Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Prindėr, misioni i pamundur?

    Brezi i ri i adoleshentėve qė po vjen ėshtė mėsuar me plotėsimin e tekave dhe dėshirave

    Prindėr, misioni i pamundur?

    Pėrse kanė hequr dorė nga kundėrshtitė dhe u thonė fėmijėve vetėm "po"

    Tė lodhur, tė pushtuar nga ndjenja e fajit, gjithmonė nė kėrkim tė manualeve pėr tė edukuar fėmijėt. Ja pėrse prindėrit e kanė lėnė mėnjanė "Jo"-nė qė i ndihmon ata tė rrisin tė vegjlit dhe i kanė thėnė "Po" ēdo teke e kėrkese tė tyre, pėr tė marrė nė dorė kontrollin e njė brezi tė ri adoleshentėsh



    Nėna ndez cigaren tjetėr: "Javėn e kaluar, vajza ime shkoi nė njė dasmė nė Londėr dhe m‘u desh t‘i blija njė fustan tė ri. Kėtė fundjavė do tė shkojė nė festėn e shoqes sė ngushtė. Mė tha qė nėse do tė veshė sėrish tė njėjtin fustan, atėherė ėshtė mė mirė qė tė qėndrojė nė shtėpi. Dhe po ndodhi kėshtu, atėherė ėshtė faji im nėse nuk do tė arrijė kurrė tė gjejė njė tė dashur. Po tani si t‘ia bėj"? Nėna, e vėnė me shpatulla pas murit, jep pėrgjigjen e vetme tė mundshme: "Unė do t‘i blej njė tjetėr".

    Kėta janė prindėrit liberalė, tė gatshėm pėr gjithēka, vetėm tė mos u prishin qejfin fėmijėve tė tyre. Prindėr tė cilėt ndihen nė faj dhe kėrkojnė vazhdimisht kurse qė t‘u mėsojnė tė sillen si prindėr. Por a dinė ende t‘i edukojnė tė vegjlit e tyre? "Pėr mua edukimi ėshtė qetėsia dhe vendosmėria: shumė pėrgjigje ‘Jo‘ dhe pak ‘Po‘. Sot prindėrit janė tė butė, ose nuk interesohen shumė pėr fėmijėt e tyre; tė paaftė tė pėrballojnė vėshtirėsitė e shumta qė sjell rritja e njė fėmije. Bashkėpunimi me fėmijėt ėshtė art, qė shumė nėnave dhe baballarėve u duket i vėshtirė, e shumė prej tyre pyesin pėr mėnyra serioze dhe tė dobishme pėr tė

    bashkėpunuar me fėmijėt e tyre", thotė njė gjyshe, e cila ka 14 nipėr. "Brezi i 30-40 vjeēarėve ėshtė nė vėshtirėsi. Kjo sepse janė fėmijė tė prindėrve tė padisiplinuar", shprehet njė gjysh 52-vjeēar. Kėta prindėr i pyesin fėmijėt se ēfarė pėlqejnė tė hanė (dikur ne hanim ē‘tė kishte shtėpia, nuk kishim pretendime); ēfarė duan tė shohin nė televizor; si duan tė vishen etj.

    Por nga duhet t‘ia nisin qė gjėrat tė ndryshojnė? "Duhet t‘i detyroni tė rregullojnė krevatin kur ngrihen nė mėngjes", thotė njė psikolog. Duket diēka banale, por sipas raportit tė fundit mbi rininė, 25,4 pėr qind e meshkujve nga mosha 15 deri nė 34 vjeē e mbajnė rrėmujė dhomėn; 57,1 nuk kanė larė kurrė njė pjatė, 58,9 nuk dinė se ēfarė ėshtė njė punė shtėpie, ndėrsa 86,2 nuk e kanė marrė kurrė mundimin t‘i fusin nė lavatriēe ēorapet e palara me tė cilat kanė luajtur futboll. 48,7 pėr qind e meshkujve dhe 23,7 pėr qind e femrave mė parė vdesin pėr tė ngrėnė, sesa tė gatuajnė diēka. "Kur isha i vogėl, zgjohesha njė orė para se tė shkoja nė shkollė, ndizja sobėn, lustroja kėpucėt dhe pastroja dyshemenė me leckė. Puna e parė qė bėja, rregulloja krevatin", thotė 52-vjeēari.

    "Shkalla e pėrfshirjes nė punėt e shtėpisė ėshtė jashtėzakonisht e ulėt. Pėrqindja e lirisė qė prindėrit u japin fėmijėve vazhdon tė rritet. Fėmijėt bėjnė ē‘tė duan nė shtėpi. 78,9 pėr qind mund tė presin miq, 49,8% mund tė organizojnė festa tė mėdha, ndėrsa 58,2% mund tė flenė jashtė edhe pa lejen e prindėrve", thotė psikologu.

    "Jo"-tė qė i ndihmojnė tė rriten, nuk thuhen mė. Ndonjėherė motivi ėshtė banal. "Kemi shumė pak kohė nė dispozicion pėr tė menaxhuar zemėrimin dhe mėrzitjen", thotė njė psikoterapeute. "Njė "Jo" e thėnė njė tė shtunė mbrėma, do tė prishė tė vetmen ditė tė javės qė mund ta kalosh me fėmijėt. Tė rriturit, qė e dinė se tė hėnėn nė mėngjes do tė fillojė njė javė tjetėr braktisjeje dhe largėsie, nuk kanė forcė ta bėjnė".

    Prindėrit zgjedhin edukatėn e gabuar, u japin fėmijėve celularė qė nė klasė tė parė, pėr t‘i kontrolluar mė lehtė, por bien vetė viktima tė kontrollit, sepse janė fėmijėt ata qė vendosin kur t‘ua hapin e kur t‘ua mbyllin.

    Nėnat janė edhe mė tė brishta. Ja si shprehet njė nėnė e re, e cila ka tri fėmijė tė vegjėl: "Zakonisht femrat e kanė nė natyrė qė tė kujdesen mė shumė pėr veten, pėr mirėqenien e tyre dhe sajojnė qindra aktivitete pėr tė shkuar sa mė larg". "Janė shumė tė ēoroditura", thotė njė ortodontiste. "Janė prindėr fantazma, qė nuk marrin as pėrgjegjėsitė pėr tė kontrolluar nėse fėmijėt dinė apo jo tė lajnė dhėmbėt".

    Sipas statistikave tė fundit, del se 52 pėr qind e fėmijėve tė nėnave nė karrierė rrinė me gjyshėrit, 27,8% shkojnė nė kopsht, ndėrsa 9,2% rrinė me dadot. "Kėta janė fėmijėt e dadove". Kėshtu i sheh njė pediatre nga Universiteti i Sapiencės. "Janė kėto gra afrikanojugore ose filipinase qė i edukojnė. Pasojat do t‘i shohim pas dhjetė vjetėsh".

    Ana, 40 vjeēe, ėshtė njė producente televizive. Ajo ka dy djem dhe ka zgjedhur tė qėndrojė nė shtėpi me ta. "Vėrej nga ata qė mė shkruajnė nė blog se ka ndryshim tendence mes femrave. Shumė prej tyre po bėjnė punė edhe me pagė tė ulėt. Janė tė detyruara tė qėndrojnė gjithė ditėn jashtė shtėpisė dhe t‘i japin shpėrblim njė kujdestareje. Unė mendoj se kjo ėshtė njė sakrificė e madhe".

    Po baballarėt? "Kanė ndryshuar shumė. Dikur ishte e vėshtirė t‘i shihje tė merrnin fėmijėt dhe tė dilnin shėtitje, thotė pediatrja. Sot, dalin vetėm duke u justifikuar qė gruaja punon".

    "Gjatė 14 viteve tė fundit, mamatė nė karrierė kanė hequr njė orė nė ditė nga orari i punėve tė shtėpisė dhe ia kanė shtuar kohės qė kalojnė me fėmijėt", thotė psikiatria.

    Gjithsesi, ka edhe nga ata baballarė qė u pėrkushtohen shumė fėmijėve dhe pėrpiqen, qoftė edhe pa praninė e nėnave, t‘i edukojnė mirė ata. Ja si shprehet njė gazetar nė lidhje me kėtė fakt, i cili ka tre fėmijė tė vegjėl: "Jam njė baba-gjysh, thotė duke bėrė shaka. Shpesh mendojmė se mund t‘i shmangim gabimet e mėdha, por ėshtė e pamundur. Dikur ishim mė tė ftohtė e mė autoritarė, ndėrsa sot, nuk e di nė ėshtė mirė apo keq, jemi komplet nėn shėrbimin e tyre. Qėndrojmė me ta kur i zė gjumi, kur mėsojnė, kur duhet t‘u themi se ē‘mund tė shohin nė televizor".

    Por ndryshe nga fėmijėt qė rriteshin e edukoheshin dikur, brezi i sotėm ėshtė mė grindavec. "Kam qenė njė baba autoritar. Fėmijėt e mi i kam rritur me rreptėsi. Nuk ua lejoja tekat. Isha i varfėr. Pėr ta, paratė e xhepit ishin luks", thotė njė baba dhe gjysh 75-vjeēar. Por baballarėt 40-vjeēarė nuk mendojnė kėshtu. Pėr shembull, njė profesor historie, qė ėshtė edhe baba i tre fėmijėve, thotė: "Problemi nuk qėndron mė te fakti nėse mund ta bėjnė, por a mundemi ne t‘i edukojmė ndryshe. Asnjė prej prindėrve tanė nuk ėshtė pėrballur me teknologjinė e sotme, kompjuterin, ēatin, ‘playstation‘". Nė shtėpinė e tij ka rregulla. Nga e hėna deri nė tė enjte nuk shihet televizor, pastaj fundjava ėshtė e lirė. E njėjta gjė vlen edhe pėr kompjuterin. Para se tė vendoste kėto rregulla, zbuloi se i biri, vetėm 11 vjeē, shkarkonte filma pornografikė nga interneti nė kompjuter. Djali, duke u kapur nė befasi, u justifikua se tė gjithė miqtė e tij i kishin parė dhe se ky ishte i prapambeturi. "Nuk ėshtė seksi qė mė shqetėson, por droga. Ėshtė shumė e rėndėsishme t‘u flasėsh gjithmonė pėr kėtė gjė, se sa e rrezikshme ėshtė. Ndonjėherė nuk di si tė sillem. Nuk dua tė jem i ashpėr. Ata duhet ta dinė se mund tė flasin pėr gjithēka me mua", thotė ai.

    Psikoterapeutja Mery Lyssbon ka vėnė nė shėrbim njė linjė telefonike vetėm pėr prindėrit. Pėr ēfarė pyesin? "Qahen sepse nuk kanė autoritet te fėmijėt dhe kanė frikė sepse nuk dinė t‘i kontrollojnė tė vegjlit".

    Psikiatri Gustav Charmet shpjegon nė librin e tij tė fundit modelin e ri edukativ: "Prindėrit nuk mendojnė kurrė se fėmija i tyre ėshtė fajtor dhe krijojnė kėshtu narcistė tė vegjėl, arrogantė, por jo armiqėsorė. Asnjėherė mė parė niveli i konfliktualitetit brenda familjes nuk ka qenė kaq i ulėt. Narcizmi nuk ėshtė kurrė nė konflikt me botėn e tė rriturve. Por fėmijėt kanė gjithmonė ndjesinė se janė mė tė rėndėsishėm se tė tjerėt".

    Sa shumė prindėr janė tė bindur se kanė fėmijė tė mrekullueshėm? "Shumė. Mendojnė se fėmija i tyre ėshtė mė i talentuari, madje edhe mė i pėrgatitur se mėsuesja", thotė njė regjisor 40-vjeēar, i cili ėshtė edhe baba i dy vajzave. "Tė kesh njė fėmijė normal, nuk ėshtė mė normale. Unė nuk i kam ushqyer kurrė me iluzione, nuk i kam bėrė kurrė tė besojnė se janė mė tė mirė se tė tjerėt. Pėrkundrazi, tė tjerėt janė gjithmonė mė tė mirė se ata. Sot fėmijėt e mi mė thonė: ‘Ke qenė shumė i sertė‘. Ju betohem qė mė kushtonte shumė tė isha i tillė".

    Gjithashtu nuk mjafton vetėm qė prindėrit tė njohin mirė qėllimet e edukimit. Ata duhet tė njohin gjithashtu edhe vetė fėmijėt. Kėshtu, duke pasur parasysh ndryshimet individuale tė fėmijėve, mund tė njohin mirė gjendjen shpirtėrore tė tė vegjėlve, sepse kėta tė fundit janė krijesa njerėzore qė rriten dhe zhvillohen.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    "Prindėrit nuk mendojnė kurrė se fėmija i tyre ėshtė fajtor dhe krijojnė kėshtu narcistė tė vegjėl, arrogantė, por jo armiqėsorė. Asnjėherė mė parė niveli i konfliktualitetit brenda familjes nuk ka qenė kaq i ulėt. Narcizmi nuk ėshtė kurrė nė konflikt me botėn e tė rriturve. Por fėmijėt kanė gjithmonė ndjesinė se janė mė tė rėndėsishėm se tė tjerėt".
    Ketu qendron problemi !
    Se humb ndjesia qe te tjeret kane te drejte.

    Prind nuk lind,por behesh.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anėtarėsuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    jam shprehur edhe ne nje teme tjeter ne lidhje me edukaten dhe formimin qe femijet marrin nga prinderit...
    eshte shume e veshtire te jesh nje prind autoritar, i dashur, i sjellshem, i rrepte, i duruar ... te gjitha keto ne te njejten kohe...
    dhe me e keqja te prinderit eshte qe shume prej tyre as nuk kane ndermend ta kerkojne ate te "mesmen e arte", por zakonisht jane ose shume liberal, ose shume autoritar...
    shume prinder i terbojne vete femijet qe kur ata jane shume te vegjel me pretekstin se jane te vegjel dhe nuk kuptojne... nuk i ulin ne tavoline te hane si gjithe familja, por i gjemojne me pjate nga mbrapa, shkojne i rregullojne krevatin, me pretekstin se nuk dine ta rregullojne se jane te vegjel, shkojne i dalin "zot" aty te lagja kur kane probleme me femijet e lagjes...
    dhe ne shqiperi prinder te tille i ke me shumice...
    edhe nese femija nuk ka ndermend te bleje ndonje gje ne dyqan e nxisin qe te zgjedhe dicka...
    mos te them pastaj per nje kategori tjeter qe i jep cdo dite leke ne dore dhe as nuk e ka idene se per cfare i shpenzon ato leke...
    une kam lexuar disa libra se si te sillem me vajzen time...
    shyqyr zotit kam gjetur gjuhen e perbashket me timshoq (se ky eshte nje problem tjeter ne familjet tona), babai i bertet nena e merr me te mira, ose e kunderta, per te njejtin problem prinderit marrin vendime te ndryshme ndaj femijes...
    te jesh prind eshte e veshtire, por nuk eshte e pamundur...

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Agjenti 91-vjeēar i CIA: Misioni pėr tė rrėzuar Hoxhėn
    Nga REALIST nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 21:55
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Shėn Justini: Misioni i brendshėm i Kishės sonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •