Formula 1 është zhytur në krizën më të madhe në 60 vite me tetë nga 10 ekipet që kanë zbuluar planet e krijimit të një kampionati të ri.

Asociacioni i skuadrave FOTA ka thënë se BMW-Sauber, Brawn, Ferrari, McLaren, Red Bull, Renault, Toro Rosso dhe Toyota ishin të bashkuara në vendimin i cili do ta ndante sportin më dysh nëse FIA nuk pranon kushtet e tyre.

“Ekipet nuk mund të vazhdojnë të komprometojnë vlerat fundamentale të sportit dhe kanë vendosur të ndryshojnë kushtet për kampionatin botëror 2010. Ekipet nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të fillojnë përgatitjet për një kampionat të ri, që do të nxjerrë në pah vlerat e pjesëmarrësve dhe partnerëve”, thuhet në deklaratë.

Të gjitha ekipet tjera, me përjashtim të Williams dhe Force India, kanë paraqitur kushtet për rregullat e sezonit 2010, dhe me mosarritjen e marrëveshjes me FIA, krijimi i një kampionati të ri është i pashmangshëm.

FOTA thotë se seria e re e garave do të inkurajojë më shumë anëtarë, do të dëgjojë dëshirat e fansave dhe do të ketë një qeverisje më transparente. Asociacioni i skuadrave po ashtu ka premtuar ‘uljen e çmimeve për spektatorët, partnerët dhe aksionarët tjerë të rëndësishëm’. /Telegrafi/