Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    Ta njohim Çamërinë

    RACIZMI GREK NDAJ SHQIPTARËVE
    TË ÇAMËRISË !




    Data 27 qershor është shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me dekretin nr.885, datë 12.7. 1994 të Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha dita e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grek. Prandaj për ta përkujtuar këtë ditë do të sjellim për lexuesit disa fakte për marrëdhëniet e Greqisë me minoritetet, në veçanti me minoritetin shqiptar nga Çamëria. Pra, çështja që do të parashtroj ka të bëjë me dëbimet e shqiptarëve që nga viti 1913-1945 nga Greqia. Mendoj që është një temë me interes dhe e vështirë për faktin se ende shteti grek nuk i ka hapur arkivat për këto raste.

    Më 16 tetorin e vitit 2008 sipas medieve Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prek në mënyrë direkt titujt e pronësisë të shqiptarëve dhe të maqedonasve të Egjeut. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën "sekuestro konservative", si dhe maqedonasve të Egjeut të cilët janë përzënë gjatë luftës qytetare greke më 1946-1949. Siç dihet çamët ashtu edhe maqedonasit e kanë të ndaluar të kërkojnë të drejtat e tyre që ju takojnë me ligjet ndërkombëtare rikthimin në trojet e tyre dhe kompensimin e pasurive të shfrytëzuara deri më sot nga grekët.




    Cameria kerkon zgjidhje. Ndal tradhetise kombetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henea : 06-07-2009 më 23:42

  2. #2
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Udhëzimi i miratuar me shpejtësi në këtë fund viti nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilat varen në një farë mënyre nga firma greke për anëtarësim në BE dhe NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve dhe maqedonasve të Egjeut pajisjen me viza për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre.
    Një shqiptar dhe maqedonas, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. (1)

    Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë dhe shqiptarëve dhe maqedonasve u përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të regjistroheshin në afatin e 16 tetorit 2008. Pra, edhe njëherë Greqia anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut tregoji se është një shtet që shkel këto të drejtat. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së saj në shekullin e XIX.




    Çameria 27 Qershor

  3. #3
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Racizmi ndaj minoriteteve në Greqi

    Greqia nuk ka pasur mesjetë, rilindje, luftë për rezistencë ndaj pushtuesve osmanë. Ajo gjithnjë është banuar pas rënies së Bizantit nga shqiptarët, hebrenjtë, turqit, romeit(grekët shekujt më parë parapëlqenin të quheshin romei se sa elenas apo grek), maqedonasit, bullgarët. Të cilët pasi u përzgjodhën formuan shtetin modern grek me një histori mashtruese mitologjike. Fakti që në Greqi flitet nëpër rrethet familjare shqipja, turqishtja, hebraishtja, maqedonishtja, bullgarishtja tregon se ende ka popullsi të pa asimiluar edhe pse shtypja shtetërore ka qenë dhe është e egër.

    Hebrenjtë më së shumti kanë jetuar në qytetin e Selanikut ku dikur ndodhej edhe varreza më e madhe e tyre në Evropë me mbi 500 mijë varre (2), por këtë varrezë grekët e prishën dhe me pllakat e mermerta ndërtuar Universitetin Aristoteli. Pra, atje ku sot mësojnë mijëra të rinj në Selanik kanë qenë varrezat e hebrenjve. Ndërsa gjatë luftës së dytë botërore shumicën e hebrenjve grekët ua dorëzuan gjermanëve për tu dërguar nëpër kampet izolimit. Nga rreth 56 mijë hebrenj që kishte Selaniku në vitin 1941, kur gjermanët e pushtuan atë, brenga pak muajsh u dërguan për në kampet e përqendrimit 54. 050 mijë, (3) pra mbi 96% të popullsisë të këtij minoriteti. Sot komuniteti hebre në Greqi nuk njihet zyrtarisht dhe ka vetëm një varrezë e vogël në Selanik që mirëmbahet nga shteti Izraelit.

    Dua të shtoj se grekët në fillim të viteve 1970 kanë prishur në Selanik varrezat e shqiptarëve, të bullgarëve dhe rumunëve. Këto varrezat kanë qenë pronë e këtyre komuniteteve. Minoriteti bullgar është asimiluar, vetë diku nga zona e Seres jetojnë ende disa qindra pleq që e flasin gjuhën bullgare. Greqia minoritetin turk e ka zvogëluar pak nga pak. Turqit që dikur jetonin në Selanik pothuajse janë asimiluar. Ata më shumë bëjnë punë të rëndomta duke shitur me karroca dore çaj, salep dhe gjevrek. Këta qytetarë grek me origjinë turke të cilët ruajnë gjuhën e tyre amtare jetojnë në disa kasolle nëpër cepat e rrugëve të lagjeve të vjetra të qyteti. Turqit që jetojnë në Evro-Thraqi njihen si grek të fesë islame dhe jo minoritet turk. Kjo popullsi e fesë islame që vetëquhen turq kanë arritur të përfaqësohet në fillim të viteve 1990 me tre deputet në Kuvendin e Republikës greke, por këta deputet gjithnjë janë njohur si mysliman që përfaqësojnë partitë politike greke. Vllehët në Greqi janë minoriteti më i përkëdhelur në aspektin e pushtetit, por që nuk u njihen të drejtat gjuhësore dhe kulturore. Ata njihen si vllehët grekë (ellinovllahon). Popullsia vllehe në shumë raste kanë zënë pasuritë e shqiptarëve dhe të maqedonasve pasi këta u përzunë me dhunë nga trojet e tyre.



    CAMERIA PJESA 1 (PART 1)

  4. #4
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Racizmi grek ndaj shqiptarëve 1913-1945

    Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 19913 kanë përzënë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptar ortodoks që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u përzunë dhe ishin shtetas grek në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej, ju përvetësuan pasuritë duke ua dhënë të tjerëve. Në tokat e sekuestruara u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori:
    a). Shqiptarëve që ju përvetësua pasuria pa të drejtë me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit.
    b). Popullsia shqiptare çame që u quajt nga grekët bashkëpunëtore me pushtuesit gjermanë.

    Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve me konfesion fetar mysliman me pretekstin e marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamik dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që"… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë", (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithi e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923). (4)


    Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statuskuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan...
    Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”. (5)


    Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare.



    Cameria,Chameria,Tsamouria-The promised land(part 2)Shqip-al

  5. #5
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të drejtave të saj nga autoritetet greke.

    Kështu, nga çështja “greko-turke”, tashmë zhvillohet tema që ka të bëjnë me marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat do të ndikojnë dhe në periudhën e ardhshme në një shkalle shumë të lartë. Prezenca e myslimanëve çamë në Epir përbënte një rast të veçantë dhe një dokument të fortë bisedimesh që synonte të përdorte qeveria shqiptare me qëllim arritjen e një normalizimi të kënaqshëm të synimeve të saj ekonomike për sa i përkiste çështjes së pronave. (6)

    Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grek premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 (7) u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri.

    Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësojë dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi.

    Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949, midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentet historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroji midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët.

    Më 24.09.1947, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, për të luftuar përkrah kryengritësve greke...
    Marko Vafiadhis vjen pa ndonjë lajmërim paraprak në Tiranë. Për këtë arsye Enver Hoxha nuk e takoi, por ngarkoi një anëtarë nga Byroja Politike për të biseduar me të. Gjatë takimit Marko Vafiadhi i parashtron qeverisë shqiptare kërkesat e mëposhtme:

    1.Të dërgohen 3.000-4.000 mijë çamë për Ushtrinë Demokratike Greke nga 18.000 mijë që jetonin në Shqipëri, të dëbuar prej forcave të Napolon Zervës. (8)
    2.Nga 25.000 mijë refugjatë grekë të cilët të shumtit ishin të etnisë maqedonase që ndodheshin në Shqipëri, të organizoheshin në 3-4 qendra për tu dërguar në ndihmë të Ushtrisë Demokratike Greke.
    3.Të vazhdojë dërgimi i armatimit dhe në kohën më të shkurtër të dërgohen 10-12 topa.
    4.Të shqyrtohet prespektiva e ndihmës ekonomike me ushqime dhe veshje për Ushtrinë Demokratike.
    5.Të mënjanohen ndërmjetësimet ekzistuese deri sa të vendosen lidhje të drejtpërdrejta.






    Strategjia greke kunder shqiptareve - Pjesa 1/2

  6. #6
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideroi që nuk mund të përbëjnë faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk do të donin të shkonin në luftë. Por edhe për ata që do të dëshironin të luftojnë për krah forcave komuniste, ekzistonte rreziku të binin nën ndikimin amerikan. Për këtë çështje u dha përgjigja se: “tash për tash, kjo nuk është e mundur, duke marrë parasysh interesat e Ushtrisë Demokratike Greke, por do të bënin ç’të mundeshin të ndihmonin në kohën e duhur me ato që kishin mundësi...” (9)

    Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat raciste të Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut.

    Në vitet 1972 - 1982 qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek.




    Çamëri Nuse Me Halle

  7. #7
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119

    A ka ende në Çamëri shqiptar, shtetas të Greqisë?

    Mendoj që nuk duhet të lind pyetja a ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945 shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për ti shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptar autokton që kanë shtetësi greke jo vetëm ka në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë.



    Gjatë kërkimeve të mia kam takuar disa shtetas grekë që ishin me origjinë shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës të cilën e kam vizituar disa herë kam takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grek me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti vendor. Në vitin 1991 takova në afërsi të Gumenicës një grek që punonte me eskavator dhe më foli në gjuhën shqipe. Gjatë bisedës më deklaroji se prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga Epiri. Në krahinën e Çamërisë ka shumë grekë që kanë krijuar familje me vajza nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare për ta ruajtur origjinën janë martuar me shqiptare të cilat emigruan në fillim të viteve 1990. Fshati Aidonta dikur quhej Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Prevezës së Çamërisë. Nga ky fshat është studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jeton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 1950-1960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”. (10)

    Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Në vitet 1995 në qytetin e Selanikut kam takuar një çam ortodoks që kishte ardhur në Selanik pas viteve 1950 dhe në Shqipëri kishte xhaxhanë në qytetin e Elbasanit që i përkiste fesë islame, ndërsa ai vetë ishte konvertuar në ortodoks.



    Valle Came

  8. #8
    E keqja s'ka fund Maska e Henea
    Anëtarësuar
    25-05-2009
    Postime
    119
    Në kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë gjatë brezit kufitar midis Konicës dhe Leskovikut kam vizituar një Hotel-Restorant “BURRAZANI”, pronarët e të cilit ishin me origjinë shqiptare. Ky Hotel ndodhej në mes të një pylli të dendur dhe ishte i ndërtuar vetëm me dru. Ishte një biznes familjar. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.




    N.Zervas and germans nazi/Cameria(Tsamouria )genocide

    Autori është historian
    Ndryshuar për herë të fundit nga Henea : 06-07-2009 më 23:44

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Henea shum tem e qeluar
    skam fjal...

  10. #10
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Alvanitët e Pargës

    Enver Robelli
    21/08/2009

    "Shih, këta flasin shkip": Në Pargë të Greqisë, mjafton të flasësh shqip dhe të gjitha dyert i ke të hapura. Këtu dielli i zemrës nuk perëndon kurrë.


    Pika kufitare e Qafë-Botës ende nuk e meriton një emër të tillë. Disa kontejnerë dhe kioska të vendosur në fushë, tregojnë se këtu është kufiri i Shqipërisë me Greqinë. Qeveria e Tiranës ka ndarë 1.4 milionë euro për ndërtimin e godinës së doganës. Punimet tashmë kanë filluar dhe pritet që ato të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm. Në pjesën greke, pika kufitare quhet Sagiada (ose në shqip: Sajadha).

    Godina e doganës dhe e policisë kufitare është moderne dhe e ndërtuar së fundi. Edhe rruga duket e re dhe të shpie në drejtim të Igumenicës (ose Gumenicës, siç është emri shqip i këtij qyteti tani grek). Gumenica është porta e Greqisë veriore dhe veriperëndimore ndaj botës. Në portin e këtij qyteti, për çdo ditë hedhin çengelin anije nga Ankona, Brindizi, Bari dhe Venecia. Gjatë verës këtu zbarkojnë disa milionë turistë nga Evropa Perëndimore, të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt rivierës greke. Jo pak nga këta turistë ndalen në Parga (Pargë), rreth 50 kilometra larg Gumenicës.

    Qyteza e Pargës numëron jo më shumë se 2 500 banorë dhe gjendet në një gji idilik të Detit Jon, buzë maleve të Epirit. Nga çdo ciceron turistik përshkruhet si njëri ndër vendet më të bukura të Greqisë. Sidomos në muajin gusht, në Pargë pushojnë mijëra turistë nga Italia, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga vendet e Ballkanit. Aty-këtu shihen autobusë me targa të Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe, ndërsa maqedonasit kryesisht preferojnë të vijnë me veturë në Pargë.

    Për dallim nga Saranda, në Pargë pothuaj asnjë ndërtesë nuk është më e lartë se tre kate. Fasadat e shtëpive janë të lyera me ngjyra të ndezura dhe i japin qytetit një hijeshi të veçantë. Në portin e vogël të Pargës, i cili shërben vetëm për anije turistësh, gjenden me dhjetëra taverna. Para tyre kamerierët i joshin turistët me menynë e begatshme. Kur nuk ka vend në tavernë, ata shpejt u ofrojnë turistëve nga një gotë uzo. Kërkohet pak durim. Derisa turistët zbrazin gotat, kamerierët gjejnë vendin për t'u ulur. Këtu, kafesë turke i thonë kafe greke. Përndryshe, pothuaj gjithçka që ofrohet është nga kuzhina ballkanike, veçse më mirë e përgatitur. Djathë feta, ullinj, musaka, mish qengji me patate, pite. Dhe mbi të gjitha, peshk dhe gjallesa të tjera deti.

    Vend i ullinjve
    Kamerierët e Pargës janë poliglotë. Njerëzit këtu jetojnë nga turizmi, prandaj mësimi i gjuhëve të huaja është domosdoshmëri. Gjuhën shqipe, ndërkaq, banorët e Pargës nuk kanë pse ta mësojnë. Atë e dinë të gjithë. "Shih, këta flasin shkip", - thotë një kameriere, e cila duket se përnjëherë shënon porositë e të gjithë mysafirëve të lokalit. Pastaj afrohet pronari, një burrë rreth moshës 60-vjeçare. Pas tij vjen një vajzë e re, është nga Fieri. Punon këtu gjatë sezonit turistik. Bashkë me të atin, i cili fiton bukën si punëtor në plazhin Lichnos. Shumica e banorëve të Pargës janë arvanitë, domethënë vendas, autoktonë, shqiptarë, "alvanitë", siç thonë. Kanë qëndruar këtu përkundër stuhive të historisë.

    Për fat të keq, shumica janë asimiluar, deklarohen si grekë, por shqip flasin ende, sidomos gjenerata e mesme dhe e moshuar. "Edhe ne dhe ju - të gjithë jemi njerëz të mirë",- thotë Konstantini, i cili me entuziazëm e gjeti një apartament për ditët më të bukura të vitit. Qyteti i Pargës ka tri plazhe të mrekullueshme. Lichnos, Valtos dhe plazhin pranë portit. Turistët që flenë shumë e kanë vështirë që pas orës 11:00 të gjejnë vend buzë detit. Parga është vend i ullinjve. Të gjitha kodrinat janë të mbuluara nga druri i ullirit. Mesatarisht, prej çdo rrënje parganjotët vjelin deri në 300 kilogramë ullinj.


    Nëpër oborret e shtëpive dhe në kodrinat përreth, banorët vjelin edhe limona e portokaj. Falë zhvillimit të turizmit, shumë banorë të Pargës janë kthyer nga mërgimi, kryesisht nga Gjermania, ku kishin shkuar si punëtorë krahu në vitet '50-të dhe '60-të, kur Greqia ishte një vend i varfër. Ata në vendlindjen e tyre kanë hapur taverna dhe kanë ndërtuar shtëpi, të cilat i japin me qira gjatë sezonit turistik. Një shqiptar nga Mirdita, i cili punon si mbikëqyrës plazhi, tregon se ka ardhur këtu para 17 vjetësh, "atëherë kur pleqtë dhe plakat e Pargës më lehtë flisnin shqip se sa greqisht".

    Muzgu i bekuar
    Në Mesjetë, Parga kishte një rëndësi të madhe strategjike. Për këtë qytezë interesoheshin oborret mbretërore të Stambollit, Venedikut, Parisit dhe Londrës. Në vitin 1401 Parga ra nën mbrojtjen e Venedikut. Më 1452 e pushtuan turqit, por dy vite me vonë u çlirua nga venedikasit. Në vitin 1537 u plaçkit dhe shkatërrua nga pirati osman Hajredin Barbarosa, i njohur si zotërues i deteve. Në lagjen "Beshiktash" të Stambollit, gjendet një përmendore në kujtim të tij. Në pjesën e pasme të monumentit janë të shënuara këto vargje të poetit turk Jahja Kemal Bajatli:
    Nga po vjen gjëmimi i topave prej horizontit të detit?

    A mos është Hajredini duke u kthyer me flotën e tij nga udhëtimi?
    Nga ishujt? Nga Tunisi? Nga Algjeria?
    Dyqind anije lundrojnë në det të hapur
    Vijnë në drejtim të hënës që lind
    Çfarë muzgu të bekuar mëngjesi jeni duke lënë prapa?

    Nën mbrojtjen e Venedikut Parga u shndërrua në portin më të rëndësishëm të Epirit. Në vitet vijuese sundimtarët e Pargës u ndërruan disa herë. Në vitin 1819, Ali Pashë Tepelena vendosi ta blejë nga anglezët këtë qytet, i cili i krijonte telashe, sepse ishte territor i administruar nga të huajt në Pashallëkun e Janinës. Thuhet se pashai i ashpër kishte paguar 150 mijë lira. Thuhet po ashtu se anglezët ia shitën Pargën Ali Pashës për të dobësuar ndikimin rus në rajon. Mbi qytetin e Pargës, rreth katër kilometra larg qendrës, turistët mund të shikojnë edhe sot kalanë e Ali Pashës. Ajo vazhdon të jetë një atraksion jo vetëm për turistë.

    Gjuha shqipe nuk flitet vetëm në Pargë. Shumica e banorëve të fshatrave Agjia, Rrapëza, Shëndiella, Shenica, Livadhari, Arpica etj., gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare. Toponimet e këtyre katundeve janë greqizuar. Banorët shqiptarë të këtyre zonave, sidomos ata të përkatësisë fetare myslimane, janë dëbuar sistematikisht nga Greqia, pasi u caktuan kufijtë e rrudhur të Shqipërisë në Londër, në vitin 1913. Pas miratimit të Marrëveshjes së Lausanne-s (Lozanës) në vitin 1923, përzënia e shqiptarëve nga Greqia u intensifikua. Marrëveshja parashihte shkëmbimin e popullsive mes Turqisë dhe Greqisë. Domethënë grekët duhej të largoheshin nga Turqia, ndërsa pakicat myslimane në Greqi qenë të detyruara të gjenin strehim në Turqi.

    Llojet e shqiptarëve
    Me një dekret, Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jozyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë. Kryeministri i atëhershëm grek, Theodors Pangalos, i kishte premtuar ambasadorit shqiptar në Athinë, Mit'hat Frashëri se popullsia arvanite dhe çame nuk do të prekej nga Marrëveshja e Lausanne-s dhe shqiptarët myslimanë nuk do të quheshin popullsi turke. Ky ishte një premtim bosh, sepse edhe në vitet në vijim vazhdoi shpronësimi i çamëve. Ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, George N. Curzon, e kishte quajtur Marrëveshjen e Lausanne-s "një zgjidhje fund e krye të keqe dhe qëllimkeqe, për të cilën bota, gjatë njëqind vjetëve të ardhshme do të paguajë një tagër të lartë". Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e popullsisë çame bashkëpunoi me pushtuesit gjermanë të Greqisë. Pas kapitullimit të gjermanëve, shteti grek i dënoi çamët kolektivisht, duke i dëbuar nga shtëpitë dhe duke ua marrë pronat shumicës së tyre.

    Historiani i Evropës Juglindore, Konrad Clewing, i ndan shqiptarët e Greqisë në tri grupe. Në grupin e parë ai i numëron arvanitët, të cilët nga shekulli 13-të deri në shekullin e 15-të, me ftesë të sundimtarëve lokalë u vendosën në më shumë se 300 vendbanime në Greqinë Jugore, siç janë Atika (rrethina e Athinës), ishujt e Egjeut (p.sh. Hidra) dhe në Peloponez. Banorët e këtyre zonave e quanin veten arbërorë, ndërsa gjuhën që flisnin - arbërisht. Me kalimin e shekujve ata kanë përvetësuar emërtimin grek arvanitka. Sipas Clewing-ut, numri i arvanitëve në Greqi, bazuar në kriterin e përdorimit të gjuhës dhe të vetëdijes, vlerësohet të jetë mes 150 mijë deri në 200 mijë. Derisa arvanitët e moshuar ende flasin gjuhën amtare, te të rinjtë dominon tendenca e njëgjuhësisë, domethënë ata flasin vetëm greqisht. Asimilimi gjuhësor i arvanitëve është intensifikuar sidomos me urbanizimin e Greqisë. Në qytete ata i janë përshtatur shumicës greke.

    Grupin e dytë të shqipfolësve në Greqi e përbëjnë banorët e disa lokaliteteve në zonën kufitare greko-bullgaro-turke. Clewing shkruan se këta shqiptarë janë pjesë e mbetur pas shkëmbimit të popullsive mes Greqisë dhe Turqisë në vitet 1922/'23, pra në prag dhe pas Marrëveshjes së Lausanne-s. Në grupin e tretë të shqipfolësve në Greqi hyjnë çamët (greqisht: tsamides), të cilët jetojnë në veri të Epirit, në kufi me Shqipërinë.

    Tirana pasive
    Në një artikull për shqiptarët e Greqisë, profesori Clewing shkruan: "Ndryshe nga dy grupet e tjera, çamët historikisht dhe gjuhësisht janë pjesë e hapësirës së përbashkët gjuhësore shqiptare dhe kanë vetëdije etnike shqiptare. Gjuhën e tyre ata e quajnë si në Shqipëri, pra, shqipja. Kur pas përcaktimit të kufijve, në vitin 1913, u krijua një pakicë (shqiptare, v.j.) gjysma myslimane dhe gjysma e krishterë ortodokse, pjesa myslimane zyrtarisht u përjashtua nga shkëmbimi i popullsisë mes Greqisë dhe Turqisë, por për hir të së vërtetës, pakica myslimane u diskriminua. Si pasojë e gjoja bashkëpunimit me trupat pushtuese italiane dhe gjermane dhe me administratën civile shqiptare të instaluar prej tyre në Luftën e Dytë Botërore, shqiptarët myslimanë të mbetur atje, rreth 20 mijë, në vitin 1944 u dëbuan kolektivisht në Shqipëri nga ana e trupave greke.

    Çamët e krishterë dhe të mbetur sipas interpretimit grek nuk ekzistojnë. Ata janë hulumtuar pak, por duket që ende kanë një vetëdije të veçantë dhe gjuhën e tyre dhe i nënshtrohen presionit të dukshëm zyrtar. Por, ata nuk artikulohen publikisht. Në përgjithësi, shteti grek nuk i ka stimuluar grupet shqipfolëse të popullsisë ose ka pranuar vetëm veçorinë e tyre kulturore. Në disa vendbanime myslimane çame, në vitet 1936-'39, me gjysmë zemre u bënë përpjekje për të ofruar mësim në gjuhën amtare. Deri më sot, Greqia me politikën e saj të gabuar ndaj pakicave, nuk ndikon në mirëkuptimin ndërkufitar në Evropën Juglindore".

    Për Greqinë zyrtare çështja çame nuk ekziston. Në nëntor të vitit 2005, Presidenti grek, Karolos Papoulias, kishte anuluar takimin e tij me Kryetarin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ishte paraparë të mbahej në një hotel në Sarandë. Shkas për këtë veprim kishte qenë paralajmërimi i një proteste nga ana e komunitetit çam. Ata kërkonin që çamëve t'u kompensohej prona e konfiskuar nga shteti grek gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe t'u kthehej shtetësia greke. Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, politika shqiptare ka qenë e rezervuar sa i përket aktualizimit të çështjes çame. Ky pasivitet është i shpjegueshëm: Në Greqi punojnë mbi gjysmë milioni shqiptarë, të cilët mbajnë familjet e tyre në Shqipëri dhe janë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë ende të dobët shqiptare. Po ashtu, nuk duhet të nënçmohet ndikimi i Greqisë në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto i kanë shtyrë qeveritë shqiptare të jenë të kujdesshme në këtë çështje.
    ÇAM 24 KARAT

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Epiri i Jugut sidomos deri ne Arte ka Cam ortodoks. Sado qe nuk u eshte dhene mundesia te mesojne gjuhen me shkrim e kendim, perseri e kane ruajtur gjuhen dhe e flasin, mund te them pak me te paster se Arvanitasit. Kete e them, se mbasi ikem nga Shqiepria ne 1990 ndaluam ne Filat ku aty jane te gjithe popullsi Came ortodokse. Sado qe isha femije atehere, i mbaj mend sepse e beme pothuajse qe nga Filati ne Athine gjysmen e rruges ne kembe e gjysmen kush na merrte, refugjate hesapi... Mirepo sado qe ishim te lodhur kur shikoje bukurine natyrore dhe aq me teper kur kaluam afer Janines aq afer te ikte edhe lodhja dhe te kujtonte kohen e Ali Pashes..

    Ceshtja Came do s'do do zgjidhet ne Gjyqin e Larte ku te vendosen te gjitha dokumnetacionet. Nuk eshte se keto mungojne, por them qe ketu mungon vullneti jo vetem i politikes por edhe i njerezve te shume organizatave te ndryshme qe me shume zihen kush do te marri levdatat sesa te shtrojne kurrizin ne pune per nje ide me te madhe per te ardhmen e brezave qe do te vijne.


    Te gjitha keto historite qe degjojme tani nga vete Camet qe hoqen keto tortura, mi tregonte gjyshja kur erdhen Camet ne pjesen jugore dhe sesi i kishin katandisur Greket. Grekerve nuk u leverdis qe te thone kane bere gjenocide se pastaj fillon edhe hapen probleme ne gjyq dhe demshperblimet, pervec njohjen e kthimit te njerezve per te patur te drejten te ngrene aty ndonje biznes apo shtepi tek trojet e te pareve te tyre. Greket duan qe Camet myslyman te pranojne kombesine Greke ashtu si Camet ortodox, qe ti quajne Grek. Po shikoja nje video me propagande Greke, dhe thoshin qe Camet ishin Grek myslyman qe tani kane marre identitet Shqiptar.. Aman o zot i ka lene mendja, po mire po gjuha shqipe qe flasin, dhe qe nuk dinin greqisht, apo ate ska gje!


    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •