Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Mos te harrojme aktoret tane me te mire.

    Pershendetje te nderuar anetare te Fsh.
    Rrezikohet te lihen ne harrese aktore te klasit te pare...
    Pa dashur nga nje here na vijne nder mend, momente dhe personazhe te fiksuar tashme ne memorjen kolektive…, ku filma te rinj e te vjeter me sukseset dhe profesionalitetin e aktoreve tane kryesisht te nje brezi qe sot s’eshte me, perveē nostalgjise per kohen e shkuar ( kryesisht rinine dhe femijerine ), ngjallin interes edhe ne brezat e te rinjve te sotem.
    Aktore te medhenj si Kadri Roshi,Sander Prosi, Ilia Shyti, Pandi Raidhi, Marie Logoreci, Naim Frashri, Tinka Kurti, Vangjel Heba, Rikard Larja, Albert Verria, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Violeta Manushi, Pirro Mani, Sulejman Pitarka, Ndrek Luca, Roza Anagnosti, Reshat Arbana, Timo Flloko, etj, etj.
    Jane me dhjetra aktor te nje niveli te paarritshem qe, me gjithe ēensuren dhe veshtiresite e regjimit, ndriēuan si yje, per lartesine e nivelit dhe profesionalitetin e tyre…
    Do te shtroja nje pyetje, te gjithe atyre qe u kane lene mbresa, aktore te fuqishem si keta, nese sot shikoni ende me endje filma te kohes dhe nese keni ndonje preference sot.
    Pra, u eshte njohur e plote veshtiresia dhe niveli i larte i krijimtarise se tyre, ne kohen dhe shtetin tone?
    Une qellimisht nuk ve ne sondazh asnje emer…, pasi do te privoheshin emra te tjere te te njejtit piedestal krenarie, jam i sigurte qe ndani po te njejten ide dhe admirim per ate brez te kualifikuar artistesh.
    Mund te na sillni ndonje kujtim lidhur me personazhe ose ndonje fjali qe kaperceu kufijte e ekranit dhe beri popullor jo vetem personazhin, por u be “mode”, per te gjithe ne, ku kinoskopi ishte pothuaj e vetmja rruge dalje nga realiteti yne i hidhur, ku perveē propagandes se detyruar, ata shpalosen edhe nivelin e larte artistik, me gjithe cungimet dhe arrogancen qe u imponohej…
    Uroj qe te vazhdohet e te respektohen keto figura qe per seriozitet dhe profesionalizem, nuk kane asgje me pak se shume kolege te tyret ne boten e zhvilluar, qe brazat qe do te vijne ti kujtojne dhe te mund ti vleresojne drejt.

  2. #2
    Eshte i paharruar personazhi i "kapedanit", ose "Teta Ollges"..., aq sa shpesh nder ne njehere, ka mundesi edhe sot, qe shpesh o per kujtese o per thjeshtesuar memorjen, i emertojme aktoret me emrin e personazhit dhe jo me ate realin..., kjo tregon qe sa shume publiku vlereson aktorin me personazhin qe interpreton.
    Po te permendim emrat e aktoreve, shpesh kalojme ne kofuzion, por kur krahas emrit te shtohet ai i personazhit me te njohur..., ketu ndryshon puna
    psh.
    1. "Cukja",
    2. "Curre Beja, i biri i mortajes"
    3. " Rudina"
    4. "Sali Protopapa"
    5. "Vlashi"
    6. "Tomka"
    7. "Halit Berati"
    8. "Kapterr Amiu"
    9. "Brahushi"
    Jo vetem emrat e personazheve qe perjetuan, por me shume akoma fjali qe thene me mjeshteri, fituan nje popullaritet me kohen...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    si me te mire????!!!

    per mua jane te gjithe te shkelqyer.....nga i pari tek i fundit...dhe e kam fjalen ketu per aktoret e afirmuar para '90-es,te cfaredo roli qofshi kryesor apo dytesor.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Aloe Lexo Postimin
    si me te mire????!!!

    per mua jane te gjithe te shkelqyer.....nga i pari tek i fundit...dhe e kam fjalen ketu per aktoret e afirmuar para '90-es,te cfaredo roli qofshi kryesor apo dytesor.
    Shume e drejte, por kur them me te mire e them ne shkallen superlative, absolute, pra po te lexosh mire, e them me lart, nuk vura sondazh pikerisht per kete, pasi per mua jane te gjithe te mire..., por qe nga 90' kane kaluar 20-vjet, pra kane dale te tjere, ja pra nga vjen me te mire, sikur te thuash te paarritshem!
    Jam i nje mendimi me ty, ishin te shkelqyer, pa perjashtim te gjithe...
    Ajo kohe do te jete e pa perseriteshme, sot me banalitete dhe "lirite" e fjale-veprimit, me efektet specjale dhe me shuma te medha parash, perseri nuk ja arrijne forces se krijimtarise se asaj kohe, kjo fal seriozitetit qe kishte nje here.

  5. #5








    Eh sa i madh Sander Prosi …

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk ėshtė nevoja tė luash 38 filma si Tinka Kurti apo nė dhjetra e dhjetra tė tjerė si aktorėt Ndrek Luca,S.Pitarka e nuk po i pėrmėnd tė gjithė.Mjafton tė hysh dy javė nė big brother dhe kaq.Ja u bėre i famshėm.Dhe harrohen ata qė bėnė artin ashtu si thoni ju,nė kohėt mė tė vėshtira edhe pa para.

  7. #7
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nuk ėshtė nevoja tė luash 38 filma si Tinka Kurti apo nė dhjetra e dhjetra tė tjerė si aktorėt Ndrek Luca,S.Pitarka e nuk po i pėrmėnd tė gjithė.Mjafton tė hysh dy javė nė big brother dhe kaq.Ja u bėre i famshėm.Dhe harrohen ata qė bėnė artin ashtu si thoni ju,nė kohėt mė tė vėshtira edhe pa para.
    Beso une pij kafe me keto "artist morracak" kur shkoj ne Tirane.

    Niko te pakten kujtohet dikush per to

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shume e drejte, por kur them me te mire e them ne shkallen superlative, absolute, pra po te lexosh mire, e them me lart, nuk vura sondazh pikerisht per kete, pasi per mua jane te gjithe te mire..., por qe nga 90' kane kaluar 20-vjet, pra kane dale te tjere, ja pra nga vjen me te mire, sikur te thuash te paarritshem!
    Jam i nje mendimi me ty, ishin te shkelqyer, pa perjashtim te gjithe...
    Ajo kohe do te jete e pa perseriteshme, sot me banalitete dhe "lirite" e fjale-veprimit, me efektet specjale dhe me shuma te medha parash, perseri nuk ja arrijne forces se krijimtarise se asaj kohe, kjo fal seriozitetit qe kishte nje here.
    Po kemi vertet mall
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nuk ėshtė nevoja tė luash 38 filma si Tinka Kurti apo nė dhjetra e dhjetra tė tjerė si aktorėt Ndrek Luca,S.Pitarka e nuk po i pėrmėnd tė gjithė.Mjafton tė hysh dy javė nė big brother dhe kaq.Ja u bėre i famshėm.Dhe harrohen ata qė bėnė artin ashtu si thoni ju,nė kohėt mė tė vėshtira edhe pa para.
    Fatkeqesisht ke te drejte!
    Ky eshte nje fare degjenerimi jo vetem i fushes se kinematografise por sidomos e "gustove" qe dikton koha..., sot mjafton te shfaqesh pjese te trupit ose te deklarosh qe je nje homoseksual ose bisex ose bidallalleqe te tjera si keto, ku publiku i dehur me te tilla idiotsira, ku sidomos rinia e shthurur pa ideale dhe principe..., ku shuma te majma parash bejne qe njerezit ( kryesisht te rinjte ), te ēoroditen dhe ku jo vetem "shperblimi i fituesit " - ne rastin e big brother-it por edhe afermimi si "personazh" televiziv ku suksesi eshte i garantuar per te gjithe pjesemarresit e meisjonesh dhe top show si keto..., pasi qe shqiptari botes se zhvilluar i kopjon ne pergjithesi anet negative..., mjere ne, drejt ē'fare hendeku jemi drejtuar!
    Ja pra pa dashur te vijne nder mend aktore si ata qe jemi diskutuar, ku mgjth ēensuren e vazhdueshme dhe kercenimi qe te rrinte mbi krye ( per ndonje "gabim politik" ), ata ndriēuan si yje te vertete dhe publikut shqiptar i transmetuan nje moral te larte dhe te paster, ku jo vetem diktatura por profesionaliteti i ketyre artisteve te papreseritshem, me seriozitetin qe i brujti dhe shkollen qe ata perfaqesuan..., nuk do te kene me nje perseritje... keto jane fjale qe na bejne te mendohemi dhe ne nje fare menyre vuajme, vuajme realitetin e ulet qe jemi duke perjetuar, ku banaliteti dhe "personazhi negativ" eshte duke u mbivleresuar, ku morali i ulet dhe ēoroditja dehese provon etiken dhe "guston" e shqiptarit sot!

  10. #10
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    mu per vete me pelqen shummmmmmmmmmm reshat arbana,se di mdase dhe pse e kam taku personalisht dhe kam kuptu se eshte dhe nje njeri i mrekullueshem
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Kur flasim pėr aktorėt s'do mend qė Ndrek Luca ka lėnė gjurmė nė jetėn time sepse nė fundin e viteve tė 70-ta, erdhi nė Kosovė me Bacėn e Gjetajve pėr tė mbetur pėrjetsishtė nė mua. Por duke mos dashtė tė pėrmendė emra sepse ēdo artist do tė duhej tė pėrkulej para Ezopit shqiptar ( Kadri Roshit) e plakės Nicė ( Tinka Kurtit) mė lejoni qė tė pėrmend disa aktorė tė mrekullueshėm tė Kosovės e qė kanė lėnė gjurmė nė Kinematografin e huaj.
    S'do mend qė Abdurrahman Shala, Shani Pallaska, Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Adelajde Sopi,Melihate Ajeti, Avdush Hasani, Xhevat Qena e sidomos Muharrem Qena janė qė lanė gjurmė tė pa harruara tek ne por qė tė tjerėt ngadal po i vejnė nė harresė!
    Nuk mund tė mos pėrmend edhe Istraf begollin por edhe Bekim Fehmiun ( pėr sė gjalli)!

    I vetmi qė nuk po lejon qė tė harrohet ėshtė bardi Faruk Begolli dhe atė falė studentėve tė tij tė cilėt pėr ēdo vit dhe nė ēdo rast qė u jepet s'lenė pa pėrmend Profesorin e tyre qė luajti nė mė se 70 filma shqiptarė, jugosllavė dhe njė Rus!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  12. #12
    Shume nga artistet kosovar qe permend ti lart, une nuk i njoh, jo per madheshtine e tyre por per injorancen time..., por Bekim Fehmiu ishte i mire njohur nga publiku yne shqiptar qe ne kohen e kuēedres se kuqe..., ishte i madh me te vertete.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Shume nga artistet kosovar qe permend ti lart, une nuk i njoh, jo per madheshtine e tyre por per injorancen time..., por Bekim Fehmiu ishte i mire njohur nga publiku yne shqiptar qe ne kohen e kuēedres se kuqe..., ishte i madh me te vertete.
    E kuptoj,
    Tashti, shqiptarėt e Kosovės nėn roberimin ish-jugosllav duhej tė ishin dy herė mė tė talentuar se vet Jugosllavėt pėr tė mundur me u dėshmuar. A, kjo vlente sidomos nė art!
    Abdurrahman Shala pėrpos qė ka lėnė gjurmė nė Filmin shqiptar tė Kosovės, ka luajtur krahė pėr krahė me bardė tė kinematografis botėrore si , Jul Brineri, Orson Uellsi nė filmin " Beteja e neretvės".
    Ishte njė ndėr pionieret e parė tė aktorėve tė ramės shqipe tė Kosovės sė bashku me tė motren neribane Shalen.
    I shperblyer disa herė pėr Role!
    Melihate Ajeti kontributin e saj mė tė madh e jep krahas lojės nė Filma kosovar nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Askush nuk e ka luajtur " ERVEHEN" si ajo. Me kėtė rol ka dalė para publikut nė mė shumė se 1000 repriza.
    Katarina Josipi ėshtė njė ndėr aktoret mė tė mira qė ka pas Kosova. Ajo shkelqente nė tė gjitha shfaqjet teatrore. Kata ishte edhe patriote dhe pėr kėtė gjė ka qenė arrestuar si anėtarė e NDSH-ės teksa i vėlai i saj llazri qe dėnuar me 7 vite burg!
    Mjerisht Katarina ka vdekur shumė ere. Pėr nderin e saj nė Kosovė pėr vite me radhė jepej shpėrblimi Katarina Josipi pėr rolin mė tė mirė nė Festivalin e teatrove.

    Sa i pėrket Faruk Begollit veē dihet ēdo gjė rreth tij. Ai ka luajtė nė 77 filma tė ndryshėm qoftė tė Kosova Filmit apo edhe nė filma Jugosllav. Ai luan edhe nė njė film Rus ku ėshtė bartės i rolit Kryesor! Nė ish Jugosllavi mbante epitetin apo pseudonimin " mbreti i Beogradit"- duke aluduar nė bukurin e tij dhe tė cilin e krahasonin me Zherar Filipin.
    Faruki pas Bekimit ėshtė njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenjė qė ka pas Jo vetėm Kosova por ndoshta edhe tėrė ballkani. Faruki ka qenė kryesisht aktor i Filmit. Ai ka dhėnė shumė pak pėr Teatrin si aktor.
    Mė vonė kontributi i tij mė i madh ishte nė hapjen e shkollės pėr aktrim ( akademis) nė Kosovė.
    Pėr nga rolet dhe interpretimet ndoshta mund ta krahasojm me Timo Fllokon megithėse kanė qenė dy karaktere tė ndryshme.

    Nė qytetin e Prishtinės gjerė mė tani si Bardė tė vėrtet mbahen tre persona: Rexho Mulliqi( Kompozitor dhe bashkėshorti i nexhmije pagarushės) Mirko gashi ( poet) dhe Faruk Begolli. Kėta tre rrallė ose asnjėherė i ka parė ndonjeri qė s'kanė qenė tė dehur!
    Qė nga mėngjezi e gjerė nė mėngjez vetėm raki pinin - por nė krijimtari ishin: vet perendia!
    Tė mos e harroj edhe njė aktor shumė tė mirė tė filmit: Xhevat Qorrajn.
    megjithėse ai gjatė viteve tė 90-ta pak sikur u nda nga kopeja megjithatė talentin dhe aktrimin brilant s'mund t'ja mohojm!
    Edhe ky ka luajtur nė disa Filma jugosllav dhe tė kosova Filmit!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    filmat e ketyre aktorve,shikohen e pelqehen me shum ne krahasim me disa film qe luajn disa aktor te rinj qe personalisht per vete flas nuk me pelqejn si aktrojn.

  15. #15
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    E gjeta nje artikull interesant per axhin Faruk te Java, nga nje regjisor apo skenarist serb mesa duket. Mendoj se ka qene nje nga boemet e fundit te gjeneratave, qe rinine e kane lene ne ish-Jugosllavi. R.I.P



    HAPAT

    Nga Purisa Djordjevic
    Sep 26, 2007, 12:46




    Ishte mesi i ditės. Ishte nji kohė e bukur sa pėr Prill n’ate Beogradin e vitit 1966. Kafja e Qytetit, ai vendi pėr takime e kibicime. S’po kalonte Vesna, po qe ku po vjen Faruk Begolli. Ma gjun n’tavolinė skenarin "San"("Andrra"), dhe thotė, Purke, kjo gja s’asht pėr mu, ka shumė tekst e akcenti jem asht prej Prishtine, si kam me e luejt komisarin qė ka lind n’Ēaēak. Farukun e thirrshim "Begoli". I thashė, "Begoli", bash kur tutesh, dije se e ki mirė. Edhe nėse po na folshe me "lj", nuk asht se ka me na dėshtu filmi. Nė skenarin "Andrra" kisha shkrue sesi me 16 vjet kam dal partizan pėr me e mposht okupatorin. Gjithkush e ka andrrėn e vet. Komisarėt nisėn me folė asokohe se kur e fitojmė luftėn, tė gjithė kemi me qenė poetė e kena me shkrue vjersha si dhe kena me shku pa pare n’deti, qysh kush ka qejf. Andrra jeme asokohe ishte qė, nėse fitojmė, une me hi n’ekipin e parė tė klubit futbollistik "Borac". Pėr nji skenė tė filmit u hajsha me Begollin – a thue ēka njimend na pret nėse fitojmė. Muzika, m’tha Begolli. Cila muzikė, e pyeta. Begolli – n’film aktron Olivera Vuco. Ajo kėndon pėr bukuri. Edhe pse filmi jonė ban fjalė pėr luftėn, ndėrpreje pėr nji moment me nji skenė - Olivera kėndon nė televizion - e mandej kthehu prap n’luftė. Shumėkush ma vonė s’e kishte kuptue kėte skenė e as filmin. "Andrra" ishte kandidat edhe pėr ēmimin "Oscar", e bile pasha Zotin e ftuen edhe nė festivalin e filmit n’Berlin. Nė Frorin e vitit 1967, Begolli e une shetitshim "unter den linden" (‘nėn bli’). Kritika gjermane e kishte prit mirė filmin, tue na kujtue se andrrat nga filmi nuk na janė plotėsue si kishim pas mendue asohere. Begolli e une shetitshim bashkė tue shku sa nė fotografime e sa n’intervistime. Dėshprohemi me Berlinin kur e shohim njashtu zezue me mur, qė e ndante qytetin nė perendim dhe lindje. Te na kjo gja nuk ka gjasa me ndodh as n’andėrr, thamė njizani...


    Prapė ban kohė e mirė n’Beograd, prapė po ajo Kafe e Qytetit. Viti 1967, mueji Prill. Begolli e une tashti jena do ‘faca’ tė njoftuna. Begolli gjen behone n’skenarin tem t’ri, "Jutro" ("Mėngjesi"). Thotė, teksti bahet i rrezikshėm kur Milena Dravic flet sesi partizanėt kanė pushkatu po n’ato vende ku kishin pushkatue edhe gjermanėt. "Jutro" asht nji film pėr ditėn e fundit tė luftės dhe ditėn e parė tė paqes. Nuk bante pa pushkatime. Filmi "Jutro" fitoi ēmimin nė festivalin n’Pula. Filmi fiton edhe shumė ēmime n’Venedik. Begolli m’ēon nė nji kafe n’Venedik, ku gjithmonė paska ndejt Hemingway. Mbetėm n’atė kafe deri n’mesnatė, u pimė tue prit mos po vjen edhe Hemingway. S’erdh. Mirė boll. Le t’kthehemi n’Beograd kur, a don ti, po, organi i partisė komuniste, gazeta "Borba", sulmon filmin "Jutro" tue thanė se n’film asht tradhtue revolucioni. Ato sulme ndaj filmit nuk pranin derisa nuk ndodhi diēka e bukur – tanė punėtorėt e filmit, Sasa, Mak, Zika, Tirke, e morėn nė mbrojtje filmin, sepse ai ende po shfaqej nėpėr festivalet e jashtme. Turri ndaj filmit u ndėrpre, por ndodhi nji film i ri. Tito na thrret n’Brione, neve nja 50 veta, na pranon n’Vangi, dhe i thotė tue e pėrshėndet Milena’n, pse jeni kaq e dobtė. Mandej e pyet Bulajic’in, sa pare i duhen pėr filmin "Neretva", Sasa Petrovic i spjegon Titos pėr sukseset tona, sesi filmi i tij kishte fitue ēmim n’Cannes, e mandej Tito m’pyet mu, e une i them – kisha pas dėshirė me e filmue ngatėrrimin tuej me Stalinin nė vitin 1948. Mos e "prckatni"/ trazoni ate punė, tha. U ēudita, ku po e din fjalėn "prckati". Kur e dijsha se thonė se ka lind nė njiqind vende tė ndryshme, u tuta nga fjala "prckati" mos ka lind n’Ēaēak.


    I flas Begollit pėr vizitėn te Tita dhe pėr "prckanje". Tashti Begolli m’ban presion mu me e shkrue tekstin pėr konfliktin e Titos me Stalinin, natyrisht, nė mėnyrėn si ka ndiku kjo gja te njerėzit e thjeshtė tė Jugės nė vitin 1948. E xhirova njat "prckanje" me emnin "Podne" ("Mesdita"). Begolli e lujke diplomatin rus qė u dashnu n’ish partizanen. Nė ditėn e martesės sė diplomatit rus me ish partizanen publikohet rezoluta e Informbiros, dhe duhet me shtue se me fjalėt e Dragoslav Mihailovic’it, shkrimtarit, mikut tem, une i pari nė filmin "Mesdita" kam nis temėn e konfliktit Tito–Stalin. Falemnderit. Dhe, qe ku e ki filmin "Podne" tuj shkue n’festivalin e Venedikut, ishte viti 1968. Mbas "Jutro" na tashma jemi tė njoftun n’Venedik, Milena asht ylli i filmit, gjithēka tregonte se po shkojmė drejt nji ēmimi tė ri kur, a don ti, nji ditė tė festivalit, me mija njerėz ishin nda nė majtista dhe fashista dhe u rehshin me grushta para godinės sė festivalit. Edhe njana palė edhe tjetra ishin kundėr festivalit, dhe festivali ndėrprehet. Begolli e une nuk dojshim me e ndėrpre ndejen n’Itali. Para nisjes pėr Venedik, m’i kishin nda nja 2 milionė dinarė pėr skenarin e filimit "Podne", dhe me to e bleva kerrin "Fiat 1100" pėr 1 milion e 100 mijė, e m’kishin mbetė edhe nja 200 mijė dinarė. I ndrruem kėto pare n’bankė n’Venedik, e mandej une e Begolli ja therrim kah qyteti "kqyre Napolin e mandej diq". O sole mio, knojna Begolli e une, dhe kishim ide me shku deri nė Napoli, mandej deri n’ishullin Kapri, sepse aty ishte vila e shkrimtarit tė famshėm Malaparte. Njeri i ēuditshėm, roman i hatashėm ai "Likura", e edhe ma e hatashme ideja qė me ja falė vilėn partisė komuniste tė Kinės. Nuk shkuem. Qe pse. Pijshim venė lokale nė nji kafe, kur karshi nesh u ndal nji kerr, me dy ulėse, dhe nga kerri del nji japoneze e re, i jep shej fmiut n’ulėse me e prit, shkon ma larg deri te kiosku, humb diku n’tollovi, e mandej kthehet tuj ulurue "policia!", sepse kerri me fmi kishin humbė, e askush n’kafen ku ishim na nuk u shqetėsue. Qe ēka na la pa shku. Begolli e une thamė njizani, kėsi sene te na nuk kanė shans me ndodh...

    Edhe koha e mir edhe koha e keqe kapėrcyen n’Juga, e une ndjeki hapin e nji filmi tė ri, por s’asht kah m’ec qaq mirė, e as Kafja e Qytetit s’asht ma ajo qė ka qenė, rrallė e hiq e takoj Begollin, ai po xhiron, ndigjoj se po don me shku n’Prishtinė, asht ba profesor pėr aktorė. Gjithkush e ka hapin e vet, dhe nuk kam ide pse filmin tem tė ri e shkruej me titullin "Korak" ("Hapi"). Nė rolin kryesor Bekim Fehmiu, episodin e luen Begolli. Filmi me titullin "Pavle Pavlovic" u refuzue nga festivali i Pulas, dhe u sulmue nga ana e Komitetit Qendror tė Bosnės dhe Hercegovinės. Revista "NIN" boton foton me Bekimin nė ballinė, e filmin e mbron kritiku i njoftun Velja Stanojevic, Begolli e une pak-a-shumė jena flegmatik sepse hapat tonė kanė nis me ba ferk, po plakemi, ai ende pėr mue asht "lepi decko" ("bukuroshi"), por une e ndjej se une kurrė ma s’kam me mujt me xhirue diēka bukur pėr festivale si ata filmat "San"," Jutro", "Podne". Televizioni nga filmi "San" u ba pasqyra nė tė cilėn gjithnji e ma shumė po e hetojmė veten. Tanė jena tuj ec me hapa qė s’na ēojnė kurkund... Kishte me qenė bukuri qė une me kėto 83 vjetėt e mia, mos me shkrue pėr vdekjen e Faruk Begollit. I ka pas 63 kur iku. Gadi me shend po shkruej pėr Begollin, dhe nuk po i them lamtumirė, por mirupafshim.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 18-06-2009 mė 06:45 Arsyeja: Nentitujt - gabim

  16. #16
    Faleminderit bashkeatdhetare, per postimet dhe pasurine e materialeve qe na keni sjell...
    Keni te drejte te krenoheni dhe ne bashke me ju gjithashtu.
    Shpresojme qe brezi i ri i aktoreve te heci ne gjurmet e te pareve..., pershendetje te sinqerta.
    Niko

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.celebritete.com/wp-coBekim Fehmiu largohet nga jeta artistike
    Dec 7, 2007 Author: admin | Filed under: Celebritete Shqiptare
    Aktori i mirėnjohur shqiptar, Bekim Fehmiu, i cili jeton aktualisht nė Hollivud ka deklaruar se do tė tėrhiqet nga jeta artistike.Lajmin e kanė bėrė tė ditur mediat italiane. Ato nuk shpjeguan hollėsi mbi shkaqet e largimit nga kinemaja tė aktorit 71 vjeēar, por bėnė tė qartė se largimi nga jeta artistike erdhi pėr shkak tė moshės sė tij. Bekim Fehmiu u bė i famshėm me filmin “Unė kurrė nuk kam parė ciganė tė lumtur”, qė e realizoi nė vitin 1966. Bekim Fehmiu ėshtė njė nga emrat mė tė dėgjuar shqiptare tė aktrimit. Ai ka lindur nė Sarajevė, nė vitin 1936. Deri nė atė kohė, kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit dhe ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Njihet si njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike. Por, mbi tė gjitha, ai ėshtė i shquar nė kontributin artistik nė kinematografinė botėrore. Tėrheqja e parė e tij nga jeta artistike ishte nė vitin 1987, kur nė mėnyrė demonstrative u largua nga Serbia. Nė Beograd, ai braktisi shfaqjen pėr tė mos luajtur mė nė skenat serbe.
    http://www.google.se/imgres?imgurl=h...num=4&ct=image

    Kurse tani, artisti me pėrmasa ndėrkombėtare, ka marrė vendimin pėr t’i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore. Kohėt e fundit, ai ka botuar librin me kujtime “Shkėlqim dhe frikė”. Nė tė pėrshkruhet periudha qė nga lindja e tij nė Sarajevė, duke pėrfshirė gjithēka deri nė vitin 1955, kohė kur u pranua nė teatrin e dramės sė Prishtinės. Nė vitin 1972 aktori vizitoi Shqipėrinė dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. Nė kėtė vizitė ai u shpreh: “Do tė doja tė njihja mė mirė shqipen”. Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanike ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ndoshta kjo ka qenė njė nga arsyet, qė i biri quhet Uliks. “Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrit, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj se bashku nuk kemi mėsuar nga njėri-tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen”, shprehet Bekim Fehmiu. Ishte viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative, Bekim Fehmiu braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” tė Anete Playel. Nė kėtė vepėr, ai luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės.
    Jeta e artistit shqiptar i njohur pėr famėn e tij dhe nė Hollivud
    Arsimin bazė e mori nė Prizren dhe po atje edhe gjimnazin nė gjuhėn shqipe. Mė tej regjistrohet nė Teatrin Popullor tė Kosovės, i vetmi profesionist i kohės. Laureohet nė Akademinė e Beogradit pėr Artet e Bukura dhe interpreton njė seri filmash nė gjuhė tė ndryshme. Shumė i kėrkuar nga aktorė hollivudianė si Ava Gardner, Robert Shou, Xhon Hjuston etj. I famshėm bėhet nė mesin e viteve ‘60 me interpretimin e Halil Beg nė filmin “Roy” (1966), me tė cilin merr ēmim “Mirėnjohjeje” nė festivalin jugosllav “Igranog Filma”. Ka interpretuar rolin kryesor tė Uliksit nė prodhimin italo-gjermano-jugosllav “Odissea” (1968), vepra e famshme e Homerit. Nė filmin “Black Sunday” tė John Frankenheimer ka punuar bashkė me Bruce Dern. Nė filmin “Un bambino di nome Gesu” ka interpretuar Jezusin. Rolet e Bekimit janė ndėr mė tė njohurat ato tė “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, tė cilat pėrmenden si kryevepra. Nga filmat e para kanė qenė “Vitet e nxehta”, “Protesta”, “Eskadronėt e partizanėve” dhe “Tė kuq e tė zinj”. Fehmiu ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, por dhe nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht.

    Disa nga fimat ku ka interpretuar

    “Cuore e la spada”, (1998) (Film televiziv) si Gormond
    “Disperatamente Giulia” (1989) mini-serial televiziv si Armando Zani
    “Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
    “Bambino di nome Gesu, Un” (1987) mini-serial televiziv si Joseph
    “Poslednja prica” (1987) (Film televiziv)
    “Crveni i crni” (1985) si Da Giozo
    “Vecchi e i giovani, I” (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
    “Partizanska eskadrila” (1979) si Majori Dragan
    “Stici pre svitanja” (1978) si Esad Ljumi
    “Specijalno vaspitanje” (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
    “Black Sunday” (1977) si Mohammad Fasil
    “Disposta a tutto” (1977)

    ntent/uploads/2007/12/bekim-femiu1.jpg

  18. #18

Tema tė Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Cilet nga aktoret e portokallis i pelqeni me shume?
    Nga Nolird nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 10:21
  3. Aktoret shqiptare ne skenat boterore
    Nga Alda1 nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 20:52
  4. Aktorėt e pornos rrėfehen
    Nga ATMAN nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 08:49
  5. aktoret shqiptare ne skenat boterore
    Nga Alda1 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 07:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •