HYRJE
Njerėzimi sot gjendet buzė greminės, jo pse i kanoset rreziku i zhdukjes qė i ėshtė varur mbi kokė - kjo ėshtė pasojė e sėmundjes, e jo edhe vetė sėmundja nė fjalė - por, pėr shkak tė dėshtimit nė botėn e vlerave nė tė cilėn, dhe vetėm nėn hijen e sė cilės ėshtė i mundur zhvillimi i shėndoshė i jetės njerėzore dhe pėrparimi i saj i qėndrueshėm. Kjo gjendje qartazi vjen nė shprehje nė botėn perėndimore e cila njerėzimit nuk mund t'i ofrojė kurrfarė vlerash. Aq mė tepėr, ajo nuk zotėron atė qė ndėrgjegjes sė tij t'ia arsyetojė ekzistencėn, meqė
nė tė demokracia ka shpjer nė gjendje e cila i pėrngjan falimentimit, sepse dalėngadalė ka filluar tė huazojė prej sistemit tė Bllokut lindor, posaēėrisht nė lėmin e ekonomisė, nėn emrin socializėm!
Gjendja ėshtė e njėjtė edhe nė vetė Bllokun e Lindjes. Teoritė shoqėrore e nė radhė tė parė marksizmi, i cili nė fillim tė agimit tė tij nė Lindje por edhe nė Perėndim tėrhoqi njė numėr tė madh tė njerėzve, e qė konsiderohet drejtim me karakter ideologjik, po ashtu qartė janė larguar prej idesė dhe gati se pėrkufizohen vetėm nė shtetin dhe institucionet e tij tė cilat janė shumė larg pėrcaktimeve themelore tė drejtimit tė marrė. Kjo teori, nė pėrgjithėsi i kundėrvihet natyrės njerėzore dhe kėrkesave tė saj dhe nuk mund tė lulėzojė
vetėm nė njė shoqėri tė dromcuar, ose nė njė shoqėri e cila njė kohė tė gjatė i ėshtė nėnshtruar regjimit diktatorial! Madje edhe nė shoqėritė e kėtilla filloi tė paraqitet mossuksesi i tyre material - ekonomik, nė tė cilin i kanė vėnė bazat dhe pėr tė cilin kanė rrahur gjoks. Bashkimi Sovjetik i cili pėrfaqėsonte shkallėn mė tė lartė tė sistemeve shoqėrore, pėrjeton mungesėn e atyre tė mirave tė cilat i ka pasur me bollėk edhe nė periudhėn cariste. Do ta shohim se si importon grurė dhe artikuj tjerė ushqimorė, duke shitur arin e vet qė tė vijė deri te ushqimi, pėr shkak tė mossuksesit tė arave kolektive dhe mossuksesit tė sistemit i cili bie ndesh me natyrshmėrinė njerėzore. Njerėzimit patjetėr i nevojitet udhėheqje e re!
Udhėheqja e njeriut tė Perėndimit po i afrohet fundit. Kjo ėshtė kėshtu jo pse qytetėrimi perėndimor ka dėshtuar nė aspektin material, ose pse ėshtė dobėsuar potenciali i tij ushtarak dhe ekonomik, por pėr shkak se roli i tij mbaroi, se mė nuk zotėron kurrfarė rezerva tė vlerave tė cilat do t'ia mundėsonin udhėheqjen.
Domosdo tė ekzistojė njė udhėheqje e cila do tė jetė nė gjendje ta ruajė dhe edhe mė tej ta zhvillojė shkallėn e qytetėrimit material deri te e cila ka arritur njerėzimi, dhe atė nėpėrmjet gjenialitetit evropian nė aspektin e zbulimit material, por e cila njerėzimin do ta furnizojė me vlera tė reja, funksionale dhe tė pėrkryera pėrballė atyre qė i pati mė parė, dhe nė tė njėjtėn kohė me njė metodologji origjinale, tė pranueshme dhe reale Islami ėshtė i vetmi i cili i zotėron kėto vlera dhe kėtė metodologji.
Renesanca shkencore luajti rolin e vet..., rol i cili filloi tė rrezatojė me vetė renesancėn nė shekullin e 16tė,
kurse ndriēimin e vet e pėrjetoi gjatė shekujve 18-tė dhe 19-tė dhe tanimė nuk disponon me rezerva tė reja.
Rolin e vet nė atė periudhė e kanė luajtur edhe patriotizmi dhe nacionalizmi Pastaj tė gjitha grupacionet rajonale tė cilat janė paraqitur nė kėta shekuj... dhe tanimė edhe kėto nuk disponojnė me rezerva tė reja.
Mė nė fund, mossukses kanė pėrjetuar si sistemi shoqėror ashtu edhe ai individual.
Tash vjen nė shprehje roli i Islamit dhe Ummetit, nė ēastet mė tė vėshtira, pėrplot bezdisje, dilema dhe shqetėsime. Vjen nė shprehje roli i Islamit i cili nuk e mohon zbulimin material nė Tokė, sepse e konsideron prej detyrave parėsore tė njeriut qė nga momenti kur All-llahu ia besoi hilafetin dhe, nėn kushte tė caktuara e konsideron ibadet dhe realizim tė qėllimit tė ekzistencės
sė njeriut.
"Kur Zoti yt u tha engjėjve "Unė po krijoj nė tokė njė zėvendės." (Bekare, 30)
"Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė " (Dharijatė, 56)
Tani erdhi radha e Ummetit musliman ta realizojė atė qė e ka dashur All-llahu me ardhjen e tij tek njerėzimi.
"Ju jeni populli (Ummeti) mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni All-llahun. " (Ali Imran, 110)
"Dhe ashtu Ne u bėmė juve njė popull (Ummet) tė drejtė pėr tė qenė ju dėshmitarė ndaj njerėzve dhe pėr tė qenė I Dėrguari dėshmitar ndaj jush... " (Bekare, 143)
Por, Islami rolin e vet mund ta luajė vetėm nėse prezantohet nė shoqėri, gjegjėsisht nėse prezantohet nė Ummet. Njerėzimi, posaēėrisht nė kėtė kohė, nuk
dėshiron tė dėgjojė pėr besim tė zhveshur e qė nuk i shihet zbatimi real nė jetėn praktike... Andaj ekzistimi i Ummetit konsiderohet i ndėrprerė qysh para disa shekujve. Ummeti musliman nuk ėshtė territor nė tė cilin dikur ka jetuar Islami. Nuk ėshtė as popull, paraardhėsit e tė cilit nė njė periudhė historike kanė jetuar nė sistemin islam. Ummeti musliman, nė tė vėrtetė ėshtė njė bashkėsi e njerėzve te tė cilėt jeta, mendimet, pozitat, institucionet, vlerat, kriteret-tė gjitha kėto frymojnė nga metodologjia islame. Ky Ummet - me kėto karakteristika - ka pushuar tė ekzistojė qė kur ėshtė ndėrprerė zbatimi i Ligjit tė All-llahut nė mbarė sipėrfaqen e Tokės.
Domosdo kėtij Ummeti duhet kthyer ekzistencėn, ashtu qė Islami ta luajė rolin e vet prijatarė nė udhėheqjen e njerėzimit pėr tė dytėn herė. Domosdo ky Ummet duhet tė ringjallet, Ummet tė cilin e kanė vėrshuar breza tė ndryshėm, mendime tė ndryshme, pozicionime dhe institucione tė ndryshme tė cilat nuk kanė lidhje as me Islamin e as me metodologjinė islame, edhe pse ende supozohet se ekziston nė tė ashtuquajturėn
Botė islame!!! Unė e di mirė se rruga prej pėrpjekjes pėr ringjallje deri te marrja e udhėheqjes ėshtė shumė e gjatė. Ky Ummet musliman pushon sė ekzistuari dhe sė dėshmuari njė kohė tė gjatė. Ka kohė qė udhėheqjen e njerėzimit e kanė marrė ideologjitė tjera, popujt tjerė, mendimet dhe pozicionimet tjera. Gjenialiteti evropian nė atė periudhė ka zbuluar sasi tė mėdha tė shkencės, kulturės, institucioneve dhe tė prodhimit material Njerėzimi tash ėshtė nė kulm tė gjithė kėsaj. E gjithė kjo, si edhe ata qė e pėrfaqėsojnė kėtė, nuk mund tė tejkalohen lehtė, posaēėrisht pėr atė se e ashtuquajtura Botė islame nuk zotėron pothuajse asgjė prej kėtyre tė mirave! Prapėseprapė, duke i pasur parasysh tė gjithė kėta faktorė, ėshtė e domosdoshme ringjallja islame, pa marrė parasysh sa ėshtė e gjatė rruga prej fillimit tė ringjalljes deri te marrja e udhėheqjes. Pėrpjekja pėr ringjallje islame ėshtė hapi i parė tė cilit assesi nuk guxojmė t'i shmangemi!
Qė kėtė ēėshtje ta kemi tė qartė, duhet patjetėr t'i njohim-nė mėnyrė tė definuar - kualifikimet e kėtij Ummeti pėr udhėheqjen e njerėzimit, me qėllim qė tė mos i keqtrajtojmė elementet e tij qysh nė pėrpjekjen e pare pėr ringjallje. Ky Ummet tash nuk ėshtė nė gjendje - as qė kėrkohet prej tij - qė njerėzimit t'i ofrojė pėrparim tė jashtėzakonshėm nė zbulimin material tė cilit do t'i nėnshtroheshin kokat dhe nė kėtė
pikėpamje tė dominojė udhėheqja e tyre nė botė. Gjenialiteti evropian nė kėtė aspekt shumė ia ka kaluar Ummetit, dhe nuk duhet pritur - sė paku pėr disa shekuj - qė ta tejkalojė materialisht. Pra, patjetėr tė kėrkohen kualifikime tjera! Kualifikime tė cilat i mungojnė kėtij qytetėrimi! Por, kjo assesi nuk do tė thotė qė ne ta lėmė pas dore zbulimin material. Pėrkundrazi, ėshtė detyrė jona qė nė kėtė lėmė ta japim mundin tonė, por jo duke e konsideruar kualifikim me tė cilin do tė arrinim udhėheqjen e njerėzimit nė periudhėn ekzistuese, por duke e konsideruar si domosdoshmėri esenciale pėr ekzistencėn tonė. Atė e konsiderojmė edhe si domosdoshmėri qė na e obligon koncepti islam i cili njeriut ia beson hilafetin nė tokė, dhe - nėn kushte tė caktuara - e konsideron ibadet pėr hir tė All-llahut dhe realizim i qėllimit tė ekzistencės njerėzore.
Pra, doemos duhet kėrkuar kualifikim tjetėr pėr udhėheqjen e njerėzimit-jashtė zbulimit material. Ky kualifikim nuk mund tė arrihet pėrpos nėpėrmjet akides (bindjes islame nė pikėpamje tė besimit) dhe menhexhit (metodologjisė, programit islam), tė cilėt njerėzimit ia mundėsojnė ta ruajė prodhimin e gjenialitetit material, dhe atė nėn mbrojtjen e njė koncepti tjetėr i cili u pėrgjigjet nevojave natyrore ashtu si u pėrgjigjet zbulimi material. Gjithashtu kjo akide dhe ky menhexh duhet tė manifestohen nė njė bashkėsi njerėzore, ose thėnė mė mirė, nė njė shoqėri muslimane.
Sot e gjithė bota jeton nė xhahilijjet (injorancė) nga pikėpamja e bazės prej sė cilės frymojnė faktorėt e jetės dhe organizmat e saj, xhahilijjet tė cilin nuk mund ta zbusin as kėto mundėsi tė ēuditshme materiale, as ky zbulim i pakapshėm material! Ky xhahilijjet u ngrit nė bazė tė sulmit ndaj pushtetit tė All-llahut nė Tokė dhe atė, edhe nė veēorinė mė delikate tė hyjnimit, e ajo ėshtė sundimi. Xhahilijjeti sundimin ua beson njerėzve dhe ashtu ai i bėn zotėra ndaj njėri-tjetrit, por jo nė formėn primitive tė jashtėzakonshme tė cilėn e dėshmoi xhahilijjeti i vjetėr, por kinse nė formėn e tė drejtės (jurisprudencės) e cila i krijoi konceptet, vlerat, pastaj kushtetutat, ligjet, institucionet dhe pozicionet, e cila ėshtė jashtė kornizave tė sistemit tė All-llahut pėr jetėn e njeriut, si dhe nė formė tė asaj qė All-llahu nuk e ka lejuar. Kėshtu nga ky sulm ndaj pushtetit tė All-llahut krijohet edhe sulmi ndaj robėrve tė Tij. Shkelja e tė drejtave tė njeriut nė sistemet socialiste, dhe me dominimin e kapitalit dhe kolonializmit nė sistemet kapitaliste, janė vetėm gjurmė nga gjurmėt e sulmit ndaj pushtetit tė All-llahut dhe mohim i nderi mit tė cilin All-llahu e pėrcaktoi pėr njeriun! Programi islam pikėrisht nga kjo pikėpamje ėshtė specifik. Nė ēdo sistem jashtė atij islam (nė njė mėnyrė) njerėzit e robėrojnė njėri-tjetrin. Vetėm nė programin islam njerėzit lirohen nga robėrimi i njėri-tjetrit, duke iu robėruar vetėm All-llahut, duke i marrė udhėzimet vetėm prej tij dhe duke iu nėnshtruar vetėm Atij. Kjo ėshtė pika ku rrugėt ndahen. Ky ėshtė koncepti i ri tė cilin e zotėrojmė dhe mund t'ia ofrojmė njerėzimit. Ky koncept - dhe i gjithė ai ndikim i madh i cili do tė manifestohet realisht nė jetėn njerėzore - ėshtė rezervė qė nuk e zotėron njerėzimi, ngase nuk ėshtė produkt i qytetėrimit perėndimor, nuk ėshtė produkt i gjenialitetit evropian, as atij lindor e as atij perėndimor!
Ne pa dyshim posedojmė diē tė re, funksionale dhe tė pėrsosur, diē qė njerėzimi nuk e njeh dhe nuk ėshtė nė gjendje ta prodhojė! Por kjo e re, siē thamė mė parė, domosdo tė prezantohet nė njė realitet praktik. Patjetėr duhet tė je tojė me tė njė ummet. Kjo kėrkon njė proces pėr ringjallje nė territorin islam. Njė ringjallje tė cilės-pėr njė periudhė tė gjatė apo tė shkurtė - do t'i pasojė marrja e udhėheqjes sė njerėzimit.
Si tė fillojė pra, procesi i ringjalljes islame?
Qė tė fillojė ky proces, domosdo tė ekzistojė njė grup njerėzish tė cilėt ia mėsyjnė kėtij synimi dhe vazhdojnė rrugėn. Ecin drejt zhdukjes sė xhahilijjetit tė
pėrhapur anekėnd botės. Ecin duke ushtruar njė lloj izolimi nga njėra anė dhe njė lloj komunikimi nga ana tjetėr me xhahilijjetin qė i rrethon.
Kėtij grupi i cili i qaset kėtij synimi, domosdo i nevojiten shenja nė rrugė. Shenja me tė cilat do ta njohin natyrėn e rolit tė tyre, realitetin e detyrės sė tyre, esencėn e qėllimit tė tyre dhe pikėnisjen nė kėtė udhė tim tė gjatė. Me ndihmėn e tyre do ta caktojnė pozitėn e vet ballė pėr ballė xhahilijjetit tė pėrhapur anekėnd. Ku tė takohen me njerėzit e ku tė ndahen?! Cilat janė veēoritė e tyre, e cilat janė veēoritė e xhahilijjetit qė i rrethon?! Si do t'u drejtohen atyre nė xhahilijjet me gjuhėn e Islamit dhe nė ēka do t'i thėrrasin?! Pastaj do tė dinė prej nga do tė frymėzohen - nė tėrė kėtė synim - dhe si do tė frymėzohen. Kėto shenja domosdo tė vendosen nga burimi i parė i kėsaj akideje, nga Kur'ani dhe instruksionet e tij themelore dhe nga koncepcioni tė cilin e mbolli nė shpirtrat e elitės sė zgjedhur (as'habėve), elitė me tė cilėn dėshiroi All-llahu dhe bėri nė tokė atė qė bėri, dhe me tė cilėn ndryshoi kohėn e rrjedhės historike andejpari nga dėshiroi All-llahu tė rrjedhė.
Kėtij grupi tė shpresuar dhe tė pritur ia kam shkruar ca shenja nė rrugė. Katėr tema nga kjo pėrmbledhje janė marrė nga libri "Nėn hijet e Kur'anit"1 me disa shtesa dhe ndryshime, tė pėrshtatshme me thelbin e librit nė fjalė, ndėrsa tetė tema - pėrpos kėsaj hyrjeje - janė tė shkruara ashtu siē mė frymėzuan gdhirjet e pandėrprera nė metodologjinė hyjnore tė shėmbėlluara nė Kur'anin fisnik. Tė gjitha kėto tema i bashkon -pėrkundėr derdhjes sė tyre - njė qėllim, sepse ato janė shenja nė rrugė, pikėrisht siē ėshtė rasti me shenjat e ēdo rruge! Kėto shenja nė tėrėsinė e tyre pėrfaqėsojnė tėrėsinė e parė nga kėto shenja dhe shpresoj se do tė pėrcillen me ndonjė tėrėsi tjetėr apo edhe me disa tėrėsi he atė sa herė qė All-llahu do tė mė udhėzojė nė shenjat e kėsaj rruge. Vetėm me All-llahun vijnė ndihma dhe suksesi.
1 "Natyra e metodologjisė kur'anore", "Koncepti islam dhe kultura", "Xhihadi pėr hir tė All-llahut" dhe 'Tormimi i shoqėrisė muslimane dhe karakteristikat e saj."
Krijoni Kontakt