Close
Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 371
  1. #81
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Per mendimin tim ne Shqiperi demokracia funksionon me shume se ne cdo vend tjeter.
    Cdo gje nis nga individi i thjeshte, cdo gje perfundon tek ai.

    Secili nga ne e ka egoizmin shume te theksuar dhe cdo gje e duam per vete dhe tani, per rrjedhoje kjo percohet drejt majes se piramides se zgjedhur po prej nesh.
    Secili nga ne do te ndihet mbret dhe jo pjese e nje komuniteti, dhe kjo gje percohet tek ata siper dhe normalisht ata do behen te tille.
    Secili nga ne do qe femijet tane te kene shkolle te larte pavaresisht sesa inteligjence apo vullnet te kete dhe kjo gje percohet te ata siper, dhe ne kete menyre krijohen disa universitete rrumpalle qe mban me leke ministrat.
    Secili nga ne do qe te veje ne spital dhe mos te mbaje radhe dhe per rrjedhoje te japim ndonje leke shtese qe te roja qe eshte ne hyrje, dhe kjo percohet te infermierja, doktoret, ministri etj etj.
    Secili nga ne kur i bie halli te perballet me gjykatat dhe nuk ka te drejte, e duam medoemos kete te drejte sepse na ben mire dhe nuk mund ta lejojme drejtesine te beje punen e vet dhe i biem shkurt, edhe kjo gje percillet siper.
    Secili nga ne kur ka ndonje pune me administraten per ndonje dokument, nuk pret dot radhen por i japim ndonje leke ndonjerit qe ta zere radhen para nesh. edhe kjo gje percillet siper si mesazh.
    Secili prej nesh kur vijne na kerkojne votat kerkojme nje vend pune per veten, dhe jo per komshiun, por mundesisht te veme ne ne vend te tij. Gjithmone kerkojme se cfare do beje nje parti apo tjetra per mua dhe nuk dua tja di se mund ti bej dem komshiut tim.
    Dhe se fundmi secili prej nesh nqs do kete sadopak pushtet, si fillim do rregulloje njerezit e vet me pune dhe pozite dhe nuk do i behet vone se cbehet jashte farefisit te tij.
    Vetem kur nuk kemi pozite fillojme shajme e bertasim sa te mundemi sepse na kane bere padrejtesi, nderkohe padrejtesite qe kemi bere vete nuk kemi mundesi ti shohim.
    Pra cdo gje nis nga Uni im i theksuar qe e transmetoj deri ne majen e piramides e cila e perkthen ne menyre perfekte mesazhin qe une i coj.
    Eshte diskutim i veshtire per ty dhe fakti që nuk mundesh të kuptosh as thelbin e problemit, nuk eshte faji im !
    Mtetet të thellohesh!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ndër hendikapet kryesore të demokracisë shqiptare,përveç faktorëve tjerë që po elaborohen nga shumë anëtarë e që deri dikund po japin tablon e plotë të çalimeve tona në këtë kohë post-moderne,mendoj se edhe një segment mjaft karakeristik për politikën shqiptare meriton trajtim të veçantë.
    Fjala është për ate se në Shqipëri, e mund të themi lirisht edhe në Kosovë e Maqedoni, shteti paraqitet shumë i brisht, në parametrat kryesor të funksionimit të tij -si garantues i vlerave themelore demokratike,pavarësisë së institucioneve , e sidomos atyre të drejtsisë.
    Ndërkaq, në anën tjetër të medaljes,te faktorët kryesor të organizimit shpoqëror,që nënkupton edhe të atij politik,si parakusht për një lojë demokratike,kemi një hiper-adrenalinë (figurative) në funksionimin e partive politike,sidomos të liderëve të tyre dhe grupeve të interesit që ato përfaqësojnë.
    Pse po ndodhë kjo ?
    Për mendimin tim,kjo ndodhë për shkak të uzurpimit të partive politike nga liderët e tyre dhe tjetërsimit të plotë të politikës nga jeta e problemet reale të atyre që duhet ti përfaqësojnë.
    Këta të ashtuquajtur "liderë" historik,partitë politike i trajtojnë si të ishin pronë private e tyre,si grupe të pastërta interesi ekonomik të grupit e të klanit të vet dhe të përkrahësve të tyre më fanatikë,
    e jo si grupe shoqërore,politike,ideologjike, me bindje,ideologji e program konkret për një qëllim publik e të ligjshëm.
    Për këtë shkak,shteti duhet mundësisht të jetë sa më i brisht,i pafuqishëm dhe mundësisht i tëri në shërbim të klanit të liderit....

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar : Anesti_55 Të Vlersoj për Fjalët e Thëna

    -Koalicioni i djathte nuk ka te njetin qendrim me popullin.Te besh opozite eshte tjeter gje, te percaktohesh si armik eshte perseri nje tjeter gje por te mohosh eshte karakter.Mund te jesh jashte dhe nuk ke info te sakte, kjo eshte persrei nje tjeter gje.I kemi permendur shtesat e rrogave, reformat ne arsim, lufta ndaj korrupsionit, pensionet gjithmone ne rritje, sigurimi i energjise 24 ore, investimet ne infrastruketure dhe me gjithe keto perfitoi dhe 4 miljard nga lufta e korrupsionit.Ketu nuk po permendim dhe vizionin me politiken e jashteme.
    Qytetarët e Shqipërisë ta kalojnë ditën me 80 cent në gjep.
    Gratë e Moshuara dhe të verbëra të rrahen.
    Të verbërit që kërkojnë të drejta të mos iu mundësohen dhe të iu cenohen
    Ministrat të përdhunojnë vajza të reja (ngacmime seksuale)
    Arsimtarët të përdhunojnë studente (ngacmime seksuale)
    Duke vdekur njerëz për arsye politike
    Uithers: Shqipëria ka një problem serioz me korrupsionin
    Duke parë udhëheqësit e shtetit duke kontrabanduar drogë
    Duke u vrarë fëmijët
    Duke u keqtrajtuar familjarët
    Sipas INSTAT-it, numri i të papunëve në vend në fund të vitit 2008 ishte saktësisht 141.495 vetë
    Problemet me Ujin
    Kemi probleme me Drita ende


    Te pakten krimet nuk i perkasin kurre atij qe eshte ne pushtet, por atij qe ka egon per ta marre ate
    I Nderuar Anesti_55 Mendoj se këtu gabohesh :

    Sali Berisha (që tani është në pushtet) shihen mjaft qartë krimet e tij në krye me krimin GËRDEC (të tregoj diqka : GËRDECIN asnjëherë nuk e kam përmendur).
    Korrupsioni (që shkon tek xhepi i Sali Berishës dhe PD-istave tjerë)
    Kriza , dhe Varfëria e shtuar. (Gjith ajo humbje e Pasurisë shkon tek Xhepi i Sali Berishës dhe PD-istave tjerë , dhe PS-istave).
    etj.

    Tendenca per te ndikuar ne grabitjen e votes me siguri do te kete, por fenomeni i blerjes tregon se kemi te bejme me mafie.Nese ke iluzione se e djathta paguan se eshte ne pushtet dhe krijon para,jo vetem gabohesh renede, por persrei mohon!!!!
    Të them unë blerja e votave është nga të dyja anët , viktimat në këtë vjedhje mund të jenë Partitë e Vogla.
    Mos harro dhe shpallja e votave të pavlefshme është keqpërdorim i votës.

    Te pakten mos na vrit shpresen.Rinia ka tendenca per te shkuar ne shkolla, 50 % e popullsise eshte ne emigracion dhe natyrisht do te perfitoje ne edukim. Ne forume shoh civilizim, por dhe cilesi intelekti, e kjo te jep shprese.
    Shkolla ? Kujt i thua shkolla ti? Këto nuk janë shkolla , këto janë biznese ose më mirë janë pika krimi.
    Institucionet Shkollore - Qendra Kriminale
    Ja një link ku flas për këtë problematik :
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=111196
    Tek emigracioni ke të drejtë , por tek forumi do shohësh që e ke gabim.
    E din je i 4 apo i 5 ti që flet me mua dhe nuk përdor termet e ofendimit.

    Perseri mohon. E them me kopetence pasi e njoh mire qytetin tim, si ta kalosh ate ne nje skaner, jam ne kontakt te afert me te dyja palet. Kam verejtjet e mija per PD, nuk kane pushtet dhe kur jane ne magiorance,per me teper jane vasale te tyre pasi e dine mire te keqen qe te vjen nga i ligu, etj..., por kurre nuk mund te them se jane mafioze.Jo, jami i bindur. Te mos te duket e thjeshte ti kundervihesh trashegimtareve te diktatures.Jane shume te rrezikshem.Ndoshta PD e rretheve te tjera mund te jene me aktive, me me personalitet, por Durresi eshte ashtu sic e thashe une. Megjitheate une jam i bindur se PD ne pergjithesi eshte produkt i punes se nje grupi shume te vogel ne PD qendrore.Pjesa me e madhe e tyre kerkojne te perfitojne me pushtetin, por Berisha kryesisht i pengon ato. Ky njeri eshte midis dy falkeve , brenda PD dhe oposites.Por pikerisht une guximin e ketij njeriu ne nje terren krejt te pafavorshem per te , me ben te dyshoje per teorine gurbacoviane.Nga pushteti i Berishes sistemi i drejtesise , ky pushtet i dyte dhe me i rrezikshmi, nuk u prek aspak, por dhe personazhet vip te politikes se majte nuk i ka gjete asgje.Pra kemi pase vetem retorike.Ish pronaret thellojne humbjen e prones,per me tepre lejon nje proces korruptiv dhe ne procesin e kompensmit ku perseri marrin ato qe skane pas prone. Te presekutuarit, nuk integrohen.Berisha ka nje te mete te madhe duke u nxituar ne venien e epiteteve kundershtarit politik, apo perkrahesve te tyre, duke u prishur rende me to.Ai sillet si ekstremist i djethte kur flet, por ne realitet, nuk i cenon ato kur ka pushtet.Nen pushtetin e Nanos . ne tete vjet bisneset ne kembim te korrupsionit paguanin gjoba, miljona para nen dore, me Berishen nuk di qe ndonjeri te jete trajtuar keshtu.

    Të Dy Partitë janë mafiozë , duke mos i muguar asgjë (vetëm duke i shtuar) atyre që kalben nëpër burgje.
    Koha e Nanos ishte kohë tjetër , koha e Enverit ishte tjetër , koha e Sali Berishës është tjetër mundoheni ti kuptoni këto gjëra , në një kohë nuk kishte TV me ngjyra vetëm Bardh dhe Zi (siq shohim ne tani) tani ka dhe TV me ngjyra (HD).Pra Sali Berisha gjatë gjithë qëndrimit tij në Stolin Politik duhet të ketë reforma në një vend , dhe reformat e tij janë shumë të vogla dhe them të pa nevojshme.

    Ti largohesh te dyjave eshte e pa mundur, pasi keto jane dy formacionet e politikes shqipetare. Jam dakord nese do te shpresonim ne reformimin e se djathtes. E per kete gjykoj te gabuar lergimin e elementeve me vlere prej saj, duke krijuar pole te tjera.Ato duhet te luftojne me guxim brenda PD e jo ta braktisin ate.Keshtu do te kemi nje PD, pa nje tolerance natyrale dhe disa grupime alla shqipetareshe, ku te gjthe duan te jene te pare.A mund te me thote kush se cfare ndikimi do te kene ne politike tashme personalitte si Ngjela, Zogaj, Bace etj?E keshtu une mendoj se shqipetaret humbasin me shume.
    Unë largohem nga të dyja anët , ngjyrat politike sepse në ato anë dhe në ato parti nuk shoh njerëz që synojnë Interesat Kolektive Popullore , unë në ato dy parti shoh vetëm interesa personale , vetjake .
    Ndërsa populli duhet të presë diqka më shumë (dhe unë jam popull) , duhet të kërkojmë njerëz të ditur dhe jo të qeverisemi nga njerëz të 10tës , të qeverisemi nga njerëz që dashurojnë popullin e tyre dhe jo nga njerëz që e vrasin popull e tij, pra unë personalisht kërkoj që emrat e partive të mbesin po anëtarët e partive të falimentojnë dhe ta kalojnë jetën siq e meritojnë.
    Dhe kërkoj që në dosjen e re të hapur në politikë të figurojnë emra të njerëzve të shquar , të ditur , të ndritur dhe të dashur.

    Të përgëzoj dhe një herë për përgjigjet e dhëna nga ti , dhe që nuk përdore termet ofendime.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #84
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Pershendetje dhe pergezime z. ILMGAP, per angazhimin tend serioz!

    "Një Sëmundje e vështirë kërkon një ilaç të rrezikshëm.
    Kur diktatura është një fakt, revolucioni bëhet një e drejtë".
    - ky eshte statusi i profilit tend dhe shpreh gjithë perpjekjet e tua, per ta shpetuar kete demokraci thellesisht të deformuar.
    Pra, të ndergjegjsohemi dhe t'i bejme presion politikes, që diktatura kurresesi të mos behet fakt.
    Ky eshte kontributi yne qytetar!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Eshte diskutim i veshtire per ty dhe fakti që nuk mundesh të kuptosh as thelbin e problemit, nuk eshte faji im !
    Mtetet të thellohesh!
    Zoteri pyet ne postimin e pare se cfare nuk shkon ne funksionimin e demokracise ne Shqiperi. Dhe te dhashe nje pergjigje qe eshte shume e thjeshte, pasi ketu problemi qendron gjithmone te egoja dhe tek individualizmi i njerezve. Nuk eshte e thene qe duhet qe gjithmone te shash partine ne pushtet per ti veshur fajet e mosfunksionimit te shtetit pasi ne njelloj jemi nen cdo parti. Edhe nje shprehje e njohur per ju qe ose nuk doni ta kuptoni shkrimin tim ne teme, ose doni qe tema te marre vetem drejtimin qe ju kerkoni qe ajo te marre.

    CDO POPULL KA QEVERISJEN QE MERITON.

    Gjithe te mirat

  6. #86
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    asgje nuk i mungon demokracise shqiptare per mendimin tim

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Une demokracine e kuptoj thjesht dhe qarte qeverisje e popullit sovran. Besoj ky eshte pak a shume nje perkufizim i thjeshte i demokracise. Ti si mendon cfare eshte demokracia??
    Po me pelqen kjo shprehje!!!Por duhet me e saktesuar.Qeverisja eshte produkt i sovranietit shqipetare.Per te shkuar me tej , po ju jap nje shembull. 80% e poullsise ne fshat, ka marre pronen e tjeter kujte, pra e pelqeu kete lloj grabitje qe u krye ne favor te tyre duke perdore demokracine e sovranit. Pra me sovranitetin e nje populli 80% hajdut.Pjesa tjeter e popullit jane ish dhunuesit dhe te dhunuarit plus te reformuarit. Institucionet e drejtsise, dhe administrata jane ne ngjyrat e te pareve e keshtu shohim qarte se ato kane vene pasuri kolosale .Kryesish te majtet vijne si trashegimtare te te pa brekeve. Dhe keto,ju bashkuan te pareve prej nga kishin prejardhjen,e grabiten pasurite e pronareve, nepermjet ligjeve qe i bene vet.Atehere kemi te bejme me nje sovran made in albania 90 % hajdute, e ne nje terren te tille minoranca e pastert nuk ka fuqi te ndryshoje asgje.Ketu s'ka si te funkesionojne rregullat e lojes. Si thoni ju ?Natyrisht nuk mund te pergjigjeni.Shume nga antaret mbajne ere dhe na japin leksione per demokracine.Bobobobo. Atehere do te presim qe kush eshte pis te vetepastrohet, por deri atehere kane shkuar per lesh disa breza.Kush e ka lene shqiperine ben mire te mos ja shohe bojen me. Nese do te kthehet, o pretendon te behet pis, o do te parnoje te jete viktime. Ato qe jane ketu jane banore te nje mocali te shekullt XXI
    Ju faleminderit dhe nese me fyeni!!!

    Besoj se ketu ka dhe ndonje pergjigje per ILMGAP
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 03-07-2009 më 11:24

  8. #88
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Troç, kjo eshte tallje dhe jo demokraci!

    Levizjet demografike drejte qyteteve, Tiranes dhe me tutje drejte metropoleve te botes, kanë sjellë nje shterje intelektuale. Në fshatrat e Shqiperise dhe në të ashtuquajturat qytete te vogla, gjendja eshte dramatike: Disa çapaçulë dhe matrapaze hajdute të krijuar në gjithe keto vite, rrotullojne edhe situaten politike, gjithnje në favor të ladrokracisë mafioze të krijuar në kete vend.
    Pergjegjesia, para kombit u bie, intelektu-aleve që shoqeria ka investuar dhe ata nuk e kane luajtur rolin e tyre ne kete tranzicion. Tirana ka njertez te mençur, ka akademike dhe elite intelektuale, që tek populli nuk e kanë perçuar të verteten e katastrofes tone shpirterore, ekonomike dhe sociale. Asnje lapsaxhi, nuk eshte bere burre të thoje se gjithe ky kaos ndertimesh do jap efekte katastrofike per ekonomine kombetare, kthimi në konsumatorë po gjithashtu. Blerja nga Shqiptaret e makinave të vjetra, makinerive dhe hedhurinave të botes, janë humbje të kapitalit shqiptar. Gjithashtu mund te rreshtohen pafund veprime e qendrime antishqiptare e antikombetare, veçanerisht me pronen. Shitja e resurseve mbi dhè e nëntokesore, konçesionet dhe gjithe kontratat skllaveruese, absorbimi nga pushteti, i krereve sindikalë apo të shoqerise civile, si dhe perjashtimi dhe goditja e çdo qendrimi shqiptar e nacionalist, e ka renduar së tepermi situaten. Pra, demokracia shqiptare eshte topalle, asaj i mungojnë disa shtylla, që kane te bejne me emrin "sindakat", per t'u ngritur më kembe e per te ecur normalisht. Pra, Pavaresisht se ç'forca vijne në fuqi, intelektualet dhe shqiptaret e vertete, kane shansin historik, të organizohen në favor të rilindjes së një reagimi permanent qytetar.
    Ajo që eshte shqetesuese, mbetet situata dramatike dhe qesharake, si më poshtë:

    ...Njerëzia ka qejf të perceptojë gjithçka sipas mënyrës së vet dhe, përpiqet t’i përkthejë fjalët dhe bëmat e të mëdhenjëve, po sipas oreksit të tij. Sepse absurdin e ka bërë mënyrë jetese. Sepse ka dëshirë, t’i ngjajë dhe të imitojë të zotin. Se marrëzitë e zotërisë, nuk vlejnë asnjë grosh, pa budallallëqet e shërbëtorit... Dhe kështu turma qesh e zgërdhihet. Njëkohësisht “amin o hoxhë” dhe bashkohet në refrenin e të Madhit “tra-la-la, zura një galë”. Kjo sjellje tragjike, tjetërsoi identitetin dhe individualitetin tonë, duke e lidhur ekzistencën me udhëheqësin si qënie hyjnore, të pazëvendësueshëm…
    Ambientohemi me qesharaken dhe pastaj e shohin veten të mahnitur, n
    ë mbretërinë e rastësisë. Në atë mbretëri, ku të pushtetshmit, janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe neve na kanë gozhduar gjithashtu, në disa zinxhirë me hallka të tilla që të kujtojnë vargonjtë. Vargonj, të tanishëm. Të rinj, por dhe të tillë, që vijnë si medaljonë kafkash e skeletesh kërcënues nga thellësitë e vdekjes..."

  9. #89
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike

    ËSHTË LUFTA FINALE
    VENDIMTARE MBI DHE
    INTERNACIONALE
    DO JETË BOTA...........E Z. ASTRIT KOSTURI
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Po çfar thua o SHOKU Astrit se na e hoqe petllën fare.

  10. #90
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Problemi eshte i thjeshte: Pse nuk funksionon demokracia, çfar' i mungon ?

    Per qorrat dhe horrat, per gangesteret e kohes së Luterit, per ata që nuk duan të shikojne dhe degjojne, s'ka asgje per t'u shqetesuar. Per mua dhe shume e shume shqiptarë kudo gjenden, eshte teper alarmante dhe shqetesuese kjo situate konfuze, ku funksionon vetem retorika dhe asgje nuk funksionon. Kaos...anarshi! Shko tako parlamentarin, prefektin, ministrin, shefin, kryetarin e kë te duash! Ai, të degjon dhe pastaj fillon nga hallet e veta: S'kam çfar' te bej- thote ai. Se... ka nje mangesi ketu e nje vakum atje. Pata edhe une nje problem, - vazhdon i Madhi. Tregon historine e vet dhe fillon qahet se asgje nuk funksionon. Po populli, qytetari, njeriu i thjeshte? A e dini seç heq ? Veç tallje e shkelje behet mbi të..!
    Pafundesi eksperiencash kam parë, më shkruajnë dhe më thonë nga anë të ndryshme te vendit! Kush jam une? Njeri, që jetoj dhe punoj si shumica e shqiptareve, veçse atë që shoh, e ndjej dhe e bej problemin tim. U bënë shume vite të tillë dhe tani mendoj se kesaj situate të absurdit duhet me i dhene fund.
    Si?
    Ajo që nuk funksionon duhet të vihet në punë: Pergjumja, letargjia, heshtja e frikshme dhe trauma shpirterore, duhet të shkunden e të gjenerojnë energji. Siç kam shkruar më lartë: në rrugë demokratike, atje ku lind problemi, lind edhe reagimi qytetar!

    Pershendetje per pjesemarresit në temë dhe per lexuesit e shumtë! Faleminderit të gjitheve!

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Per ate pjesen me te zeza, ke ndonje ide konkrete apo edhe praktiken e ke si teoria ti
    Po kam dhe shum te detajuar biles, por nuk mund ta them sepse do krijoj shum kofuzion tek lexuesit, dhe do fillojne te me kryqezojne sic thua edhe ti.
    Kur ti vije koha do ta marresh vesh patjeter.
    Te gjitha enderrat i kam kthyer ne realitet, prandaj edhe kjo eshte e destinuar te realizohet, dhe i vetmi difekt eshte financimi fillestar qe kap nje shifer me shum zero.

  12. #92
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike
    ËSHTË LUFTA FINALE
    VENDIMTARE MBI DHE
    INTERNACIONALE
    DO JETË BOTA...........E Z. ASTRIT KOSTURI
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po çfar thua o SHOKU Astrit se na e hoqe petllën fare.
    Z. Kujtim!
    Shoqeria shqiptare, nuk ka nevoje të trembet më, mjafte e trembur, e frikur dhe e terrorizuar eshte. Pikerisht, kete kane bere sundimtaret tane: Ne vazhdimesi, ketij populli i tregojne gogolin, i shkaktojne viktima dhe pastaj i kujtojne kafka dhe eshtra, i kujtojne '97-tën që vetë e benë, rreziqe dhe luftra finale, siç tund ti gogolin tend. Ndoshta, ngaqë me gogolin, na kane rritur që në djep, që të beheshim trima medemek.
    Kur hapa temen, mes saj kam edhe ato kater rreshtat e pare që ti ke shkeputur nga konteksti per t'ia bashkuar qelimit tend, pra per ta parë boten deri tek vetja.
    Janë me dhjetera mijera njerezit e mire, që duan të njejten gjë si unë, të jene realisht aktore e kontribues në shoqerine demokratike dhe të civilizuar, por thekesoj se jane edhe të veshtire, ngaqe jane zhgenjyer dhe rizhgenjyer disa here. Kane nevoje ata që të njohin edhe Adams Smithin...!
    Shpresoj të jesh, që në kete vend të behet më e mira per të gjithë dhe jo në sherbim të atyre që na hanë shpirtin perditë!
    Te pershendes!

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    Pershendetje z Astrit,une do thoshja shum gjera qe i mungojn demokracis te ne, por jan shum per ti permendur ne pak rrjeshta, dhe per kete po cek ato me kryesoret , sipas mendimit tim;

    1 Njerzit ne Shqiperi nuk din se kush jan dhe nga vin ( nuk njohin historin e tyre )ose e njohin shume pak, dikush mund dhe te qeshi, por historia luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e nje vendi, fjala vjen nese vllezrit tan qe po asimilohen jasht kufijve,po bien pre e mos njohjes se historis dhe rrenjeve te gjiuhes qe ata flasin,HISTORIA rrit krenarin dhe na tregon se si te mesojm nga te paret me bemat e tyre dhe gjithashtu ne pergatit te mos biem pre,nga pesimet e te pareve tan.

    2 Eshte se ne Shqiperi nuk ka demokraci ne familje (te pakten brezat para 90)familja eshte shkolla e pare dhe nese femijet nuk rriten ne nje ambient demokratik,ku te respektehot dhe fjala e tyre te merret parassyh dhe mendimi i tyre,kjo gje do i bente ata njeres te lire dhe do respektonnin dhe lirin e te tjereve, po tek ne ne te shumten e rasteve, per fat te keq Familja eshte akoma ne faza primitive, ku vetem i zoti i shtepis ka te drejten per gjithcka, qe ndryshe perkthehet ,tension,presion,stres,dhune,dhe te gjitha keto reflektojn dhe jashte familjes, mbase me shum nga qe ne mund ta hamendojm.


    3 Eshte se njerzit e kan keqkuptuar fjalen demokraci(nga mungesa e dijes ndoshta)demokraci nuk eshte ushqim i shpejte qe duhet fituar me cdo cmim dhe me ate qe denegjeron,por eshte pune e shpejt, me rregulla, me vlera,me nder, burreri, mirsjellje dhe gjithmon ne respekt te ligjit.
    Dhe e katerta i nderuari Suliot:

    Edhe me pak mjete njeriu mund te diturohet,ne qoftese e deshiron kete gje.Varferia nuk eshte justifikim per injoranzen.

    Ka te drejte ILGMAP,do kthehemi ne origjine,dhe ke shume te drejte Suliot por disa demokracine e kuptojne DOKRRA.

    Ju ecte mbare ne jete.

  14. #94
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ajo, që na dhemb të gjitheve, që duhet të na bejë të ndjeshem të mëdhenjëve dhe të vegjëlve, eshte fakti se eshte prekur thelbi i ekzistences tone: JETA DHE DINJITETI NJEREZOR !
    Edhe në lufte të kishim qënë keto vite, nga fronti nuk do të kishin ardhur kaq shumë informacione dhe bilance te tilla humbjesh njerezore dhe materiale.
    Edhe gjallesat (bimë apo kafshe) reagojnë:
    ... Besoj, se e keni vënë re, edhe pas një shtërngate të stuhishme…?! Pasi ajo ka pushuar, kemi parë të jetë goditur në mënyrë të pamëshirëshme, jeta e gjallesave. Kemi parë, sipërfaqe pellgjesh me shumëkëmbsha të butë, vemje, larva e milingona. Por të mbledhura të gjitha së toku, si lëmsha që notojnë mbi këto pellgje dhe, ashtu bashkë deri në tharjen e ujërave nga rrezet e diellit. Kanë formuar koloni edhe njëqelizorët …!!? Volvokset! Vetëm në emër të jetës! Për ta mbajtur në ruajtje jetën, si të vetmen dhuratë të natyrës, që jepet vetëm njëherë.
    Po njeriu, duhet të durojë pafund këtë deformim të tillë, ngaqë është i pafaj?
    Apo të presë derisa t’i shkruhet epitafi?...
    .

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    (Sa për hyrje në temë!)

    Nga: Astrit Kosturi


    Mos të na çudisin ndonjëri, të na mbush mendjen se jetojme në demokraci!
    Se gjithë kjo, katraurë dhe liri darviniane, është demokraci, se gjithe kjo rrapëllimë retorike për gati 20 vjet, eshte e shumepritura demokraci. U bë kohë e gjatë, që veçanërisht pjesa e mençur e kësaj shoqërie, ka ngrënë sapunin për djath, teksa përpëlitet nën morsën shtërnguese të uzurpatorve dhe grabitësve të kësaj gjëje kaq të çmuar, të këtyre ndjenjave të bukura të shqiptarëve, të mbajtura të burgosura për dekada me radhë.
    Kaq budallenj dhe të cektë paskemi qënë, teksa si një popull i tërë vetëm kemi shpresuar në inaktivitet dhe në pritje se do vinte si dhuratë, si keqardhje e të tjerëve për vuajtjet tona pafund? Gjithnjë pritje, gjumë dhe përgjumje rreth llafeve dhe thashethemeve të llumit të kafesë, në lokalet pafund.
    Dhe nga ana tjetër, ustallarët e pangopur për sundim e pasuri dhe elita mafioze politike e bërë tashmë anishqiptare dhe antikombëtare, u vu në shërbim të vetes së tyre dhe të huajve. Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë më hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri, të ardhur bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e thellë ekonomike, që sot është bërë rrezik edhe mw evident.
    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
    Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.
    Pershendetje Z. Kosturi

    Demokracia eshte nje sistem qe çdo shtet duhet ta kete si baze te patundshme.Ku te gjithe pjesetaret e shoqerise kane te drejta dhe detyrime.
    Teoria eshte e perkryer,edhe me disa pika qe duhen nenvizuar,por eshte pothuajse i pamundur aplikimi i saj masiv.
    Shqiperia per fatin e keq te saj nuk pati mundesi,ose te themi me mire u mashtrua nga ata njerez qe 40 vjetet pas luftes jane akoma ne fuqi edhe sot.
    Ne jetojme ne nje pseudo demokraci:
    ku sigurisht ke lirine e fjales por askush nuk e degjon zerin tend
    ku ke mundesine te shprehesh idene tende,por kjo nuk i sherben askujt
    ku mund te besh ate qe deshiron,por kjo me kufij qe ne Shqiperi jane shume te theksuar.
    Ne kemi dhjetera gazeta e qindra gazetare.Por ne çdo gazete do te gjesh nje event dhe dhjetera ide qe nuk bejne tjeter veçse te sjellin konfuzion.Askujt nuk i intereson e verteta,thjesht e ngjyrosin si te duan.Ateher ne kete pike eshte me mire çensura,sepse eshte e pamundr qe ne nje vend te vogel si Shqiperia nuk ka te verteta por vetem hamendje.

    Per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi çfare eshte demokracia dhe si e konceptojne?
    Dhe mbi te gjitha çfare ka ndryshuar mbasi u rrezua sistemi.
    Une mendoj qe shume pak gjera kane ndryshuar.
    Ata qe drejtojne ose jane ish komunistet ose bijte e tyre qe kane ndryshuar vetem emrat.Per popullin nuk ka ndryshuar asgje.Nuk mund te flisje me pare,por nese tani mundesh zeri yt vlen sa blegerima e qengjit para se ta therin.Populli vuan,kurse disa maskarenj ndertojne vila e pallate.
    Nese kjo eshte demokracia per te cilen kemi vuajtur 50 vjet,atehere ne kemi shume pak kujtese,ose nuk kemi vuajtur aq shume.
    Ne nuk kemi bere asnje lufte per te permbysur sistemin e vjeter,por thjesht na erdhi nje kodosh doktor e na tha qe tani jemi te lire.
    Qe i vogel perpija librat qe tregonin per sakrificat e popujve ne luften per liri e nje te ardhme ku bijte e tyre mund te jetonin te lire.
    Ne si popull cilen lufte beme e fituam?
    Ne nuk beme lufte por na e sollen lirine.
    Jemi kaq te mençur se sa te tjeret qe derdhen gjakun e milionave njerezve per te fituar lirine?
    Ose jemi populli me fatin me te madh ne bote,gje per te cilen kam shume dyshime.
    Fatkeqesisht ne nuk luftuam e nuk fituam asgje,dhe realiteti i sotem eshte rezultati me i drejte.
    Pastaj nuk duhet te harrojme qe ne si popull na kane injektuar dembelizmin,dhe kjo na ben te mendojme se duhet te jete perhere tjetri te derdhi djerse dhe jo une.

    Une mendoj qe njerez si Berisha e Nano duheshin shporrur me kohe,kurse ne sot jemi akoma ketu duke i thurur levdata..Ne nuk permbysem sistemin por vetem nje objekt i cili mbas 20 vjetesh zoteron akoma si nje fantazme ne imagjinaten tone.Qe na pengon ne formimin e nje shoqerie demokratike ne te cilen te gjithe te kene nje mundesi ne jete.
    Kjo eshte utopi per momentin e nuk besoj se do te ndryshoje ne vitet e ardhshme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  16. #96
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Apeli ynë qytetar, intelektual dhe njerezor:"JETA DHE DINJITETI NJEREZOR" !

    Ndergjegjia dhe vetedija jone kombetare, kanë renë në depresion!
    Shoqeria shqiptare tashmë e traumatizuar, i ngjan një të sëmuri, që edhe në qoftëse i afrohesh për ta ndihmuar, shqetesohet, bezdiset dhe nuk të kupton ... Gjithësesi po presim të kalojë vapa ...!
    Pershendetje dhe mirekuptim per gjithe lexuesit e shumte te kesaj teme dhe pjesemarresit aktiv!

  17. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Apeli ynë qytetar, intelektual dhe njerezor:"JETA DHE DINJITETI NJEREZOR" !

    Ndergjegjia dhe vetedija jone kombetare, kanë renë në depresion!
    Shoqeria shqiptare tashmë e traumatizuar, i ngjan një të sëmuri, që edhe në qoftëse i afrohesh për ta ndihmuar, shqetesohet, bezdiset dhe nuk të kupton ... Gjithësesi po presim të kalojë vapa ...!
    Pershendetje dhe mirekuptim per gjithe lexuesit e shumte te kesaj teme dhe pjesemarresit aktiv!
    Do na duhet shume pune dhe dije,per te len pas kete llum qe ka zaptuar kombin ton,e them ke gje duke marr shkas dhe nga ngjarjet qe rrodhen ne zgjedhjet e fundit parlamentare.

    Pa pasur demokraci ne familje,shkollim te rreept e te rregullt ne shkolla,respekt per ligjin,eshte e veshtire per te besuar se demokracia te ne do ndryshoj.Do na duhet ta kultivojm per te pakten nje gjenerate te tere,keto qe thash me lart,pastaj me kte fare te re mund te pretendojm dicka te mire,se me njerzit e socem nuk mund te themi se kemi per te ndryshuar shume gjera,se provat per kete i kemi te freskta.

    z Astrit Kosturi,kure provincialet japin mesime demokracie,(metropolitaneve)ju duken si alien, per vete faktin se ata nuk e shohin dot lemin e turbullt ku shijn,dhe atyre ju duket demokraci vetem interesi i tyre i semure,dhe thjeshte i vejn nje perde boj per mos te ren ne sy te atyre qe nuk shohin dot larg, po ne malesoret,nga lart i shohim te gjitha, dhe besoj se gjykimi jon eshte i drejt.Ju pershendes me respekt.

  18. #98
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Pershendetje Z. Kosturi

    Demokracia eshte nje sistem qe çdo shtet duhet ta kete si baze te patundshme.Ku te gjithe pjesetaret e shoqerise kane te drejta dhe detyrime.
    Teoria eshte e perkryer,edhe me disa pika qe duhen nenvizuar,por eshte pothuajse i pamundur aplikimi i saj masiv.
    Shqiperia per fatin e keq te saj nuk pati mundesi,ose te themi me mire u mashtrua nga ata njerez qe 40 vjetet pas luftes jane akoma ne fuqi edhe sot.
    Ne jetojme ne nje pseudo demokraci:
    ku sigurisht ke lirine e fjales por askush nuk e degjon zerin tend
    ku ke mundesine te shprehesh idene tende,por kjo nuk i sherben askujt
    ku mund te besh ate qe deshiron,por kjo me kufij qe ne Shqiperi jane shume te theksuar.
    Ne kemi dhjetera gazeta e qindra gazetare.Por ne çdo gazete do te gjesh nje event dhe dhjetera ide qe nuk bejne tjeter veçse te sjellin konfuzion.Askujt nuk i intereson e verteta,thjesht e ngjyrosin si te duan.Ateher ne kete pike eshte me mire çensura,sepse eshte e pamundr qe ne nje vend te vogel si Shqiperia nuk ka te verteta por vetem hamendje.

    Per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi çfare eshte demokracia dhe si e konceptojne?
    Dhe mbi te gjitha çfare ka ndryshuar mbasi u rrezua sistemi.
    Une mendoj qe shume pak gjera kane ndryshuar.
    Ata qe drejtojne ose jane ish komunistet ose bijte e tyre qe kane ndryshuar vetem emrat.Per popullin nuk ka ndryshuar asgje.Nuk mund te flisje me pare,por nese tani mundesh zeri yt vlen sa blegerima e qengjit para se ta therin.Populli vuan,kurse disa maskarenj ndertojne vila e pallate.
    Nese kjo eshte demokracia per te cilen kemi vuajtur 50 vjet,atehere ne kemi shume pak kujtese,ose nuk kemi vuajtur aq shume.
    Ne nuk kemi bere asnje lufte per te permbysur sistemin e vjeter,por thjesht na erdhi nje kodosh doktor e na tha qe tani jemi te lire.
    Qe i vogel perpija librat qe tregonin per sakrificat e popujve ne luften per liri e nje te ardhme ku bijte e tyre mund te jetonin te lire.
    Ne si popull cilen lufte beme e fituam?
    Ne nuk beme lufte por na e sollen lirine.
    Jemi kaq te mençur se sa te tjeret qe derdhen gjakun e milionave njerezve per te fituar lirine?
    Ose jemi populli me fatin me te madh ne bote,gje per te cilen kam shume dyshime.
    Fatkeqesisht ne nuk luftuam e nuk fituam asgje,dhe realiteti i sotem eshte rezultati me i drejte.
    Pastaj nuk duhet te harrojme qe ne si popull na kane injektuar dembelizmin,dhe kjo na ben te mendojme se duhet te jete perhere tjetri te derdhi djerse dhe jo une.

    Une mendoj qe njerez si Berisha e Nano duheshin shporrur me kohe,kurse ne sot jemi akoma ketu duke i thurur levdata..Ne nuk permbysem sistemin por vetem nje objekt i cili mbas 20 vjetesh zoteron akoma si nje fantazme ne imagjinaten tone.Qe na pengon ne formimin e nje shoqerie demokratike ne te cilen te gjithe te kene nje mundesi ne jete.
    Kjo eshte utopi per momentin e nuk besoj se do te ndryshoje ne vitet e ardhshme.
    E mbeshtes shkrimin tuaj.Ne nje forme tjeter une e kam shperehur dhe keshtu-"Nuk bej pjese ne asnje parti, pasi ajo qe une aspiroj nuk e lejon ligji"
    Ne ndryshim nga me siper une i vlersoj zgjedhjet e 2009.Rama nuk eshte nje rastesi ne politike, por risi e Ramiz alise &company.Ato e kaluan fazen e pare dhe te dyte te tranzicionit Gurgacovian.Tashme ato tentonin te hynin ne fazen e trete.Instalimin e nje force qe te perfshinte ne brendesi njerez qe kane pushtetin ekonomik. Per to nuk do te kishte me rendesi ngjyrimi politik, por interesi per te zhvilluar kapitalin personal dhe te grupimit. Njerez te cilet do te benin gjithcka me para dhe dhune per te kapur gjithe pushtetet.Besoj se nje grupim i tille mund te quhen MASONE.Shpresoj se i shpetuam mire kesaj, por dhe me katunare si Meta nuk di se c'mund te behet.Nje gje eshte e sigurte, Nano eshte politikani qe i dha jete ish bllokemeneve(instaloi korrupsionin), Berisha i ligjeroi korrupsionin e tyre, Rama kerkoi ti kthente ne nje potencial te pa thyeshem.E vetmja shprese eshte reformimi i PD me vizion te ri, dhe krijimi i kapitalisteve te kesaj ngjyre. Pa pushtet ekonomik PD nuk do te mund te pozicionohet si e djathet e nuk do te mund te perballoje goditjen e bllokemneve.

  19. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    Shkurt un po them i mungon toleranca fetare dhe mirkuptimi njerzor dermjet vellezerve ne pergjithsi
    Shqiptar me fe islame .

  20. #100
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga luli2009 Lexo Postimin
    Shkurt un po them i mungon toleranca fetare dhe mirkuptimi njerzor dermjet vellezerve ne pergjithsi
    Luli pershendetje!
    Per mua toleranca fetare, në Shqiperi nuk eshte problem, perkundrazi kjo harmoni dhe mirekuptim nderfetar duket si loje qesharake!
    Ndersa, mirekuptimi njerezor ne pergjithesi - siç thoni ju, nuk behet, as me urdhera e as me moralizime e fjalime patetike. Paligjshmeria, problemet e prones, kaosi institucional në pergjithesi, ka futur ne sherr at e bir, pa bere fjale per më tutje.
    Shoqeria shqiptare eshte në depresion: turullosje, nervaprishje, halle dhe probleme pa zgjidhje ....! Ngërrç politik, institucional, bile edhe famijar!
    - ky eshte thelbi i alarmit.

Faqja 5 prej 19 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •