Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 371
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Hiq avatarin me pofium se me jep reksion, por dhe ty ti ul vlerat.Ne vend te astrit kosturi , mund te venbdosesh Fiku.Keshtu dhe shpeton kur te ofendojne, se dhe une nuk jam anesti_55 dhe ti s'do te jesh astrit,i po fiku.
    Ti or lale qeke nga ata kungujt qe jan pjek ne hije prandaj ke kto histerizma e reaksione. Perfito nga koha me diell dhe dil i her anej ka plazhi me mor pak rreze qe te piqesh mire.
    E di qe se ke fajin ti qe je pjek ne hije por xhaxhi, prandaj te them hik e piqu icik tani se po iku vera spiqesh dot mo per simjet.

  2. #142
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    demokratet jane te zgjuar, pse po qajne le ta zbulojne vete cfare mungon. ata bahen si inteligjenca leshi atje tek PD.

    e di qe do ti zbulojne por kur ti kete vajt inati ne maje te hundes shqiptarit

  3. #143
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    O zoti Anesti, ka tema pa fund në forum, dhe s'ka perse të futeni ketu në temen time vetem per zhurme. S'ka perse të shkarkoni ndaj meje, gjithe ate mllef të akumuluar, në një kohe që nuk dini asgje reale rreth meje.
    Mbase më ngaterroni me dike tjeter, kur mendoni se jam nga Berzeshta e poeteve martirë që ju nuk u dini as emrat. Keni pushkatuar padashur Bedriun, në nje kohe që fatin e keq e pati Vilsoni.
    Boll ti ore mos e zer me gojë BËRZESHTËN DHE GJAKUN E ATYRE HERONJVE se mbase ke duartrokitur kur ata dy martirë u flijuan për demokracinë.
    Bërzeshta është vëndi i njerëzve të mençur e patriotë dhe kur e zënë me gojë ata që s'e meritojnë Bërzeshtës i dridhen degët e rrapit shekullor.
    Pra edhe një herë të lutem mos i përmënd më heronjtë.

    Anesti Bedriu është vëllai i Vilsonit që edhe ky u dënua.
    E kuptoj që ishte thjesht një lapsus.

  4. #144
    shqipetar Maska e elza
    Anëtarësuar
    16-10-2007
    Vendndodhja
    Ne nje skaje te dynjase
    Postime
    134

    Inderuri zoti Astrit

    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Shqetësimi per mosfunksionimin e demokracise, eshte mbare shoqeror!

    Sepse kerkohet të promovohen e të zbatohen idetë dhe politikat, që bëjnë të mundur vendosjen e normalitetit politik dhe ekonomik, drejtësisë dhe dinjitetit të njeriut për një demokraci dhe liri reale, nëpërmjet zbatimit të drejtë dhe të barabartë të ligjit, nëpërmjet punës dhe barazisë sociale. Ky shqetesim lind në kushtet e deformimit të demokracisë dhe anarshisë e kaosit institucional, të degjenerimit të politikës shqiptare si pasojë e moszbatimit ose zbatimit të keq të ligjit dhe, si nevojë e njerëzve me shpirt të vërtetë demokratë.

    Si shqetësim i emigrantëve, që u dhimbset vendi i tyre tek vuan nga papërgjegjshmëria dhe arbitrariteti i atyre që kanë uzurpuar pushtet, nëpërmjet farsës demokratike. Si thirrje e intelektualëve, që ndjehen të fyer e të tëpërt në vendin e tyre, përballë demagogjisë dhe fasadës djallëzore të mediokritetit dhe dallaveres. Si klithmë e të aftëve, të rënë në dëshpërim nga pamundësia për të bërë më të mirën e mundëshme, në qytetet dhe fshatrat e tyre. Nga gulçi i devotshmërisë, i të ndershmëve dhe të drejtëve, që janë nëpërkëmbur dhe vënë në lojë në gjithë këto vite. Eshte shqetesim që lind nga zhgënjimi i thellë i njerëzve të punës, që janë vjedhur e përdorur sistematikisht nga politika. Lind si shpresë e atyre njerëzve që kanë ëndërruar demokracinë e vërtetë dhe janë sakrifikuar për të dhe për fjalën e lirë. Lind si optimizëm për të gjithë ata që kanë bërë një histori e karrierë personale e që kanë mundësi të bëjnë edhe për interesat publike, sepse besojnë në radhë të parë te aftësitë e tyre dhe te mundësitë që na jep vendi ynë, Shqipëria.
    Niveli me te cilin shkruani ju per kete teme sikur i paska mbingarkuar intelektualisht disa pjestare te ketije forumi. I lexova disa nga reagimet e tyre ndaj shkrimeve tuaja lidhur me kete teme dhe me erdhi keq qe ua paskeni dhene rastin disave ketu qe ta tregojne pamaturine e tyre duke u futur ne shtigje shum te komplikuara per mosformimin intelektual te tyre.

    Me respekt Elza!
    E pakta qe mund te beje njeriu eshte te tregoi ndershmeri!

  5. #145
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ajo që i mungon demokracisë shqiptare, eshte levizja, reagimi qytetar!

    Lëvizja popullore, apo reagimi qytetar, tek ne pothuaj eshte inekzistent. Jane qindra shoqata e krijesa, që deri më sot jane inekzistente dhe ata palo udheheqesit e tyre, kanë marre ndonje kocke nga pushteti dhe ju duket gjithçka në rregull, si shtepia dhe xhepi i tyre.
    Lëvizja, të jete e pakompromentueshme dhe në dobi të gjithçkaje që do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik në mënyrë harmonike në të gjithë vendin dhe të pandarë nga thelbi i ekzistencës tonë: jetës dhe cilësisë së saj. Gjithçka të jetë në funksion të jetës, të mjedisit ekologjik të saj, të mjedisit social e shpirtëror, të punës, shkollimit dhe edukimit historik e kulturor, kushte këto, për një mjedis të qetë, si pasojë e drejtësisë, barazisë dhe mbrojtjes së njeriut si qënie natyrore e shoqërore dhe e sigurisë së punës dhe pronës së tij.
    Çfardo padrejtesie, që ndodh në lagje, fshat, qytet, qark, apo një personi të vetem shoqeria mban sehir, paturpesisht argetohen dhe shtyjne kohen me hallin, problemin apo shqetesimin e tjetrit. Kuriozitet, thashetheme dhe asnje lloje reagimi, derisa i shohim të dhunuarit e shumte nga padrejtesia dhe abuzimi shteteror, rrugeve të Shqiperise dhe botes teksa flasin me vehte, nervaprishur e te turullosur!
    Kjo ndodh vetem me ne shqiptaret!
    Dhe gjithkujt, në kete llojë situate konfuze, do t'i vije radha, të jete në dhembet e abuzimit apo qendrimit arbitrar të shtetit.

    Pra, duhet të reagojme me idealizem, dhe jo të presim kur e kemi personale!

  6. #146
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    ajo qe i mungon shqiptareve ne radhe te pare eshte te pasurit e nje mendimi te tyre personal, te parit e menyres se jeteses ne shqiperi nga nje kendveshtrim realist. mjafton te lexosh disa poste ne forum per te pare mentalitetin arkaik. reagini qytetar eshte thelbesor per arritjen e nje shteti ligjor, por shqiptaret vazhdojne akoma te jene dele qe rendin nga pas intereseva te ngushta vetjake, te jene si delet e fiksuara me shtetin e njeshit, ne uzurpatorin e radhes te pushtetit, ta duartokrasin e ti thurin kenge....
    Ajo që i mungon demokracisë shqiptare, eshte levizja, reagimi qytetar!
    kush do reagoje? kta njerez qe kan frike nga hija e vete, apo militante te verbuar nga nje drite surrealiste qe ekziston vetem ne mendjen e tyre....
    Per te patur nje reagim qytetar duhet bere e nje perpjekje e fuqishme per te luftuar injorancen e pamase qe ka rrethuar qytetaret shqiptare...
    Liberté, égalité, fraternité

  7. #147
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Ajo që i mungon demokracisë shqiptare, eshte levizja, reagimi qytetar!

    Lëvizja popullore, apo reagimi qytetar, tek ne pothuaj eshte inekzistent. Jane qindra shoqata e krijesa, që deri më sot jane inekzistente dhe ata palo udheheqesit e tyre, kanë marre ndonje kocke nga pushteti dhe ju duket gjithçka në rregull, si shtepia dhe xhepi i tyre.
    Lëvizja, të jete e pakompromentueshme dhe në dobi të gjithçkaje që do t’i shërbejë zhvillimit ekonomik në mënyrë harmonike në të gjithë vendin dhe të pandarë nga thelbi i ekzistencës tonë: jetës dhe cilësisë së saj. Gjithçka të jetë në funksion të jetës, të mjedisit ekologjik të saj, të mjedisit social e shpirtëror, të punës, shkollimit dhe edukimit historik e kulturor, kushte këto, për një mjedis të qetë, si pasojë e drejtësisë, barazisë dhe mbrojtjes së njeriut si qënie natyrore e shoqërore dhe e sigurisë së punës dhe pronës së tij.
    Çfardo padrejtesie, që ndodh në lagje, fshat, qytet, qark, apo një personi të vetem shoqeria mban sehir, paturpesisht argetohen dhe shtyjne kohen me hallin, problemin apo shqetesimin e tjetrit. Kuriozitet, thashetheme dhe asnje lloje reagimi, derisa i shohim të dhunuarit e shumte nga padrejtesia dhe abuzimi shteteror, rrugeve të Shqiperise dhe botes teksa flasin me vehte, nervaprishur e te turullosur!
    Kjo ndodh vetem me ne shqiptaret!
    Dhe gjithkujt, në kete llojë situate konfuze, do t'i vije radha, të jete në dhembet e abuzimit apo qendrimit arbitrar të shtetit.

    Pra, duhet të reagojme me idealizem, dhe jo të presim kur e kemi personale!

    Pajtohem deri diku dhe mendoj qe thirrja juaj eshte e drejte, madje teper e drejte! Egziston nje lodhje shqetesuese, nje humbje ekuilibri, nje percarje qe cdo dite po perforcohet, ne popullsine shqiptare. Duke shfrytezuar efektin e kesaj vaksines qe na injektuan, seriozisht qe ky komb po abuzohet banalisht nga pushtetaret (kujtdo parti ti perkasin) dhe njerezit hezitojne te reagojne. Problemi eshte se cuditerish te gjithe flasin per politiken dhe askush nuk reagon ndaj saj. Problemi eshte se edhe per te reaguar, duhet nje orientim, duhet nje program, duhet nje plan, duhet nje force e brendshme. Eshte kollaj te rrezosh nje sistem, por me cfare do e zevendesosh? Kush do e zevendesoje? Cilat jane alternativat dhe sa efikase jane ato? ..dhe nderkohe qe numeron veshtiresite dhe mundohesh te vesh te gjitha pikat mbi I, nderkohe qe kerkon te gjesh kundra-vaksinen, aty perballesh me realitetin dhe ndalon, duke e pranuar ashtu sic eshte. Eshte nje dore e keqe qe e ka mberthyer kete shtet per 20 vjet dhe nuk po e leshon deri sa ta sakatoje komplet. Tashme shumica e intelektualeve kritike, jane te vetedijshem per kete. E prape, vec llafe neper tavolina e forume..

    E di c'me tmerron fare Astrit?
    Niveli berrnut i arsimit ne Shqiperi 10 vitet e fundit. Nuk ka gje me problematike sesa kjo. Te imagjinosh qe brezat e rinj, te cilet neser jane maturante, po rriten injorante dhe kjo po behet vetem me qellim. Sot nxenesit nuk pyesin per mesuese dhe as mesuesit per nxenesit. Te rinjte ndjehen te lumtur ne rrebelizmin e tyre, duke thyer cdo rregull e duke shijuar ate ndjesine e te ndjerit i rritur para vakti, ne abuzim e siper me pijet alkolike, drogen e seksin, por nuk kuptojne qe cdo dite qe po u iken (e qe nuk kthehet me) eshte nje hap me teper afer jetes se tyre qe do mbushet plot me vuajtje. Nderkohe qeveria nuk reagon. C'breza po rriten? Kush do drejtoje shtet e institucione? More e fundit fare, kush do te dije te drejtoje kritikat ndaj qeverive qe do vijne? Kush do dije te pyese e te kerkoje llogari? Sepse edhe te dish te pyesesh, duhet fort njohuri.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    E di c'me tmerron fare Astrit?
    Niveli berrnut i arsimit ne Shqiperi 10 vitet e fundit. Nuk ka gje me problematike sesa kjo. Te imagjinosh qe brezat e rinj, te cilet neser jane maturante, po rriten injorante dhe kjo po behet vetem me qellim. Sot nxenesit nuk pyesin per mesuese dhe as mesuesit per nxenesit. Te rinjte ndjehen te lumtur ne rrebelizmin e tyre, duke thyer cdo rregull e duke shijuar ate ndjesine e te ndjerit i rritur para vakti, ne abuzim e siper me pijet alkolike, drogen e seksin, por nuk kuptojne qe cdo dite qe po u iken (e qe nuk kthehet me) eshte nje hap me teper afer jetes se tyre qe do mbushet plot me vuajtje. Nderkohe qeveria nuk reagon. C'breza po rriten? Kush do drejtoje shtet e institucione? More e fundit fare, kush do te dije te drejtoje kritikat ndaj qeverive qe do vijne? Kush do dije te pyese e te kerkoje llogari? Sepse edhe te dish te pyesesh, duhet fort njohuri.
    Do të sugjeroja të hyje këtu : http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=111196

    Tani ke prekur temën që ka nevojë shumë për diskutim dhe që duhet dikutuar.

    Me të vërtetë këta fëmijë që shkojnë në shkolla nuk janë nxënës normal , këta kanë kaluar kornizat dhe mentalitetin e një nxënësi , kta janë shëndruar në fëmijë të parefeuar dhe të paekuilibruar , kjo sjell edhe devijimin e tyre .
    Fëmijët në këto shkolla nuk vijnë me qantën e mbushur me libra (dobiprurës) por me armë , duhan , lëndë narkotike etj. , vajzat vijnë në këto shkolla me elementet personale të bukurisë , që nevoiten për makiazh etj., klasët janë të zbrazëta (fatkeqësisht) kafenetë janë mbushura , të gjithë nxënësit (90%) e tyre e kalojnë shumicën e kohës (së shkollës) në kafene të dryshme , ku konsumohet alkooli , duhani etj., pra ku qëndron problemi këtu , pse nuk intervenon qeveria , pse nuk intervenojnë edhe prindërit , pse nuk vetëdijësohen nxënësit , këto janë disa pyetje ku parashtrohet të gjithëve .
    Kjo është një gjendje e mjerueshme dhe e devijuar , që i ka shpëtuar qeverisë së Shqipërisë (dhe të Kosovës) , siq i kanë shpëtuar shumë të tjera.
    Përderisa të gjithë e dimë që fëmijët janë ardhmëria e kombit , atëherë pse nuk i drejtojmë , pse nuk i ndihmojmë , pse nuk i shpëtojmë .
    Këto janë ato problemet që të tjerët i mbulojnë , i mohojnë , i anashkalojnë duke thënë ne kemi shtrruar kaq e kaq rrugë.

    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  9. #149
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    demokracia i mungon se me sa kam pare e kan keqkuptuar fjalen demokraci...

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Keto jane postulatet e Kosturit.

    Sistem, që erdhi para syve të ketij populli gojekyçur nga sistemi i kaluar dhe që akoma ka mbetur i fjetur, i pergjumur dhe i mashtruar sistematikisht. Sistem(demokraci), që erdhi bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e vet ekonomike, drejt lindjes, që sot ajo krizë eshte thelluar, është bërë rrezik edhe më evident, duke gjetur perseri forma te reja që ta paguajne popuj e kombe të traumatizuar si Shqiperia.
    Kemi krijuar një bindje të gabuar, se perendimi eshte perendia, drejtesia, shpirti, njerezia, demokracia etj. etj., ndersa lindja shihet me perçmim. Nuk jane të ndara me thike. Ka shqiptarë, që nuk e perballojne Ameriken: ka pune, kosto jete, ka taksa, rregull e ligj ....
    Per t'i renë shkurt, lindja ka qenë liberale në politike dhe ne ekonomi dhe kjo qe trampolini dhe vendi ku u bene programet dhe marreveshjet......
    Duke humbur orë të tëra, mbi gazeta, libra, apo forume, janë shume njerez si unë, që japin nje kontribut te madh per shoqerine.
    A ka populli, pra, neve mundesi të kerkojme, apo te ndikojme tek ligjvenesi, per ate çka na dhemb më shume në grupin tone, në lagjen tone, fshatin, apo per nje problemin tone te njejte?
    per mua vlerat e verteta te njerezimit nuk duhen kerkuar tek mbinjerezit, që me dinakerine intelektuale shtrydhin punetorin dhe fshatarin qe rraskapitet, por tek ai që në kantjeret e ndertimit apo ne fushat e agrikultures prodhon dhe nuk shijon gjithçka i takon.
    Populli, jo vetem nuk komandon, por eshte plotesisht jashte loje.
    Të rinjte duhet te reagojne te paret, ne menyre te ligjshme, te rregjistruar në gjykate si subjekt per kauzen që duhet te mbrojne, aty ku lind problemi i tyre, apo i dikujt që shkelet nga paligjshmeria, arbitrariteti e abuzimi shtetror dhe, jo me urdhera e financime nga jashte.
    Dhe ky suport, une mendoj se do te jete nje levizje qytetare opozitare dhe jo per pushtet, siç beri levizja demokratike(PD) e cila pranoi çdo kompromis vetem e vetem per kolltuqe.
    Per mua toleranca fetare, në Shqiperi nuk eshte problem, perkundrazi kjo harmoni dhe mirekuptim nderfetar duket si loje qesharake!
    Per mua Astriti eshte nje intelektual i prirur nga idete revolucionare komuniste.( eshte e drjta e tij)Ai kerkon qe morali i fashatarit dhe punetorit te jete shembull per intelektualin.Pra kjo klase te jete primare , pararoje e zhvillimeve shoqerore , kulturore ,ekonomike, politike etj.Pra te vesh gomarin para kalit.Ky kerkon qe kjo klase te kete nen kontroll ligjvenesin, por nuk na jep nje shembull si e perfytyron ai kete ndikim.Ne demokraci, masat mbrohen dhe kerkojne llogari nepermjet sindikatave , dhe nje here ne kater vjet ka ne dore voten.Me duket se keto arme mjaftojne.Por nese punet nuk shkojne sic duhet kjo ka te beje me cilesine e popullit.Ne jemi nje popull qe nuk e ka njohur kurre demokracine.Nje popull qe vetem 40 vjet me pare hyri ne reforma kulturore,por me nje indoktrinim komunist, qe percau popullin ne dy klasa antagoniste. Nje popull ku ju vu kazma edukimit shpirteror.Nje polull qe ne diktature godite rende intelektualin progresist.Nje popull qe u edukua me intrigen dhe ligesine per tjetrin.Nje popull qe filloi te mos besonte me dhe vetveten.Nje popull qe jetoi ne nje varferi ekonomike tragjike.Nje popull i izoluar ne kufi me tel korrenti, ne det me radar, ne ajer me zhurmues, ne toke me spiune, ne shtepi me njeri tjeterin!!!!Ky lloj populli nuk mund te prodhoje demokraci te mirefillte.Duhen vite. Por nje gje eshte e mundur qe populli duhet te pershpejtoje procesin e transformimit te tij. Te mos prese ndryshime graduale te standarteve te tij por te ndergjegjesohet dhe te beje si i thone intelektualet progresiste dhe nderkonmbetaret per te arrite kohen e humbur.Nese ato te thone te orejntohesh drejt perendimit nuk ka kohe per medyshje e per tu menduar apo me keq te shkosh drej kulturave e standarteve te vendeve arabe.
    Komunizmi ka epersi ndaj kapitalizmit se me propogande bene masat per vete dhe i mban ato ne disipline, por nuk e nxit individin per pune.Prandaj me kete edukim qe kene marre ne diktature ne jemi te prirur te bejme politike dhe jo te punojme.Tokat i kami dhe i leme pa punuar,fashatari s'ndjehet pronar i saj nga menyra se si e maori ate me rrevolucion dhe nuk e zhvillon ate, por shpejton ta shese e te hike per ne qyetet.Te gjithe presin te ndodhe dicka, nga qeveria, apo politikanet per ti nxjerre nga kolapsi, apo dilema, por nuk e kuptojne se e kane vete ne dore per te zgjidhe gjendjen .Te gjithe vrapojne drejt qyetetit ne nje kohe qe qytetari vete ,eshte i asfiksuar nga papunesia.E keshtu bien viktime e krimit droges degjenerimt shthurjes.Pa shikoni ne vendet kapitaliste merret njeri me politike keshtu si ne, apo e kane mendjen tek puna e shkollimi per te qene sa me te pregatitur.
    Prandaj porosia ime eshte, integrohuni ,pershtatuni dhe punoni aty ku jeni. Shkolle beni sa ju takon, sa jeni te nxene dhe jo per te shkuar per nje dilpllome, qe s'ju vlen.Fshatari te punoje token, qyetari te kape punen, te mesoje nje profesion dhe pa u paguar e, te ndjeke kurset e gjuheve te huaja. Keshtu mund te konkuroje dhe ne filialet e punesimit si brenda vendit dhe ne emigracion.Eshte e rendsishme te dishe, ne te kundert veshtiresite rriten.Lereni qeverine e qeverite,ato jane ne konkurence me njera tjetern, nga perplasjet e tyre populli fiton.Sa merreni me politike se cbejne Meta, Berisha apo Rama e Nano, eshte me mire te mendoni se c'do te beni neser ne mengjes per te ndihmuar familjen dhe veten.

    Persa i perket Astritit, une e kritikoj per indoktrinimin komunist qe ai injekton.Per prezantimin qe ai ben neprmjet avatarit me podium e mikrofon, sikur eshte ne nje auditor, gje qe stonon dhe na fyen..E kritikoj per perdorimin e fjaleve zonja e zoteri, pasi ne forume antaret perdorin dhe nicke si qe stonojne per perdorimin e ketyre fjaleve, ps.nuk mund te thuash zoti fiku32 , zonja arushe 21,zoti muslimani, zoti katoliku,zoti nazist e fashit, zonja qeflije,ejte.Forumet jane perfaqesime masive , pa diferenca, moshe, intelektuale, klasore etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 07-07-2009 më 19:38

  11. #151
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Boll ti ore mos e zer me gojë BËRZESHTËN DHE GJAKUN E ATYRE HERONJVE se mbase ke duartrokitur kur ata dy martirë u flijuan për demokracinë.
    Bërzeshta është vëndi i njerëzve të mençur e patriotë dhe kur e zënë me gojë ata që s'e meritojnë Bërzeshtës i dridhen degët e rrapit shekullor.
    Pra edhe një herë të lutem mos i përmënd më heronjtë.

    Anesti Bedriu është vëllai i Vilsonit që edhe ky u dënua.
    E kuptoj që ishte thjesht një lapsus.
    Pa lidhje fare....!!??
    Lexoj tek profili yt, se merresh me kulturen në Prrenjas. Më beri pershtypje, kjo gjuhe e perdorur nga ty që as i ke lexuar fare se çfar' kam shkruar une dhe kush eshte shqetesimi i sotem qytetar. Shqetesim që tregohet edhe nga nga numri kaq i madh i klikimeve në kete teme per gjashte dite.
    Megjithate, do të vi në Prrenjas të bisedojme nga afer, jo si "trim", por si njeri kurioz per te studiuar tipa e prototipa, dhe shpirtera të tille si Ju Kujtim Cami, që me thene të drejten më befasoni!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 08-07-2009 më 15:45 Arsyeja: ortografi

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    Budallenjte,

    qe jane me shumice kudo, e kurdohere
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #153
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Budallenjte,

    qe jane me shumice kudo, e kurdohere
    po kam thene une qe vetem ne kohen e xhaxhit bente rehat shqiperia; atehere hudhnin valle, tani vetem qahen. (do me vinte keq per veten, e ndonje tjeter ) pa keta qe votojne nje dite e presin kater vjet te tjere per te votuar, keta ta qajne ate kohe, se mendonte krietari per te gjitha hallet
    Summertime, and the livin' is easy...

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce Lexo Postimin

    ehe, ehe,...

    po ti per cfare po mendon tani cupke?

    sa ben bileta per ne ....?

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #155
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ehe, ehe,...

    po ti per cfare po mendon tani cupke?

    sa ben bileta per ne ....?

    mendoj sesi vetetinte sheshi perpara zgjedhjeve, dhe krietarka qe thoste: "e de, se dua te na vetetijne takat neser." Xhuxho, kerkon te cash ferren ti re?
    Summertime, and the livin' is easy...

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce Lexo Postimin
    po kam thene une qe vetem ne kohen e xhaxhit bente rehat shqiperia; atehere hudhnin valle, tani vetem qahen. (do me vinte keq per veten, e ndonje tjeter ) pa keta qe votojne nje dite e presin kater vjet te tjere per te votuar, keta ta qajne ate kohe, se mendonte krietari per te gjitha hallet
    se ke keq ti. ne nje figur autoritare duame, ashtu jemi te lumtur.

  17. #157
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce Lexo Postimin
    mendoj sesi vetetinte sheshi perpara zgjedhjeve, dhe krietarka qe thoste: "e de, se dua te na vetetijne takat neser." Xhuxho, kerkon te cash ferren ti re?
    ehe,

    pse ti kerkon te vish per ne ferre

    po pa taka,...

    se prish ekologjine e ambjentit fshataror krietaror...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #158
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    une thashe te cash ferren e ti kerkon te mbetesh ne ferre, lol
    Summertime, and the livin' is easy...

  19. #159
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    till nau, jemi ne ferre,

    tumorrou, mejbi,

    ti sma solle bileten qe ke premtuar

    j/k
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #160
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    ja se po i mbledh parate, se yve andej kujtoni se rriten neper peme
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •