Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Myfarete Laze

    Kjo eshte per 'te rinjte", qe skam pas njolla ne pantallona...

    Myfarete- Laze: Gjyshi i pushkatuar mė la njollė nė biografi

    • Datė: Jul 05, 2009

    Aimona Vogli

    Me zėrin e saj tė veēantė ka bėrė pėr vete breza tė tėrė shqiptarėsh, tė cilėt e kanė duar trokitur pafund kur ka qenė nė skenė. E pikėrisht skena ėshtė vendi prej tė cilit nuk do tė donte tė shkėputej kurrė. Nė njė rrėfim pėr "Summer Pages", Myfarete Laze, kėngėtarja e cila ka triumfuar me 13 ēmime nė festivale, vjen me jetėn e saj, e cila ėshtė e lidhur pashmangshmėrisht me kėngėn. Plot doza humori karakteristik shkodran, por dhe me shumė momente prekėse, kėngėtarja tregon pėr familjen e saj me "njollė" nė biografi dhe pasojat qė erdhėn prej saj; pėr tė atin qė u pushua tri herė nga puna, pėr tė ėmėn qė punonte pėr tė mbajtur familjen, pėr fillimet nė kėngė, pėr fėmijėrinė ēapkėne, dhe pėr Shkodrėn, qytet me tė cilin ėshtė e lidhur ekzistenca e saj. E mė tej nė njė udhėtim nėpėr kohė, ajo rrėfen pėr jetėn e saj artistike, pėr njohjen me bashkėshortin, pėr vajzat si dhe pėr punėn e saj, pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Burgjeve, pėr pjesėn e aktiviteteve tė ndryshme letraro-artistike etj.

    Ēfarė mund tė na tregoni pėr origjinėn e familjes suaj?

    Njė ēift i ri i sapomartuar dėbohen nga vendlindja sė bashku me tė gjithė familjen qė pėrbėhej nga nėna, vėllai dhjetėvjeēar, pasi babain ia pushkatuan. Kėshtu, fillon jeta e prindėrve tė mi. Tė sapomartuar dhe njėkohėsisht tė dėbuar. Ku do t'i ēonin? Ku do tė jetonin? Si do t'ia bėnin nė njė qytet qė nuk e njihnin e s'kishin asnjė tė njohur? Njė qytet qė kurrė s'e kishin parė, por kishin dėgjuar nga prindėrit pėr njė farė Dan Hasani, me tė cilin familja kishte bėrė tregti, por qė tashmė ishte shkatėrruar si tė gjithė pronarėt e tregtarėt nė mbarė Shqipėrinė, Dematėt, Plakajt, Takajt, Lazajt e sipėrm e tė poshtėm. Ku? Ku? Se dinin as se ēfarė ishte bėrė me pjesėtarėt e tjerė tė fisit. Gjithēka ndodhi brenda njė nate. Por, gjithė kėto tė kėqija kishin dhe njė tė mirė mbrapa. Erdhėn nė Shkodėr. Nė qytetin qė nuk i quajti kurrė tė persekutuar apo kulakė, ēifligarė, por zotėrinjtė qė nuk i do Enveri. Nė qytetin e kėngės, humorit, barsoletave. Dhimbja zbutej nga fjala e ėmbėl, nga ngrohtėsia qė ky qytet i fali jabanxhinjve, qė asnjėherė s'e ndjenė veten tė huaj. Por, jeta kishte rezervuar shumė tė papritura, e jo fort tė kėndshme, pasi lufta e klasave sido qė ishte ekzistonte edhe nė Shkodėr.

    Sa i rėndoi kjo "njollė nė biografi" prindėrve tuaj dhe si jeni ndjerė ju si fėmijė?

    Babai im u pushua pėr herė tė tretė nga puna, nė 1972 dhe nga ēdo punė shtetėrore dhe vdiq pa vėnė firmė nė bordero pėr 13 vjet rresht. Ai vdiq nė vitin 1985, ishte shumė i ri. Mbaj mend kur isha e vogėl dhe kėndoja nėpėr shtėpi, ai kėndonte e kėrcente bashkė me mua. Lumturohej, sepse unė isha plot humor dhe gėzimi i shtėpisė. Paēka se nganjėherė vinin komshinjtė e ankoheshin se unė ju kisha marrė kumbulla, mana, fiq, qershi… (qesh) Po unė fėmijė apartamenti isha, e sė bashku me vėllanė, u bėnim nga njė vizitė bahēeve tė lagjes (qesh).

    Dukeni se keni qenė qė nė atė kohė njė natyrė ēapkėne, si e kujtoni fėmijėrinė tuaj? Po fillimet nė kėngė?

    Qyteti i kėngės mė rriti, edukoi, mė zgjoi humorin dhe mė fali sė bashku me ēfarė mė dhuruan prindėrit e mi, skenėn. Nė atė vend tė shenjtė tė artit dhe tė kėngės, qė pėr mua fillon qė nga festivali i yllkave e deri tek ai pėr tė rritur. Vetėm me pėrkrahjen e shpirtit artdashės tė Shkodrės, kapėrceva dhe murin e hekurt biografik. Dola nė festivalin e kėngės pėr tė rritur. Fitova ēmim tė parė dhe tė tretė, me shumė sukses e dashamirėsi nga kompozitorėt e drejtuesit e festivalit. Edhe publiku me duartrokitjet e tij mė mbajti nė rrugėn e kėngės. Por, jo gjithēka mė shkoi vaj. Pata shumė pengesa rrugės… Kalova shumė vėshtirėsi, por ja dola, i kalova… Isha nė Shkodėr. Jeta artistike mė mbushi jetėn me gėzim e vlerėsim, jo vetėm mua, por gjithė familjes. Isha mė e vogla, mė e pėrkėdhelura, isha kanarina e babės, pasi nėnėn e shikoja shumė pak, sepse ishte gjithmonė nė punė. Punonte tė mbante tė gjithėve familjen, e kurrė nuk e pashė tė gėzonte pėr veten. Gėzimet e fėmijėve, ishin lumturia pėr tė. Babai na mėsonte, na rrinte mbi kokė, ndaj ishim nxėnės tė mirė tė tre dhe tė gjithė pėrfunduam studimet e larta.

    Pavarėsisht se ishit tashmė njė kėngėtare e cila kishte shkelur skenėn e festivalit dhe kishte fituar ēmime, ju nuk keni vazhduar studimet pėr kanto, por nė degėn e gjuhės dhe letėrsisė. Mund tė na shpjegoni pėrse?

    Mė ka mbetur peng qė nuk vazhdova pėr kanto, pasi isha njė soprano shumė e mirė. Shumė vonė e kam marrė veten si unė, prindėrit, ashtu dhe profesori i kantos, z.Ferit Bala, qė aq shumė ju pėrkushtua talentit tim. Me hir e me pahir, pėr tė mos mbetur pa shkollė, pasi isha nxėnėse shumė e mirė, mė dha dega pėr Gjuhė-Letėrsi dhe kjo falė dashamirėsisė qė dha Shkodra, se pėr atė kohė nuk e meritoja, isha me njollė nė biografi. S'e kuptoj as sot, unė po, por le ta lexojnė tė rinjtė. Isha kėngėtarja fituese e festivalit nė Radio-Televizion dhe s'mė lejohej tė vazhdoja pėr kanto...

    Ēfarė kujtoni nga vitet kur ishit nė kulmin e karrierės pėr muzikėn e asaj kohe?

    Kam pasur fatin tė bashkėpunoj me kompozitorėt dhe poetėt mė tė mirė tė vendit, ndoshta kėtė dhe pėr veēantinė e zėrit tim, i cili lejonte, pėr vetė regjistrin e zėrit, komoditet pėr ta. Kompozitorėt e mi kanė qenė Agim Prodani, Kujtim Laro, Tish Daia, Avni Mula, Flamur Shehu, Limoz Dizdari dhe poetėt Zhuljana Jorgaxhi, Gjok Beci, Xhevahir Spahiu, Agim Doēi, etj. Kam marrė pjesė nė 17 festivale dhe kam fituar 13 ēmime, kam qenė pjesėtare e Koncerteve tė Pranverės, nė Festivalin e Interpretuesve dhe gjithmonė jam vlerėsuar nga juritė. Jam nderuar me ēmimin "Ēesk Zadeja", "Naim Frashėri", … por do kem kohė tė marr edhe tė tjerė. (qesh). Edhe sot krijimtaria dhe spektaklet e Ardit Gjebresė, krijimtaria e bukur e Edmond Zhulalit, Adi Hilės, Shpėtim Saraēit na mban gjallė jo vetėm ne artistėve, por edhe publikun tonė artdashės aq tė mrekullueshėm, qė na ka ndjekur e duartrokitur nėpėr spektakle. Kėta krijues janė njė vlerė e madhe pėr artin shqiptar.

    Ju artistėt kishit mundėsinė, ndryshe nga tė gjithė shqiptarėt, qė tė shkonit me turne jashtė vendit, si ndiheshit kur shikonit vendet e tjera?

    Kam pasur fatin tė interpretoj kėngėn tonė nė skena tė ndryshme brenda e jashtė vendit. Nuk mund tė lė pa pėrmendur turnetė e para jashtė shtetit, ku habiteshim e bėnim gafa nga mė tė ndryshmet, sepse shumė gjėra nuk i njihnim e nuk dinim se ēfarė ishin. Kėto turne kthehen nė humor sa herė qė mblidhemi.

    A mund tė na tregoni paska pėr familje tuaj, pėr njohjen me bashkėshortin dhe pėr dy vajzat?

    U dashurova me Nelin, bashkėshortin tim, babain e dy vajzave qė janė gėzimi i syve tanė. Jemi tė kundėrt nė tip, nė profesion, por plotėsuam dhe mbėshtetėm shumė njėri-tjetrin. Si nė fizikė, ku polet e kundėrta tėrhiqen. Neli, trajner basketbolli shumė i suksesshėm, ka mė shumė trofe se unė, por s'doli kurrė nė televizor… Ndėrsa, unė isha ēdo natė nė tė gjitha familjet shqiptare, edhe kur kishin gėzim, edhe kur griheshin, pra isha pjesė e jetės sė tyre. Mė kanė duruar gati pėr natė pėr 30 vjet rresht, i falenderoj. (qesh).

    Krahas muzikės, a jeni e angazhuar me diēka tjetėr?

    Jam aktivizuar jo vetėm si kėngėtare, por kam organizuar e ideuar shumė aktivitete. Njė prej tyre, qė tashmė ėshtė kthyer nė traditė nė qytetin tim, ėshtė "Dita e luleve". Nė kėtė aktivitet, qė zhvillohet qė prej katėr vitesh, bashkė me grupin e punės qė pėrbėhet nga Isa Alibali, Ritvan Karakaqi, Ahmet Osja, kemi ēuar nė kalanė e Rozafės plot 100 pemė e lule, piktura tė tė gjitha grupmoshave, si dhe janė kėnduar kėngė pėr lulet. Kjo, pasi qyteti i Shkodrės ka 150 kėngė pėr lulet... Kėto kėngė janė shoqėruar dhe me albumin trepjesėsh; "Mes lulesh me kėngė e pikturė", i cili ėshtė vlerėsuar dhe me ēmim nė Holandė. Pra, jeta ime artistike ka pasur dhe ka larmi dhe nė Tiranė. Nė qendrėn "Arbnori" kam organizuar disa aktivitete: "Dita e jetimėve", ku pėrveē organizimit tė aktivitetit artistik, u janė hapur libreza kursimi 5 (pesė) fėmijėve. Koncert me pjesė tė zgjedhura nga Prenk Jakova, konkursi i grupeve korale, koncert simfonik, muzikė popullore dhe tė lehtė, promovime tė librave tė rinj, ekspozita pikture, etj.
    Jetoni nė Tiranė, por duket se njė pjesė tė Shkodrės e mbani gjithmonė me vete?
    Tani qė banojmė nė Tiranė, nė shtėpinė tonė sė bashku me vajzat kemi krijuar njė dhomė me tė gjitha karakteristikat e odės shkodrane dhe kujtime e foto nga jetėt tona sportive e artistike, qė kuptohet, ėshtė e lidhur me ēdo gjė tė bukur si: vlerėsime, rinia, e tashmė mesomosha. Por, unė pėrsėri kujdesem pėr veten, bėj makijazh dhe dal e bukur, por nė krahasimi me origjinalin e djeshėm... Por, jam dhe ndihem e vlerėsuar nga tė gjithė artdashėsit shqiptarė, nderohem dhe ftohem nė aktivitete tė mėdha tė skenės e tė kėngės. Vazhdoj tė kėndoj dhe mė me shpirt se kuptohet, tani ana profesionale e lirshmėria skenike ėshtė pjesė e imja.

    Na tregoni pak mė shumė pėr vajzat, dhe a ka trashėguar ndonjėra prej tyre talentin tuaj?

    Vajza e madhe, Resana mbaroi shkollėn e lartė pėr Ekonomi-Financė dhe punon nė bankėn BKT nė Tiranė, ndėrsa e dyta, Erida, studion nė vit tė fundit pėr Gjuhėn Franceze, si tė thuash atė qė nuk realizova, unė e plotėsoi ajo. Ka qenė njė ėndėrr e rinisė time. Tani mė vjen mirė, sepse mė parė mė vinte shumė keq qė vajzat nuk kishin prirje pėr muzikė. Sepse, do tė ishin bėrė larg qoftė, si kėto fotokopjet, qė po e prishin muzikėn e artin e tė kėnduarit. Por, ndoshta unė gaboj, se ato mund tė ishin bėrė si Manjola, Eranda, Rovena, Rosela, Juliana, Enejda, Jonida, Mariza, Anjeza dhe unė do tė ndjehesha shumė krenare. Sepse, janė vlera tė vėrteta, prandaj kam besim se arti i kėngės do ecė shumė, sepse e kam lėnė nė artiste tė vėrteta, jo vetėm tė skenės, por dhe nė jetė.
    Edhe pse vazhdoni tė kėndoni nėpėr aktivitete, tashmė mund tė themi se punoni dhe njė fushė tjetėr, nė atė socialen?
    Po, ėshtė e vėrtetė, nė DPB (Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve). Organizoj aktivitete tė ndryshme letraro-artistike e sportive. Sė bashku me vajzat psikologe e sociologe, organizojmė gjithēka pėr njerėzit qė vuajnė dėnimin nė burgje.

    A jeni e kėnaqur?

    Sigurisht qė po. Nga stafi drejtues kemi mbėshtetje tė plotė pėr organizimin e "Ditėve ndryshe" qė t'jua lehtėsojmė sado pak periudhėn e vendimit penal, t'i pėrgatisim e tė ndjehen tė vlerėsuar, jo tė harruar tė gjithė ata qė vuajnė dėnimin. Jam e kėnaqur, kjo ėshtė fusha ime, artisti fal ngrohtėsi, gėzim, rrezaton mirėsi e afrimitet, vetėm me praninė e tij nė kėto institucione. Falė koordinimit shumė tė mirė tė psikologeve e sociologeve, plotėsojnė shumė mirė njėra-tjetrėn dhe puna ecėn shumė mirė dhe me hapin e kėrkesat bashkėkohore.

    Kjo do tė thotė se jeni larguar nga skena?

    Nuk them se jam larguar krejtėsisht nga skena, s'e di, por veē nė mė lėntė ajo (qesh). Jo, jo, ajo ėshtė njė pjesė e mirė e jetės sime qė s'mund ta largoj, mė do dhe e dua. I kam qėndruar kohės, ndryshimeve dhe shijes, e kam publikun tim qė mė mirėpret dhe kėrkon akoma nga unė, e unė s'i kam zhgėnjyer asnjėherė. I jam pėrshtatur zhvillimit tė kėngės nė kohė dhe kam bėrė bashkėpunime shumė tė suksesshme, qė janė mirėpritur nga publiku. Kėto mė japin siguri e pėrgjegjėsi pėr arritje tė reja. Thonė; "Njeriu plaket nga shpirti e prej kėsaj…", artisti nuk plaket kurrė. Artisti veē krijon e gjen tė bukurėn, gėzon publikun dhe ėshtė njėsh me tė gjatė gjithė jetės.
    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Aman mos i futni ne loje edhe artistet, mos ua nxini biografine, se publiku i do artistet te panjolla. mos i politizoni edhe keta. arti dhe politika nuk shkojne bashke. nga kjo qe keni postuar me bete ta marr inat Myfarezen. E sheh ajo thote se ka vizituar kaq shtete jashe ka bashkepunuar me kompozitoret me ne ze e ju....
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga karkaxholli Lexo Postimin
    Aman mos i futni ne loje edhe artistet, mos ua nxini biografine, se publiku i do artistet te panjolla. mos i politizoni edhe keta. arti dhe politika nuk shkojne bashke. nga kjo qe keni postuar me bete ta marr inat Myfarezen. E sheh ajo thote se ka vizituar kaq shtete jashe ka bashkepunuar me kompozitoret me ne ze e ju....
    arti e politika nuk shkojne bashke? po ju per 50 vjet nuk e politizut artin? myfaretes i mohut meritat vetem se kishte nje gjysh te pushkatum. ne vend qe me kerku te falur na e paske marre edhe inat....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Pjese e nji interviste te Myfaretes per Panoramen.

    .......I ati vendosi ta ēonte nė shtėpinė e pionierit. “Ndoshta e bėri edhe thjesht pėr tė mė mbushur kohėn”. Por ē’rėndėsi kishte. Asaj i pėlqente kjo gjė dhe pikė. Mandej, shumė shpejt filloi tė zbulonte shijen e vėrtetė tė pėrfshirjes sė saj nė njė grupim kėngėtarėsh tė vegjėl. Profesorėt e saj, s’mund t’i linte shpėrfillės zėri i tė voglės. E ngjitėn nė skena. E ēuan nė festivale, qysh herėt. Ishte njė rrjedhim logjik. Gjithēka shkonte pėr mrekulli. Mė pėrjashtim... Ajo s’do ta harrojė se dikur s’e patėn lėnė ta kėndonte kėngėn fituese. -Pse jo? Ishte e vogėl pėr tė kuptuar. Nuk e dinte fort mirė se ē’ishte ceni nė biografi. E dinte qė i ati prej vitesh nuk punonte, pėr njė ndėshkim. Por jo mė shumė. Prindėrit i kishin mbajtur larg fėmijėt nga e vėrteta biografike e familjes. Aq mė pak i kishin rrėfyer pėr pushkatimin pa gjyq tė gjyshit, apo arsyet... E si mund t’i thuheshin njė fėmije tė tilla gjėra. Ndaj dhe Myfaretja nuk i dinte. Kėsisoj s’kish si ta kuptonte pse nuk e lanė ta kėndonte kėngėn fituese tė festivalit. Ishte nė klasė tė tetė. Por nuk iu rėnd edhe aq kjo ngjarje. Nuk e mundoi kushedi ēė. I ati, se ē’justifikime i sajoi. E pėrgatiti paraprakisht. Dhe ajo e pranoi qetėsisht refuzimin. Tė vėrtetėn e mori vesh shumė vonė, por tani s’kishte mė rėndėsi. Ishte njė e kaluar.

    * * ****
    Do tė vazhdonte tė pėrballej edhe me tė tjera refuzime. Por me tu bėrė pjesė e tė shkuarės, do t’i fshinte si me gomė. I pėlqen mė shumė tė shohė pėrpara. Ama njė peng e ka. Ka tė bėjė me refuzimin e radhės. Pat menduar se e ardhmja e saj do tė ishte kėnga dhe asgjė tjetėr. Ėndėrronte tė vazhdonte konservatorin, tė bėhej kėngėtare lirike. “Epo, talentin e kisha tė lindur... zėrin, dhuratė nga Zoti...”. S’gjente arsye pse tė mos e nanuriste ėndrrėn pėr tu bėrė soprano. Por... Jo. Deri kėtu, s’duhej tė pretendonte. S’lejohej. Ishte mbesa e njė tė pushkatuari. Dhe nuk e fitoi konkursin pėr nė Institutin e Lartė tė Arteve. Dhe i mbeti peng. “Po e kam me tė vėrtetė kėtė peng”- mė thotė, a thua se suksesi profesional ashtu do tė kish pasur njė vlerė tjetėr...
    ...Gjithsesi suksesi nuk i qėndroi aspak larg. Pėrkundrazi. Anipse nuk iu hap dera, njė shteg e gjeti. Apo ishte fati qė e ndihmoi? Nėse ishte kėshtu, fati i saj, kėsaj here, e kish emrin: “Shoqet tona ilegale”. Shumėkujt i kujtohet kjo kėngė fituese e festivalit tė kėngės, qė i dha ēmimin asaj, Myfarete Lazes dhe Vaēe Zelės. Miklues vlerėsimi, apo jo? Kishte goditur nė shenjė, me tė parėn. Sepse ishte hera e parė qė kėndonte nė festivalin e Kėngės nė RTSH.
    Pas kėtij ēmimi, fitoi edhe tė drejta tė tjera. Nė Shkodėr, sigurisht, e pritėn krahėhapur. Dhe, a thua se e kishim marrė lejen e munguar, i ofruan kėngėtares gjėrat qė deri atėherė s’i kishte: punė, shkollė, njė shtėpi...

    * * *
    ...Ishte me fat edhe pse jetonte nė Shkodėr? Padyshim. Ajo ėshtė e bindur pėr kėtė. Jo se ngjan pikė pėr pikė me shkodranėt pėr humorin tipik dhe karakterin gazmor. Jo se humori e bėn t’i shohė me pozitivizėm gjėrat. Por pėr tė tjera arsye... Tek biseda ka hyrė nė argumentin e qytetit, Myfaretja nuk ka tė mbaruar. Ishte qyteti qė e mbajti, qyteti qė e pėrkrahu, qyteti qė u kujdes pėr tė, qyteti qė e ngriti nė apogje.
    -Por mund tė kishte ndodhur edhe nė njė qytet tjetėr. Apo jo?
    -Jo, jo-mė kundėrshton e bindur.- Shkodra mė zgjidhte si pėrfaqėsuese, edhe pse s’isha me origjinė shkodrane, e nė festivale, letrat anonime pėr mua mbėrrinin nga Saranda...
    -E ēuditshme... –mendova aty pėr aty. Mė erdhėn nė mendje tė tjerė banorė tė Shkodrės qė mė kishin folur krejt njėlloj me pasion pėr qytetin e tyre. Tė gjithė qė kanė jetuar atje, nuk ngurrojnė ta pėrmendin. – Qe fat,- pata dėgjuar edhe mė parė, tek mė kishin folur pėr lidhjen e tyre me Shkodrėn. E mesa duket ka ndodhur me tė gjithė njėlloj. Qyteti ėshtė sjellė njerėzishėm me njerėzit e vet. Njollat e biografisė s’i errėsuan.
    -Asnjė rėndėsi kishte biografia,- mė sqaron Myfaretja,- Nė Shkodėr ishin tė gjithė mė biografi tė keqe... E di si thoshin Shkodranėt: “tė deklasuarit janė zotnitė... qė s’i don Enveri”. Mua, ēfarė mundej me mi dhanė, Shkodra, mi dha. Shkollėn, shtėpinė, punėn...”. Dhe vazhdon tė pėrsėrisė sė ishte me fat qė njė ditė prej dite, familja e saj iku nga Saranda dhe u vendos nė Shkodėr.
    Epo, nuk paskėsh qenė e rastėsishme qė, pėr plot 25 vite do tė mendohej pa mundur tė dalė nė konkluzionin pėr ta braktisur qytetin: “Tė transferohemi nė Tiranė?” Pyetja i mundonte tė dy, Myfareten dhe tė shoqin. Tirana ishte kryeqyteti. Ofronte mė shumė mundėsi. Por, nuk mundėn ta lėnė Shkodrėn.
    – E tani? -Ajo me familjen e saj prej pak vitesh jeton nė Tiranė. Por jo se Shkodra nuk ėshtė po aq e dashur. Janė pikėrisht nostalgjia dhe dashuria e kthejnė herė pas here kėngėtaren atje, qoftė edhe pėr pak, sa pėr tu ēmallur...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Myfarete Laze

    INTERVISTA/ Flet kėngėtarja, specialiste e edukimit (Terapi art) Myfarete Laze

    -Gratė e burgosura lihen mėnjanė nga amnistitė

    -Amnistitė bėhen vetėm pėr burrat, pėr gratė nuk kujtohet njeri

    -Nė burgje kemi ēuar personalitete qė gratė thonė i kishim ėndėrr ti takonim

    -Kaq aktivitete dhe kaq profesione qė fitojnė nė burgje nuk mund ti realizonin tė lira

    -Shumica e grave thonė kurrė nuk kishim parė teatėr nė sallė

    -Nė burgje bėhen aktivitete qė gratė si kanė njohur nė jetėn e lirė

    - Sot burgjeve pėr aktivitetet dhe profesionet e marra u thuhet qendėr rehabilitimi

    -Takimi me Marjeta Larjan ishte eveniment pėr gratė e burgosura

    -Nė burgje gratė marin profesione qė tė lira do ti paguanin dhe nuk do kishin mundėsi ti merrnin



    Albert ZHOLI

    Kėto ditė gratė e burgut Ali Demi nėn kujdesin e Drejtorisė sė Burgjeve dhe stafit ėt edukimit, kanė marrė pjesė (dhe do tė marrin) nė disa aktivitete, si ekspozita, ndjekja e komedive, takime me personalitete tė artit. Aktualisht jeta nė kėto burgje ėshtė shumė intensive, pasi brenda ambienteve tė burgjeve organizohen kurse tė ndryshme kuzhine, parukeri, rrobaqepėsie, ekspozita etj. Njė nga specialistet e edukimit dhe tė Terapi Art nė kėto burgje ėshtė dhe kėngėtarja e mirėnjohur Myfarete Laze.

    Sot gratė e burgut Ali Demi ndoqėn komedinė “10 Vjet martesė” me regji tė Inis Gjoni dhe aktorėt Genci Fuga Eni Jani. Kush e zhvilloi kėtė aktivitet dhe cili ishte synimi?

    Nė kuadrin e festave tė 7 dhe 8 marsit edhe gratė e burgosura, si ēdo grua tjetėr kanė tė drejtat dhe liritė e tyre, ndaj dhe ne si Drejtori e edukimit dhe Terapi Art, nėpėrmjet bashkėpunimit me institucione tė ndryshme tė artit, po organizojmė disa aktivitete. Kėto aktivitete do tė jenė tė ndryshme, si brenda burgut ashtu edhe jashtė, ku do tė jenė pjesėmarrės edhe gra dhe fėmijė jashtė burgut, pėr tė kaluar disa ditė ndryshe. Sot ne ishim kėtu nė Teatrin Kombėtar, ku gratė qė vuajnė dėnimin nė burgun Ali Demi, tė ndiqnin kėtė komedi e cila ėshtė pėlqyer shumė nga publiku shqiptar. Pėr kėtė ne u morėm vesh mė parė me stafin realizues dhe me drejtorinė e TK, pėr tė dhėnė njė shfaqje falas, jashtė radhe. Mund tė them se sot kėtu ishin gra tė paraburgosura dhe tė burgosura, ku njė organizim i tillė do shumė impenjim, do shumė kujdes, bashkėveprim dhe rigorozitet.

    Pėrse vjen kaq shumė impenjim?

    Por ju tashmė e shihni se sa efektiv policie ka kėtu, duhen makina, duhen mjete lėvizėse, masa tė larta sigurie, duhen biseda tė vazhdueshme, duhen koordinim oraresh dhe kujdes nė ēdo sekonda. Me nj fjalė janė ndėrmarrje shumė tė vėshtira. Duhet njė punė komplekse nė grup e stafit tė edukimit, psikologėve dhe tė atyre qė meren me sigurimin. Drejtoria e burgjeve, stafi i edukimit, bėjnė njė punė parapėrgatitore disa ditė, qė tė arrijmė deri kėtu.

    Ju si specialiste edukimi nė Drejtorinė e burgjeve ēfarė pune konkrete bėni nė kėtė staf edukimi?

    Unė mirem direkt me terapinė e artit, kjo ėshtė pjesa e edukimit tim. Ne bashkėpunojmė me shoqata, organizata, tė ndryshme, arti, pasi ēdo aktivitet i tillė ndikon ndjeshėm nė uljen e stresit, nė relaksimin e jetės sė tė dėnuarve, etj...

    Si do ti klasifikojmė terapitė e artit?

    Janė tė ndryshme, kurse tė ndryshme pėr pikturė, hapja dhe parja e ekspozitave tė ndryshme, organizmi i kurseve tė ndryshme profesionale, takime me personalitete tė artit, interpretime, krijime grupesh artistike, ku marrin pjesė tė gjitha

    Mė 7 mars do tė zhvillohet njė ekspozitė pikture, me 120 piktura, tė vetė tė burgosurave, por edhe tė stafit policor. Ka disa policė qė e kanė hobi pikturėn dhe pikturat e tyre do tė bashkohen me ato tė tė dėnuarave. Janė disa policė qė vazhdojnė Akademinė e Arteve dega pikturė dhe janė pjesėmarrės nė shumė ekspozita. Po ashtu ėshtė dhe njė pjesėtar i stafit tė edukimit, qė do tė hapė njė ekspozitė ku njė pjesė e kėtyre pikturave do ti bashkohen kėsaj ekspozite. Pra kjo ėshtė ideja e bashkimit tė vlerave tė artit, qė i bashkon dhe krijon mundėsinė e shkėmbimit tė eksperiencave. Kėto lloj aktivitetesh kalojnė ēdo paragjykim dhe krijojnė mundėsi bashkėpunimi frytdhėnės. Kėto i stimulojnė tė dėnuarat, tė mos ndihen tė nėnvleftėsuara, tė mos ndihen tė vetmuara, tė mos ndihen pa perspektivė dhe tė izoluara. Kjo punė nė grup ka bėrė qė tė dėnuarat me tė vėrtetė tė mos e ndjejnė dėnimin por ta shohin atė si shkollė edukimi, pasi ėn shumė raste ato pėrfitojnė shumė gjėra qė nuk do ti merrnin kurė nė kuadrin e tė qenit tė lira nė shtėpitė e tyre. Ky bashkėpunim, kėto ekspozita, kanė bėrė qė dhe gardiani tė mos shihet thjeshtė si gardian, si roje, por edhe me shpirtin e artistit.

    Ēfarė jete bėjnė aktualisht gratė e dėnuara? A kanė aktivitet ditor ritmik qė i largon nga monotonia, nga dhimbjet qė kanė lėnė pas? Si i kanė ambientet?

    Gratė i ka fal zoti. Ai u ka dhėnė vlerat e tyre, veēantitė e tyre. Nė dhomat e tyre ato mbajnė ambient tė pastėr, tė rregullt, plot finesė. Me duart e tyre ato kanė krijuar ambient aq familjar, sa harron se janė nė burg. Me dantella, me qėndisja, me rregull. Ato aty punojnė vetė jastėkėt, bėjnė vetė centro dantellė dhe kanė krijuar njė ambient tė mrekullueshėm qė habitesh.

    Gjatė ditės veē kėtyre punėve tė dorės, a zhvillojnė kurse tė ndryshme tė dėnuarat?

    Posi jo. Aty zhvillohen shumė kurse tė ndryshme, si pėr rrobaqepėsi, parukeri, guzhinjere, kompjuter, por dhe kurse tė gjuhėve tė huaja qė janė nė anglisht dhe italisht, etj. Pra brenda orarit tė pėrditshėm ato organizohen nė kurse tė ndryshme, qė kur tė dalin nga dėnimi tė zotėrojnė dhe nj profesion. Madje po ju them se kėto kurse certifikohen nga Ministria e Ēėshtjes Sociale dhe njihen si profesion njėlloj si ata qė i bėjnė kėto kurse nė shkolla tė ndryshme.

    Ju thatė pėr burgun Ali Demi por folėt dhe pėr paraburgimin. Kėtu jetojnė edhe tė paraburgosurat?

    Jo, tė paraburgosurat gjenden tek lagja “Jordan Misja” dhe kanė tjetėr natyrė. Nė kėtė vend edukimi ka dhe gra, por ka dhe tė mitur, ka edhe burra, por tė ndarė nė sektorė tė veēantė, nuk bėjnė jetė kolektive por jetė sipas moshės dhe gjinisė.

    Cilat janė problemet kryesore qė ngrenė gratė e burgosura?

    Njė nga problemet qė ato na ngrenė vazhdimisht ėshtė se ato janė tė pakėnaqura nga amnistitė. Nuk flasim pėr kėtė radhė, por flasim pėr tė gjitha amnistitė e deritanishme. Nė tė gjitha kėto amnisti gratė thuajse nuk pėrfshihen fare. Ato janė ndoshta tė vetmet qė e kryejnė dėnimin deri nė njė. Gjithmonė nė amnisti fitojnė vetėm burrat. Mendoj se kur tė jetė nė prag tė pėrpunimit, amnistia mė shumė duhet tė marrė nė konsideratė veprat e kryera nga gratė. Kjo ėshtė ndoshta njė e drejtė e tyre.

    Myfaretja njė kėngėtare e mirėnjohur, si ndihet me kėtė profesion?

    Si specialiste e edukimit (Terapi art), ndihem shumė mirė, pasi e kam kėrkuar vetė kėtė profesion. E kam kėrkuar vetė pasi, pasi doja ti bėja njė sfidė vetes se sa jam e zonja ti jap nga vetja kėsaj kategorie njerėzish, pra grave tė dėnuara. Unė ndjej njė kėnaqėsi tė veēantė, kur organizoj aktivitete tė tilla kulturore, sportive, qė sjell pranė kėtyre grave, aktorė, kėngėtarė, instrumentistė, kompozitorė, shkrimtarė, poetė tė cilėt tė dėnuarat i presin me shuam dashamirėsi, i presin me shumė dėshirė. Madje nė disa aktivitete vijnė dhe animatorėt tė veshur ndryshe.

    Si shprehen gratė e dėnuara pas kėtyre takimeve?

    Shprehen shumė tė kėnaqura, shumė tė respektuara, pasi mund tė them se tė gjitha nuk kishin takuar kurrė ndonjė aktor, apo kėngėtar, apo nuk kishin shkuar kurrė nė njė teatėr. Madje ato shprehen hapur qė nė kushtet e jetės qė kishin bėrė, vetėm sa i kishin parė nė televizion kėta aktor, kėngėtar, shkrimtarė dhe e kishin ėndėrr ti takonin. Pra nė kėto aktivitete ato akne realizuar disa nga ėndrrat e tyre tė pasuara qysh nė jetėn fėminore. Pėrpos sa mė lart ato kanė bėrė dhe shumė foto me kėto personalitete. Psh sot aty ishte Marjeta Ljarja, qė ato as e mendonin. Psh kjo ditė pėr to siē e patė ishte njė ditė qė nuk do harrohet kurrė. Ato qeshėn me lot nga komedia edhe pėr faktin pasi panė direkt nė skenė, prekėn vetė aktorėt, prekėn vetė tė gjitha elementėt e organizimit tė njė komedia.

    Si janė ndjerė tė burgosurat kur ju panė si specialsite e edukimit (Terapi art)?

    Nė fillim ju dukej ēudi, por ditė pas dite, ato panė sa shumė isha lidhur me kėtė punė dhe filluan tė mė bėjnė kėrkesa tė ndryshme. Pikėrisht kėto aktivitete qė kam organizuar janė pjesė e lidhjeve tė mia, pėr tė bėrė diēka ndryshe pėr to. Psh, dje, futbollisti Lorik Cana ishte tek tė miturit nė Kavajė, ku u bė njė ndeshje futbolli miqėsore. Tė gjithė atu ngelėn jashtėzakonisht tė kėnaqur. Aktivitet ka pasur dhe nė Fushė Krujė me mėsuesen e gjuhė letėrsisė.

    Nė sa burgje ju e zhvilloni aktivitetin tuaj si specialiste e edukimit (Terapi art) ?

    Nė rreth 22 burgje, ku kam ngritur dhe grupe artistike si nė Peqin, Lezhė, Kavajė, ku kemi vėnė dhe pjesė teatrale. Sot burgjeve u thuhet qendėr rehabilitimi, pasi akne kaq shumė aktivitete, pasi aty marrin Certifikata profesionesh, qė jashtė do ti merrnin me pagesė, etj..
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Myfarete Laze

    " E Diell " - 2017


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Myfarete Laze

    Fituese e Festivalit " Lulebore "


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •