Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Roberto Saviano: Kanuni bashkon mafiozin shqiptar me mafien italiane

    « Une di dhe kam provat, keshtu qe rrefej nga keto te verteta. »
    (Roberto Saviano, Gomorra)


    Roberto Saviano lindur ne Napoli, 22 shtator 1979. Ne shkrimet e tij,artikujt dhe librin "Gomorra" novelen e debutimit, perdor artin e fjales dhe reportazhin per te treguar realitetin ekonomik te territorit dhe te ndermarrjes se Camorra si dhe te krimit te organizuar ne pergjithesi.

    Kercenimet e para me vdekje ne 2006u realizuan nga kriminelet camorriane gjate nje manifestimi ne sheshin Casal di Principe, manifestim per ligjesi, Roberto Saviano iu nenshtrua mbrojtjes policore. Qe prej 13 tetor 2006 jeton i mbrojtur na forcat e rendit.

    Te shumta bashkepunimet e tij me gazeta te shumta italiane dhe te huaja. Aktualisht ne Itali bashkepunon me gazetat L'espresso dhe La Repubblica, ne Shtetet e Bashkuara me Washington Post dhe Time , ne Spanje me Expressen dhe se fundmi ne Britanine e Madhe me Times.

    Per shkrimet e tij kurajoze dhe pozicionin e tij, ai konsiderohet nje "hero nacional" nga shkrimtare te rendesishem dhe personazhe kulturore te kalibrit te Umberto Eco.

    Kuptimi i Camorra
    Me termin camorra indikohet bashkesia e aktiviteteve kriminale te organizuara qe markoi prezencen ne territorin ku u zhvillua dhe i ka rrenjet e veta ne Campania,por qe mund t'i kete interesat e veta dhe jashte zonave te origjines.
    Do te ishte termi i duhur per te percaktuar kompanine kriminale te lindur ne Napoli ne shekullin e XIX e njohur dhe si "Bella Societą Riformata" , se fundmi gabimisht me kete term identifikojne kupolen mafioze siēiliane ose organizata kriminale te ngjashme. Ne te vertete struktura e camorras eshte me shume komplekse dhe e perbere ne brendesi te saj nga shume klane te ndryshme ndermjet tyre,me influence ne territor,struktura organizative, forca ekonomike dhe modulare operative. Nderkaq aleancat ndermjet ketyre organizatave konsiderohen si marreveshje bashkepunimesh mes operuesve te territorit, qe jane shpesh "te brishte" e qe mund te sjellin kontraste ose faide te verteta, e thene ndryshme luftra te camorras me atentate dhe vrasje.

    Me termin "camorra" ndonjehere indikohet nje tip mentaliteti, te perbere nga prepotenca,nenshtrimi e shtypja si dhe heshtjes se shperndare, duke i bere keto si pikat e forces.


    Roberto Saviano

    Eshte i biri i mjekut Luigi Saviano. Ka mbaruar studimet per Filozofi Universitetin e Studimeve te Napolit "Federico II", ku dhe ka qene nxenes i historianit Francesco Barbagallo. Fillon karrieren e tij gazetareske ne 2002 duke shkruar per revista te ndryshme dhe gazeta te perditshme nder te cilet :Pulp, Diario, Sud, Il Manifesto,web Nazione Indiana dhe si komentator per ēeshtjen camorra ne gazeten Corriere del Mezzogiorno. Ne mars 2006 publikon novelen "Gamorra" . Eshte bashke autor me Mario Gelardi per spektaklin teatral "Gamorra" dhe eshte skenaris i filmit me te njejtin emer i perfunduar ne 16 maj 2008, e qe kandidoi ne shtator te 2008 per ēmimin Oscar si filmi me i mire i huaj.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Doli libri i ri i Roberto Savianos

    Doli libri i ri i autorit tė romanit “Gomorra”. Libri i ri mban titullin “La bellezza e l’inferno” (Bukuria dhe ferri) dhe pėrmban njė pėrmbledhje artikujsh tė autorit pas botimit tė romanit tė bujshėm. Nė parathėnien e librit, prej sot nė libraritė italiane, thuhet shkrimi, nė kėto vite ma ka dhėnė mundėsin e ekzistimit dhe nėse dikush ka shpreszar se tė jetosh nė njė situatė tejet tė vėshtirė mund tė mė detyronte t’i mbaja fshehur fjalėt e mia, ka gabuar. “Kam shkruar nė dhjetėra shtėpi tė ndryshme. Tė gjitha shumė tė vogla dhe tė errėta. Do tė doja tė ishin mė tė vėllimshme, mė tė ndritėshme, por askush nuk m’i jepte me qirą. Nuk mund tė lėvizja madje as pėr tė kėrkuar dhe as pėr tė vendosur vetė se ku do tė banoja. Dhe po tė bėhej e ditur se unė isha nė atė adresė, mė duhej menjėherė tė ndėrroja banim.”

    Mė tej ai vazhdon: “Ėshtė njė situatė tė cilėn shumėkush e jeton si unė. Paraqitesh tė shohėsh apartamentin qė karabinierėt mezi e kanė zgjedhur, por sapo pronari tė njeh, pėrgjigja ėshtė gjithmonė: “Ju ēmoj pa masė, doktor, por kam edhe vetė plot probleme. Kuptoni, kėtu njerėzit kanė frikė.” Mirėpo pėrskaj kėsaj frike, mbulimi tė lig pėr tė mos marrė anėn time, ka pasur gjeste edhe nga shumė qė nuk i njihja, mė kanė dhėnė njė strehė, njė dhomė, miqėsi, ngrohtėsi. E ndonėse shpesh nuk kam mundur tė pranoj propozimet e tyre, kam shkruar edhe nė kėto shtėpi mikpritėse e plot dashuri.” Autori thotė se shumė nga faqet e librit janė shkruar nė dhoma hotelesh. Ato janė shkruar nė terr, pa dritare qė mund tė hapeshin, pa ajėr, madje edhe tė blinduara nga jashtė. “Nuk besonin tė mė linin tė dilja dhe shpesh nuk besonin as tė mė linin nė tė njėjtin hotel mė shumė se njė natė. Sa mė larg qė duken kriminaliteti dhe mafia, aq mė shumė tė trajtojnė si diēka qė mund t’i shpėrthesh nėn sytė e tyre. Me maska qė nuk e di a janė ceremoniale apo zjarrfikėsish. Dhe ti nuk e kupton a je njė paketė dhurate apo je njė pako-bombė.”

    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,403
    Postimet nė Bllog
    17
    Roberto Saviano: Kanuni bashkon mafiozin shqiptar me mafien italiane

    Njė pyetje tjetėr ka tė bėjė me mafian dhe investimet e huaja nė Shqipėri.
    Sigurisht, po. Atėherė, e kuptoj qė ėshtė komplekse. Tė dhėnat janė tė vėrtetueshme nė tė gjitha hetimet, tė cilat gazetarėt shqiptarė mund t'ia kėrkojnė drejtorisė kombėtare antimafie qė ka tė bėjė me Shqipėrinė nga vitet '90 deri sot. Nėse ti dėshiron tė hapėsh njė fabrikė nė Shqipėri dhe je italian, francez apo serb, duhet t'i drejtohesh dikujt. Nė pėrgjithėsi, ky dikush ėshtė njė ndėrmjetės mafioz qė ndėrmjetėson midis politikės lokale dhe politikės qendrore. Domethėnė, unė dua nė bregdetin shqiptar tė hap diēka. Duhet tė paguaj njė ndėrmjetės qė tė mė sigurojė autorizimin politik, pra burokratik, dhe autorizimin mafioz. Nėse e bėn pa kėtė ndėrmjetės, kohėt janė tė pafundme, telashet janė tė pafundme, burokracia ndalet, dhe mafiet vijnė e trokasin. Por mė ēudit qė rezulton e re pėr ju shqiptarėt, sepse kjo ndodh ngahera...
    Ku ndodh, si, me kė?
    Ėshtė ēmenduri! Do tė tė mjaftonte tė pyesje ēfarėdolloj sipėrmarrėsi qė nuk ka frikė tė flasė. Ēfarėdolloj sipėrmarrėsi! Me njė fjalė, nėse unė nesėr shtirem si sipėrmarrės dhe dua tė hap njė veprimtari nė Shqipėri, ėshtė e natyrshme qė do tė vijnė tė mi kėrkojnė paratė. Vijnė tė mė kėrkojnė paratė familjet e Tiranės qė vendosin pėr ēdo kokrrizė qė lėviz nga vendi nė Shqipėri. Vijnė tė m'i kėrkojnė familjet e Prishtinės, nėse shkoj nė Kosovė. Vijnė tė m'i kėrkojnė nė Nju Jork, nėse jam shqiptar dhe shkoj tė investoj nė Nju Jork, sepse natyrisht edhe atje janė familjet.…
    Cilat janė familjet?
    Ėshtė e ēuditshme, sepse kujtoja se ishte e vėrtetuar tashmė nė kulturėn shqiptare, qė familjet mafioze shqiptare kanė pėr fat tė keq njė rol shtypės tė popullit shqiptar. Ėshtė njė hetim qė u krye nė 2009-n, i cili ka tė bėjė me Ndranghetėn e Kozencės, njė hetim qė flet pėr njė aleancė midis Ndrangetės dhe mafies shqiptare dhe qė e kanė administruar prokuroritė kalabreze. Ky hetim tregon se si shqiptarėt dhe kalabrezėt kanė formuar njė strukturė tė vetme kriminale. Shqiptarėt japin dhjetė kilogramė heroinė nė kėmbim tė pesė kilogramėve kokainė dhe investojnė nė ēdo sektor: kamiona, ndėrmarrje ndėrtimi, veshjet e rrugėve, riciklimin e mbeturinave, hotele… Prandaj habitem se si ėshtė e mundur qė shqiptarėt nuk i dinė tė gjitha kėto?! Ėshtė e vėrtetė qė pjesa mė e madhe e hetimeve janė italiane, dhe janė italiane sepse tashmė shqiptarėt para sė gjithash flasin italisht, pėrdorin kodin mafioz italian, pėrzihen me familjet italiane dhe sot maqedonasi konsiderohet i huaj, marokeni konsiderohet i huaj, shqiptari konsiderohet italian. Pėr herė tė parė, Kamorra, pėr shembull, ka anėtarė shqiptarė, tė cilėt nuk i konsideron tė huaj. Shqiptari di tė bėjė mafie. Italiani mafioz ka besim te shqiptari mafioz, sepse ėshtė i lidhur me gjakun, tė afėrmin, sepse ka njė marrėdhėnie me femrėn, identike me atė qė ka njė italian. Pėr shembull, nuk kanė besim te mafiozėt rusė. Nuk kanė besim te serbėt; bėhen tapė, janė shumė tė lidhur me njė kodin e tyre tė pakuptueshėm pėr njė mafioz italian. Hetimi qė pėrmenda ka nisur nė '91-shin. Ishte ndėrkaq njė hetim tjetėr nė '91-shin. Mjafton tė hysh nė google dhe tė shkruash Ndrangheta Albania, Camorra Albania, Sacra Corona Albania, dalin tė gjitha hetimet qė kanė bėrė prokuroritė italiane. Tani pyes veten se si mund tė mendohet qė mafia shqiptare ėshtė e fuqishme nė Itali dhe jo nė Shqipėri?! Dhe duke mos folur pėr kėtė nė kėto vite, ka krijuar njė heshtje qė atyre u leverdis. Nėse shkon te FBI-ja nė Nju Jork, ka policė me origjinė shqiptare qė punojnė vetėm mbi mafien shqiptare aty. Prandaj ēuditem sa herė qė mė mbėrrijnė e-mail-e tė djemve apo vajzave shqiptare qė mė shkruajnė nė Facebook dhe mė thonė; si ėshtė e mundur qė kėto histori nuk i dėgjoj ose i dėgjoj pak kėtu? Edhe unė e pyes veten, nuk e di se si ėshtė e mundur.
    Njė pyetje tjetėr vjen nė lidhje me biznesin e ēimentos…
    Pėr kėtė, pėr shembull, unė nuk kam tė dhėna tė reja nė kuptimin se nuk mė duket se prokuroritė shqiptare kanė bėrė hetime tė mėdha mbi ciklin e ēimentos tani pėr tani. Ndoshta po hetojnė. Ėshtė e natyrshme, mafia shqiptare investon gjithēka nė ēimento. Duhet betonizuar gjithė hinterlandi shqiptar, gjithė jugu, ėshtė e afėrt ardhja e emigrantėve nė Shqipėri. Cikli i ēimentos ėshtė nė dorėn e tyre. Pėr shumė arsye. Para sė gjithash, ėshtė njė biznes shumė i madh, kėshtu qė mund tė fitosh shumė. Ėshtė njė biznes i thjeshtė, i kontrollueshėm nė kuptimin qė betonierėn e njė konkurrentit tėnd e ndalon, siē bėhet edhe nė Itali. Vjen betonierja e dikujt qė ka fituar njė sipėrmarrje, e ndalon, e urdhėron ta fikė ēimenton, ēimentoja thahet. Kėshtu humbasin kamionin, betonierėn dhe punėn. Nė atė pikė thonė 'mirė, sipėrmarrjen e ke fituar ti'. Kėshtu qė ėshtė edhe diēka e kontrollueshme pėr organizatėn nė krahasim me veprimtari tė tjera jomateriale. Dhe pastaj, gjėja tjetėr jo e dorės sė dytė, kėrkon shumė forcė pune, qė do tė thotė kontroll politik, kontroll territorial, miratim nė territor, riciklim (domethėnė ato apartamente i blen ti, pastaj i riciklon, pastaj i shet pėrsėri). Ėshtė e natyrshme qė sot qendra e biznesit nė Shqipėri ėshtė ēimentoja.
    Kush ėshtė pas biznesit tė ēimentos, sipas jush?
    Unė kam ndjesinė, flas thjesht nga ndjesia qė kam, sepse nuk kam tė dhėna, se me ēimenton kanė tė bėjnė mafiozėt shqiptarė, jo italianėt. Sepse nėse do tė duhej tė kishin tė bėnin mafiozėt italianė, ose mė mirė, mbase italianėt kanė dhėnė shtytjen fillestare, do tė thotė se italianėt po komandojnė tashmė nė territorin shqiptar, dhe kėtė nuk e besoj. Nė Malin e Zi dhe nė Shqipėri, italianėt kanė qenė gjithnjė mysafirė. Investitorė shumė tė mėdhenj, por mafiet e kėtyre vendeve nuk e lejojnė kontrollin territorial, siē ndodh pėr shembull nė Gjermani. Italianėt kontrollojnė territorin gjerman, por nuk e kontrollojnė territorin shqiptar. Investojnė, jetojnė atje, por nuk e kontrollojnė.
    Atėherė, kush e kontrollon territorin shqiptar?
    Mafiet shqiptare! Mafiet shqiptare kontrollojnė Shqipėrinė, Kosovėn dhe veriun e Maqedonisė, atje ku ka shqiptarė kėrkojnė tė futen, ndėr tė tjera duke e shtypur popullsinė shqiptare. Njė gjė shumė e bukur qė mė kanė thėnė nė Gjermani ishte se pėr shembull kur mafia kosovare u orvat nė Gjermani tė merrte pushtetin nėpėrmjet riciklimit tė lavanderive, tė kontrollonte krahun e punės, tė kontrollonte udhėtimet, domethėnė ushqimet, paratė, veshjet qė kosovarėt dėrgojnė nė Kosovė, kur u rrek mafia kosovare, pjesa e ndershme e komunitetit kosovar iu kundėrvu dhe kjo merret gjithnjė si shembull pėr tė thėnė se kur pjesa e shėndetshme bashkohet, nuk ka shpresė pėr kriminalitetin. Sipas meje sot tė reagosh keq, kur dikush tregon pėr mafien shqiptare, do tė thotė t'i japėsh njė dorė mafies shqiptare, nė vend qė tė bashkosh pjesėn mė tė madhe tė vendit, qė natyrisht ėshtė e shėndetshme, kundėr mafias.
    Njė pyetje tjetėr vjen nga Kosova, pėr faktin se koka transgjenike nuk ka tė bėjė fare me Kosovėn.
    Ai referim i imi, nė intervistėn tonė, para dy vjetėve, pėr kokainėn transgjenike, tė jetė e qartė, ishte njė referim ndaj njė mundėsie. Kosova ėshtė njė shtet qė ka njė rrezik mafioz tė brendshėm tė stėrmadh. Ai qė e mohon kėtė, gėnjen. Gėnjen! Mafia kosovare ėshtė e fortė. UĒK-ja, qė kosovarėt e kanė pėr zemėr, ėshtė financuar (ka hetime nė SHBA, pėr kėtė), ėshtė financuar nga kapitale mafioze. UĒK-ja kėrkon para' mbi ardhjen e kamionėve, administron heroinėn…
    Po tani UĒK-ja nuk ekziston mė...
    Sigurisht, sepse janė shndėrruar nė mafiozė. Ata janė bėrė mafiozė. Le tė themi ata qė kishin njė administrim ushtarak mė tė fortė, jo tė gjithė. Nuk janė kurrė tė gjithė. Por, ai referim ndaj kokainės transgjenike ishte njė hipotezė, qė ishte bėrė gjatė diskutimeve midis ekspertėve tė narkotrafikėve dhe thuhej: kur ēmimi i kokainės transgjenike do tė jetė i arsyeshėm, Kosovėn do ta shndėrrojnė nė njė Kolumbi tė vogėl. Ishte njė referim ndaj faktit se Kosova kontrollohet nga mafiet. Dhe mendoj se mund tė them edhe diēka tjetėr. Ky mund tė duket njė provokim, dhe nė fakt ėshtė pjesėrisht i tillė, por Kosova e ndarė dėshirohet mė shumė nga familjet mafioze sesa nga popullsitė. Populli nė Kosovė e do Tiranėn, dėshiron tė bashkohet me Shqipėrinė. Qeveritė, jo. Mafiet, jo. Mafia kosovare nuk preferohet nga mafia shqiptare. Tirana dhe Prishtina janė dy kartele tė ndryshme. Atje, ashtu si edhe jashtė. Shqiptarėt dhe kosovarėt mafiozė nė Gjermani merren me biznese tė ndryshme. Njėsoj edhe nė Amerikė. Njerėzit, popullsia, shqiptarėt e Kosovės ndihen vėllezėr tė shqiptarėve tė Tiranės. Mafiozėt kosovarė nuk ndihen vėllezėr tė mafiozėve shqiptarė tė Tiranės. Tani e gjithė kjo sindikatė mė duket omertoze. Dhe pėr ta mbyllur ēėshtjen e kokainės transgjenike, ėshtė e natyrshme qė ėshtė njė hipotezė. Nėse do tė kishte pasur, do tė kisha folur nė ndonjė hetim. Ishte mė tepėr njė mėnyrė pėr tė thėnė se ai territor rrezikon tė bėhet njė plagė, nėse nuk ėshtė ndėrkaq.
    Po vazhdoni tė hetoni pėr mafien shqiptare?
    Po, pėr mua nuk ėshtė mė njė mafie e huaj. Unė kur merrem me mafien shqiptare, merrem me mafien e tokės sime, ashtu siē merrem me mafien nigeriane. Kastel Volturno, qė ėshtė njė territor afėr shtėpisė sime, ėshtė nė dorė tė mafies nigeriane. Kėshtu qė unė merrem me mafien nigeriane, ashtu siē merrem me mafien e vendit tim, tė kulturės sime, madje tė mungesės sime tė qytetėrimit, tė mungesės sė qytetėrimit qė sundon tokėn time, lėndon tokėn time. Mafia shqiptare nuk ka mė asgjė tė largėt. Mafia shqiptare flet italisht, ndjek logjikat italiane, ėshtė tėrėsisht e brendshme nė organizatėn italiane. Jam i bindur se, ose i jepet fund me kėtė heshtje para krimeve, qė e ka pak kultura shqiptare, intelektuale, domethėnė tė ndjerit i lėnduar, i fyer kur tė flasin pėr kėto gjėra. Pėr tė marrė njė shembull praktik: gazetat shqiptare, revistat televizive shqiptare duhet t'i hapin tė pėrditshmet e tyre me lajmin e hetimeve qė ndodhin nė Itali, kur aty ka shqiptarė tė pėrfshirė, sepse tė lejon tė kuptosh mė shumė. Kur Prokuroria e Kozencės tregon se Ndrangheta dhe mafia shqiptare janė strukturuar tashmė nė njė organizatė tė vetme, ky lajm qė duhet tė hapė revistat televizive, s'ekziston. Vetėm shkruhet sikur lajmi ka tė bėjė me pesė gangsterė tė izoluar. Jo, jo, jo, nuk mund tė mendohet kėshtu. Edhe pėr shembull qė femrat shqiptare, nė krahasim me dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet mė parė, janė mė pak tė pranishme nė tregun e prostitucionit, kjo ndodh ngaqė kanė ardhur rumunet dhe organizatat shqiptare janė bėrė mė tė pasura. Kėshtu qė organizatat shqiptare, nėse munden, e shmangin tė qėndrojnė nė kuadrin e prostitucionit dhe qėndrojnė nė kuadrin e narkotrafikėve. Shqiptarėt, pėr shembull, sot e administrojnė prostitucionin, mė shumė sesa nxjerrin nė rrugė shqiptaret, siē ndodhte deri dje. Dhe meqė pėr fat tė keq ka ende prostituta shqiptare, janė sidoqoftė tė organizatave mė tė brishta, sipas kėndvėshtrimit tim. Sot ėshtė nė dorė tė rumunėve. Shpesh rumunėt komandohen nga shqiptarėt. Tani, po e pėrsėris, tė gjitha kėto unė i quaj tė ditura, sepse ėshtė pėrditshmėria e punės sime. Kėshtu qė kur mė mbėrrijnė e-mail-e tė tipit: "Po si ėshtė e mundur?! Pėr cilin vend e ke fjalėn?! Ky nuk ėshtė vendi qė njoh unė! Unė jetoj kėtu!", unė ēuditem.
    Mafia dhe politika shqiptare.....
    Ja, nė kėtė pėr shembull, ėshtė e natyrshme qė ka shumė pak hetime. Nuk ėshtė se italianėt mund tė flasin apo tė bėjnė hetime mbi qeverinė shqiptare. Por kontaktet janė jashtėzakonisht tė shumta. Mė kujtohet Lelo Amato. Lelo Amatoja ishte njė drejtues i kartelit tė Sekondiljanos, nė Napoli. Dy herė ka qenė i pėrzier me shqiptarėt. Ai konsiderohet njė perandor i vogėl, nė Spanjė dhe nė Shqipėri. Sot ėshtė nė burg nė Itali. Ai u pėrzie dy herė me shqiptarėt. Herėn e parė trafikonte hashash, madje me djalin e njė ambasadori, unė e pėrmend te "Gomorra", me djalin e njė ambasadori shqiptar nė Itali. Ky djalė e ndihmonte tė trafikonte, po flasim pėr fundin e viteve '90, tė trafikonte hashash midis Italisė dhe Shqipėrisė. Herėn e dytė, madje u hap njė hetim, qė bashkonte kartelet shqiptare, kartelet puljeze dhe kartelet napoletane. Dhe ai nė Shqipėri shkonte vazhdimisht, duke blerė toka, duke blerė magazina, duke administruar kamionė. Ja, prandaj them qė me siguri politika shqiptare ka kontakte… nuk mund tė mos flasė me mafien. Nuk mund tė mendohet! Nuk mund tė mendohet! Kodet e Kanunit, qė tė kuptohemi, janė shumė magjepsės pėr intelektualin italian qė studion kėto gjėra, por nė fakt pėr mafien ėshtė diēka tjetėr. Kanunin e shoh shumė tė pranishėm nė qėndrimin e mafiozit shqiptar, si dhe tė njė mafiozi italian. Kur arrestuan njė bos tė Ndranghetės, Rabiton, ishte vonė, ishte natėn vonė, dhe i dhanė njė panine. Njė bos nuk mund tė hajė ushqim tė ofruar nga njė polic, nga njė gjykatės, sepse pėr jugorin nė pėrgjithėsi, tė hash do tė thotė tė ndash. Nė fakt, kur unė duhet tė mbaj distancė kundrejt teje, them: "Po se mos kemi ngrėnė nė tė njėjtėn pjatė! Po pse?! Mos kam ngrėnė ndonjėherė bukė me ty?!", njėsoj sikur tė hash bukė tė jetė njė mėnyrė intimiteti. Por ky plak filloi tė kishte uri, kishte frikė nga ndonjė rėnie tensioni, kėshtu qė duhej tė hante. E merr kėtė panine, ēohet nė kėmbė, po flasim pėr njė burrė 80-vjeēar, kthehet me fytyrė nga muri dhe ha. Nė mėnyrė qė askush prej tė pranishmėve tė mos mund tė thoshte: "Hėngri bashkė me ne". Tani nuk donte tė thoshte asgjė, apo jo? Ai ishte njė bos qė u arrestua, burgim tė pėrjetshėm, nuk do tė pendohej, ē'kuptim kishte tė hante ashtu nė tryezė. Kėto simbole janė themelore, sepse krijojnė disiplinė. Tė respektosh, kur ėshtė e rėndėsishme, disa ēaste, domethėnė disa rituale, disa rrugė, ėshtė e rėndėsishme nė kodin e mafias. Kjo i krijon siguri italianit qė trafikon me njė mafioz shqiptar. Edhe nė ēėshtjen politike, nė muajt e ardhshėm, nėse qeveria shqiptare do ta lejojė dhe nuk do ta persekutojė Prokurorinė, jam i bindur qė do tė dalin shumė gjėra. Do tė dalin shumė gjėra, sepse pushteti shqiptar, tė cilin unė e studioj qė kėtej, pushteti i mafieve shqiptare ėshtė eksponencial. Nuk ėshtė se nga intervista e fundit kam parė ndonjė ndryshim. Pėrkundrazi, kam parė prokurorė guximtarė tė izoluar, gazetarė tė guximshėm tė izoluar, policė guximtarė qė shmangen, por njė det me korrupsion…
    Ju po e ndiqni atė qė po ndodh nė Shqipėri, kriza, protestat, tė vrarėt?
    Po. Po, pashė shumė dhe mė bėri shumė pėrshtypje. Mendoj se ėshtė njė moment i vėshtirė qė do tė ēojė nė njė ripėrtėritje. Dhe jam i bindur se demokracia shqiptare nuk do tė mundė dot kurrė tė mbėrrijė nė pjekuri, pa u ēliruar mė nė fund nga spektri i mallkuar i komunistėve, nuk do tė mundė dot kurrė tė mbėrrijė nė pjekuri nėse nuk pėrballon dhe nuk ndalon problemin mafioz. E njėjta gjė ndodh nė Malin e Zi, qė tė kuptohemi. Eshtė njė situatė shumė e ndryshme, por totalitarizmi komunist ka njė vazhdimėsi te mafiet: monopoli, frika nga kontrolli, nga dhuna dhe nga balta. Kėshtu qė po u referohesha dokumenteve tė shėrbimeve tė fshehta shqiptare, qė nuk janė mė tė sekretuara. Nuk e di, me siguri duhet tė ketė ndonjė kėrkues qė po i studion dokumentet e Sigurimit, por i ftoj vėzhguesit shqiptarė t'i studiojnė ato dokumente, sepse vėrtetojnė zyrtarisht marrėdhėniet midis Kamorrės dhe shtetit shqiptar, para rėnies sė regjimit komunist. Pėrkon, tė paktėn nga kėto dokumente, me fundin e marrėdhėnieve midis Kinės dhe Shqipėrisė. Shqipėria pėrjetoi njė krizė shumė tė ndėrlikuar dhe udhėheqės tė shtetit shqiptar tė regjimit komunist takuan drejtues tė Kamorrės napoletane, nė veēanti Paskuale Galason dhe Mikele Xaxan, tė cilėt e pranuan kėrkesėn e Shqipėrisė pėr tė shitur armė, armė qė Kamorra ua shet palestinezėve, irlandezėve, tė gjitha karteleve kriminale qė duan. Armė shqiptare tė shitura nga Kamorra. Nė kėmbim, Shqipėria i ofron mbėshtetje nė rrugėt ujore pėr kontrabandėn e cigareve, mikpritje tė tė fshehurve, pra anėtarėve tė Kamorrės, dhe meqė po flasim pėr regjimin komunist nuk mund t'u ofronte tregun e lirė, sepse nuk ekzistonte tregu. Por kur regjimi ra, ata i kishin ndėrkaq tė gjitha pikat e referimit atje, sepse ata gjeneralė, ata ambasadorė, ata funksionarė komunistė pastaj u bėnė demokratė, dhe nė atė pikė u dhanė lejet pėr tė hapur fabrikat, mundėsinė pėr tė investuar nė banka. Kamorra asokohe u jepte shqiptarėve edhe shkopinj gome pėr policinė, bombat gazlotsjellėse, gjithė kėto gjėra. Ėshtė e shkruajtur nė ato dokumente. Sepse Shqipėria nė kohėn e regjimit komunist, instrumentet e shtypjes sovjetikėve nuk ua kėrkonin dhe kinezėt nuk ua jepnin. Dhe ua jepte Kamorra. Kjo ėshtė e rėndėsishme tė kujtohet: sepse shqiptarėt qė kanė vuajtur nė ato vite shtypjen e regjimit komunist, kjo shtypje ushtrohej me prangat dhe armėt qė Kamorra i jepte regjimit, gjithnjė nėse kėto dokumente janė tė vėrteta. Dhe sidomos, edhe njė element tjetėr ėshtė se borgjezia shqiptare qė po kuptonte qė regjimi po binte, filloi tė strukturohet falė marrėdhėnieve me kriminalitetin e organizuar, qė i jepte valutė tė huaj. Kėshtu qė nė kėtė rast, sinjalizohet nė dokumentet e shėrbimeve tė fshehta, se valuta qė Kamorra u jepte shqiptarėve ishte valutė spanjolle. Meqė Kamorra napoletane ishte e fortė nė Spanjė, nuk jepnin lireta, por jepnin para' spanjolle. Para' spanjolle qė kėta i vinin mėnjanė qė tė mund t'u qaseshin tregjeve qė kishin rėndėsi pėr tė blerė nga makinat te rrobat, nga informacionet te kokaina, sepse monedha shqiptare natyrisht qė nuk vlente fare nė rrafshin ndėrkombėtar. Tani fakti qė e gjithė kjo nuk ėshtė njė debat i vazhdueshėm nė Shqipėri, tregon se ka njė dobėsi, dhe kjo dobėsi ėshtė e rrezikshme. Nuk jam unė ai qė po ju tregoj njė vend qė nuk ekziston. Unė kam frikė se ka shumė shqiptarė qė e shikojnė vendin e tyre nė mėnyrė dritėshkurtėr. Vendi qė ata kujtojnė se ekziston, nuk ekziston.
    Nė Tiranė po flitet pėr demokracinė, nė njė kohė kur diplomatė tė huaj, madje edhe italianė, flasin pėr stabilitet.
    Sigurisht, kjo ėshtė njė shenjė pozitive. Edhe revoltat ishin njė shenjė pozitive. Njerėzit kuptojnė se demokraci do tė thotė lumturi, pėrmirėsim i mirėqenies fizike, intelektuale. Kėshtu qė nuk ėshtė diēka abstrakte, tė cilėn mund ta shkėmbesh shumė mirė me pak siguri. Diplomatėt natyrisht flasin pėr stabilitet, sepse kanė nevojė pėr njė aleancė me qeverinė shqiptare. Tė tregosh lidhjet qė qeveria shqiptare ka me organizatat kriminale, ėshtė edhe njė mėnyrė pėr t'u mėsuar qeverive tė huaja ē'marrėdhėnie tė mbajnė, me kė tė mbajnė marrėdhėnie. P.sh., politika e jashtme italiane e viteve tė fundit ėshtė katastrofike: marrėdhėnie me Libinė, marrėdhėnie me Bjellorusinė, marrėdhėnie me Putinin, domethėnė gjithēka qė ėshtė larg demokracive i pėlqen Berluskonit. Mund tė duket si njė batutė, por atij i leverdis, sepse ėshtė unaza e dobėt e Europės. Gjermania vėshtirė se do ta priste Gedafin me nderimet me tė cilat pritet nė Itali. Berluskoni e di kėtė, dhe kėshtu qė i shfrytėzon marrėdhėniet e kėqija tė kėtyre shteteve me shtetet e tjera europiane pėr tė pasur marrėdhėnie tė privilegjuara ai vetė. Shqipėria bėn pjesė nė kėtė dinamikė. Por mendoj se i kanė orėt tė numėruara, qė tė dyja qeveritė. Sepse popullsia, kam ndjesinė ose ėshtė thjesht njė shpresė, njerėzit nuk pranojnė mė, nuk e ndjekin mė linjėn qeveritare, po e kuptojnė gjithnjė mė shumė se ēfarė ėshtė bėrė. Qeverive ju mbeten besnikėt. Besnikėt janė tė pamposhtur. Ēfarėdolloj gjėje tė bėjė shefi, ata do ta ndjekin pas deri nė fund. Por ata nuk ngrenė peshė, ose mė mirė mund tė kenė rėndėsi nė kėtė fazė, por nė Shqipėri ka njė ajėr tė ri.
    Mė pėlqen slogani juaj: "Nėse jo tani, kur?
    Po, ėshtė parullė e bukur, e marrė ndėr tė tjera nga lufta antinaziste. Po, jam i bindur se pėrsėri fati i italianėve dhe fati i shqiptarėve janė afėr, siē kanė qenė gjatė fashizmit, siē kanė qenė nė antifashizėm, tani do tė jenė afėr nė orvatjen pėr tė ndėrtuar njė demokraci mė tė plotė. Demokracia shqiptare ėshtė njė demokraci e vogėl, ende adoleshente, por po vjen pjekuria.
    Njerėzit nė Shqipėri shpesh besojnė se gjithė politika ėshtė pis, tė gjithė janė njėsoj.
    E kuptoj. Ėshtė e natyrshme ta mendosh kėtė. E kam menduar edhe unė nė shumė faza tė jetės sime. Por tė mendosh kėshtu ėshtė njė mėnyrė pėr t'i dhėnė hapėsirė politikės mė tė keqe. Tė thuash se gjithēka ėshtė njėsoj, tė mos kuptosh ndryshimet, ėshtė njė gjest antidemokratik. Nuk ėshtė e vėrtetė, demokracia ėshtė ndryshim. Mbase ka shumė politikanė tė paaftė, por jo tė gjithė janė hajdutė. Dhe ky ėshtė njė ndryshim ndėrkaq. Tė arrish tė thuash se gjithēka ėshtė njė neveri, ėshtė njė mėnyrė pėr tė legjitimuar cilindo. Sepse nė atė pikė justifikon mė dinakun, mė tė pamėshirshmin, atė qė ka mė pak rregulla, atė qė ka mė pak skrupuj. Duke parė revoltėn nė shesh nė kėto ditė nė Shqipėri, m'u duk se ndieva njė zemėr tė gjallė, tė ngjashme me atė qė ndodhi kur ra regjimi komunist. Domethėnė, njė atmosferė tė ngjashme. Mė duket se tani duhet kaluar, duhet arkivuar ajo qė ishte periudha e tranzicionit nga komunizmi nė demokraci, dhe duhet mbėrritur mė nė fund nė demokraci. MJAFT me tranzicionin!
    Mė pėlqeu letra qė u keni dėrguar tė rinjve tė lėvizjes. Do doja nė fund tė bisedės, t'u drejtoheni tė rinjve shqiptarė.
    Unė pėrpiqesha t'u thosha studentėve italianė se tė djegėsh kamionēinat e karabinierėve, ato ditė protestash, ishte njė gjest i dobėt, qė nuk duhej bėrė, sepse kjo rrezikonte tė delegjitimonte protestėn. Qeveria nuk iu pėrgjigj kėrkesave tė tyre, u tha vetėm "Digjni kamionēina! Sulmojini policėt! Kjo ėshtė revolta juaj!". Kėshtu qė unė thosha "Le tė mos e bėjmė kėtė! Le tė shkojmė masivisht nė protesta, por me instrumente tė tjera!". Do tė mė pėlqente qė tė rinjtė shqiptarė aq tė fuqishėm, aq tė shėndetshėm ta kuptojnė kėtė. Demokracia e re ėshtė njė privilegj sepse mund ta ridizenjosh njė vend dhe tė rinjtė shqiptarė e kanė kėtė fat. Unė jam i sigurt qė ata janė tė vetėdijshėm tashmė, se duhet tė vazhdojnė nė rrugėn qė tė mund t'i bėjnė tė flasin pėr Shqipėrinė mediat ndėrkombėtare. Ėshtė e vetmja shpresė qė kemi ne italianėt, ju shqiptarėt. Me qėllim qė mediat ndėrkombėtare tė merren me revoltat, jo pse pati tė vrarė, siē ndodhi, sepse ajo gjė kalon pėr njė sekondė, mbėrrin lajmi dhe kalon si diēka qė duhet zgjidhur nė kuadrin e rendit publik, por lajmi pėr ju tė mund tė mbėrrijė pėr temat, pėr hetimet, denoncimet. Ėshtė mė e lodhshme, por mund tė bėhet. Nėse lind njė ėndėrr e madhe pėr rilindjen nė Shqipėri, bota nuk mund ta shpėrfillė dot.

    Marrė me shkurtime nga emisioni “Shqip” i Rudina Xhunges

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Mire qe nuk permendi familjen e Majlinda Bregut
    Ajo eshte "ambasadorja" e Kamorrės ne Shqiperi

  5. #5
    Ky eshte rahat fare nga truni.

  6. #6
    Mafia ka rrenjet e veta ne cdo shtet, diku eshte shume e sofistikuar dhe e veshur me petk tjeter, si puna e asaj thenies "ujk me lekure qingji", dhe diku tjeter eshte ordinere....
    Nuk jane shqiptaret gjeneza e ketij fenomeni, nuk jane shqiptaret aq te shumte ne numer ne perfshirjen e ketyre "familjeve"....Me duket se saviano harron te permende super familjet triadat, jakuzza jo vetem keto italianet qe leshuan rrenje te thella edhe ne SHBA, a mos ndoshta edhe tek triadat, jakuzza, apo familjet italiane ne SHBA paskan ushtare shembullore shqiptaret, sepse paskan talent per kirminele, dhe ruset e serbet na qenkan te paafte ne kete rol, sic thote saviano?!! Jo dhe Jo....
    Nuk e mohoj se ka "shqiptare" qe jane te perfshire ne boten e krimit, ketej ne Shkoder kemi nje shprehje popullore "cdo fis e ka nje pis" , keshtu qe ka edhe shqiptare qe jane te perfshire ne vorbullen e krimit, por mesues paten italianet, qe jane gjeneza e mafies.
    Po shumica e shqiptareve si jane ne boten jashte: jane njerez te beses, te punes; ku bejne pune nga me te rendat atje per te patur nje jetese me te mire, ku nderkohe te huajt nuk jane gje tjeter vetem se parazite qe presin ndihmen e shtetit, te ardhurat qe bine emigrantet jane nje faktor kyc ne rritjen dhe stabilitetin e ekonomise Shqiptare, studentat Shqiptare sot ne bote shkelqejne ne universitet me te mira perendimore etj etj....Kete perfaqesojne shumica e shqiptareve, qe pervec djeres se ballit duke punuar jashte iu duhet te durojne edhe diskriminim e vendasve atje, dhe prap jane Faqebardhe!
    Pjesa tjeter ne minorance e "shqiptareve" qe jane pjese e botes se krimit, nuk na perfaqesojne Ne, por perfaqesojne ata per te cilet punojne dhe ua mesuan zanatin "fisnik" te mafies, dhe sic thashe cdo fis e ka nje pis, edhe ne e kemi nje pjese te atille, por jo aq sa te na personifikojne si Shqiptare te rrezikshem dhe mafioze....

    Nuk e mohoj se kemi pushtetare te botes se krimit, por ama Ne njerezit e thjeshte, Shqiptaret e vertete dhe te thjeshte; jemi njerez punetore, te ndreshem, te beses dhe me dinjitet...Ata qe na perfaqesojne ne paralament dhe jane pjese e celulave te krimit dhe qe nuk punojne per interesat e popullit, une nuk i quaj shqiptare, sepse nuk jane, ata jane grekofile dhe serbofile....
    Si nje optimiste e pasherueshme qe jam, kam e sigurine qe shume shpejt do lirohemi nga kjo gangrene politikanesh, sepse nuk ka kuptim qe Vendi i Shqipeve te udhehiqet nga laraskat!
    Sic kane nje shprehje japonezet "edhe majmunet bien nga pema"....nje nga nje do bijne edhe keta majmunet!

  7. #7
    Meqe ra fjala albo, ma shpjego pak kete rolin qe paska Kanuni ne lidhje me mafian qe i bashkon shqiptaret me te, per cilin Kanun e ke fjalen dhe ma argumento pak se me duket i paqarte. A mund te na 'ndricosh' pak ne kete drejtim?

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    ahahahh yes* edhe mua titulli i temes mu duk pak si pa kuptim ndoshta edhe jam gabim por terheqes lol arsya e vetme qe hapa temen.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    hahahahaaa ke komplet te drejte, titulli i temes ishte si puna e atyre reklamave qe nuk e justifikojne cilesine e produktit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •