NE KETE TEME MUND TE SILLNI VETEM REZULTATE ZYRTARE MBI ZGJEDHJET TE SERVIRURA NGA KQZ OSE MEDIAT SHQIPTARE - JO KOMENTE DHE JO LAJME TE PA KONFIRMUARA.
SHQIPERIA VOTON -PERMBLEDHJE RRETH ZGJEDHJEVE
KQZ: PROCESI I VOTIMIT PO ECĖN NORMALISHT NĖ TĖ GJITHĖ VENDIN
Procesi i votimit pėr zgjedhjet elektorale nė tė gjithė vendin ka nisur dhe po ecėn normalisht, informoi tė dielėn Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Zėdhėnėsi i KQZ, Leornard Olli, nė njė konferencė pėr shtyp, tha se tė dhėnat e para tė ardhura nga Komisionet Zonave Zgjedhorė nė tė gjithė vendin, por dhe nga sekretarėt e komisioneve tė qendrave tė votimit, tregojnė se nė tė gjitha qendrat nuk ka pasur asnjė shqetėsim, pėrsa i pėrket hapjes sė qendrave tė votimit.
Gjithēka, sipas tij, ka ecur normalisht, ndėrkohė qė i vetmi shqetėsim, i shfaqur nė mėnyrė sporadike ka qenė nė pak raste mungesa e bojės pėr tė vulosur fletėt e votimit".
"Rastet kanė qenė tė pakta dhe Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka marrė tė gjitha masat pėr tė ēuar bojėn nė kohė qė procesi tė vijojė normalisht", tha Olli.
Ai konfirmoi se aktualisht nuk ka asnjė shqetėsim, pėrsa i pėrket procesit tė votimit, ndėrsa KQZ, do tė ketė mbledhjen e parė informuese tė ditės sė sotme, ku dhe do tė bėhen prezent situata.
KQZ me kėtė rast u bėn thirrje tė gjithė drejtuesve tė Komisioneve Zonalė Zgjedhorė, tė niveleve tė dyta dhe tė treta, tė bashkėpunojnė me median, duke mundėsuar informacionin e duhur
BERISHA: NĖ KĖTO ZGJEDHJE NUK DO TĖ KETĖ HUMBUR, DO TĖ FITOJĖ ĒDO SHQIPTAR
- Kryeministri deklaron pas votimit nė qendrėn nr.1728 -
(Lajm i transmetuar nė orėn 10:07:12, ritransmetohet me foto) Kryeministri Sali Berisha, njėkohėsisht kryetar i Partisė Demokratike dhe bashkėshortja e tij, znj. Liri Berisha, votuan sot rreth orės 09:50 nė qendrėn e votimit nr.1728, e vendosur nė mjediset e Liceut Artistik "Jordan Misja", qė pėrfshihet nė njėsinė bashkiake nr. 2, nė Tiranė.
Nė njė prononcim pėr mediat pas votimit, Kryeministri u bėri thirrje gjithė qytetarėve shqiptarė qė tė shkojnė masivisht nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit dhe tė mos votojnė familjarisht, por individualisht, njė standard ky shumė i rėndėsishėm.
“Pėrshėndes tė gjithė qytetarėt shqiptarė nė kėtė ditė, nė tė cilėn ata takojnė dhe vendosin fatin e tyre”, tha Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se nė kėto zgjedhje nuk do tė ketė tė humbur. “Nė kėto zgjedhje tė lira dhe tė ndershme do tė fitojė ēdo shqiptar. Kėto janė zgjedhje me tė cilat shqiptarėt firmosin projektin e tyre evropian”, theksoi Kreu i Qeverisė.
Kryeministri pėrshėndeti vėzhguesit e huaj qė kanė ardhur pėr tė monitoruar procesin zgjedhor nė Shqipėri, por edhe dhjetėra mijėra emigrantė qė kanė ardhur pėr tė votuar nga tė katėrta anėt e botės, ku ata jetojnė dhe punojnė.
Zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit janė tė shtatat qė zhvillohen nė Shqipėri, nga vendosja e sistemit pluralist nė vitin 1991. Nga ajo periudhė tre herė fituese janė shpallur forcat e djathta dhe tre herė ato tė majta.
Nė zgjedhjet e 28 qershorit konkurojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė. Me votėn e tyre qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm, ku forca politike qė do tė sigurojė shumicėn parlamentare propozon mė pas qeverinė qė do tė drejtojė vendin nė katėr vitet nė vazhdim.
VOTON KRYETARI I LSI-sė, ILIR META
Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, votoi sot rreth orės 09:10, nė qendrėn e votimit numėr 1882 nė njėsinė bashkiake nr. 7, nė Laprakė, Tiranė.
E pata shumė tė lehtė ta gjeja numrin 24”, tha Meta nė njė prononcim tė shkurtėr pėr gazetarėt, duke iu referuar numrit tė partisė qė drejton nė fletėn e votimit.
Ai e cilėsoi 28 qershorin si njė ditė tė mbarė, “Shikoni sot se si ėshtė koha, pas disa ditėsh me shi. Le tė kontribuojmė tė gjithė pėr mbarėsinė e kėsaj dite”, pėrfundoi kreu i LSI-sė.
Nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 28 qershorit konkurrojnė 34 subjekte zgjedhore, 33 prej tė cilave janė grupuar nė katėr koalicione, dy tė spektrit tė djathtė dhe dy tė majtė. Me votėn e tyre qytetarėt shqiptarė do tė zgjedhin 140 deputetėt e parlamentit tė ardhshėm, ku forca politike qė do tė sigurojė shumicėn parlamentare propozon mė pas qeverinė qė do tė drejtojė vendin nė katėr vitet nė vazhdim
SHKODER: NORMALITET NE PROCESIN E VOTIMEVE
Ka filluar me normalitet nė orėn 07:00 procesi zgjedhor nė Qarkun e Shkodrės, ku pritet tė votojnė 236.316 zgjedhės, tė cilėt do tė zgjedhin 11 deputetė pėr Kuvendin e ri.
Burime zyrtare pranė Prefekturės sė Shkodrės thanė sot pėr ATSH-nė se, procesi zgjedhor ka filluar nė 438 qėndrat e votimit nė tė gjithė qarkun, ku pritet tė votojnė 236.316 zgjedhės.
Janė 5 komisione zonale (KZAZ) pėr administrimin e zgjedhjeve nė territorin e qarkut Shkodėr. Numri mė i madh i votuesve ėshtė nė Bashkinė e Shkodrės me 85.155 zgjedhės, nė Bashkinė e Koplikut (Malėsi e Madhe) ku pritet tė votojnė 35.415 zgjedhės dhe nė bashkinė e rrethit tė Pukės, ku pritet tė votojnė 21.665 zgjedhės.
GJIROKASTĖR: NIS PROCESI I VOTIMIT NĖ TĖ GJITHĖ QARKUN
Nė prefekturėn e qarkut tė Gjirokastrės ka nisur qysh nė orėn 07:00 tė ditės sė diel procesi zgjedhor nė 284 qendra votimi.
Kryetari i KZAZ-sė Paqėsor Aliko, tha pėr ATSH-nė, se "nė rrethin e Gjirokastrės tė gjitha qendrat e votimit janė hapur pa probleme.
Arjan Gjini, pėrfaqėsuesi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr qarkun e Gjirokastrės, ka pohur pėr ATSH-nė se “nė prefekturėn e qarkut tė Gjirokastrės pritet tė votojnė 129.600 shtetas tė regjistruar nė listat pėrfundimtare tė zgjedhėsve.
Sipas Gjinit, nė tri rrethet qė pėrfshin qarku i Gjirokastrės, Tepelenė, Pėrmet dhe Gjirokatėr janė hapur 284 qendra votimi, prej tė cilave 122 nė rrethin e Gjirokastrės, 87 nė rrethin e Pėrmetit dhe 75 nė Tepelenė.
Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Krijoni Kontakt