Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës

    Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës

    Eglantina Bardhi | 01/06/2009 | Arti i te jetuarit

    Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) po përhapen me shpejtësi në popullatë. Më të rrezikuarit dhe të prekurit nga këto sëmundje janë të rinjtë, sidomos studentët.
    Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur dje se në vendin tonë shënohen rreth 1000 raste të reja të prekurish nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ndërsa mjekët infeksionistë theksojnë se të gjithë duhet të marrin masa mbrojtëse gjatë kontakteve seksuale, pasi infeksionet që transmetohen nga këto kontakte janë shumë të rrezikshme. "Merrni masa mbrojtëse, përdorni kondomët (prezervativët)", - theksojnë specialistët e shëndetit publik.
    ***
    Çdo muaj shënohen 1 mijë raste të reja të sëmurësh nga kontaktet seksuale, që i bie mesatarisht rreth 30 raste në ditë. Vërtet shumë! "Sifilizmi qarkullon në vendin tonë, herpes virusi qarkullon gjithashtu, por edhe HIV-AIDS-i qarkullon në Shqipëri", - thekson shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino.
    Rrezik në rritje është edhe shpërthimi i epidemive nga viruse të harruara prej vitesh. Së fundmi, specialistët kanë izoluar ethet e Napolit në qytetin e Lezhës, një virus që përhapet nga mushkonjat, por që për fat të mirë nuk ka filluar transmetimin përmes njerëzve.
    Të ndodhur përballë kësaj problematike, specialistët e shëndetit publik kanë kërkuar nisjen e depistimeve për të evidentuar të prekurit dhe për të evituar përhapjen në masë të këtyre sëmundjeve
    ***
    Normalisht infeksionet seksualisht të transmetueshme përhapen sidomos tek të rinjtë, pasi ata kanë aktivitet seksual më të lartë se grupmoshat e tjera. Studentët, sipas specialistëve të shëndetit publik, mbajnë vendin e parë në listën e zezë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. "Shumica e tyre nuk marrin masa mbrojtëse me kondom (prezervativ) gjatë kontakteve seksuale. Problem është edhe fakti se ata kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerë të ndryshëm dhe kjo e bën akoma më rënduese situatën",- theksojnë specialistët e shëndetit publik për studentët.


    Mjekja e shkollave të mesme, Teuta Pipa, tregon eksperiencën e saj me adoleshentët. U mësojmë 3 shtyllat bazë për t'u mbrojtur nga sëmundjet e seksit

    Mjekët: Masat mbrojtëse që duhet të merren ndaj IST-së

    Adoleshentët kryejnë marrëdhënie seksuale dhe jo të gjithë marrin masa mbrojtëse ndonëse këshillohen nga mjekët. Teuta Pipa është mjeke që punon me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës për edukimin seksual. Thotë se të rinjve u mësohen 3 shtyllat bazë për t'u mbrojtur nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. "Këto 3 shtylla i kemi quajtur "ABC". A-ja është abstinenca që do të thotë se adoleshentët duhet të shtyjnë sa më shumë kohën kur duhet të fillojnë të bëjnë seks. Ata duhet ta shtyjnë këtë kohë deri kur të jenë të bindur se janë të pjekur për të realizuar një hap të tillë. Ndërsa shtylla e dytë, B-ja, është besnikëria ndaj partnerit, element ky tepër i rëndësishëm për të patur një aktivitet seksual sa më të sigurt. Dhe shtylla e tretë është C-ja, që është kondomi (prezervativi), i cili ul rrezikshmërinë e transmetimit të infeksioneve seksualisht të transmetueshme",- shpjegon mjekja Pipa.
    Ajo pohon se gjatë konsultave me të rinjtë, atyre u rekomandohet që, nëse ndonjëri nga ata diagnostikohet me ndonjë infeksion seksual, atëherë mjekimi duhet të bëhet edhe nga partneri, madje edhe nëse ata janë ndarë, është mirë t'i bëjnë me dije se duhet të marrim mjekimin. Kjo, sipas mjekes, për faktin se infeksionet seksualisht të transmetueshme janë njësoj si të hedhësh një gur në ujë, që do të thotë se, nëse e ka njëri këtë infeksion, do ta ketë çdo person që kryen marrëdhënie seksuale me të infektuarin, po qe se ato nuk marrin masa mbrojtëse.
    Infeksionet janë të ndryshëm dhe disa prej tyre tepër të rrezikshëm, siç janë infeksionet virale, si virusi HIV, hepatitet, etj., pasojat e të cilëve dihen tashmë. Ndërsa sa u takon viruseve bakteriale, mjekja pohon se mjekohen më lehtë dhe mund të shërohen. "Tashmë dihet se adoleshentët kryejnë marrëdhënie seksuale, pasi këtë informacion e kemi edhe nga gjinekologët, të cilët i diagnostikojmë me infeksione seksualisht të transmetueshme dhe ndonjëherë kryejnë edhe aborte. E rëndësishme është që të marrin masa mbrojtëse dhe të jenë më të përgjegjshëm për marrëdhëniet që kryejnë",- theksoi dr.Pipa.
    Edhe programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në Shqipëri, ka iniciuar një program të quajtur "Komunikimi për Ndryshim e Sjelljes në Planifikimin Familjar". Drejtuesja e këtij programi, Berengere de Negri, pohon se është shumë e rëndësishme që të përdoren metodat kontraceptive. Sipas saj, shumë nga çiftet bazohen kryesisht në "metodat tradicionale", të cilat nuk janë shumë të besueshme.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    KOMENTE

    Semundjet infektive qe vine nga mardhenjet seksuale te pambrojtura demtojne rende organizmin e trupit te njeriut ne shume drejtime i shkaktojne atije shume deme dhe e cojneate edhe ne vdekje,Mardhenjet seksuale te pambrojtura mund te transmetojne shume semundje infektive qe mund te transmetohen nga buri ne gruaja dhe anasjelltas.Marrdhenjet sexuale jane te domosdoshme per funksionimin enormal te organizmit te njeriut si dhe per shumimin dhe ekzistencen njerezore.Por krahas asaje kane edhe efekte negative kur ato kryhen te pambrojtura.Prandaje eshte e domosdoshme qe te marrim masat e mbrojtjes here pas here dhe te kontrollohemi per infeksione ne sistemin gjenital.Keto semundje jane me dhjetera nga me te ndryshmet qe vine nga bakteret dhe viruset.Nga keto semundje infektive njeriu mund te pesoje anomali gjenitale dhe gjenetike,hipooftalmia[verbim]]deformim ostik [ostoporosi]difekte ne tru[bain defekt]renje dhe perkufizim i aftesive mendore,lloje kanceri, ciroze ne melci dhe organe te ndryshme,lloje kanceroze,shkaterrim i sistemit te imunitetit te njeriut,infeksion embrional gjate shtatezanise dhe deshtim i saje.neoplazme, kiste gjenitale[inde kanceroze]sindrom ne lemfadhenat,urititi per burrat,infeksion gastrenterik,artriti,etj.

    LLOJET E INFEKSIONIT.

    NGA BAKTERET.
    CHLAMIDIA
    NEISSERI
    MIKOPLAZMAGETIFALIUM
    TREPONEMA PALIDUM
    UREAPLAZMA UREALITIKUM
    MIKOPLAZMA HOMINIS
    ZALMONELA[E VECANTE]SHIGELIA KABULOBAKTIRIA
    VIRUS
    AIDS[SIDA
    ERPITA APLUVIRUSET E HEPATITIT B DHE C
    VIRUSI HPVKAPOSI SARKOMATRIKOMAS VAGINAL ETj.


    Te dashur lexues per c'do te paqarte qe te keni ose per cdo gje qe doni te informoheni persa i perkete kesaje teme ju lutem shume te leni koment ne kete faqe dhe do ju lutesha shume kete faqe ta vizitoni here pas here qe te mesonidhe te informoheni me hollesi per semundjet infektive sexuale[STD]menyrat e transmetimit te tyre,pasojat qe shkaktojne, dhe si luftohen,do ti marrim me radhe nje nga nje.ju lutem vizitojeni faqen.ju lutem zoterinje moderatore tranmetojeni komentin tim qe te lexohet nga lexuesit se eshte i domoadoshem,i vetmi veprim human qe kame mundesi te beje.
    NIKO | June 2, 2009 7:22 PM
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Gabim shtypi!

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eshte normale qe;,me mire nji machiato se nji perversativ.

    rini rini !! ruhuni nga skallo.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    eshte normale qe;,me mire nji machiato se nji perversativ.

    rini rini !! ruhuni nga skallo.

    pse pleqte, te mos e rrujne fare

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Studentet jane me te prekurit se mbushin ferrat e Qytetit Studenti. Hahahaha, ti shohesh aty gjith naten, origjinal sikur nderzehen bagedite, nuk kane asnje ndryshim me to
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Studentet jane me te prekurit se mbushin ferrat e Qytetit Studenti. Hahahaha, ti shohesh aty gjith naten, origjinal sikur nderzehen bagedite, nuk kane asnje ndryshim me to
    Masanej kur kthehen neper shpiat e tyre anej ka rrethet hiqen sikur te nershme . Atje ne QS u bote nomi mer, nja dy shok te kishe aty e i kapje nja 10 dashnore.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    . Atje ne QS u bote nomi mer, nja dy shok te kishe aty e i kapje nja 10 dashnore.
    Avash mo jack mos e ekzagjeroni, se femra si gjithe te tjerat jane lol. Coji Tironcet nja nje jave ne ekspedite me meshkuj larg shtepiser pa do e shikosh cfare do bejne.Do hapen me keq se konviktoret lol.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Avash mo jack mos e ekzagjeroni, se femra si gjithe te tjerat jane lol. Coji Tironcet nja nje jave ne ekspedite me meshkuj larg shtepiser pa do e shikosh cfare do bejne.Do hapen me keq se konviktoret lol.
    Po ato hapen pa shkuar ne konvikte, jo me te shkonin. lol

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Jan kthyer konviktet ne qendra azili per mikrobe.

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    shum keq , cdo te thote kjo ... qe ne te ardhmen njerezit do perdorin kuklla se njerezit do jen infektuar te gjithe

  12. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    E ke pare filmin Doomsday!? Po sdo vdesim nga nje virus i krijuar gabimisht ne laboratore, po nga seksi tepert.. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #13
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    pollo ma merr mendja qe do kete noi virgin/e qe do mbijetoje doomsday

  14. #14
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Gjith filmat te njejtin fund kan.. sdiskutohet qe do dale ndonje virgjerushe qe do shpetoje racen njerzore.

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Seksi divertimento i te varferve .
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e La_Fenice
    Anëtarësuar
    27-05-2009
    Postime
    143
    Nuk e merrni dot me mend se sa shhqiptare jane te infektuar nga hepatiti B,eshte te vesh duart ne koke.Une nuk e di keta njerez nuk kuptojne apo nuk e kane problem te vdesin.KFSHE FARE PASKEMI QENE !!!

  17. #17
    faraone Maska e tutankamon
    Anëtarësuar
    11-03-2009
    Vendndodhja
    perball komshiut
    Postime
    3,009
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Seksi divertimento i te varferve .
    po te pasurit i bin me ....???
    Cdo Gje Ne Jete Paguhet , Eshte Thjeshte Ceshtje Kohe . . .

  18. #18
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ska me keq se smundja e seksit :S

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga tutankamon Lexo Postimin
    po te pasurit i bin me ....???
    Si thu ti ,e meriton ti pergjigjem une kesaj pyetje retorike?
    Vetem se e di qe je antar i zgjut dhe i edukum po te pergjigjem dhe nuk mendoj qe ti se di pergjigjen ,qe ato e bejne qejfin me tru ,kane shume shume lloje argetimesh deri sa arrijne deri aty , e dun njeçik ate aventuren brilante ,kurse varferia ,injoranca ,aty e ka menjen ke mullaret dhe me e ble prezervativin i shpohet nga kashte ,ose nuk di ta veshi psh dhe rezultati eshte ky qe kemi
    çfare pret nga njerez qe nuk lahen dhe nuk presin thonjte ,te harxhojne leket per
    profilaktik?plus dikujt tjeter mund ti bejne vape veshje te tilla
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Gjith filmat te njejtin fund kan.. sdiskutohet qe do dale ndonje virgjerushe qe do shpetoje racen njerzore.

    lol
    Do dali, po te ekzistojne dhe meshkuj ''te paster ''.lol

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Përurohet Universiteti Europian i Tiranës
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Ramiz Alia: Rrëfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentët detyrohen të blejnë libra nga profesorët e tyre
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •