Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492

    Post Qytetarët padisin Bashkinë e Tiranës për vjedhje të pronës, 732 gjyqe të hapura

    Bashkia u detyrohet miliona lekë dëmshpërblim kryeqytetasve, që u ka prishur pronat, shtëpitë e bizneset

    Ankesa dhe padi të pafundme janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga qytetarët kundra Bashkisë së kryeqyteti. Bashkia e Tiranës është shndërruar në një hambar padish nga qytetarët e saj. Nuk janë pak, por rreth 732 padi të drejtuara kryetarit tonë nga qytetarë, banorë të Tiranës, apo edhe firma të ndryshme, të cilat pretendojnë se janë cenuar padrejtësisht nga kryetari Edi Rama, në emër të Bashkisë.

    Qindra gjyqe janë të hapura prej shumë vitesh në gjykatë ku e paditur është Bashkia dhe vetë kryebashkiaku. Këto gjyqe vazhdojnë të jenë të hapur pasi ligji nuk ka fuqi mbi Bashkinë. Ajo ju detyrohet miliona lekë kryeqytetasve që ju ka prishur pronat, shtëpitë e bizneset e deri më tani ajo nuk ju ka dhënë as edhe një qindarkë për dëmin që ju ka shkaktuar. Madje përfaqësuesit e saj ligjorë as nuk denjojnë të paraqiten në gjyqe duke i injoruar dhe përbuzur për të disatën herë qytetarët, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur apo pa një qindarkë në xhep.

    Burime të gjykatës bëjnë të ditur se kanë mjaftuar pak kohë, që numri i padive ndaj Bashkisë së Tiranës dhe sektorëve në varësi të saj, të dyfishohet. Kështu, mësohet se gjashtë mujorin e fundit të vitit që kaloi, kanë qenë në proces rreth 300 gjyqe, ku i paditur është Bashkia e Tiranës, ndërsa tashmë numri i tyre shkon në 732. Vath Çekrezi është vetëm njëri nga banorët e kryeqytetit, i cili e ka paditur kryebashkiakun për dëmin e shkaktuar, duke i kërkuar atij dëmshpërblimin prej 2.6 milionë lekësh. Megjithëse kjo kërkesë- padi ishte dërguar vitin që shkoi, vetëm pak muaj më parë, në Gjykatën e Tiranës është pranuar më në fund kërkesa e këtij banori, i cili nuk ka përfituar ende nga dëmshpërblimi që Bashkia jonë i detyrohet.

    Ndërkohë, një tjetër padi e regjistruar në emër të kryebashkiakut është ajo e familjes Lonari, e cila kërkon pronën e saj të zaptuar nga përbindëshit ndërtues pallatesh me leje, të dhënë nga kryetari Rama. Ky proces vazhdon ende maratonën e tij pranë gjykatës së Faktit, e cila ka marrë, pas shumë kallëzimesh penale të bëra njëra pas tjetrës dhe të rrëzuara pa arsye, në shqyrtim këtë çështje. Një ndër këto padi është ajo e Arian Sukniqit. Ish-drejtori i Qendrës Kulturore "Tirana", në kërkesë- padinë e tij ka kërkuar rikthimin në vendin e punës dhe pagesën për kohën që është larguar.

    Shkatërrimi i një prone mund t'i kushtojë 228 milionë lekë Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një truall prej 310.5 metër katror, në pronësi të Hasan Hakës dhe gjithashtu një ndërtesë dy katesh në rrugën "Punëtorët e Rilindjes", e cila me një urdhër të Bashkisë së Tiranës, në bazë të planit rregullues të kryeqytetit në vitin 2004 është shkatërruar nga policia bashkiake, megjithëse kjo ndërtesë dhe trualli gjithashtu ishin të regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Një nga këto raste është shkatërrimi i një tjetër vlere. Kinema "Ali Demi", në padinë e bërë një vit më parë, vazhdon ende maratonën e saj në Gjykatën e Tiranës. Gërmadhat e mbetura nga një ndër kinematë më të frekuentuara 15 vjet më parë, ngrenë zërin kundër kryebashkiakut, duke kërkuar dëmshpërblim për shkatërrimin e bërë me pa të drejtë.

    Shoqëria "Interkinex" sh.p.k, megjithëse ka regjistruar kallëzimin penal një vit më parë, vazhdon ende të kërkojë dëmshpërblim për shkatërrimin e një ndër pasurive kulturore, midis shumë të tjerave, tashmë, të mbetura si ajo. Këto janë vetëm fragmente padish, nga 732 të tjera që janë të regjistruara pranë Gjykatës së Tiranës.

    Në rast se do t'i referohemi statistikave dhe kronologjisë, 2008-a është viti i sulmit ligjor i qytetarëve kundër kryebashkiakut Rama. Vitet e tjera ka patur tek-tuk ndonjë padi, ndërsa 6 mujori i vitit 2007 dhe këto muaj që kanë kaluar për këtë vit, duket se po dëshmojnë një mosbesim masiv kundrejt njeriut që po përdhos votën e qytetarëve që e vunë në krye të Bashkisë së Tiranës.

    Janë me qindra rastet kur Bashkia e Tiranës ka shkelur të drejtat e qytetarëve më të dy këmbët. Shpesh, ata kanë kërkuar dëmshpërblime pasi prona e tyre është zaptuar nga ndërtesa, rrugë, apo diçka tjetër të ndërtuara nga Bashkia. I kanë lejuar punimet e Bashkisë, por kanë kërkuar atë që u takon. Duke mos marrë asgjë dhe duke mos pasur as edhe një zgjidhje tjetër, pasi edhe me anë të gjyqeve ata nuk kanë arritur ta zgjidhin problemin, janë detyruar që të veprojnë vetë. Këto ndërhyrje kanë qenë edhe të paligjshme, por nuk dinin se çfarë të bënin.

    E njëjta gjë ndodhi edhe me pronarët e fushës “Ali Demi”. Elton Bendi, një nga pronarët e këtij trualli, kërkoi dëmshpërblim për pronën që po i merrej nga Bashkia, por askush nuk ia vuri veshin. Pastaj ai protestoi dhe kërkoi pezullimin e punimeve, por ndërhyri policia bashkiake dhe e largoi. Më pas, shkoi dhe debatoi me firmën ndërtuese të këtij objekti dhe ai i tha se ishte punë e Bashkisë dhe jo e tija.

    “Më kishte pushtuar tokën e gjyshes. Jemi përpjekur ta bindim me të mirë, por kur pashë që nuk ka drejtësi dhe askush nuk më ndihmon, mendova ta zgjidhja vetë”- Kështu është shprehur për oficerët e seksionit të shkatërrimit të pronës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Eltoni. Ai shpërtheu një granatë, në hyrjen e një pallati pranë stadiumit “Dinamo”, ku ndodheshin zyrat e firmës së ndërtimit “Kora” sh.p.k.

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...ticle&id=13127

  2. #2
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ho me ku jon kto bolsheviket e ed kokaines? cne qe iu kput zoni

    se ket model ka nermen rama me zbatu ne gjithe Shqiperine, kshu ka thon. modeli Rama i Tirones me u zbatu ne shkall veni

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Eda Rama i kishte degjuar mire e mire ankesat e tregtareve te tregut çam kur i kishin shkuar ne bashki dhe ne fund i kishte thene ikni dhe mos me çani ******.paramendoni pak po te jete kryeminister/e.

    kete e tha njeri nga tregtaret qe kishin qene atje gjate vizites qe i beri Berisha tregut çam para ca ditesh dhe e trasmetoi TV Klan.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Lesh lesh e keni thjesht per konsum elektoral.
    As ju rruhet fare per ato prona e per ate milet qe vun.
    U bot te mire me fatkeqet tani qe doni vota.
    Shkoni ne gjyq e ndohmojini keta fatkeqe po deshet qe ta fitojne ceshtjen.
    Kshu ndihmohen ata
    Ja moret votat do thoni kush e rrun per ato rob. Mir ja ka bo edi.
    Ksi modeli jeni e ju njofin.

  5. #5
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    dmth ti juanito, e prano qe ed rama osh komplet i kalb ka mren, dhe ste bo pershtypje..

    mire qe e thu vet te pakten

  6. #6
    where the slime Maska e Liqvid
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    76
    Kuvendi, letër prokurores: Mos hesht ndaj korrupsionit të Ramës

    Parlamenti shqiptar i dërgoi dje një shkresë zyrtare kryeprokurores Ina Rama përmes së cilës i kërkohet informacion për veprimet hetimore të kryera deri tani nga ky institucion ndaj dosjes korruptive të kryebashkiakut Edi Rama. Në bazë të ligjit nr. 8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe të ligjit nr. 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, Prokurorisë i është dorëzuar para më shumë se tri javësh, raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar dhe po në përputhje më të është kërkuar fillimi i procedimit penal ndaj zyrtareve të lartë të Bashkisë Tiranë për kryerjen e disa veprave penale.

    Përmes kësaj shkrese bëhet e ditur se në këtë raport të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit në Bashkinë Tiranë janë vënë në dukje rastet flagrante të konfliktit të interesit të vërejtura prej të paktën dy anëtarëve të KRRT-së – caktuar nga kryetari i bashkisë – që edhe votojnë haptas në konflikt interesi me dijeninë e kryetarit të bashkisë, edhe kanë monopolizuar lejet e ndërtimit në Bashkinë Tiranë, duke përbërë haptas elementet bazë të veprave penale.

    “Por, - theksohet më tej në letër, - edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë nga depozitimi, edhe pse nga ana Juaj duhej të kishte një reagim dhe informim të Kuvendit dhe/ose Komisionit Hetimor Parlamentar, si për veprat penale të kallëzuara prej nesh ashtu edhe për ato të cilat Ju kryesisht duhet të kishit filluar procedimin për rastin se si Dash Pezës i është dhënë leje ndërtimi për pallat mbi rrugë publike, deri më sot nuk ka pasur asnjë veprim procedural prej Jush në detyrim të legjislacionit penal”.

    “Siç është bërë e ditur publikisht, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi mbi një truall publik, që është një rrugë e lagjes, dhe sot kjo rrugë nuk ekziston më, për të vetmen arsye se ndërtuesi Dash Peza është miku i ngushtë i kryetarit të bashkisë. Dhënia e lejes së ndërtimit në mungesë së pronësisë mbi tokën është gjithashtu në kundërshtim me ligjin e urbanistikës dhe krijojnë bindjen e plotë se është konsumuar vepra penale e ‘Shpërdorimit të detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

    Letra e Kuvendit përfundon: “Duke marrë në konsideratë interesin e madh publik që kanë çështjet e mësipërme, Ju kërkojmë, bazuar në nenin 22 të ligjit nr. 8891 datë 2.5.2202, “Për Komisionet Hetimore Parlamentare”, si dhe nenin 52 të ligjit 8737 datë 12.2.2001 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë”, i ndryshuar, të na informoni në një kohë sa më të shpejtë për veprimet hetimore të kryera nga ana Juaj, në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe funksionale të institucionit që drejtoni”.

    Pak më herët, edhe kreu i Komisionit Hetimor Rama 2, Ferdinand Xhaferri, përmes një prononcimi për mediat i kërkoi Prokurorisë që të informonte Kuvendin lidhur me ecurinë e veprimeve hetimore. Sipas tij, abuzimi i Ramës kap shifrën e 1 miliard lekëve dhe ato nuk mund të fshihen. "Mënyra se si Edi Rama ka organizuar dhe ekzekutuar këtë model të paparë korrupsioni, kuu jep 59 leje ndërtimi dy bashkëpunëtorëve të tij, dy ortakëve të tij, dy ish-punonjësve të bashkisë, shënon rastin më të rëndë të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

    Përmasat e këtij abuzimi që kapin vlerën e 1 miliard lekëve të vjetra, nuk mund të mbrohen, nuk mund të mbahen dhe nuk mund të fshihen. Pra, nuk ka prokuror, të ri apo të vjetër, me eksperiencë apo pa eksperiencë, që të mbrojë apo të fshehë këtë lloj skandali”, - tha z. Xhaferri. Ai bëri të qartë se Prokuroria, bazuar në detyrimet ligjore, duhet të informojë Kuvendin lidhur me ecurinë e veprimeve hetimore.


    10/06/2009
    http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=19426
    youtube.com/watch?v=gy-HtLCQw_k

  7. #7
    where the slime Maska e Liqvid
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    76
    Ramen e beri per uje te ftohte dhe Andi Bushati ne TopChannel, ne lidhje me korrupsionin galopant ne bashki per pronat dhe lejet e ndertimit:

    youtube.com/watch?v=gy-HtLCQw_k

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    nqs rama nuk u merr oret varur ne mur qytetareve te tiranes,,,ata jan mire...


    votoni per PSne sepse edi rama eshte njeri me kulture dhe nudizem te perhapur ne gjith evropen...edi rama eshte njeri psikopat, njeri i ndyre, njeri malok, njeri budall, njeri injorant, njeri imoral, njeri qe eshte krim qe te konsiderohet si timonier i fateve te 3 milion Shqiptareve....


    votoni per edi ramen, sepse ed rama ka per ti bo gjitha grate deputete te PSse te vijne nudo ne parlament, une des me e pa i here arta daden, ket seserin...ama ishalla spo na e flliq valnetina leskaj se po doli ajo nudoooo vdesin nga neveria gjysa e ballkanit..

    ky eshte premtimj elektoral i PSse dhe ka shum her me shum gjasa te ndodh sesa ndonje premtim tjeter qe mund te bej kjo pseudoparti kjo fole e flliqt komunistesh.,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    dmth ti juanito, e prano qe ed rama osh komplet i kalb ka mren, dhe ste bo pershtypje..

    mire qe e thu vet te pakten
    Po ato qe do fort ti sjan te kalb nga mrena?
    Deri ne fyt i ke dhe ato. Bile edhe era gjak po i vin duret ishalla nuk i shko gjaku deri ne brryl.
    Jane bo si te terbum ato te tut i ka ik petlla se spo shofin fitore ne horizont.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    nqs rama nuk u merr oret varur ne mur qytetareve te tiranes,,,ata jan mire...


    votoni per PSne sepse edi rama eshte njeri me kulture dhe nudizem te perhapur ne gjith evropen...edi rama eshte njeri psikopat, njeri i ndyre, njeri malok, njeri budall, njeri injorant, njeri imoral, njeri qe eshte krim qe te konsiderohet si timonier i fateve te 3 milion Shqiptareve....


    votoni per edi ramen, sepse ed rama ka per ti bo gjitha grate deputete te PSse te vijne nudo ne parlament, une des me e pa i here arta daden, ket seserin...ama ishalla spo na e flliq valnetina leskaj se po doli ajo nudoooo vdesin nga neveria gjysa e ballkanit..

    ky eshte premtimj elektoral i PSse dhe ka shum her me shum gjasa te ndodh sesa ndonje premtim tjeter qe mund te bej kjo pseudoparti kjo fole e flliqt komunistesh.,
    E mor e do nigjojn i rryp si ty robt per me votu.
    Te paska shku tensioni 40 ty per fyre e shef ondrra me grate e ps.

  11. #11
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    E mor e do nigjojn i rryp si ty robt per me votu.
    Te paska shku tensioni 40 ty per fyre e shef ondrra me grate e ps.
    ca flet mor budall...a doli kryetari juaj nudo??? thuj po ose jo.


    per ti hy ne qef kryetarit grate e PSse sdo veshin rroba tani e tutje as neper funeralet e te dashruve te tyre..


    mos te vijne inat qe jeni pjese e nje nudisti dhe qe pretendoni qe te fitoni zgjehdjet...prandaj ne u themi ndryshoni mendje sa nuk eshte vone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 20-06-2009 më 06:43

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E e spo ju dalin votat e i doni nga ps tani.
    Rregullo ate fjalorin e felliqur ate be ti se po e bon veten te perjashtohesh nga ky sit.

  13. #13
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    o palle....une te perjashtohem nga forumi se them se kryetari jot eshte nudoist i flliqt...kurse ti ve koken tende ne shina treni vetem e vetem qe ed rama te behet kryeminister i shqiperise..pikerisht ed rfama nudisti i flliqt i shqiperise.....

    ka nje ndryshim shum shum te madh mes nesh, faleminderit Zotit.


    je budalleps keq fare....nderro mendje sa nuk eshte teperrrr vone.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ti kujto se vej koken ne shina une po mener teje se rruj fare per shefat e partive.
    Mos me ngaterro me veten

  15. #15
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    E e spo ju dalin votat e i doni nga ps tani.
    Rregullo ate fjalorin e felliqur ate be ti se po e bon veten te perjashtohesh nga ky sit.
    nuk e perjashton njeri ate se eshte i PD
    a nuk e sheh se shkruajne cfar u do qejfi e ofendojne ke tu doje qejfi e nuk u fshihet asnje presje nga postimet!
    jemi ne demokraci apo jo shqiperia po ndryshon

    sa per temen mire kane bere keta qytetaret qe kane bere padi se tek e fundit patate e tyre jane pse mos ti marin.........
    por pse priten te hapej fushata keta qe te benin padine???????

    a din gjo njeri ku mund te bej nje padi ndaj qeverise se '97 per parate qe humba........

  16. #16
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ti kujto se vej koken ne shina une po mener teje se rruj fare per shefat e partive.
    Mos me ngaterro me veten


    jo po shihet qe se rrun fare po shihet...lol

  17. #17
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    edi rama eshte njeri psikopat, njeri i ndyre, njeri malok, njeri budall, njeri injorant, njeri imoral, njeri qe eshte krim qe te konsiderohet si timonier i fateve te 3 milion Shqiptareve

    ca flet mor budall

    o palle

    se rrun fare

    Unë nuk kam ndërmënd të komentoj të gjitha postimet e tua, por duke u niser se në të gjitha postimet e tua ti flet për moral, nuk munda të rri pa i cutuar këto thënie, që rrezatojnë kulturë, moral dhe emancipim nga Tropoja në Bathore.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Unë nuk kam ndërmënd të komentoj të gjitha postimet e tua, por duke u niser se në të gjitha postimet e tua ti flet për moral, nuk munda të rri pa i cutuar këto thënie, që rrezatojnë kulturë, moral dhe emancipim nga Tropoja në Bathore.
    U kane ngjare liderit te tyre. Jane origjinal ne te shprehur.
    Feelings change - memories don't.

  19. #19

    Talking

    po qe puna per ngjashmeri i bie qe ju te dilni laskuriq neper forume dhe plazhe qe ti afroheni pak orgjinalitetit fizik dhe atij psikologjiko-moral te liderit tuaj majmun


  20. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    po qe puna per ngjashmeri i bie qe ju te dilni laskuriq neper forume dhe plazhe qe ti afroheni pak orgjinalitetit fizik dhe atij psikologjiko-moral te liderit tuaj majmun

    Duhet me i pas dhe krahet e nxirra nga shirringat......
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Tifozat e Super Kampiones TIRONA <3>
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 274
    Postimi i Fundit: 15-10-2005, 01:39
  5. TË TrokasËsh NË BashkinË E TiranËs
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •