Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Hidhen në erë dy makinat e konsullatës shqiptare në Selanik

    Dy automjete të konsullatës shqiptare në Selanik janë hedhur në erë në orët e para të ditës së sotme, si pasojë e vendosjes së lëndës plasëse, nga persona që policia greke tha se ende mbeten të paidentifikuar.

    Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se ngjarja ka ndodhur në orën 03.20 në rrugën “Vermiu” pranë kryqëzimit me rrugën “Agrafon”, ku ndodhet konsullata në Selanik, e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.

    Në rrethana ende të paqarta, dy makinat që gjendeshin në vendparkimin e konsullatës shqiptare u përfshinë nga flakët që erdhën menjëherë pas shpërthimit të njëkohshëm të disa bombave me fuqi të ulët veprimi (Gazakia me lëndë plasëse dhe lëndë djegëse, benzinë).

    Në vendngjarje mbërritën dy automjete dhe gjashtë zjarrfikës të shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur lokalizimin e flakëve vetëm në dy makinat e përfshira nga zjarri, duke shmangur rrezikun e zgjerimit të vatrës së rrezikut.

    Policia e mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes, tha se gjeti shtatë shishe të mbushura me benzinë, të sajuara për të provokuar shpërthime me rreze të shkurtër veprimi. Në total, ishin hedhur përreth makinave, dhjetë të tilla.


    Lëndë plasëse si këto që u përdorën ndaj makinave të konsullatës shqiptare në Selanik, janë përdorur gjerësisht nga anarkistët në Athinë dhe Selanik, gjatë trazirave që përfshinë vendin fqinjë muajt e kaluar.

    Mësohet se hetimin e ngjarjes e ka marrë përsipër Shërbimi i Sigurisë së Selanikut dhe Sektori i Antiterrorit, duke mbledhur dëshmi nga personeli i konsullatës dhe banorë të zonës.

    Burimi : NOA News
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpirt Njeriu : 30-06-2009 më 18:31
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    greket na e rrushin per vere
    mire qe spaska pas viktima
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •