia, 75% nga UNMIK-u e KFOR-i, ndėrsa nė anėn tjetėr, Rezoluta 1244 shpėrfill vullnetin dhe interesat e popullit tė Kosovės ndėrkohė qė pranon dhe afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė. Rikthimi i plotė nėn Serbi dhe rikthimi i plotė i Serbisė po na afrohen.

    A ėshtė e thėnė tė ngjajė kjo? Kurrsesi. A do tė ngjajė? Varet nga ne. Kur them ne, nuk e kam fjalėn pėr kinseinstitucionet por pėr popullin. A kemi mundėsi ta ndalim? Pa dyshim. A do ta ndalim? Po, nėse nuk ndalemi. Si mund ta ndalim? Kur populli ėshtė nė pyetje, populli ėshtė pėrgjigja. Sa shpejt do tė mund ta ndalim? Varet sa besojnė nė popull, tė gjithė ata tė cilėt e kanė kuptuar mynxyrėn qė po na pėrgatitet.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  13. #53
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Shqipėria si faktor pėr Kosovėn
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 19 February 2006


    Politikanė dhe diplomatė tė rangjeve tė larta e tė ulėta, nga Evropa dhe jashtė saj, vizitojnė pėr ēdo ditė Shqipėrinė. Mė shpesh sesa besohet, e sidomos mė shumė sesa qė vetė mikpritėsit shqiptarė e mendojnė, kėta politikanė e diplomatė tė huaj e vizitojnė Shqipėrinė (edhe) pėr ēėshtjen e Kosovės. Shqipėrisė i matet pulsi nė mėnyrė qė tė mund t’i parashikohet reagimi ndaj opsioneve tė ndryshme qė qarkullojnė pėr ēėshtjen e Kosovės. Kėto opsione janė mu ato me tė cilat vazhdimisht bombardohen qytetarėt e Kosovės pa u pyetur asnjėherė se ēka ata vetė mendojnė. Janė kėta politikanė e diplomatė tė cilėt e konsiderojnė Shqipėrinė si faktor me peshė me ēėshtjen e Kosovės, madje dukshėm mė shumė sesa qė kėtė e bėjnė politikanėt dhe diplomatėt e Shqipėrisė. Karshi Kosovės, shteti i Shqipėrisė dhe pushteti nė Shqipėri e nėnvleftėsojnė veten e tyre. Njė nėnvlerėsim tė tillė Shqipėrisė ia bėjnė edhe partitė politike nė Kosovė. Ato i respektojnė e mbase edhe i duan shqiptarėt e Shqipėrisė pėr shkak se janė shqiptarė, por nuk e ēmojnė Shqipėrinė, forcėn dhe mundėsitė e saj. Shumica dėrrmuese e politikanėve nė Shqipėri dhe nė Kosovė, mė shumė kujdesen dhe brengosen se si do t’i kuptojnė e pėrjetojnė deklaratat dhe veprimet e tyre Brukseli e Uashingtoni e UNMIK-u sesa populli nė Shqipėri e Kosovė. Referenca e tyre ndodhet jashtė vendit. Imazhi kundrejt tė huajve, i pėrcakton ata nė raport me veten e tyre, e kėtė pastaj duan t’ia imponojnė tėrė popullit. Pushteti me tė cilin disponojnė vihen mu nė shėrbim tė kėtij imponimi. Kėta politikanė detyrimisht bėhen mizor me popullin dhe servil me tė huajt.

    Njė shkak tjetėr po ashtu i paarsyeshėm i mosbesimit nė Shqipėri vjen nga frika e importuar pėr ‘Shqipėrinė e Madhe’. Gabimisht besohet se nėse e theksojmė Shqipėrinė si faktor dhe pėrmendim rolin e madh tė saj, atėherė do tė na gjykojnė pėr tendenca pėr ‘Shqipėrinė e Madhe’. ‘Shqipėria e Madhe’ ėshtė shpikje e atyre qė pėrherė u munduan ta realizojnė Serbinė e Madhe, pra ėshtė sajesė e regjimeve nacionaliste dhe shovinste tė Serbisė e qarqeve intelektuale dhe akademike atje. Pėr dallim nga Shqipėria e cila u cungua mė 1913, Serbia e sotme ėshtė Serbi e Madhe: ajo ngėrthen brenda Kosovėn, Vojvodinėn, Sanxhakun si dhe dominimin institucional e politik mbi Republikėn Serbe nė Bosnjė dhe Malin e Zi.

    Luftėrat nė ish Jugosllavi pėrgjatė viteve tė 90-ta nuk kanė ngjarė vetėm pėr shkak tė aspiratave ekspansioniste tė Serbisė sė prirė nga Milosheviqi. Luftėrat ndodhėn ngase ishte shumė e mundur tė ndodhin: Serbia ishte shumė mė e fuqishme dhe nuk balansohej dot pėrbrenda nga tė tjerėt, ndėrkaq pėr balansim nga jashtė s’kishte interesim. Mbi tė gjitha, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Kosova, zhvilluan luftėra tė ndara dhe jo nė tė njėjtėn kohė me forcat e Serbisė. Serbia kryente agresion, bėnte terror dhe pastrim etnik mbi popujt tjerė tė cilėt nuk krijuan njė front tė pėrbashkėt nė kundėrvėnien e tyre. Kjo gjė i rriti humbjet dhe vuajtjet por edhe i vonoi e zgjati luftėrat ēlirimtare, duke i dėmtuar rezultatet e tyre.

    Problemi i Kosovės ėshtė Serbia. Kosova ėshtė e pabarabartė me Serbinė nė aq shumė aspekte. Pėr t’iu kundėrvėnė asaj, ndihma dhe mbėshtetja e Shqipėrisė ėshtė shumė e vlefshme dhe e nevojshme. Nėse Kosova rimerret nga Serbia, atėherė edhe vetė Shqipėria rrezikohet pa masė. Shqipėria mbron edhe veten e saj duke ndihmuar Kosovėn. Shqipėria i ka tri elementet kryesore pėr ēfarėdo beteje, e tė cilat i mungojnė fatalisht Kosovės: ajo ka ushtrinė, Ministrinė e Punėve tė Jashtme me ambasada nėpėr botė, dhe ulėsen e saj nė OKB e institucione tė tjera tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Nėse kėrcėnimet e Serbisė tolerohen nga segmente tė ndryshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare, aq mė tepėr ato duhet tė balansohen nga Shqipėria pėrmes gjykimit dhe kundėrreagimit. Serbia duhet tė balansohet. Balansi siguron paqe dhe stabilitet afatgjatė, pra siguron edhe atė qė paraqet jo vetėm interesin tonė, por edhe prioritetin e politikės ndėrkombėtare nė rajon.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  14. #54
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Statusi i finales
    Shkruar nga Albin Kurti
    Saturday, 03 September 2005

    Institucionet e Kosovės nuk mund ta hapin statusin si temė pėrveēse nė negociata me Serbinė. Kėtė e imponon pranimi i konceptit tė standardeve para statusit. Nuk mund ta pranosh konceptin e standardeve para statusit, e tė jesh kundėr negociatave, meqenėse ky koncept e parasheh statusin si tė negociueshėm. Nė vitet '90, pavarėsia nėnkuptonte atė nė tė cilėn bazohej - vullnetin e popullit tė Kosovės tė shprehur nė referendumin e vitit 1991. Sot, nėpėrmjet standardeve para statusit, pavarėsia ėshtė degraduar nė qėndrim fillestar tė palės kosovare nė negociatat me Serbinė. Pavarėsi? S'ka problem, pėrgjigjet UNMIK-u, veēse eja e thuaje kėtė nė tryezė me Serbinė. Ēdo i huaj nė Kosovė qė ėshtė pėr pavarėsi tė Kosovės, etiketohet si proshqiptar. Pavarėsia ka mbetur vetėm qėndrim politik i njėanshėm. Vetėvendosja ėshtė parim i sė drejtės. Negociatat qė po pėrgatiten parashohin qė Kosova e varur, e ndarė dhe josovrane tė bisedojė me Serbinė pėr veten e saj. Nė tavolinėn e negociatave do tė negociohet vetja jonė. Dhe atė me kė? Me Serbinė! As malazezėt, tė cilėt luftuan krah pėr krah me serbėt nė ushtrinė jugosllave nė tė gjitha luftėrat (Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovė) nuk duan qė Mali i Zi tė mbetet me Serbinė. Kurse neve duan tė na fusin nė negociata drejt njė kompromisi i cili si gjithherė do tė jetė mė afėr pozicionit tė palės mė tė fuqishme. Nga ne kėrkohet qė jo vetėm ta durojmė shtypjen e vullnetit tonė, por edhe tė heqim dorė prej tij.

    Pjesa mė e rėndėsishme e kėtyre negociatave ėshtė pjesa e panegociueshme e tyre. Ajo pėrcakton statusin e negociatorėve. Kuadri i ballafaqimit ėshtė esencial pėr rezultatin e ballafaqimit. Rezoluta 1244 - e cila e pėrmban dhe i referohet dokumentit tė Rambujesė - pashmangshėm do tė jetė ky kuadėr, do tė jetė platforma e bisedimeve sepse pikėrisht aty edhe parashihen ato. Qėndrimet fillestare tė palėve negociuese vdesin me fillimin e negociatave. Prandaj, fillimi i negociatave e garanton formulėn 'mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi'. Nė kėtė mėnyrė, fillimi i negociatave ėshtė mė i rėndėsishėm sesa ecuria e tyre. Kjo e fundit ėshtė lehtė e parashikueshme. Sa mė shumė qė do t'i japin autonomi Kosovės, kjo do tė jetė e pėrcjellur me autonomi mė tė madhe tė serbėve tė Kosovės. (Pavarėsia e Kosovės shpie nė ndarje tė saj, ama vetėm teorikisht, duke qenė se pavarėsinė e parandalon fillimi i negociatave.) Kėsisoj, enklavat nuk do t'i bashkohen Serbisė, sepse nuk planifikohet qė Kosova tė ndahet nga Serbia.

    Sigurisht se po hyjmė nė finalen e statusit. Por, cili do tė jetė statusi i finales? Sėrish proces, nė tė cilin nuk kemi as ndikim dytėsor; jemi edhe mbrapa Serbisė edhe mbrapa faktorit ndėrkombėtar, nė organizmat e tė cilit Serbia e ka zėrin e saj, por jo edhe ne. Zaten, atyre qė janė mė tė dobėt, nuk u hyjnė nė punė proceset me tė fuqishmit nga tė cilėt sundohen. Atyre u nevojitet akti i shkėputjes, si akt i lirisė. Referendumi ėshtė akti. Me procese, ai qė ėshtė nė avantazh fuqie gllabėron tė tjerėt. Ngadalė por sigurt. Me proces, as Mali i Zi nuk po arrin tė shkėputet. Duke plotėsuar standarde s'arrihen shtetėsia e pavarėsia.

    E vetmja Serbi me tė cilėn ia vlen tė negociohet, ėshtė ajo qė e pranon vetėvendosjen pėr Kosovėn. Pra, mund tė negociohet me Serbinė, me tė cilėn s'do tė ketė negociata nė kuptimin e atyre qė po gatuhen. Shpeshherė, negociatat me Serbinė dhe integrimi evropian pėrmenden nė tė njėjtėn fjali. Ne e duam integrimin evropian dhe ndėrvarėsinė evropiane. Mirėpo, nuk mund tė jemi tė ndėrvarur pa qenė njėherė tė pavarur. Aktualisht, qėndrimi i Serbisė i bėn problemet ēėshtje tė luftės. Ne kishim njė autonomi nė ish-Jugosllavi, dhe e cila pėrveēse nuk na bėnte dot tė barabartė me popujt e tjerė, na u mor nga Serbia. Dhe tash, pas shumė humbjeve e vuajtjeve, pas shumė krimeve e shkatėrrimeve qė kreu, Serbia na ofron autonomi. E, UNMIK-u thotė se duhet tė negociojmė me tė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! po e ngrit kėtė ēėshtje jashtė kėtyre negociatave dhe nė kundėrshtim me to. Qėndrimi ynė ėshtė se ne kemi status, nuk na mungon ai; neve na mungon liria. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė problem i njė kontigjence politike, por i njė nevoje njerėzore dhe popullore. Ne nuk jemi tė lirė. Lėvizja jonė po e rritė vlerėn shoqėrore tė lirisė. Kjo ėshtė e domosdoshme pėr realizimin e saj. Beteja jonė ėshtė betejė pėr njė tjetėr kontekst tė betejave. Beteja jonė ėshtė zgjedhje fundamentale. Politikanėt e Kosovės deklarativisht thonė se mund tė negociojmė pėr gjithēka, pėrveē pėr statusin e Kosovės. Nė fakt, nuk duhet negociuar pėr asgjė para realizimit tė lirisė sė Kosovės. Lirinė nuk na e sjell dilema se si tė negociohet pavarėsia, por pyetja se ēfarė bėjmė ne nėse nuk vjen ajo. Pra, jo iluzioni i garantimit tė stabilitetit, por potenciali pėr destabilizimin e kėsaj situate tė padrejtė. Kalimi i kohės ėshtė proces legjitimues. Kėto gjashtė vite tė mungesės sė vazhdueshme tė pavarėsisė sė Kosovės nėn administrim ndėrkombėtar, e kanė legjitimuar jopak kėtė mungesė. Gatishmėria pėr kryengritje tė re nė rast kompromisi, e parandalon kompromisin.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  15. #55
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Danse Macabre
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 22 February 2006



    Tė gjitha ato lutje pėr gjashtė vjet rresht qė ju bėnė pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės pėr tė hyrė nė institucionet e Kosovės dhe tė integrohen aty dolėn tė kota. Ata pėrfaqėsues pėrfunduan ashtu si filluan – nė anėn e Beogradit. Secilin politikan tė rėndėsishėm serb nė Kosovė e ka ngritur Beogradi; koalicionin ‘Kthimi’ e ka krijuar Beogradi. Nė takimin e Vjenės, qė u mbajt me 20 dhe 21 shkurt 2006, kontinuiteti u vėrtetua. Pėrkundėr mungesės kronike tė palcės kurrizore tė politikanėve negociator tė Kosovės, pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės nuk donin tė jenė nė njė delegacion me ta. U kurorėzua ajo qė shihej e dihej qė moti. Gjithė ato pėrpjekje tė ndryshme pėr t’i joshur serbėt e Kosovės tė mbėshtjellura nėn konceptin e diskriminimit pozitiv shkuan huq. Madje, edhe decentralizimi pat nisur nė atė mėnyrė: ish kryeadministratori Mihael Shtajner, nė shtator tė vitit 2002 u premtoi decentralizimin serbėve tė Kosovės pėr t’i cytur ata qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė atėhershme!

    Ēėshtja ėshtė se pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės as qė i pėrfaqėsojnė serbėt e Kosovės. Ata pėrfaqėsojnė Serbinė nė Kosovė. Jakshiqi, dy Ivanoviqat, Todoroviqi etj. realisht janė pėrfaqėsues tė Beogradit dhe politikės sė tij. Ish kryetari i Kuvendit Komunal tė Shtėrpcės, Slagjan Iliqi, porsa pat filluar tė jetė lojal ndaj Prishtinės dhe ta mendojė Kosovėn e jo Serbinė si vendin e tij, e rrahėn pėr vdekje nė Beograd kur po qėndronte pėr vizitė atje. Slagjan Iliqi nuk u kthye mė nė Kosovė. Pra, ėshtė Beogradi ai i cili nuk lejon qė liderėt serbė nė Kosovė tė integrohen dhe kėsisoj as tė devijojnė nga politika hegjemoniste e Serbisė pėr Kosovėn.

    Ama, pse atėherė UNMIK-u e lejon kėtė gjė? Parimisht, pėr shkak tė Rezolutės 1244 e cila e pranon dhe afirmon integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisė (tash tė Unionit Serbi-Mal i Zi). Praktikisht, s’ka qenė aspak e vėshtirė tė parashikohet se UNMIK-u do ta pranojė pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė anėn e Beogradit. UNMIK-u veēsa vazhdoi me avazin tashmė tė vjetėr: e ka toleruar ndarjen nė Mitrovicė, i toleroi ēdo herė zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė, i toleron e madje edhe bashkėpunon me strukturat e Serbisė nė Kosovė etj.

    Serbėve tė Kosovės, nė tė vėrtetė, nuk u janė dhėnė privilegje dhe beneficione nė mėnyrė qė tė integrohen por qė pėrmes tyre Serbia tė forcohet politikisht nė Kosovė. Kur para njė viti nė Kosovė erdhi kryetari i Serbisė Boris Tadiq, nė njėrin prej tubimeve ai u tha serbėve se kudo qė ata janė aty ėshtė Serbia. Boris Tadiqi tregonte hapur dhe qartė se si i konsideron serbėt e Kosovės – si njė deriēkė pėr restaurimin e sovranitetit tė plotė tė Serbisė tė cilin nominalisht edhe ashtu e posedon. A duhet tė shkohet nė Vjenė pėr ta kuptuar se Serbia nuk ka shkuar nga Kosova? Natyrisht se jo. Kėtė e dinė mirė politikanėt negociator tė Kosovės. Por, aq u bėn atyre. Ata me negociatat pėr decentralizim e kanė problematizuar me Serbinė rregullimin e brendshėm territorial dhe administrativ tė Kosovės. Kėsisoj, Serbia mundet vetėm tė fitojė. Aq mė tepėr qė negociatorėt kosovar planin e tyre pėr decentralizim tė Kosovės e kanė mjaft tė favorshėm pėr Serbinė. Pėrveēse institucionalisht, as praktikisht kėta politikanė negociator nuk e pėrfaqėsojnė popullin e Kosovės dhe vullnetin e tij. Ata takohen mė shpesh me UNMIK-un, me ndėrmjetėsuesit e ndryshėm, me gjithfarė emisarėsh nga bota dhe madje edhe me zyrtarė tė Beogradit sesa me qytetarėt qė kinse i pėrfaqėsojnė. Pra, jo vetėm qė pėrfaqėsuesit serbė nuk pėrfaqėsojnė serbėt nė Kosovė. Edhe pėrfaqėsuesit shqiptarė nuk pėrfaqėsojnė shqiptarėt. Kot votohet te ne. Votat pėrfundojnė nė Vjenė, nė tavolinėn e bisedimeve me Serbinė drejt njė kompromisi me tė. Ata qė zgjedhen me vota nė Kosovė nuk prijnė kurrfarė procese politike por udhėhiqen prej proceseve tė huaja. Ndėrkohė, ata pasurohen e bėjnė qejfe nė kurriz tė popullit duke keqpėrdorur djersėn e tij.

    Kėta politikanė negociator nuk i gjeti gjė nė Vjenė. Ndėrsa, Naser Shatri vazhdon tė mbahet nė burg atje. Naser Shatri njė veprimtar i shquar pėr Kosovėn, nė prill tė vitit 1998, ishte kthyer nga Suedia nė Kosovė pėr t'u bėrė ushtar nė UĒK. Ai ka marrur pjesė nė shumė beteja tė UĒK-sė nė Dukagjin dhe ka qenė anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Komandant i Policisė Ushtarake nė Brigadėn 133 tė UĒK-sė. Naser Shatri nė Vjenė ėshtė arrestuar para njė muaji nė bazė tė njė akuze tė Serbisė tė vitit 1989, pra nė bazė tė njė akuze tė para 16 vjetėve, lidhur me plagosjen e inspektorit famėkeq tė UDB-sė, Baboviq, nė zyren e kėtij tė fundit. Naser Shatri, u pat akuzuar dhe mbajtur nė burg edhe pėr ngjarjet e marsit tė vitit 2004. Ai ishte i papėrshtatshėm pėr regjimin e UNMIK-ut dhe proceset politike qė zbatoheshin nė Kosovė, e qė ishin pa pėrjashtim dhe pa dyshim tė dėmshme. E kėta qė negociuan tė hėnėn e tė martėn, janė tė pėrshtatshėm pėr procesin dhe projektet ekzistuese politike anipse ato Kosovėn e kthejnė nėn Serbi. Ata qėndrojnė nė hotele luksoze dhe lėvdėrohen qė po e shtrijnė qafėn.

    Drejtėsia nė Kosovė ėshtė drejtėsi e UNMIK-ut. Pra, ajo ėshtė padrejtėsi. Por, s’ka drejtėsi pėr banorėt e Kosovės as jashtė Kosovės. Rasti i Naser Shatrit ėshtė edhe njė dėshmi se pa qenė brenda, s’bėhesh jashtė. Njėherė duhet tė konsolidohemi e fitojmė pėrbrenda e pastaj edhe tė tjerėt do tė na shohin ndryshe. Qė tė jemi, duhet tė ēlirohemi. E qė tė ēlirohemi duhet ta kuptojmė se nuk jemi tė lirė. Para sė gjithash.

    Nė cilindo vend ku populli sundohet nga njė regjim jodemokratik, herėt ose vonė do tė ketė tė burgosur politik. Brenda e jashtė vendit. Naser Shatri ėshtė i burgosur politik nė Vjenė. Pra mu atje ku po pėrpiqen ta formalizojnė burgosjen e Kosovės.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  16. #56
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Politika kundėr popullit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 15 February 2006



    Pėrderisa mbizotėronte koncepti i ‘standardeve para statusit’ (SPS), flitej shumė pėr pluralizmin politik si vlerė themelore dhe inkurajohej krijimi i partive tė reja politike. Ēdonjėri qė theksonte rėndėsinė e statusit dhe e vinte nė spikamė ndėrlidhjen inherente tė tij me problemet e tjera, konsiderohej nacional-romantik, abstrakt, i fiksuar pėr idenė e pavarėsisė, madje disi primitiv. Merruni me problemet konkrete dhe tokėsore: me bėrllokun e qytetit, me ujėsjellėsin e fshatit, me denoncimin e nepotizmit tė zyrtarėve nėpėr komuna, me mbjelljen e fidaneve nėpėr parqet qė ndokujt edhe i kujtohen. Lerėni gjėrat e mėdha. Jeto tash dhe kėtu: nė lagjen tėnde, kėtė pasdite tė portokalltė. Kėshtu na udhėzonin miqtė tanė. Lirinė e arratisėn nė njė rrafsh abstrakt, atė e bėnė njė ēėshtje jotokėsore dhe teorike. Nėpėr kanalet televizive defilonte dhjami dhe fodullėku prej politikanėve, andrallisej karnevali monoton dhe idiotik qė rritej ngaqė zgjatej. Fraksionet dhe partitė mbinin pėrditė. E tėra i ngjante njė mėsimi nga biologjia pėr shumimin joseksual tė mikroorganizmave. Veēse shumimi ishte shumim drejt vdekjes, jo pėr lindje tė reja. Shkapėrderdhja ishte e dyfishtė. Ishte shkapėrderdhje e energjisė dhe e vėmendjes. Dobėsimi i shoqėrisė ishte amalgamė e copėtimit dhe hutimit tė popullit.

    Njė ditė na thanė: tash duhet tė pėrgatiteni pėr negociata. Nė bisedime me Serbinė duhet tė vendoset pėr Kosovėn. Duhet tė negocioni me Serbinė pėr veten tuaj. Prandaj, duhet tė jeni bashkė. Qė tė gjithė. Unitet dhe konsensus. Statusi ėshtė fjala. E ai duhet tė pėrcaktohet duke mos u paragjykuar. Ja, madje as Peterseni – i cili realisht e pėrfaqėson Kosovėn – nuk do ta paragjykojė zgjidhjen! Mos e dėgjoni Serbinė se si do ta ndajė e rimarrė Kosovėn. Ata politikanė kėto po i thonė pėr konsum tė brendshėm. Paēka qė kėshtu pat filluar edhe Milosheviqi. Paēka qė ata kėsisoj e ushqejnė popullin e vet me shovinizėm dhe e thėrrasin pėr gjueti tė reja. Paēka qė mandej ai popull vetėm tė tillė politikanė zgjedh dhe vetėm tė tillėt vijnė nė pushtet nė Serbi.

    Standardet ende na i pėrmendin nganjėherė: ēdo herė kur s’duket se me negociata po shkon edhe aq mirė andaj njė pushim i vogėl do tė ishte i mirėseardhur; ēdo herė kur duhet zbrapsur vendasit me kėrkesat e tyre: duhet pėrkujtuar ata se nuk i kanė plotėsuar standardet. Kur rezistenca ėshtė e madhe, atėherė gėnjejnė me kujdes duke i vendosur standardet e SPS-it nė kuadrin e integrimeve evropiane pėrgjatė retorikės sė tyre paternaliste.

    Strategjitė dhe taktikat e veta politike Mohandas Gandhi i ka bazuar nė njė premisė qė paraqet konstantėn e qėndrimeve dhe veprimeve tė tija: nuk ka kompromis nė qendėr. Pra, nuk ka kompromis pėr ēėshtjet fundamentale. Nė kėtė mėnyrė, problemi transformohet nė atė se ēka ėshtė qendra, se ēka ėshtė fundamentale. Pėr Gandhin, fundamentale ka qenė liria dhe pavarėsimi i Indisė nga Perandoria Britanike. Po nė rastin e politikanėve negociator tė Kosovės, cila ėshtė qendra? Meqė negociatat janė negociata pėr Kosovėn, dhe qė pėr pėrmbajtje kanė decentralizmin e Kosovės, Kosova dhe liria e saj nuk janė qendra e kėtyre politikanėve, nuk janė ēėshtje fundamentale pėr ta. Kosova dhe organizimi i saj i brendshėm politik dhe territorial janė ēėshtje tė negociueshme pėr kėta politikanė negociator. Qendra e tyre ėshtė gjetiu. Ėshtė nė veten e tyre. Ekipi pėr negociata ka pėr qėllim vetveten: mbijetesėn e atyre politikanėve qė kryesojnė institucionet dhe partitė politike. Pazari me Kosovėn ėshtė mėnyra se si kėta mbesin nė skenė. Nuk ėshtė ekipi negociator mjet pėr Kosovėn. Kosova ėshtė mjet pėr ekipin negociator. Zaten, sjellja e deritanishme e po kėtyre politikanėve a nuk na e ka dėshmuar tashmė se gjithmonė ishte kėshtu?! Ata vazhdimisht janė avansuar dhe pasuruar nė kurriz tė Kosovės. Ata vazhdimisht kanė pėrfituar pėr vete duke bėrė koncesione pėr Kosovėn. Biznesmenėt hynin nė politikė, politikanėt bėheshin biznesmenė. Ngjiteshin nėpėr pozita dhe fitonin favore, duke pranuar ndaljen e Kosovės dhe rėnien pėr popullin e saj. Kompromisi gjithsesi ėshtė fjalė e rrezikshme. Kėta konsensualėt negociator e kanė bėrė kėtė edhe fjalė tė ndyrė duke u munduar ta bėjnė tė kėndshme nėpėrmjet pėrdorimit nė tė njėjtėn fjali me broēkullat e tyre pėr bashkim kombėtar.

    Pavarėsia e Kosovės edhe pa ekzistuar askund po degradohet. Po bėhet e kushtėzuar, me sovranitet tė kufizuar etj. Janė tri ēėshtje themelore qė ngadalė po zgjidhen e do tė zgjidhen pa u hapur fare. E para, ushtria e Kosovės qė nuk do tė lejohet. E dyta, Ministria e Punėve tė Jashtme dhe ambasadat nėpėr botė pėr Kosovėn tė cilat po ashtu nuk do tė lejohen. E treta, ulėsja nė OKB qė sėrish nuk do tė lejohet. Tė parėn kėta politikanė tashmė e kanė pranuar. Ata qysh tash thonė se KFOR-i duhet tė mbesė nė Kosovė edhe pas pėrcaktimit tė statusit. Madje ata pranojnė edhe njė tjetėrlloj administrimi civil ndėrkombėtar nė periudhėn pas statusit. Pikėrisht ngase kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me kėrkesėn pėr kompromis. Kompromisi duke qenė medoemos nė shpėrputhje me vullnetin e popullit, s’qėndron dot pa njė sistem tė represionit. Qė ai tė mos jetė (vetėm) i Serbisė, do tė jetė ndėrkombėtar. Dhe, agonia vazhdon...

    Negociatat nuk bėhen pėr t’i formalizuar ėndrrat por realitetin: autonominė substanciale tė Rezolutės 1244 dhe entitetin autonom serb pėrbrenda Kosovės pėrmes enklavave tė zgjeruara, tė legalizuara dhe tė ndėrlidhura. I kėtillė ėshtė procesi ekzistues politik qė mban emrin e negociatave dhe decentralizimit. Ai ėshtė vetė problemi. Jashtė tij dhe kundėr tij nis zgjidhja.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  17. #57
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Arti i tė vdekurit
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 22 March 2006


    Pėr fund ėshtė lėnė sovraniteti si temė, natyrisht qė ai tė mos jetė fare temė. Kosova e copėtuar do ta ketė tė pamundur tė shkėputet nga Serbia. Fjalėt pėr pavarėsinė janė anestezioni para operacionit qė bėhet obduksion.

    Politikanėt negociator tė Kosovės nuk kanė asgjė tė panegociueshme. Ata qė tė gjitha i negociojnė me tė gjithė. Ngase, s’kanė parime dhe as ideale, s’kanė ndėrgjegje dhe as dashuri pėr kėtė vend. Kosova ėshtė e huaj pėr ta. Ata fillojnė nga vetja e tyre, pėrfundojnė nė veten e tyre; gjithēka qė bėjnė ose nuk bėjnė ėshtė vetėm pėr hir tė vetes sė tyre. Objektivja ėshtė veēse mjet. Kjo duket. Ajo qė s’duket ndonėse ėshtė e qartė, ėshtė se kėta nė mendjen e tyre e negociojnė pozitėn e tyre politike. Pėrfitimi i Kosovės nga ta, mund tė vie vetėm si pasojė e rastėsishme e ngjitjes sė zbrazėt karrieriste qė ata bėjnė, gjithnjė pėr veten e tyre. Pra, ata nuk pėrparojnė si individė meqė gjendja nė Kosovė pėrmirėsohet ose pozita e saj avansohet. Kėto eventualisht mund tė ngjajnė paqėllimshėm pėrderisa ata ndjekin pėrmbushjen e ambicieve personale. Madje, edhe kjo tashmė s’ėshtė e mundur. Ata zvarriten pėrpjetė pikėrisht nė kurriz tė Kosovės. Duke bėrė koncesione, duke dėmtuar Kosovėn pėr qejfin e kujtdoqoftė qė u premton ndonjė favor. Sistemi i krijuar, ndėrtuar dhe kontrolluar prej regjimit tė UNMIK-ut jo vetėm qė ėshtė i kėtillė, jo vetėm qė e mundėson kėtė, por edhe e kushtėzon mu kėtė. Andaj, edhe ndryshimet e njerėzve nėpėr pozitat e institucioneve tė Kosovės janė vetėm konjukturale dhe tė dirigjuara nga lart, assesi nga qytetarėt qė ndodhen poshtė, gjithnjė e mė poshtė. Nuk ka mundėsi zgjedhjeje pėr ata qė janė poshtė – ka vetėm vendime tė atyre qė janė lart. Mund tė votosh vetėm pėr njerėz tė kontrolluar nga sistemi, qė hyjnė nė procese e projekte politike gjithashtu tė kontrolluara nga sistemi. Bazat e mbrapshta tė sistemit, e korruptojnė sistemin, njerėzit nė to dhe proceset mirėmbajtėse tė kėtyre. PSSP-ja ėshtė aty qė tė menaxhojė ndjenjat, pėrjetimet dhe reagimet ekzistuese dhe ato tė mundshme tė njerėzve. Ai azhuron imazhin e sistemit, e tėhuajėson atė duke i dhėnė fytyrė njerėzore. Ai balanson, moderon, pėrkėdhel. Ai ėshtė motra medicinale e forcave kundėrshtare, butėsia dhe humaniteti i sė cilės tė vret pa shumė dhimbje.

    Politikanėt negociator tė Kosovės njėmend i negociojnė qė tė gjitha. Ama, ja qė prej tyre kėrkohet tė negociojnė vetėm pėr Kosovėn. Asgjė mė shumė. Kėta politikanė negociator njėmend negociojnė me kėdo. Por, ja qė prej tyre kėrkohet tė negociojnė vetėm me Serbinė. Jo mė shumė se kaq. Kompromisin mė tė madh parimor tashmė e kanė bėrė: kanė pranuar tė negociojnė pėr atė qė ėshtė e panegociueshme – Kosovėn, tokėn, tė mirat dhe ardhmėrinė e saj. Kompromisi nuk i pason negociatat por u paraprin atyre. Negociatat me Serbinė rrjedhin nga kompromisi qė kėta kanė bėrė me veten e tyre pėr veten tonė. Negociatat janė formalizim i kėtij kompromisi.

    Atėherė kur negocion pėr ēėshtje periferike, jashtė gjėrave esenciale dhe themelore, kompromisi bėhet pikėrisht qė tė mos bėhen kompromise tė tjera mė tė mėdha dhe thelbėsore. Kompromis i vogėl qė tė mos ketė kompromis tė madh dhe qė tė mos ketė kompromise tjera. Ndėrkaq, kur negocion tė panegociueshmen, atėherė kompromisi ėshtė udhėtim kah kompromisi i fundit dhe madhor, i cili duhet qė pėrfundimisht ta materializojė gatishmėrinė fillestare pėr negociatat e padrejta dhe tė gabueshme, ta konkretizojė dhe publikojė kompromisin e bėrė me veten qysh nė fillim. E nė politikė, pothuajse sikurse nė jetė, nuk mund ta bėsh vetėm njė kompromis tė kėtillė. Kompromiset e tilla gjithnjė duhet tė vazhdohen edhe me kompromise tė tjera. Kompromisi i tillė ėshtė veshtullor. Ai zgjatet e zgjatet. Andaj, tash edhe kemi negociata qė nuk pėrfundojnė me njė ‘marrėveshje tė madhe’ por me marrėveshje ‘tė vockėla’ qė do tė nėnshkruhen pjesė-pjesė. Pėr fund ėshtė lėnė sovraniteti si temė, natyrisht qė ai tė mos jetė fare temė. Kosova e copėtuar do ta ketė tė pamundur tė shkėputet nga Serbia. Fjalėt pėr pavarėsinė janė anestezioni para operacionit qė bėhet obduksion.

    Nė mungesė tė sovranitetit dhe garancės pėr tė, asnjė ēėshtje me Serbinė nuk ėshtė periferike ose margjinale. Nė mungesė tė pranimit tė vullnetit tė popullit, ēdo gjė me Serbinė bėhet dhe ėshtė qendrore dhe thelbėsore. Decentralizimi, zonat e veēanta pėr kishat dhe manastiret ortodokse, dhe qė tė dyja kėto si kuadėr pėr tė ashtuquajturin kthim tė qėndrueshėm tė serbėve (kthim ky nėpėr trevat ku serbėt nuk ishin mė parė vetėm dhe vetėm qė tė jenė shumicė nėpėr vendbanimet e reja dhe t’i zgjerojnė e lidhin enklavat!) janė ēėshtje shumė esenciale, janė tė pandashme nga sovraniteti i Kosovės dhe integriteti i territorit tė saj.

    Politikanėt negociator moti e kanė pranuar mbėshtetjen dhe financimin e Serbisė nė arsim, shėndetėsi e kulturė pėr enklavat. Pranimin e kanė bėrė tash shtatė vjet rresht duke heshtur ose duke u mjaftuar me kundėrshtimin verbal. Por, UNMIK-u e sidomos Serbia nuk mjaftohen me kaq. Prandaj edhe bėhen kėto negociata nė Vjenė qė tė legjitimohen aktivisht ato qė politikanėt negociator tashmė i kanė pranuar. Negociatat nė Vjenė janė legjitimim vendor i realitetit tė huaj.

    Duke thėnė ‘bėhet mirė’, nuk bėhet mirė. Duke thėnė ‘ka edhe mė keq’ asnjėherė s’bėhet mirė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  18. #58
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Zvogėlimi territorial i negociatave
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 15 March 2006


    Pas ndarjes sė trevave shqiptare nė lindje tė Kosovės nga negociatat, pason ndarja e veriut tė Kosovės nga negociatat.

    Njė vit e gjysmė u bisedua me Serbinė pėr tė ashtuquajturat ēėshtje teknike. Krahas kategorizimit denigrues qė iu bė ēėshtjeve aspak teknike, ajo qė Serbia duhej ta plotėsonte detyrimisht pėrmes kushtėzimit nga bashkėsia ndėrkombėtare, u bė temė e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Serbia, duke qenė vetė problemi, u shndėrrua nė partner pėr zgjidhje. Dhe, natyrisht, zgjidhje nuk pati. Kufomat shqiptare nuk u kthyen; fati i tė pagjeturve nuk u zbardh; Serbia vazhdon tė mos pranojė targat e automjeteve tė Kosovės; Kosova vazhdon t’i pranojė ato tė Serbisė; serbėt e Kosovės vazhdojnė tė mos paguajnė pėr energji elektrike; enklavat serbe vazhdojnė tė kenė energji pothuajse pa ndėrprerje, ndėrkohė qė nė disa fshatra nė anamoravė Elektroekonomia e Serbisė e faturon energjinė e KEK-ut!!

    Rezultati i bisedimeve pėr ēėshtjet teknike ishte praktikisht zero. Mu kėtė e donte Serbia. Pra, qė tė mos ndryshonte gjendja ekzistuese lidhur me ‘ēėshtjet teknike’ sepse pikėrisht asisoj i konvenonte Serbisė. Ama, si u bė e mundur kjo? Cili faktor bėri qė rezultati i bisedimeve tė pėrputhet me qėllimin e Serbisė? Faktori qė mungonte. Faktori forcė tė cilin nuk e kishin pėrfaqėsuesit kosovar e me tė cilin ata do tė mund tė kushtėzonin (mos)zhvillimet. Gjithēka pėrfundoi vetėm ashtu siē deshi Serbia, ashtu siē aspironin ata qė kishin forcėn dhe pėr shkak se kishin forcėn.

    Pėrveēqė Serbia pėr kushedi tė satėn herė u rehabilitua duke u zhvendosur edhe mė nga tė qenit objekt dhe shkak i problemit nė subjekt tė zgjidhjes, njėkohėsisht u arrit edhe efekti fshehurazi i dėshiruar i atyre bisedimeve: relaksimi i situatės para dhe pėr negociatat pėr statusin e Kosovės. Fundja, ‘standardet para statusit’ e parashihnin dialogun para negociatave. Saktėsisht kjo edhe po ngjante.

    Qysh me fillimin e kėtyre negociatave pėr status u pa se nė tė vėrtetė as kėto negociata nuk janė pėr status. Janė pėr decentralizmin e Kosovės e mė pas edhe pėr eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve ortodokse, tė cilat gabimisht quhet serbe, gjithnjė pėr motive politike tė Serbisė. Statusi po lihet pėr fund, ngaqė sovraniteti po lihet pėr fund. Paraprakisht, duan ta copėtojnė mirė e mirė Kosovėn, nė mėnyrė qė kur t’i vjen radha sovranitetit, ai tė jetė njė ēėshtje e pėrfunduar: Kosova tė mos ketė kurrfarė mundėsie pėr shkėputje dhe mėvetėsi. Decentralizimi nuk ėshtė diēka e ndarė prej sovranitetit ashtu siē pretendohet. Decentralizimi ka tė bėjė me kontrollin dhe pushtetin faktik nė terren. E, pėr mė keq se kaq, pėr t’ia vėnė kapakun mashtrimit, politikanėt negociator kosovar propagojnė se si pavarėsia dhe sovraniteti janė punė e kryer, nė kuptimin qė Kosova do tė jetė patjetėr shtet i pavarur dhe sovran nė fund tė kėtyre negociatave, dhe se decentralizimi ėshtė vetėm njė ēmim qė duhet tė paguhet nė rrugė e sipėr. Thonė se po lėshojnė pe drejt pavarėsisė, kurse nė fakt me kėto lėshime esenciale po e bėjnė tė pamundur pavarėsinė e Kosovės dhe sovranitetin pėr Kosovėn. Pėrderisa me bisedimet pėr ‘ēėshtjet teknike’ Serbia donte qė tė gjitha ndryshimet tė ishin vetėm pasojė e asaj qė asgjė tė mos ndėrrojė, tash, me kėto negociata pėr decentralizimin ajo ka objektiva tė qarta qė nėnkuptojnė zgjerimin, legalizimin dhe lidhjen e fuqishme tė enklavave si ndėrmjet vete, po ashtu edhe me Beogradin. Lėnia pėr fund e sovranitetit ėshtė fundi i sovranitetit pėr Kosovėn. Edhe kėto negociata, sikurse ato bisedimet e mėhershme, janė vetėm rrugėtim i politikanėve kosovar drejt qėndrimit tė Serbisė, sėrish pėr arsyen e njėjtė: pala qė s’ka forcėn me tė cilėn imponon e imponohet, humbet pashmangshėm davanė. Serbia e detyroi decentralizmin si temė, grupi negociator i Kosovės e pranoi kėtė. Serbia e cyste trashėgiminė kulturore tė Kosovės si temė tjetėr tė radhės, grupi negociator e pranoi edhe kėtė. Serbia tha qė ēėshtja e sovranitetit tė mbetet pėr fund, ashtu edhe u bė. Serbia tha se nuk ka status final por vetėm status tė ardhshėm, Kai Eide e pas tij edhe politikanėt negociator e pranuan plotėsisht kėtė pa asnjė grimė rezistence. Kompromisi nė mbarim tė negociatave nuk ka se si tė jetė diēka tjetėr veēse ndryshim kozmetik i qėndrimit tė Serbisė. Natyra e kėtij procesi fatal e pėrcakton destinimin e tij tragjik. Kėto negociata janė vetėm edhe njė udhėtim tjetėr pėr nė gojėn e ujkut.

    Paralelisht, me tėrė kėtė, shpejt, qartė, ndonėse jo aq hapur, po pėrgatitet terreni pėr shkėputjen legale dhe definitive tė veriut tė Kosovės nga Kosova. Sfida e bartėsve tė kėsaj ndėrmarrjeje makabėr nuk ka tė bėjė me shkėputjen por me legjitimimin e saj. E, pėr kėtė, duhet tė pėrgatitet ambienti. Nė njėrėn anė fluturojnė deklaratat e llojit tė Kolė Berishės se si ‘nuk do tė lejohet ndarja e veriut tė Kosovės’ tė cilat si gjithnjė kanė pėr qėllim qė tė krijohet iluzioni se ajo megjithatė nuk ėshtė e ndarė. Njėkohėsisht, kėto deklarata synojnė shfajėsimin e IPVQ-ve pėr mungesėn e planeve dhe vullnetit pėr bashkimin e pjesės veriore duke thėnė se ajo nuk do tė ndahet. Inkurajohet mendėsia formale, jo ajo praktike dhe reale. Njėjtė sikurse qė kėrkohet vetėm edhe njohja formale ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės, paēka se situata nė terren ėshtė ajo e njė Kosove 25% tė territorit tė sė cilės i kontrollon Serbia, ndėrsa 75% UNMIK-u. Nė anėn tjetėr, vjen deklarata e Veton Surroit se si ‘ėshtė keq qė Kosova ka hyrė nė negociata me Mitrovicėn e ndarė’ dhe ajo se si statusi i Mitrovicės ‘duhet tė jetė njė qytet funksional dhe demokratik brenda Kosovės funksionale’. Pėrveēse u fillua tė flitet pėr statusin e Mitrovicės (!), dhe pėrveēse tashmė i dashuruar nė fjalėn ‘funksionale’ nė kuadėr tė pėrpjekjeve qė tė flasė pėr tė mos thėnė asgjė – Veton Surroi edhe ashtu ėshtė disi si zyrtar ndėrkombėtar! – ai po e pėrgatit opinionin pėr heqjen dorė nga veriu i Kosovės. Vetėm nė shikim tė parė kjo ėshtė e pazakonshme. Negociatat kanė tė bėjnė me formalizimin e ekzistueses dhe me racionalizimin e reales. Pėrfundi lumit Ibėr planifikohet tė zhvillohet decentralizimi dhe eksterritorialiteti. Ndėrkaq, nė veri synojnė edhe mė shumė se kaq. Atje Serbia faktike synohet tė legalizohet e legjitimohet. Negociatat nuk po bėhen pėr atė pjesė, dhe synohet tė legjitimohen negociatat tė cilat e pėrjashtojnė plotėsisht veriun si temė tė tyre. Njėsoj siē u bė nė fillim me trevat e banuara me shqiptarė – komunat e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit. Pas pėrjashtimit tė politikanėve shqiptarė tė kėtyre viseve nga procesi i negociatave (me kompensime personale pėr ta nėpėrmjet konferencave tė shtypit nė Prishtinė) njė tjetėr pėrjashtim ėshtė nė rend pėr t’u legjitimuar. Ai i veriut tė ndarė tė Kosovės. Po tė pėrjashtohej sė pari veriu i Kosovės, shqiptarėt e tri komunave nė lindje tė Kosovės do tė ngriteshin nė revoltė. Prandaj, njėherė pėrfaqėsuesit e tyre nė politikė u pacifikuan (gjithnjė pėrmes Veton Surroit) dhe vetėm tash i erdhi radha veriut. Pas ndarjes sė tokave shqiptare nė lindje tė Kosovės nga negociatat, tani pason ndarja e veriut tė Kosovės nga negociatat.

    UNMIK-u do qė ta nėnshtrojė popullin e Kosovės duke i pėrdorur liderėt partiak tė Kosovės. Pra, do qė populli t’i ndjek kėta liderė qė e ndjekin UNMIK-un. Shkėputja e pakompromis nga kėta liderė tė theqafjes i paraprin parandalimit tė kompromisit dhe shkėputjes nga Serbia.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  19. #59
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    7 vjet
    Shkruar nga Albin Kurti
    Thursday, 09 March 2006


    Nė fillim, pėrkulja e kurrizit nuk bėhet qė ai tė mos thyhet. Kur nis pėrkulja ajo vjen prej keqkuptimit kolektiv. Nė historinė tonė mė tė re, janė tri raste tė pėrkuljes. Qė tė trija kanė filluar me keqkuptim. Qė tė tria kanė zgjatur nga 7 vjet. Deri nė vetėdijėsim, deri nė shpėrthim, i cili mė pas ndėrpritet nga njė keqkuptimi i ri.

    Emancipimi dhe vetėdijėsimi politik nė Kosovė ngjante kryesisht nga pasojat e pėrjetuara. Nuk ėshtė se mungonte edukimi politik nė vendin tonė, mirėpo ai gjenerohej dhe dirigjohej nga pushteti i cili ishte pėrherė i huaj dhe asnjėherė demokratik. Sistemi i arsimimit dhe edukimit, mediat dhe kultura, ishin jo vetėm nėn ndikimin e politikave zyrtare por madje edhe tė kushtėzuara e pėrcaktuara nga ajo. Pushtetit nuk i mjaftonin tė dėgjueshmit dhe tė heshturit. Atij i nevojiteshin edhe reprodukuesit aktiv, ata qė e racionalizojnė sundimin e padrejtė ose me superioritetin e sundimtarėve ose me inferioritetin e tė sunduarve e zakonisht me tė dyja kėto. As sot nuk ėshtė aq ndryshe. Akterėt mund tė jenė (deri diku!) edhe tė ndryshėm, por mėnyra ėshtė po ajo. Sundimi politik nuk mbahet vetėm nga nėnshtrimi politik por edhe ai shoqėror. Elitat vendase duke flirtuar edhe me popullin edhe me pushtetin shėrbejnė si amortizatorė. Veēse e tėra ka njė kufi, pėrtej sė cilit nis rezistenca gjithnjė e mė e organizuar dhe mė masive. Zemrat e njerėzve gufojnė e mendjet u ziejnė. Jo aq nga aftėsia pėr tė parashikuar humnerėn qė avitet. Mbase, kurrizi e mban kokėn. Kurrizi qė s’ka se ku mė tė pėrkulet pėr tė mos u thyer i vetėdijėson njerėzit. E, barra mbi tė s’ka se si tė mos rėndohet ngaqė e tėrė loja bėhet nė llogari tė atij kurrizi.

    Nė fillim, pėrkulja e kurrizit nuk bėhet qė ai tė mos thyhet. Kur nis pėrkulja ajo vjen prej keqkuptimit kolektiv. Nė historinė tonė mė tė re, janė tri raste tė pėrkuljes. Qė tė trija kanė filluar me keqkuptim. Qė tė tria kanė zgjatur nga 7 vjet. Deri nė vetėdijėsim, deri nė shpėrthim, i cili mė pas ndėrpritet nga njė keqkuptimi i ri. Pėrmirėsimi i dukshėm shpallet fitore e plotė, vrulli ndalet, proceset regresive pėrsėriten, gėnjeshtrat pėrsėriten, njerėzit pėrsėriten. Ēdo herė mendohej se u krye puna dhe ēdo herė ishim vetėm nė gjysmė tė rrugės. Vazhdimi ishte rifillim i dhembshėm. Ky cikėl matet me harresėn tonė. Ēuditėrisht, ai zgjat 7 vjet. Por, tė shkojmė rradhazi.

    1. Mė 1974, Kosovės i avansohet pozita e saj legale dhe juridike. Kosova bėhet me Kushtetutė tė saj. Asaj i njihet njė lloj subjektiviteti nė kuadėr tė ish federatės jugosllave, mirėpo – pėrveēqė njerėzit nė pushtet zgjedheshin gjithnjė nga lart – Kosova s’bėhet republikė dhe ende mbetet nė lidhje me Serbinė dhe nė kuadėr tė saj. Megjithatė, nė Kosovė ngjan euforia. Thuhet se Kosova u bė republikė por vetėm emrin tė tillė nuk e ka! Keqkuptimi fatal zuri rrėnjė. Nuk u kuptua se u fitua Kushtetuta pikėrisht qė tė mos fitohet Republika. Avansimi kishte qėllime parandaluese: Kosova nga njė koloni klasike siē ishte tė shndėrrohej nė njė koloni tė brendshme. U deshėn plot 7 vjet qė tė kalojnė pėr t’u krijuar masa kritike nė popull e cila do tė mundėsonte demonstratat e vitit 1981. U deshėn 7 vjet qė padrejtėsia dhe diskriminimi tė bėhen pakėnaqėsi qė shpėrthen.

    2. Nė vitin 1990, kur pėrfundimisht u humb edhe ajo autonomi e brishtė dhe formale, u shpall Republika e Kosovės. Tash Kosova u bė me emrin Republikė, por kėsaj radhe mungonte pėrmbajtja. Dhe, ēfarė ngjan? Pėrmbajtja shpallet ēėshtje formale! Tė tjerėt tė na e njohin shtetin, dhe ata do tė na e njohin! Ne vetėm duhet tė jemi tė durueshėm, tė presim, meqė tė gjitha vuajtjet dhe humbjet janė kalimtare, janė ēmim i pėrkohshėm pėr atė tė pėrjetshmen e pashmangshme qė veēsa nuk ka ardhur! Aktrohej normaliteti, simulohej ai, mbi tė gjitha, nė mėnyrė qė tė mos vėreheshin aktrimi e simulimi. Imponohej besimi se si ne kosovarėt jemi mė tė menēurit ngase pėr dallim nga kroatėt, sllovenėt dhe boshnjakėt e evituam luftėn dhe gjakderdhjen. U desh qė sėrish tė kalojnė 7 vjet qė tė shihet se lufta nuk ėshtė evituar porse vetėm ėshtė shtyer pėr njė datė tjetėr.

    3. Qershori i vitit 1999 ėshtė momenti i euforisė sė re qė e bėjnė tė tillė harresa dhe pėrjetimi i fuqishėm. NATO! Amerika! Evropa! Kishin shpėtuar shqiptarėt. Gėzimi i papėrmbajtur i bėri tė shkujdesshėm, harrestar dhe viktimė tė njė keqkuptimi tė ri. U shpall edhe njėherė ngadhėnjimi dhe suksesi i plotė. Ėndrra u shpall e pėrfunduar ngase e realizuar. Shpėtimi u interpretua si fitore e shumėpritur. Por, edhe kėsaj radhe, kishin mbetur vetėm edhe disa gjėra tė vockėla pėr t’u bėrė. Gjithsesi, formale.

    Nė vitin 2006 mbushen sėrish 7 vjet. Shpėtimi ėshtė fitore afatshkurtėr. Fitorja ėshtė shpėtim afatgjatė.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  20. #60
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Uzurpimi i tė ardhmes
    Shkruar nga Albin Kurti
    Wednesday, 29 March 2006


    Para mė se njė shekulli na kanė copėtuar pa na pyetur dhe pikėrisht ngase nuk na kanė pyetur. Sot, po na pyesin pėr tė na copėtuar dhe pikėrisht ngase plani ėshtė qė tė na copėtojnė. Nė fakt, po i pyesin ca kinsepėrfaqėsues tė Kosovės, qė janė tė mefshtė si njerėz dhe tė thyer si politikanė. Kėtė ata na e kanė dėshmuar pa pėrjashtim dhe nė vazhdimėsi me mungesėn e vullnetit dhe ideve, me teprinė e premtimeve boshe dhe keqpėrdorimeve tė paskrupullta. Dhe tash, sa mė shumė qė ata zhyten nė negociata aq mė dėshpruese bėhen thirrjet e vetė atyre pėr unitetin e pozitės me opozitėn – sė paku, siē thonė, pėr ēėshtjen e statusit. Mirėpo, ēfarė kuptimi ka kjo thirrje, kur ata qė tė gjithė njėzėri deklarojnė se janė pėr pavarėsinė?! A nuk janė tashmė unikė pėr ēėshtjen e statusit pėrderisa thonė se ai do tė jetė vetėm ajo qė ėshtė e pranueshme – pavarėsia!? Ata njėmend janė unikė, dhe atė jo vetėm verbalisht e formalisht. Janė unikė kur flasin pėr pavrėsinė si tė pashmangshme, por janė unikė edhe nė veprimet e tyre krejtėsisht tė kundėrta me deklarimet e tyre – dihet se qė tė gjithė tok po negociojnė me Serbinė pėr atė qė e proklamojnė tė jetė e pashmangshme! Uniteti qė ata e kėrkojnė ėshtė unitet para sfidave qė mund t’ua shkaktojnė qytetarėt e zhgėnjyer, para rrezikut qė do tė paraqesė pėr ta populli i zemėruar. Flasin pėr unitetin rreth qėndrimit tė popullit por mendojnė pėr unitetin pėrkundruall tij, atėherė kur do tė bėhet e qartė se zgjidhja ėshtė njė kompromis shumė konkret me Serbinė. Nė tė njėjtėn kohė, klithjet dhe vajtimet pėr unitetin e pozitės dhe opozitės janė shprehje e faktit se pozita e opozita s’kanė ēfarė na duhen pėrderisa nuk kemi sovranitet. Pa sovranitet vendor s’ka as pushtet real vendor. Sistemi shumėpartiak e pason lirinė, vetėvendosjen, sovranitetin, e kurrsesi nuk iu paraprinė atyre. Madje, duke tentuar tė kundėrtėn, vetėm sa krijohen iluzione se tashmė jemi tė lirė dhe njerėzit veēsa pėrēahen nė konkurrencėn e kotė rezultati kryesor i sė cilės ėshtė sundimi mė i lehtė qė bėn pushteti i huaj. Pėr tė mbijetuar ky sundim i huaj qė nuk pėrfill vullnetin, interesat dhe historinė e popullit tė Kosovės janė tė nevojshėm jo vetėm politikanė qė nėnshtrohen, por aso qė nėnshtrohen pėrherė. Tė tillėt edhe i kanė gjetur. Zbutja dhe nėnshtrimi i tyre nuk ėshtė i shpejtė vetėm atėherė kur kėrkohet prej tyre qė tė nėnshtrohen ngadalė nė mėnyrė qė kjo tė jetė sa mė e pavėrejtshme. Pra, sa mė pak tė tėrhiqet vėmendja e njerėzve pėr tė pabėrat e tyre dhe sa mė shumė njerėzit tė mėsohen me to. Pra, sa mė lehtė e panatyrshmja tė bėhet normale.

    Edhe sikur ta kishim shtetin tonė tė pavarur e sovran nuk do tė duhej tė negociohej me Serbinė pėr decentralizimin, e lėre mė tani qė jemi nėn Serbi nominalisht e nėn UNMIK-un praktikisht, dhe mbi tė gjitha tash qė Serbia i ka bėrė publike dhe hapur i trumpeton projektet e saja pėr copėtimin e Kosovės. Kėto negociata janė poshtėruese. Natyrisht, pėr njerėz qė nuk janė tė poshtėr.

    Pėr t’ia vėnė kulmin negociatave pėr decentralizimin, ato do tė vazhdohen me negociata pėr trashėgiminė kulturore nė Kosovė me qėllim tė etablimit tė eksterritorialitetit pėr kishat dhe manastiret ortodokse. Kėsisoj, jo vetėm decentralizimi do tė ravijėzojė kufij tė brendshėm nė Kosovė tė cilėt do tė shėnojnė Serbinė brenda Kosovės, por po tė njėjtėn gjė do ta bėjė edhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse. Serbia brenda Kosovės e bėn tė pamundur Kosovėn jashtė Serbisė. E ashtuquajtura zgjidhje pėr statusin e Kosovės do ta ndėrlikojė problemin dhe do t’ia zgjasė jetėn atij. Mirėpo, statusi eksterritorial pėr kishat dhe manastiret ortodokse nuk e ka kuptimin vetėm tė zgjerimit tė Serbisė nė Kosovė por edhe tė sendėrtimit tė legjitimitetit tė saj mbi Kosovėn. Serbia do qė jo vetėm t’i keqpėrdorė njerėzit por edhe objektet fetare; ajo mėton jo vetėm tė uzurpojė territore nė Kosovė por tė uzurpojė edhe historinė dhe kulturėn e saj. Serbia tashmė ka arritur qė ta imponojė emėrtimin ’serbe’ pėr kishat dhe manastiret ortodokse. Shumė politikanė e diplomatė ndėrkombėtar, e madje edhe vendorė, kishat dhe manastiret ortodokse po i quajnė gabimisht dhe padrejtėsisht serbe. Rreziku i kėsaj nuk ka tė bėjė vetėm me tė ardhmen e afėrt, vetėm me kėtė status tė Kosovės. Tė gjithė statuset e Kosovės nė dekadat e shekujt qė vijnė janė tė kėrcėnuar. Legjitimimi i Serbisė pėr Kosovėn paevitueshėm pėrcjellet me delegjitimim tė popullit tė Kosovės. Fushatat militariste tė forcave tė regjimit tė Milosheviqit kundėr popullit tė Kosovės janė pėrgatitur gjatė. Vend me rėndėsi aty kanė zėnė edhe rrėfimet pėr historinė e madje edhe mitet. Historia ka tė bėjė me tė kaluarėn. Por, shkrimi i saj ka tė bėjė me tė ardhmen. Historia e kinseluftėrave tė Serbisė nė Kosovė ishte veēse mjet pėr luftėn e ardhshme. Ėshtė naive tė mendohet se do tė jetė krejtėsisht ndryshe tash e tutje. Historia i mobilizon njerėzit. A nuk homogjenizohej gjithnjė Serbia pikėrisht me narracionet pseudohistorike qė sajonin ’tė drejtėn’ e saj historike pėr tė pushtuar e sunduar popujt tjerė e posaēėrisht atė shqiptar? Duke pėrvetėsuar tė kaluarėn e Kosovės, Serbia sulmon edhe njerėzit ende tė palindur nė Kosovė, edhe brezat qė do tė vijnė. Uzurpimi i historisė ėshtė edhe uzurpim i tė ardhmes.

    Nė Vjenė, kompetencat dhe tė drejtat pėr serbėt do tė bėhen territor pėr Serbinė, ndėrkaq kompetencat e gjymta tė politikanėve edhe mė tė gjymtė tė Kosovės do tė shndėrrohen nė obligime pėr shqiptarėt. Duket qartė se nuk ka kurrfarė presioni mbi Serbinė qė tė heq dorė nga Kosova. Nuk ka presion mbi serbėt e Kosovės qė tė mos jenė pjesė e delegacionit tė Serbisė dhe qė tė bėhen qytetarė tė Kosovės. Nė Vjenė, s’bėhet fjalė pėr brengat e serbėve por tė Serbisė. Meqė po negociohet me Serbinė e jo me serbėt. E brenga e Serbisė dihet: si ta rimarrė Kosovėn. Kėto negociata edhe konceptualisht edhe pėr nga mėnyra janė udhėtim i negociatorėve kosovar kah qėndrimi i Serbisė, janė aterim nė platformėn e saj. Pak mė kėndej apo andej, s’ka aq rėndėsi pėr Kosovėn. Dallimet e vockėla e triviale tė rezultateve tė negociatave prej planit tė Serbisė, vetėm politikanėt e Kosovės do tė pėrpiqen t’i glorifikojnė nė pėrpėlitjet e pėshtira tė tyre pėr tė shpėtuar veten e tyre.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •