“Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është institucion që do të merret me çështje ushtarake dhe se NATO-ja nuk do të bartë përgjegjësitë e saj tek FSK-ja”, ka thënë admirali Mark Fitzgerald, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Ndërsa për zvogëlimin e numrit të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, ai ka thënë se gjer në janar të vitit 2010 do të ketë reduktim forcash në 10 mijë sosh.

Sipas tij, zvogëlimi i trupave po bëhet në mënyrë të arsyeshme nga Aleanca e NATO-s, pasi që situata e sigurisë në Kosovë po konsiderohet e qetë dhe po përmirësohet vazhdimisht.

Ndërkaq, për situatën e sigurisë në veri të Mitrovicës, admirali Fitzgerald, ka theksuar se problemet në atë pjesë nuk janë të karakterit ushtarak dhe se Policia e Kosovës është duke e kryer punën e vet. /kohavision/