Vajza e burgosur nga babai monstër, e dashuruar me truprojën
Shekulli Online | 02/06/2009 | Arti i te jetuarit
Viktima që për vite me radhë vuajti nga incesti, ka rënë në dashuri me bodigardin e saj. Lajmi është bërë publik dje nga tabloidi anglez "The Sun".
42-vjeçarja ka rënë në dashuri me bodigardin e quajtur Thomas W. dhe sipas një të përditshmeje austriake ajo është larguar të jetojë me të.
Elisabeta ishte e burgosur për 24 vjet në një qeli në Austri nga i ati i saj "djallëzor", Josef Fritzl, i cili e rrëmbeu dhe e mbajti atë të burgosur. Babai i sëmurë tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm dhe dënimi është dhënë në mars të këtij viti. Elisabeta krijoi një lidhje me Tomasin, pasi ai u caktua nga shteti të ruante atë dhe 6 fëmijët e saj, të cilët ajo i lindi nga marrëdhënia që pati me të atin. Sipas burimeve të caktuara nga e përditshmja australiane, "The Oesterreich" tashmë Elisabeta dhe truproja i saj janë çift.
Krijoni Kontakt