Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 371
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Kracia(shtet) + Demos(popull) !
    nga italishtja vjen kjo fjale kshu?

  2. #162
    demokracise i mungon: LIGJI
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #163
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Demokracia eshte sistem me në themel ligjin dhe vetem ligjin!

    Në temen e hapur, mes të tjerash them: …Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë katraurë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan “ATA”që në ditët e para, me teorine e vendosjes së “tullës së parë më hile”, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri.

    Duke patur parasysh, që demokracia eshte sistem, eshte nje mekanizem në levizje, ajo sot ngjason me nje makine pa amortizatorë që jo vetem na ka troshitur në kete rruge 18- vjeçare, por edhe na ka shkaktuar plagë e trauma të rënda. Duke dalë nga personalja nga oborri yne, ose te pakten të nxjerrim koken në dritare e te shohim, ajo që une kerkoj dhe me shume njerez ndajme te njejtin shqetesim, eshte se mentaliteti dhe vetedija jone shoqerore, nuk po e ndihmon demokracine, por perkundrazi me servilizmat dhe lajkat ndaj shtetit, po e deformojme. Dikur, në diktature nuk na lejohej te jepnim mendime, nuk ishim të lire. Gjithçka funksiononte sipas nje doktrine famekeqe, por ama funksiononte dhe ishin gjithe mekanizmat e kontrollit dhe në keto kushte ishim të detyruar te thoshim se shteti i di vete punet e veta.
    Ne demokraci pushteti eshte i shkermoqur, me më shume liri e inisiative private dhe shteti eshte rregullatori, apo albitri. Por, duke i munguar shume elemente esenciale, ajo shenderrohet në diktature e nje lloji të ri, me “njeriun e ri” servil e hipokkrit, që duhet të mos hapë gojen, por t’a hedh vallen sipas oreksit të shefit të vet. Në kete menyre, me popullin takohen vetem njehere ne kater vjet. Pra, kush merr pushtet, mbledh rreth vetes shoke e fis dhe sillet me qytetarin si t’a kene prone, sillen me ligjin si t’a kene nje instrument magjik që ben pasuri per ta dhe mjet per te shkaterruar kundershtarin.

    “Amortizatori”, që une quaj dhe që ben që demokracia te ecë normalisht, eshte populli i organizuar në menyre te ligjshme dhe levizja qytetare, per te mbrojtur interesat e veta me te gjitha format demokratike, si kudo në boten e qyteteruar dhe jo letargjia.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Temë e përjetshme,që kur është paraqitur organizimi i parë shoqëror...
    Siç po e thonë edhe shumë komentues,shkaqet që nuk ka një demokraci çfarë do ta dëshëronim të gjithë,janë të shumta dhe komplekse,por marrë në tërësi,ato do të mund të përmbidheshin në këto më kryesoret:-zhvillimi i ulët social-ekonomik,kulturor,mungesa e tradites së jetesës në demokraci,tranzicioni i tejzgjatur dhe mungesa e theksuar e vullnetit politik të ish nomenklaturës komuniste të vendit dhe trashigimtarës së saj aktuale,që po manifestohet edhe tashti, me mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve,tensionim të panevojëshme të situatës,kontestim të gjithçkafit,përhapje të konfuzionit e tjera e tjera....

    Sa i përket konstatimit të fundit,më bëri përshtypje një vlersim i z. Pirro Priftit,analist politik,i shprehur në gazeten SOT të ditës së sotshme.
    Ja çfarë thot Prifti:"Lidershipi i së Majtës,e sidomos ai i Koalicionit Bashkimi për Ndryshim,është një nga lidershipet më refraktarë e më kokëfortë,e për pasojë nga më konservatorët që ka qenë ndonjëherë në të majten shqiptare:dhe kjo ka një shkak.Shklaku është se ky lidership është i ardhur dhe i komanduar në drejtimin e së majtës direkt nga Byroja Politike e PPSH së atëhershme me një mision të vetëm:-të vonojë demokracinë dhe të mbaj ate në tranzicion sa më gjatë të jetë e mundur"

  5. #165
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    (Ju vë në dijeni, per pergjigjen time, temes: "Cili nga anetaret ia vlen per politikan"?)

    Me shume respekt dhe dashuri, ju falenderoj per vleresimin dhe Ju them: Nuk jam ketu mes jush per politikan, sepse në të tilla kohë, nuk e bej dot!

    Kam tentuar te futem në politike, sepse nuk ke rruge tjeter per të bere per njerezit dhe komunitetin, por pashe që aty te duhej të zoteroje filozofine e putanave. Vetem ato, nuk kane dhimbesuri dhe gjithnje pa kurrefare emocioni shkojne gjithnje me fituesin, mbeshteten perhere tek me i forti, me i fuqishmi!
    Kjo tregon, se eshte berë aq shtërnguese morsa e jetës, saqë i gjori njeri, kapet tek e panjohura si mister... Të dobësuar në karakter dhe të dërrmuar nga tërheqja e karrocës së ngarkuar me aq shumë halle e probleme deri në gjunjëzim, njeriu i gjendur mes dilemash, kapet tek misteri i pritshëm, nëpërmjet asaj të panjohure, që me durim dhe shpresë pret nga e nesërmja kushedi sa e largët. Dhe… në je i hurit dhe litarit, në je dinak, i pabesë, gënjeshtar dhe i poshtër, kusar, shpifës, ziliqar dhe mosmirënjohës, në këtë fillim shekulli, je tamam për politikan. Njerëzia, çuditërisht përulet, ndaj këtij pushteti të tyre. Gjendet kështu, fare poshtë tyre, pa e ditur se cila dritëhije e çuditshme e psikikës, e bën të tillë ....

    Sinqerisht, më pelqen të jem në krye të halleve dhe shqetesimeve te njerezve, por jo per pushtet dhe aq më pak si politikan.
    Me shume respekt per te gjithe Ju!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 09-07-2009 më 05:10

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar Astrit :
    Kjo është përgjigj-ja e 100 pyetjeve tua dhe 100 pyetjeve të mia :

    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #167
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    I Nderuar Astrit :
    Kjo është përgjigj-ja e 100 pyetjeve tua dhe 100 pyetjeve të mia :
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
    Me Rrespekt : ILMGAP
    I nderuar mik te falenderoj dhe shpreh mirenjohje te thelle ndaj jush, per gjithe perpjekjet dhe punen fisnike që ben.
    Perzemersisht!

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    I nderuar Astrit!
    Ka kohë që po të ndjek dhe në shumë gjëra nuk bashkohem me ty.
    Po marr një citim tuajin.
    Sinqerisht, më pelqen të jem në krye të halleve dhe shqetesimeve te njerezve, por jo per pushtet dhe aq më pak si politikan.Në ç'pozicion tjetër mund të jesh në krye të hallexhinjve përveç se në pushtet e në politikë?!
    Ekziston vetëm një mundësi për mendimin tim.
    Të jesh në krye të një revolucioni për përmbysjen e kësaj klase që nuk do ti.
    Sepse ti thua që do të jesh në krye të këtyre hallexhinjve jashtë pushtetit dhe politikës por nuk na tregon se në ç'pozicion do t'i mbrosh ti këta hallexhinj?!
    Qofsh mirë!

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin

    Nëse më lejon i nderuar : Besoja të përgjigjem . . . :

    Në Pozicionin e një intelktuali , pasiqë populli ndëgjon intelektualët dhe duhet referuar diturisë ne si popull.
    Me dituri mund të arrish gjithqka , edhe pse nuk je në pushtet mund të arrish gjithqka me dituri , ndërsa ata që janë në pushtet (të paditurit) nuk do arrijnë asgjë përveq sigurimit të pasurisë familjes së tyre.

    Si u Sigurua kjo Pasuri ?!

    Kjo pasuri u sigurua duke bërë : Krime , duke vjedh popullin , duke rritur korrupsionin dhe të gjitha fitimet e korrupsonit hyjnë në gjepin (gjepat) e politikanit (politikanëve) , duke rritur varfërinë dhe duke pakësuar pasurinë e qytetarëve me rritjen e varfërisë ata që ishin të varfër vdesin dhe politikanët janë të lirë atëherë sepse vetëm ata që ishin të varfër ishin të "VETËDIJËSUAR" dhe duke pakësuar pasurinë , gjith kjo humbje e pasurisë shkonë në gjepin (gjepat) e politikanit (politikanëve) etj.

    Mund të jemë në krye të Hallëxhinjëve kështu . . .

    Hallëxhinjtë kërkojnë revolucion të mënjehershëm , dhe revolucioni thotë të rregullohen problemet , të riparohen etj., SI RREGULLOHEN KËTO PROBLEME ?Duke përmbysur qeverinë e paditur dhe duke i dhënë mundësi të qeverisin të diturit.

    Dhe një herë më fal që ndvrhyva i Nderuar : Besoja mes teje dhe Z.Kosturi por kisha një përgjigje që e prisja që sa kohë.Pasiqë ma donte mendja që do bënte dikush një pyetje si kjo.
    Nëse kjo përgjigje imja shkaktoi probleme të lutem Z.Besoja të më tregosh do e fshiej.
    Ju Faleminderit.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kemi mendime të ndryshme por natyrisht që të mirëkuptoj.
    Nuk konceptohet dhe të mendohet që të gjitha qeveritë janë të paafta,hajdute,të paditura.
    Pse vallë nuk ka intelektualë vëndi tonë?!
    Kundra shkrimin timim në këtë rast e bëra për të na thënë juve ose Astriti si hapësi i temës se kush janë të diturit që nuk po dalkan akoma.Na i thoni dhe hajde t'i vëmë në krye.Le të na udhëheqin.
    Po si thua ti?Deri tani ky popull nuk i paska dëgjuar intelektualët dhe do fillojë nga sot?!
    Për mendimin tim,më i padituri dhe i lënë në injorancë,është një pjesë e popullit që parapëlqen revolucionet,trazirat,djegiet e institucioneve ashtu si edhe ka ndodhur.
    Do kohë të ndërgjegjësohen njerzit dhe kjo ka filluar.

  11. #171
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Kemi mendime të ndryshme por natyrisht që të mirëkuptoj.
    Nuk konceptohet dhe të mendohet që të gjitha qeveritë janë të paafta,hajdute,të paditura.
    Pse vallë nuk ka intelektualë vëndi tonë?!
    Kundra shkrimin timim në këtë rast e bëra për të na thënë juve ose Astriti si hapësi i temës se kush janë të diturit që nuk po dalkan akoma.Na i thoni dhe hajde t'i vëmë në krye.Le të na udhëheqin.
    Po si thua ti?Deri tani ky popull nuk i paska dëgjuar intelektualët dhe do fillojë nga sot?!
    Për mendimin tim,më i padituri dhe i lënë në injorancë,është një pjesë e popullit që parapëlqen revolucionet,trazirat,djegiet e institucioneve ashtu si edhe ka ndodhur.
    Do kohë të ndërgjegjësohen njerzit dhe kjo ka filluar.
    Së pari të falëndëroj që e pranove përgjigjen time.

    Pse vallë nuk ka intelektualë në vëndin tonë ?!

    Vendi ynë njerëzit e diturit apo intelektual i ka lënë pas dore dhe i konsiderojnë si të paditur pasiqë e dijnë që janë shumë të mirë në fushën e diskutimit , dhe e dijnë që (të diturit) nuk kërkojnë ta ndryshojnë realitetin por punojnë siq është jo siq ju konvenon në interesa personale.
    Njerëzit e ditur tanimë janë të fshehur dhe nuk flasin sepse janë të nënvlerësuar , të nënqmuar dhe të diskriminuar nga mjedisi , shoqëria.
    Në popullin tonë (Shqiptarët) është krijuar vetëm një alternativë dhe ajo është Sali Berisha dhe kjo është një gjë e keqe sepse Shqiptarët nuk kanë zgjidhje tjetër veq Berishës , ne si popull duhet përmbysur qeverinë e tanishme (të paditur) që tanimë janë : PD,PS, LSI,PBDNJ,PDI etj., dhe të sjellin njerëz intelektual të ditur që do i zgjedhi vetë populli dhe jo regjimi apo imponimi.

    Ne na është imponuar zgjedhja e Sali Berishës

    Unë them se është inponuar kjo gjë , sepse nëse hiqet Sali Berisha është dhe më i keq (ndoshta) Edi Rama nëse hiqet Edi Rama është dhe më i keq Ilir Meta , nëse hiqet , nëse hiqet . . . pra kjo tregon se nëse vazhdojmë ne kështu me politikan të paditur atëherë do të falimentojmë , zgjidhja më e mirë është që në pushtet të hyjnë fytyra krejtësisht të rejatë ditura dhe me qëllim dhe vizion të qartë i cili është : Të Përmbush Interesat Kolektive Popullore dhe JO të Mirrem me Interesa Personale.
    Ju Faleminderit.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  12. #172
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin

    Ne na është imponuar zgjedhja e Sali Berishës

    Të Përmbush Interesat Kolektive Popullore dhe JO të Mirrem me Interesa Personale.
    Ju Faleminderit.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Mire mo mire po mos perdor ngjyren e kuqe se do te te akuzojne per bolshevik.
    Interesa kolektive popullore....pupupu. Lere se po me kujton ca fjale me "koo..".

    Nejse sa per temen, jo vetem ne Shqiperi po kudo demokracia eshte opiumi qe ka zevendesuar "zotin" (e kam fjalen per Europe-SHBA se andej nga Azia akoma jane me opiumin "fe"). Vetem se ne Shqiperi ky sistem eshte ne nivel banal kurse ne Europe ka klas. Prandaj dukemi si dele e zeze, jo se ata jane te bardhe, por dine te bejne makiazh.
    Nuk ka demokraci qe nuk funksionon, po ka shkerdhatokraci te pameshirshme. Prandaj nuk vlejne ato "interesat kolektive popullore".
    -

  13. #173
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Demokracia eshte sistem me në themel ligjin dhe vetem ligjin!

    Në temen e hapur, mes të tjerash them: …Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë katraurë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan “ATA”që në ditët e para, me teorine e vendosjes së “tullës së parë më hile”, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri.

    Duke patur parasysh, që demokracia eshte sistem, eshte nje mekanizem në levizje, ajo sot ngjason me nje makine pa amortizatorë që jo vetem na ka troshitur në kete rruge 18- vjeçare, por edhe na ka shkaktuar plagë e trauma të rënda. Duke dalë nga personalja nga oborri yne, ose te pakten të nxjerrim koken në dritare e te shohim, ajo që une kerkoj dhe me shume njerez ndajme te njejtin shqetesim, eshte se mentaliteti dhe vetedija jone shoqerore, nuk po e ndihmon demokracine, por perkundrazi me servilizmat dhe lajkat ndaj shtetit, po e deformojme. Dikur, në diktature nuk na lejohej te jepnim mendime, nuk ishim të lire. Gjithçka funksiononte sipas nje doktrine famekeqe, por ama funksiononte dhe ishin gjithe mekanizmat e kontrollit dhe në keto kushte ishim të detyruar te thoshim se shteti i di vete punet e veta.
    Ne demokraci pushteti eshte i shkermoqur, me më shume liri e inisiative private dhe shteti eshte rregullatori, apo albitri. Por, duke i munguar shume elemente esenciale, ajo shenderrohet në diktature e nje lloji të ri, me “njeriun e ri” servil e hipokkrit, që duhet të mos hapë gojen, por t’a hedh vallen sipas oreksit të shefit të vet. Në kete menyre, me popullin takohen vetem njehere ne kater vjet. Pra, kush merr pushtet, mbledh rreth vetes shoke e fis dhe sillet me qytetarin si t’a kene prone, sillen me ligjin si t’a kene nje instrument magjik që ben pasuri per ta dhe mjet per te shkaterruar kundershtarin.

    “Amortizatori”, që une quaj dhe që ben që demokracia te ecë normalisht, eshte populli i organizuar në menyre te ligjshme dhe levizja qytetare, per te mbrojtur interesat e veta me te gjitha format demokratike, si kudo në boten e qyteteruar dhe jo letargjia.

    Nejse tash po e kthjelloj pak se pse e kam perdor nja dy raste pasqyren e Robinson Kruzose, ne te cilin Premti e pa veten per here te pare, se ishte nje kanibal dhe prej atij momenti ai nisi te behej pak me njerezor.

    E njejta gje ka ndodhur dhe me ne (ndonese une e kam perdor vetem per Astrit K.), pra ishim nje popull i premtizuar dhe u desh qe te vinte nje Dhjetor i famshem, qe te na vinte para pasqyren dhe ta shihnim vetveten per here te pare se ku ishim katandisur!

    Ky tjetri, qe ne tru ka vetem tallash te vjeteruar dhe te kalbur te kohes se shkuar, thote se "demokracia eshte ligji"!

    Ligj kishte dhe ne diktature, mirepo nuk kishte demokraci, nuk kishte asnje shenje te jetes normale dhe sot ka me shumice prej atyre qe ende kujtojne me"mall" kohen kur xhaxhi tundte karafilat nga tribunat dhe Shqiperia ishte nje burg kolektiv.

    Ligje kishte xhaxhi-shoku, kishte parlament, kishte deputete, kishte qeveri, kishte ministra, kishte pushtet lokal, kishte polici e hetuesi, kishte prokurore e kufitare qe e mbanin syrin ne shenjester te pushkes, qe ta derdhnin plumbi pa pike dhimbje ne lule te ballit e ashtu kufome te merrnin zvarre neper fshatrat e qytetet-fshatra te Shqiperise - por nuk kishte liri, pra nuk kishte jete njerezore!

    Demokracia eshte njeriu, eshte shoqeria, eshte tradita e kesaj shoqerie! Nje individ i lire dhe i emancipuar, nje shoqeri e lire dhe e emancipuar, krijon shtetin demokratik, krijon shtetin ligjor, qe i garanton atij lirine si individ dhe lirine si shoqeri!

    Pra, ne duhet te behemi njerez, sepse ajo pasqyra e Premtit, vetem sa na u dha ne dore ne Dhjetorin e viti 1990 dhe dalngadale po shkeputemi nga kanibalizmi dhe po behemi pak me shume qenje civile!

    Mirepo per fat te keq, ka ende prej atyre qe pasqyra ju ka rene vone ne dore ose edhe me keq nuk ju ka rene ende dhe vazhdojne te bejne jete kanibali!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-07-2009 më 13:43

  14. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Postime
    114
    Per mendimin tim i mungon me kryesorja " Shqipetaret nuk e njohin Demokracine" dhe duhet ca kohe qe ta mesojne se c'eshte fillimisht , me pas te vene ne jete........

  15. #175
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    demokracise i mungon: LIGJI

    Ligji eshte themeli i demokracise, zbatimi drejte i tij më siguron lirine dhe te drejtat!

    Kush nuk kupton kete, nuk don demokraci, por kerkon anarshi, kerkon kaos dhe mjergull siç kerkon ujku, per te sulmuar kopenë!

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Postime
    114
    Ligjet jane por fajin e kane Maliqet dhe ne populli i thjeshte qe nuk ngreme zerin , sepse tek e fundit na pelqen qe ligjet mos te jene per te tere njesoj !

  17. #177
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Mr.DD Lexo Postimin
    Per mendimin tim i mungon me kryesorja " Shqipetaret nuk e njohin Demokracine" dhe duhet ca kohe qe ta mesojne se c'eshte fillimisht , me pas te vene ne jete........

    Te falenderoj Mr. DD!

    Konstatimi juaj eshte i drejte. Pergjithesisht, në shumicen e popullesise eshte nje gjykim per te ardhur keq, dhe per pasoje demokracia tek ne mbetet banale, primitive dhe gjeneruese e te gjitha krizave e veçanerisht asaj sociale që degjeneron në konflikt social.
    Keto vite, si njeri i letrave deri diku, kam studiuar bazat teorike të ketij sistemi dhe gjithçka ka ndodhur ne Shqiperi, që kurre nuk u vendos demokracia që aspiruam dhe kam arritur në konkluzionin se të tilla "demokraci" në thonjeza, kane nje cikel inkubacioni 7 deri maksimim 10 vjet dhe japin kriza fatale me pasoja veçanerisht per shoqerine.
    Shoqeria shpesh, duke mos reaguar behet pragu i vetevrasjes!

    Pershendetje per gjithe ata qe shprehin te njejtin shqetesim qytetar!

  18. #178
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    karakteristika te sistemit ligjor i nje vendi,qe pengon ecjen perpara te demokracise jane;

    1-karakteri teper i nderlikuar dhe kontradiktor i ligjit qe qon ne ngaterresa dhe arbitrate ne zbatimin e tij.
    2-njeanshmeria dhe tekat personale ne zbatimin e ligjit qe qojne ne vendime te paderjta si dhe ne zhvlersimin e ligjit dhe te sisitemit ligjor ne syte e njezeve.
    3-ndryshimet e shpejta dhe te rastesishme te ligjit qe te qojne ne uljen e aftesise te tij parashikuese dhe te qendrueshmerise se tij.
    4-karakteri i mbydhur i ligjit dhe i veprimeve te sistemit ligjor ,proqeset ligjore nuk jane te hapura per syrin e publikut ;ligji eshte teper i nderlikuar ,gje qe veshtireson komunikimin e tij me publikun.
    5-refuzimi ose paaftesia per te siguruar justifikimin per ligjet dhe vendimet ligjore.fshehja e qellimeve te verteta te ligjit.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Sepse ne nuk kemi identitet.E shkruajme historine me bojra kuq apo i kaltert,i zevendesojme te aftet me injorantet(sipas ngjyres).
    Dhe shkurt: cdo revolucion tek ne fillon me quoten ZERO.
    Dhe s'do behemi kurre,X zero=0.
    Shendet,varet nga te tjeret sepse ne 0 jemi.

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Per bombonen lepurushe,
    Per keto qe ke shkruar me larte,do t`i kepus veshet sa te vi ne Velipoje...(shaka)
    Jane gjera te komplikuara keto, per e rreth funksionimit te demokracise ne nje vend,sidomos per ato vende qe kane nje histori te hidhur te "demokracive popullore" cfare e kemi ne shqiptaret.
    Pastaj,duhet pasur parasysh se dmokracia eshte gjendje,nevoje,raport e marredhenie e njemije e nje faktoreve te kushtezuar nga specifikat,historia,tradita dhe kultura e nje vendi.
    Varesisht nga konteksti kohor nje regjim,sistem,pushtet,organizim shoqeror mund te cilesohet si demokratik,ndersa pas nje kohe,po i njejti vend me te njejtin sistem,pushtet e vlera tjera shoqerore merr vleresim krejte tjeter.
    Ta zame,pas LDB botrore,ne pjesen e qeverisur nga te ashtuquajturat demokraci "popullore",sllogani me i pertypur e keqeperdorur nga klikat e kuqe komuniste ishte;demokracia e masave te gjera popullore,e drejteperdrejt...e pallavra tjera te kesaj natyre,qe te vetmin qellim kishin maskimin e diktatures me te pergjakshme,me te paturpshme e me meskine qe njeh ndonjehere historia njerzore.Deri atje arriti puna sa shume shkrimtare,artiste,publicist,gazetar e bile edhe politikan te perendimit, filluan ne nje fare menyre te besojne ne kete lloj "katarsisi" njerzor dhe te ndikuar nga kjo propagande e ndyte,filluan t`ua rekomandojne edhe shteteve te evropes demokratike, si ilaq e mundesi per te tejkaluar barierat e problemet klasore,sociale,ekonomike e politike te shoqerive perkatese.Ka me dhjetra emra te medhej te artit evropian,sidomos ne France e Itali qe u vune pa vetedije ne sherbim te stalinizmit me te ndyte,e qe me vone rane edhe ne depresion per shkak te naivitetit ekstrem...
    Evropa e ndikuar nga keto genjeshtra,sikur filloi te besoje se vertete po ndodhte nje mrekulli,ndryshim radikal,sikur keta popuj po kyqeshin ne rrjedhat e zhvillimit e civilizimit dhe shkuan deri atje, sa filluan ti cilesojne si "demokraci te reja" e sllogane tjera ,me te cilat arsyetoheshin krimet,gullagu,spacat,goli-otokat e shume kampe tjera te perqendrimit ne mbare boten.E tera maskohej edhe me gjoja luften kunder elementeve fashiste e kolaboracioniste,maska keto qe sherbenin, per te perligje gjenocidin qe behej ndaj kundershtareve politik,armiqeve te klases,kultures,fese e kombeve tjera.
    Duhej te ndodhte Budapesti i 1956,Praga e 1968-tes,Avganistani i 1980-se ,Kosova e 1981-tes,Polonia e Gdanjski, qe Evropa plake te zgjohej nga pergjumja ku e kishte vu propaganda komuniste.
    Ndodhi qe shume shpejte filloi te kuptohet natyra e vertete e ketyre regjimeve dhe te fillohet seriozisht te mendohet per fatin e miliona njerzve ne keto vende.
    Arma me efikase, me legjitime dhe me depertuese, per masat e skllevreve te shtypur per 50 vjet ishte -lufta per lirite dhe te drejtat elemenetare njerzore e demokratike si;liria e mendimit,e shprehjes se lire,iniciatives se lire,liria e bashkimit sindikal e politik,liria e besimit fetar e shume te drejta e liri tjera te natyrshme per qenjen njerzore,e qe sistematikisht ishin shkelur deri ne ate mase sa qe njerzit e thejshte,ata proletaret e fshataret e "lire",gati se kishin humbur edhe sensin e kuptimin e nocioneve e te koncepteve elementare te lirise e demokracise..
    Keto nuk jane histori te imagjinuara,ato jane realitet qe shume prej nesh i kemi perjetuar me lekure e me shpirte per gati gjithe jeten.
    Prandaj,e nderuar bonbone e ju shume te ri te ketij forumi,keni kujdes e parasysh se cdo e keqe e madhe,gjithmone gjate historise njerzore cdokund,ka filluar me disa sllogane gjoja te pa fajshme si ;duhet permbysur ky e kjo e keta,sepse ata,ato e keta po na marrin frymen neve popullit te vuajtur proletar,fshatar qe e nxjerrim buken e gojes me djerse e mund e lot..
    Prandaj them une se, demokracine,rendin,sistemin e vlerave univerzale,lirite e te drejtat themelore te njeriut e te qyetetarit duhet mbrojtur edhe me cmim shume,shume te larte.
    Kjo eshte demokracia e nderuar bonbone...,jo brockullat per revolucione,permbusje,"barazi" apsolute,kampe te kmerr-ruzhe e flliqesira tjera, qe prap po na serviren nen masken e dorezave te purpurta....

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •