Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ēarls Dikens (Charles Dickens)

    Ēarls Dikens, mjeshtri i madh i fjalės dhe mendimit

    Ēarls Xhon Hafėm Dikensi (1812-1870), ėshtė pa as mė tė voglin dyshim romancieri mė i mirėnjohur e mbase mė i madhi ndėr romancierėt anglezė, i cili u lind nė Lendport, njė nėndarje e Portsit, me banim nė vargun e shtėpive nė "Rrugėn Tregtare". Shtėpia nė fjalė mund tė njėjtėsohet se ėshtė kthyer nė njėfarė kuptimi nė njė vend pelegrinazhi apo nė njė pėrmendore popullore, duke u mundėsuar vizitorėve qė vetėm me njė a dy udhėtime tė lidhin dy emrat kombėtarė mė romantikė, Dikensin me Portsin dhe Nelsonin me Portsmuthin. Por, pėrveē kėsaj dobie me interes vendor, thuajse gojėdhėnor e simbolik, adresat e sotshme s‘bėjnė tjetėr vetėm se tregojnė pėr fatin ikanak dhe tė shkatėrruar tė shtresės shoqėrore dhe familjes nga e cila vinte ai. S‘do tė bėnim tjetėr veēse do ta tepronim po ta krahasonim me "Rrugėn Lent", nė Barė, e cila do tė kujtohet, "pėr banorėt shtegtues, qė zhdukeshin zakonisht nė prag tė ditės sė parė tė tremujorit1". Ka tė dhėna pėr jetėn prej shtegtari qė bėnte bota shoqėrore sė cilės edhe i pėrkiste. Ėshtė fjala pėr shtresėn e mesme; ai i takonte, siē mund tė thoshte ndokush, klasės sė mesme qė ishte e paqėndrueshme, e cila pėrbėnte njė klasė njėmend tė pasigurt. I ati, Xhon Dikensi, ishte njė nėpunės nė zyrėn e Ministrisė Luftarake tė Flotės Detare dhe pėrgjatė tėrė jetės sė tij ishte njė njeri me gjendje shoqėrore fort tė ndryshueshme e tė lėvizshme, kjo deri nė njėfarė mase, pėr shkak tė fatkeqėsive qė i ranė nė jetė dhe pjesėrisht pėr faj tė tij. Thuhet se Dikensi e pėrvijoi atė nė njė dritė mė tė butė te Mikobri dhe nė njė pamje mė zymtake dhe realiste te Dorriti. Kundėrshtia midis kėtyre dy burrave, sikurse dhe e gjendjeve tė humorit tė tyre, duhet tė shėrbejė si njė paralajmėrim kundėr paaftėsisė pėr tė kuptuar mirėfilli idenė dikensiane tė "personazheve burimore". Zakoni pėr t‘u larguar nga njėri vend nė tjetrin u kishte shkaktuar padrejtėsi tė mjafta shumė njerėzve dhe nga kjo mund ta ketė pėsuar edhe Xhon Dikensi; e ndoshta nga kjo lloj padrejtėsie e pėsoi mė shumė zonja Elizabeta Dikensi, me mbiemrin e vajzėrisė Berou, tė cilėn Dikensi e ka mishėruar nė personazhin e zonjės Nikėllbi. Ndoca mund tė pyesin, jo pa pikėllim, nėse ekzistonte pėrnjėmend zonja Nikėllbi. Por, sido qė tė jetė puna, s‘ekzistonte kurrfarė njeriu qė tė ishte si Dorriti edhe Mikoberi. E vėrteta ėshtė se do ta keqkuptojmė qysh nė krye tė herės natyrėn e pėrfytyrimit dikensian, nėse mendojmė qė kėto gjėra s‘janė tjetėr veēse portrete stampė bardhė e zi. Gjithė ēėshtja ėshtė se Dikensi mbėshtetej mbi tė dhėnat njerėzore dhe i kthente ata, sikundėr mund tė thotė dikush, nė qenie mbinjerėzore. Por ėshtė mė se e vėrtetė se Xhon Dikensi qe lloji i njeriut qė s‘rrinte kurrė nė njė vend dhe kjo shėrben si pikėlidhja kryesore e Ēarls Dikensit me Portsin, ose mė saktė mungesės sė lidhjes sė tij me tė. Ai ishte vetėm dy vjeē kur e gjithė shtėpia e tij u zhvendos njė copė herė tė shkurtėr nė Londėr dhe paskėtaj pėr njė kohė mė tė gjatė nė Ēatam. Kjo ishte ndoshta periudha mė fatlume qė i dha trajtė fėmijėrisė sė tij tė hershme, ndėrsa pėr familjen e tij qe periudha mė fatkeqe. Kantieri detar i Ēatamit, kullat e Roēesterit, kopshtet tok me rrugėt e mėdha tė Kentit i mbetėn nė kujtesė gjatė gjithė jetės si i vetmi kujtim i zakonshėm i njė vendi amtar qė e rriti; nė vitet e mėvonshme shtėpia e tij kishte njė pamje fort tė pėrēmuar nė rrugėn e madhe kur shihej nga kodra Geds, kurse kulla e katedrales ngrihet sėrishmi nė shikimin e tij tė fundit, nė ėndrrėn e tij mpirėse tė quajtur "Eduin Druidi". Pikėrisht atje ai kishte kohė tė lirė pėr tė mėsuar nga librat, por qė nė tė vėrtetė nuk kishte moshė pėr tė mėsuar nga jeta; mė sė pari, nė kuptimin e ngushtė tė fjalės ai mėsoi nga librat e shkollės, nga zoti Gajls, njė meshtar baptist nė Ēatam; mė sė dyti, mbase duke nxjerrė dobi mė tė madhe, nga njė pirg i zakonshėm romanėsh tė vjetėr qė pėrfshinin njė pjesė tė madhe tė letėrsisė mė tė shquar angleze, letėrsi nga e cila mund tė mėsonte jashtėzakonisht shumė: Roderik Randomi, Robinson Kruzoja, Tom Xhonsi dhe famullitari i Uejkfilldit.

    S‘kishte mbushur ende dhjetė vjeē kur e gjithė familja e tij mori pėrsėri rrugėn e shtegtimit. Xhon Dikensi qe mbytur deri nė grykė me borxhe; ai e vazhdoi zakonin e tij tė ndryshimit tė adresave; e fundja adresė e tij ishte "Burgu i Borxhlinjve" nė Marshalsi. Bashkėshortja e tij, nėna e tetė fėmijėve, ku Ēarlsi ishte i dyti, i duhej tė bėnte konak nė njė kamp tė shkretė nė qytezėn Kamdėn dhe tė ēelte njė "institucion arsimor" tė rrėnuar. Nė kėto e sipėr Ēarlsi fatkėputur po mėsonte mėsimet e tij nė njė lloj institucioni arsimor krejt tė ndryshėm. Mbasi e ndihmoi tė ėmėn nė gjithfarė punėrash tė ulėta, ai u hodh tutje qė ta siguronte vetė bukėn e gojės, duke u ngjitur etiketa e duke mbushur kutitė me bojė tė zezė kėpucėsh nė njė punishte qė merrej me prodhimin e bojės sė zezė pėr lyerjen e kėpucėve nė vendin e quajtur "Olld Hangėrford Steirs". Bojatisja ishte pėrnjėmend simbolike; Dikensi nuk kishte asnjė hije dyshimi se kjo periudhė e fėmijėrisė sė tij ishte mė e errėta e jetės sė tij dhe gjendja e tij shpirtėrore atėbotė qe e tillė qė ai ishte gati tė lyente gjithė veten e tij me bojė tė zezė, porsi aktori qė luante rolin e Otellos. Kėtė periudhė pesimiste, qė dallohej vetėm pėr poshtėrim dhe monotoni shpirtcopėtuese, ai e pėrshkruan shkurtimisht te romani "David Koperfildi". Tė thuash se atė e kishte mbytur njė zemėrim i hidhur ėshtė pak, pasi duket sheshit se ai tashmė kishte arritur tė zhvillonte njė syēeltėsi e vėmendje tė ēuditshme. Nė kohėn kur robėrisė sė tij i erdhi fundi, dhe tė atit i kishin lėnė njė trashėgimi pikėrisht siē kishte rėnė nė burg (pikėrisht si te Mikoberi qė gjėrat i marrin pėr mirė dhe pastaj pėr keq), djali nuk mund tė quhej mė i zakonshėm, e aq mė pak fėmijė. Ai e quan tė atin endacak, "Babai Plėngprishės"; por familja e tij kishte lėnė vraga tė pashlyeshme dhe te vetė qenėsia e njė djali kaq syēelė dhe kritik siē qe ai. Na bėn menjėherė pėr vete pjekuria pothuajse djallėzore e satirės sė tij; ca nga fragmentet mė tė shkėlqyera tė jetės sė burgut tė pikuikėve dhe dorritėve ndeshen nė letrat vetjake qė i pėrkasin jetės sė tij tė hershme. Patjetėr, ai kishte parė ngritjen e gjendjes sė familjes sė tij, e cila nė rastin e tij pasqyrohet nė periudhėn e shėrbimit si nėpunės pėr llogari tė zotit Blekmor, i cili qe pronar i Grejz Init2, dhe pastajthi nė zanatin po aq tė suksesshėm, e shumė mė tepėr tė pėlqyeshėm, tė reporterit tė njė gazete dhe sė fundi tė reporterit tė Parlamentit. I ati ishte ai qė kishte nisur zejen nė fjalė, por tashmė i biri i kishte vėnė vulėn, si reporter i gazetave Dielli i Vėrtetė, Pasqyra e Parlamentit dhe Kronika e Mėngjesit. Pikėrisht gjatė kėsaj kohe ai ėshtė i shkathėt, mendjemprehtė dhe i paanshėm; nė kėtė periudhė ēdo vėzhgues mund tė shikonte shpesh atė shkėlqim tė metaltė nė fytyrėn e tij. Kjo ia vlen tė pėrmendet, pasi disa emocione shoqėrore tė shėndetshme qė ai u kishte dalė gjithnjė nė mbrojtje e kanė shtrembėruar disi personalitetin e tij nė sytė e moralistėve, tė cilėt kishte qejf t‘i shante sy mė sy. Dikensi ishte njė dalzotės i vėrtetė i gjenialitetit, por gjithsesi ai nuk u tregua ngaherė gjenial. Njė prej skeēeve tė tij mė tė hershme, qė u botua jo shumė kohė pas kėsaj kohe, s‘qe veēse njė mbrojtje e kremtimeve tė krishtere tė Krishtlindjeve kundrejt puritanėve dhe utilitaristėve; skeēi nė fjalė titullohej "Krishtlindje poshtė tri kokave". Gjatė gjithė jetės sė tij mbrojti trimėrisht dėshirat e skamnorėve dhe kėmbėngulte qė Hyji u kishte dhėnė atyre jo vetėm birrė dhe rum, por edhe verė, pėr t‘ia gėzuar zemrėn njeriut. Por e gjithė kjo e kishte mjegulluar karakterin e tij me shtėllungat e gostive dhe papėrgjegjshmėrisė, tė cilat nuk e kishin bėrė tė veēantė nė llojin e vet. Edhe nė rini, e cila ėshtė periudha e papėrgjegjshmėrisė, Dikensi e tregon veten nė njėfarė mėnyre jashtėzakonisht tė pėrgjegjshėm. Ai i kundėrvihej me mish e me shpirt kotėsisė sė familjes sė tij; ai ishte si ambicioz, ashtu edhe i palodhur; madje ka nga ata qė janė tė mendimit se ai ėshtė edhe i ashpėr. Ai ushqente zemėrim pėr Skimpolėt po aq sa edhe pėr Gredgrindėt.

    Vėrtet, fati i tij kishte pėsuar disa herė ēaste kritike. Martesa e tij dhe vepra e tij e parė e mirėfilltė letrare mund tė pėrcaktohen rreth sė njėjtės kohė. Tashmė ai kishte nisur tė shkruante skeēe, kryesisht pėr revistėn "Revista e Vjetėr Mujore", tė cilat ishin nė kuptimin e gjerė tė fjalės karikatura, tė sendeve tė zakonshme qė gjendeshin nėpėr rrugė dhe tregje. Ato i pajiste me ilustrime Kruikshanku, qė nė ato faza tė hershme tė karrierės sė Dikensit historia e ilustruesit shpesh ngre mė shumė peshė se autori vetė. Kjo qe plotėsisht e vėrtetė pėr eksperimentin tjetėr tė tij, qė ishte mbase mė i rėndėsishmi, porse kjo ėshtė tipike, pavarėsisht nga epoka dhe koha e rrojtjes sė tij. Skeēet nė prozė mbanin nėnshkrimin "Boz" dhe nėnshkrimi qe bėrė njė kinse emėr i njohur kur zotėrinjtė Ēepmen dhe Holl, botuesit e tij, e kėshilluan ta zgjeronte projektin. Njė humorist mjaft i njohur pėr kohėn, Sejmori, botoi njė sėrė karikaturash

    qė ilustronin peripecitė apo prapėsitė e "Klubit Nimrod", njė grup qė pėrbėhej nga sportistė amatorė, tė paracaktuar qė tė pakėsoheshin e megjithatė tė rriteshin pambarimisht nė njė figurė tė vetme, atė tė Nataniel Uinkllit. Dikensi dha pėlqimin qė tė shkruante tekstin, i cili s‘ishte tjetėr veēse buzėt zbukuruese qė qarkojnė tablotė; dhe pikėrisht nė kėtė stil krejt tė ēuditshėm, dytėsor, tė nėnshtruar e madje tė parėndėsishėm, trajtėsoi nė radhė tė parė nė pėrfytyrimin njerėzor epikėn dhe pantomimėn e Pikuikut (1837). Dikensi arriti t‘ua mbushte mendjen botuesve tė tij qė ta lejonin "Klubin Pikuik" tė pasqyronte interesa mė tė larmishme ose tė veēanta, duke i kujtuar zotit Uinkėll qė tė paraqiste ose tė keqparaqiste kuptimin fillestar tė sportit; pikėrisht me anė tė kėsaj shtyse qė i dha pavarėsia Dikensi mundi tė lirohej nga stili bajat dhe nisi njė revolucion dhe peripeci artistike tė re. Njė nga arsyet qė dha, ishte se ai nuk kishte kurrfarė njohurie tė veēantė mbi sportet e lojėrat dhe kėshtu vazhdoi duke e bėrė edhe mė tė qartė argumentin nė fjalė ngadhėnjisht nėpėrmjet pėrshkrimit qė i bėri lojės sė kriketit nė "Dingli Dell". Gjithsesi, loja e kriketit vetmisht sqaroi saktėsisht lojėn qė Dikensi e fitoi aq lavdishėm; dhe pėrse ai gjuajtės3 i tėrbuar dhe i keqmėsuar kreu me mijėra vrapime tė pavenda dhe qė s‘u nxor asnjėherė jashtė? Njerėzve shpejt u doli nga mendja Seimori, sporti, "Klubi Nimrod" dhe "Klubi Pikuik". Kėsisoj atyre u doli nga mendja gjithēmos qė harroi edhe ai dhe ndoqėn gjithė sa ndoqi edhe ai; por loja sa vjen e bėhet pėrherė mė e madhe dhe mė e fortė. Drejtimi i historisė gjarpėron; toni i historisė ndryshon; shėrbestari qė Pikuiku e gjeti duke pastruar ēizmet nė oborrin e brendshėm tė klubit bėri tė tijėn qendrėn e skenės, e madje u ngrit edhe mbi Pikuikun; ndėrsa ky i fundit nga njė palaēo i kapardisur bėhet njė zotėri zemėrgjerė, i nderuar e vjetėrak; kurse bota ende ndiqte atė shndėrrim skene tė mrekullueshėm tok me dėshirat e saj, shndėrrim qė vazhdon deri mė sot. Kjo ishte shfaqja e Dikensit nė letėrsi. Shumė njerėz u pėrēapėn tė ndėrhynin nė jetėn e tij letrare dhe sidomos nė stilin e tij tė tė shkruarit, por Dikensi pėrpiqej me mish e me shpirt tė ruante stilin dhe gjenialitetin e tij tė papėsėdytshėm. E kjo, nga ana e vet, bėri qė ai ta shtynte jetėn krahas shumė armiqve, smirėzinjve dhe pėrbetarėve qė deshėn t‘ia hanin kokėn. Mendimi i tij i patundur qe vėnia e letėrsisė nė shėrbim tė shoqėrisė, pikėrisht tė asaj pjese qė vuante tmerrėsisht nga pasojat e kapitalizmit qė asokohe po merrte trajtė.

    Ashtu si Pikuiku pėrbėnte themelimin e jetės sė tij botore, po ashtu edhe martesa e tij pėrbėnte natyrisht themelin e jetės sė tij vetjake; dhe kjo ka qenė, gjithashtu, objekt kritikash dhe simpatie. Shumė pak njerėz ishin nė dijeni tė botės sė tij shpirtėrore, me gjasa tre a katėr. Dhe pikėrisht ky grusht njerėzish pranuan qė tė mos flitnin shumė pėr shkrimtarin nė fjalė, duke mos e ngarkuar aspak me faj. Njėri nga shefat e gazetės tė titulluar "Kronika e Mėngjesit", Xhorxh Hogarti, qė ishte mahnitur kaq shumė prej skeēeve tė "Bozit", nguli kėmbė qė rubrika e mbipėrmendur tė pėrmirėsohej duke ia rritur nė kėtė mėnyrė pagesėn shkrimtarit. Ai e njohu Dikensin me familjen e tij dhe sidomos me tė bijat, me tė cilat shkrimtari u tregua sė tepėrmi miqėsor e mjaft i dashur. Ai hodhi kurorė me njėrėn prej tyre, me Katerinėn, dhe sigurisht u martua pse e donte, por mbase jo me atė lloj dashurie qė i jep burrit domethėnien e plotė e tė rėndėsishme tė asaj qė ai ėshtė duke bėrė. Por nė vend tė kėsaj ėshtė patosi i historisė, qė nė kuptimin e miqėsisė rrojti mė gjatė se dashuria; s‘ka si tė mos thuhet se njė prej motrave tė bashkėshortes sė tij, qė e kuptonte mė mirė, mbeti mikja e tij e ngushtė shumė kohė pasi martesa e tij ishte bėrė njė keqkuptim i tejzgjatur; deri tani martesa e tij duhet kuptuar si njė hap qė Dikensi e hodhi drejt sigurisė dhe suksesit; pak mė pas ai ra nė njė dashuri tė zjarrtė, dashuri qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės dhe po nė kėtė kohė ai u shfaq si njė shkrimtar i mirėnjohur dhe i fuqishėm nė botė; ai nuk bėri mė kurrė prapa, derisa dha shpirt tridhjetė vjet mė pas, duke gėzuar ende lavdinė e tij tė madhėrishme.

    Vepra tjetėr e tij ishte "Oliver Tuisti" (1838), tė cilėn e shkroi qė ta dallonte me Pikuikun. Nėse rrengu i parė kishte bėrė punė, atėherė edhe ky i dyti do tė ecte nė tė njėjtat gjurmė. Kishte shumė tė ngjarė qė Dikensi po provonte gjenialitetin e tij; por ai sigurisht u tregua mjaft guximtar duke vėnė nė provė popullaritetin e tij. Ėshtė mė se e vėrtetė qė "Oliver Tuisti" s‘ėshtė veē njė pėrzierje fort ēudane mes melodramės dhe realizmit; si realizmi, ashtu edhe melodrama janė enkas tė errėta dhe zymtake. Sidoqoftė, ėshtė me fat qė nė librin e tij tė dytė ai futi nė lojė atė qė mund tė quhet dhuntia e tij e dytė. Tė krahasosh humorin me patosin e tij ėshtė mė se e rėndomtė, pasi ē‘ėshtė e vėrteta s‘mund tė bėhet kurrfarė krahasimi. Por humori dhe llahtara e tij mund tė krahasohen pėrnjėmend; dhe ai vėrtet kishte dhunti pėr njėfarė lemerie, e cila nė gjuhėn e popullit pėrkthehet tė ushqehesh me frikėrat. Kjo gjallėri e shtypur ėshtė pėr shkak tė dashurisė qė ai ndiente pėr jetėn, tė cilėn s‘e humbi pėr asnjė ēast; ndėrsa dashuria pėr vdekjen, gjė qė s‘ėshtė tjetėr veēse dėshpėrim dhe pesimizėm, ishte i pakuptimtė pėr tė derisa dha shpirt. Kjo lloj llahtarie qė mė pas ngjizi vdekjen e Krukut tashmė gjendet tek "Oliver Tuisti"; porsi pėrsėritja e padurueshme qė buēet nė veshėt e vrastarit "do tė pastrojė njollat e baltės, njollat e gjakut" e kėshtu me radhė. Pėr pjesėn e mbetur, fabula ėshtė e pakuptimtė, kurse shkėndijat e haresė janė tė shkėlqyera, por gjithsesi tė pakta; sidoqoftė, ekziston njė aspekt tjetėr i librit qė i jep rėndėsi historisė sė Dikensit. Dhe ky s‘ėshtė vetėm romani i tij i parė i maktheve, por gjithashtu edhe i pari i traktateve tė tij shoqėrore. Te rreshtat e pėrshkrimit tė Pikuikut nė burg bie nė sy protesta shoqėrore, por burgu i Pikuikut ishte ku e ku mė i butė krahasuar me strehėn bamirėse tė pleqve tė Oliverit. Dikensi ėshtė dėshmitar, tokthi me Hudin, Kobetin e mjaft tė tjerė, se tė gjithė njerėzit bujarė kishin mendimin se streha vorfnore4 ishte si diēka ēuditshmėrisht e re, e vėshtirė dhe ēnjerėzore. Ngandonjėherė thuhet se kjo (streha vorfnore) vrau Bambėllin; do tė qe mė e lehtė tė thuhej se, duke i dhėnė jetė Bambėllit, ai krijoi diēka me anė tė sė cilės do tė bėhet gjithnjė e mundur vrasja e burokracive.

    Sido qė ta quajmė kalimin e Pikuikut tek "Oliver Tuisti" njė ndryshim nga komedia nė tragjedi, apo veēse njė ndryshim nga farsa nė melodramė, i rėndėsishėm ėshtė veprimi tjetėr i Dikensit qė i pėrzjeu tė dyja kėto nė raporte tė barabarta. Duke treguar se sa shumė mund tė ndryshojė, ai pėrpiqet tė na tregojė se sa mirė ia del t‘i ndėrthurė kėto tė dyja me njėra-tjetrėn. Ia vlen tė vėrehet pasi kjo sqaron nė njė masė tė madhe dėshtimin, si edhe suksesin e artit tė tij tė marrė si njė tė tėrė. Madje mund tė themi se, deri nė fund, kjo lloj shfaqjeje e fuqisė vazhdoi tė pėrbėnte dobėsinė e tij kryesore. Kur kritikėt nė pėrgjithėsi e quajnė atė vulgar, kjo s‘nėnkupton tjetėr se kritikėt janė veēse snobė. S‘ėshtė aspak vulgare tė pish birrė apo tė pėrshkruash pirjen e saj, ose tė kėnaqesh me humorin e njerėzve qė kanė vėrtet humor, tė cilėt rastisin tė kenė mbathur ēizme tė zeza, si Sem Uelleri. Por ėshtė paksa vulgare tė tregosh se je Ekonomati i Pėrbotshėm; njeriu shkruan jo vetėm pėr atė qė do tė shkruajė, por edhe pėr gjithēmos qė dėshiron tė lexojė. Shumėēka qė nė veprėn e tij mund tė quhet dėshtim nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės ėshtė mė sė shumti pėr shkak tė etjes sė tij tė madhe pėr tė korrur sukses tė pėrbotshėm. Nuk ka kurrgjė tė gabuar pėr hokatarin qė qesh me tė madhe me to. Dikensi, nė njė nga ato letrat e tij tė pafundme vetjake, tė cilat janė mė zbavitėse se sa romanet e tij tė botuara, e pėrshkruan veten si "njeriu qė ishte fund e krye argėtues"; dhe i tillė ishte. Por kur i vihet punės pėr tė provuar se ai ishte jo vetėm humorist, por edhe patetik, tejet tragjik, jashtė mase i fuqishėm, jo gjithmonė i gėzohet ndjesisė sė fuqisė nė punėn e tij, pėrkundrazi i gėzohet ndjesisė sė fuqisė qė ushtron mbi lexuesit e veprave tė tij. Nė shfaqje teatrore private ai ishte njė aktor i admirueshėm dhe ndonjėherė, mjerisht, kėto ktheheshin nė shfaqje teatrore tė hapura. Lidhur me kėtė anė tė karakterit tė tij ai digjej nga dėshira e zjarrtė e Tullit5 pėr tė luajtur Hamletin. Kur pėrshkruante humorin e turmės, ai e shfaqte me tė rrallė veten si njė demokrat i njėmendtė. Por kur pėrēapej tė komandonte lotėt dhe emocionet e saj, ai ngjante krejt me njė demagog; domethėnė, ai nuk ishte nga ata qė bėhej njėsh me turmėn, por pėrkundrazi orvatej ta joshte dhe ta drejtonte atė. Njė prej mėnyrave me anė tė tė cilave ai e shpaloste kėtė dhunti, nė mos vulgaritet sė paku krenari, qe, duke iu bėrė tashmė zakon duke zėnė fill qė nga kjo kohė e mė pas, ecja krah pėr krah nė tė njėjtin libėr e pesė historive tė ndryshme tė shkruara nė pesė stile tė ndryshme. Aktorit qė jetonte brenda tij i pėlqente t‘i tregonte dhuntitė e tij tė shumėfishta dhe lehtėsinė me tė cilėn bėhej si njėri, ashtu dhe si tjetri. Ai s‘e kuptonte mjaftueshmėrisht qartė qė disa pjesė i luante pikėrisht si aktor i dorės sė parė, tė tjerat si aktor i dorės sė dytė, ndėrsa tė fundit si aktor pa pikė vlere. Ai s‘ia kujtonte dot vetes se ndonėse ēdo teme i kthehej me lirshmėri tė njėjtė, prapėseprapė jo me tė njėjtin ndikim. Por, pavarėsisht nga dėmet qė i solli ambicia e pėrbotshme, ai u vlerėsua pėr librin tjetėr tė tij. "Pikuiku" shquhet pėr njė ngjyrim mbizotėrues hareje, ndėrsa "Oliver Tuisti" pėr gjendjen e rėndė, pėr tė mos thėnė zymtėsinė; por me romanin "Nikolas Nikėllbi" (1839) bie nė sy njė metodė krejt e re, e cila ngjan bash si njė model me viza tė bardha e tė errėta. Dallohet melodrama dhe nė romanin nė fjalė ai ėshtė edhe mė melodramatik se tek "Oliver Tuisti"; por kjo ėshtė veē zymtėsi dhe ngrysje. Ndėrsa komedia ose farsa tashmė tregon pėr pjekjen e shpejtė tė gjenisė sė tij nė fushėn e letrave. S‘ka shoqėri teatrore mė tė mirė nė gjithė letėrsinė, se sa shoqėria shėtitėse e zotit Vinsent Krumlesit.

    Megjithatė, mėtimi i tij pėr tė shkruar lidhur me gjithė llojet e shijeve tė njerėzve, gjė qė ēoi nė krijimin e romanit seriozo-komik, sqaron po ashtu fazėn tjetėr tė karrierės sė tij. Gjatė gjithė jetės sė tij artistike bie nė sy apo del nė pah njėfarė ambicie pėr tė botuar botime tė shumanshme; njė suazė e madhe pėr mjaft tablo; njė sistem rrėfenjash qė pėrmbajnė tregime si "Netėt Arabe". Pikėrisht ėshtė ambicia qė e shtyn mė pas tė bėhet botues i dy revistave, "Bota shtėpiake" dhe "Njė vit plot". Te kėto revista bie nė sy kuptimi fillimor i ndjesisė sė shitores; dhe aluzioni tjetėr i dėshirės sė pafre pėr tė mbajtur njė tregtore nė tė cilėn tė shitet gjithēka. Dikensi bėri emėr me romanin "Nikolas Nikėllbi". Ndėrsa plani tjetėr qė do tė quhej "Sahati i pronarit Hamfri", do tė pėrbėhej nga histori tė ndryshme treguar nga njė tokicė miqsh. Me mendimin pėr t‘i bėrė ato sa mė miqėsore ai i ktheu disa prej tyre nė miq tė vjetėr; duke rifutur zotin Pikuik dhe dy uellėrėt, ndonėse kėto personazhe vėshtirė se mund tė quheshin tė punuar mjeshtėrisht, autori e kishte pėrqendruar vėmendjen nė gjėra krejt tė tjera. Njėra prej kėtyre qe njė roman historik, ngjizur mbase mė shumė sipas stilit tė Skotit se sa stilit prozaik tė Smolletit6, stil tė cilin Dikensi zakonisht ndoqi. Romani nė fjalė quhej "Barnabi Ruxh" (1840) dhe ajo qė ngjallte mė shumė interes tek ai ishin Rrėmujat e Gordonit dhe turma e prishėsve tė rendit e qetėsisė na udhėhiqej nga njė i marrė, i cili kishte njė hajmali dhe njė dell pėr letėrsi tė lirė tė bujshme qė e shfrytėzonte pėr ta zbavitur veten. Por romani i sipėrpėrmendur ka gjithashtu njė fabul, qė ndonėse ėshtė e ndėrlikuar, prapėseprapė ėshtė mė e qartė se subjekti i "Oliver Tuistit"; njė intrigė qė i ngjalli sė tepėrmi interesin mendjes hetuese tė Pouit. Asgjėmangut, Barnabi Ruxhi s‘ėshtė edhe aq dikensian sa romani qė e parapriu apo romani tjetėr qė e pasoi. Romani i dytė, shtrėnguar pasigurtshėm nė kornizėn e "Sahatit tė mjeshtėrit Hamfri", ishte "Shitorja me gjėra tė vjetra, tė rralla" (1841), siē kuptohet vagullisht nga ndoca prej pėrmendjeve tė historisė. Pritja botore e kėtij romani sqaron tej mase qartė ēka ėshtė thėnė pėr tiparin e dyfishtė tė suksesit tė tij. Nė njėrėn anė qėndronte suksesi i tij i pėrnjėmendtė si mjeshtėr nė gdhendjen e figurave tė personazheve tė ndryshme, pėrgjithėsisht groteske dhe fort shėmtaraqe. Ndėrsa nė anėn tjetėr qėndronte suksesi i tij mė i vogėl si mjeshtėr pėr gjithēka qė prirej tė kthehej mė sė shumti nė njė tregtar shėtitės (qė shet mallra tė lira). Nė tė vėrtetė, romani "Shitorja me gjėra tė vjetra, tė rralla", pėrmban humorin mė tėrheqės e mė tė pėrfytyruar nė tė gjithė veprat e tij argėtuese; nė asnjė vend tjetėr s‘gjejmė njė shėrbim mė tė pėrkryer se sa ai qė i bėn zoti Suivėl kusarit ose fjalimi qė zoti Bras mban nė varrimin e picingulit. Por, nė pėrgjithėsi, gojosjet dhe shoqėrimi, e bashkė me to edhe gjithēmos tjetėr nė roman, duket se gėlltitet nga subjekti i pėrvajshėm i Nelit7 tė Vogėl. Nuk ka asnjė dyshim se kjo femėr e pafat ushtroi ndikimin mė fatkeq nė gjithė pėrkapjen8 e veprimit letrar qė kishte Dikensi. Atij iu rrit mendja, pasi njerėz tė pamend i shkruanin letra nė tė cilat i pėrgjėroheshin me tė madhe qė tė mos e linte Nelin tė vdiste; nga ana tjetėr ai harroi se sa shumė njerėz me mend ekzistonin qė ecnin me shpresėn qė markeza tė mos ngjėronte vdekje nė jetė tė jetėve. Neli e Vogėl duhej mė shumė e vdekur, pasi asaj i kishte plasur cipa shumė kohė mė parė, duke u kthyer kėsisoj nė qenie tė papėrgjegjshme; ndaj, s‘mund ta shfajėsojmė Dikensin qė vazhdoi ta mbante nė hekė personazhin nė fjalė si shfaqje tė fuqisė sė tij krijuese. Me anė tė kėtij romani, ai po shfaqte prirjen pėr t‘u bėrė njė drejtues shfaqjeje dhe njėherazi magjistar, gjė e cila sqaron tė gjithė gabimet e vėrteta qė ai bėri gjatė rrojtjes sė tij.

    Afėrsisht nė kėtė kohė njė ngjarje tejet vendimtare ndėrpreu rrethanat e zhvillimit tė letėrsisė sė tij: kurrgjė tjetėr veē vizitės sė tij nė Amerikė. Ajo ishte paracaktuar tė ushtronte, veēmas pasojave tė tjera, njė ndikim tė drejtpėrdrejtė mbi librin tjetėr tė tij, romanin "Martin Ēazėlluiti" (1844). S‘do mend, nė kritikėn qė ai ia drejtonte demokracisė perėndimore kishte mjaft elemente praktike e thjesht vetjake. Ligji i tė drejtave tė autorit qė ishte kokė e kėmbė i padrejtė, apo qė ai ishte i mendimit se ishte tej mase i padrejtė, u kishte dhėnė mundėsi amerikanėve tė piratonin me veprat e tij mė tė njohura; dhe dukej se njerėzit me tė cilėt u takua atje, sipas mėnyrės sė tyre tė shpenguar, nuk ishin fare tė prirur t‘i kėrkonin tė falur pėr anomalinė e shkaktuar. Por pėr Dikensin do tė ishte mjaft e padrejtė tė mohonte se arsyeja dhe ndjeshmėria e tij qenė ngacmuar nga ndonjė ndarje e vėrtetė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Nė kulturėn amerikane, ose mė mirė me thėnė nė mungesėn e saj, kishte ca gjėra qė ai nuk pritej aspak t‘i kuptonte, por qė nė mėnyrė tė arsyeshme pritej t‘i mospėlqente. Liberalizmi i tij ligjebindės do tė trembej gjithsesi nga tipari mizor dhe pėrndjekės qė gjendej tek amerikanėt; pikėrisht siē do tė tėrhiqej nga egėrsia e irlandezėve apo dhe e italianėve. Por tek amerikanėt kjo veēori kishte lidhje me shoqėrinė e tyre qė dallohej pėr vrazhdėsi dhe pagdhendėsi, tė cilat nuk mund t‘i zbuste as tradita e as romanca. Atė e mėrziste, por edhe e argėtonte zakoni i amerikanėve pėr tė shprehur monologė9 idealistė solemnė dhe pėrdorimi qė ata i bėnin retorikės nė mėnyrė jashtėzakonisht retorike. Por tė gjitha kėto pėrshtypje janė tė rėndėsishme kryesisht ngaqė ndryshuan rrjedhėn e artit tė tij tregimtar dhe nxorėn nė pah njėfarė gjendjeje apo tė mete nė tėrė metodėn e tij tregimtare.

    S‘duhet harruar se tėrė kėta libra tė hershėm tė Dikensit, duke zėnė fill nga Pikuiku e mė tutje, janė serialė dhe tė ndarė nė pjesė. Ata priteshin me padurim tė madh pikėrisht si buletinet; dhe pėr kohėn shkruheshin pikėrisht me tė njėjtin nxitim, si edhe njoftimet e gazetave. Njėra prej pasojave tė kėsaj metode qe se e nxiste romancierin tė binte nė njė lloj ujdie dhe nė njė zakon pune tė veēantė. Dhe personazhet qė u pėrkitnin gjithmonė, nė shkallė tė ndryshme, romaneve tė tij mė sė pari sqarohen te "Martin Ēazėlluiti". Tirazhi i romaneve tė hershėm, paēka se pėrmbanin dy karikaturat e mėdha tė quajtura Lavarashi dhe zonja Ēadėr10, pėr disa arsye nuk kishin qenė edhe aq shumė tė mirėnjohura sa karikaturat e quajtura Babaxhani dhe zonjusha Skuiėz11. Dikensi po fillonte tė shfaqte disi kapitjen e tmerrshme, e cila s‘ishte veēse reagim i natyrshėm i punės sė tij tė palodhshme. Atė e kishte zėnė frika se mos lexuesi i gjerė ishte mėrzitur me librin; mbase pavetėdijshmėrisht atij iu mėrzit disi libri. Atij i pėrshkrepi nė mendje mendimi qė ta linte pėrgjysmė historinė e personazhit duke e pėrfshirė nė kujtimet e egra qė i patėn lėnė amerikano-veriorėt. Nė kuptimin komedian kjo ishte krejtėsisht e suksesshme; porse ia vlen tė vėrehet se Dikensi bėri diēka kureshtingjallėse, duke e shpėnė beftėsisht Martin Ēazėlluitin pėrtej detit nė Amerikė. S‘ėshtė edhe aq e lehtė tė pėrfytyrosh Thekerin tek e hedh tutje papandehur Pendenisin nga Mejferi12 nė zemėr tė Australisė, apo Xhorxh Eliotin qė e shpėrngul Feliks Holtin duke e flakur nė Polin e Veriut. Ndryshimi ishte pjesėrisht pasojė e karakterit dikensian dhe pjesėrisht pasojė e metodės sė botimit. Por s‘duhet harruar njė gjė: ekziston mė shumė se njė shembull qė pėrngjet porsi njė ndryshim pozitiv i planit nė historitė e Dikensit, i cili u mundėsua nga ky zakon i kryehershėm pėr tė mos e krijuar veprėn e artit mė sė ploti. Disa kanė hedhur mendimin se zvetėnimi i Bofinit nė krye tė herės ishte menduar tė qe i njėmendtė, ndėrsa fabula e tij e ngadaltė njė ndėrrim mendjeje: dhe e njėjta ide gjendet edhe nė rindėrtimet e "Eduin Druidit".

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga me te medhenjte e te medhenjve...

  3. #3
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Di dikush se kur e ka shkruar me sakte Charles Dickens-i librin e tij te pare ?
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

  4. #4
    Britani, 200 vjetori i Charles Dickens

    Britania shėnon dyqindvjetorin e lindjes sė Ēarls Dikensit, qė njihet si njė nga shkrimtarėt mė mirė tė gjuhės angleze. Evente tė ndyshme u mbajtėn nė Londėr pėr tė shėnuar kėtė pėrvjetor. Festimet u mbajtėn nga familja mbretėrore, princi Charles vendosi njė kurorė nė varrin e autorit . BBC citon se njė ngjarje 24 oreshė po merr jetė nga Shqipėria e dėri nė Zimbabve . Biografi, Simon Calloė, i cili mori pjesė nė njė shėrbim nė Portsmuth ku Dikens ka lindur tha se dita ishte tejet e mbushur. Shėrbimet e 200-vjetorit filluan me njė kurorė tė vėnė nga stėrnipi i Charles Dickens , Ian Dikens. Dikens ka lindur mė 7 shkurt tė vitit 1912 nė Portsmuth, nė bregdetin jugor tė Anglisė. Ai ka publikuar njė numėr tė madh tė tregimeve tė shkurtėra, dramave dhe dhjetėra novela tė mėdha si "Oliver Tuist" e "Pritjet e Mėdha". Puna e tij ėshtė influencuar nga vetė pėrvoja e tij jetėsore, duke u nisur nga njė djalėri e lumtur nė juglindje tė Anglisė, para se babai i tij tė futej nė burg pėr shkak tė borxheve, e deri tė varfėria nė tė cilėn u zhyt pastaj. Festimet pėrfshinė dhe njė vizitė tė familjes mbretėrore nė muzeun “Charls Dickens”, i cili u hap nė vitin 1925 nė shtėpinė ku ka jetuar shkrimtari nė vitet 1837-1839.

    ABC
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    David Koperfild*

    Kam lindur nė Blanderston nė Suffolk, ose “atypari”, siē i thonė nė Skoci. Linda pas vdekjes sė tim eti. Sytė e tim eti kishin gjashtė muaj qė ishin mbyllur dhe nuk e shihnin dritėn e diellit kur sytė e mi u hapėn dhe e panė kėtė dritė. Mė vjen ēudi edhe tani, kur rri e mendoj se ai smė ka parė kurrė: ēuditem edhe mė tepėr kur mė vjen ndėrmend kujtimi i turbullt i kohės sė vegjelėsiė, kujtimi i atij guri tė bardhė tė varrit nė varrezat dhe ajo ndjenjė hidhėrimi tė thellė qė mė pushtonte kur mendoja se ai gur qėndronte atje fillikat natėn nė errėsirė, kurse salloni ynė i vogėl ishte i ngrohtė dhe me dritė, nga zjarri dhe nga qirinjtė, dhe dyert e shtėpisė sonė ishin mbyllur me kyē e me lloz, pothuajse mizorisht, siē mė dukej nganjėherė.
    Njė teze e tim eti, domethėnė tezemadhja, -pėr tė cilėn do tė flas mė gjatė mė poshtė-
    qe ajo qė kishte mė tepėr rėndėsi nė familjen tonė. Mis Trotvudi ose mis Betsi, siē e quante gjithmonė nėna ime, kur arrinte tė mposhte frikėn e madhe qė i ndillte kjo grua e tmerrshme dhe ja zinte emrin nė gojė (gjė qė ndodhte rrallė), kish qenė e martuar me njė burrė mė tė ri se vetja, qė ishte shumė i bukur, megjithėse atij nuk i pėrshtatej aspak fjala e urtė e thjeshtė “i bukur ėshtė ai qė ėshtė i mirė” sepse dyshonin fort se ai e kishte rahur mis Betsin; bile njėherė kur ishin zėnė pėr ēėshtje tė shpenzimeve tė harxheve, ai kiishte marrė disa masa tė ngutshme, por tė prera, pėr ta hedhur nga dritarja e katit tė dytė. Kėto prova mospajtimi karakteresh e shtynė mis Betsin tė hiqte dorė prej tij, kėshtu qė ishin ndarė me dashjen e tyre. Ai kishte shkuar nė Indi me kapitalin e tij dhe atje sipas njė legjende tė ēuditshme qė tregohej nė familjen tonė, e kishin parė njėherė qė i kish hipur njė elefanti, i shoqėruar nga njė babuin (majmun), por unė mendoj se do tė ketė qenė njė babu (indian qė kish studiuar nė Angli) ose begum (zonjė fisnike angleze). Sidoqoftė pas dhjetė vitesh nga India erdhi lajmi se ai kishte vdekur. Asnjėri nuk di se ēfartė pėrshtypje i bėri tezes ky lajm sepse, menjėherė pas ndarjes, ajo mori pėrsipėr emrin qė kish pasur kur ishte vajzė, bleu njė vilė tė vogėl nė njė fshat buzė detit, larg nga vendi ynė, u vendos atje bashkė me njė shėrbėtore dhe pastaj e kaloi jetėn nė vetmi tė plotė.
    Mė duket se ajo e kish dashur shumė njėherė tim atė, por ishte zemėruar pėr vdekje me “tė qė ditėn qė ai ishte martuar pėr arsye se nėna ime ishte kukull prej dylli. Ajo nuk e kishte parė kur nėnėn time, por e dinte se kjo nuk i kishte mbushur ende tė njėzetė vitet. Im atė dhe is Betsi nuk u takuan mė kurrė. Ai ishte edhe njėherė mė i madh nga mosha se nėna ime kur u martuan dhe skish ndonjė shėndet tė mirė. Vdiq pas njė viti dhe, siē thashė edhe mė sipėr, gjashtė juaj para se tė vija nė kėtė botė”.

    *Marrė nga libri me tė njėjtin titull. Pėrktheu Vedat Kokona

    MILOSAO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •