Kim Jong, veset e çuditshme të liderit korean
Shekulli Online | 04/06/2009 | Arti i te jetuarit
Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong, ka një zakon të çuditshëm: atij i pëlqen ta hajë peshkun të gjallë, raporton tabloidi anglez, "The Sun".
68-vjeçari, që është në qendër të kritikave të Perëndimit për programin nuklear, ka, sipas "The Sun", edhe disa vese të tjera. Sipas shefit të kabinetit, Kenji Fujimoto, Jongut i pëlqen edhe të shohë vallëzime femërore nudo.
Lidhur me mënyrën e pazakontë të ngrënies së peshkut, Fujimoto, (i larguar tashmë në Japoni, ku ka shkruar një libër lidhur me diktatorin Korean), thotë: "Ai e do peshkun aq të freskët, sa, mundësisht, të jetë ende duke lëvizur bishtin apo gojën".
Krijoni Kontakt