Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Mark Twain

  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Mark Twain



    Emri i vertete Samuel Langhorne Clemens, lindur ne qytetin e Floride-s, ne shtetin e Missouri,me 30 nentor 1835. Mark Twain eshte nofka e tij. U rrit ne qytetin e Hannibal, ne vitin 1847 vdes i vellai, ne ate kohe Samuel ishte vetem 12 vjeē dhe detyrohet te braktise shkollen per te punuar per te mbajtur familjen. Ai punon si tipograf.

    Zanati e detyron te ushqeje interes per letersine, nis keshtu te shkruaje disa novela qe i publikon ne gazeten ku punonte.
    Ne keto vite merr lejen e pilotit per varkat me avull qe pershkojne lumin Mississippi. Vitet 1857 deri me 1861 i pershkon ne kete pune, qe le gjurme te thelle ne shpirtin e narratorit, duke u bere keshtu nje teme e vazhdueshme ne veprat e tij.

    Libri i tij eshte nje permbledhje novelash i titulluar "The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County" (1867).

    Duke dashur te kerkoj fatin, Mark Twain trasferohet ne Californi dhe behet kerkues ari, minator , gazetar reporter ne San Francisco. Viziton Hawaii dhe udheton ne Afrike, Franc dhe Itali.
    Nga keto eksperienca lind libri i tij i dyte "Innocents Abroad"

    Pas suksesit te puneve te tij te para ne 1870 Mark Twain martohet me Plivia Langdon dhe trasferohet ne Hartford, ne shtetin e Connecticut ku qendron deri me 1891.
    Mbas 1894 me intesifikimet e aktivitetit te tij te konferencierit, udhetimet e tij shumefishohen.

    Edhe pse ishte karakter pesimist, Mark Twain njihet si shkrimtar me nje humorizem te pa rezistueshem. Ana e tij negative me kalimin e viteve vazhdon te zmadhohet nga zite qe godasin familjen e tij,ne 1893 i vdes e bija Susan, ne 1904 e shoqia dhe ne 1909 vajza tjeter Jane.

    Mark Twain vdiq me 21 prill 1910 ne Redding (Connecticut) si pasoje e nje ataku te angina pectoris.

    E gjithe vepra e Mark Twain inspirohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet pergjithesisht :
    Pershtypjet e udhetimit ;
    Kujtimet e femijerise dhe rinise se hershme
    Narracionet satirike te ambientuara ne Mesjete dhe Rilindje .

    Mark Twain, ne maksimumin e fames se tij , ishte nje celibritet ne Amerike, per kohen e tij.


    Vepra :


    * The Celebrated Jumping Frog of Calaveras County, 1867, novele
    * Innocents Abroad, 1869, novele udhetimi
    * Roughing It , 1872, udhetim nga Mississipi ne Las Vegas
    * The Gilded Age: A Tale of Today, 1873, novele
    * The Adventures of Tom Sawyer , 1876 , novele
    * A Tramp Abroad, 1880, kujtime udhetimi
    * |1601: Conversation, as it was by the Social Fireside, in the Time of the Tudors, 1880, novele
    * The Prince and the Pauper , 1881, novele
    * Life on the Mississippi ,1883, tregim autobiografik
    * The Adventures of Huckleberry Finn, 1884, novele
    * Tom Sawyer Abroad, 1894, novele
    * Pudd'n'head Wilson (Wilson lo Zuccone), 1894, novele
    * Tom Sawyer Detective, 1896, novele
    * A Connecticut Yankee in King Arthur's Court , 1889, novele
    * Following the Equator, 1897, tregime udhetimi
    * The Man That Corrupted Hadleyburg , 1900, novele
    * King Leopold's Soliloquy, 1905, satire politike
    * The War Prayer, 1905, novele
    * The Eva-s diary, 1906, novele
    * The $30,000 Bequest and Other Stories, 1906, novele
    * What Is Man?, 1906
    * A Horse's Tale, 1907
    * Captain Stormfield's Visit to Heaven , 1909, tregim i gjate
    * Letters from the Earth, 1909, novele e botuar pas vdekjes
    * The Mysterious Stranger, 1916, novele e botuar pas vdekjes
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Grifshat - Mark Twain

    Twain shruan per gazetarine dhe ēeshtje te tjera:
    ____

    Kafshėt, natyrisht flasin me njėra-tjetrėn. Pėr kėtė s'mund tė ketė pikė dyshimi: po shumė pak njerėz mund ta kuptojnė gjuhėn e tyre. Unė kam njohur vetėm njė njeri qė e kuptonte gjuhėn e kafshėve.

    E njėjta sepse mė tha vetė qė e kuptonte. Ai ishte njė burrė nė moshė mesatare, njė minator zemėrmirė, qė kishte banuar shumė vjet nė njė qoshe tė vetmuar tė Kalifornisė, nėpėr male e pyje dhe kishte studiuar jetėn e fqinjėve tė tij tė vetėm, tė bishave dhe tė zogjve sa besonte se ishte nė gjendje tė kuptonte ēdo fjalė qė thoshin. Ky quhej Xhim Bejker.

    Sipas Xhim Bejkerit, disa kafshė kanė njė arsim tė kufizuar, pėrdorin fjalė fare tė thjeshta dhe, dhe vetėm rrallė pėrdorin krahasime apo figura; ndėrsa disa lloj kafshėsh tė tjera, kanė njė fjalor tė pasur, dhe fjalėt i pėrdorin me shkathtėsi, si pasojė, kėta tė fundit flasin shumė. Atyre u pėlqejnė fjalėt. Ata i njohin meritat e prirjes sė tyre, prandaj kanė qejf t'ua tregojnė tė tjerėve.

    Bejkeri thoshte se, pas njė shqyrtimi tė gjatė e tė kujdesshėm, ai kishte arritur nė pėrfundimin se grifshat ishin folėsit mė tė mirė qė kishte gjetur ai midis zogjve dhe kafshėve. Ai thoshte: Grifshat dinė mė tepėr se tė gjitha krijesat e tjera. Ato kanė mė shumė mend dhe ndjenja se ēdo krijesė tjetėr. Dhe ta dini, qė grifsha mund tė shprehė me fjalė ēdo gjė qė ndjen.

    Dhe jo me gjuhėn e zakonshme, po me tė dredhur, me fjalė aq tė shumta sa mund tė mbushėsh libra, - bile duke pėrdorur metafora sa u ngrihen pendėt pėrpjetė! Sa pėr zotėrimin e gjuhės, nuk do tė gjeni kurrė njė grifshė qė tė ngecet pėr fjalė.

    Asnjeri nuk ka gjetur njė grifshė tė tillė. Ato i derdhin fjalėt si ujėt kur llėket! Ka dhe diēka tjetėr. Unė kam vėnė re shumė dhe nuk kam parė asnjė zog, lopė ose kafshė tjetėr qė ta pėrdorė gramatikėn aq bukur sa grifshat. Ju mund tė mė thoni se edhe macet dinė ta pėrdorin gramatikėn.

    Macet vėrtet e pėrdorin, po ato duhet t'i ndezėsh. Vėrini macet natėn mė ndonjė qoshe qė tė grisin lėkurėn e njėra-tjetrės dhe do tė pėrdorin gramatikėn aq bukur sa mund tė tė mbėrthejnė nofullat si tetanosi.

    Njerėzit e paditur mendojnė se ajo s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė zhurmė qė bėjnė macet kur zihen, por nuk ėshtė ashtu; ajo ėshtė sėmundja e gramatikės sė tyre. Unė nuk kam dėgjuar veēse rrallė qė grifsha tė flasė pa gramatikė, dhe kur ndodh njė gjė e tillė ajo turpėrohet tamam si njeriu. E ndėrpret menjėherė muhabetin dhe fluturon.

    Ju mund ta quani grifshėn zog. Mund tė jetė ashtu deri nė njė farė mase, sepse ka pendė dhe ndofta nuk ka fe; po nga tė tjerat ajo ėshtė aq njerėzore sa jini dhe ju. Dhe jua them unė pėrse: Dhurata, ndjenjat, instinkti dhe interesat e grifshave janė pėrhapur nė ēdo vend.

    Grifshat nuk kanė mė tepėr parime se sa anėtarėt e kongresit. Grifsha mund tė gėnjejė, mund tė vjedhė, mund tė mashtrojė, mund tė tradhtojė, dhe katėr nga tė pesė zotimet, ajo do t'i pėrsėritė. Shenjtėria e njė zotimi ėshtė diēka qė nuk mund tė hyjė nė kokėn e grifshės. Po ka dhe njė tjetėr; grifshat marrin mė shumė zotime se minatorėt.

    Ju pandehni se edhe macet marrin zotime. Edh ato mund tė marrin, po pa bėhu thirrje grifshave pėr njė punė qė kėrkon tė gjitha fuqitė e tyre, pastaj fol ē'ėshtė macja pėrpara tyre! Mos mė flisni mė, unė e di fare mirė kėtė ēėshtje. Po ka edhe njė gjė tjetėr. Pėr sa i pėrket qortimit tė mirė, tė urtė e tė ngadalshėm, grifsha ua kalon tė gjitha krijesave njerėzore dhe hyjnore.

    Po grifsha bėn gjithēka bėn edhe njeriu. Ajo mund tė qajė, mund tė qeshė, mund tė turpėrohet, mund tė arsyetojė, tė bėjė plane dhe tė bisedojė; ajo ka qejf tė mbajė nėpėr gojė, tė bėjė skandale; ajo di tė bėjė humor dhe e kupton kur bėn marrėzira, ashtu siē e kupton dhe ti; ndofta mė mirė. Tani do t'ju tregoj disa ngjarje tė vėrteta nga jeta e grifshave.

    Kur fillova tė kuptoj pėr herė tė parė gjuhėn e grifshave pa gabim, mė ndodhi diēka interesante. Shtatė vjet mė parė, njeriu i fundit pėrveē meje, u largua nga kjo krahinė. Ja ku ėshtė shtėpia e tij, qysh atėherė ka mbetur bosh; shtėpi prej trarėsh me ēati dhogash, vetėm njė dhomė e asgjė tjetėr pa tavan dhe pa pasur asgjė midis trarėve dhe dyshemesė.

    Njė tė diel, kisha dalė e rrija pėrpara kasolles sime bashkė me macen; ngrohesha nė diell, sodisja kodrat e bukura, dėgjoja vetėm shushurimėn e fletėve tė pemėve dhe mendohesha pėr familjen time atje larg nė Shtetet, nga e cila nuk kisha marrė ndonjė lajm qysh prej trembėdhjetė vjetėsh, kur njė grifshė erdhi e qėndroi mbi atė shtėpinė kundrejt meje duke mbajtur nė gojė njė lende e mė tha:
    - Tungjatjeta; mė duket se kam gjetur diēka.

    Kur hapi gojėn pėr tė folur, lendja i ra nga goja dhe natyrisht u rrokullis tatėpjetė ēatisė, po ajo s'ēau kokė. E kishte mendjen te gjėja qė kishte gjetur.

    Ajo ishte njė vrimė nyje nė ēati. Grifsha ktheu kokėn mėnjanė, mbylli njė sy dhe syrin tjetėr e vuri tek vrima, si nuse e lalės; pastaj vėshtroi tej kėtej me sytė e saj tė ndritshėm, bėri nja dy pėrpėlitje krahėsh, - nė shenjė kėnaqėsie, nėnkuptohet, - dhe tha:

    - Duket si vrimė, tamam si vrimė, mė plaēin sytė nė mos ėshtė vrimė. Pastaj ngriti edhe njėherė kokėn dhe vėshtroi pėrsėri, vėshtronte me kujdes dhe me gėzim. Rrahu krahėt, lojti bishtin dhe tha:

    - Oh, jo nuk ėshtė ndonjė gjė e majme, kėshtu duket! S'paskam fat! Ėshtė tamam njė vrimė e pėrsosur! Pastaj fluturoi e zbriti pėrposh, mori lenden, u ngjit sipėr pėrsėri dhe e hodhi brenda nė vrimė duke vajisur kokėn nga prapa me njė buzėqeshje hyjnore; nė kėtė kohė, shtangu befas nė vend duke pėrgjuar, dhe nėnqeshja e fytyrės iu shua pak nga pak duke u zėvendėsuar me njė shprehje habie. Pastaj tha: "Unė nuk e dėgjova tė bjerė".

    I vuri syrin vrimės pėrsėri dhe vėshtroi pėr njė kohė tė gjatė; doli nga ana tjetėr e vrimės dhe i vuri syrin pėrsėri. E studioi njė copė herė, pastaj filloi nga hollėsitė, bariti rreth e rrotull vrimės dhe vėzhgoi pėrbrenda nga ēdo pikė e rrethit. Asgjė. Qėndroi nė majė tė ēatisė duke u menduar dhe pasi kruajti njė ēast kokėn me kėmbėn e saj tė djathtė, mė nė fund, tha:

    - Ėshtė shumė e madhe pėr mua; do tė jetė edhe shumė e thellė; unė nuk kam kohė tė vij rrotull saj, mė duhet tė shkoj nė punė; mė duket se ėshtė mirė aty, prandaj po shkoj. Kėshtu fluturoi, solli njė lende tjetėr, e hodhi brenda nė vrimė dhe u mundua ta shihte kur tė binte pėrposh duke vėnė syrin nė vrimė me tė shpejtė, po qe tepėr vonė.

    E mbajti syrin atje ndonjė minutė; pastaj ngriti kokėn, psherėtiti e tha: "E humba; mė duket se s'e marr dot vesh kėtė punė; megjithatė do t'i pėrvishem edhe njė herė". Solli edhe njė lende tjetėr dhe bėri ēmos qė ta shikonte kur binte brenda, por nuk mundi, e tha: "Tė tillė vrimė nuk kam parė kurrė ndonjėherė; mendoje ėshtė krejtėsisht vrimė e njė lloji tė ri". Pastaj filloi tė zemėrohet.

    U mendua njė copė herė duke baritur poshtė e lart mbi kulmin e ēatisė, duke tundur kokėn dhe duke murmuritur me vete; po ndjenjat e saj u tronditėn menjėherė, u nxi nė fytyrė dhe filloi tė mallkojė. Nuk kam parė shpesė qė tė sillet n'atė mėnyrė pėr njė gjė kaq tė vogėl.

    Bariti deri tek vrima, vėshtroi edhe njė herė ndonjė minutė, pastaj tha: "Ti qenke njė vrimė e thellė, e gjatė dhe e madhe, po unė kam vendosur tė tė mbush dhe mė vraftė perėndia nė mos kam pėr tė tė mbushur edhe sikur tė mė duhen njėqind vjet."

    Sa tha kėto, u zhduk fluturimthi. Nuk mund tė kesh parė ndonjė zog, qysh kur ke lindur, qė tė punojė n'atė mėnyrė. Iu shtrua punės si zezaku, dhe mėnyra me tė cilėn i hidhte lendet brenda nė vrimė pėr nja dy orė e gjysmė, ishte njė nga pamjet mė tėrheqėse dhe mė tė ēuditshme qė kam parė. Nuk ndalonte as sa pėr t'i hedhur njė sy vrimės, po vetėm i lėshonte dhe nisej pėr tė marrė tė tjera.

    Mė nė fund, u kapit kaq shumė sa mezi lėvizte krahėt. Erdhi edhe njė herė, e kėrrusur dhe e djersitur si njė bardhak me akull, hodhi lenden nė vrimė dhe tha: "Tani mė duket se tė mbusha!" Pastaj u ul pėr tė parė. Mė besoni, kur ngriti kokėn pėrsėri ishte verdhur nga zemėrimi e tha: "Kam hedhur aty brenda aq lende sa tė ushqeja familjen pėr tridhjetė vjet dhe nuk shoh asnjė shenjė prej tyre".

    Mezi mblodhi fuqitė e u zvarrit deri nė kulm dhe mbėshteti kurrizin pas oxhakut; pastaj mblodhi veten dhe filloi tė qetėsohet. Kėtu pashė se ajo qė mė dukej mua nė minierė si njė poshtėrim, qenkėsh njė parim themelor. Aty pari kaloi njė grifshė tjetėr, dhe kur e pa shoqen e saj qė po kryente kėtė punė, u kthye pėr tė pyetur si shkonte.

    E kapitura ia tregoi fill e pėr pe, duke i thėnė: "Ja ku ėshtė vrima dhe nė rast se nuk mė beson mua, shko e shiko vetė". Kėshtu shoqja e saj vajti dhe e pa vetė, pastaj u kthye dhe tha: "Sa lende mė the se ke hedhur brenda?"

    - Jo mė pak se dy ton - tha e rraskapitura. Grifsha tjetėr vajti e vėshtroi pėrsėri. Dukej sikur nuk e bėnte dot hesap, pastaj lėshoi njė krakavitje tė fortė dhe tri grifsha tė tjera ēatisėn.

    Ato tė gjitha e shqyrtuan vrimėn, e pyetėn me radhė tė rraskapiturėn, e cila ua shpjegoi tė gjithave, dhe e pleqėsuan punėn sė bashku duke dhėnė aq shumė mendime sa do tė kishte dhėnė edhe njė grup njerėzish.

    Pastaj thirrėn grifsha tė tjera. Thirrėn aq shumė, sa i tėrė vendi u mbush me grifsha. Duhej tė ishin nja pesė mijė grifsha; tė tilla krakavitje, shamata e mallkime, nuk kemi dėgjuar kurrė.

    Ēdo grifshė vinte syrin nė vrimė dhe jepte nga njė mendim mė tė ngatėrruar se shoqja e mėparshme pėr tė fshehtat e asaj vrime. Edhe shqyrtuan mirė e bukur edhe shtėpinė.

    Dera ishte gjysmė e hapur, dhe njė grifshė plakė shkoi mė nė fund e qėndroi mbi tė duke vėshtruar pėrbrenda. Natyrisht, ajo e zbuloi menjėherė tė fshehtėn. Lendet ishin shpėrndarė mbi dysheme. Ajo pėrpoqi krahėt dhe lėshoi njė krakavitje. "Ejani kėtu", u tha. "Ejani tė gjitha; ajo budallaēka qenka rraskapitur pėr tė mbushur njė shtėpi me lende".

    Tė gjitha u vėrsulėn tatėpjetė si njė re dhe, duke qėndruar njė nga njė mbi derė, u shkulėn sė qeshuri kaq shumė pėr kėtė budallallėk tė shoqes sė tyre, sa ranė njėra pas tjetrės pėrdhe tė zalisura.

    Mė nė fund, u vėrvitėn ndonjė orė rreth shtėpisė, mbi pullaz dhe nėpėr pemėt, duke cėrcėritur rreth kėsaj ēėshtjeje, tamam si njerėz. Ėshtė e kotė pra tė mė thoni se grifshat nuk dinė tė bėjnė shaka, unė i njoh mė mirė. Dhe i mbaj mend mirė. Ato prunė kėtu grifsha nga tė gjitha anėt e Shteteve tė Bashkuara pėr tė parė vrimėn, gjatė tre muajve tė verės. Prunė edhe zogj tė tjerė.

    Dhe tė gjithė e panė atė, me pėrjashtim tė njė kukuvajke, e cila erdhi nga Nova Skotia pėr tė vizituar Jo Semiten, dhe u kthye pa e parė. Ajo tha se atje s'ka asgjė pėr tė qeshur. Po edhe nė Jo Semite s'gjeti gjė pėr tė qeshur.


    Marre nga Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mark Tueini mbi gruan e parė nė Nevada

    Banorėt e vjetėr tregojnė si, nė njėfarė ngulimi nė Nevada, lajmi u pėrhap herėt nė mėngjez se njė grua kishte mbritur! Minatorėt kishin parė njė fustan basme varur pėrjashta njė karroje poshtė nė truallin e ngulimit – shenjė emigrantėsh pėr matanė rrafshinave tė mėdha. Secili shkoi atje poshtė, dhe njė e thirrur u ngrit kur njė fustan i vėrtetė bona fide u zbulua tė valėvitej nė erė! Emigranti mashkull ishte i shfaqur. Minatorėt thanė:
    “Nxirre atė pėrjashta!”
    Ai tha: “Ėshtė gruaja ime, zotėrinj – ajo ėshtė e sėmurė – ne jemi plaēkitur nga paratė, zahiretė, gjithēka, prej Indianėve – ne duam tė pushojmė.”
    “Nxirre atė pėrjashta! Ne duhet ta shohim atė!”
    “Por zotėrinj, e shkreta, ajo – ”
    “NXIRRE ATĖ PĖRJASHTA!
    Ai e “nxorri atė pėrjashta”, dhe ata tundėn kapelat e tyre dhe ngritėn lart tre brohoritje gjallėruese, dhe ata ju mblodhėn pėrreth dhe e panė me ngulm, dhe prekėn fustanin e saj, dhe dėgjuan zėrin e saj me pamje burrash qė dėgjojnė njė kujtim mė shumė se sa njė realitet tė pranishėmm – dhe pastaj ata mblodhėn njėzet e pesė qindshe dollarė nė ar dhe ja dhanė burrit, dhe tundėn kapelat e tyre pėrsėri, dhe bėnė dhe tre brohoritje tė tjera, dhe shkuan nė shtėpi tė kėnaqur.
    wrong verb

  4. #4
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mark Tueini duke blerė dorashka nė Gjiblartar

    Njė zonjė e re shumė e pashme nė dyqan mė ofroi njė palė dorashka tė kaltra. Unė nuk desha tė kaltra, por ajo tha se ato do tė duken shumė bukur nė njė dorė si imja. Vėrejtja mė preku ndjeshėm. Unė pashė vjedhurazi dorėn time, dhe njėfarėsoj mu duk thuajse njė pjesė tėrheqėse. Provova njė dorashkė nė dorėn e majtė, dhe u skuqa njėēikė. Numri ishte dukshėm shumė i vogėl pėr mua. Por unė u ndjeva i kėnaqur kur ajo tha:
    “Oh, kjo ėshtė tamam!” ndonėse unė e dija qė s’qe e tillė.
    E tėrhiqja atė zellshėm, por ishte punė shkurajuese. Ajo tha:
    “Ah! E shoh qė jeni stėrvitur tė vishni dorashka kecesh ndėrsa disa zotėrinj janė aq tė ngathėt ti venė ato.”
    Ishte pėrgėzimi i fundit qė unė prisja. Unė vetėm kuptoja tė futja pėrkyer rrethin lėkurėdreri. Bėra njė pėrpjekje tjetėr, dhe grisa dorashkėn nga pikėnisja e gishtit deri nė pėllėmbė tė dorės, dhe u pėrpoqa tė fshihja tė grisurėn. Ajo vazhdonte pėrgėzimet e saj, dhe unė vazhdoja vendosmėrinė time ti meritoja ato ose tė vdisja.
    “Ah, ju paskeni pasur pėrvojė!” (Ėhė, njė tė grisur nė tė poshtmen e dorės)
    “Kėto janė tamam pėr ju, - dora juaj ėshtė shumė e vogėl, - nėse grisen, s’ėshtė nevoja tė paguani pėr to.” (Atje ishte njė e ēarė mes pėr mes). “Unė gjithmonė mund ta them kur njė zotėri kupton si tė veshė dorashka kecesh. Seē ka njė hijeshi nė tė qė vjen vetėm me durim tė gjatė.” (Ndėrkohė, pėrpjekjet e mia bėnė qė gjithė kiēi i dorashkės “tė lėshohej” siē thonė marinarėt, dhe pastaj copa u shkėput pėrgjatė nyjeve, dhe asgjė mė s’mbeti veē njė shkatėrrimi tė trishtueshėm.)
    Unė isha shumė i mikluar ta bėja me dije dhe ta hidhja mallin nė duart e engjėllit. Isha i pėrvėluar, zemėruar, hutuar, e ende i lumtur, por i urreja djemtė e tjerė qė tregonin tė tillė kureshtje pėrpirėse nė sa ndodhte. Dėshiroja qė ata tė ishin nė Xheriko. U ndjeva tmerr i poshtėr kur thashė gėzueshėm:
    “Kjo njėra mė bėn shumė mirė; rri hijshėm. Unė e pėlqej njė dorashkė qė bėn. Jo, pa merak, zonjė, pa merak; tjetrėn do ta vė nė rrugė. Kėtu ėshtė ngrohtė.”
    Ishte ngrohtė. Ishte vendi mė i ngrohtė ku kisha qėnė ndonjėherė. Pagova faturėn, dhe, ndėrsa bėra pėrjashta me njė pėrkulje magjepsėse, mendova se dallova njė dritė nė syrin e gruas qė ishte lehtas ironike, dhe kur pashė mbrapsh qė nga rruga, dhe ajo po qeshte me vete pėr kėtė apo pėr atė, unė i thashė vetes, me sarkazėm turpėruese: “Oh, sigurish; juve dini si tė vishni dorashka kecesh, apo jo? – njė gomar i vetėkėnaqur, gati tė lajkatohet sa tė dalė mendsh nga ēdo gocė qė zgjedh ti hyjė mundimit ta bėjė kėtė!”
    Dhe u pėrpoqa tė kujtohesha pėrse hyra nė shitore mė sė pari, dhe nėse mund tė mos kthehesha tė nesėrmen pėr tė pėrmbushur detyrėn time fillestare.
    wrong verb

  5. #5

    MARK TWAIN (Mark Tuen)

    (1835-1910)

    Mark Twain ėshtė pseudonimi i shkrimtarit amerikan Samuel Langhorne Clemens. Para se tė bėhej shkrimtar punonte si tipograf, si pilot, si kėrkues ari dhe gazetar. Pas botimit tė librit tė tij: “ Tė pafajshėm nė dhé tė huaj 1869, korri sukses tė madh. Veprat e tij mė tė njohura janė: “Nė kėrkim tė belave” 1872; “Mosha e artė” 1873; “Aventurat e Tom Sojerit” 1876; “Princi dhe i varfėri” 1882; “Njė Janki nga Konektikati nė oborrin e mbret Arturit 1889; “Uilsoni kokėtrashė” (1894).


    NJE NATE NE NJE HOTEL TE PARISIT



    Pėrktheu Vasil Premēi

    E gjeta dhe hotelin ku shpresoja tė kaloja njė natė tė qetė nė Paris. Rreth mesnatės zhurmat e rrugės u fashitėn dhe gati po mė kaplonte njė gjumė pėr shtatė palė qejfe, kur befas dėgjova njė zhurmė tė mistershme qė s’mė la tė mbyllja sytė. Njė copė herė u vura nė pėrgjim tė saj. Me sa dukej, ndonjė tip i ēuditshėm vallėzonte nė dhomėn mbi mua. S’mė mbeti gjė tjetėr veēse tė prisja me durim qė zhurma tė heshtte vetė, pra, kur tė mbaronte qejfi i atij tjetrit. Kėshtu, nė pritje, do tė kalonin edhe pesė minuta, tė cilat m’u dukėn sikur s’do tė mbaronin kurrė. Dėgjova sėrish zvarritjen e kėmbėve mbi kokėn time. Vijoi njė pauzė e shkurtėr dhe pastaj diēka qė u pėrplas me zhurmė nė dysheme.
    - Ja, pėrsėri miku atje lart, me siguri po heq ēizmet nga kėmba. Dhe ndoshta, falė Zotit, shpresoj t’i japė fund kėrcimit tė tij tė hareshėm!
    Heshtja vijoi fare pak, sepse u dėgjua sėrish njė goditje tjetėr mbi dysheme.
    - Duket se po provon tė kėrcejė me njėrėn ēizme, - thashė me vete.
    Akoma dhe njė pauzė qė u ndoq nga njė goditje tjetėr mbi dysheme.
    - Tani qė e hoqi edhe ēizmen tjetėr, do t’ia kėpusė gjumit, - hamendėsova shpirtlehtėsuar.
    Por nuk ndodhi kėshtu. Sėrish atje lart u dėgjua ajo zhurma e njohur.
    - Ē’dreqin bėn ende tani qė ka hequr tė dy ēizmet?! Mos vallė provon tė kėrcejė me pantofla? Vazhdoi dhe njė pauzė tjetėr, e shoqėruar nga goditjet e zakonshme mbi dysheme, me njė lloj ritmi tė mbytur. Dreqi ta hajė, mos vallė kishte mbathur dy palė ēizme njėra mbi tjetrėn?! Kėshtu, pėr mė shumė se njė orė, ai magjistar i fantaksur vazhdoi tė zvarriste kėmbėt atje lart dhe tė hiqte prej tyre njė numėr ēizmesh tė pambarimta, derisa ky numėr mbėrriti shifrėn njėzetepesė, duke ma bėrė kokėn daulle.
    Mend po mė luante tepeleku i kokės. Mora pistoletėn dhe me kujdes e pa zhurmė, u ngjita nė katin lart. Por ajo qė pashė atje e kalonte habinė time: Miku im ishte ulur nė mes tė njė ushtrie kėpucėsh tė hedhura nė dysheme dhe po i jepte shkėlqim njėrės prej tyre. Pėr mua tani ēdo gjė ishte e qartė: Komshiu im ndoshta nuk kishte kėrcyer kurrė ndonjėherė nė jetėn e tij. Ishte lustraxhiu i hotelit, i pėrqendruar tėrė sy e veshė nė punėn e tij tė zakonshme.

  6. #6

    Mark Twain


    Pėrktheu Ben Meēe



    GJALPI NĖN KAPELE



    Njė natė tė ftohtė dimri, dyqanxhiu i fshatit, po mbyllte dyqanin. Doli jashtė nė dėborė pėr t'i vėnė drynin dritares, kur pa klientin e fundit tė mbetur brenda, tė rrėmbente njė copė tė madhe gjalpi dhe ta fshehte poshtė kapeles.
    Nuk kaloi as njė qime kohe ndėrmjet asaj qė pa dhe idesė sė hakmarrjes qė i lindi nė kokė.
    «Ej, Seth!» i foli duke tėrhequr nga brenda derėn e dyqanit.
    Burri me emrin Seth nuk e dha veten. Dyqanxhiu i hodhi dorėn nė qafė dhe duke shkundur kėpucėt nga dėbora i tha:
    «Ulu i dashur Seth! Ku do shkosh nė kėtė tė ftohtė? Ulu tė pimė njė ponē tė nxehtė!»
    Sethi nuk donte nė fillim. Gjalpi nėn kapele i shkaktonte njėfarė ankthi se mos tjetri e zbulonte, por edhe ideja e njė gote ponēi tė nxehtė nuk ishte e keqe. Dyqanxhiu i futi krahun dhe e uli nė njė stol afėr sobės, mbas disa arkave me mall, nė mėnyrė qė tjetri tė mos kishte mundėsi tė shpėtonte. Hapi sobėn dhe i futi dru tė tjerė.
    «Tė pimė njė ponē tė nxehtė Seth, ndryshe ky dimėr ka pėr tė na i ngrirė kockat»
    Zjarri i sobės kishte filluar tė shkrinte gjalpin. Sethi ndjente se po i lageshin flokėt. U ngrit nė kėmbė, duke i thėnė tjetrit se duhet tė largohej pasi nė shtėpi po e prisnin.
    «Prit tė kthejmė njė gotė, pastaj do ikim. Do tė tė tregoj njė histori Seth» i tha dyqanxhiu duke e detyruar tjetrin tė ulej pėrsėri.
    «Ёshtė shumė nxehtė kėtu!» foli nėpėr dhėmbė hajduti, duke kėrkuar tė ēohej.
    «Ulu e mė shoqėro! Mos e merr me ngut!»
    «Kam punė. Do u jap lopėve pėr tė ngrėnė, pastaj duhet tė ēaj edhe dru»
    «Nuk bėn burri kėshtu pėr njė gotė. Ulu tė them e lėri lopėt rehat! Mė dukesh pak i shqetėsuar? Rri i qetė!» i tha dyqanxhiu, duke mbushur gotat.
    Pastaj ciku gotėn me atė tė Sethin duke i thėnė:
    «Ktheje menjėherė! Rrėshqet poshtė si gjalpi, ky ponē i uruar.»
    Hajduti e pa me dyshim. Avulli i mbuloi fytyrėn, ndėrsa gjalpi filloi ti rridhte nga flokėt duke lagur shaminė rreth qafės. Tjetri vazhdonte tė ngrinte dolli, ndėrsa ky e kishte mbyllur gojėn, mė keq se njė memec.
    «Ēfarė ke Seth, mos nuk ndihesh mirė?» e pyeti dyqanxhiu kur rrėketė e gjalpit i kishin pushtuar fytyrėn.
    «Hiqe kapelen po qe se ke vapė! Ma jep mua!»
    «Jo!» u pėrgjigj Sethi i irrituar. «Duhet tė iki. Mė lėr tė largohem!»
    Njė katarakt gjalpi i shkrirė i zbriti nga mjekra duke u varur poshtė nėpėr xhaketė, pėr t'u pėrplasur pastaj mbi kėpucė.
    «Po mirė o Seth.Ik! Nuk tė mbaj me pahir. Natėn e mirė!»
    Teksa tjetri largohej, dyqanxhiu e thirri prapė.
    «Seth! Shakaja qė tė bėra vlen tetėmbėdhjetė lekė: kėshtu qė jemi barazim me gjalpin qė mė vodhe dhe e fute nė kapele…»

  7. #7

    Mark Twain

    Pėrktheu Ben Meēe

    Ditari i Adamit

    E hėnė
    Kjo kafshė e re me flokė tė gjatė po fillon tė ma shpifi. E kam gjithmonė nėpėr kėmbė dhe mė ndjek ngado. S' mė pėlqen. Nuk jam mėsuar tė jem vetė i dytė. Mbase kėput qafėn e ikėn me kafshėt e tjera!
    Sot, moti ėshtė me re. Fryn erė nga Lindja. Presim reshje. Pse thashė presim? … Kush pret? … Ne… “Ne”. Ku e peshkova kėtė fjalė... Tani po mė kujtohet. E pėrdor kafsha e re.


    E martė
    Eksplorova ujėvarėn e madhe. Ėshtė gjėja mė e bukur e mbarė ēifligut, ma do mendja. Kafsha e re e quan "Ujėvara e Niagarės" Nuk kuptoj me ē'arsye. Ėshtė thjesht kapriēo dhe budallallėk. Unė nuk arrij t'u vė emra gjėrave, sepse e bėn vetėm kafsha e re, me ē'do gjė qė i del pėrpara, pa mė dhėnė as kohė pėr tė kundėrshtuar. Dhe gjithmonė me tė njėjtin pretekst: ngjan si kjo e ngjan si ajo. Marrim pėr shembull njė zog tė madh qė fluturon mbi kokat tona: Ajo e quan “Dodo”. Thotė, se kushdo qė do ta shihte, do t'i vinte menjėherė nė mendje fjala “Dodo”. Dhe prandaj ky zog duhet tė mbajė kėtė emėr. Mė ka ardhur nė majė tė hundės duke u nxehur me tė, po ėshtė e kotė! Dodo!? Mė pėrshtatet mė shumė mua ky emėr, se sa zogut tė madh!

    E mėrkurė
    Ndėrtova njė strehė pėr t’u mbrojtur nga shiu, por e pamundur ta gėzoj nė paqe. Kafsha e re hyri, si gjithmonė, pa leje. Kur vendosa ta pėrzė, derdhi ujė nga dy brimat qė i shėrbejnė pėr tė parė, dhe mandej e fshiu me kurrizin e putrės duke lėshuar njė tingull siē bėjnė edhe disa nga shtazėt e tjera kur pikėllohen. Do dėshiroja tė mos dinte tė fliste! Flet gjithmonė, gjithmonė. Kjo mund tė duket fyerje e rėndomtė, ose akuzė kundėr kafshės sė shkretė, por nuk ėshtė kėshtu. Nuk kam dėgjuar kurrė deri tani zė njeriu, dhe ēdo tingull i ri dhe i ēuditshėm, qė prish heshtjen solemne tė kėsaj vetmie pėrrallore, mė ofendon veshėt. Ėshtė vetėm stonaturė. E kam edhe shumė afėr, pas shpine! Njė herė nė njė krah e njė herė nė tjetrin. Nuk jam mėsuar me tinguj tė tillė kaq afėr.

    E premte
    Pavarėsisht pėrpjekjeve tė mia, mania e saj pėr tė vėnė emra, nuk ka tė sosur. Kisha gjetur njė emėr tė bukur fare pėr ēifligun, melodioz dhe qė i ngjiste aq mirė. “KOPSHTI I EDENIT” e kisha quajtur. Vazhdoj ta quaj kėshtu privatisht, por jo mė nė publik. Kafsha e re thotė se ėshtė gjithė pyje e shkėmbinj dhe se nuk ka fare pamjen e njė kopshti. Thotė se ka mė shumė pamjen e njė parku dhe (pa mė konsultuar, si gjithmonė) i ka vėnė njė emėr tė ri: “PARKU I UJĖVARĖS SĖ NIAGARĖS”. Mė duket me plot kuptimin e fjalės, prepotencė. Ja…, ka vendosur edhe njė parullė: “MOS SHKELNI BARIN”
    Jeta ime nuk ėshtė mė e lumtur si dikur.

    E shtunė
    Kafsha e re ha shumė fruta. Jam i sigurt se shumė shpejt ne kemi pėr tė mbaruar tė gjitha rezervat ushqimore. Ja, prapė fjala “ne”. Edhe pse e pėrdor qenia e ēuditshme, duke e dėgjuar kaq shpesh po bėhet edhe imja.
    Shumė mjegull sot nė mėngjes. Me mjegull, unė nuk dal. Kurse kafsha e re, po. Del nė ēfarėdo moti, dhe ēapitet kudo me kėmbėt e llangosura nga balta. Dhe flet… flet…flet.
    Ishte aq bukur e qetė kėtu, dikur…!

    E dielė
    Kaloi, mė nė fund. Kjo ditė po bėhet gjithmonė e mė e mėrzitshme. Nėntorin qė shkoi u zgjodh e u vu mėnjanė, si ditė pushimi. Gjashtė ditė pushim nė javė i kisha… tani u shtua dhe kjo.
    Sot nė mėngjes, gjeta kafshėn e re, duke gjuajtur me gurė, pėr tė shkundur mollėt nga pema e ndaluar.

    E hėnė
    Kafsha e re thotė se emri i saj ėshtė Eva. Nė rregull. Kėtu nuk kam kundėrshtim. Ajo thotė se duhet ta thėrras me kėtė emėr, kur dua qė tė vijė. Si emėr nuk mė duket I keq. Ka rrumbullakėsi dhe mund tė pėrsėritet pa vėshtirėsi.
    Kafsha thotė se nuk ėshtė kafshė por njeri… . Nuk dua t'ia di. Sikur tė ikte nė punė tė vet e tė mos i dėgjoja mė zėrin do tė mė bėnte njė nder.

    E martė
    E ka mbushur ēifligun me emra tė pakuptimtė dhe udhėzime gati-gati ofendues.
    “Kėtej, pėr te burimi”
    “Nga kjo anė, pėr te ishulli i dhive”
    “Shpella e erėrave nga ky drejtim”

    Thotė se ky park do tė bėhej njė vend shumė i kėndshėm turistik veror, sikur tė kishte klientelė. “Vend turistik veror”…, njė shpikje tjetėr nga tė sajat! Fjalė, vetėm fjalė pa kuptim. Ėshtė mė mirė tė mos e pyes. Di vetėm tė flasė, por nuk di t’i shpjegojė gjėrat.

    E premte
    Ka filluar tė mė pėrgjėrohet qė tė mos hidhem nga Ujėvara. Nuk e kuptoj ē’tė keqe ka? Ajo thotė se e zė frika. Unė jam hedhur gjithmonė. Rreziku i aventurės dhe freskia e ujit mė pėlqejnė. Ma do mendja se ujėvarat janė krijuar pėr kėtė punė. Me sa di, nuk duhen pėr tjetėr gjė, dhe njė arsye e kanė pse janė. Ajo thotė se janė bėrė vetėm pėr panoramė, sikurse rinocerontėt dhe mastodontėt. Zbrita nga mali nėpėr ujėrat e ujėvarės brenda njė fuēie; … ajo jo. E pėrsėrita kėtė gjė nė njė govatė, duke u afruar atje ku uji bie me rrėmbim;… ajo prapė jo. Notova pėrmes vorbullave nga burimi deri poshtė, nė mes tė rrymave tė ujit, me kostumin tim prej gjetheje fiku, i cili edhe mu gris;… ajo prapė jo. Vetėm ankesa tė mėrzitshme pėr ekstravagancėn time. Mė pengon nė ēdo gjė. Kam nevojė tė ndėrroj ajėr.

    E shtune
    Tė martėn qė shkoi, natėn, u arratisa. Eca dy ditė e dy net. Ndėrtova njė strehė tjetėr nė njė vend tė fshehtė, duke u munduar tė fshija gjurmėt e lėna me sa munda. Mė gjeti. Mė zbuloi me ndihmėn e njė shtaze qė ka zbutur dhe e quan ujk. Erdhi dhe me atė zėrin e saj ankues, e duke nxjerrė ujė nga brimat qė i duhen pėr tė parė, mė shkatėrroi planin. U detyrova tė kthehem mbrapsht me tė. Kam pėr tė emigruar prapė, shumė shpejt, sapo tė mė paraqitet rasti.
    Ajo vazhdon tė merret me njė sėrė marrėzish, ku mes tė tjerash, studimi i arsyeve pse kafshėt e quajtura luanė dhe tigra ushqehen me bar dhe lule,ndėrsa sipas saj, nga tipi i dhėmbėve qė zotėrojnė, duhet tė hanė njeri-tjetrin. Kjo ėshtė marrėzi, sepse po ta bėnin vėrtet do tė thotė tė vriten, dhe vrasja do tė thotė “vdekje”. Vdekja, me sa mė kanė thėnė, nuk njihet akoma nė “Park”. Nėn njė kėndvėshtrim tjetėr do tė quhej “mėkat”.

    E dielė
    Kaloi, mė nė fund.

    E hėnė
    Besoj se e kam kuptuar se pėrse shėrben java: tė jep kohė tė marrėsh veten nga lodhja e sė dielės. Mė duket goxha ide… Ajo ėshtė kacavarur pėrsėri mbi pemė. E pėrzura poshtė me gurė. Tha se nuk e shihte njeri. Fakti qė nuk e sheh njeri i duket justifikim i mjaftueshėm pėr tė kryer veprime plot rreziqe. Fjala “justifikim”, sa herė qė e pėrdor unė, asaj i ngjall admirimin, bile edhe njė zili tė brendshme. Jo pėr mburrje, po ėshtė fjalė pėr kokė tė fjalės.

    E enjte
    Ajo mė tha se ėshtė krijuar me njė brinjė e shkulur nga trupi im. Kjo, tė thuash ėshtė e dyshimtė, ėshtė shumė pak. Mua nuk mė mungon asnjė brinjė… . Tani po e grin meraku pėr njė zog tė zi qė i ka ngjitur emrin "korb". Thotė se bari i bėn dėm. Ka frikė se nuk ka pėr t’u rritur. Ėshtė e bindur se korbi ėshtė krijuar pėr t’u ushqyer me mish tė ngordhur. Korbi duhet tė pėrshtatet me atė qė ka. Nuk mund tė kthejmė pėrmbys gjithė sistemin pėr t'i bėrė qejfin njė korbi.

    E shtunė
    Dje po pispillosej nė ujėrat e pellgut dhe ra bėlldum brenda. Nuk ėshtė hera e parė. Nė vend tė merakoset se edhe pėr pak u mbyt, thotė se nuk ishte ndodhi e kėndshme. U shqetėsua pėr kafshėt qė jetojnė nė ujė. Kishte frikė mos i kishte shtypur. I quan peshq, sepse vazhdon t’u vėrė emra edhe gjėrave qė s'kanė nevojė dhe qė po t'i thėrrasėsh nė emėr, nuk tė binden aspak, po asaj nga njė vesh i hyn e nga tjetri i del. E ka kokėn shkėmb. Mbrėmė mbushi krahėt me peshq dhe i hodhi nė krevatin tim pėr t’i mbajtur ngrohtė. I shikoja me vėmendje, po nuk m’u dukėn edhe aq tė kėnaqur. Mė tė qetė se sa nė ujė ndoshta. Sa tė bjerė mbrėmja do i hedh jashtė. Nuk kam ndėrmend tė fle edhe njė natė tjetėr me peshqit nė krevat. Le qė janė tė ftohtė e ta shpifin kur tė ngjiten nė trup.

    E dielė
    Kaloi, mė nė fund.

    E martė
    Tani e ka zėnė me njė gjarpėr. Kafshėt e tjera kanė rėnė rehat se i luajti mendsh me ato eksperimentet qė bėnte me ta. Kam rėnė rehat edhe unė, sepse gjarpri flet dhe po kėnaqen tė dy duke biseduar.

    E premte
    Ajo thotė se gjarpri e kėshillon tė hajė nga frutat e pemės sė ndaluar. I thotė se po hėngri, do provojė njė eksperiencė aq tė bukur, sa edhe fisnike, dhe ka pėr tė njohur gjėra qė deri tani nuk njihen. I thashė se do tė ketė edhe njė rezultat krejt tė kundėrt: shfaqjen e vdekjes nė kėtė botė kaq magjepse. Sikur ta dija qė bėra gabim. Mė mirė ta kisha mbajtur gojėn kyēur. Pa dashur i dhashė njė ide. I dhashė idenė se si mund tė shpėtojė korbin e sėmurė, e t'u garantojė mish tė freskėt luanėve dhe tigrave depresė. E kėshillova tė rrinte larg prej asaj peme. Ajo, si zakonisht,… jo. Parashikoj rreziqe tė mėdha. Kam pėr tė ikur qė kėtu.

    E mėrkurė
    Kalova disa ditė jo tė kėndshme. U largova mė nė fund. Galopova mbi njė kalė pėr njė natė tė tėrė pa pushim, me shpresėn qė tė dilja nga Parku dhe tė fshihesha nė ndonjė vend tjetėr, para se tė fillonin rreziqet. Kishte rreth njė orė qė kishte dalė diellit dhe gjendesha nė njė fushė tė madhe tė blertė. Njė fushė me mijėra kafshė nga mė tė ndryshmet. Disa kullosnin, tė tjera loznin siē bėjnė kafshėt, tė tjera akoma flinin e shulloheshin. Papritur shpėrtheu njė stuhi britmash e klithmash. Nuk vonoi shumė dhe fusha u kthye nė njė kasaphanė ku kafshėt filluan tė shqyenin e tė hanin njėra-tjetrėn. E kuptova menjėherė ē'kishte ndodhur. Eva kishte ngrėnė frutin dhe pėr rrjedhojė, vdekja kishte bėrė hyrjen e saj nė kėtė botė… .
    Tigrat po gllabėronin kalin, dhe edhe pse u bėrtisja, nuk mė bindeshin mė si mė parė. Do tė kishin pėrlarė edhe mua, po tė kisha ndenjur. Ja dhashė vrapit me tė katėrta… Gjeta kėtė vend, jashtė Parkut, dhe dy ditėt e para nuk m’u duk edhe aq i keq. Pas dy ditėsh, si pėr habinė time, u ndesha ballė pėr ballė me Evėn. Mė zbuloi edhe kėtu. Mė zbuloi dhe filloi menjėherė me lajthitjet e saja. Vendin e quajti Tonowanda. Tė them tė drejtėn nuk mė erdhi edhe aq keq. Kėtu ka pak fruta dhe ajo solli shumė nga ato tė pemės sė ndaluar. Hėngra pa u menduar shumė. Mė kishte marrė uria! E di qė u solla kundėr parimeve tė mia, por mendoj se parimet vlejnė vetėm kur e ke barku plot… . Ishte veshur e pispillosur me gjethe e degė dhe, kur e pyeta se ē'kuptim kishte kjo veshje anormale, dhe sidomos kur ia hoqa e ia flaka pėrdhe, qeshi tėrė nervozizėm dhe u skuq nga turpi. S'kisha parė ndonjėherė njeri tė qeshte ashtu dhe tė skuqej nga turpi. Mė tha se shumė shpejt kisha pėr ta kuptuar pėrsenė e atij prezantimi. Edhe pse kisha akoma uri e lashė mollėn pėrgjysmė (padyshim molla mė e mirė qė kisha provuar duke pasur parasysh qė nuk ėshtė stinė mollėsh) dhe iu drejtova me egėrsi duke i dhėnė urdhėr tė shkonte dhe tė merrte mollė tė tjera e tė hiqte dorė nga sjellje tė tilla prej karagjozeje. U bind, dhe fshehtazi e pa bėrė zė u afruam te fusha ku kishte ndodhur kasaphana kafshėrore. Morėm disa lėkura e i kėrkova tė na bėnte nja dy kostume qė ti kishim pėr tė dalė. Nuk janė shumė komodė por, janė elegantė dhe dihet qė nė veshje eleganca ka rėndėsi. Po vė re se, tani qė humba pronat, se jeta ime do tė ishte shumė monotone pa tė. Edhe diēka tjetėr: kėtej e tutje duhet tė punojmė pėr tė jetuar, kėshtu qė Eva mė nevojitet. Ajo do punojė ndėrsa unė do jem mbikqyrsi.

    Dhjetė ditė mė vonė
    Mė akuzon se jam unė shkaku i fatkeqėsisė. Thotė me sinqeritet e bindje tė plotė se, ishte gėshtenja, dhe jo molla, fruta i ndaluar, sipas gjarprit. Atėherė unė jam i pafajshėm, i thashė, se nuk kam ngrėnė gėshtenja. Tha se, sipas gjarprit “gėshtenja” ka kuptim figurativ dhe do tė thotė "dėshirė e shprehur me shaka". U bėra dyllė i verdhė kur dėgjova kėtė shpjegim. Shpesh herė kisha shprehur shumė dėshira, ashtu kot, pėr tė shtyrė kohėn. Mė pyeti nėse kjo kishte ndodhur edhe nė momentin e katastrofės. Isha i detyruar ta pranoja, pasi kisha shprehur megjithmend njė dėshirė nė atė moment. Dėshira ishte nė lidhje me ujėvarėn, pak a shumė e tillė: "Sa bukur do tė ishte sikur i tėrė uji tė binte pėrnjėherėsh poshtė" Pak sekonda mė vonė kisha menduar tė kundėrtėn: "Do ishte mė bukur akoma sikur i gjithė uji tė ngjitej pėrnjėherėsh lartė". U shkula sė qeshuri me vete tek mendoja kėto gjėra, kur, fare papritur, natyra u tėrhoq mėnjanė pėr t’ia lėnė vendin luftės dhe vdekjes. U detyrova t'ia mbathja pėr tė shpėtuar jetėn. "Ja" shpėrtheu ajo nė triumf, "Tekstualisht kėtė mė tha gjarpri, bile tė njėjtat fjalė qė pėrmende ti. I thonė Gėshtenja e Parė dhe ėshtė e vjetėr sa bota" vazhdoi ajo. Pra qenka faji im. Qenkam unė ai qė duhem ndėshkuar. Ku shkova dhe mendova ato gjėra!

    Njė vit mė vonė
    Ja kemi vėnė emrin Kain. Ajo e gjeti kur unė kisha shkuar tė ngrija gracka buzė lumit Erie. E gjeti nė pyll nja dy kilometra larg shpellės sonė. Ndoshta mund tė kenė qenė katėr kilometra, nuk ėshtė se ajo e mban mend mirė. Na ngjan pak neve dhe mund tė jetė i tė njėjtės racė. Kėshtu mendon ajo. Pėr mua e ka gabim. Nuk ka mundėsi, ėshtė shumė i vogėl. Besoj se ėshtė njė lloj kafshe e re. Peshk ndoshta, edhe pse kam pak dyshim, pasi kur e futa nė ujė, pėr ta provuar, nė vend tė notonte po mbytej. Ajo u hodh brenda dhe e nxori para se tė pėrfundoja eksperimentin im. Unė vazhdoj tė jem i bindur se ai ėshtė peshk, por pėr atė nuk ka shumė rėndėsi dhe nuk mė lejon tė bėj prova tė tjera. Kėtė nuk arrij ta kuptoj. Ardhja e krijesės ka ndėrruar mėnyrėn e jetesės sė saj duke i hequr dėshirėn e eksperimentimit. Harxhon mė shumė kohė me tė se me gjithė kafshėt e tjera dhe nuk di ta shpjegoj pėrsenė. Ėshtė konfuze, e tregon ēdo sjellje e saj. Ndonjėherė e mban peshkun nė krahė pėr tėrė natėn, teksa ai i gjori ankohet pėr t'u kthyer nė ujė. Nė kėto raste i del ujė nga vrimat qė i shėrbejnė pėr tė parė dhe e godet lehtė nė kurriz. Pastaj nxjerr tinguj nga goja pėr t’i tėrhequr vėmendjen. Nuk e kam parė kurrė tė sillet kėshtu me asnjė peshk tjetėr dhe fakti mė preokupon shumė. E kishte zakon tė nxirrte nė xhiro tigrat e vegjėl, kur ishim akoma nė pronat qė humbėm, por dilte thjesht pėr tė luajtur dhe asnjėherė nuk mbaj mend t’i qėllonte nga kurrizi kur kėtyre u shkonte ushqimi keq.

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    C'mu kujtuan aventurat e Tom Sojerit

  9. #9
    Pershendetje Tanku

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •