Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 433 prej 433
  1. #421
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tahiri: Do t'i qendroj koalicionit me PD dhe Sali Berishen, s'leviz

    Deputeti i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Dashamir Tahiri qe vetem pak dite me pare doli fitues ne qarkun e Vlores, kerkoi vemendjen e te gjithe deputeteve te rinj te mandatar per ceshtjen came. Pa shkelur ende ne Kuvend, Tahiri kerkoi dje publikisht me shume vemendje per ceshtjen came si dhe angazhim me te madh te te gjithe deputeteve per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. "Jam ketu per t'u bere thirrje te gjithe deputeteve te majte dhe te djathte per t'u bashkuar me PDI-ne dhe per te cuar perpara ceshtjen tone kombetare", tha Tahiri. Sipas tij eshte koha e Shqiperise dhe shqiptareve dhe nje patriot i vertete nuk duhet te ngurroje ne nje situate te tille. Thirrja e Tahirit eshte e para qe pas fitores se mandatit ne kete qark. Pavaresisht se ai ende nuk ka marre zyrtarisht mandatit, kjo nuk e pengoi te dale dhe te ngreje zerin per ceshtjen came. Duke premtuar keshtu se te njejten gje do te beje fuqishem edhe ne parlamentin e ri. Komuniteti cam festoi menjehere pas shpalljes se rezultateve paraprake ne qarkun e Vlores. Madje pretendoi edhe per nje mandat te dyte ne Fier. Me tej per Tv Klan ai u shpreh se do t'i qendroj kontrates qe PDI ka bere me PD, dh Sali Berishen. Duke deklaruar se do te vijoje te jete pjee e pandare e ketij koalicioni.

    KJ
    Sui generis

  2. #422
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lideri i LSI: Pse bashkohemi me PD, ne qeverisjen e vendit

    Meta shpjegon arsyet pse bashkoi votat me Berishen ne qeverisjen e vendit. "Duke marre ne konsiderate rezultatet e zgjedhjeve te 28 Qershorit. Duke marre ne konsiderate krizen ekonomike qe po kalon vendi. Duke vleresuar rendesine e stabilitetit politik institucional dhe qeverises. Duke vleresuar domosdoshmerine e nje qeverisje me eficente dhe perfaqesuese. Pasi jam konsultuar edhe me aktore te rendesishem vendas dhe nderkombetare qe kerkojne forcimin e stabilitetit ne vend dhe pershpejtimin e reformave. Me pergjegjesi historike dhe atdhetare; e pranoj ftesen e Kryetarit te koalicionit fitues, zotit Berisha per te filluar negociatat paraprake dhe per te realizuar me transparence te plote programin e Qeverise se integrimit evropian", tha Meta. Nderkohe ka kerkuar bashkepunim pa kushte ne qeverisje per kater vitet e ardhshme PD-LSI. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta pohoi dje se nuk ka kushte, por kerkon vetem qe kryeministri Sali Berisha ti permbahet atyre angazhimeve te shprehura deri me sot, pikerisht qe ky koalicion t'i sherbeje integrimit evropian te Shqiperise. Ai tha me bindje se programi i maxhorances, tashme e djathte dhe e majte, do te garantoje gjithe ato prioritete qe kane te bejne me integrimin evropian te Shqiperise, si dhe me afatin me te shpejte te liberalizimit te vizave per te gjithe shqiptaret..

    KJ
    Sui generis

  3. #423
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LSI: Ftojme Ramen te administroje me qetesi humbjen, te pranoje verdiktin

    "Jemi ketu per te ftuar Edi Ramen qe te administroje me qetesi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pranoje ne menyre qytetare ate, sepse ky ishte verdikti qe dhane shqiptaret ne 28 Qershor". Kjo ka qene deklarata e sekretarit te pergjithshem te LSI, menjehere pas akuzave te kryesocialistit Rama ne drejtim te koalicionit me te ri qeverises, atij Berisha-Meta. Sipas tij, sot duhej te ishte dita qe Rama te kerkonte ndjese per Kodin Elektoral, te bere thjeshte per te larguar nga skena politike LSI, duke u mohuar opozites mbi 12 mandate. "Opinioni publik duhet ta dije se deri dje Edi Rama i conte emisare Ilir Metes per t'u bere Kryeminister i vendit, duke blere deputete nga e djathta, duke mos u cliruar dot nga filozofia e trafikimit te votave dhe njerezve, filozofi e cila ishte edhe baza e mekanizmit mafioz dhe policesk manipulativ te tij, ne dem te mijera e mijera votave te LSI, ai deshtoi edhe ne tentativen e ndertimit te nje qeverie PS -PD qe do te destabilizonte thelle vendin dhe do ta zhyste ate ne krize te thelle", ka akuzuar rende Vasili. Njeheresh ai e ka akuzuar Ramen per manipulim te votave. "E ftojme Ramen te heqe dore nga destruktiviteti dhe obstruksionizmi i vjetruar qe bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit per hir te problemeve te brendshme te tij me partine dhe karrieren e tij, probleme qe duhet t'i zgjidhe me veten dhe partine qe akoma drejton", ka deklaruar Vasili. Ai e ka ftuar njeheresh Ramen qe me qetesi dhe pa mllef te vere interesat e integrimit te demokracise dhe stabilitetit te vendit, mbi interesat e ngushta dhe te vockla personale, sepse karriera e cdo politikani eshte e parendesishme, krahasuar me keto aspirata madhore te vendit.

    KJ
    Sui generis

  4. #424
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    KOALICIONI PD-LSI. Berisha ve meten ne vend te Topallit

    TIRANE-Dy ministri dhe posti i kryetarit tė Parlamentit, janė propozimet qė kryeministri aktual Berisha ka pėr LSI-nė pas arritjes sė marrėveshjes pėr qeverinė e re. “Gazeta Shqiptare” shkruan sot se fjalėt nėn zė nga tė dy partitė, flasin se Ilir Metės do ti jepet posti i kryetarit tė Kuvendit, ndėrsa Jozefina Topalli do tė kalojė nė Ministrinė e Jashtme.

    Pjesė e ofertės janė dhe njė numėr i madh postesh nė nivelet e dyta apo tė treta tė qeverisė. Tv NEWS24 duke iu referuar burimeve brenda partive thonė se LSI mund tė marrė dhe ministrinė e Energjitikės dhe tė Turizmit.

    Edhe pse kėto fjalė qarkullojnė nė tė dy selitė, kryetarėt respektivė, nuk kanė pranuar se ka pasur bisedime paraprake pėr ndarjen e posteve, ndėrsa skema e qeverisė pritet tė zbardhet nė ditėt nė vijim.

    Gati njė javė pas votimeve, dje lideri demokrat ftoi kreun e LSI-sė, Ilir Meta tė formojnė qeveri sė bashku, pasi nuk plotėsonte numrin e mandateve. Gati njė orė mė vonė nga ftesa zyrtare, Meta doli nė publik dhe i pėrgjigjet pozitivisht Berishės pėr njė koalicion tė madh qė do tė qeverisė vendin. Tė dy liderėt justifikuan vendimin para elektoratit tė tyre. Berisha sqaroi se kėtė vendim ia diktoi sovrani me votat, kurse Meta nga ana e tij e justifikoi kėtė si njė vendim jo tė lumtur, por tė duhur sipas tij, qė do t’i shėrbejė vendit.
    (s.g/BalkanWeb)

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    USAID ndėrpret debatin, Xhafaj prezent nė KQZ

    USAID ndėrpret debatin, Xhafaj prezent nė KQZ

    » Vendosur: 08/07/2009 - 08:23
    •

    Debatin e nxehtė mes dy drejtuesve tė KQZ-sė, Arben Ristanit dhe nėnkryetares Dėshira Subashi, e ka ndėrprerė njė takim i rėndėsishėm i kryekomisionerit. Nė orėn 14:00, Ristani paralajmėroi ndėrprerjen e mbledhjes pėr gjysmė ore, pėr shkak se kishte njė takim tė rėndėsishėm. Mė pas mėsohej se Ristani kishte njė takim me njė zyrtar tė USAID, nė lidhje me procesin zgjedhor. Pas kėtij takimi mėsohet se mbledhja ka vazhduar pas takimeve qė pėrfaqėsuesi i USAID bėri me drejtuesit e KQZ-sė. Ndėrkohė qė gjatė zhvillimit tė debatit kanė qenė prezent dhe dy kandidatėt e PS-sė pėr deputetė, Fatmir Xhafaj dhe Pirro Lutaj. Ky i fundit ėshtė nė listėn e Fierit i nėnti, mandati pėr tė cilin po lufton PS-ja ta marrė. Ndėrsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lėnė pėr tė shqyrtuar ditėn e sotme rezultatet e qarkut mė tė madh nė Shqipėri, Tiranėn, si dhe pėr qarkun e Elbasanin.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #426
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    KQZ: Koalicioni i Berishės fitues i zgjedhjeve
    16-07-2009 / Gazeta 55KQZ: Koalicioni i Berishės fitues i zgjedhjeve

    Zėdhėnėsi i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Leonard Olli, informoi sot pasdite, nė njė konferencė pėr shtyp, se nė pėrfundim tė procesit tė ankimimeve nga subjektet zgjedhore, rezulton se nė zgjedhjet e 28 qershorit koalicioni "Aleanca e ndryshimit" ka fituar 70 mandate, kundrejt 66 mandateve tė fituara nga koalicioni "Bashkimi pėr ndryshim" dhe 4 mandateve nga koalicioni "Aleanca Socialiste pėr Integrim". Nė deklarimin e tij pėr gazetarėt, zėdhėnėsi Olli tha se deri tani KQZ ka pėrfunduar shpėrndarjen e mandateve nė Qarqet e Korēės, Kukėsit, Dibrės, Gjirokastrės, Vlorės dhe Elbasanit. Nė total, sipas tij, deri nė kėtė moment janė mandatuar numerikisht dhe nominalisht 53 deputetė ose rreth 40% e totalit tė pėrbėrjes sė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, qė nė rang vendi, nė pėrfundim tė procesit ankimor nė KQZ, rezultatet pėr ēdo koalicion janė: "Aleanca e Ndryshimit" 46.92% tė votave, "Aleanca Socialiste pėr Integrim" 5.52% dhe "Bashkimi pėr ndryshim" 45.48, ose e pėrkthyer kjo shifėr nė mandate i korrespondon "Aleanca e Ndryshimit", 70 mandate, "Aleanca Socialiste pėr Integrim" 4 mandate dhe "Bashkimi pėr Ndryshim" 66 mandate. Nė zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit morėn pjesė 34 subjekte zgjedhore, tė grupuara nė katėr koalicione, dy tė djathta dhe dy tė majta, pėrkatėsisht koalicioni "Aleanca e Ndryshimit", "Poli i Lirisė", "Aleanca Socialiste pėr Integrim" dhe "Bashkimi pėr Ndryshim".

    Deklarata e plotė e KQZ-sė


    Sot, mė datė 16 korrik, KQZ, i ka dhėnė fund shqyrtimit tė tė gjitha kėrkesave ankimore qė u paraqitėn nga subjektet e ndryshme politike. Shqyrtimit tė kėrkesave ankimore i parapriu, nė fakt, pėrmbyllja e tabelave tė rezultateve, pėr tė gjitha ZAZ-tė e 12 qarqeve. Nė kėtė kontekst, KQZ ka hartuar tabelat pėrmbledhėse tė rezultatit tė zgjedhjeve nė tė gjitha qarqet dhe mbetet nė pritje tė sė drejtės sė palėve pėr tė paraqitur mė tej pretendimet e tyre nė Kolegjin Zgjedhor.

    Ashtu sikundėr e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, Komisioni duhet tė shqyrtojė brenda 10 ditėve nga momenti i paraqitjes sė kėrkesave ankimore pretendimet e palėve. Nė fakt, u morėn nė shqyrtim 15 kėrkesa ankimore, tė cilat u shqyrtuan nė njė kohė rekord, brenda 7 ditėve, ose e thėnė ndryshe mesatarisht 2 kėrkesa ankimore nė ditė, qė u shqyrtuan jo vetėm nė parametra kohorė tepėr tė kėnaqshėm, por dhe nė trajtimin e gjerė e tė detajuar tė tyre. Sigurisht qė pėrmbyllja e kėtij procesi nė kėtė kohė rekord, i dedikohet edhe pėrmirėsimeve tė ndjeshme qė ka sjellė Kodi Zgjedhor, nė kėtė aspekt.

    Pėrmbyllja e kėsaj faze nė KQZ u krijon mundėsinė tė gjitha palėve qė brenda 5 ditėve tė paraqesin pretendimet e tyre pranė Kolegjit Zgjedhor, i cili nga ana e vet, nga momenti i paraqitjes sė kėrkesave ankimore, ka nė dispozicion 10 ditė pėr t’i shqyrtuar ato. Tė gjithė, kėta elementė krijojnė mundėsinė kohore, qė nė fund tė muajit korrik tė bėhet i mundur ēertifikimi i rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve nga ana e KQZ.

    Ndėrkohė, Komisioni jo vetėm ka nxjerrė rezultatin e zgjedhjeve nė tė 12 qarqet, por pėrllogariti dhe bėri shpėrndarjen e mandateve si brenda koalicioneve ashtu dhe numrin e mandateve tė pėrftuara nga secili koalicion nė 6 qarqe. Kėshtu, KQZ ka bėrė shpėrndarjen e mandateve nė qarqet: Kukės, Korēė, Dibėr, Elbasan, Gjirokastėr, Vlorė.

    Nė total, deri nė kėtė moment janė mandatuar numerikisht dhe nominalisht 53 deputetė ose rreth 40 % e totalit pėrbėrės tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, qė nė rang vendi, nė pėrfundim tė procesit ankimor nė KQZ, rezultati nė total, pėr secilin koalicion ėshtė si mė poshtė vijon:

    1.Aleanca e Ndryshimit 46.92% ose 70 mandate

    2.Aleanca Socialiste per Integrim 5.52% ose 4 mandate

    3.Bashkimi per Ndryshim 45.52% ose 66 mandate

    Tashmė, KQZ, mbetet nė pritje tė shqyrtimit tė kėrkesave ankimore nga ana e Kolegjit Zgjedhor, pasi nga ky fakt kushtėzohet dhe ēertifikimi e shpallja e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme qė u zhvilluan mė 28 Qershor 2009.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #427
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Kosovrasti: Fieri i jep koalicionit tė djathtė mandatin e 7

    Partitė politike kanė depozituar ankimimet e para nė Kolegjin Zgjedhor pėr pretendimet e tyre pėr mandate shtetė. Qarku i Fierit, ku diferenca e votave pėr mandatet ėshtė shumė e ngushtė mes koalicioneve, aq sa pėr tė bėrė njė rishpėrndarje tė tyre, do tė ankimohet njėkohėsisht nga 2 subjekte kryesore. PS, pėr tė thelluar diferencėn mes deputetit tė saj tė nėntė ndaj deputetit tė parė tė PDI, ndėrsa PD pėr t'i rikthyer mandatin kėsaj partie. Demokratėt do tė kėrkojnė nė Kolegjin Zgjedhor, rivotimin nė 3 qendrat e komunės Portėz. Pas dorėzimit tė kėrkesės ankimore pranė Kolegjit Zgjedhor, Njazi Kosovrasti, pėrfaqėsuesi ligjor i Partisė Demokratike, theksoi se pas kėtij votimi koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" mund tė marrė mandatin e 7 nė Qarkun e Fierit. "Bėhet pyetja, numrat qė mund tė dilnin nga rezultati i zgjedhjeve nė kėto tre qendra votimi do tė krahasohen me diferencėn 157 vota apo me njė numėr tė pritshėm qė mendojnė se mund tė jetė, kėta dy anėtarėt e KQZ? Nė kėtė kuptim, edhe mėnyra se si u votuan gjėrat ka lėnė pa zgjidhur dy probleme dhe unė besoj se do tė jenė pjesė e vazhdimit tė procedurės ankimore", tha Njazi Kosovrasti, pėrfaqėsues i PD nė institucionin qendror tė administrimit tė zgjedhjeve. Nė kolegj do tė ēohet gjithashtu rezultati i Qarkut tė Shkodrės nga Partia Demokratike. "Janė kėrkesat ankimore, tė cilat nuk e kanė marrė pėrgjigjen pėrfundimtare kėtu. Siē ishte rasti i dy qendrave votimi nė Qarkun e Shkodrės. Njė ndonjė nga qendrat e votimit, rezultati i saj ėshtė vendosur nė tabelėn e rezultateve, ndėrsa rezultati i qendrės tjetėr tė votimit nuk u vendos. Paēka se nuk prodhon mandat tė ri, rezultati mbetet po ai, po ne do ta kėrkojmė", vijoi Kosovrasti. Sipas ligjit, KQZ duhet tė presė vendimet e Kolegjit Zgjedhor para se tė shpallė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve. Deri tani, institucioni qendror zgjedhor ka ndarė zyrtarisht mandatet e deputetėve dhe ka shpallur kandidatėt fitues pėr 6 qarqe tė vendit nga 12, pėrkatėsisht pėr Dibrėn, Elbasanin, Gjirokastrėn, Kukėsin, Korēėn dhe Vlorėn.

  8. #428
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    PD: Pavlefshmėri zgjedhjesh nė Fier

    PD depoziton nė Kolegjin Zgjedhor kėrkesėn pėr shpalljen e pavlefshme tė 6 qendrave votimi nė qarkun e Fierit, nė tė cilat sipas saj janė kryer njė sėrė shkeljes ligjore.

    Gjatė mesditės sė djeshme, grupi i juristėve pranė PD-sė paraqitėn pretendimet pėr tė shpallur tė pavlefshme qendrat e votimit 3185 dhe 3186 nė komunėn Libofshė. Kutitė e kėtyre dy qendrave tė votimit u numėruan pa praninė e komisionerėve tė PD-sė.

    Nė qendrėn e votimit 3185, koalicioni i PD-sė ka marrė 78 vota, kurse koalicioni i PS-sė 200 vota dhe koalicioni i LSI-sė 79 vota. Ndėrsa nė qendrėn e votimit 3188, koalicioni i PD-sė ka marrė 93 vota, koalicioni i PS-sė 327 vota dhe koalicioni i LSI-sė 81 vota.

    Nė tė njėjtėn kohė, PD-ja ka kėrkuar shpalljen e pavlefshme edhe tė qendrės sė votimit 3006, nė tė cilėn sipas saj janė gjetur 390 fletė votimi tė grisura. Nė kėtė qendėr koalicioni i PD-sė ka fituar 187 vota, koalicioni i PS-sė 312 vota dhe koalicioni i LSI-sė 23 vota.

    Nė tė njėjtėn kohė, PD-ja i ka kėrkuar kolegjit zgjedhor shpalljen tė pavlefshme tė tre kutive tė votimit nė komunėn Portėz nė Fier (3119; 3120; 3121) nė tė cilat mė 28 qershor nuk u votua.

    Sė bashku me kėrkesėn pėr pavlefshmėrinė nė kėto gjashtė qendra votimi, PD ka ankimuar edhe vendimin e KQZ-sė pėr tabelėn pėrfundimtare tė qarkut tė Fierit. Por nėse Kolegji Zgjedhor do tė pranojė kėrkesėn e PD-sė pėr tė nxjerrė tė pavlefshme kėto gjashtė qendra votimi, mund t’i hapet rruga ribėrjes sė zgjedhjeve nė tė gjithė qarkun. Vendimi mund tė merret vetėm pasi tė kalkulohet nėse shpallja e pavlefshme e kėtyre qendrave ndikon nė rezultatin pėrfundimtar tė ndarjen sė mandateve.

    Nė nenin 161 tė Kodit Zgjedhor thuhet se “do tė konsiderohet ndikim nė ndarjen e mandateve pėr zgjedhjet nė Kuvend, kur numri i zgjedhėse qė kanė votuar apo mund tė kishin votuar nė qendrėn apo qendrat e votimit tė shpallura tė pavlefshme, ėshtė i barabartė ose mė i madh se numri i zgjedhėsve tė nevojshėm pėr caktimin e njė mandati nė zonėn zgjedhore pėrkatėse”.

    Nga pėrllogaritja, gjashtė qendrat e votimit kanė 4611 zgjedhės, ndėrkohė qė diferenca e votave pėr mandatet e dy koalicioneve ėshtė 157 vota.


    KQZ

    Ndėrkohė pėrveē Kolegjit Zgjedhor, njė tjetėr betejė e koalicionit tė djathtė ėshtė duke u zhvilluar nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve.

    Nė limitet ligjore Partia pėr Drejtėsi dhe Integrim, pjesė e koalicionin “Aleanca e Ndryshimit” paraqiti njė kėrkesė pėr pavlefshmėri nė katėr qendra votimi (3185, 3188 dhe 3196 nė komunėn Libofshė dhe 3006 nė Bashkinė Fier). Sipas kėsaj force politike, qendra 3006 ka pasur fletė votimi tė grisura, 3196 me fletėt pa kundrafletė dhe qendrat 3185 dhe 3186 me vendim tė QV-sė tė mos hapen.

    “Kėrkesa ėshtė nė bazė tė nenit 160 tė kodit afati prej ditėsh nga dita e marrjes sė vendimit tė KQZ-sė pėr shpalljen e rezultateve. Vendimi i KQZ-sė ėshtė i datės 13 korrik dhe kjo kėrkesė ėshtė brenda afatit”, theksoi Kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani. Por kėrkesa u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesit e PS-sė nė KQZ, sipas tė cilėve kėrkesa ėshtė jashtė afateve, pasi vendimi i KQZ-sė pėr shpalljen e tabelave tė Fierit ėshtė marrė mė 7 korrik.

    “Miratimi i tabelės sė rezultateve tė qarkut tė Fierit ėshtė bėrė mė 7 korrik. Ēėshtja ėshtė jashtė afatit, sepse ju e keni miratuar vendimin pikėrisht nė kėtė datė dhe sipas Kodit Zgjedhor, kėrkesa duhej tė paraqitej brenda datės 10 korrik”, theksoi Genci Gjonēaj i PS-sė.

    Ky argument u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesi i PD-sė, Njazi Kosovrasti, sipas tė cilit vendimi i KQZ-sė duhet konsiderohet ai pas numėrimit tė 10 qendrave votimi, duke qenė se ato kanė ndikuar direkt nė mandatet pėr koalicionet.

    Pas debateve nė KQZ, u vendos me katėr vota pro komisionerėve tė maxhorancės, qė tė pranohet pėr shqyrtim kėrkesa, ndėrkohė qė tre komisionerėt e majtė votuan kundėr. Shqyrtimi i kėrkesės sė PDI-sė do tė bėhet ditėn e hėnė.


    Kėrkesat nė kolegj

    Kėrkesa e PD
    • Ankimim i tabelės pėrfundimtare tė qarkut Fier
    • Shpalljen tė pavlefshme tė qendrave 3185, 3186, 3006
    • Shpalljen tė pavlefshme tė qendrave 3119, 3120, 3121

    Kėrkesa e PS
    • Rinumėrim tė votave tė pavlefshme tė qarkut Berat
    • Shpalljen tė pavlefshme tė votimit nė komunėn Ruzhdie
    • Rinumėrim tė disa kutive nė qarkun Shkodėr

    Kėrkesa e Partisė Konservatore
    • Shpallje e pavlefshme e tė gjithė qarkut Durrės

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=30683

  9. #429
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    KQZ iu dorėzua presioneve tė Partisė Socialiste

    Partia “Pėr Drejtėsi dhe Integrim” nuk ka aspak vlerėsime pozitive ndaj Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, pasi, sipas saj, nga trysnia qė iu bė nga Partia Socialiste ky institucion i hoqi padrejtėsisht mandatin e deputetit nė Qarkun e Fierit.

    Kryetari i PDI-sė, Tahir Muehdini, ka deklaruar se KQZ-ja pak ditė mė parė mori njė vendim nė dėm tė partisė sė tij vetėm pėr shkak tė presionit tė ushtruar nga zyrtarėt e lartė tė PS-sė, presion qė, sipas tij, vazhdon edhe ndaj Kolegjit Zgjedhor.

    “Ne shikojmė qė KQZ-ja nėn trysni ia dha mandatin PS-sė. Mandati sipas Kodit Zgjedhor i takon PDI-sė. Unė mendoj se ka ikur koha e shantazheve dhe presioneve, por shikojmė se po bėhet prapė presion karshi Kolegjit Zgjedhor. Ne e kemi ankimuar kėtė problem nė Kolegjin Zgjedhor dhe besoj se ai do tė marrė njė vendim tė paanshėm. Pavarėsisht se jemi forcė e vogėl politike dhe PS-ja ėshtė forcė e madhe, nuk duhet tė ndikohet nga madhėsia e partisė, por mendoj qė duhet tė japė verdiktin se ky mandat i takon ta marrė”, - tha numri njė i PDI-sė, mbrojtėses sė interesave tė komunitetit ēam nė Shqipėri.

    Kreu i PDI-sė rrėfen se partisė sė tij i nevojiteshin vetėm 22 vota pėr tė fituar mandatin e deputetit nė Qarkun e Fierit dhe tė dytin nė rang vendi. Por ai thekson se situata ndryshoi pasi nė KZAZ-nė e Patosit ka ndėrhyrė personalisht gjatė procesit tė numėrimit tė votave anėtari socialist i KQZ-sė Artan Laze.

    “Nė KZAZ-nė nr. 19 nė Patos ka ardhur anėtari i KQZ-sė Artan Laze nė mėnyrė private dhe deshi tė hapte kutitė e votimit me forcė, hoqi katėr komisionerėt qė kishin marrė vendim qė tė mos hapen kutitė, u vunė katėr komisionerė tė rinj, u pėrdorėn lloj-lloj metodash dhe dihet qė sot mandati ėshtė i PS-sė.”

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=61001

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kolegji Zgjedhor rrėzon kėrkesėn e PS pėr Beratin

    Kolegji Zgjedhor rrėzon kėrkesėn e PS pėr Beratin

    » Dėrguar mė: 22/07/2009 - 16:04

    • Kolegji Zgjedhor rrėzon kėrkesėn e Partisė Socialsite pėr qarkun e Beratit e cila kėrkonte rinumėrim tė votave nė KZAZ nr 1 dhe rivlerėsim nė KZAZ nr 2 dhe 3. Kolegji konsideroi ankimimin e PS-sė pėr Beratin si tė pabazuar nė ligj. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Ėshtė mbyllur seanca plenare e Kolegjit Zgjedhor, gjatė sė cilės ėshtė marrė vendimi pėr rrėzimin e kėrkesės sė Partisė Socialiste e cila kėkonte rivlerėsim tė votave nė KZAZ nr 2 dhe 3 dhe rivlerėsim total nė KZAZ nr 1 tė qarkut tė Beratit.
    Vendimi erdhi nė bazė tė nenit 158 tė Kodit Zgjedhor, sipas tė cilit, ankimimi ishte i pabazuar nė ligj.
    Seanca ka zgjatur rreth 3 orė, duke arritur mė pas nė vendimin e formės sė prerė pėr rrėzimin e kėrkesė padisė sė socialistėve. Seanca u drejtua nga gjyqtarja, Dhurata Haveri.

    Ndėrkaq, njė ditė mė parė PS fitoi betejėn e parė nė Kolegjin Zgjedhor pas ankimimeve tė saj pėr parregullsi nė procesin e votimit nė KZAZ 19 nė Fier. Kolegji Zgjedhor pranoi padinė e PS e cila kėrkonte shpalljen e pavlefshme tė 440 fletėve tė votimit tė qendrės me numėr 3052 , tė cilat KQZ i kishte vlerėsuar tė vlefshme, edhe pse mungonin vulat e duhura.
    (e.n/Balkanweb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #431
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    KQZ shpall rezultatet zyrtare
    01/08/2009 11:55

    Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, shpalli rezultatin perfundimtar zyrtar te zgjedhjeve te 28 qershorit.
    Keshtu Aleanca e Ndryshimit mori 70 mandate, Aleanca Socialiste per Ndryshim 4 mandate, ndersa Bashkimi per Ndryshim 66 mandate. Koalicioni i katert me i rendesishem, Poli i Lirise doli pa mandate ne votimet e 28 qershorit.

    Sipas Ristanit procesi zgjedhor ka qene i ndershem i barabarte dhe i lire per te gjithe.

    Megjithate, kreu i KQZ-se, terhoqi vemendjen per bashkepunimin jo shume frytdhenes me pushtetin vendor, vonesen e propozimeve te subjekteve per anetaret e Komisioneve Zgjedhore, si dhe ngadalesine e procesit te numerimit.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=158407
    ____________________________
    "They will not control us, We will be victorious"

  12. #432
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Tiranė, mė 01.08.2009

    DEKLARATĖ PĖR SHTYP

    Nė mbledhjen e sotme, tė datės 1 gusht 2009, KQZ mori vendimin e fundit pėr kėto zgjedhje, Vendimin nr. 602, i cili shpall rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve pėr Kuvendin e Shqipėrisė, qė u mbajtėn mė 28 qershor.

    Dėshiroj me kėtė rast, si Kryetar i KQZ-sė, tė shpreh disa konsiderata pėr procesin nė tėrėsi para opinionit publik dhe tė ndaj me tė disa tė dhėna rreth kėtij procesi.

    Pėr organizimin dhe menaxhimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme pėr Kuvendin e Shqipėrisė u angazhuan 45.300 persona, nga tė cilėt: 60 persona pėrbėnin stafin e pėrhershėm tė KQZ-sė, 250 persona ishte stafi ndihmės i marrė nė punė vetėm pėr kėto zgjedhje, 528 ishin komisionerėt e nivelit tė dytė (KZAZ), 38.008 ishte numri i komisionerėve qė administruan procesin nė qendrat e votimit ose komisionet e nivelit tė tretė (KQV), rreth 6.000 ishin numėruesit e emėruar pėr tė pėrmbyllur procesin e numėrimit, 250 ishin trajnuesit dhe 150 operatorėt dhe specialistėt e teknologjisė dhe informacionit.

    Nė kėto zgjedhje u regjistruan 34 parti politike si subjekte zgjedhore, nga tė cilat: 33 prej tyre u grupuan nė 4 koalicione, njė garoi e vemte dhe njė kandidat, i propozuar nga zgjedhėsit pėr qarkun e Tiranės, garoi si kandidat i pavarur.
    Tė gjithė subjektet zgjedhore paraqitėn nė listat e tyre shumemėrore rreth 3.800 kandidatė.

    Numri i vėzhguesve tė huaj qė vėzhguan kėto zgjedhje ishte 600 vetė, ndėrsa ai vėzhguesve vendorė 4.800 vetė.
    Nė kėto zgjedhje morėn pjesė 1.566.079 zgjedhės nga 3.084.946 qė pėrmbante lista e zgjedhėsve ose 50.77%. Shifėr kjo mė e larta e 4 zgjedhjeve tė fundit.
    Numri i votave tė vlefshme qė prodhuan rezultatin pėrfundimtar ishte 1.519.176 ose 97.3%.

    Disa nga risitė e kėtij procesi zgjedhor

    U ndryshua sistemi zgjedhor nga sistemi i pėrzier mazhoritar dhe proporcional nė sistemin proporcional rajonal.
    Pėr herė tė parė u hartuan listat e zgjedhėsve mbi bazėn e regjistrit elektronik tė shtetasve dhe askush nuk i kontestoi ato.
    Pėr herė tė parė zgjedhėsit votuan me karta identiteti, pėrveē pasaportave pėr udhėtim jashtė shtetit.
    Pėr herė tė parė, u aplikua sistemi i numėrimit dhe monitorimit me kamera i procesit tė numėrimit tė votave. U mbikėqyrėn me kamera, tė lidhura nė rrjet, tė 66 VNV-tė, nga Tropoja nė Sarandė, dhe pamjet u transmetuan direkt nė KQZ.
    Pėr herė tė parė rezultatet u hodhėn nė bazėn e tė dhėnave nė ēdo vend numėrimi dhe u pėrcollėn elektronikisht direkt nė KQZ pas numėrimit tė ēdo kutie votimi. Tė gjitha kėto tė dhėna u bėnė menjėherė publike, si para mediave ashtu dhe nė faqen e internetit.
    Pėr herė tė parė mbledhjet e KQZ-sė u transmetuan “on line” nėpėrmjet faqes sonė tė internetit, duke bėrė tė mundur ndjekjen e tyre nga ēdo vend i botės.
    Pėr herė tė parė, pėr shkak tė ligjit, u rrit ndjeshėm pjesėmarrja e grave nė tė gjitha komisionet zgjedhore. Njė rritje tė ndjeshme pati dhe numri i tyre nė Kuvendin e Shqipėrisė. Si rezultat i kuadrit tė ri ligjor u regjistruan 1165 kandidatė femra ose 30,23 %, nga tė cilat, 23 janė tashmė deputete ose 16 % (nga 9 ose 6.3% nė legjislaturėn e kaluar).

    Arritjet dhe sfidat e procesit

    Pėrgatitėm nė kohė dhe me konsensus tė plotė, pėr tė gjithė anėtarėt e KQZ-sė, bazėn nėnligjore pėr organizimin e zgjedhjeve.
    Pėrgatitėm nė kohė dhe me cilėsi tė gjithė bazėn materiale pėr zhvillimin e zgjedhjeve.
    Zhvilluam njė fushatė edukuese dhe sensibilizuese cilėsore nė median e shkruar dhe elektronike, si dhe u realizua shpėrndarja e materialeve propagandistike tė KQZ-sė nė tė gjithė Shqipėrinė.
    Materiali trajnues u hartua, prodhua dhe u shpėrnda tek tė gjithė administratorėt zgjedhorė.
    U zhvillua njė bashkėpunim i suksesshėm midis KQZ-sė dhe KM, KKRT-sė, Policisė sė Shtetit, OSSH, ALBTELEKOM, Postės Shqiptare etj.
    I sukseshėm dhe frytdhėnės ishte edhe bashkėpunimi i KQZ-sė, me tė gjitha organizmat ndėrkombėtarė qė u morėn me zgjedhjet.
    Dita e votimit ishte nga pjesėt mė tė mira tė kėtij procesi, i cili u zhvillua me qytetarinė dhe pėrgjegjėsinė e duhur. Nga 4.751 QV-tė, nė tė gjithė vendin, vetėm 5 prej tyre nuk arritėn tė hapeshin dhe vetėm nė dy ose tre prej tyre procesi paraqiti probleme.
    Transporti i kutive tė votimit nga QV-tė nė VNV u krye pa asnjė problem dhe nė kohėn e duhur.
    Procesi i numėrimit tė votave u arrit tė mbahet nė kontroll tė vazhdueshėm nga KQZ-ja. Teknologjia mbėshtetėse arriti tė regjistrojė procesin dhe tė lehtėsojė punėn e vėzhguesve.
    Vendimet e KQZ, qė ishin disa qindra, u ankimuan shumė pak nė periudhėn para zgjedhore dhe vetėm dy prej tyre u cėnuan nga Kolegji Zgjedhor.
    Ndėrsa, pėrsa i pėrket ankimeve pas zgjedhore, nga 7 vendime tė KQZ-sė, objekt ankimi nė Kolegjin Zgjedhor, vetėm njė prej tyre u ndryshua pjesėrisht.
    Pėrfundimi i procesit zgjedhor ndodhi brenda afatit ligjor dhe dukshėm shumė mė shpejt se nė tė gjitha zgjedhjet e tjera.

    Nė vlerėsimin tonė, ky proces nxori nė pah kryesisht kėto probleme:

    Bashkėpunimi me pushtetin vendor rezultoi jo frytdhėnės. Kėrkohet prej tyre njė angazhim mė i madh dhe pėrgjegjėsi maksimale pėr realizimin e detyrimeve qė u ngarkon Kodi Zgjedhor.
    Subjektet zgjedhore propozuan me shumė vonesė anėtarėt e komisioneve zgjedhore dhe pėr rrjedhim trajnimi i tyre, nė disa raste, ishte i mangėt ose nuk u arrit tė zhvillohej.
    Kjo problematikė nuk po arrin tė pėrmirėsohet nga zgjedhjet nė zgjedhje.
    Disa vende tė votimit dhe tė numėrimit tė votave mund tė ishin pėrzgjedhur mė mirė dhe nė kohėn e duhur.
    Procesi i numėrimit tė votave u vonua mė tepėr se sa parashikohej. Nė kėtė drejtim besojmė se ka vend pėr ndonjė ndryshim tjetėr tė mundshėm ligjor.

    Qėllimi ynė kryesor nė kėto zgjedhje

    Sigurisht KQZ dhe tė gjithė administratorėt e tjerė zgjedhorė ndjekin si qėllim realizimin me sukses tė detyrave tė ngarkuara me ligj, por nė veēanti nė kėto zgjedhje, KQZ synoi tė rriste nė maksimum besimin e zgjedhėsve, subjekteve zgjedhore, monitoruesve dhe ēdo tė interesuari, se zgjedhjet nė vendin tonė janė tė lira, tė barabarta, tė ndershme dhe tė standarteve tė larta.
    Pėr tė arritur qėllimin pėrcaktuam si objektiva mbėshtetės:

    Rritjen e transparencės;
    Punėn e bazuar nė profesionalizėm;
    Pėrfundimin e procesit nė kohėn e duhur.
    Tė tre kėto objektiva, siē u argumentuan mė sipėr, ne i konsiderojmė tė arritura, sepse faktet e tregojnė kėtė dhe vėshguesit e kanė konfirmuar.

    E ardhmja

    Ky proces zgjedhor do t’i nėnshtrohet njė analize tė mėtejshme tė hollėsishme pėr tė nxjerrė mėsimet e duhura dhe pėr tė zhvilluar dhe administruar zgjedhjet, gjithnjė e mė tė mira nė Shqipėri.
    Paraprakisht jemi tė mendimit se vend pėr pėrmirėsime ka gjithnjė.
    Administrata zgjedhore ka nevojė tė trajnohet mė shumė dhe mė mirė. Materialet e trajnimit pėr administratorėt zgjedhorė do tė jenė mė tė mira, mė tė thjeshta dhe mė lehtėsisht tė pėrdorshme. Informacioni pėr zgjedhėsit dhe pjesėmarrėsit e tjerė nė proces do tė jetė mė i bollshėm, mė cilėsor dhe mė i shtrirė nė kohė, ndėrsa teknologjia moderne mė shumė e pėrqafuar dhe mė profesionalisht e pėrdorur.
    Nė pėrgjithėsi, KQZ do t’i pėrgjigjet sfidave qė sjellin proceset zgjedhore tė shoqėrive moderne, pjesė e tė cilave aspirojmė tė jemi.

    Falėnderime

    Gjej rastin qė publikisht tė falėnderoj dhe tė shpreh mirėnjohje, pėr dhe jo vetėm:

    Zgjedhėsit shqiptar pėr pėrgjegjshmėrinė dhe kontributin e ēmuar qė dhanė duke marrė pjesė nė votim;
    Subjektet zgjedhore pėr shkallėn e lartė tė pėrgjegjėsisė;
    Qeverinė e Shqipėrisė pėr mbėshtetjen e gjithanshme dhe tė pakursyer ndaj procesit zgjedhor;
    Komunitetin ndėrkombėtar pėr ndihmėn e ēmuar qė i dha procesit nėpėrmjet Kėshillit tė Evropės, OSBE, USAID dhe Pėrfaqėsive Diplomatike;
    Vėzhguesit e vendit dhe tė huaj duke veēuar ODIHR pėr kontributin e pamasė qė japin nė transparencėn e procesit dhe ndihmėn pėr tė nxjerrė nė pah dhe vlerėsuar drejt nivelin e tij;
    Median e shkruar dhe elektronike si dhe tė gjithė gazetarėt qė kanė ndjekur nga afėr procesin zgjedhor pėr gadishmėrinė, profesionalizmin dhe objektivitetin e treguar;
    Tė gjithė administratorėt zgjedhorė nė tė gjitha nivelet dhe kategoritė pėr punėn e palodhur pėr realizimin me sukses tė tė gjithė procesit zgjedhor.
    Sė fundmi, shpreh bindjen se ėshtė koha qė tė gjithė tė besojnė se Shqipėria zhvillon procese zgjedhore tė standarteve tė larta demokratike.


    KRYETARI
    Arben RISTANI
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

  13. #433
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Me poshte do te gjeni te publikuara dy skedare te KQZ qe japin rezultatin final te zgjedhjeve ne rang zone dhe ne rang vendi:


    http://www.cec.org.al/2004/legjislac...Lidhja%201.pdf


    http://www.cec.org.al/2004/legjislac...Lidhja%202.pdf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-08-2009 mė 15:56

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •