Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    A qan ndokush për demostratën e 10 shkurtit?

    A qani ndonjëherë për 10Shkurtin e 2007 kur u bë një Demonstratë e madhe dhe në atë demonstratë vdiqën (fatkeqësisht) 2 persona , çfarë mendoni ju për këtë datë dhe ku mendoni se ishte gabimi atë ditë ?


    Me Rrespekt : ILMGAP

  2. #2
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    A qani ndonjëherë për 10Shkurtin e 2007 kur u bë një Demonstratë e madhe dhe në atë demonstratë vdiqën (fatkeqësisht) 2 persona , çfarë mendoni ju për këtë datë dhe ku mendoni se ishte gabimi atë ditë ?


    Me Rrespekt : ILMGAP
    yllo na e shpjego iqik me mir kete gje se nuk e dim ne?
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  3. #3
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    po per ca o bo kjo demsotrad i her as nuk edi fare per ca bo bohet fjale more...shume veta vdesin dhe keq te vje nromal....po keto pse vdiqen i varn a ku ta di une.....une nuk edi ca o bo para nja 2 mujve te maj men une ca o bo me 10 shkurt...pranej ju lutem na shpjegoni pak...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Më vjen keq (Gabimi im) isha pak me nxitim.
    Aktivistët e "VETËVENDOSJES" organizuan një Demonstratë ku morrën pjesë shumë demonstrues kundër pakos (së atëhershme) të Ahtisaarit në këtë ditë (pra me 17shkurt 2007) vdiqën 2 demostrues dhe u plagosën 82 të tjerë ( ku në mes të tyre kishte ku ishin lënduar me lëndime të rënda trupore) këta 2 persona vdiqën si pasojë e plumbave të policëve Rromun dhe këta 82 persona (thuhet se) shumica prej tyre ishin si pasojë e Gazit LotSjellës (këtë e përgënjeshtrojnë aktivistët e Vetvendosjes).
    Më vjen keq (isha pak me nxitim) këtu ishte shpejt e shpejt disa fjalë të shkruara nga unë të ngjarjes së asaj dite.Ju Falemindrit.

  5. #5
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    po e ndigjoj per her te pare ketu ket gje.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Tironcja_BLN Lexo Postimin
    po e ndigjoj per her te pare ketu ket gje.....
    Ndoshta sepse ka më pak Kosovarë në forum dhe ata kosovarët që janë , janë më të fokusuar ke argëtimi dhe kështu nuk kanë kohë të mirren me gjërat (e dikurshme).
    Emrat e dy personave janë : Mon Balaj dhe Arben Xheladini
    Ndryshuar për herë të fundit nga ILMGAP : 23-06-2009 më 17:17

  7. #7
    ILMGAP

    Po, me ket rast une jam i informuhur. Pra Levizja "Vetevendosje!" per shkak te demostratave kunder prezences nderkombetare ne Kosove, ne menyren paqsore dhe demokratike, ku deshten vetem ta japin mendimin e vet dhe kundershtimin e te planeve te huaj, jua vran dy djem nga forcat e UNMIK-ut. Sot edhe ate dite, per ket proces ala nuk u perfundu dhe familjet vazhdojne te kerkojne nje degjim publik.

    Sa per pytjen a qan najkush, mund te them se "JO" sepse populli nga Kosova kaq shum u qorru nga "demokracija e Amerikes" dhe kemi harrun veten dhe qellimin tone.





    Vazhdon krimi Vazhdon krimi i 10 shkurtit

    UNMIK-u prapë po e ndalon seancën e hapur dëgjimore për 10 Shkurtin. Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut ka vendosur dje që ta anulojë tërësisht seancën dëgjimore për 10 Shkurtin, për shkak
    se UNMIK-u i ka thënë Panelit se, në kohë të duhur, PSSP-ja do ta lëshojë një urdhëresë administrative
    me të cilën do t'ia ndryshojë kuptimin 'seancës dëgji-more'. Arbitraritetit të UNMIK-ut tash iu shtua edhe
    arbitrariteti i Panelit.

    UNMIK-u qysh prej fillimit ka qenë i interesuar qëpër 10 Shkurtin të mos flitet fare. Madje as edhe në një seancë dëgjimore pranë një Paneli (vetëm) Këshillues i cili nuk ka asnjë ingerencë juridike e as
    politike përmbi UNMIK-un si organ pushteti absolut. Kur seanca e parë e caktuar të mbahej më 19 mars
    po afrohej, UNMIK-u shpiku një kërcënim serioz sigurie që i kanosej secilit objekt publik në Prishtinë,
    përveç objektit të UNMIK-ut. Këtë shpikje UNMIK-u e bëri publike një ditë para datës kur duhej të mba-
    hej seanca. Pas insistimit të familjarëve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe Zenel Zenelit e
    Mustafë Nervjovajt, Paneli u detyrua që ta caktojë një datë tjetër për mbajtjen e seancës. Kjo datë ishte 4 qershori. Tash 3 javë para 4 qershorit UNMIK-u po insiston që ta ndryshojë kuptimin e seancës dëgjimore, për t'ia përshtatur formatin e saj heshtjes së të vërtetës kriminale të UNMIK-ut. E tëra kjo për t'i keqtrajtuar familjet e Arbenit dhe Monit, si dhe me shpresë se ato do të heqin dorë nga kërkesa për zbardhje të së vërtetës për 10 Shkurtin.

    Ndërkohë që Paneli, i cili e ka paraqitur veten si një organ i pavarur dhe paanshëm, tash përfundimisht
    doli në anën e UNMIK-ut dhe po e ndihmon atë aktivisht në vazhdimin e krimit që kishte filluar më 10
    shkurt 2007. Kërcënimit të UNMIK-ut me ndryshim të natyrës së seancës dëgjimore Paneli i është
    përgjigjur me anulim të seancës në tërësi, duke ia plotësuar kështu dëshirën më të thellë të UNMIK-ut
    - fshehjen dhe harresën e krimit të 10 Shkurtit.

    Mosmbajtja e seancës, pra mospublikimi i qartë dhe faktik i së vërtetës për 10 Shkurtin përveç që
    nënkupton fshehjen e natyrës dhe praktikës kriminale të UNMIK-ut, ka edhe një funksion tjetër - atë
    të fshehjes së karakterit dhe potencialit kriminal të misioneve policore si të tilla. Misionet me policë të
    huaj, të komanduar nga jashtë, me imunitet ndajligjit, për të cilët zbatimi i urdhërit të eprorit është fil-
    limi dhe fundi i kodit moral domosdo shpërthejnë në dhunë ndaj qytetarëve. Kosova ka një histori të
    bujshme me policë të tillë. Aktualiteti në Kosovë është i mbushur me policë të tillë. Kur UNMIK-u deklaroi se nuk ka siguri për seancën e 19 marsit, EULEX-i deklaroi po ashtu se Panelit i mungon sig-
    uria. EULEX-i e mbron UNMIK-un, e UNMIK-u EULEX-in. Për shkak se janë një dhe e njëjta gjë.

    Duke qenë një dhe të njëjtë, që të dy janë të intere- suar që të mos flitet për 10 Shkurtin.
    Përderisa UNMIK-u po e hesht të vërtetën, institucionet e Kosovës po heshtin vetvetiu. Ato as edhe
    një herë nuk kanë reaguar kundër këtij trajtimi që po ua bën UNMIK-u familjeve të të vrarëve dhe
    atyre të plagosur rëndë më 10 shkurt 2007. Këto institucione dhe këta politikanë janë po ata të njëjtit
    të cilët heshtën më 10 shkurt 2007, dhe i fajësuan Monin dhe Arbenin pse i kishte vrarë policia e
    UNMIK-ut. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, i tërë grupi negociator ishin atë ditë në
    helikopter të KFOR-it. Dhe kanë heshtur që nga ajo ditë. Kurrë nuk kanë treguar se si u vendos të vriten demonstruesit paqësorë. Prandaj po heshtin edhe sot.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Val9 : 23-06-2009 më 18:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •