Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    NDRIÇIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrëfen 30 vitet në skenë

    Duke qene, se femrat e forumit jane sh te afeksionuara, pas qimit, edhe tani qe i kane rene leshte

    po postoj kete interviste te tij, ne shenje nderrimi per gjinine femerore te forumit.




    NDRIÇIM XHEPA, aktori i 75 roleve rrëfen 30 vitet në skenë


    Petrika GROSI

    Aktori i madh i skenës dhe ekranit shqiptar Ndriçim Xhepa është personazhi ynë i javës në suplementin “Albania Weekend”. Në intervistën e dhënë ekskluzivisht për gazetën “Albania”, ai tregon mbi rolet e shumta që ka interpretuar në teatër e kinema përgjatë tri dekadave të fundit, shumë prej të cilave vazhdojnë që të mbeten të dashura për publikun dhe sot e kësaj dite. Gjithashtu, biseda jonë trajton problemet e sotme të teatrit dhe të filmit shqiptar, e veç të tjerash, aktori i njohur tregon dhe për Ilo Zoton, personazhin e ri që ai luan në filmin më të fundit të regjisorit Xhuvani, premiera e të cilit do të jepet gjatë muajit tetor.

    Kanë kaluar vetëm pak kohë nga marrja e Çmimit Kult, “Aktori i Vitit”, ndërkaq, a keni pasur propozime për ndonjë rol të ri në teatër ose kinema?
    Propozimet në teatër apo në kinema qofshin, nuk kanë shumë lidhje me çmimet. Ofertat për të qenë pjesë e një vepre teatrore ose filmike, në mënyrë të vazhdueshme nuk më kanë munguar. Por, brenda meje vepron mekanizmi i mospranisë në volume punësh të palogjikshme dhe rrjedhimisht, më shumë refuzoj se sa pranoj.
    Një gjë të tillë nuk e bëj për mendjemadhësi apo kapadaillëk profesional, por për shkak të disa arsyeve të thjeshta; e para, kërkoj që të mos jem i bezdisshëm me prani skenike çdo dy-tri muaj, së dyti, nuk më nxit honorari financiar që paguan teatri dhe nuk është paraja motivi kryesor për mua, së treti, nuk e shoh të arsyeshme që të strapacohem në mënyrë të palogjikshme dhe e fundit, me dashje apo padashje, bëhesh shumë më i mirë për kolegët dhe kolektivin kur u lëshon rolet... Brenda 10-vjeçarit të fundit, 20 role kryesore i kam refuzuar, të cilët janë marrë më pas nga aktorë me emër në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Si rrjedhojë e këtyre që sapo thashë, duke qenë më selektiv dhe duke dalë pak më rrallë në skenë dhe në ekran, mund të jem më i freskët me personazhin pasardhës, pasi e kam bërë këtë përzgjedhje logjike dhe artistike. Edhe për vitin 2008, pranova vetëm Astrovin te Çehovi, nën regjinë e të miorënjohiurit Sllobodan Umkovski dhe refuzova tri projekte të tjera teatrore. E po t’i shkojmë pyetjes, propozime sërish kam. P.sh. Mendohet që nga fundi i gushtit të punohet një vepër e autorit amerikan Eduard Olvi “Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf”, një propozim tjetër është për një vepër të madhe të antikitetit dhe nga i njëjti regjisor, më është afruar mendimi mes dy veprave të mëdha amerikane. Po kështu, është edhe një projekt filmik, por unë si natyrë kam një zakon që i besoj dhe as i shpreh gjërat përfundimisht, para se një ide, propozim apo dëshirë, të kristalizohet edhe përmbyllet në të gjithë aksesorët e vet. Kjo për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri, gjërat mund të besohen vetëm kur janë bërë fakt i kryer.

    Duke u nisur nga refuzimi që Ndriçim Xhepa i bën gjithë këtyre roleve, a mos ndoshta ka të bëjë edhe me pamundësinë për të realizuar disa personazhe të goditura brenda një viti?


    Jam i bindur se dhe në shtete vërtetë të zhvilluara, ku arti ka peshën e duhur shpirtërore, institucionale e financiare, për aktorin është e vështirë të pranojë disa impenjime serioze dhe të përmasave të mëdhaja brenda një viti, e jo më pastaj, në një ambjent si ky i yni, ku për një prodhim artistik (film ose teatër) ekzistojnë kondicione financiare, disipline e korrektese dhe rregulla loje që lënë shumë për të dëshiruar. Institucionet artistike shtetërore nuk i sigurojnë këto kushte dhe as që bëhet fjalë për ato private, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut.

    Pse, çfarë keni kundra institucioneve dhe projekteve teatrore private?

    Në shumicën e rasteve, projektet private janë prodhime dy - tri javore, me një vrap pune amatoresk, thjesht për t’u marrë me diçka dhe nga kjo diçka, të nxjerrësh ndonjë të ardhur për të siguruar jetesën. Një gjë sa e dhimbshme, aq dhe jo profesionale.
    Nuk jam totalisht kundra një projekti privat por do të më dukej e logjikshme që projektet të konceptoheshin më seriozisht dhe kontratat me njerëzit e me institucionin ku do të punohej ky projekt privat, të respektoheshin sa i takon zbatimit të çdo parametri kohor dhe artistik që kërkon një vepër.

    Duke u nisur nga kjo, a do të ishit më shumë për hapjen e disa teatrore të tjera private (me subvencionim nga shteti) apo për fuqizimin e këtyre institucioneve që kemi?

    Nuk besoj se Tirana ka një dëshirë frekuentuese karshi teatrit aq sa të ishte e nevojshme që ky kryeqytet të kishte 10-15 teatro, sikundër ka Athina 50 teatro shtetërorë e privatë, apo dhe kryeqendra të tjera në Europë. Por, që kjo kryeqendra jonë Tiranë të kishte tre apo katër trupa dhe të nxitej një lloj konkurrence artistike, si dhe zhvillimi i një mundësie ku kategoria e regjisorëve, aktorëve, kostumografëve e skenografëve të kishin disa mundësi më tepër, hapësira për shfaqje artistike dhe mundësi punësimi, njëkohësisht spektatorit t’i krijohej më variacion frekuentues, absolutisht do të isha dakord. Është koha që Tirana t’i ketë gjatë javës disa alternativa skenike që spektatorit të kategorive dhe moshave të ndryshme t’i krijohen disa mundësi zgjedhjesh. Rëndësi ka që të ekzistojë kjo dëshirë dhe vullnet i mirë shtetëror, që kryeqendra jonë Tirana, (nuk më pëlqen ende ta quaj metropol) t’i ketë tre a katër variacione skenike të tilla.

    Teksa flasim për publikun, a ekziston vërtetë kjo uri, apo një kërkesë e tillë reale, për ta frekuentuar sallën e teatrit?

    Del për detyrë një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm; menaxhimi, distribuimi dhe reklamimi i këtyre projekteve teatrore. Aspekt, i cili deri më sot lë shumë për të dëshiruar, qoftë për projektet shtetërore dhe për ato private. Ky proces duhej të kryhej shumë herë më mirë dhe shumë më ndryshe por nuk më takon mua të jap mend, sepse detyra ime është që të bëj teatër, ose të luaj në film. Në Shqipërinë tonë të vogël, ne i bëjmë gjërat kaçurrel. Është për të qarë e për të qeshur, kur shikon njerëz që njëherësh duan të bëjnë regjisorin, interpretin, agjentin e reklamacionit dhe të distribuimit, dramaturgun, deri te letrat për të vjelë paratë nga projekti, pa harruar përshëndetjen në fund të shfaqjes...

    Çimi, a ke menduar për ndonjë rol të pa realizuar ende, i cili do të të mbushte shpirtërisht mbi gjithë të tjerët?

    Me zanatin dhe karrierën që kam, po të isha në një vend tjetër ku rregullat e lojës funksionojnë dhe respektohen siç e meriton një aktor, atëherë po, që do të kisha pasur dëshirë dhe mundësi për të shprehur dëshira. E them këtë sepse këtu nuk është punuar kurrë, sipas logjikës elementare të mundësive artistike që ka një interpret apo interprete. Ne nuk kemi pasur dhe nuk e kemi një planifikim disavjeçar mbi mundësitë aktoriale dhe regjisoriale, që ka ky, apo ai teatër, për të vjelë rezultatet më të larta të mundshme nga një artist. Siç e kemi shpikur ne shqiptarët pijen kaçurrel, këtu vazhdohet të punohet me sistemin kaçurrel. Ndaj, zakonisht i refuzoj shumë role që më propozohen dhe pranoj vetëm atëherë, kur me të vërtetë krijohet në kokën time një imazh pozitiv për një vepër që mundohet të krijojë një ngjizje pozitive ndërmjet një regjisori, një trupe të reduktuar aktorësh dhe një skenografi e kostumografi interesant, ku të ngjallet shpresë se mund të vilet një premierë, e cila të lërë më pas shije të mirë.

    Artist të pasur në Shqipëri nuk ka. A nuk ju interesojnë pagesat dhe honoraret që i humbni nga këto refuzime të shumta që bëni?

    E thatë bukur, honoraret e artit nuk të bëjnë të pasur këtu te ne, përkundrazi, mund të të krijojnë vetëm veleritjen personale, monotoninë në raport me skenën dhe bezdisjen e atyre që të shikojnë. Kjo është arsyeja për të cilën dy të tretat e roleve që më propozohen i refuzoj dhe nuk jam aspak mendjemadh.

    Kur e mendon, a të vjen keq ndonjëherë që ke lindur në Shqipëri dhe jo diku tjetër, në Europë apo Amerikë?

    Do të më dukej krejtësisht e palogjikshme të merrja përsipër ta gjykoja këtë gjë. Jam qelizë e këtij kombi, brenda kësaj race u formova dhe e zhvillova këtë aftësi apo dëshirë timen dhe as e kam çuar ndonjëherë në mendje që pse nuk linda diku tjetër...
    Çdo njeri në botë ka destinin e tij. Natyrisht, ndiej keqardhje që ky profesion, me volumet dhe praninë time në film e në teatër, nuk është shpërblyer dhe nuk e gjen atë pozicionim shpirtëror, qoftë dhe financiar, për të cilin është i dukshëm dhe vlerësohet në vende të civilizuara. Sigurisht, kjo varet dhe nga kushtet ekonomike-sociale që kalon vendi, ku problemet që në përgjithësi ka popullata, ndryshueshmëria e sistemit, një mori gjërash mbi punësimin, pronën, problemet e arsimimit, varfërisë e rininë, bëjnë që vëmendja dhe dëshira argëtuese e publikut të jetë më e reduktuar.

    Kemi dëgjuar se filmat dhe aktorët shqiptarë janë të famshëm në Kinë. A keni pasur ndonjë kontakt me producentët ose regjisorët kinezë?

    E kam të dëgjuar këtë gjë nga një regjisor i gjeneratës së parë të filmit shqiptar, i cili ka qenë i pranishëm në Kinë. Në fakt, më është dukur një çikë sa e çuditshëm, aq dhe buzëqeshës një fakt i tillë. Nuk kam asgjë kundra popullit dhe artit kinez, përkundrazi, por do të më dukej shumë më me vlerë dhe frutdhënëse, sikur të krijonim ca më shumë bashkëprodhime filmike e teatrore me Ballkanin dhe Europën, që jemi kaq afër, me një mentalitet, psikologji dhe problematikë historike e sociale, ku edhe qepjet financiare do të ishin shumë më të mundshme.

    Cili nga rolet e derisotme ju ngjall më shumë mbresa teksa i risillni në mendje?

    Në një krijimtari 30-vjeçare (pas një muaji mbush 30 vjet me praninë time në skenë dhe në ekran dhe rreth 75 role) është normale që të ketë një diferencë mes interpretimeve. Për shumë arsye që nuk është e nevojshme t’i analizojmë, rolet ndryshojnë nga njëri-tjetri. Por, një pjesë të mirë të tyre, i kanë veçuar vet çmimet, të cilat tashmë janë 15 të tilla, duke përfshirë festivalet e filmit, të teatrit, çmimet vjetore dhe medaljet.
    Personazhe të tillë, të paharrueshëm dhe emocionues janë Beni te “Hije që mbeten pas”, Toma te “Flutura në kabinën time”, gjenerali gjerman te “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, Alush Beu te “Dasma e Sakos”, Harun Bonata tek “I dashur armik” apo më pas, Arseni te “Duaje emrin tënd”, Genci te “Shokët”, Ardi te “Të mos heshtësh”, Astriti te “Treni niset në 7 pa 5”, Neritani te “Telefoni i një mëngjesi’, Davidi te “Porta Eva”, duke e mbyllur rreshtin e personazheve filmike me kryerolin që pres ta shoh në pemierën e këtij fillim tetori. Ilo Zoto quhet personazhi që interpretoj në filmin “Lindje, Perëndim, Lindje” të regjisorit Gjergj Xhuvani. Ndërsa në teatër do të kujtoja këto role: Fernando te “Fernando Kraft nuk ka shkruar këtë letër”, Xhorxh Shnajder te “Kapitulli i dytë”, Astrovi te “Daja Vanja”, Romeo te “Romeo dhe Zhulieta”, Prometeu te “Prometeu” i Viktor Eftimiut, Robespieri te “Vdekja e Dantonit”, Dorian Grej te “Portreti i Dorian Grej-it”, Anji te “Për një fjalë goje” e më pas Eskobar te “Vdekja dhe virgjëresha”, Ilirjan Demi te “Korbi i bardhë”, Edmundi te “Mbreti Lir”, Neritani te “Nëndritat e skenës” dhe Gregu te “Kujdes kafshon”.

    Ç’mund të zbulojmë ndonjë detaj, mbi rolin tuaj të ri te filmi i Xhuvanit?

    Filmi përshkruan një kalvar sa simpatik, dhe të dhimbshëm të një ekipi çiklistik me trajnerin në krye, i cili është dhe personazhi im. Nuk mund të jap opinione paraprake se nuk e kam parë ende filmin, me gjithë dëshirën e mirë të regjisorit Xhuvani. Megjithatë, do të thoja se regjisori përpiqet që nëpërmjet këtij filmi, të tregojë një ngjarje, një cirkuit, një kalvar të nisur me ndjesi të këndshme nga ky grup sportistësh, për të përfaqësuar vendin në një tur çiklistik në Francë.
    Ngjarjet janë sa tragjike aq dhe komike; transformimi i viteve ’90, kur këto gjëra përplasen me apo (pa) dashje... Episodet e njëpasnjëshme e bëjnë këtë grup njerëzish të këndshëm e njëkohësisht të dhimbshëm ashtu siç në të vërtetë të gjithë jemi ballafaquar me veten tonë dhe me botën në ato vite, ashtu siç përshfaqemi dhe në ditët e sotme herë pas here. Filmin e karakterizon një sarkazmë dhe ironi e shëndetshme artistike. Uroj që kjo elegancë regjisoriale ta shoqërojë gjithë ngjarjen dhe procedurën e filmit.

    Cilat ishin vështirësitë e para që hasët për të hyrë nën petkun e personazhit, për ta krijuar atë nga hiçi?

    Loja në film duhet të përcillet nëpërmjet një platforme sa më realiste dhe organike. Karakteri i veçantë, kam përshtypjen, që do të burojë nga prekja dhe përjetimi sa më i vërtetë, në rifinitura sa më të holla, që e shoqërojnë ekipin me në krye trajnerin. Sikletet dhe kalvari elegant nëpër të cilat kalojnë të gjithë sëbashku, do të krijojë dhe të veçantën, ngjyrimin e personazhit. E rëndësishme është të preket, të jetohet realisht situata, ajo ngjarje që bie mbi personazhet, të papriturat krejtësisht të paparashikuara. Ilo Zoto, trajneri, nuk është një njeri i ardhur nga kohë të çuditshme, i krijuar si bazë e një fantazie dramaturgjike, regjisoriale e aktoriale të çuditshme. Ai është personazh i kohës së djeshme dhe të sotshme, i mbarsur me një psikologji dhe me një kontraksion të brendshëm, gjë të cilën e impononte koha e komunizmit. Kontraksione që vinin si pasojë e moskomunikimit me botën, varfërisë, një mbylljeje të shpirtit, syrit dhe të xhepit, që për hir të së vërtetës na shoqëronte deri në fillim të viteve ’90.

    Roli i parë?

    Nga momenti i emërimit në teatër për gati tri vite kam ndier “kënaqësinë” e të qenurit në rreth 10-12 shfaqje vetëm figurant, gjë të cilën ndonjë djalë ose vajzëroshe e sotme do ta quante për turp. Mendoj se më ka bërë mirë dhe në të njëjtën kohë tregon konkretisht se nuk kam qenë për asnjë moment i përkëdheluri i fatit si fëmija i një artisteje. Gjithçka është arritur përmes një preokupacioni shpirtëror maksimal dhe një pune tej mase të lodhshme. Dhjetë vjeçarin e parë arrija të ekzekutoja katër deri pesë role në vit në film dhe në teatër. Fillesat nuk i kam me regjisorë që të lançonin dhe ky është një tjetër fakt domethënës. Si fillim nuk punova me Anagnostin as me Viktor Gjikën apo Vladimir Priftin e Kristaq Dhamon. Filmi im i parë ishte “Këshilltarët”, një rol i thjeshtë me një regjisor modest si Xhezair Dafa, ndërsa në teatër, pas tre viteve vetëm si figurant, më aktivizuan në një rol kryesor, por ama dublant, te një dramë modeste “Pas prodhimit të fundit” të autorit shkodran Ferid Halluni me regji të Fatos Haxhirajt. Pra, fillimet nuk i kam pasur gërrthitëse. Euforia e palogjikshme, e menjëhershme, nuk e di, por nuk më duket se do të kishte qenë frytdhënëse.

    Lidhja juaj me aktorët e mëdhenj të cilët nuk jetojnë më?

    Në fillimet e viteve ’80 kam pasur përvoja bashkëpunimi filmike e skenike me aktorë të “Gardës së vjetër” si Pitarka, Manushi, Roshi, Prosi, Prokop Mima, Pjetër Gjoka, Marie Logoreci, Ndrekë Shkezi etj. Në mënyrë të qëllimshme ose të paqëllimshme, i riu në profesion padyshim që përfiton nga përvoja e tyre. Siç ata ishin të ngjyrshëm nga njëri-tjetri, edhe tek ne, pa kuptuar ajo tablo ka shtuar përvojën dhe tablonë personale, atë pikturë me ngjyra të ndryshme. Pra, në raport me ta, sigurisht, në bazë të vlerave përkatëse dhe të ndryshme që kishin, duhet të ekzistojë pohimi dhe jo mohimi, gjë që me gjeneratën e sotme nuk ndodh. Shpesh konstatoj elementë rrugaçërie, mohimi dhe kapadaillëku të pa argumentuar. Nuk e kuptojnë se ky zanat kërkon dekada që të konsolidohesh e të plotshmërohesh profesionalisht. Absolutisht, ndien dhe djem e vajza, të rinj e të reja, të cilët e kuptojnë shumë mirë se kjo rrugë është e gjatë dhe si rrjedhojë reflektojnë mirësjellje, qytetari, respekt e mirësi.

    Keni pasur para disa vitesh një moment të vështirë në jetën tuaj, teksa luftonit me vdekjen. Çfarë do të kujtonit?

    Të mos harrojmë se gjithësecili në këtë botë është në dorën e Zotit dhe i përkohshëm. Ajo situatë tashmë u bë gjashtë vite që ka kaluar. Më ngelet që të mos harroj dhe të falënderoj njerëzit që më ndihmuan në heshtje dhe në monologun tim të brendshëm shpirtëor dhe në anën tjetër, të kujdesem për të qenë në masën e duhur i vlefshëm për familjen time dhe për profesionin.

    Keni një lidhje të veçantë me djalin tuaj, apo jo?

    Pse ta mbifryjmë këtë gjë? Kush mendje dhe shpirt njerëzor nuk do të kishte një lidhje të veçantë me pjellën e vet?!... Mos ta zgjas më tepër, Martini është gjithçkaja ime.

    A e keni pasur të ushqyer pasionin për aktrimin nga Margarita Xhepa?

    Nga të dy prindërit nuk jam nxitur në asnjë rast që të bëhem aktor, pavarësisht se të dy i përkasin artit. Diku nga viti i tretë, ndoshta në maturë të shkollës së mesme, kur jam shprehur se mund të kem dëshirë që të konkurroj për aktrim në Akademi të Arteve, te të dy prindërit ka pasur një pauzë. Nuk mund të them se pati kundërshtim të egër, por nuk shprehën as ndonjë kënaqësi të madhe.

    Sërish te aktrimi; a ka ndodhur që ndonjë rol të fitojë terren në jetën tuaj?

    Asnjëherë nuk i kam ngatërruar jetët e personazheve me të përditshmen time. Kjo për arsyen e thjeshtë që, nëse aktori do të ngatërrojë këtë raport, atëherë fillon t’u aktrojë njerëzve edhe në jetën e përditshme, nëpër rrugë e në klube. Fatkeqësisht, sot ka plot raste të tilla, kur individë të ndryshëm u tregojnë të tjerëve në rrugë, në klub, në teatër apo Akademi se “...Ooo, ju popull, kujdes, jam unë, ai aktori... (ose ajo aktorja)”. Këta njerëz harrojnë se budallëqe të tilla i dëmtojnë jashtë mase. Kur vjen momenti për të aktruar realisht, në skenë apo para kamerave, e kanë humbur të natyrshmen, të vërtetën. Aktrojnë në çdo moment dhe bëjnë sikur aktrojnë, ndërkohë që padashur i mveshin vetes elemente të fryrë e të impostuar plastike, gjestikulacione e megalomani të pazakontë. Janë personazhe që aktrojnë çdo moment; kur japin intervista apo edhe kur i japin makinës dhe nuk dijnë të aktrojnë atëherë kur duhet ta bëjnë punën e tyre. I shohim të përshfaqin në skenë të përshfaqin elementë të kadilenës që u përkasin viteve ’50.

    Së fundi, nëse me tri fjali do ta përshkruanit veten, cilat do të ishin ato?

    E para, mundohem që të jem një njeri sa më i vlefshëm, njerëzor dhe i dashur për të afërmit. Së dyti, përpiqem që të shtoj mundësinë te vetja për sa më shumë role që do t’i pëcaktoja si “role të vërtetë”, pra që të burojnë vërtetësi, në film e në teatër. Së treti, mundohem që te të tjerët, të cilët më rrethojnë në jetën e përditshme, në punë apo jashtë saj, të përcjell mirësi dhe të bëj mirë për gjithë atë sa kam mundësi.


    20 Qershor 2009

    albania
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po nje picture te cimit pse s'na e ke sjell xhuje?
    Me ke ka qene i martuar cimi?
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Po nje picture te cimit pse s'na e ke sjell xhuje?
    Me ke ka qene i martuar cimi?
    Dea, u bere dhe ti si Brari me keto pyetje...hahahahahhaa sa kam qesh.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    hahah, jo mi po vertet me intereson ta di per cimin, kurse brari interesohet vetem per komunistat. Ka qene nje nder aktoret e mi te preferuar. Ka qene shume simpatik me floke.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Po nje picture te cimit pse s'na e ke sjell xhuje?
    Me ke ka qene i martuar cimi?
    dea,

    qimi ka nji foto pa qime, tek nji teme me duket,

    bej nji search, ene gjeje, ose gugloje.

    nji shprehje te Kadri Roshit, po ta tregoj per qimin,

    e sheh me nji vajze(ti ske qene besoj ) ne rruge, dhe i thote:

    E Ndriqim, po lan gjynahet e sateme?....

    p.s

    une skam vene foton e monikes akoma ,

    ti kerkon te qimit
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    dea,

    qimi ka nji foto pa qime, tek nji teme me duket,

    bej nji search, ene gjeje, ose gugloje.

    nji shprehje te Kadri Roshit, po ta tregoj per qimin,

    e sheh me nji vajze(ti ske qene besoj ) ne rruge, dhe i thote:

    E Ndriqim, po lan gjynahet e sateme?....

    p.s

    une skam vene foton e monikes akoma ,

    ti kerkon te qimit
    Nuk di gjo une, vet ke hap teme per cimin. E dua foton ketu tek tema e tij. Bere tere ate copy/paste dhe nuk sjell nje foto.
    P.s Sill te Cimit ti dhe te gruas se cimit, se Monikes e gjej une.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ja se i gjeta vet.
    Jane marre nga Wikipedia.
    Te e para eshte me floke dhe i ri.
    Te tjerat pa floke dhe .......tani.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 20-06-2009 më 11:01
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Ndricim Xhepen e kam friend ne facebook.

    cunin e ka cute . LOOOOL

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Edhe tek ajo foto me floke, Cim Xhepa pa floke ka qene. I ka pas fallco, vetem per filmin. Lol

    Po Pink mund ta pyese psh meqe e ka "friend". ;p

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    po ben tasellarin e ke gje friend Pinko



    desha me thon dhuvanin...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhuxhumaku : 20-06-2009 më 15:54
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Edhe tek ajo foto me floke, Cim Xhepa pa floke ka qene. I ka pas fallco, vetem per filmin. Lol

    Po Pink mund ta pyese psh meqe e ka "friend". ;p
    Ska nevoje ta pies, se I agree. I ka fake . Lool

    I kane rene floket ne nje moshe shume te re. Jeta eshte cruel sometimes, ske cben. Kur te bien te bien, vetem fillon dhe numeroj . Aq ke ne dore.

  12. #12
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ashtu vertet Pink, jeta eshte cruel. lol

    Lexova diku nje shkrim per meshkujt qe u bien floket e per larmine e produkteve per floke ne treg, qe nga rogaine e te tjera.
    Si perfundim shkrimi thoshte qe ato produkte/ilace s'kane asnje efekt dhe e vetmja gje qe mund te besh eshte te shikosh veten ne pasqyre e te pranosh realitetin. lool

  13. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    kush o ki mo ? Xhuxhu me ty e kam ?

    Pastaj une skam friends, morracake . Kam vipa

    Boke e thashe une ska nevoje per statemente dhe reklama dhe ti. LOOOL

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Pinko,

    ti i ke VIP,

    ne i kemi dhip...

    po nrun e ka noj cik llap ki qimi?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #15
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Ja se i gjeta vet.
    Jane marre nga Wikipedia.
    Te e para eshte me floke dhe i ri.
    Te tjerat pa floke dhe .......tani.


    Te e para mua me duken si paruke o shpirto


    Ndricim Xhepa ngel aktor i madh,i kohes pranverore
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  16. #16
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Pinko,

    ti i ke VIP,

    ne i kemi dhip...

    po nrun e ka noj cik llap ki qimi?

    Do me pa gruan e Cimit ti ? Shko ne facebook, se e shef dhe ti vete aty. Mos bej kshu dhe ti, shtoji listes tende te dhipave, dhe nje vip se nuk behet qameti. Ose ose fundja ska nevoje ta shtosh hic. vetem shife , click( nuk e ka private ).

  17. #17
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    He, se harrova.. ta kisha sjell me foto ketu dhe une, po kam hall se me rendohet lapi tapi.. duke e bere save , mjaft kam timet une. Lol

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    pink pse e genjen, cunin ti? Ai s'ka fare facebook, apo e ka hap me emer tjeter?
    Feelings change - memories don't.

  19. #19
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    pink pse e genjen, cunin ti? Ai s'ka fare facebook, apo e ka hap me emer tjeter?
    Kush mi Dea, ska ? Xhuja apo Ndricimi ? Lol

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Pinko,

    per qimin se rruaj fare mjekrren,

    per nrun e tij aq me pak...

    sa pashe qiljeten para 1 ore, s'du te menoj per asnji femre mo...lol

    dea ma thuj tek vesh, per ca me ka rrrejt kjo Pinku
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha ministrave: Shkatërroni “modulin Rama”, vidh e puno
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 22:43
  2. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  3. Aktori Naim Frasheri
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2004, 13:30
  4. Arqile Semini, diplomati qe rrefen historine nga Franca
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 23:54
  5. Xhevat Oena, aktori zeshkan me shpirt te bardhe
    Nga fisnik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2003, 05:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •