Kaher - Nganjëher
kahere = kahmot, moti
kaskanxhi = inatçor
minak = klysh qeni
tomël = qumsht
kumsht = thartinë e hirrës së djathit
omël = ëmbël
zoni = zani, zëri
promja = mbrëmja
pramja = pushimi, pramja e dhimbjes, qetësia
prarimi = perëndimi
dilli = dielli
hona = hëna
praron dilli = perëndon dielli
praron hona = perëndon hëna
prarimi = perëndimi
nona = nëna
zotni = zotëri
lloma = llampa
o konë = ka qenë
o^ = është
Arbania = Arbëria
arbanit = arvanit, arbër, arbëresh
Albania = Albëria
Tirana = Tirera
Ali Asllani = Ali Asllëri
koka konë, koka kjenë = paska qenë
muhasere = i zënë në kurthë
fillak = i vetëm
filikaqë = njeri i pacipë (alegori)
ahmak = babai i budallait
fitilaç = fitil i lesht në vajguri në një tas metalik, për ndriçim
llom-i = llum-i
llomitë = shkatrrua, lëndua
llomina-t = pjesët e thyera, mbetjet e gurit, drurit
permendë-a = parmendë-a
byrykatje = e pallmja e tarakut, kur don me u ndeshë me një tarak tjetër
pallje = pëllitje
kui, kuni = kunji
shqipoja, shkipoja = shqiponja
sorrëshkina = sorra e larme, laraska
me shkoklu = për të drëmitur misrin
kallamoç = misër
tallishtë = misrishtë
hajgare = tallje
me shky = për të shqyer
me shkapë = për të shkapur
me = për të
osht = është
u^ = unë
flamë-a = gripi, inflamacioni
flamëthiu = gripi i derrit
thi-u = derr
thi i biri thiut = derr bir derri
thijosh, i thimë = i thinjur
thija-t = thinjat
thomë = themi
pramë = mbrëmë
sakicë = sopatë
kmesë-a = teh metalik gjysëmdrapëri me bisht druri, si sopatë
magar = gomar
mrapsht-i-a = mbrapshtë
brecë-a = brisk pa dorëz
mnojë-a = dorëza e briskut
thikan = mendjepmrehtë
thu = thua
thomë = themi
thepan = i paepur, i zoti
rreban = njeri me rreba, i rrebtë
flutra = flutura
flatron, flutron = fluturon
kry-e-t = kokë-a
kryetar = kokëtar
eshtna = eshtëra
mullini = mulliri
brumje = bluarje
hymje = hyrje
hyn = hyr
deka = vdekja
gasi = vajguri
kryp = kripë
omëlcinë-a = ëmbëlsirë-a
s'ke kaçik = nuk ke forcë (elegori)
pleme, pojatë-a = shtëpiza e deleve, lopëve
delme = dele
dhen = delet (shumësi)
arushë-a = harushë-a
me ndjekë = për të ndjekur
me pjekë = për të pjekur
me = për të
tu-e = duke
tu punu = duke punuar
msimi - mësimi
msusi = mësuesi
kndusi = këndezi
konga = kënga
prashitë-je = mihje
kollomoç = misër
lakna, laknishte = lakëra, lakërishte
burrneshë-a = burrëreshë-a
burrni-a = burrëri-a
burrec = burracak
bubrrec = milingonë-a
mllinje-a = mëllënzë-a
nxnans = nxënës
halabak = i plogësht
gjamë-a = gjëmë-a
me ndij = për të dëgjuar
me pa = për të parë
me ecë = për të ecur
me dalë = për të dalur
merr vesh = kupto
i marrun vesh = ai që kupton
i pamarrun vesh = ai që nuk kupton
lazdran = i llastuar, i përgdhelur
mozomakeq = mos o zot më keq
bonezoondërr = bëre zot ëndërr
fillikat = i vetëm
fikan = i fikur, i vargër
votër = vatër
kokrron = mbledhë kokërrat
dipiduz = i dalur dipi, maskara
kja = qa,
me kja = për të qarë
me keshë = për të qeshur
kesh pak = qeshu pak
kush keshë e veshë = kush përqeshë, e mveshë
mbathë = mbathur
dathë = zbathur
deshë = xhveshur
veshu e deshu = mveshu e xhveshu
kush keshë i mrami = kush qeshet i fundit
shkamb-i = shkëmb-i
shkambore = shkëmbore
shkumë-a = shkumbë-a
shkymë = për të fikur driten
shkrum = shkrumb
plum = plumb
pllum = pëllumb
qartë = prishje, shkatrrim
qartje = prishje
tharbt = thartë
temel = themel
thum-i = thumb-i
krisë-m, krisma = kërrcet
kcen = kërcen
cap = cjap
uk = ujk
.................................................. .... mijëra tjera
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
qartë = prishje, shkatrrim
qartje = prishje
Po menon kur qartesh luan mendsh e degjenerohesh apo si ?
nuk po kuptoni a
po de, qartë=prishë, u qart tomli = u prish qumshti, u thartua
i çartun = je bo si qeni i tërbuar
e kanë qartë = e kanë prishë, shkatrrua
qartje = prishje, shkatrrim
e ke qartë ftyrën = e ke prishë fytyrën, dukesh si dele e zezë
e ke qartë veten = e ke prishë vetveten, je coroditë i ngjanë ariut të zi
ganë = ngjanë
gamje = përngjamje
ma = më
ma e zezë e gamja se e bamja = më e zezë e përngjarja se e bëra
i ganë bab's = i përngjanë babait
i prëgamë = i përngjarë
pergamje = përngjarje
nuk i përganë njerit = nuk i përngjanë njeriut
kjartë, i kjartë = i qartë, i qartësuar
skjartë = sqartë
skjarim = sqarim
skaj = afër
përskaj = përafër
musteqe = mustak
musteqemini = muskat mini
gatë = gjatë
gatësi-a = gjatësia
përsgati = përsëgjati
guhë = gjuhë
guha e gojës = gjuha e gojës (organi anatomik)
guhpremë = nuk din me folë, nuk din të flasësh sikur me gjuhë të prerë llallalla
idht = hidhur
idhnak-u = i mëllefosur, i hidhëruar-i
tash = tani
tash e ke qartë krejt = tani e ke prishur krejt...
e çame = e çarë
i shkrymë = i shqyer
coftan, coftinë-a = ngordhësirë-a
i coft = i ngordhur
ka me mijëra............................................ ......
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
E sheh sa e njihni ju Gegnishten, më shumë se kinezët eedhe i thoni vetes shqiptar!
fjala, qartë, qartje, ka kuptimin diç e çartur, e prishur, e shkatrruar, sepse vetiu vie nga rrënja - ÇA, diç e çame, e çarë, e plasur, e krisur - çajë dru, çajë drrasa, qajë rrethimin, kur çartet puna, janë qartë mesveti = janë prishur mesveti shoqërisht = shoqnisht, me shoqishoin=njeritjetrin..... e keni të qartë tani? Apo e keni të kjartë tash?
GEGNISHTJA OSHT VET SHQIPJA
Nuk është punë dialekti, po punë gjuhe, një gjuhë e tërë
NI GUHË E TANË OSHT GEGNISHTJA
LLABIA TAN
GEGNI-A = GEGËRIA
TOSKNI-A = TOSKËRI-A
Kurse dialekte janë: toskërishtja, dibranishtja etj., nëse doni ta dini kjartë, e mos me u qartë!
Gegnishtja osht guha shkencore, tipikisht illirishtja e lashtë! Mu ër atë edhe nuk u njohtë emri toponomi ynë Shqipëria, se sikur të kishte qenë, Skipnia, a Skiperia, do të ishte pranuar, por ta kanë futë emrin Albania, nga një emër fisi illirian, qe asnjë emër princi a principate nuk figuron askund në histori, po qëllimisht sipas diktateve greko-sllave, mos të ketë pretendime territoriale ndaj Greqisë e sllavëve, që u formuan shtete e kombe në krejt territoret shqiptare - që të largohemi nga origjina, se emri Arbania përfshinë krejt Ballkanin illirik! Kuptoni tash?
i nemun, namun = i namur
nama, nema = nama, mallkimi
Bjeshktë e Nemne, e nemuna = Bjeshkët e Namura
fjaltë = fjalët
malcor-i=malësor-i
Malci = Mal i Zi
Ka me mijëra fjalë gegnishte, që nuk janë askund në shkrimin e sotëm shqip!
Krejt një gjuhë e tërë është Gegnishtja!
Zor o me besu!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
ZANOR un e njoh gegerishten po ate fjalen :
i çartun = je bo si qeni i tërbuar
e perziva me ket "qartet" sepse ket fjale nuk e kam degjuar!
Kronike, fjala - qartë, në Gegnishte, ka kuptimin e prishjes, shkatrrimit
u qartë tomli
tomli i qartun, kur prishet qushmti, i del afati i përdorimit
osht qartë ai njeri = është prishë mendesh
''çka e ke qartë sytë'' = pse je prishur syshë, je tërbua
me ndreqë e mos me qartë = me ndreqë e mos me prishë
e kanë qartë krejt... = e kanë prishur krejt
qeni i qartun = qeni i tërbuar
qartje = tërbim, prishje
Në Gegnishte, kuptimi i fjalës së shkruar: qartë, qartësim, i qartë, qartësoj... janë fjalët: kjartë, kjartësim, kjartsoj, skjaroj, skjarim, me skjarue...a po skjarohesh si ishe aty... a ban nji skjarim për kët punë... skjarim, kthjellim, pastrim, shfajsim...
Mund ta vërtetoni me pyetje shokëve. miqve... por është e vërtetë, siç po them unë!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Zanor pak me duket se po e ngatrron fjalen kjart dhe qart per mendimin tim fjala qartje ka dallim nga fjala kjart sepse qartja paraqet anen e keqe ndersa fjala kjart paraqet anen e mire u qartë dhe u kthijell jan dy fjale qe dallojn shum ne kuptim ,apo shembell tjeter qatrafel njeri i perzhdredhur ecen shtremt pra jo drejt siq mendoj une kjo fjale ka bazen formuese te numri kater dhe jo te ngjyra siq kemi rastin e fjaleve kjart kalter kthjellt kfjellt .
Pra fjale qe duhet analizuar sidomos gjate perdorimit sepse nese e perdorim ne dialektin tosk ather menjanojm nje mori fjalesh .
Kemi edhe raste tjera per shembull
Me ka ra rasti qe vete ta perjetoj .
U pershendetem me nje mik nga Shqiperia ai me tha ;
Eja neser prap , une ju gjegja patjeter por jo te vi prap dhashte zoti e vi mbare .
Qart qartsim qartsoj i qarte jane fjale te krijuara nga fjala kjart .
Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 24-06-2009 më 12:17
buk dij pse po shkrueni gjithmon "osht" a "tomli". përsa dij unë nji "o" s'ekziston në këto fjalë, por vetëm zanore. kështuqi duhet me shkrue "âsht" dhe "tâmel".
a nuk ka fjala me u qartë kuptimin me u çmendë, me u tranue, me u tërbue?
hehe kapllan qashtu ko mendu po ajo koka me "ç" te forte e per ket fjalen qarte qe ka dmthnjen e prishjes (qartet tamli = prishet qumshti) qetash e ndiva edhe mir e ki nuk ben (o)sht po "âsht" eshte origjinale po kjo me "o" eshte shum von ne perdorim garant prej kullerave se nuk ka ne dialekt geg!
Fakti që ne toskët nuk e kuptojmë fjalën qartë, është vetëm se ajo tek dialekti tosk përdoret 'çartë' dhe jo 'qartë'. Psh: Kur themi, 'mos fol për çartë' dmth mos fol kot!!!
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
Keni kujdes dhe mos i ngaterroni shume fjalet e embela e te bukura te gjuhes sone sepse nuk me vjen aspak mire
E po ja që keni rastin ta kuptoni e mësoni, po a mos është pak si vonë, se ka shumë tjera....
për ç q thuaje se në gjuhen e popullit pak respektohen
Fjaët qartë, çartë e qartësi nuk janë pozitive në shqip, po kemi kjartë, skjarim, e keni të kjartë, apo e keni të qartë? Natyra e gjuhës tregon vetiu - kjartë, kthjelltë.
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
I nderuari, xh.gashi
t' mbeta borxh se fjala - qartaqejf, mir; the se ke kuptimin - qartje qejfi, prishje qejfi, ma ke qart; qejfin....thohet kur dikush ta prishë vullnetin, qejfin
poashtu fjala - prapë, që thohet e shkruhet shqip krejt gabimisht, në v4nd t6ë fjalës - përsëri: eja prapë, shko prapë, prap, ka kuptmin - eja prapsht, mbrapshtë, shko prapsht, mbrapshtë, sepse vetiu fjala - prap, është negative, ashtu sikur kemi fjalët: prapësi, praptim, praptua (përmbysë, rrokullisë-je), prapambetje etj.
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
pjesa dermuese e kombit i thot: omël/amël, omëlcinë, tomël/tamël, sepse fjalët OMË/AMË JANË TË NJEJTA QË KUPTOHET EMRI OMA SHQIPE, AMA SHQIPE, e oma/ama
t'omëm/t'amën, ku lidhet vetiu me kuptimin - omël/amël, e nuk thonë as ambël, as ombël, me b. Kemi shprehjet: e thirri e oma/ama, në kuptimin - ajo që e lindi, si fjalë shumë ma e lashtë se fjala - nona/nana/nëna
kjo osht shqipja
e dikush tha, pse - osht, e jo ashtë/është, sepse hyn në rangun standardizimin e shqipes me gjuhët madhore: osht, shqip/ ist, gjerm./ est, lat.freng./ is, ang, kurse fjalët - ashtë/është nuk i përkasin standardizimit të shqipes, e me a hundore/ë-pazë - as nuk përkojnë me sistemin kibernetik, as me modernizimin e shqipes
cilat janë ma moderne: osht, apo ashtë/është? Natyra e gjuhës tregon vetiu!
Apo te fjala - tomël - tamël/tambël/qumësht, cila osht ma moderne si fjalë standarde?
Po fjala - kumsht, kumshti, hirra e djathit, që nxinet sikurse kosi, si t'i thomë?
Kumshtë, kumshti apo qumësht/qumështi, këtu përzihen fjalët - tomël e qumsht.
Nëse i thomë - qumësht, tomlit/tamlit/tamblit - po kumshtit si t'i thomë?
Në pjesën dermuiese të atdheut shqiptar, flitet kjo shqipe!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
O Zanor, nuk ka modernizime gjuha shqipe, se nuk është pajisje ta modernizosh ti si të duash, ka vetëm rrjedhime dhe këto rrjedhime ose 'evolime' të gjuhës nuk duhen marrë gjithnjë parasysh sikur të jene më të favorshme për tu përdorur!!! Shkonja 'â' është një veçori që e dallon shumë dialektin Geg nga ai i Shqipërisë së Mesme dhe nga dialekti Tosk, madje është një thesar për gjuhën shqipe, pasi është shumë i lashtë ky tingull, që fatkeqësisht ka humbur tek dialekti Tosk. Prandaj unë mendoj se ka të drejtë Kapllani kur cilëson se âsht, apo tâmël nuk shkruhet dhe as shqiptohet me 'a' apo me 'o', pasi asnjë nga këto dy zanore nuk e zëvendëson dot këtë tingull(zanore) sepse në të vërtet ky tingull përfaqëson dy tinguj të marrë sëbashku, prandaj unë sygjeroj(thjeshtë mendimi im) që alfabetit shqip t'i shtohet dhe tingulli 'â' para se të jetë shumë vonë dhe të zhduket si tingull!!!
Në cilën pjesë dërrmuese të Shqipërisë flitet ajo shqipe?! Ajo shqipe që propozon ose që na paraqet ti është dialekti i Shqipërisë së Mesme, që zë një vend modest në nëndialektet shqiptare!!! Dialekti Geg zë pjesën dërrmuese të gjuhës shqipe, fatkeqësisht jo asaj letrare!!!
p.s. Megjithëse vetë jam Tosk dhe flas këtë dialekt(Tosk), përsëri nuk kam sesi të shtrembëroj faktet që flasin vetë!!!
Geg e Tosk,
Malsia, Jallia,
e nji gjuh t'gjith na bashkon!!!
''AT GJERGJ FISHTA''
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
Vlorjan (10-10-2023)
Krijoni Kontakt