Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Mevludi shqip në themele të identitetit kombëtar shqiptar

    Mevludi shqip në themele të identitetit kombëtar shqiptar

    Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku



    Për ta kuptuar më mirë rëndësinë kulturore, arsimore dhe fetare të Mevludit në shërbim të identitetit kombëtar të shqiptarët myslimanë, që janë mbi 80% të kombit, duhet të konstatojmë faktet për kohën sa më të saktë të praktikumit të “Këndimit (ceremonial fetar) të Mevludit” së paku ndër arabët, turqit dhe shqiptarët. Faktet historiografike tregojnë së Arabët me islamin u ballafaquan në fillim të shekullit të VII-të, kurse “Mevlidi” i parë, tek arabet, u paraqit në fillim të shek. XIII, pikërisht me veprën letrare të Ibnu’l-Xhevziut me titullin Mevlidu’n-nebijj, shkruar më 1201. Del se tek Arabet koha nga fillet e islamit deri në paraqitjen e “Mevlidit” është më se gjashtë shekuj. Fillet e islamizimit të turqve datojnë nga fillet e dhjetëvjetëshit të dytë të shekullit të VIII-të, kurse “Mevlidi” i parë turqisht është vepra letrare “Vesiletu’n-nexhat” e Sulejman Çelebisë, shkruar më 1409, me ndikim shumë të madh në “Mevludin shqiptar”. Del se koha nga fillet e islamizimit të turqve deri në paraqitjen e “Mevlidit” është rreth shtatë shekuj. Fillet e islamizimit institucional osman të shqiptarëve datojnë nga dhjetëvjetëshi i fundit të shekullit katërmbëdhjetë, kurse “Mevludi” i parë shqip u shkrua nga fundi i shekullit tetëmbëdhjetë, i njohur si “Mevludi Çam”, vepër kjo letrare e krijuesit kolosal, Hasan Zuko Kamberit. Del se koha nga fillet e islamizimit të shqiptarëve deri në paraqitjen e “Mevludit” shqip është rreth katër shekuj.

    Po të dëshironim të zgjeronim pamjen më të plotë të paraqitjes së “Mevludit” në gjuhët e kombeve të tjera me civilizim Islamë, do të shohim se koha nga fillimi i islamizimit deri në paraqitjen e “Mevludit”, persisht, kurdisht, boshnjakisht, çerkezisht, urdisht, spanjollisht, tatarisht etj., është përafërsisht me atë tek arabet, turqit dhe shqiptarët.

    Për mua, (si gjurmues i Islamit në themele të shqiptarizmës së popullsisë albanofone në fillimet e paraqitjes dhe të përvetësimit të emrit kombëtar “Shqyptar”, “Shqiptar” për popullin dhe “Shqypni”, “Shqipni” dhe “Shqipëri” për atdheun e shqipfolësve të Kohës së Re të filleve të Renesancës dhe të Humanizmit të kombeve evropiane), ishte shtytës pyetje: Pse koha e paraqitjes së “Mevludit” në gjuhët e kombeve të veçanta është me shekuj pas filleve të fesë dhe të civilizimit Islam tek ata popuj? Kam hetuar se “Mevludi” në të gjitha gjuhët e kombeve të veçanta, nisur edhe me vetë arabet, se ku dhe kur është paraqitur tek ata, qëndron në themele të dy kërkesave më parësore. E para, për ta ruajtur pastërtinë e mendimit dhe të të praktikuarit e Islamit të traditës besnike, thënë simbolikisht “në Rrugën Muhamedane”, Synni, e cila sa vinte e rrezikohej veçantë nga forcimi i “Kultit Shíit Alivinj”, që u tregua me pasoja të mëdha jo vetëm për Unitetin e Mendimit Islam, por edhe për harmoninë shoqërore, paqen dhe perspektivën e një kombi. E dyta, “Mevludi” në gjuhë të popujve me civilizim islam do të vihet edhe në funksion të kërkesës për të veçuar dhe për të ruajtur identitetin etnik të popujve me veçanti etnike, gjuhësore, historike brenda bashkësisë politike shtetërore (Perandorive) dhe bashkësisë fetare islame, e cila në rrjedhë të kohës do të bëhet instrument i pushtetit në funksion të kërkesës politike për asimilimin e veçantive dalluese të etnive për integrimin e shkrirjen në një bashkësi të vetme gjuhësore, politike e shtetërore, thënë kushtimisht, në një komb shtetëror.

    Këtë që u tha më lartë për shkaqet që ndikuan në lindjen e “Mevludit” katërçipërisht e vërteton historia dhe jeta shqiptare në shekullin e fundit të periudhës së administrimit Perandorak Osman në trojet shqiptare. Por, para së të ndalem në pasqyrimin me gjerësisht të rëndësisë së “Mevludit” në gjuhën shqipe edhe në themele të kërkesës për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar të amës së kombit, kërkohet të konstatojmë faktin historik se himnizime letrare (kaside) për Profetin Muhammed janë shkruar dhe janë “kënduar” tek arabet qysh nga bashkëkohës të Prijatarit në Islamë, të cilin, thënë lirshëm me argumente kur’anore: Zoti e dërgoi, padyshim, vetëm si mëshirë për njerëzimin!

    Pas islamizimit të akëcilit popull, i cili brenda bashkësisë Islame të kohës i dëshmoi veçantitë etnike dhe historike me krijime letrare në gjuhën e vetë, krijoi himnizime letrare të shkëlqyeshme kushtuar Dritës së Pashuar- Muhammed Mustafasë. Në këtë lagje të popujve e gjejmë edhe amën e kombit shqiptar. Letërsia shqiptare e njohur botërisht si “Alhamiado shqiptare”, e dëshmuar nga mesi i shekullit shtatëmbëdhjetë, e cila në dijen e “Letërsisë shqiptare” hyri e mbiquajtur si “Letërsia e Bejtexhinjve”, është shumë e pasur me himnizime letrare kushtuar Resulit. Sa di unë, nuk mund të gjendet asnjë krijues letrare në gjuhën shqipe që shkroi në frymën moralizuese islame, i cili nuk shkroi së paku një himnizim (kasidë) për Profetin e fundit për Njerëzimin. Të përmendim këtu vetëm disa emra të krijuesve letrarë moralizues islamë madhor në Kosovë, të pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Tahir Efendi Lluka, Sheh Junuzi, Sheh Mala, Hafër Ymeri Mulla Hysen Statovci, Mulla Vejsel Xhelaludin Guta, Mulla Mehmeti etj, pjesën më të shumtë të shkrimeve të të cilëve i tubova në kohë të vështira, falë vullnet e përcaktimit, pa dije të mjaftueshme, dhe i ruaj me përkushtim intelektual dhe shpirtëror, për një dorë të nesërme më mjesh*tërore së imja!

    I pari nga krijuesit e përmendur, Tahir Efendi Lluka, bashkëveprimtar i Hoxhë Hasan Tahsinit, themeluesit e drejtuesit të të parit Universitet në Perandorinë Osmane, është autor i përkthimit të parë shqip, më 1873, të “Mevlidit” turqisht të Sylejman Çelebisë, i njohur si “Mevludi i Tahir Popovës”. Diçka më i ri se sa dorëshkrimi i Tahir Efendi Llukës është dorëshkrimi i përkthimit shqip të “Mevlidit” të Sylejman Çelebisë nga Hafëz Ali Ulqinakut, i botuar në janar të vitit 1878, me titull: ”Terğume’i mevlūd ‘alā lisān’i arnavūd” (Përkthimi i mevludit në gjuhën shqipe). Mevludi i Hafëz Ali Ulqinakut bëri jetë kryesisht në viset shqiptare të Vilajetit të Shkodrës, por ishte i njohur edhe në Vilajetin e Kosovës, ku për më se tridhjetë vjet bëri jetë aktive dorëshkrimi i “Mevludit” të Tahir Efendi Llukës. Dorëshkrimin e “Mevludit” të Tahir Efendi Llukës, më 1907, e botoi Mehmet Tahir Efendia – Popova, me titull: “Manzūmetu l’mavlūd fī avdali l’mevğud bilisāni ‘arnavud” (Mevludi në vargje ose në gjendjen më besnike në gjuhën shqipe).

    Për e rreth autorësisë së Tahir Efendi Popovës në Mevludin që njihet si i tij, kam folur disa herë, por më gjerësisht në “Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit” më 1989. As tashti nuk kam se çka të korrigjoj, e këtu nuk me kërkohet të shtoj. Tahiri është i lindur në fshatin Popovë të Përmalinës së Vushtrrisë rreth vitit 1856, kurse nga viti 1890, është mualim në Ruzhdinë e Tregut të Ri. Në kohën kur e botoi “Mevludin” , me gjasë, ishte myfti në Prishtinë. Botimi nuk do të pëlqehet nga veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për dy shkaqe më madhore: Vepra u quajt si plagjiat. Ulemaja dhe mualimet bashkëkohës e dinin se ai përkthim ishte një përpunim e përshtatje i “Mevludit” të Myderrizit Tahir Efendi Lluka. E dyta, përvetësuesi, Tahir Efendi Popova kishte ndërhyrë gjuhësisht në dorëshkrim dhe botimin shqip ia kushtoi Sulltan Abdylhamidit, të cilin e quajti “gazi” e “fatih!”. Gazeta “Drita” e Sofjes, më 15 korrik 1907, në kritikën e titulluar “Mevludi”, për këtë botim, midis të tjerash, shkroi: “Në Kosovë kena disa hoxhallarë e ulema shqyptarë të vërtetë por janë edhe disa hajna, si myftia i Prishtinës, të cilët nuk njofin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman për të holla e për nishane”. Gjuha e “Mevludit të vitit 1907” është një përzierje e koines shqipe të viseve të Gjakovës me atë të viseve të Përmalinës së Vushtrrisë, ndërkaq grafia ka disa afri me alfabetin e veprave pedagogjike e edukative madhështore të Tahir Efendi Llukës. Dhe, ajo që duhet ta theksojmë është fakti se nga Tahir Efendi Popova, i cili jetoi në Tiranë nga viti 1934 deri në vdekje, më 1949, nuk la gjurmë të prekshme se është marrë me krijimtari letrare në gjuhën shqipe?!?

    Si do qoftë botimi i Mevludit me emrin e tij, si edhe ai i Hafëz Ali Ulqinakut, erdhën në jehonën e kthesave të mëdha historike politike e kulturore për kombin shqiptar dhe luajtën rol të rëndësishëm për veçimin dhe kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve myslimanë, tashti të rrezikuar edhe nga aspirata nacionale hegjemoniste turke, kur edhe koncepti “islam” ishte zëvendësuar me konceptin “turk”,kurse koncepti “Kushtet e Islamit” ishte zëvendësuar me konceptin “Sharte të turqnisë”!?!

    Të përmbyllim: Pos tri mevludeve shqip që u zunë ngoje, në nivelin e dijes sot, flitet për ekzistimin edhe të rreth 20 mevludeve shqip. Por për hir të realitetit shkencor, duhet të thuhet se midis tyre ka himnizime letrare kushtuar themeluesve të tarikateve të ndryshme dhe ato nuk mund të konsiderohen Mevlude për Resulullahun, a.s!

    Himnizimet për Muhammedin a.s., e as “Këndimi i Mevludit” nuk janë “ibadet” fetar, por janë një traditë fisnikëruese e Islamit (paqes, dashurisë, harmonisë, jetës) në mjediset islame, që ka dhënë rezultate të mira për kultivimin e respektit ndaj Profetit të Islamit dhe të harmonisë vëllazërore midis besimtarëve në Një Zot, në përgjithësi, sepse lartësohen edhe Profetët e feve të Shpalla, paraislame.

    Në këtë funksionin historik, pikërisht në themele të identitetit kombëtar të shqiptarëve myslimanë, mendoj, duhet parë edhe e ardhmja e Mevludit shqip, por me një tekst të vetëm, unik, të aprovuar nga një trup i dijetarëve shqiptarë në lëmi të kulturës islame ndër shqiptarët, të zgjedhur e të autorizuar nga udhëheqësja e bashkësive islame në tokat shqiptare.

    Jemi në Ballkan, jemi urë historike që lidhi Lindjen dhe Perëndimin dhe, edhe në këtë funksion Mevludi është manifestim i prekshëm me rëndësi jetësore e politike për kombin tonë midis dy civilizimeve të mëdha.

    Prishtinë, 22 prill 2009
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Pyetje:
    Cili është gjykimi i sheriatit mbi festimin e ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem?

    Përgjigja:

    Së pari: Dita e lindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem nuk është e ditur në mënyrë të prerë, bile disa dijetarë bashkohorë hodhën në shesh se ajo është dita e nëntë e Rebiul Evvel e jo e dymbëdhjeta, kështuqë festimi i kësaj feste ditën e dymbëdhjetë nuk ka kurrëfarë baze nga aspekti historik.

    Së dyti: Sa i përket aspektit fetar apo sheriatit, gjithashtu kjo festë nuk ka bazë, sepse sikur kjo të ishte prej sheriatit të Allahut; atëherë këtë do ta vepronte Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem apo do t`ua kishte komunikuar një gjë të tillë ummetit të tij, e nëse këtë do ta kishte bërë d.m.th sikur ta vepronte apo komunikonte kjo do të ishte e obliguar që të jetë e ruajtur në përputhshmëri me fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:
    “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur`anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”
    (El Hixhr 9)
    E pasiqë për një gjë të tillë nuk kemi ndonjë informatë përfundojmë se kjo festë nuk ështe prej fesë së Allahut të Lartësuar. Pasiqë kjo nuk është prej fesë së Allahut, neve nuk na u lejohet në asnjë mënyrë që më këtë ta adhurojmë Allahun apo me të të afrohemi tek Ai. Kur Allahu i Lartësuar ka vënë rrugë të veçantë për të arritur tek Ai -e ajo është me çfarë ka ardhur Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem- si na u lejohet neve e ne jemi robë që të vijmë me një rrugë nga vetja jonë, e cila na afron tek Allahu? Kjo është krim në hakun e Allahut të Lartësuar që të vëjmë në fenë e Tij diçka që s'është prej saj, siç përmban kjo edhe përgënjështrim të fjalës së Allahut të Lartësuar:
    "sot përsosa pë ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë time, zgjodha për ju islamin fe"(El Maide 3)
    Ne themi: Kjo festë nëse është prej plotësimit të fesë, patjetër do të ishte e duhur që të ishte prezente para vdekjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e nëse ajo nuk është prej plotësimit të fesë atëherë kjo nuk ka mundësi që të jetë e fesë; ngase Allahu i Lartësuar thotë: “…sot përsosa për ju fenë tuaj…” (El Maide 3)
    E ai i cili pretendon se kjo është prej plotësimit të fesë, ky së pari ka shpikur diçka të re pas Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem si dhe fjala e tij përmban përgënjështrim të këtij ajeti fisnik.

    Nuk ka dyshim se ata të cilët festojnë ditëlindjen e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me këtë dëshirojnë lavdërimin e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shfaqjen e dashurisë ndaj tij, aktivizimin e energjive në mënyrë që të gjindet tek ata në këtë festim përmallim për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e që të gjitha këto që u përmënden, pa dyshim se janë prej ibadeteve (adhurimeve).
    Dashuria ndaj Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, bile nuk plotësohet imani derisa të jetë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem më i dashur tek njeriu se sa vetja e tij, femiu i tij, prindi tij dhe njerëzit në përgjithësi, poashtu lavdërimi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është ibadet, ngjashëm edhe përmallimet dhe mallëngjimet për Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem janë prej fesë ngase në këtë ka anim nga sheriati i tij.
    Pra, festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem me qëllim afrimi tek Allahu apo me qëllim lavdërimi të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem edhe nëse është ibadet nuk lejohet kurrsesi që të çpiket në fenë e Allahut të Lartësuar diçka që s'është prej saj; pra festimi i ditëlindjes së Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem është bidat dhe njëkohësishtë i ndaluar (haram).


    Pastaj ne dëgjojmë se në këtë festim ka gjëra të shëmtuara, të cilat si pranon as sheriati, as ndjenja e as mendja. Ata kendojnë disa vjersha ( si mevludi psh. shën. i përkth.) në të cilat ka teprim në Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem derisa e kanë bërë më të madh se Allahun e Lartësuar (Allahu na ruajtë!), e prej këtyre gjërave siç dëgjojmë për injorancën e disa festuesve, të cilët kur lexuesi lexon tregimin mbi Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe arrit të fjala: (Ka lindur Mustafaja (Muhammedi s.a.v.s)), ngritën të gjithë në këmbë sikur të ishin një përson, thonë: "Prezenton shpirti i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e ne ngritemi madhërim për të", e kjo është injorancë. Pastaj nuk është prej edukate që të ngritën ngase Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urrejtur një gjë të tillë, e shokët e tij, të cilët padyshim janë që më së shumti e kanë dashur Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe më shumë e kanë lavdëruar se sa ne; nuk janë ngritur për të ngase kanë parë në këtë urrejtjen e tij për këtë verpim, pra e gjithe kjo e ai duke qenë gjallë e si atëherë me këto imagjinata?

    p.s. Kjo fetua e Sheikh Uthejminit (Allahu e mëshiroftë)
    Shejh Ibën Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)
    Përktheu:
    Abedin Haxhiaj

  3. #3
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esseelamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

    A ka mundësi dikush me na e pru nji mevlud dhe ta shohim bashë se çka në të vërtetë lexohet në këtë mevlud dhe a ka bazë kjo në Islam?

    Kjo jo vetëm se është bidat, por është edhe shpifje e madhe që i bëhet historisë të Muhammedit salAll-llahu ualejhi ve selam, gjë që nuk hasim askund me shumë fjalë që ndodhen në këtë mevlud, që aty thuhet edhe se ai që bën mevlud s'ka për ti ndodhur asgjë për atë vit, eudhubilah prej këtyre të devijuarve që i kanë shpikur këtë bidat.

    Selam alejkum.

  4. #4
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    FESTIMI I MEVLUDIT DHE KULTURA E IMITIMIT


    Prej frazave të përhapura te njerëzit është “me të jemi rritur dhe me të jemi plakur”. Kjo frazë i përshtatet disa veprave të muslimanëve, të cilat nuk ishin të njohura për brezat e parë. Ajo gjë të cilën shfrytëzuesit dhe shpërdoruesit e ushtronin kot e kot midis umetit, dhe me atë pastaj, gjatë çdo periudhe shumë koka mediokre e pasuan me padije dhe me imitim të verbër, saqë me kalimin e kohës thuajse e shndërruan në një fe të shtrembëruar, të njëjtën gjë po e hasim edhe sot me veshje të çuditshme, dhe pamje që nuk i ngjajnë aspak thelbit të pastër dhe të kulluar.

    Me siguri Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, e parashikonte këtë fund të keq dhe kishte frikë për njerëzit e tij, prandaj tha: “Ai që do të jetojë më shumë, do të shohë shumë kundërshtime. Kujdes nga gjërat e shpikura, sepse ato janë devijim. Kush prej jush e arrin atë kohë, le t’i mbahet rrugës sime dhe rrugës së kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar. Kapuni fort në këtë rrugë me dhëmballë”. [1]

    E shpërdori kush e shpërdori Islamin – për ndonjë qëllim të tijin – pas shekullit të tretë nga hixhreti, dhe abuzuan shumë prej atyre që i mashtroi vetja, jo me veshjen e një armiku të qartë, por me metodën e një shoku me dredhi dhe një miku me tradhti. Çdoherë që abuzonin me shigjeta të helmuara pas shpine, riktheheshin me manovra të holla për t’i dhënë gajret muslimanëve para fytyre.

    Adeti i Mevludit është vetëm një nga format e abuzimit me Islamin, e që për herë të parë u shfaq në një nga periudhat më të errëta të historisë, gjegjësisht në periudhën e shtetit Ubejdij, në kohën e udhëheqjes së Muiz Lidinal Fatimiut. Në këtë periudhë ndodhën edhe shumë ndryshime medhhebore, që mëtonin të theksojnë epërsinë e shiave fatimi në Egjipt. Ezanit i kishin shtuar edhe këtë fjali: “Hajj alel hajril amel – Ejani në punën më të mirë”; rekatit të dytë në namazin e xhumasë i kishin shtuar edhe një lutje të veçantë (kunut); në hutben (ligjëratën) e ditës së xhuma do të shtonin fjalët: “O Allahu ynë, çoi bekimet e Tua mbi Muhamedin e zgjedhur, mbi Aliun me të cilin jemi të kënaqur, mbi Fatimen e lartë, mbi nipat e Pejgamberit, Hasanin dhe Husejnin, nga të gjithë këta Ti e largove ndyrësinë dhe i pastrove mirë”.

    Ndonëse shteti ejubit i anuloi këto bidate, Memalikët i dhanë shumë rëndësi, sidomos manifestimeve me moton: “Ditëlindja e Pejgamberit” dhe vepruan për përhapjen dhe rrënjosjen e tyre. Më vonë erdhën osmanlinjtë, të cilët i preferuan dhe iu pëlqyen këto veprime, por ndoshta e përvetësuan nga “epidemia” që mund të vinte si rezultat i raporteve të ngushta ndërmjet osmanlinjve dhe shtetit Memalik. Mirëpo festat e mevludit në shoqërinë osmane, përgjatë tre shekujve të parë të saj, as që përmendeshin përkundër rrethanave që ishin me të vërtetë të përshtatshme. Nga rrethanat më të fuqishme ishte përhapja e shumë tregimeve nga jeta e Pejgamberit dhe dhimbjet e familjes së Pejgamberit, të cilat i rrëfenin tregimtarët gojarisht nëpër mexhliset dhe festimet që kishin. Këto tregime letrarët turq i kanë përmbledhur në formë proze dhe poezie. Nga ato libërthi më i njohur është “Vesiletu Nexhat – Mjeti për shpëtim” që e përpiloi poeti turk Sulejman Çelebi në qytetin Bursa në vitin 1409 G. Ajo është një poemë lirike në gjuhën turke, por me dialekt osman dhe përmban 800 vargje. Aty poeti përmend mrekullitë dhe lëvdatat e Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem. Sot, nuk ka turk sunij, që në shtëpinë e tij të mos ketë një kopje të këtij libërthi, i cili është i botuar me shkronja latine, por edhe me shkronja arabe, megjithëse ajo e para është më e përhapur. Shumica e “lexuesve të mevludit” këtë poemë e dinë përmendësh, sidomos anëtarët e “Shoqatës së Mevludit të Pejgamberit” të cilët janë të specializuar për këndimin e kësaj poeme gjatë manifestimeve. Ata janë një grup, të cilët ftohen nga familjet e pasura, qoftë në raste gëzimi apo pikëllimi.

    Kjo poemë te turqit sunij gëzon të njëjtën pozitë që gëzon “el Burde” tek arabët sufij. Aty ka tejkalime kufijsh sikurse ato që gjenden tek “el Burde”. Fatkeqësia më e madhe është fakti se mevludi në imagjinatën e shumë turqve gëzon një pozitë jo më të ulët se Kurani Fisnik. Te mevludi ata gjejnë bekimin dhe faljen për të vdekurit e tyre. Këto që po themi mund të shihen qartë në lutjet e tyre, kur ata lexojnë:

    “İlahi ya rabbi, okumuş olduğumuz bu mevlidi şeriften hasıl olan sevabı Sevgili peygamberimizin ve bűtűn geçmişlerimizin ruhlarına hediye eyledik sen vasıl eyle”.

    “Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobishmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgamberëve, shefaatbërësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mustafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëjm”. [2] Kjo është një shpikje [3] për të cilin Allahu nuk ka zbritur ndonjë argument.

    Ritualet e mevludit në Turqi

    Festimi i ditës së mevludit bëhet nëpër xhami, aty vjen Muftiu i Turqisë, hoxhallarë, politikanë, biznesmenë dhe shumë njerëz të tjerë. Mirëpo deri tani nuk është dëgjuar asnjë prej hoxhallarëve turq t’i ketë bërë ndonjë studim kritik kësaj poeme, nga këndvështrimi i besimit të drejtë. Ndërsa poemën arabe “el Burde” shumë hoxhallarë të vendeve arabe e kanë studiuar dhe kanë sqaruar vendet ku është tepruar apo ku është kundërshtuar besimi i Njësimit (Teuhidit) në Islam. Kjo aludon se hoxhallarët në Turqi kanë vetëm njohuri sipërfaqësore lidhur me Teuhidin, por ndoshta kjo ka të bëjë edhe me faktin se arabishten e njohin dobët. Më anon mendimi se distanca fetare dhe gjuhësore në shoqërinë turke ishte pengesa më e madhe për të kuptuar plotësisht Islamin, që nga dita kur e përqafuan këtë Fe, edhe pse të shprehurit e përkatësisë dhe të qenit krenarë me këtë Fe është shumë e theksuar nga ana e tyre. Po ashtu dashuria e madhe ndaj Kur’anit dhe Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, është e dukshme... Ky problem i madh, medoemos duhet të studiohet nga ana e asociacioneve të ndryshme shkencore dhe të hulumtohet në thelb nga këndvështrime të ndryshme, në mënyrë që të gjejë shkaqet, të cilat sollën edhe probleme tjera, që po mundojnë edhe sot botën islame.

    Dita e Mevludit për të parën herë u festua në periudhën e Sulltan Muratit të Tretë (1574 G – 1595 G), i cili është sulltani i dymbëdhjetë në radhë nga osmanlinjtë. Ai, sipas historianëve specialistë neutralë, kishte një biografi jo të mirë. Prej ndodhive më të rëndësishme që flasin për këtë janë: që në ditën kur u inaugurua sulltan, ai vrau pesë vëllezërit e tij, ishte i varur nga alkooli, i dhënë pas fjetjes me gra, shoqërohej me mendjelehtë, i shfrytëzonte pasanikët dhe harxhonte pa hesap nga arka e myslimanëve.

    Në librin e vyer “Sulltanët Osmanlinj”, historiani Reshat Ekrem Kuxhu thotë: “Mbrëmjet gazmore që u organizuan me rastin e synetllëkut të djalit të tij Muhamedit, zgjatën 35 ditë, ndërsa harxhimet që u bënë brenda kësaj kohe arrinin sasinë e harxhimeve që u bënë për hapjen e kanalit të Suezit. Dita e mevludit u zyrtarizua me dekret sulltanor, të cilin e nxori Sulltan Murati i Tretë gjatë ditëve të këtyre mbrëmjeve gazmore në vitin 1582 G. Mjafton kjo për të demaskuar sekretin e asaj që njerëzit sot e quajnë “dita e mevludit”.

    Poemat e mevludit në Turqi, dallohen gjuhësisht edhe nga dallimet etnike të Ehli Sunetit. Që të gjithë, arabë, kurdë, zazë dhe çerkezë e këndojnë mevludin në gjuhën e tyre, ndërsa më i përhapuri dhe më i njohuri është mevludi i autorit Sulejman Çelebiu, i cili fillon kështu:

    Allah emnin ta përmendim pa ia nda

    Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka [4]

    Pason mevludi i autorit kurd Mela Bate, i cili njihet edhe me emrin Mulla Hasan Ertushi. Mevludi i Ertushit në të kaluarën e afërt ishte i ndaluar të botohet dhe të shpërndahet, mirëpo më vonë pushteti e lejoi, në kuadër të kërkesave të kurdëve dhe me presionin e jashtëm nga Bashkimi Evropian, ndaj të cilit Turqia kishte një nënshtrim të dukshëm.

    Nga kjo pasqyrë që po bëjmë brenda këtyre pak rreshtave, pa bërë ndonjë koment të veçantë, shohim një dëshmi të qartë për shpërndarjen, copëtimin dhe përçarjen e trishtueshme që kapluan Umetin Islam, si rezultat i shndërrimit të Fesë në një zinxhir traditash. Kjo pasqyrë imponon vetveten në tërë vatanin e madh Islam, gjë e cila na thërret të mendojmë thellë për çështjen e traditave të shpikura në emër të Fesë.

    Në këtë rast meriton të përmendet edhe fakti se secila pjesë e këtij Umeti merr një qëndrim kundrejt Islamit varësisht prirjeve dhe kulturave të trashëguara që nga injoranca, të cilat janë në kundërshtim – me përjashtime të vogla – me gjërat që ka vendosur Kur’ani dhe Suneti. Këto qëndrime shkurtimisht janë të përmbledhura në tri grupime kryesore: qëndrimi sufi (i dervishëve), qëndrimi fanatik medhhebor dhe qëndrimi filozofik. Por kjo është një temë, e cila duhet të studiohet në veçanti, ndërsa tradita e “ditës së mevludit” është një shenjë që përfaqëson qëndrimin sufi dhe njëkohësisht qëndrimin fanatik medhhebor, të sheshit turk në veçanti.

    Pra, festimi i ditës së mevludit nuk qenka kryekëput një traditë, që debatohet vetëm fetarisht duke e përshkruar atë si një bidat, ndonëse ky shkak është më i forti, por është një çështje, e cila ka rrënjë historike, shoqërore dhe kulturore dhe ka nevojë për më shumë studim dhe hulumtim.


    [1] Tirmidhiu në Sunenin e tij, tema: Dija nga Resulullahu, salallahu alejhi ue selem.

    [2] Përkthimi që solla është teksti origjinal nga kjo lutje, që lexohet në trojet shqiptare dhe jo përkthimi tekstual i tekstit të mësipërm.

    [3] Shpikje këtu numërohet: të shpresosh sevape nga një poemë dhe të njëjtat t’ia dhurosh Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem.

    [4] I njëjti mevlud është i përhapur edhe në trojet shqiptare.


    Feridudin AYDIN (studiues nga Turqia)


    Përktheu: Omer BERISHA


    (ky shkrim është i marrur ekskluzivisht nga numri më i ri i revistës AlbIslam, i botuar më 1 Mars 2009)


    Esslelamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  5. #5
    Aurum Venator
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    77
    kisha nji pytje, a lejohet me e von emnin Mevlud ose Mevlude?

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum corvus.

    Të kisha këshilluar se emra muslimanë ka shum dhe ndër këta emra nuk kam hasë që të ketë emër Mevlud ose Mevlude, kjo është e qartë. Për shkak se ajo është një risi në fenë tonë dhe sipas mendimi tim nuk është mirë të vehet nji emër qi ka përmbajtjen e risive, se siç e dimë nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., se ai ka thënë: çdo risi është në humbje dhe pastaj në Zjarr, All-llahu s.v.t. na rruajt prej këtyre risive që në trijet tona është bërë traditë.

    Sa për argumente që është mevludi risi, kemi pruar boll, por jam në kërkim të nji argumenti edhe më të fuqishëm se si e sqaron këtë risi që nuk ka aspak dobi nji musliman, por vetëm se hyn në mëkat, pasi aty ka shum shpifje që nuk ka bazë në Islam. Dhe i lus krejt besimtarët musliman që të mos bëjnë kësi kremtimesh, se metëvërtetë do të jenë prej atyre të humburve.

    Nuk jam hoxhë, por jam duke e bërë detyrën Islame: këshillimi nga e mbara dhe ndalimi nga e keqja dhe sipas meje kjo që jemi duke folur për mevludin unë e konsideroj si të keqe, pasi nuk ka baza në fanë Islame.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Esseelamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

    A ka mundësi dikush me na e pru nji mevlud dhe ta shohim bashë se çka në të vërtetë lexohet në këtë mevlud dhe a ka bazë kjo në Islam?

    Kjo jo vetëm se është bidat, por është edhe shpifje e madhe që i bëhet historisë të Muhammedit salAll-llahu ualejhi ve selam, gjë që nuk hasim askund me shumë fjalë që ndodhen në këtë mevlud, që aty thuhet edhe se ai që bën mevlud s'ka për ti ndodhur asgjë për atë vit, eudhubilah prej këtyre të devijuarve që i kanë shpikur këtë bidat.

    Selam alejkum.

    Këqyra hyritë t’gjitha janë shkue një s’ka mbetë
    Veç e pashë Resulin kah bënë ibadet


    Vet prej kible ishte kthye bënë dua
    Me fytyrë në tokë i lumi n’sexhde ishte ra


    N’sexhde kryet dhe me gjuhë ziker bënë
    Një Allahun me një gisht isharet bënë


    Buzët lëkundte mubareki folte fjalë
    S’mund e disha unë hiç çka thotë ky djalë


    Ju afrova une ngat dhe i vuna vesh
    Fjalën që folë menjëherë e morra vesh


    Thoshte o Zot që je hak dhe na ke falë
    Du’ prej Teje gjithë ymmetin me ma fale


    Sa i vogël lypi ky Resul ymmet
    Ne u plakëm i lamë farzet lamë synnet


    Nese nuk gaboj Muhammedi nuk ka praktikuar fene islame deri ne moshen 40 vjecare kur edhe per here te pare u "kontaktua nga Allahu"! Ndersa ne mevludin tuaj thuhet se ai i eshte lutur Allahut qe kur ishte femije!!! Si eshte e mundur kjo?!


    "SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!"

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511





  9. #9
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esselamun alejkum PrisHtiNa-Lee.

    Çka ke dash me thanë sipas eatyre videove që ke sjellur se aty argumentohet se mevludi është i mirë hmhmhm.

    E ke gabim PrisHtiNa-Lee, se duhet me i parë mirë argumentet dhe jo ndigjova nji hoxhë që më tha se është mirë dhe unë e pranoj.

    Shumë bukur që vëllau mexhi të ka pruar nji pjesë të atij mevludi sa për ti dhanë nji sy dhe të analizoni mirë se çka po thuhet në recitimin e mevludit, se ju mesiguri jeni që vetëm ndëgjoni dhe nuk kuptoni.





    Esselamun alejkum

  10. #10
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Mevludi ne gjuhën shqipe


    بسم الله الرحمن الرحيم

    Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim
    Me emër të Zotit Bëmirës e Mëshirues


    Allah emnin ta përmendim pa ia nda

    Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka

    Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat

    Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat



    Emnin Allah n’të gjitha punët duhet përmend

    Se pa të s’ka hajr i mbrami kurrnjë send



    Gjithsa punë me kanë me nisë me emën t’Tij

    Asnjëhere qeder s’i bëhet pun’s së tij

    Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë

    S’ka dyshim se puna e jote prihet mbarë

    Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë

    Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë



    Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend

    Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend






    -«hajrat» - punë e mirë, humanitare; - «bereqat» - shumë frytëse, bereqet; - «hajr» - dobi, fitim, mbarvajtje; - «qeder» - dëm; - «gjynah» - mëkat, gabime në punë, sjellje a fjalë; - «paqt» - pastër; - «murad» - dëshlrë.




    Eni me ashk dhe me gjuhë ne Allah t’thojmë

    Dhe me zemër e me sy ne shumë t’lotojmë



    Falë rahmet n’ne Ai që gjithku bënë sundim

    Se është Kerim Ai dhe Rrahman edhe Rrahim



    Bënë rahmet këtu në besimtarë dhe n’batili

    N’ahiret ka për me ba veç n’myslimani



    Dine hak dhe pa dyshim se Ai është një

    Ngase gabim batilitë kanë folë për Të



    Gjithë alemi hiç pa kanë Ai ke mevxhud

    S’pat nevojë për asnjë send që është mevxhud



    Gjithë ke Zoti s’pat melek e s’pat insan

    Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë

    Këtu po dihet që s’ka nevojë Ai për vend

    S’mund përzihet punës se Tij kurrnjë send



    Hiç pa kanë kush Zoti i bëni iz'har

    Gjithë çka ka madhëninë e Tij e bënë ikrar



    Pra rreth Zotit për shuinë fjalë nevojë nuk ka

    Zoti është një përveç Tij tjetër nuk ka



    Prej Resulit n’dashi ju ne pasë shefat

    Shpirtit të tij tij thueni me ashk essalat






    -«ashk»-dashuri, afsh; -«rahmet»-mëshirë; -«Kerim, Rrahman, Rrahim»-emra të Zotit; -«batilit»-të humburit, të gabuarit; «ahiret» -bota tjetër ku do të jetojmë pas ringjalljes; -«Arsh Kyrs», vende të pakufizuara për të cilat di vetë Zoti; -«iz'har»- nxjerrje në shesh; -«ikrar»-pranim, vërtetim; -«shefat»- ndërmjetësim, ndihmë; - «Resul» - i Dërguar i Zotit, Pejgamber; -»salat» - lutje, dua e posaçme;




    Ej xhemaat kam vasijjet dhe rexha

    Këtij fakiri ju t’i bëni hajr dua



    Këtë vasijjet kush e merrë dhe kush e ka

    Shpirti i tij past erën misk dhe ai e ka



    N’dash me pasë shoq për xhenet ti n’ahiret

    Për vëlla tëndin lute Zotin magfiret



    Dhe një rob që ai për mue bënë dua

    Zoti rahmet mbi atë pastë pa ia nda



    Kush të do ai në këtë dua gati me kanë

    Due prej tij një «Fatiha» të ma këndon



    Li'l-lahi'l-Fatiha mea's-salavat



    Për ata që gjuhën shqipe e dinë

    Është marue ky mevlud gjithë le ta dinë



    Mevlud i thuhet lindjes pejgamberit tanë

    Që prej tij u mbush dynjaja plot iman



    Për atë natë që lindi shejti shumë qe gëzim

    T’gjithë muslimanët këndojnë mevlud dhe bëjnë ta'dhim



    Për një rob që i këndohet ky mevlud atij

    Nuk i bëhet hiç qeder at vjet atij !!!!!!!!!



    Dhe s’i bëhet kurrnjë derti mybtela

    Dhe s’i bjen mbi krye atij kurrnjë bela



    Kush e këndon dhe kush e dëgjon ka shumë sevab

    Por atij që i bëhet nijjet pa hesab





    - «vasijjet» - porosi, testament; - «rexha» - shpresë, ymyd, (lutje); - «fakir» - i varfer, i ngrate; - «rob» - njeri, person. – «dua» - lutje, uratë; - «magfiret» - falje e mëkateve; - «Fatiha» - emër i një kaptine të Kur’anit, elhami; - «tadhim» - madhrim, respekt; - «mybtela» - sprovim; - «bela» - telashe, pakënaqësi; - «thevab» - shpërblim nga Zoti.




    N’dashi me kanë me resulin të pa ndam

    Thueni për te es-salatu ve's-selam



    Pasi Zotin hak e dite dyshim s’ka

    Dhe kudretin merrja vesh Ai qysh e ka



    Kush është ai që është te Zoti më i parë

    Nga krijesat gjithçka i fali më i mbarë



    Muhamedit nuri ju falë më i parë

    Dhe e dashti Zoti këtë hiq s’ka inqar



    Gjithsa send që është i mirë dhe është makbul

    S’ka dyshim hiç gjendet ai te ky Resul



    Ja dha Haku shejtit ja bëni temam

    Prej meleqve veç e ndau tue kanë insan



    Prej nurit t’tij fali Zoti gjithçka ka

    Tokë e qiell dhe ndërmjet tyre gjithçka ka



    Pejgamberi mos t’i vinte alemit

    Taxhi izzet nuk pat me i zbritë Ademit



    Për atë që ke vesile ai Resul

    Ademit Zoti tevben ja bëni kabulë



    Për nderim të Muhamedit për dashni

    Zoti t’mira shumë i bëni gjyshit t’tij



    Gjithë pejgambert është n’qitabe që kanë thanë

    Prej ymmetit të Muhamedit t’ishim kanë







    -«kudret» - fuqi; - «nur» - dritë (fjala është për dritën shpirtërore të Muhamedit); - «inkar» - mohim, refuzim; - «makbul» - i pranueshëm, i këndshëm; - «Haku» - me këtë fjalë është për qëllim Allahu; - «melek» - engjuj; - «alem» - bota, gjithësia, ekzistenca; - «Taxhi izzet» - kurora e nderit; - «vesile» - sebep, mjet, shkak; - «Ademi» - njeriu dhe pejgamberi i parë në tokë; - «tevbe» - pendim; - «qitab» - libër fetar; «ymmet» - ithtarë, besimtarë, popull.




    Prej Resulit n’dashi ju me pasë shefat

    Shpirtit t’tij thueni me ashk es-salat



    Hak teala kur e krijoi Ademin

    E hjeshoi Ai me te gjithë alemin



    Gjithë melaqet Ademit sexhde i banë

    N’Levhi mahfudh emri Hakut kështu u kanë



    Me nur t’shejtit Ademin Haku e gëzoi

    Prej xhenneti n’këtë dynja me te e çoi



    I tha dije që ky nur i Mustafas

    Pas shumë kohe do t’i epet ky Havas



    Dhe tha ta dijsh që ky nur i dostit tim

    I Resulit, Muhamedit t’dashnit tim



    E për këtë nur Ademit Haku i ka thënë

    Marrin t’gjithë prej tina dritë dhe diell e hënë



    Mbet’ me muaj nuri me të dhe me vjet

    Deri nisi Shiti që me le në këtë jetë



    Atëherë Havës ju dha dhe ju ba bejan

    Mbet me Havën nuri edhe shumë zeman



    Për silsile t’shejtit gjithë vinte ky nur

    Deri bëni Muhamedi n’jetë zuhur



    Pasiqë e gjet ky nur vendin e vetë

    Pas Resulit askujt më miras s’i mbet






    - «sexhde» - pjesë e namazit, përulje me fytyrë në tokë; - «Levhi Mahfudh» - Libri i amshuem; - «Mustafa» - emër i Muhamedit (i zgjedhur); - «Hava» - bashkëshortja e Ademit, nëna e njerëzimit; - «Shiti» - djali i Ademit, emër njeriu; «zuhur» - doli në shesh, u lajmërua; - «miras» - trashëgim (origj. mirath); - «bejan» - shpjegim, dëftim; - «zeman» - kohë; - «silsile - verig (paraardhësit).




    Prej denimit n’dashi ju për me shpëtu


    Shpirtit të shenjtit salavat me i këndu



    Emine emnin e ka nëna e Mustafas

    Abdullahun shejti babë e ka pasë



    Kur Muhamedi u afrua për me ardhë ?

    Shumë alamete u bëjshin pak pa ardhë ?



    Atij muej që leu shejti i thonë Rebi

    Dymbëdhjetën natë prej atij muaj n’arebi



    Ajo natë që leu shejti isht’ e hënë

    Dëgjo për at’ natë çudë alamete u bënë



    Tha Eminja pashë at’natë çudi një dritë

    Sikur dielli për dritare kur rrezitë



    Si vetim shpejt duel prej shpije çud u bë

    Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë



    Prej Medine n’Shami sherif gjithçka ka

    Pash tanë shehrët dhe katundet gjithë sa ka



    Dhe tha n’hava ishte shtrue një dyshek

    Emnin sundus shtrues’ i tij ishte melek



    Dhe i pash tha tri bajraqe ishin zbritë

    Një mbi Qabe një n’mashrik dhe një n’magrib



    Mirë e dita se po vjen hajri njerëzisë

    Merr prej dore sundin e gjithë batilisë





    - «alamete» - shenja; - «Rebi» - emni i një muaji arabisht (rebi'ul-evvel); - «çudi» - habi; - «Sham» - Damasku; - «sun*dus» - mëndafsh; - «barjak» - flamur; - «mashrik» - lindja; - «magrib» - perëndimi.




    Shumë meleq prej qielli zbritshin tue u bë saf

    Sikur Qaben më bëjshin shpijën tavaf



    Si kesh brenda këqyra u qelë mur i ri

    Duelën n’mejdan m’u afruen tri hyri



    Rend me rend këto vishin gjithë tue dhënë selam

    Dhe me mue folshin këto hyri kelam



    Pejgamberin vishin hyrit myzhdegji

    M’thojshin mue Zoti këtë po e falë nebi



    Oj Emine ne një send ty me ta thanë

    Kurrnjë nëne Zoti si ty s’i ka dhanë



    Askujt Zoti në këtë dynja si kur ky djal

    Nuk i dha kujt as pas sodit nuk e falë



    Dije se ky është i dashur i Perëndisë

    Me këte mbyllën dyrt e gjithë pejgamberisë



    Shumë mertebe gjete ti dhe shumë sefa

    Qe të dha madhnia ty këtë mustafa



    S’mund e lavdon këtë Resul kush veç e nisë

    Pos një Allah që gjithë na ka jeratisë



    Në këtë mënyrë për shejtin bënë hyrit lavdim

    Zemra ime plotë u mbush atë natë me gëzim



    Tha Eminja pasi koha u bë temam

    Për të lind hajrija i gjithë sa insan



    U thava eti sa qe une kesh zatetë

    Shpejt më mbushen një gastare me sherbetë





    - «mejdan» - shesh; - «saf» - resht; - «tavaf» - vizitë; - «myzhdegji» - sihariq, lajmgëzues; - «nebi» - pejgamber, - «mertebe» - gradë; -«jeratise» - krijua; - «temam» - plotësim; - «hajrlija» - rnë i dobishëm; - «gastare» - enë prej qelqi e ngjashme me gotën;




    Bardh si bora ky sherbet më i ftohtë isht’ kanë

    Dhe më i ëmbël se sheqeri shumë isht’ kanë



    Kur e piva trupi im u mb’lu me nur

    Sa që vehten s’e dallova nga ky nur



    Zbriti një shpend sa i mirë ke s’mund kallxoj

    Brinjët e mia ky shpend me krih m’i shtërngojë



    Leu sulltani dinit islam n’atë zeman

    Tokë e qiell u mbushën me nur gjithë sa janë1)



    Prej xhehnemi n’dashi ju me kanë azat

    Për Resulin thueni me ashk es-salat



    U gëzun hallku për Muhamed mustafan

    Shkoi idhnimi gjithë alemi gjet sefan



    Gjithësa zerre që është n’xhihan thirrte me za

    Tue i thënë t’gjithë pejgamberit merhaba



    Merhaba më i madhi sulltan merhaba

    Merhaba gjithë dertit derman merhaba



    Merhaba më i madhi gjithë pejgamberisë

    Merhaba më i madhi dost i Perëndisë



    Merhaba ej dritë e syve gjithë muslimanisë

    Gjithë alemi veç për tye është jeratis



    Mirë se erdhe o Muhamed mustafa

    N’saje tënde gjithë ymeti bënë sefa






    - «zeman» - në atë kohë; - «xhehnem» - ferr, skëterrë; - «azat» - të shpetuar; - «hallku» - krijesat; - «zerre» -grimcë, atom; - «mer*haba» - mirë se vjen, mirëpritje; - «sulltan» - mbret në pikë*pamje shpirtërore.

    P. S. Për nderim të Pejgamberit xhemati çohet në këmbë.




    Merhaba o mbrojtje ymmetit asij

    Merbaha n’atë dit’t mahsherit shefatgjij



    Merhaba o shpirti baki merhaba

    Merhaba gjithë t’eçtit i ngin merhaba



    Merhaba o padishahi n’dy xhihan

    Zoti hak ty t’ka lavdue me Kur’an



    Ti je më i madhi gjithsa enbija

    Dritë e syve gjithë ymmetit evlija



    N’qofsh ashik i Muhamedit ore vëlla

    Çoi salat tue qajt hiq pa ja nda



    Prej mashriku deri n’magrib gjithë dynjas

    I dha hjeshi lindja e këtij mustafas



    Dhejshin myzhde gjithë melaqet dhe hyri

    Dhe prej qielli vinte madhe murmuri



    Sa alamete pa Eminja n’atë zeman

    Tha s’dita unë hiç se ku jam kanë



    Këqyra hyritë t’gjitha janë shkue një s’ka mbetë

    Veç e pashë Resulin kah bënë ibadet



    Vet prej kible ishte kthye bënë dua

    Me fytyrë në tokë i lumi n’sexhde ishte ra



    N’sexhde kryet dhe me gjuhë ziker bënë

    Një Allahun me një gisht isharet bënë



    Buzët lëkundte mubareki folte fjalë

    S’mund e disha unë hiç çka thotë ky djalë




    - «asij» - mekatar; - «baki» - i gjithmonshëm; - «padishah» -mbret shpirtëror; - «xhihan» - botë; - «evlija» - të afërt, dashur; - «ibadet» - lutje, adhurim; - «kibla» - ana, drejtimi kah kthehet njeriu kur falët.




    Ju afrova une ngat dhe i vuna vesh

    Fjalën që folë menjëherë e morra vesh



    Thoshte o Zot që je hak dhe na ke falë

    Du’ prej Teje gjithë ymmetin me ma fale



    Sa i vogël lypi ky Resul ymmet

    Ne u plakëm i lamë farzet lamë synnet



    Prej adhabi n’dashi ju me kanë azat

    Për Resulin thueni me ashk es-salat



    N’Meke hallku krent e tyne pa hilaf

    Qaben atë natë ishin kanë tue e bë tavaf



    Sexhde bëni Qabja e panë gjithë ai komb

    Pa u rrëxue kurnjë guri u çue n’këmbë



    An’t e Qabes shoqja shoqës dhanë haber

    Leu sonte më i miri Pejgamber



    Dhe një zë prej Qabe dilte ashiqar

    Kush e ndiu s’mujti atë me bë inqar



    Thoshte lum’i unë sonte shejti u jeratis

    Prej gjithë putit mue do t’më kurtalis



    Dhe qyfarët m’i hjek qafe ai Resul

    Paq më bënë dhe gjithë duatë bëhen kabul



    Pa kapuç dhe dathun vijnë gjithë saf saf

    Gjithë ymmeti do të më bëjnë mue tavaf








    - «mubarek» - i bekuar; - «farze» - obligime të fesë; - «synet» - tradita të pejgamberit; - «adhab» - dënim, ndëshkim;- «ashiqar» - haptazi; - «put» - gurë ose druj të gëdhendur të cilëve u luteshin; - «kurtalis» - shpëtim; - «qyfarët» - mosbesimtarët.




    Shejtit atë natë pejgamberllëkun ja vunë

    Dhe prej qielli dreqin atë natë e përzun



    Në gjithë xhihanin u bë atë natë zelzele

    Të gjithë qyfarët patën t’madhe velvele



    Kishë e havra shumë u rrëxuen pa hesab

    Batilisë u hyni brenda shumë azab



    Thojshin njerëzit leu hazreti mustafa

    U hoq terri bota mbeti n’shumë sefa



    Dhe një zë prej Haku vinte: Ja emin

    Ty rahmet t’kam falun për gjithë alemin



    Vjet e shejtit pasi ju bënë katërdhjetë

    Prej xheneti zbriti taxhi nubuvvet



    Vahj i zbritke xhebraili dhe kelam

    Tue i thënë gjithë Zoti ty t’ka bë selam



    Zbriti Kur’an Muhamedit dit’ e natë

    Qiti në mejdan fort shumë Iloje muxhizat



    Me Resulin n’dashi me kanë të pa ndam

    Thueni për të es-selatu ves-selam



    Dij mu’xhizet e Resulit qysh janë kanë

    Pasi pa to asnjë pejgamber s’është kanë



    Pak muxhize t’Muhamedit këtu janë thanë

    Për me ditë ai që muxhizet s’di si janë




    - «ze1ze1e» - termet; - «velvele» - tmer, frikë; - «havra» - faltore ebreje; - «hazreti» - i nderuari, autoriteti; - «nubuvvet» - pejgamberllëk; - «Vahj» - shpallje, frymëzim; - «kelam» - fjalë, tekst; - «mu’xhize» - mrekulli.




    Më e para ai mubarek trupit tij

    Nuk i binte hiq në tokë hija e tij



    Trup’i shejtit tanë qe nur dyshim nuk ka

    T’gjithë e dine se nuri hiç hije nuk ka



    Edhe një re’ daima ecte me të

    Sikur çader daima shkonte mbi te



    Sikur çeshme qitën ujë gishtat e tij

    Shumë gjallesa pinë atë ujë dhe mbet pa u pi



    E mbull hurmen pejgamberi n’një mejdan

    Posa e mbuall hurmes menjëherë pemt ju bënë



    Një ditë shejti me xhibril kah bënë kelam

    Vinte një pemë tue i dhënë atij selam



    Ja poq qingjin një jehude shejtit ja pru

    I tha qingji mos më ha, se m’ka zehru



    Pash muxhizët e shejtit tonë ja rabbena

    N’atë zeman që tutem fort rahmet ana



    Prej muxhizëve t’shejtit ne i tham do fjalë

    Dëgjoni për të përmbi qiella qysh u dalë



    Xhenetlij kush të donë për me kanë

    Mustafas i çon salat dhe shumë selam



    Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan

    N’natë miraxhit punët e tija qysh janë kanë



    Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë

    Asaj natë që Resuli n’qiell ka dalë



    - «mejdan» - shesh; - «ja rabbena» - O Zoti ynë.




    Natë e hëne ajo natë sahi haber

    Natë e madhe ajo natë isht’ kanë megjer



    Me hadithe për atë natë është tregu

    Mustafaja n’shpi t’Ymmihanës është qëllu



    Emër i bëni xhebrailit Zoti hak

    Shko n’xhenet tha ta marrësh një burak



    Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh

    Dosti gati le t’më bëhët për miraxh



    Çoja le t’i hypë atij ai dosti Im

    Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim



    Xhebraili n’xhenet shkoi taxhin e merr

    Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber



    Shumë buraka pa aty t’gjithë pinë e hanë

    Dhe e pa një veç isht’ nda dhe gjithë po qanë



    Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda

    Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha



    Xhebraili tha burakut pse po qane

    Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan



    Tha buraku xhebrailit n’atë zeman

    Ashiqare ndjeva një zë një zeman



    «O Muhamed» ashiqare kush e dëgjon

    Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron



    Prej asaj kohe nuk di unë ku jam

    Zotit, emnit t’Muhamedit ashik jam



    - «sahi haber» - lajm i vërtetë; - «megjer» - siduket; , e shpejtë si vetima, e bartë Muhamedin në fillim të miraxhit; - «dizarin» - madhërinë e Zotit; -«myteber» - të zgjedhur; - «dert» - brengosje, vuajtje




    Po mos mujsha une me të me u përpjekë

    Qare veti nuk i gjëj unë veç me vdekë



    Xhebraili tha burakut o burak

    Myzhde se ta dha muradin Zoti hak



    Kushdo që ka ashk nishanin pa ju hjekë

    Akibet ai me të dashunin e përpjekë



    Hajde t’çoj ty me Resulin me u përpjekë

    Varra e zemrës si me ilaç ty me t’u hjekë



    Xhebraili si vetim me gjithë burak

    Zbriti n’Meke te resuli n’atë konak



    Tha selam ty të çojë Zoti o Mustafa

    Ej mubarek hatri yt le të gjejë sefa



    Tha le t’vjen ai sepse për të kam davet

    Ashiqare le të më sheh ai mua vet



    Gjithë melaqet shumë hasret presin ate

    Arsh e Kyrs dhe tana qiellat presin ate



    O Xhibril tha dije për këtë pejgamber

    Shumë hiqmete sonte do të jap haber



    Xhennetlij për me kanë kush të donë

    Mustafas pa ia nda selam i çonë



    Të madhënia eja shkojmë o Mustafa

    Ty po t’presin tanta qiellat gjithë sa ka



    Prej xheneti ty ta pruna një burak

    Bënu gati emër bëni Zoti hak



    - «murad» - dëshirë; - «ashk nishani» - shenjë, simbol i dashurisë; - «akibet» - sigurisht, patjetër; - «hatër» - hirë; - «davet» - ftesë, gosti; - «hiqmete» - çudira; - «haber” - lajmërim.




    Dhe një taxh me gjithë një hyle një qemer

    Vishi këto dhe hyp burakut për njëherë



    Mustafaja taxhin në krye e vendoi

    Muerr rrugën xhebraili me të shkoi



    Sa i mbyll syt xhebraili me Mustafan

    N’Kudsi sherif zbriti n’mesxhidi Aksan



    Para dulen shpirtat e gjithë enbijas

    Shumë nderim i bënë hazreti Mustafas



    Prej madhnie shpirtave ju erdh selam

    Mustafaja le t’u bëhet ju imam



    Pejgamberi u bë imam i gjithë shejtnisë

    Dy reqate i fali me emër të Perëndisë



    Mbas namazi duel prej mesxhidi Aksas

    Para xhamisë me burak hypi mbi rrasë



    Muerr burakun me gjithë te shkoi përpjetë

    N’të parën qiell si vetim shpejtë është zatetë



    Gjithë çka ka mbi qiell at’natë dolën n’selam

    Mustafas për itibar dhe për ikram



    Merhaba ty o Resulullah i thanë

    Ej shefat sahibi kevther i thanë



    Pejgamberi kërkoi pa ja nda njëherë

    Mbi gjithë qiellat se çka ka i bëni sejrë






    - «hyle, qemer» - petka të posaçme nga xheneti; - «Kuds» - Jerusalemi; - «Aksa» - emër i xhamisë në Jerusalem, faltorja e skajt; - «enbija» - pejgamberët;. – «imam - prijsë në lutje; - «dy reqate» - trajtë e faljes, lutjes së shkurtër. – «namaz» - lutje e posaçme e muslimanëve; - «rrasë» - gur i madh në formë rrase; - «itibar» - respekt; - «ikram» - nderiin; - «sahib» - i zoti; - «sejrë» - vizitë.




    T’gjithë me hajr ja bënë miraxhin Mustafas

    Dhe i thanë se shumë nasib ti paske pasë



    Gjithse sa murade kie ja Resul

    S’ka dyshim se te Allahu janë kabul



    Kërko se mejdani yt është o Resul

    Kësaj derexhe nuk ju ka bë kush vusul



    Në çdo qiell ai që hypi dhe që dulë

    Shumë alamete pashë at’natë tha ai Resul



    Pa melaqet gjithë ibadet kah po bëjnë

    Në shumë tyrli itaat Zotit kah i bëjnë



    Xhebraili shkoi me shejtin gjithë po i prinë

    Dhe mbi qiella gjithë çka ka n’selam i rrinë



    Prej një qielli n’tjetrin qiell shkoi përpjetë

    Deri n’Sidre udha që ju ka zatetë



    I Xhebrailit vendi ishte ai mekam

    Prej se fali Haku gjithë çka është i bamë



    Xhebraili te mekami i vet u ndalë

    Mustafaja: O Xhebrail tha mos u ndalë



    Dhe i tha qysh po m’le vetëm ore vlla

    Dosti dostin me lënë vetëm ku ke pa



    A s’e dinë se në këtë vend unë jam garib

    N’ymer tim kurr përmbi qiella nuk jam hypë



    Xhebraili tha Resuli ej habib

    Mos mendo se në kët mekam ti je garib




    - «derexhe» -grade - - «vusu1» - arritje; - «itaat» - rrespekt, bindje; - «tyrli» - mënyrë. - «Sidre» - vend në hapësiren e pakufishme; - «mekam» - vend; - «ymer» - jetë; - «temam» - plotësue; - «dost» - shok; - «garib» - i vetmuar, i panjohur; - «habib» - i dashur;


    Udha ime te ky vend u bë temam

    Prej këtij vendi më tutje kurr nuk jam kanë



    Dhyl-xhelali pasi mu m’ka porositë

    Prej këtij vendi një krah mandej mos me qitë



    Veç një ferkëm prej këtij vendi unë me dalë

    Nuri i Zotit krejt më djegë mua tue kanë gjallë



    N’atë zeman resuli tha o xhebrail

    N’paq murad po t’bëhem une ty delil



    Xhebraili tha o dost i Perëndisë

    Për ymet tëndë kam murad me i kurtalisë



    N’ditë t’mahsherit krahin mbi xhehnem me shtru

    Gjithë ymmetin n’xhenet për njëherë me i pru



    Mustafaja tha rri këtu o dosti jem

    N'u djegt kush le të digjet veç ky trup i jem



    Xhenetlij për me kanë kush dëshiron

    Mustafas i çon salat dhe shumë selam



    Mustafaja ke me te kah banë kelam

    Zbriti refrefi përpara i dha selam



    Për njëherë e muer shejtin n’at’ zeman

    Shkoi me te ai përmbi Sidre-muntehan



    Gjithsa send pa Mustafaja tue dalë

    Dhe u poq me hak Allahun dhyl xhelal



    Pa hurufë dhe hiq pa zë ai Padishah

    Mustafas i foli hiq pa ishtibah





    - «Dhyl-Xhelali» -madhëria e Zotit; - «delil» - prijsë, udhëheqës; - «mahsher» - tubim në ditën e gjykimit. – «Refref» - mjet me të cilin fluturoi Muhammedi a. s.; - «huruf» - germa; - «ishtibah» - krahasim, përngjasë.




    Muhamed tha Allahu dhyl xhelal

    Gjithë alemin veç për ty që e kam falë



    Herse sa murade sonte ti n’i paq

    T’japi një derti njëmijë tyrli ilaç



    Ja ilahi kam te Ti tlia këtë rexhan

    Me ju falë ymmetit sa kusure kanë



    Robë zaif janë n’ahiret zo çka do t’bëjnë

    Të madhënia e Jote ata çka do të gjëjnë



    Ditë e natë më shumë gjynah bëjnë se sevab

    Fort keq tutëm që me zjarr i bënë azab



    Dhe miraxhi për mejdani due me m’dalë

    Po ymmetit çka kam o Zot me u falë



    Zoti tha qe o Muhammed mustafa

    Mos ki gajle hatri yt le t’jenë n’sefa



    Prej ezeli për ty kam thanë dost i Jem

    Dhe e shkrova emnin tëndë me emën Tem



    Gjithë ymmetin ty ta fala ej habib

    Dhe xhennetin Unë ju bëna nasib



    Pasi e bëne këtë miraxh lype ymmet

    Vend miraxhit qoftë namazi për ymmet



    Dhe namazin kush e falë pa ia nda

    Sa sevabë kanë gjithë melaqet ai i ka



    Udhë e mbarë tha: ej habib ti shko apet

    Thirr ymmetin le t’bëhën gati për xhenet





    - «ja ilabi» - o Zoti im; - «kusure» - të metat; - «zaif» - të dobët; - «xhynah» - mëkate; - «azab» - denim; -«ezel» - amshim prej parafillimi; - «nasib» - percaktim.




    Sa kush bëhet gati tha ai për xhenet

    Mue më sheh dhe nuk ka send më lezet



    Urdhëni Zotit Refrefi erdh n’atë zeman

    Apet shejtin e çoi n’atë vend ku është kanë



    Gjithsa send shejti që i bëni sejr

    Githë sahabve me njëherë ju dha haber



    Urdhëni i Zotit tha është pesë vakte me i falë

    Pasi t’gjithë prej kësaj dynjaje kem me dalë



    Të gjithë me hajr ja bënë miraxhin dhe u gëzun

    Sa haber që dha Resuli besë i zunë

    Thanë mjaft kemi ne që jem ymmet i ytë

    Dhe qe gjindem n’donjë herë te hizmeti vtë



    Ja Rabi për hyrmet të pejgamberit Tëndë

    Mos na ndaj ne kurrë Ti prej rahmetit Tëndë



    Ja Rrahim për hyrmet të esmai husnasë

    Për dashni t’gjithë enbijasë dhe evlijasë



    Sa dua që bëjmë te Ti na i bënë kabul

    Dhe muradet neve gjithë na i bënë vusul



    Tahiri fakirit dhe fali rahmet

    Shokun iman vendin falja në xhenet



    Prej të dashunve Tu kurrë ja Rabb mos e ndajë

    Prej hizmetit dinit ne kurrë mos na ndajë



    Ja Allah pashë hak Muhammed mustafan

    Kur të vdesim merrna shpirtin me iman






    - «lezet» - kënaqësi; - «hyrmet» -.hirë; - «esmai husna» - emrat e bukur të Allahut; - «evlija» - njerëz të vlefshëm te Zoti; - «Vusul» - të arritura; - «iman» - besim të drejtë;




    Natën e varrit t’gjitha sualeve, xhevab

    Ja Rabbi na i bën kollaj hiq pa azab



    Ja ilahi mos na bënë ne dal-lin

    Kësaj duaje thuni të gjithë ju: Amin



    Prej ymmetit razi qoftë hak Zoti ynë

    Dhe rahmet pastë mbi ata gjithë Zot i ynë



    Shumë shyqyr Zotit dhe Resulit selam

    Ky mevlud me izë t’Tij u bë temam






    - «suaI» - pyetje; - «xhevab» - përgjigjje; - «kollaj» - leht; - «dal-lin» - të humbur nga rruga e drejtë; - «razi» - i kënaqur; - «shyqyr» - falënderiin, lavdi; - «izë» - leje.




    DUAJA E MEVLUDIT



    Eudhu bi'l-lahi mine'sh-shejtani'rr-rraxhim

    Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim




    El-hamdu li'l-lahi'l-ledhi lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda. Ve's-salatu ve's-selamu 'ala sejjidina Muhammedin huve efdalu'n-nasi mevlida. Ve 'ala alihi ve as'habihi'l--ledhine lem juthiru alejhi malen ve la validen ve la mevluda.

    Zoti hak xhel-le xhelaluhu për hyrmet të hazreti Muhamed Mustafas, këtë Kur'ani kerim dhe këtë Mevludi sherif që u kërduen, kabul i bëftë.

    Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobi-shmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgam-berëve, shefaatbësit në ditë t’mahsherit, Muhamed Mus-tafas, mubarek shpirtit t’tij hedije ja bëm.

    Xhenabu rabbu'l-alemin te ai mubarek në bashçe të xhennetit të vorri i tij e çoftë. Shpirti i atij mubareki prej nesh gjithmonë razi dhe hushnut qoftë. Te resulu'll-llahi makbul, të mirë e të dashur bëna ja Rabbi.

    Edhe tjerëve Pejgamberani idham ve rusuli kiram alej*himu's-salatu ves-selam, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Edhe familjes së Pejgamberit dhe sahabëve që janë kanë, ensar e muhaxhirin, tabiin e myxhtehidin, ridvanu'll-llahi teala alejhim exhmein, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Dhe evlija e suleha, mubarek shpi*rtave të tyre ikram ja u bëftë.

    Edhe mahsus këtij që u bë sebeb me bë këtë mexhlis, amelet makbul, xhynahet magfur dhe gjithsa nijjete për hajr që i ka, Allahu xhel-le shanuhu me kollajllëk nasib ja bëftë. Evladët e tij prej ylemave që bëjnë amel dhe zingjinave që bëjnë shyqër, ja bëftë.

    Prej Myslimanëve në Ahiret që janë shkue, Allahu xhel-le shanuhu të gjitha xhynahet afv dhe magfiret ja u bëfte. Edhe çka janë gjallë ine ymer të gjatë e me shumë mexhlise e gëzime nasib ja u bëftë.

    Dinit Islam jepi ndihem e fuqi, kurse mbi batilinë gjithmonë galib dhe fitues, bëna ja Rabbi.

    Në tokë e në deti, mysafir e asker që janë, shumë selamet epu ja Allah. Haxhive që e kanë bë zijaret, tekrar dhe tjerëve me mall të hallallit me bë zijaret Qaben, Zoti nasib na e bëftë

    Xhennetin dhe dizarin e Zotit me pa, Zoti nasib na e bëftë. Edhe më të mbramën frymë me dal prej kësaj dynjaje tue thanë: Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu, bëna nasib ja Erhame'rr-rrahimin.

    Subhane Rabbike Rabbi'l-izzeti amma jesifun. Ve selamun 'ale'l-murselin. Ve'l-hamdu li'l-lahi Rabbi'l-alemin.



    E mestiti këtë mevlud një fakir

    Për hyrmet të Zotit: kul-lu shej'in kadir

    Emnin Muhamed Tahir bin HaIil

    Bani afv dhe ebu xhenet ja Xhelil

    Memleqeti i tij dahili Kosovë

    Vuçitërnë kasaba katundi Popovë



    - «e mestiti» - e rradhiti, përgatiti; - «fakir» - i ngrati; —

    - «kul-lu shej'in kadir» - mbi çdo gjë i piotëfuqishëm;

    - «afv» - atdheu; - «dahili» - brenda; - «kasaba» - qytezë.


    Ato që kanë mend munden me e kuptuar se sa gabime trashanike gjinden në këtë mevlud dhe jo me aq, por edhe shpifje të madhe që kanë bërë që as në historinë e Islamit nuk mund me i gjetë ato përallat e tyre që i gënjejnë njerëzit vetëm se me përfituar ato prej tyre dhe që nuk kanë lidhje me Islamin.

    Ju bëj nji pyetje:
    A mundet ndonjëri prej jush me më thanë, mbasi e keni lexuar se për me bë mevlud ka shum sevape, bile nuk ke qeder hiç për atë vit. Pyetja: A mban mend ndonjëri prej jush që të ketë mevlud ke filan hoxha ose të ketë ndigjuar që është mbajtur tek filan hoxha nji mevlud??? Apo për ato nuk vlen ose ata nuk u duen sevapet se kanë shumë? Apo, apo,.....


    Mbëlidhni mendt o ju besimtarë se gjërat e kota nuk na duhen na, se kemi shumë gjëra të tjera për të bërë si më obligative se kjo çështja e mevludit.

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    qfar argumenta paska pru jakupi aty , nga KURANI apo ndonje HADITH,

    nese ska argument, asht bidat.

    JakupI Ka qen shum hoxh i mir ALLAHU ne Xenet e qoft,

    por nuk don me than qe nuk asht gabimtar,

    dijetart me te mdhaj , si Sheih Albani me argumente tregojn se asht BIDAT.

    e ne edim mir qe ne islam pa argument nuk ka kurgjo.
    Ndryshuar për herë të fundit nga injejti : 09-12-2010 më 02:40

  12. #12
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    qfar argumenta paska pru jakupi aty , nga KURANI apo ndonje HADITH,

    nese ska argument, asht bidat.

    JakupI Ka qen shum hoxh i mir ALLAHU ne Xenet e qoft,

    por nuk don me than qe nuk asht gabimtar,

    dijetart me te mdhaj , si Sheih Albani me argumente tregojn se asht BIDAT.

    e ne edim mir qe ne islam pa argument nuk ka kurgjo.
    Selam alejkum, Hoxhë Jakup Asipi, All-llahu e mëshiroftë, t'ja sqaroj pak këtij vëllaut PrishtinaLee se kur e ka thanë atë fjalë për mevludin ka qenë pak ma i ri dhe ka nxituar, pse them kështu, sepse mbasi ka kaluar pak kohë ja se çfarë mendimi ka pasë ai po i jejti Hoxhë Jakupi se mevludi është risi dhe bidat, poqese në atë mevud ka diçka jashtë Kur'anit dhe Sunnetit. Pra me nji fjalë ndryshon njëra video nga tjetra.




    Esselamun alejkum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 11-12-2010 më 08:49

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    qka eshte ne kete rubrik, a forum arabe, apo e keni gabuar forumin, nese doni te folni per histori te arabve se kur eshte atdhe feja dhe kur mevludi, shkon ne forume arabe, e ne formin shqiptar bisdoni per shqiptarin!

  14. #14
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    qka eshte ne kete rubrik, a forum arabe, apo e keni gabuar forumin, nese doni te folni per histori te arabve se kur eshte atdhe feja dhe kur mevludi, shkon ne forume arabe, e ne formin shqiptar bisdoni per shqiptarin!
    dardaniAu, a ka mundësi me shikuar më mirë, se ti ke hyrë në KOMUNITETIN MUSLIMAN dhe jo Komuniteti shqiptar, sa për forumin shqiptar, në ke diçka që nuk
    të pëlqen pse këtu ndodhet Komuniteti Musliman, atëherë shko e ankohu tek albo dhe moderatorët e tjerë, në ratsëse nuk doni këtë komunitet dhe mjaft na lodhët me ato postimet e juaja ofenduese. A shkruajmë arabisht, ose përdorim terme të ndryshme, ju çka ju intereson, në rastëse nuk ju pëljqejnë ato fjalë, s'ka pse të mërzitesh, mos u fut fare këtu dhe u krye puna. Por e vërteta është se ju jeni të tillë që e fëliqni këtë forum duke u marur me të tjerët, kurse vetveten s'jeni duke e parë se jeni Katastofa. Ne e kemi zgjedhur këtë forum se këtu kanë nevojë më shumë njerëzit dhe të tjerët si ti, që të merni pak mësim dhe ndoshta don All-llahu që të dilni në dritë, se jeni duke u zvaritur në erësirë.

    Kalofsh mirë dardaniAu dhe shpresoj që e ke kuptuar?

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •