Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga Gio
    Shume ide e mire eshte!!!! Pse te mos bejme edhe ne grate e zgjuara nga nje cike karriere.
    Aman me thuaj ku ta gjej nje si ty une.....po skam per te ndenjur gjithe diten ne shtepi.....dhe kujdesem per te gjita une, kalamajte, gjellen, larje, shpelarje, komshiet.........

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2006
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Aman me thuaj ku ta gjej nje si ty une.....po skam per te ndenjur gjithe diten ne shtepi.....dhe kujdesem per te gjita une, kalamajte, gjellen, larje, shpelarje, komshiet.........
    mos ta dhente Zoti se ne po flasim se si eshte me mire, po per kujdesin per komshiet a komshine.......e ben edhe burri edhe gruaja po qene ne shtepi si dhe edhe gruaja edhe burri po punuan........ ajo nuk ka te beje me te qenin ne shtepi te gruas.

    Por une jam e para qe mendoj qe burri, sipas aftesive e dhuntive natyrore duhet te punoje. Nese flasim per burra qe duan patjeter te merren me shtepine dhe familjen... bujrum!
    une si grua dhe nene ( ne rruge e siper) personalisht do ta beja kete gje shume me qejf disa vjet sa te rriten pak femijet 10-15 vjet. Nuk do te ndrroja me asgje ne bote kohen me femijet. Sipas mundesive ekonomike gjithmone!

  3. #43
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Si kalama qe i ka provuar te dyja situatat (burri ne shtepi, gruaja ne pune dhe vice versa), nuk eshte gje e tmerrshme te rrije burri ne shtepi. Problemet vijne nga arroganca e njeres pale (ose te dyjave), kokefortesia, intoleranca, fiksimet, etj., leri "instinktet" femerore dhe mashkullore. Nqs te dy jane te sigurte ne rolet e tyre si njerez, si partnere, mashkulli s'ka pse ndihet i padobishem ne shtepi.

    Madje mua me pelqente me shume kur kisha babin ne shtepi se sa kur kisha mamin. Babi s'bertiste psh kur une me motren dogjem tapetin, dogjem batanijet (ere e tmerrshme), thyem gotat, vume magnet mbi ekranin e televizorit qe te shikonim ngjyrat e bukura, padashje derdhem balte mbi pjatat qe kishte lene mami te ftoheshin ne ballkon, etj. etj. eksperimente qe kemi bere si kalamaj te prapte (pa llogaritur sakatimet & gjakosjet qe kemi pesuar ne duarte e njera tjetres... padashje).
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Citim Postuar më parë nga Leila
    Babi s'bertiste psh kur une me motren dogjem tapetin, dogjem batanijet (ere e tmerrshme), thyem gotat, vume magnet mbi ekranin e televizorit qe te shikonim ngjyrat e bukura, padashje derdhem balte mbi pjatat qe kishte lene mami te ftoheshin ne ballkon, etj. etj. eksperimente qe kemi bere si kalamaj te prapte (pa llogaritur sakatimet & gjakosjet qe kemi pesuar ne duarte e njera tjetres... padashje).

    Sa kam qesh ) sepse ma merr mendja se dhe gocat e mija do ta deshironin kete gje,te benin qef e te shkulnin gjithe shtepine(jo se nuk e bejne).Nje mbasdite duhej te dilja dhe mungova dy ore ne shtepi.Vajza e vogel,duke kercyer dhe duke kenduar(kur iki une bejne party),i fluturoi mikrofoni siper bufes,ku kisha vendosur nje statuje femre arabe(e kisha fiksim ate),dhe ju keput koka.Im shoq qe mos te ulerija kur ta shihja,vuri nje cimcakis dhe e ngjiti koken.Kur fshiva pluhurat,e mbajta ne dore statujen dhe koka iu var dhe cimcakizi m'u ngjit ne duar.Uah,me iku truri fare dhe asnjeri se merrte persiper.E vogla e thoshte e beri babi padashje,e madhja s'dinte gje,im shoq qeshte,e keshtu me vune ne loje.Koka e statujes ka mbetur akoma e ngjitur me cimcakiz.E sa te tjera si keto.Kur iken macja,"minjte" bejne qef ).Por keto me gezojne e me bejne te qesh me vete kur jam e qete,sepse jane femije,do rriten e do marrin rrugen e tyre ne jete,pastaj do t'me marri malli per keto.

  5. #45
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Vazhdojme... kemi hedhur thika nga ballkoni thjesht se donim te shihnim si "zhdukeshin" se ishim teper te shkurtra te shikonim pertej parvazit. Grisem librat e Enver Hoxhes dhe beme "bore" nga kati i trete (u bene 2 pirgje me letra te copetuara ne oborr dhe u dogjen me vone) nderkohe qe kalamajte dolen nga shtepia duke uleritur, "Bore! Bore!" ne mes te veres. Pastaj fusnim kakao ose krem karamel te nxehte ne frigorifer qe te na ngrinte se s'na priteshe ta hanim. Kemi lidhur gjithe shtepine si rrjete merimangash me spango (prinderit tane jane rrezuar duke u ngaterruar neper fije). Pastaj ikem ne fshat per here te pare (dhe te fundit) ne jeten tone ku na dhuruan nje zog pule pushverdhe, qe kur e morem ne shtepi ra ne vrime te... banjos. Na bleu babi revole lodre me plumba gome si keto me poshte, qe te ngjisnin:

    ... dhe ne vajtem u gjuajtem policeve te Elbasanit me to. U zume me nje komshi dhe ai na futi nje gote uje nen dere (apartamenti yne vinte i pjerret kshq na hyri mire uji), dhe ne si 3 vajza qe ishim ne shtepi morem 2 kova me uje & 1 legen dhe ia derdhem tek dera e vet. Ai i shkreti filloi e qante nga brenda. Ne fakt ne s'cenonim shtepine e tjetrit se e quanim te shenjte, po kur fillonte dikush me pislleqe, ne ia kthenim trefish Kur rrihnim djemte ne, imagjino c'i kemi bere njera tjetres. I kemi shkaktuar njera tjetres gjakosje hundesh, thyerje thonjsh (qe ne rreze), carje koke me gershere, te nxira, te gervishtura, perdredhje kockash, carje damaresh, kemi ngjitur cumcakiz te floket e tjetres per inat, etj. etj. (prandaj dhe po pata femije, being the spawn of evil, do ua rruaj koken deri sa te behen 10 vjec).

    Cila nene i duron gjithe keto? Nenat jane vete shume me te ndjeshme. Vritet femija dhe ububuja, mamaja ime s'vinte dot ne spital kur me nderronin fashot e kembes qe e kisha bere cope. Baballaret, sidomos ata te vajzave, krenohen se e shohin qe i kane vajzat "cafka," dhe si duket i qeteson mendimi se jane te afta per t'u mbrojtur ne te ardhmen (se u ngel kunj nqs s'i kane djem... lol). Te mund te zgjidhja do preferoja te punonte gruaja, se pak eshte edhe nene, edhe pak i duhet asaj qe t'i japi femijes se vet komplekse te Edipit Gruaja ne pune eshte gjeja me e mire se babai duron shume (mgjs s'perjashtojme mundesine e nje burri me sensitiv se gruaja), plus qe nje burre me femije fillon e tregon ku e ku me shume konsiderate per grate se sa nje qe i takon femijet ne darke dhe e kalon gjithe pjesen e dites me shoke e pune e pije. Kete e them pa i ulur vlerat nje burri qe punon, sepse edhe une me burrin e dijme pa e bere debat qe ai do punoje me shume se une. Jemi OK me kete situate. Ne s'na pelqefte, gjithnje mund te ndryshoje. Gjeja qe s'me pelqen rreth Shqiptareve eshte se jane shume fataliste me situatat qe hasin dite per dite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 04-04-2006 më 15:07
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #46
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga Nuska
    Si mendoni do te ishte "e drejte" qe burri te merrej me femijet dhe te punonte ore te reduktuara gjate javes (pa pune nuk rihet, hehehe), dhe gruaja te punonte me orar te zgjatur? Me nje fjale, te nderroheshin rolet...

    Nuska mese e drejte do te ishte pse Jo?Kjo do te ishte Barazi.

  7. #47
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga Nuska
    Si mendoni do te ishte "e drejte" qe burri te merrej me femijet dhe te punonte ore te reduktuara gjate javes (pa pune nuk rihet, hehehe), dhe gruaja te punonte me orar te zgjatur? Me nje fjale, te nderroheshin rolet...

    Kjo gje nuk duhet propozuar vetem ne Forum por duhet vene ligj ne jeten e perditeshme nga Kuvendi popullor.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    une mendoj se kjo ka te beje shume me profesionet se secilit nga bashkeshorteve, nga koncepti qe ka cifti per familjen, ana ekonomike etj etj...
    une me tim shoq kemi profesione te ndryshme, te dy mundohemi dhe kemi bere karriere aq sa kemi pasur mundesi dhe kuptohet e kemi ndihmuar shume njeri tjetrin ne punet e shtepise dhe jashte saj si edhe rritjen e vajzes...
    kur ai mbronte masterin per doktorrature une mundohesha te mos e shqetesoja per asgje...
    e njejta gje ishte per mua kur po mbaroja nje shkolle te dyte qe me duhej ne profesion, ai ate periudhe merrej gjithe kohes me vajzen dhe me shtepine...
    kjo eshte nje marreveshje e heshtur qe ne kemi bere me njeri tjetrin dhe kemi gjetur veten ne familjen qe vete e deshem dhe e ndertuam...
    mbaj mend kur linda vajzen ndejta 1 vit ne shtepi dhe kuptohet ky qendrim kaq i gjate ne shtepi me ka stresuar(te mos permend lumturine qe kisha per vajzen time, se kjo dihet) edhe me kujtohet qe kur im shoq vinte nga puna me shikonte te merzitur edhe merrte shoqet e mia ne tel qe te vinin te me merrnin per nje kafe...
    duke u nisur nga pervoja ime nuk mendoj se ka harmoni familja kur burri ve veton ne shtepi... ndoshta gruaja mund te pranoje per shume arsye, por nese nuk eshte deshira edhe saj, kurre familja nuk do jete e lumtur...
    kam kaq shume gjera per te thene per kete teme, po nejse edhe kaq mjafton...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Mirë se të urdhëroni në sofrën e Dibrës së madhe e të vogël
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 17-05-2010, 17:53
  3. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  4. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •