Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Bimet mjeksore qe perdoren per mjekim!

    Aloa Vera Pėr kėtė bimė janė gjetur shkrime tė ndryshme edhe nėpėr papiruse, pėr tė cilėn thuhet se ėshtė bimė shumė e dobishme dhe nga ajo janė prodhuar tableta tė vogla kundėr infeksionevet tė ndryshme.

    Kopra e rėndomtė Foshnjeve tė posalindura iu jipet nė formė ēaji, pėr pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve tė cilat e pėrcjellin foshnjen nė muajt e para tė lindjes. Me sukses pėrdoret edhe kundėr kollit.

    Trumėza Ėshtė ekaspektorans i mirė dhe spazmolitik i lehtė. Ka edhe veprim bakteriologjik. Pėrdoret si bar pėr shėrimin e organeve tė tretjes, si edhe ndodhet si pėrbėrės i shumė ēajrave tjera.

    Kėputja e arrave
    (Equisetum Arvense), nė organizėm vepron si hemostatik, si adstringent, si diuretik, si depurgativ, si bar pulmonal, si anti inflamator, etj

    Kamomili
    Pėrdoret kundėr dhembjeve dhe shtrėngimeve, inflamacioneve tė lėkurės dhe mukozės sė gojės, fytit, hundės, syve, poashtu pėr rregullimin e tretjes sė ushqimit, pastrimin e rrugėve urinare nga jasht dhe brenda, kundėr hemorroideve, te kokėdhembjet, pėr qetėsim, pėr fshikėzėn e urinės, zorrė, stomak, kundėr rėrės nė mėlēinė e zezė, te urinimet me vėshtirėsi, ērregullimet e menstruacioneve, si mjet kundėr qelbėzimeve...

    Makthi i egėr
    Nė mjekėsinė popullore pėr ndaljen e rrjedhjes sė gjakut, kundėr diarresė e dizenterisė, kundėr tuberkulozit, si qetėsues i dhembjeve tė zorrėve dhe lukthit, kokės, kundėr gurit nė mėlēinė e zezė etj.

    Mendra
    Pėrdoret si spazmolitik (kundėr gėrēeve dhe shtangimeve nė lukth e organe tjera), pastaj pėr qetėsimin e shtangieve tė muskujve sidomos nė organet e tretjes etj.


    Luleshurdha
    Ėshtė diuretik efikas, tonik digjestiv dhe laksativ pėr mėlēi dhe veshkė, hepatik, antireumatik, depurgativ, bar antilitik, bar pėr pankreas,aperient i butė, etj.

    Eufrazia
    Vepron si: antikataral, antiseptik, adstringent, tonik, digestiv, medikament pėr sy, tonik mukosal...

    Rrika Stimulans i qarkullimit tė gjakut dhe lėngjeve tė tjera, diuretik, antiseptik, stimulator digjestiv, lokalishtė ėshtė rubefacientė, citofilaktik..

    Molla
    Pėrgatitja e uthullės sė mollės dhe ndikimi i saj nė organizėm...

    Mugujt e bimėve Mugujt e bimėve - koncentrate vitaminore.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    transilvani
    Postime
    15
    Interesante keto bimet qe ke shkruar , jane te dobishme per shendetin.
    si plotesim . citricet portokalli, limoni , jane te pasur ne vitamina C dhe bioflavonoide qe kane efecte te mira per pastrimin e ghakut nga substantat oxidative dhe ndihmojne ne qarkullimin e gjakut.
    eshte dhe nje bime angjinare qe ndihmon ne semundjet e melcise dhe perdoret nga firma Falk ne gjermani per prodhimin e ilaceve.
    te pershendes Alba je vajze e vecante.
    Dr juxhini

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    flm dottor Juxhin per respektin!
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e valdet74
    Anėtarėsuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    mitrovic /kosov
    Postime
    7
    ku mundem me gjet nje ilaq nga barishtat per alergji te rinitisit pra te hundes flm ...
    SELAMUN ALEJKUM TE GJITH MUSLIMANVE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    transilvani
    Postime
    15
    ja ca recomandime per alergite
    duhet evituar duhani, poleni, gazet e makinave, kafshet shtepiake
    ilace duhen marre antihistaminice si dhe spray per hundet pyet ne farmaci
    Dr juxhini

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Bimet mjeksore qe perdoren per mjekim!

    24 Bimėt Magjike tė Tokės Shqiptare – Zbuloni Llojet Mjekėsore dhe Aromatike

    Nė Shqipėri ka rreth 7233 lloje bimėsh tė cilat formojnė thuajse 32% tė tė gjithė florės sė Evropės.

    Kėtu futen edhe ato aromatiket apo medicinalet qė janė pėrdorur gjerėsisht nga mjekėsia popullore ndėr shekuj.

    Ndėr to renditen dhe ato qė nė botė kėrkohen vazhdimisht, e madje edhe eksportohen nga vendi ynė tė cilat AgroWeb.org j’ua tregon mėposhtė.

    Ekspertja Florina Pazari nė studimin mbi bimėt mjekėsore dhe aromatike nė Shqipėri, rendit 24 prej tyre qe janė mė tė pėrhapurat nė vend.

    Shumė prej jush mund t’i njohin e pėrdorin ato edhe nėpėr shtėpitė e tyre.

    Pėrhapja e shumicės sė kėtyre bimėve fillon nga Veriu nė Jug, nė lėndina, male e fusha.


    Trumza
    Trumza ėshtė njė bimė tipike Mesdhetare qė pėrdoret si pėr gatime ashtu edhe nė spektrin mjekėsor.

    Pėrdorimet e saj nė mjekėsi fillojnė qė nga dhimbja e fytit ashtu dhe kundėr kundėr artritit.

    Sherebela
    Sherebela ėshtė njė bimė shekullore qė pėrdoret si nė mjekėsi si njė kurė pėr lehtėsimin e dhimbjeve po ashtu edhe nė formėn e ēajit.

    Zhumbrica
    Kjo bimė me gjethe rozė ėshtė perfekte pėr tu rritur nė zona tė ngrohta dhe pėrdoret si pėr t’u ngrėnė ashtu edhe nė mjekėsi.

    Hithra
    Hithrėn e njohin tė gjithė, pasi rritet nė shumė zona tė vendit.

    Vetitė e saj kurative pėr organizmin po ashtu janė tė njohura, siē ėshtė edhe byreku tradicional me hithra.

    Boronica
    Boronicėn e maleve mund ta pėrdorni fare mirė si ēaj ose si kurė kundėr infeksioneve nė organizėm.

    Manushaqja
    Mnushaqja ėshtė njė lule ebukur qė mund tė rritet fare lehtė nė kopshtet tuaja.

    Kjo lule pėrmban acid salicilik dhe ėshtė njė kurė e mrekullueshme pėr kujdesin e lėkurės.

    Xhirokulli
    Ka veti terapeutike dhe pėrdoret nė shumė mediakamente e nė mjekėsinė popullore.

    Murrizi
    Kokrrat e kuqe tė murrizit janė njė mrekulli pėr shėndetin e zemrės.

    Ato i gjeni tė pėrhapura nė pjesėn mė tė madhe tė vendit dhe ēelin nė periudhėn Prill – Maj.

    Finoku
    Finoku pėrdoret gjerėsisht nė kuzhinė pėr shkak tė aromės sė mirė dhe vlerave qė i dhuron organizmit.

    Sanza/ Gentiana
    Pėrdorimi mė popullor i bimės ėshtė si pėrbėrės aktiv i rakisė sė sanzės, njė pije tradicionale nė malėsi tė vendit.

    Gjithashtu ka edhe pėrdorime tė tjera mjekėsore.

    Lulebasani
    Lulebasani apo ndryshe lule maji ėshtė njė barishte shumėvjeēare me lartėsi deri nė 1 m.

    Ajo pėrdoret si nga mjekėsia pėr kurimin e shumė sėmundjeve duke filluar qė nga stomaku deri tek sistemi nervor.

    Gjithashtu pėrdoret shumė edhe nė produktet kozmetike dhe parfumeri pėr shkak tė erės sė mirė.

    Dėllinja e zezė
    Ėshtė njė shkurre e lartė e cila pėrdoret kryesisht nė mjekėsi pėr kurimin e sėmundjeve ose nė formėn e ēajit.

    Dafina
    Dafina hyn tek mė tė njohurat, atė mund ta pėrdorni nė gatim pėr aromė tė mirė, nėmjekėsi pėr kurimin e rrugėve tė frymėmarrjes.

    Nė raste tė veēanta mund ta gjeni tė pėrdorur edhe si bimė aromatike pėr shkak tė aromės sė fortė freskuese.

    Lavanda
    Lavanda, livado apo lavandra ėshtė gjithashtu shumė e njohur.

    Ajo pėrdoret masivisht si bimė aromatike, dekoruese, por jo vetėm.

    Nė shumė raste mund ta gjeni pėrdorimin e saj edhe nė mjekėsi kundėr diabetit, ulēerės apo reumatizmės.

    Mėllaga
    Nė Shqipėri, mėllaga njihet si bimė medicinale e egėr por kohėt e fundit ka filluar tė kultivohet.

    Shtrihet nga zona bregdetare deri nė ato tė mesme malore.

    Kamomili
    Kamolili njihet pėr vetitė e tij kuruese dhe qetėsuese nė organizėm apo lėkurė nė formėn e ēajit.

    Bari i bletės
    Bari i bletės ėshtė pėrdorur kundėr inflamacionit bronkit, temperaturės, dhimbjeve tė kokės, tensionit tė gjakut, virozės, ērregullimeve tė humorit, dridhjeve, tė vjellave dhe dhimbjeve tė dhėmbėve.

    Mendra e butė ose djegėse
    Dhjozma ose nenexhiku janė shumė tė pėrdorura nė kuzhinė pėr shkak tė aromės sė mirė, nė mjeksi pėr shkak tė aftėsive qetėsuese dhe nė kozmetikė.

    Borziloku
    Kjo bimė ka shumė fitonutrientė, minerale, vitamina qė janė tė rėndėsishme pėr shėndetin dhe mirėqenien e njeriut.

    Shumė prej elementėve kimikė qė gjenden tek borziloku kanė vlera tė mėdha kundėr inflamacionit dhe baktereve.

    Rigoni i bardhė
    Rigoni organik ėshtė efikas dhe i fuqishėm.

    Ai ėshtė i pasur me karvakrol, flavonoidė dhe substanca tė tjera qė luajnė rol zhbllokues dhe anti-alergjikė.

    Lulėkuqja
    Lulėkuqja ka aftėsinė tė fuqizojė sistemin imunitar, mbrojė shėndetin e zemrės, pėrmirėsojė shikimin, forcojė kockat, rrisė qarkullimin e gjakut, ndihmojė tretjen, rregullojė sistemin nervor, dhe parandalojė diabetin e tipit 2.

    Xina
    Kokrrat e kuqe tė xinės janė tė njohura pėr ndihmėn qė i japin sistemit tė frymėmarrjes dhe mushkėrive.

    Aguliēja
    Gjethet e aguliēes janė pėrdorur nė pėrgatitjen e ēajrave qetėsues kundėr pagjumėsisė.

    Breza tė tėrė e kanė pėrdorur atė kundėr ankthit pikėrisht pėr shkak tė kėsaj vetie.

    Trėndafili i egėr
    Trėndafili i egėr rritet nė pyje e livadhe dhe ka njė pėrdorim shumė tė gjerė.

    Shpesh mund ta gjeni si ēaj tė cilin mund ta pėrdorni edhe kundra gripit e tė ftohurės.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/ne-natyre/mbjell...atike-agroweb/

Tema tė Ngjashme

  1. Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip
    Nga alvi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 26-12-2016, 11:04
  2. Skandali, ilaēe kafshėsh pėrdoren tek njerėzit
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  5. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •