Dje rastesisht gjeta emisionin Xhungel ne Youtube dhe si rrejdhoje rash ne gjum ne kater te mengjesit pasi i pash te 6 serite.
Te them te drejten u befasova jashte mase me Tropojen, po behem 30 vjec dhe se dija me pare qe Tropoja paska qene nje vend kaq i mahnishem, as nuk e kuptoj tani cfare shpirti kishte Berisha qe la Tropojen e bukur per Tiranen e qelbur.
Por le te vazhdoje...
Dikur francezi Mondeskie i kushtoi gjeografise dhe klimes nje veper te tere. Megjithese mendimi i tij ka marre kritika te ndryshme, sot midis statistikave dhe shkencave te ndryshme ka nje konsensus te gjere se klima ka efekte edhe mbi psikologjine e njerezve. Dhe ceshte e verteta keto malet e Evropes kane prodhuar disa nga popujt me inteligjent, me te kalitur dhe me punetore te botes. Ne ne Shqiperi kemi 50% apo me teper terren malor dhe njeriu atje merr fryme lirshem dhe do te beje gjera te medha (jo si shpirti i ngushtuar i Tiranes dhe metropoleve). Keta njerez te ritur dhe kalitur ne male duan te bejne shume gjera. Kur vijne ne TR shteti shqiptar ngase nuk ka si te perdori energjine e tyre ndryshe e iu jep nganje kallash ne dore, dhe ata ngase jane malesore te paepur e perdorin sa me mire qe te munden. Te njejten gje benin edhe malesoret e Evropes dikur ne Mesjete, zvicerianet psh. kane qene ushtaret me te tmerrshem qe ka pare ndonje here njerezimi te njejten gje edhe prusianet. Por dikur atje erdhi shteti dhe gjithe kjo energji u perdor per qellime pozitive. Ne Shqiperi shteti eshte akoma negativ dhe domosdo qe energjia e zjarrte dhe inteligjenca e malesorit do perdoren per qellime negative. Sipas vendit dhe kuvendi thote populli!
Une nese isha ne vendin e Berishes nuk do e kisha braktisur kurre Tropojen. Gjynah qe ai e braktisi vete dhe po detyron gjithe ata tropojane te bejne te njejten gje.
Krijoni Kontakt