Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 371
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Patrioti Lexo Postimin
    A jo jo Anesti. Ti paragjykon apriori Astritin, merr monopolin e se drejtes dhe fillon e jep leksione demokracie nen masken e antikomunizmit.
    Pyetja eshte e qarte: Cfare i mungon demokracise shqiptare?
    Ligji?
    Zbatimi konseguent i tij?
    Mentaliteti i trashguar shqiptar?
    Apo ndoshta faktore te tjere?

    Pyetja sic e thashe eshte direkte dhe kerkon pergjigje konkrete dhe jo sofizma koti ne mbrojtje te Sales. Me poshte permende Pjeter Arbnorin. Njeri me zemer te madhe qe une kam pasur fatin ta njoh.
    A e din fundin politik te Pjetrit?
    Po te njerezve te tjere perpara dhe pas tij?
    C’ndodh me PD nese Sala nuk mundet apo nuk do qe te vazhdoje me jeten politike? Ja ta them une. Do kesh PS ne qafe per te pakten nja tre legjislatura. Ky eshte rezultati i nje partie demokratike pa demokraci.
    Mungesa e demokracise (nga te dyja partite) ka 20vjet qe reflektohet haptas ne tera nivelet e aparatit shteteror, bile edhe ne ato institucione qe duhet te ishin krejtesisht te pavarura. Punonjesit e aparatit shteteror etiketohen nga brenda si "socialiste" apo "demokrate". Njerez te afte spostohen direkt pas zgjedhjeve, packa se jane shpenzuar para nga shteti per specializimin e tyre. Vendin e tyre e zene militante te paafte, apo te tjere qe kane mundesine per te paguar. E gjithe kjo lloj specie gjate gjithe kohes rri me friken e shefit te madh dhe mbas kater vjetesh vegjetimi ngrejne koken, fillojne e nuhasin dhe... hop bejne gati flamurin tjeter se ku i dihet.

    Miqesisht
    Ja cfar e pengon demokracine e vertete.Oktapodi komunist ku dhe kosturi eshte nje tentakule e saj. Kosturi mendon se po te thote se me perjardhe je fshatare e verfer do t jete me i besueshem.Me kujton se kjo biografi perferohej nga komunistet ne sistemin e diktatures. Atyre i interesonte qe te perkrahnin njererz qe ishin sa me prane vdekjes per ti ktyer ne kamikaze (oficere, sigurimsa , hetues , prokurore,gazetare, sekretare ))ose demone per te ngerne shpirtra intelektualesh te ndershem.Enveri kishte prirje per matematike , ai ngrinte nje te vdekur dhe i jepte nje rroge 600 lekeshe i cili do te conte per pushkatim 5 qe kishin rroga te njejta ose me te medha se ai. E keshtu mendonte se ekonomia ecte perpara.Hahaaa..Keshtu shqiperia mbushej me te ligj e guak, me te pa breke qe i mbushnin mendjen vetes se ishin intelektuale, he hidhnin tej figura te cmuara, vlerat intelegjente qe mund tejpnin progres .
    A nuk i kemi sot kudoketo njerez , ne forum , ne Tv ne shtyp ne aparat shteteror , ne administrate, ne drejtesi ne prokurori, ne paralament, ne dogane ne kinema e theatre, nentoke e mbi toke.Keto jane kudo , po ato te dikurshmit por me fytyre me te bukur si velia Rama , metushi, e qindrate tjere, ku prane i qendron Gjinushi , Ruci, Nano, Dokle, Gaba , Avdiu e gerdalla te tjera qe na hiqen per politike te re.Por kosturi , ne jemi ketu e helmi qekerkoni te injektoni ju ne rinine, do te filterohet nga ne te cilet ju njohim mire dhembe e dhemballe.

    Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë

    "Sistemi ynë tanimë është drejt kapitullimit përballë sistemit kapitalist. Kështu na lind si detyrë që të ndryshojmë strategjinë tonë. Ndryshimet do të jenë në dy drejtime kryesore: në krijimin e pluralizmit politik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Me këto të fundit edhe mund të abuzohet, pasi të drejtat janë gjëra që rregullohen brenda për brenda me ligj, por pluralizmi duhet të vendoset patjetër. Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t'i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t'i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.

    Të persekutuarit politikë
    Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta e urrejnë komunizmin, do ta shihni që do të na vijnë afër dhe do të na përkrahin. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme; por kurrë nuk do t'i lëmë të na përvetësojnë pushtetin. Dhe e dini pse?! Sepse sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe do t'u shërbenin atyre, në vend që ta të na shërbejnë neve. Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet t'u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit polikë t'i kompletojmë me komoditetet banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim nga një letër në dorë që t'u njihet prona, por prona vetëm në pak duar do të bjerë, pasi ligji do t'i ngatërrojë njëri me tjetrin. Por një gjë duhet të kemi parasysh; të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë sa mezi rrinë në këmbë. Kësaj kategorie mendoj që t'i japim pasaportë për t'u larguar nga Shqipëria më mirë dhe me kaq do të jenë të kënaqur. Pasuria e tyre na përket neve, sepse ne e bëmë.

    Ramizi …për Kosovën
    Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk dihet se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension.

    Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

    Strategjia e re
    Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

    Kërcënimi
    Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë,por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon kauza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave.
    Ju uroj punë të mbarë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 30-06-2009 më 11:18

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    O Anesto kur ke qene te burgu punojshe poshte ke llava ti plako apo siper te guzhina. Apo mos ke qene te bugu burelit dhe lexojshe gjith diten veprat e partise.

    Sido me qene plako ty ose te ka ngele ora ose ti ka honger dhia librat

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Dikur njerzit nuk kishin shtet, nuk kishin qeveri, nuk kishin burrokraci, burrokrat, dhe as demokrat.
    Nje dit keta njerez donin te benin nje rruge, nje ure, dhe nje vend ku te mblidheshin e bisedonin per problemet e tyre.
    Per realizimin e saj sejcili prej tyre vuri ne dispozicion nje shume qe u caktua sipas fitimeve dhe mundesise se sejcilit. Pastaj caktuan disa prej tyre qe te perdornin keto te ardhura per realizimin e ketij projekti.
    Projekti u realizua me sukses dhe ata pane se te gjith se bashku mund te benin shum gjera te mira keshtu qe vendosen ta vazhdojne kete praktike me projekte te tjera qe i propozonin gjithmon ata.
    Por c'ndodhi ?
    Projekti i fundit ngeli ne mes sepse u mbaruan fondet keshtu qe ata u mblodhen dhe verifikuan nese kishin fonde per ta vazhduar ate vit apo vitin tjeter dhe meqe fonde nuk kishin e lane per vitin tjeter. Por nderkohe ju doli nje problem tjeter ai me njerzit qe merreshin me realizimin e ketyre projekteve te cilet ngelen pa pune dhe pa te ardhura, per te punuar nuk kishte me kohe as per te mbjelle e as per te korrur keshtu qe vendosen te paguanin sejcili nje takse per rrogen e tyre .

    Dhe qe nga ajo dite lindi shteti i vogel, lindi burrokrati, burokracia, dhe zanati qe paguhet pa punuar ose me mire te themi qe per ta paguajne ata qe punojne ne prodhim.
    Sepse vertet qe zyrtaret punojne por ajo pune nuk prodhon asgje pra nuk nxjerr te mira materiale por merr prej tyre.
    Sa me shume shtoheshin projektet aq me shume shtoheshin edhe ata qe nuk punonin dhe per te jetuar ata filluan ti vinin vete taksa popullit, filluan te benin vete projektet,te krijonin policine, ushtrine etj, pra nje shtet ne kuptimin e plote te fjales dhe per ta mbajtur gjith kete ushtri te papunesh shumfishuan taksat e atyre qe punojne duke ulur ndjeshem fitimin e tyre.

    Ne kete kohe nuk ishin njerzit e punes pra taksapaguesit qe merrnin vendime per projekte por shteti, pra individi u c'vesh nga roli i tij kryesor si motor i shoqerise dhe u kthye thjesht ne nje trasmision sidomos ne sistemin komunist dhe fashist ai humbi edhe vleren e te qenit njeri qe mendon, dhe u kthye ne ate njeri qe vetem zbaton.

    Keta njerez qe sot rrine me kollare e xhaketa, kane krijuar grupime qe i quajne Parti dhe i vene nga pas disa emra te bukur per te genjyer ata qe punojne popullin e thjeshte se ata jane ne ate detyre pikerisht per ta pra per te zbatuar projekte te medhaja ne te miren e te gjithve. Dhe 1 here ne kater vjet ju kerkojne qe te votojne per ta.

    Problemi ketu qendron se sot ne cdo komb dhe nacion ka brenda tij dy popuj nje qe punon gjith diten dhe nje qe rri gjith diten ne karrige.
    Dhe problemi me i madh per te gjith eshte se ata qe rrine e hane ne kurriz te atyre qe punojne jane me shume dhe shfrytzojne akoma me shum ate popull qe ka ngelur duke punuar.RRine neper zyra e nxjerrin ligje cdo dite si te vjelin me shume popullin.
    Midis ketyre dy lloj popujsh nuk do te kete kurre barazi sociale,ligjore,pushtetore etj,,, e si rrjedhim as demokraci.

    Menyra e vetme eshte shkaterrimi i kesaj forme shteterore, dhe ngritja e nje shteti me te thjeshte nga ana strukturale qendrore duke i cuar te gjithe te tjeret te punojne per te prodhuar. Shkrirja e cdo lloj grupimi partiak duke mos i votuar me. Dhe ngritja e nje sistemi jo partiak per rregullimin dhe perparimin e shoqerise.
    Sepse te gjitha grupimet partiake ne te gjith boten qellimin kryesor kane egzistencen e tyre dhe jo ate te popullit sepse e dine qe populli do jete gjithmone kurse ata jo nese nuk kujdesen per vete ne rradhe te pare. Por ne popullit kjo gje nuk na intereson dhe deshirojme ti shohim te gjithe me kazem e lopate ne dore, por qe nuk arrijme ta bejme dot sepse ata kane ne dore edhe gurin edhe arren per momentin.
    Kjo kontradikte eshte nje nga shkaqet kryesore te krizes boterore dhe kjo krize do thellohet me tej nese kjo kontradikte nuk shuhet. Dhe meqense ata vete nuk e kuptojne dhe kur e kuptojne nuk duan ta shuajn paqesisht mund te kete edhe trazira sociale.
    Ose me mir te them qe brenda 2 vjetesh kjo kontradikte do perfshije gjith shoqerine dhe shtetet sepse do krijohen kushte sociale shum te veshtira per popullin.

    Si perfundim mund te them se populli e krijoi shtetin qe ta komandoj ai vete per interes te tij, ndersa tani shteti komandon popullin per interes te tij.
    Shteti eshte dicka abstrakte por i perbere nga njerez konkrete qe i permenda me lart dhe qe kane interesa te ndryshme nga ato te popullit.
    Kjo nuk vlen vetem per popullin dhe shtetin tone por per cdo popull dhe shtet.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Tir@nci Lexo Postimin
    O Anesto kur ke qene te burgu punojshe poshte ke llava ti plako apo siper te guzhina. Apo mos ke qene te bugu burelit dhe lexojshe gjith diten veprat e partise.

    Sido me qene plako ty ose te ka ngele ora ose ti ka honger dhia librat
    Me sa kuptoj nuk dinte lexosh, Ne pjesen e pare kam shkruar une me pas eshte Gurbacovi dhe me tej eshte Ramiz Alia. Se si e gjete ti qe une jam emveristi kete nuk e kuptova.
    Pra une kam ripostuar kete shkrim per te vene re se demokracia e soteme eshte pjelle e politikes se Gurbacovit dhe te Ramizit. Partite jane formuar,jane ato qe ju shkoni e votoni.PD dhe PS, te tjerat jane nje hic dhe nje hic i tille do te jene dhe nese dikush mendon se mund te beje nje grupim te ri.
    Per te shkuar me tej ,nese do te ushqehemi me idene e Kosturit me siguri do te krijojme dhe nje here PPSHne.Ja se si shprehet ai :

    [QUOTE]vlerat e verteta te njerezimit nuk duhen kerkuar tek mbinjerezit, që me dinakerine intelektuale shtrydhin punetorin dhe fshatarin qe rraskapitet, por tek ai që në kantjeret e ndertimit apo ne fushat e agrikultures prodhon dhe nuk shijon gjithçka i takon.[/QUOTE]
    Te jeni te sigurte se dhe Muho Asllani do ta kishte zili kete militant komunist.Keto shprehje i gjen tek pleniumi i 8 i KQPPSH.
    Megjithe gabimin e mundeshem, te pershendes Tironco!!!!!!!!!!!!!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Shqiptari i sinqert dhe puntor!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  6. #46
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga Elonaa Lexo Postimin
    Shqiptari i sinqert dhe puntor!
    Kerkon shum nga jeta ti goc.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #47
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Pres të diskutojne, ata që mendojne per të bere më te miren per Shqiperine dhe jo kandrrat!
    Vertete shkruaj letersi e gazetari, por nuk mundem te shkruaj per luksin dhe njerezit qe tallen e mbeten duke rjepur dhe duke u tallur në menyrat më te ulta, me njerezit në hall pafund. Shkruaj dhe per kete kategori, veçse me alegori dhe grotesk. Sepse, per mua vlerat e verteta te njerezimit nuk duhen kerkuar tek mbinjerezit, që me dinakerine intelektuale shtrydhin punetorin dhe fshatarin qe rraskapitet, por tek ai që në kantjeret e ndertimit apo ne fushat e agrikultures prodhon dhe nuk shijon gjithçka i takon.
    Unë ngaqë s’po vij nga Blloku, dhe në keto raste, kur vjen si njeri i vertete i masave te shtypura, “historia zyrtare”d.m.th, keta lapsaxhinjte e shtetit, perpiqen t'i lënë në harrese e në hije. Kur, keta personazhe paraqiten kembengules dhe te pathyeshem, atehere ky pushteti i padukshem të paraqet si shkaterrimtar, ekstremist, terrorist, te pa shkolle, anadollak, injorant, hajdut, kriminel, bandit, etj., çfar'ti vije per goje.
    Pra, kush del në krahe të drejtesise dhe miresise, masakrohet nga regjimi i të forteve të radhes, sepse lufta per drejtesi e masave do te mbetet gjithmone e perbuzur, sepse shteti qe ne lindjen e tij i ka orientuar institucionet, bile edhe ato të kultures, te letersise apo te historise per te futur tek masat e njerezve frymen e percarjes me njeri – tjetrin dhe paradoksin e simpatise ndaj atyre që arrijne t'i dominojnë në menyrë sa më absolute.
    I them keto, se keshtu ka funksionuar shoqeria njerezore dhe keshtu do jete gjithnje, prandaj jam i pergatitur per të duruar...!

    1. Po postoj perseri diçka nga vehtja, per t'u kujtuar se perjashtoj nga diskutimi vetem kandrrat , d.m.th, kepushat, parazitet, ata që vetem zhvatin nga shoqeria dhe që me mjergullen e antienverizmit, mbulojne makuterine e pafre.

    2.Vlerat e verteta te njerezimit nuk duhen kerkuar tek mbinjerezit, që me dinakerine intelektuale shtrydhin punetorin dhe fshatarin.... - kam shkruar më larte dhe perseri po theksoj: Ata që po na vjedhin, ata që shtetin dhe pushtetin e kane vetem per ta mjelë dhe per të keqia e të liga, po i quajmë supernjerez, të zot e gati Mesia, ndersa mbeshtetja që une u jap punetoreve e fshatareve, që realisht janë njerez të diplomuar, të mençur, tek të cilet une besoj, sepse kane teorine dhe realitetin e perditshem. Ngaqë, nuk i gjejnë dot anen pushtetit dhe rrjetit të tij, ata sot i gjen të shesin me tavoline buze rruge, i gjen me qese në duar tek pazaret kaotike, i gjen në arat e grekut e të botes, i gjen kamarierë, rrugeve, të fyer e neper kembet e ca të tjereve, të zgjedhurit e shtetit, që realisht jane kepushat në trupin e Shqiperise tone.

    3. Dikush, thote se më njeh rrenje e dhemballe. Esenca eshte kjo, që kam mbi 18 vjet, që punoj në biznes rropates, me qese në krahe dhe çdo dite edhe pse i rraskapitur, sapo kthehem në shtepi, studioj dhe shkruaj. Kete kam bere edhe si nxenes e student i shkelqyer, me dhjeta dhe me prirje nga të gjitha fushat. Pra, s'kam qene i perkedhelur i sistemit të kaluar, ndersa per kete sistem, njerez te tille behen te padeshiruar, ngaqë njohin edhe teorine dhe rektimen e pulsit real të ketij vendi në agoni.

    4. Si hapes i temes, respektoj çdo mendimin tuaj. Lexoj dhe rilexoj, edhe postimet e gjata me shume vemendje e seriozitet dhe kam gjetur të perbashkten: Populli, jo vetem nuk komandon, por eshte plotesisht jashte loje. Sepse kesaj situate konfuze dhe absurde që sundon jeten tone duhet me i dhene fund. Ata që perfitojne nga kjo katraure, eshte me mire të heshtin!

    Pershendetje per te gjithe ju që e keni kapur me seriozitet temen!

  8. #48
    Demokracise shqiptare i mungon tradita!
    Tradita eshte ajo qe nuk dhurohet, por fitohet nga jete dhe puna e shume brezave, qe tek ne per fat te keq nuk ka mundur te ndodhe.
    Nuk ka mundur te ndodhe, sepse ne kemi qene historikisht pjese e perandorive bizante dhe islamike, te cilet kane qene nje sundim i plote i nje personi super te fuqishem.
    Pervec kesaj, mentaliteti i shumices se popullsise sone eshte formuar ne kushtet e ekzistences se besimeve fetare dogmatike.

    Perendimi i kreu ato reforma, te cilat ne (dhe jo vetem ne) ende nuk po jemi ne gjendje qe ti pertypim dhe ti bejme pjese e pandare e zhvillimit te shoqerise.

    Atehere kur ne i benim temenara carit serb, perandoreve te Bizantit, sulltanit te Stambollit, perendimi hyri ne epoken e ndritur te Rilindjes!

    Brezat e meparshem, nuk paten shansin qe te ishin pjese e saj, por ngelen aty ne buze te Adriatikut, nen sundime mizore dhe ne erresire te plote kulturore.

    Dhe ato pak shqiptare qe arriten te fitojne nje fare aresimimi, ishin aq te paket e aq te larget, sepse jeta e tyre ishte e lidhur me fatet e perandorive te tjera, pra ata ndoshta vetem e dinin se ishin me rrenje shqiptare.

    Ndikimi i tyre ne jeten e kombit tone ishte zero, rrjedhimisht do te duhej te kalonin shume shekuj, qe dhe nder ne te lindnin shkendijat e zjarrit kombetar, qe me pas do ti paraprijne nje levizje, qe do te quhet Rilindje Kombetare.

    Rilindja Kombetare ishte nje perpjekje titanike, per te ringritur e per te ringjallur nga hiri nje komb thuajse te zhdukur, ishte nje perpjekje kolosale per te rikthyer gjuhen shqipe dhe te shkruarit shqip, ishte nje perpjekje kolosale per te rikthyer tek shqiptaret ndjenjen e kombit dhe dashurine per kombin.

    Ne periudhen kur nisi Rilindja Kombetare Shqiptare, perendimi nisi industrializimin, nisi nje revolucion te papare njerezor per te krijuar nje shoqeri moderne, nje ekonomi te zhvilluar dhe nje shoqeri me qytetare te lire.

    Qe nga shpallja e pavaresise, deri ne ditet e sotme, kombi shqiptar e ka shijuar lirine kolektive dhe ka hedhur hapat e para te lirise individuale, vetem duke nisur nga viti 1992.

    Qe 17 vite, shqiptaret, po bejne perpjekje titanike, per te kapur ate qe te tjeret e kane bere per shekuj dhe normalisht qe ne nje rruge te tille, ne do te kemi probleme, ne do te na duhet kohe dhe shume e shume sakrifica.

    Eshte marrezi t'ju thuash shqiptareve, se ne nuk kemi bere asgje qe 17 vite!

    Ne kemi bere aq shume keto 17 vite, sa nga shpejtesia e madhe me te cilen jane zhvilluar ngjarjet, ne nuk jemi ne gjendje te vleresojme drejt se ku ishim, ku jemi e ku do te shkojme, por nga naiviteti, kerkojme te kercejme dhe te ngjitemi aty ku sot eshte bota perendimore.

    Eshte naivitet te flitet se pse nuk ecen demokracia shqiptare dhe se te shtrohet pyetja me se naive se cfare i mungon demokracise shqiptare?!

    Demokracia nuk eshte nje loje, te cilen mund ta mesojme ne kompjuter e me pas do te mund ta zbatojme ne praktike, por ajo eshte nje proces i tere, nje proces i gjate, nje tronditje e madhe e gjithanshme, prej se ciles do te formohet nje mentalitet tjeter, qe do te sherbeje si baze per te ndertuar nje shoqeri moderne.

    Vetem beni nje analize individuale dhe mendoni se cfare niveli kane patur brezat e familjes tuaj dhe krahasojeni me ate te nje familje normale perendimore dhe do te vereni se cfare dallimi ka, ne ate qe une e quaj themel te demokracise, themel te ndjenjes se lirise, qe quhet tradite!

  9. #49
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    Ne rradhe te pare Shqiperia eshte akoma nje vend komunist. Pse?? Sepse krimet e komunizmit asnjehere nuk u denuan. Kriminelet si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha & CO jane akoma te lire madje japin akoma opinione ne televizionet me te medhaja kombetare si Top-Channel. Ne nje kohe qe ish vendet komuniste si Cekia, Rumania etj.. i denuan ose i ekzekutuan ne rastin rumun djemte e tyre u kalben dhe vdiqen neper burgje, ne i vendosim akoma per deputete perbindeshat.

    Po e filloj qe nga kryetari i tanishem i PD. I jam mirenjohes qe kaloj nga e djathta, por e kaluara e tij komuniste nuk me ben te besoj akoma. Eshte koha te largohet me koken lart duke pare per punen ose ate pak pune te tij ne keto 4 vite. Kaq di une nga PD e cila eshte vetem nje dege e PS. Nga krahu i PS ne kemi nje variete femije kulisash. Duke filluar qe nga kryetari Edi Rama i cili eshte i biri i nje ish deputeti te parlamentit monist. Vazhdojme me Dash Pezen te birin e Lymit, Ditmir Bushatin i biri i Sules sigurims i devotshem, Besnik Baren per te cilin ka nje teme, Ilir Gjonin i biri i Xhelil kryekriminelit, duke vazhduar me Keno Gjinushin ish minister, Gramoz Rucin i cili duhet te ishte ne burg per vrasjen e heroit te vertete qe deshte te sillte DEMOKRACI-ne qe kerkoni JU zoti Kosturi, ARBEN BROCIN. Cfare demokracie pret ti zoteri ku sot e kesaj dite votohet dhe aprovohen keta shpirtzi qe punojne vetem per interesa antikombetare. Sa te drejtohemi nga njerez te ketille Shqiperia nuk do kete kurre Demokraci Kapitaliste. Ndryshimi fillon nga ti zoti Kosturi. Ka ikur koha e kooperativave eshte koha e kapitalizmit. I vetmi sistem demokratik i cili nuk ka deshtuar.

  10. #50
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Nje femije gati njezete vjeç, që akoma nuk qendron në kembe, eshte barre e madhe dhe dhimbje per familjen. Pra, as'behet fjale që kjo demokraci të na sherbeje.
    Edhe koha do beje të veten,por duke mbajtur serir dhe me kaq indiferentizem, në vend të demokracise po montohen elemente të krimit të organizuar. Shoqeria, çdo grupim, duhet të organizohet konforme rregullave dhe ligjeve per te qene çdo levizje dhe grupim legal, dhe me zerin e vet, duhet të thoje se "jemi dhe ne, jemi prezent".
    Kjo eshte e rendesishme, eshte amortizatori mes ligjevenesit, shtetit dhe njerezve, popullit dhe interesave te tij. Dhe jo kreret të synojne pushtetin dhe prona prej tij, por opozite pa kompromise në kurriz të antareve. Që ketu fillon funksionimi i demokracise, me rregulla e shanse per te gjithe.

    Nuk po montohen,ato kane qene te montuar vite me pare.



    Njerzit jetuan 50 vjet komunizem duhen 20 +30 vjet te tjera qe te flasim per Demokraci te mirfillt.

    Korrupsioni i koheve te shkuara eshte futur thelle ne gjake.

    20 vjecari tek adolishentet hyn,pa pervoje.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  11. #51
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    Ne rradhe te pare Shqiperia eshte akoma nje vend komunist. Pse?? Sepse krimet e komunizmit asnjehere nuk u denuan. Kriminelet si Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha & CO jane akoma te lire madje japin akoma opinione ne televizionet me te medhaja kombetare si Top-Channel. Ne nje kohe qe ish vendet komuniste si Cekia, Rumania etj.. i denuan ose i ekzekutuan ne rastin rumun djemte e tyre u kalben dhe vdiqen neper burgje, ne i vendosim akoma per deputete perbindeshat.
    Po e filloj qe nga kryetari i tanishem i PD. I jam mirenjohes qe kaloj nga e djathta, por e kaluara e tij komuniste nuk me ben te besoj akoma. Eshte koha te largohet me koken lart duke pare per punen ose ate pak pune te tij ne keto 4 vite. Kaq di une nga PD e cila eshte vetem nje dege e PS. Nga krahu i PS ne kemi nje variete femije kulisash. Duke filluar qe nga kryetari Edi Rama i cili eshte i biri i nje ish deputeti te parlamentit monist. Vazhdojme me Dash Pezen te birin e Lymit, Ditmir Bushatin i biri i Sules sigurims i devotshem, Besnik Baren per te cilin ka nje teme, Ilir Gjonin i biri i Xhelil kryekriminelit, duke vazhduar me Keno Gjinushin ish minister, Gramoz Rucin i cili duhet te ishte ne burg per vrasjen e heroit te vertete qe deshte te sillte DEMOKRACI-ne qe kerkoni JU zoti Kosturi, ARBEN BROCIN. Cfare demokracie pret ti zoteri ku sot e kesaj dite votohet dhe aprovohen keta shpirtzi qe punojne vetem per interesa antikombetare. Sa te drejtohemi nga njerez te ketille Shqiperia nuk do kete kurre Demokraci Kapitaliste. Ndryshimi fillon nga ti zoti Kosturi. Ka ikur koha e kooperativave eshte koha e kapitalizmit. I vetmi sistem demokratik i cili nuk ka deshtuar.
    Mendoj se kemi të njejtin shqetesim. Pikerisht se nuk funksionon demokracia, prandaj në krye dalin dhe votohen ata shpitzinjte, siç i quani ju.
    Sa per mua, tani që kam kuptuar se di shume pak per mentalitetin që më rrethon, mendoj se pikerisht ky eshte hapi im i parë: Edhe individualizmi ekstrem, eshte njelloj i demshem, si dhe kolektivizimi i dikurshem.
    Te pershendes!

  12. #52
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Nuk po montohen,ato kane qene te montuar vite me pare.



    Njerzit jetuan 50 vjet komunizem duhen 20 +30 vjet te tjera qe te flasim per Demokraci te mirfillt.

    Korrupsioni i koheve te shkuara eshte futur thelle ne gjake.

    20 vjecari tek adolishentet hyn,pa pervoje.
    Shume e drejte ,demokracia eshte proçes.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  13. #53
    Citim Postuar më parë nga lepurush Lexo Postimin
    Shume e drejte ,demokracia eshte proçes.
    Lum si ata breza ( pas nje shekulli) qe do ta presin ardhjen e demokracise ne Shqiperi. Valle si do te duket kjo demokaraci ( per sot fantazi) në Shqiperi. Packa se atehere bota do ta gjeje ndonje sistem te ri shoqeror. Mjer si ne! Edhe atehere do te jemi ( ajo gjenerata e pas nje shekullit ) nje shekull prapa!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #54
    E di qeni ku fle lepuri. Maska e lepurush
    Anëtarësuar
    29-04-2008
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Lum si ata breza ( pas nje shekulli) qe do ta presin ardhjen e demokracise ne Shqiperi. Valle si do te duket kjo demokaraci ( per sot fantazi) në Shqiperi. Packa se atehere bota do ta gjeje ndonje sistem te ri shoqeror. Mjer si ne! Edhe atehere do te jemi ( ajo gjenerata e pas nje shekullit ) nje shekull prapa!
    Jemi shume me mire seç ishim ,kemi te hame dhe te vishemi .
    Nuk kemi frike te flasim ,semos eshte ndonje verdalle per tete spiunuar.
    Kush ka nostalgji per te vrare ,te vrasi veten nga inati.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  15. #55

    Koincidencë

    Citim Postuar më parë nga lepurush Lexo Postimin
    1.Jemi shume me mire seç ishim ,kemi te hame dhe te vishemi .
    2.Nuk kemi frike te flasim ,semos eshte ndonje verdalle per tete spiunuar.
    3.Kush ka nostalgji per te vrare ,te vrasi veten nga inati.
    Lepurush, kur lexova postimin tënd, më shkoi ndërmend bisedat që kam zhvilluar me njerëz nga Shqipëria. Vërtet kam shumë shumë miq, por me shkodranët kënaqem se kanë dhe humor të mirë.
    Këto që ke shkruar ti unë i ndava me 1, 2, 3, prandaj po përmend edhe unë bisedat e tyre duke mos i përsëritur fjalitë tua, por duke u përgjigjur me 1,2,3.

    Nga shkodranët kam dëgjuar këto:

    1. Mâ mirë ishim kur keq ishim...
    2. Sot ju ka hapun goja budallave. Shqipnija u cmend.
    3. S'i del kohë shtetit të na vrasë. Vritemi vetë.

    Eh, po kanë humor të hollë shkodranët.

    P.S. Shkodranët pak kanë pasur të bëjnë me komunizmin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 01-07-2009 më 18:39
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #56
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Ne kemi nje demokraci qe vetem ne emer eshte Demokraci. Kjo eshte arsyea qe nuk funksionon e ashtuquajtura demokraci ne shqiperi.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  17. #57
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Dikur njerzit nuk kishin shtet, nuk kishin qeveri, nuk kishin burrokraci, burrokrat, dhe as demokrat.
    Nje dit keta njerez donin te benin nje rruge, nje ure, dhe nje vend ku te mblidheshin e bisedonin per problemet e tyre.
    Per realizimin e saj sejcili prej tyre vuri ne dispozicion nje shume qe u caktua sipas fitimeve dhe mundesise se sejcilit. Pastaj caktuan disa prej tyre qe te perdornin keto te ardhura per realizimin e ketij projekti.
    Projekti u realizua me sukses dhe ata pane se te gjith se bashku mund te benin shum gjera te mira keshtu qe vendosen ta vazhdojne kete praktike me projekte te tjera qe i propozonin gjithmon ata.
    Por c'ndodhi ?
    Projekti i fundit ngeli ne mes sepse u mbaruan fondet keshtu qe ata u mblodhen dhe verifikuan nese kishin fonde per ta vazhduar ate vit apo vitin tjeter dhe meqe fonde nuk kishin e lane per vitin tjeter. Por nderkohe ju doli nje problem tjeter ai me njerzit qe merreshin me realizimin e ketyre projekteve te cilet ngelen pa pune dhe pa te ardhura, per te punuar nuk kishte me kohe as per te mbjelle e as per te korrur keshtu qe vendosen te paguanin sejcili nje takse per rrogen e tyre .

    Dhe qe nga ajo dite lindi shteti i vogel, lindi burrokrati, burokracia, dhe zanati qe paguhet pa punuar ose me mire te themi qe per ta paguajne ata qe punojne ne prodhim.
    Sepse vertet qe zyrtaret punojne por ajo pune nuk prodhon asgje pra nuk nxjerr te mira materiale por merr prej tyre.
    Sa me shume shtoheshin projektet aq me shume shtoheshin edhe ata qe nuk punonin dhe per te jetuar ata filluan ti vinin vete taksa popullit, filluan te benin vete projektet,te krijonin policine, ushtrine etj, pra nje shtet ne kuptimin e plote te fjales dhe per ta mbajtur gjith kete ushtri te papunesh shumfishuan taksat e atyre qe punojne duke ulur ndjeshem fitimin e tyre.

    Ne kete kohe nuk ishin njerzit e punes pra taksapaguesit qe merrnin vendime per projekte por shteti, pra individi u c'vesh nga roli i tij kryesor si motor i shoqerise dhe u kthye thjesht ne nje trasmision sidomos ne sistemin komunist dhe fashist ai humbi edhe vleren e te qenit njeri qe mendon, dhe u kthye ne ate njeri qe vetem zbaton.

    Keta njerez qe sot rrine me kollare e xhaketa, kane krijuar grupime qe i quajne Parti dhe i vene nga pas disa emra te bukur per te genjyer ata qe punojne popullin e thjeshte se ata jane ne ate detyre pikerisht per ta pra per te zbatuar projekte te medhaja ne te miren e te gjithve. Dhe 1 here ne kater vjet ju kerkojne qe te votojne per ta.

    Problemi ketu qendron se sot ne cdo komb dhe nacion ka brenda tij dy popuj nje qe punon gjith diten dhe nje qe rri gjith diten ne karrige.
    Dhe problemi me i madh per te gjith eshte se ata qe rrine e hane ne kurriz te atyre qe punojne jane me shume dhe shfrytzojne akoma me shum ate popull qe ka ngelur duke punuar.RRine neper zyra e nxjerrin ligje cdo dite si te vjelin me shume popullin.
    Midis ketyre dy lloj popujsh nuk do te kete kurre barazi sociale,ligjore,pushtetore etj,,, e si rrjedhim as demokraci.

    Menyra e vetme eshte shkaterrimi i kesaj forme shteterore, dhe ngritja e nje shteti me te thjeshte nga ana strukturale qendrore duke i cuar te gjithe te tjeret te punojne per te prodhuar. Shkrirja e cdo lloj grupimi partiak duke mos i votuar me. Dhe ngritja e nje sistemi jo partiak per rregullimin dhe perparimin e shoqerise.
    Sepse te gjitha grupimet partiake ne te gjith boten qellimin kryesor kane egzistencen e tyre dhe jo ate te popullit sepse e dine qe populli do jete gjithmone kurse ata jo nese nuk kujdesen per vete ne rradhe te pare. Por ne popullit kjo gje nuk na intereson dhe deshirojme ti shohim te gjithe me kazem e lopate ne dore, por qe nuk arrijme ta bejme dot sepse ata kane ne dore edhe gurin edhe arren per momentin.
    Kjo kontradikte eshte nje nga shkaqet kryesore te krizes boterore dhe kjo krize do thellohet me tej nese kjo kontradikte nuk shuhet. Dhe meqense ata vete nuk e kuptojne dhe kur e kuptojne nuk duan ta shuajn paqesisht mund te kete edhe trazira sociale.
    Ose me mir te them qe brenda 2 vjetesh kjo kontradikte do perfshije gjith shoqerine dhe shtetet sepse do krijohen kushte sociale shum te veshtira per popullin.

    Si perfundim mund te them se populli e krijoi shtetin qe ta komandoj ai vete per interes te tij, ndersa tani shteti komandon popullin per interes te tij.
    Shteti eshte dicka abstrakte por i perbere nga njerez konkrete qe i permenda me lart dhe qe kane interesa te ndryshme nga ato te popullit.
    Kjo nuk vlen vetem per popullin dhe shtetin tone por per cdo popull dhe shtet.

    Si gjithmone, nuk me zhgenjen kur te lexoj!
    Demokracia, eshte kopacja e popullit, per vete popullin! (Oscar Wilde)
    Kjo qe shkrova, nuk ka te beje me postimin tend, por ne nje fare menyre edhe eshte nje shtese e tij..

    Eshte qesharake kur e mendon, por egzistenca e nje shteti, eshte fatkeqesisht e mundshme vetem ne ato parametra qe permende ti me lart. Do ishte jashte llogjikes njerezore, te mendohej nje sistem tjeter, aq utopik, qe mund te funksiononte ne harmoni me shoqerine njerezore kaq diversitive, me proceset e evolucionit te saj, me permbushjen e cdo kriteri kompletues dhe pershtatshmerisht demokrat ne koncept, ne ndihme te individit te cdo niveli apo cdo klasifikimi. Nje planet, qe po shkon drejte Rendit te Ri Boteror, do gdhende akoma me teper ne realitet, pershkrimin qe ti bere me lart. Mbase do enderrojme ndonje force jashte-tokesore, te na paraqese nje sistem tjeter (lol)

    Kerkoj ndjese qe dola nga tema..
    Demokracise shqiptare i mungon demokracia.
    Per te arritur demokracine, duhen njerez demokrate.
    Silluni e sorrollatuni, por Shqiperia nuk ka njerez te tille..

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=Der_Kaiser5;2321163]Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?/QUOTE]

    Ndjenja kombëtare(nacionalizmi) është ajo që i mungon demokracisë shqiptare! Nuk mund të ketë demokraci aty ku nuk ka kult pune( e puna sjellë të ardhurat për vetë njeriun(individin), familjen e tij dhe shtetin, aty ku nuk ka dashuri ndaj kombit të vet, rrespekt dhe gatitshmëri sakrifice për shtetin, rrespekt, përulje dhe në dac edhe frikë nga ligjet (Kushtetuta) e Shtetit!
    Dhjetëra e dhjetëra parti politike(sic janë në Shqipëri, pse jo edhe në Kosovë) nuk deshmojnë begatinë shumëpartiake dhe shumëllojshmë e mendimeve(cilësore), përkundrazi ato deshmojnë varfërinë e mendimeve dhe ideve dhe etjen e njerëzëve për pushtet e jo dashurinë për shtetin!
    Shqipëtarët para se të mësojnë demokracinë është dashur të mësojnë dicka më tepër për kombin, historinë e tij, ta krijojnë ndjenjen e atdhedashurisë e pastaj do ta kishin më lehtë të përballen me demokracinë. Demokracia nuk është liri për individin, por rrespekt për tjetërin(për fqiun, bashkëkombësin, qoftë ai edhe i mendimit ndryshe, pra i një partie tjetër) dhe përulje ndaj ligjeve të vendit, pra Shtetit!
    Edhe ajo ndjenjë kombëtare, sado e hollë, e mbetur, nga robërimi gjatë shekujve, u fshi nga truri i shqipëtarëve në kohen komuniste dhe ja tani se cfarë demokracie bëjnë ata, demokraci për faqe të zezë, urrejtje e pamasë ndaj tjetrit dhe Shtetit!
    E, sa për kultin e punës, ai as që ekziston mes shqipëtarëve! Nuk ka bimë që kultivohet diku në botë e të mos kultivohej me sukses edhe në Shqipëri! Shumëkush nga kombet e shtetet të tjera do t´ia lakmonte shqipëtarëve atë copë vend që e kanë(e shqipëtarët për cudi ndonjëherë edhe e urrejnë dhe e mallkojnë Atdheun e tyre, për cudi të lakmuar nga tjerët)), atë pozitë gjeografike, gjeostrategjike: në breg të dy detërave, me plazhe e bjeshkë, minerale, hodrokarbure e ujëra të bollshme!
    Eshtë troll i papërshtatshem për demokracinë aty ku është e dyshimtë ndjenja kombëtare dhe rrespekti ndaj Shtetit! Aty ku mbretëron varfëria e shtetit dhe e popullit si pasojë e etjes për pushtet dhe e mosdeshirës për punë!

  19. #59
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    demokracis i mungojne shum gjera nuk di te percaktoj pika,(dhe pse shumica kan dal gjat diskutimit te meparshem)po them se me kryesorja eshte nje vezhgim i rrepte i forcave te jashteme se ndryshe nuk din te bejn shqiptaret,se jan mesu gjith kotes nen vezhgim e keshtu do mbesin deri sa te vijne ne pushtet te rinje qe ta ndryshojn kete e te fusin nje fryme te re demokracie
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  20. #60

    fillojmë nga vetja

    Kur e kam thënë më përpara se ne na duhet një emancipim gjithëpopullor, kjo nënkupton se duhet të fillojmë nga vetja.

    Nëse secili emancipon vetveten, krijojmë një shoqëri të shëndoshë e të emancipuar. E meta jonë është se gjithmonë të keqen e shohim te tjetri dhe jo te vetja.

    T'i zabtojmë në praktikë pra këto duke i thënë vetes: unë nuk do të jem i korruptuar, unë nuk do të jem trafikues i qenieve njerëzore, unë nuk do të jem ai krimineli ordinar, unë nuk do të merrem me prostitucion... unë... e shumë e shumë "nuk" të tjerë.

    Për mua janë të njëjët si ai që merr si ai që jep, në mos qoftë më i keq ky që jep.

    Shembuj konkretë të mirë: Danimarka është shteti i parë në botë me korrupsion "zero". Edhe këtu mund të ketë ndonjë rast të tillë ( në gjithë shoqërinë të themi janë 5% ose ja po themi 10%), por këta si shoqëri janë e organizuar dhe po hetuan se dikush po bën punë të liga e lajmërojnë. Mentaliteti ynë të tillët i quan spiunë e tradhtarë. Vallë a nuk je tradhtar e shkuar tradhtarit nëse e fsheh krimin!! Biles jo vetëm që je një tradhtar, por armik shumë i rrezikshëm!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 02-07-2009 më 04:53
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •