Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146

    Mosmarrëveshja në lidhje me “SAKALEJN”-IN

    MOSMARRËVESHJA NË LIDHJE ME “SAKALEJN”-IN

    Mbi dy vlerat e lënura.

    Profeti s.a., ka thënë: "Engjëlli do të vijë së shpejti të me ftojë dhe unë do të shkoj me te. Do të lë në mesin tuaj dy gjëra të qmuara: e para është Libri i Allahut, në të cilën është shkruar udhëzimi dhe drita, ndërsa e dyta është familja ime (Ehlulbejti). Ju paralajmëroj lidhur me familjen, për Zotin, ju paralajmeroj për familjen time" burimi; Sahih Muslim, pjesa mbi virtytet e hazreti Aliut, pjesa V, f. 122; Sahih Tirmidhi, pjesa V, f. 328; Mustadrak el-Hakim, pjesa II,f. 148; Musnad Ahmed ibn Hanbal, pjesa lll,f. 17

    Dhe, kjo ka të bëjë me autoritetin që duhet t’i drejtohemi në raste të paraqitjeve të mosmarrëveshjeve. Athua, hz Resulullahu s.a., ka caktuar ndonjë autoritet për t’u referuar në rast të paraqitjes së mosmarrëveshjes? Në lidhje me këtë çështje, Kurani Fisnik na thotë:
    “O besimtarë, përuluni Allahut dhe nderoni Profetin, por edhe përfaqësuesit tuaj. Por nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtohuni Allahut dhe Profetit, nëse i besoni Allahut dhe botës tjetër; ajo është më i mirë dhe më i bukuri shpjegim” 4-59.
    Nuk mund të paramendohet që hz Resulullahu s.a., e ka braktisur këtë botë pa u lënë njerëzve një bazë ku mund të drejtohen dhe të mbështeten. Sepse, ai që ishte zgjedhur si mëshirë për të gjithë botët, kishte dëshirë që mbas tij Ummeti i tij të jetë Ummeti më i mbarë dhe që të mos vijnë në konflikt në mes veti. Përmbledhësit e hadith-eve, në librat e tyre e kanë regjistruar këtë hadith nga hz Resulullahu s.a.:
    “Në mesin e juaj po ju lë dy amanete të çmueshme; përderisa i përqafoni ata, kur nuk do të devijoni nga rruga e drejtë. Ata janë Libri i Allahut dhe familja ime nga Ehli Bejti. Këta nuk do të ndahen njëri prej tjetrit, përderisa të takohen me mua te hauzi i Kevtherit. Keni kujdes se si do të silleni ndaj tyre mbas meje”.

    Ky është një hadith i saktë, të cilën e transmetojnë transmetuesit e Ehli Sunnetit dhe Shiitëve. Këtë hadith e kanë transmetuar prej më shumë se tridhjetë sahabeve. Për ta vërtetuar vërtetësinë e këtij hadith-i, nuk do t’i ceki fjalët e dijetarëve Shiitë ose të librave të tyre. Do të mjaftohem me të përmendurit e librave burimore të Ehli Sunnetit edhe pse për hir të drejtësisë është dashur t’i ceki edhe librat burimore të Shiitëve. Këta janë dijetarët e Ehli Sunnetit që e transmetojnë këtë hadith:
    1- Sahihi Muslim, Kitab-u Fezail-i Ali ibni Ebi Talib, v.7, f.122.
    2- Sahihi Tirmidhi, v.5, f.328.
    3- Imam Nesai në “EI Hasais”, f.21.
    4- Musnedi imam Ahmed ibni Hanbel, v.3, f.17.
    5- Mustedreki Hakim, v.3, f.109.
    6- Kenz-ul Ummal, v.1, f.154.
    7- Ibni Sadi në “Et Tabakat-uI Kubra”, v.2, f.194.
    8- Ibni Esiri në “Xhami-ul Usul” v.1, f.187.
    9- Sujuti në “Xhami-us Sagir” v.l, f.353.
    10- Hajsemi në “Mecmauz Zevaid”, v.9, f.163.
    11- Nebehani në “Feth-ul Kebir”, v.1, f.451.
    12- Ibni Esiri në “Usdul Gabe Fi Marifetis Sahabe”, v.2, f.12
    13- Tarihi Ibni Asakir, v.5, f.436.
    14- Tefsiri Ibni Kethir, v.4, f.113.

    Duhet të themi edhe këtë se në librin e Ibn Haxherit me titull “Savaik-ul Muhrika”, është përmendur ky hadith dhe autori ka thënë se hadith-i është i saktë. Edhe Zehebiu e ka transmetuar në librin e tij “Et Talhis” dhe ka thënë se sipas konditave të Shejhenit ky hadith është i saktë. Po ashtu, Harezmi Hanefiu, Ibni Megazili Shafiu dhe Taberani në “El Mu-xhem” dhe në fusnotën e “Es Siret-ul Halebijje”e kanë pranuar si të saktë këtë hadith.
    Të mohosh saktësinë e këtij hadith-i, duke thënë se është i shpifur nga ana e Shiitëve, mbas gjithë këtyre veprave që e pranojnë besueshmërinë e këtij hadith-i, është thjesht besimi në injorancë. Kërkoj nga Allahu largimin e inatit dhe të fanatizmit nga zemrat e tyre.

    Më tutje, sipas Ehli Sunnetit hadith-i i urdhrit për përqafimin e “Librit të Allahut dhe të Ehli Bejtit”, është një hadith i saktë. Sipas pikëpamjes Shiite ky është një hadith që është transmetuar prej shumë personave (mutevatir) përmes Imamëve a.s., të Ehli Bejtit. Atëherë, pse disa dyshojnë në lidhje me këtë hadith dhe mundohen ta shndërrojnë në “Librin e Allahut dhe traditën (sunnetin) time”? P.sh. në faqen e 479-të të librit “Miftahu Kunuz-is Sunne”, autori i librit thirret në një hadith të regjistruar nga ana Buhariut, Muslimit, Tirmidhiut dhe Ibni Maxhes, dhe në lidhje me këtë ka ndarë një nëntitull me emrin “Amaneti i hz Resulullahut s.a., në lidhje me Librin e Allahut dhe të traditës së tij”. Ndërsa, nëse i hulumtoni librat e cekura do të vëreni se hadith-i i tillë nuk ekziston në asnjërin nga ato libra.
    Është e vërtetë se në librin e Buhariut ekziston një nëntitull me emrin “Kitab-ul hisam Bil Kitab ves Sunne” {Sahihi Buhari, v.8, f.35}, por aty nuk përmendet ndonjë hadith i tillë si dhe në asnjërin prej librave të lartpërmendura.

    Talha ibni Musarrifi thotë: E pyeta Abdulla ibni Ubejjin: ‘Athua ka lënë ndonjë amanet hz Resulullahu s.a.?’, ai m’u përgjigj: ‘Jo’. Pastaj e pyeta: ‘Atëherë, si ka mundur që të urdhërojë njerëzve që të gjenden në lënien e porosisë’, e ai m’u përgjigj: Ka lënë amanet Librin e Allahut ”, {Sahihi Buhari, v.3, f.186; Sahihi Tirmidhiu, “Kitab-ul Vasaja”; Sahihi Muslim, “Kitab-ul vasajd”; Sahihi ibni Maxhe, ”Kitab-ul Vasaja”} sikur që mund të vërejmë, nuk kemi të bëjmë me hadith-in “Në mesin e juaj po ju lë dy amanete të çmueshme, ata janë Libri i Allahut dhe tradita ime”. Edhe sikur të ekzistonte hadith-i i tillë, nuk do të kishte ndonjë kuptim. Sepse, ashtu edhe sikur që e cekëm më parë, kjo është në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm (ixhma). Ekzistimi i një hadith-i të tillë mund të mohohet përmes disa argumenteve të thjeshta.

    vazhdon-

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    ARGUMENTI I PARË: Sipas të gjithë historianëve dhe mbledhësve të hadith-it, fjalët dhe thëniet e Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk janë shkruar dhe mbledhur gjatë kohës sa ishte ai në këtë jetë. Dhe, askush nuk ka pretenduar që ka bërë një gjë të tillë gjatë asaj kohe. Atëherë si mund të pranohet se hz Resulullahu s.a., të ketë thënë “Në mesin e juaj po ju lë dy amanete të çmueshme, ata janë Libri i Allahut dhe tradita ime”?. Sepse, Libri i Allahut shkruhej dhe lexohej përmendsh nga ana e sahabeve. Atëherë, edhe nëse çdo sahabe nuk e ka ditur përmendsh tërë Kuranin, ka mundur ta lexojë ajetin e kërkuar. Por regjistrimi i traditës së hz Resulullahut s.a., gjatë kohës së tij, nuk ishte as temë e bisedës. Për këtë arsye, nuk mund të paramendohet që ai të bëhet një autoritet si Kurani Fisnik. Sepse, sikur që dimë Tradita e hz Resulullahut s.a., (Sunneti Nebevi-u) ka të bëjë me thëniet, veprat dhe gjërat që i ka miratuar hz Resulullahu s.a., dhe që më kryesorja prej tyre janë thëniet e tija.
    Dihet që hz Resulullahu s.a., nuk i mblidhte sahabet e tija me qëllim të mësimit të traditës së tij, por gjithmonë bisedonte në lidhje me çështje të ndryshme sipas rastit dhe nevojës. Dhe, në raste të tilla, aty qëllonin vetëm disa prej sahabeve ose vetëm njëri prej tyre. Atëherë, si është e mundur që hz Resulullahu s.a., të thotë: “Ju lë amanet traditën time”?
    ARGUMENTI I DYTË: Sikur që e dimë, gjatë kohës së rëndimit të sëmundjes së tij (tre ditë para se të ndërrojë jetë), hz Resulullahu s.a., ka kërkuar lapsin dhe një copë letër për të shkruar testamentin myslimanëve, që do t’u ndihmojë myslimanëve të mos devijojnë nga rruga e drejtë. Por, Ymeri këtë e parandaloi duke thënë: “Resulullahu është në agoni dhe nuk din çka po flet! Neve na mjafton Libri i Allahut” {Sahihi Buhari, “Bab-u Merez-in Nebijji ve Vefatihi”, v.5, f.138; Sahihi Muslim “Kitab-ul Vasija”, v.2, f.16)}.
    Sikur të kishte thënë më herët: “Ju lë në mesin tuaj Librin e Allahut dhe traditën time”, atëherë thënia e Ymerit do të ishte plotësisht i pavend. Sepse, është dashur të thoshte: “Neve na mjafton Libri i Allahut dhe tradita”. Prej kësaj kuptojmë se këtë hadith-e e kanë shpifur disa dijetar të dorës së tretë që kanë qenë armiq të Ehli Bejtit. Sepse, pasi që e larguan Ehli Bejtin prej kalifatit, atëherë është dashur që të shpifet ndonjë hadith i tillë. Kjo na bën me dije se personi që e ka shpifur këtë hadith, ka pasur për qëllim vënien anash të Ehli Bejtit duke ia dhënë rëndësi vetëm Librit të Allahut dhe nënshtrimin ndaj të tjerëve. Dhe, në këtë mënyrë ka menduar se do të sjellë një shpjegim ndaj sahabeve që e kundërshtuan hz Resulullahun s.a., dhe do të mund të përgjigjet ndaj kritikave dhe kundërshtimeve të drejtuara kah ata.

    ARGUMENTI I TRETË: Sikurse që e dimë, një prej ngjarjeve të shfaqura fill pas caktimin të Ebu Bekrit për kalif ishte shpallja e luftës nga ana e Ebu Bekrit kundrejt atyre që kundërshtonin dhënien e zeqatit, sepse Ymeri nuk pajtohej me hadith-in e hz Resulullahut s.a., që ka thënë:
    “Çdo kush që thotë La ilahe il-lallah Muhamedun Resulullah, jeta dhe pasuria e tij janë të sigurt nga ana ime dhe llogaria e tij i takon Allahut.”
    Sikur të ishte përhapur tradita e hz Resulullahut s.a., në mesin e popullit dhe sikur të mjaftonte për të udhëhequr popullin me të, është dashur të dijë dhe të veprojë sipas saj Ebu Bekri. Sepse, njohja dhe zbatimi i traditës i takon më së pari kalifit. Sigurisht që në fund Ymeri e pranoi luftën duke pranuar shpjegimin e Ebu Bekrit se “Edhe zeqati është një e drejtë financiare”. Por, sjellja e tyre nuk përputhej me një traditë tjetër të hz Resulullahut s.a., që nuk kishte mundësi për t’u shpjeguar. Sepse, gjatë kohës së hz Resulullahut s.a., personi me emrin Salebe i ikte pagesës së zeqatat dhe në lidhje me këtë është shpallur ajeti. Por, hz Resulullahu s.a., as nuk luftoi kundër tij as nuk e detyroji që të paguajë zeqatin. Dhe, lufta e tyre nuk përputhej me një ngjarje që i kishte ndodhur Usame bin Zejdit.
    Në njërën prej luftërave, armiku ishte duke e humbur atë dhe ishte duke u shpartalluar fronti i tyre. Usame ishte duke e ndjekur njërin dhe përkundër deklarimit të tij La ilahe il-lallah, ai e kishte mbytur. Kur dëgjoi për këtë hz Resulullahu s.a., i dha vërejtje Usames “O Usame, e mbyte atë përkundër deklarimit të njësisë së Zotit”. Transmetuesi i hadith-it thotë se mbas këtij rasti Usame pendohej pandërprerë, madje thoshte: “Ah, sikur të mos isha bërë mysliman deri në atë ditë” { Sahihi Buhari, v.8, f.36 dhe “Kitab-ud Dijat”; Sahihi Muslim, v.1, f.67.}.

    ARGUMENTI I KATËRTË: Mbas hz Resulullahut s.a., shumë sahabe kanë vepruar në kundërshtim me traditën e hz Resulullahut s.a. . Këta sahabe, ose e kanë kundërshtuar traditën e hz Resulullahut s.a., me vetëdije, ose kanë vepruar sipas ixhtihadit përkundër vendimeve të prera ekzistuese dhe në këtë mënyrë llogariten prej atyre që u drejtohet Allahu në këtë ajet:
    “Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij caktojnë diçka, atëherë as besimtari as besimtarja nuk kanë të drejtë të sillen sipas mënyrës së vet. Dhe kush nuk e dëgjon Allahun dhe të Dërguarin e tij, ai me siguri ka humbur keq” 33- 36.
    Apo ndoshta kanë vepruar në këtë mënyrë sepse nuk e kanë njohur traditën e hz Resulullahut s.a. . Atëherë, si mund të pranohet se hz Resulullahu s.a., ka thënë “Ju lë në mesin e juaj traditën time”? Sepse, nëse njerëzit më të afërm të tij në kohë dhe në hapësirë kanë vepruar në kundërshtim me traditën e tij, atëherë çka mund të themi për ata që nuk e kanë parë fare hz Resulullahun s.a.?

    ARGUMENTI I PESTË: Sikur që e dimë, regjistrimi i traditës ka filluar në kohën e sundimit të Abasive dhe përmbledhja e parë e hadith-eve që është shkruar në formë të librit është “El Muvatta” i Imam Malikut. Libri është paraqitur mbas ngjarjes së Hirrasë që ka ndodhur në Medine, kur ushtarëve të pushtetit të atëhershëm u është lejuar për tre ditë të bëjnë kërdi dhe vrasje në këtë qytet dhe me këtë rast kanë vrarë në mënyrë mizore edhe sahabet. Në këtë gjendje, si mund t’u besojmë përmbledhësve të hadith-eve që janë munduar që të afrohen sulltanëve me qëllim të përfitimit të mallit të dynjasë?

    Për këtë arsye, janë shfaqur kundërshtimet dhe mosmarrëveshjet në mes të hadith-eve dhe Ummeti mysliman është përçarë dhe ndarë në shumë mez-hebe të ndryshme.
    Ashtu që, një hadith që pranohej nga ana e një mez-hebi, i njëjti përgënjeshtrohej nga mez-hebi tjetër. Atëherë, si mund të pranojmë hadith-in: “Ju lë në mesin e juaj Librin e Allahut dhe traditën time”? Sepse, hz Resulullahu s.a., e dinte se mbas tij dyfytyrëshat dhe devijuesit do të shpifin shumë gënjeshtra ndaj tij dhe për këtë arsye ka thënë:
    “Janë shumuar ata që shpifin gënjeshtra ndaj meje; të tillët le të përgatiten për vendin e tyre në xhehenem”. Përderisa, edhe gjatë kohës sa ishte gjallë hz Resulullahu s.a., atij i shpifnin gënjeshtra, si mund t’i obligojë myslimanët me pasimin e traditës së tij? Kur ata nuk dinin se cili hadith është i vërtetë dhe cili i i pavërtetë.

    ARGUMENTI I GJASHTË: Në librat e tyre, dijetarët e Ehli Sunnetit ndonjëherë transmetojnë se hz Resulullahu s.a., ka lënë amanet Librin e Allahut dhe traditën e tij, e ndonjëherë tjetër thonë: “Mbas meje përqafoni traditën time dhe të Kalifëve të Drejtë”. Është e qartë se ky hadith ia shton Librit të Allahut dhe traditës së hz Resulullahut s.a., edhe traditën e Kalifëve. Sipas kësaj, legjislacioni Islam paska ka jo dy por tre burime, dhe kjo është në kundërshtim me hadith-in e Sekalejnit (Libri i Allahut dhe Ehli Bejti). Ndërsa, këtë e vërtetuam përmes më shumë se njëzet librave burimore të Ehli Sunnetit dhe përmes librave të shumtë të Shiitëve.

    ARGUMENTI I SHTATË: Hz Resulullahu s.a., e dinte se shumë sahabe nuk e dinin shpjegimin dhe komentimin e Kuranit, e posaçërisht të disa ajeteve më të rënda përkundër faktit që ishin arab. Më shumë se kjo, komenti dhe shpjegimi i Kuranit ishte më i vështirë për ata jo-arab si Bizantinët, Persianët dhe Habeshët (Etiopia e vjetër) që e pranuan Islamin dhe për ata të tjerët që më vonë e pranuan Islamin. Sipas disa hadith-eve të sakta, kur e pyetën Ebu Bekrin për kuptimin e ajetit të 31-të të sures Abese “Dhe pemë e kullosa”, ai u përgjigj: “Nëse flas për diçka që nuk di nga Libri i Allahut, cili qiell do të më bëjë hije dhe cila tokë do të më mbajë”{ Kastalani në “Irshad-us Sari”, v.10, f.298; Ibni Haxheri në “Feth-uI Bari”, v.13, f.230}. Edhe Ymeri nuk e dinte kuptimin e saj. Në një hadith që e transmeton Enes ibn Maliki thuhet:
    “Një ditë Ymeri ishte në foltore dhe i citoi disa ajete të sures Abese: “Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra, edhe rrush e perime, edhe ullinj e hurma, edhe kopshte të dendura, dhe pemë e kullosa” Abese, 27-31. Mbas kësaj tha: ‘Të gjitha i kuptuam, vetëm kuptimin e “Ebb”-it nuk e di. Betohem në Allahun se kjo është një çështje e rëndë (tekel-luf). Çka do të bëhet nëse nuk e di kuptimin e fjalës “Ebb”? Veproni sipas pjesës së Kuranit që është e qartë, ndërsa pjesën tjetër lëreni Allahut”{Tefsiri ibni Xherir, v.3, f.38; Kenz-ul Ummal, v.1, f.287; Mustedreki Hakim, v.2. f.14; Talhisi Zehebi; Tarihi el Hatib, v.11, f.486; Zamahsheri në tefsirin “El Keshshaf”, v.3, f.253; Tefsiri “El Hazim”, v.4, f.374; Ibni Tejmijje në parathënien e “Usulut Tefsir”, f.30; Tefsiri Ibni Kethir, v.4, f.473}.

    Sikur që nuk e kanë ditur komentimin e ajeteve të Kuranit, nuk e kanë ditur edhe komentimin e traditës së hz Resulullahut s.a. . Janë paraqitur mosmarrëveshje të shumta në mesin e sahabeve dhe të mez-heve në lidhje me kuptimet e hadith-eve të ndryshme. Qofshin ato për vërtetësinë e hadith-it apo për kuptimin dhe shpjegimin e saj. Për të pasur më qartë këtë, do të cekim disa shembuj:

    v......

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    MOSMARRËVESHJA NË LIDHJE ME VËRTETËSINË APO SHPIFJEN E HADITH-IT

    Gjatë ditëve të para të kalifatit të Ebu Bekrit, erdhi Hz Fatimja dhe kërkoi prej tij që ta kthejë Fedekin, të cilën ia kishte dhuruar babai i saj gjatë kohës sa ishte gjallë, por këtë e kishte kundërshtuar Ebu Bekri. Kur e kërkoi trashëgiminë e saj, Ebu Bekri i tha se hz Resulullahu s.a, kishte thënë: “Ne të dërguarit nuk kemi trashëgimi; çdo gjë që mbetet prej neve, do të shndërrohet në sadaka”, dhe e refuzoji kërkesën e saj. hz Fatimja tha se se ky hadith nuk është i vërtetë dhe se është në kundërshtim me fjalën e Kuranin. Mbas kësaj u paraqit një diskutim dhe një fjalosje e ashpër ne mesin e tyre dhe sipas Buhariut dhe Muslimit, hz Fatimja ishte aq e zemëruar dhe e hidhëruar ndaj Ebu Bekrit, sa që në këtë gjendje shkoi edhe prej kësaj bote.

    Një shembull tjetër është edhe mosmarrëveshja në mes të Nënës së Besimtareve Aishes dhe Ebu Hurejres, në lidhje me vërtetësinë e agjërimit gjatë Ramazanit për personin i cili ka mbetur i palarë (xhunub) deri në ezanin e sabahut. Aisha thoshte se agjërimi i personit të tillë pranohet, ndërsa Ebu Hurejre pretendonte të kundërtën, duke thënë se personi i tillë duhet të mos e vazhdojë agjërimin.

    Në një hadith tjetër që e transmeton Imam Maliku në “Muvata”-në e tij dhe Buhariu në përmbledhjen e tij, Nëna e Besimtarëve Aisheja dhe Ummu Selemeja rrëfejnë:
    “hz Resulullahu s.a., mbetej i palarë deri në ezanin e sabahut gjatë muajit të Ramazanit dhe në këtë gjendje agjëronte”
    Ebu Bekir ibni Abdurrahman rrëfente: “Unë dhe babai im ishim në prezencën e kryetarit të Medines, Mervan ibni Hakemit, dhe në një moment i tha atij: ‘Ebu Hurejre thotë se personi që ka mbetur xhunub deri në ezanin e sabahut, duhet të mos e vazhdojë atë ditë me agjërim’. Atëherë Mervani iu përgjigj: ‘O Abdurrahman, për hir të Allahut shkoni e pyetni këtë çështje Nënën e Besimtareve Aishen dhe Ummu Selemen. Unë dhe Abdurrahmani shkuam të Aisheja dhe e pyetëm: ‘O Nëna e Besimtareve, ne ishim te Mervan ibn Hakemi dhe e pyetëm në lidhje me agjërimin e personit xhunub që e ka zënë ezani i sabahut. Dhe, i thamë se sipas Ebu Hurejres agjërimi i personit të tillë nuk pranohet. Çka thua për këtë?’. Atëherë Aisheja tha: ‘Nuk është ashtu si thotë Ebu Hurejre. O Abdurahman, a dëshiron të veprosh në mënyrë të kundërt me atë të Resulullahut.’ Abdurrahmani tha: ‘Betohem në Allahun që jo’, Atëherë Aisheja tha: ‘Unë dëshmoj që Resulullahu e vazhdonte agjërimin në gjendjen e gjunubit edhe mbas ezanit të sabahut’.

    Pastaj, shkuam te Ummu Selemeja dhe e pyetëm pyetjen e njëjtë dhe ajo na dha përgjigjen e njëjtë. Pastaj Mervani i tha Abdurrahmanit: “Për hir të Allahut, merre devenë time dhe shko lajmëroje Ebu Hurejren, ai gjendet te arra e tij në Akik”. I hipëm devesë dhe shkuam të Ebu Hurejre. Mbas një bisede të shkurtër me të, Abdurrahmani ia tregoi për arsyen e vizitës. Ebu Hurejre tha: “Unë nuk kam dijeni për këtë. Mua më tha njëri që ashtu është”{ Sahihi Buhari, v.2, f.232, nëntitulli “Mbetja xhunub deri në ezanin e sabahut të personit që argjëron”; Imam Maliku në “Muvatta” te pjesa Tenvir-ul Havalik, v.l, f.272}.

    Lexues i nderuar, shiko dhe merr mësim se si Ebu Hurejre, transmetuesi i hadith-eve të Ehli Sunnetit, gjatë shpjegimit të çështjeve fetare bazohet në supozime dhe duke mos ditur as kush i ka treguar atij, ia atribuon këto çështje hz Resulullahut s.a..

    v......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Një çështje tjetër ku Ebu Hurejre vjen në kundërshtim me vetveten
    “Transmeton Abdulla ibni Muhammedi prej Hisham ibni Jusufit dhe ky prej Muammerit, i cili përcjell prej Zuhriut dhe ky prej Ebu Selemes, ndërsa ky prej Ebu Hurejres i cili transmeton një hadith prej Resulullahut: ‘Janë të kota gjërat si sëmundja ngjitëse, paraqitja e larvës në stomak dhe zogu fatkeq’. Pastaj, një beduin ia parashtroi hz Resulullahut s.a., këtë pyetje: “Atëherë, pse një deve e shëndoshë si kaprolli që qëndron në shkretëtirë në afërsi të deveje tjetër të sëmurë prej sëmundjes së zgjebes, sëmuret nga sëmundja e njëjtë”. hz Resulullahu s.a., u përgjigj: ‘Atëherë, prej kujt u sëmurë i pari?’
    Ebu Seleme thotë: “E pyeta më vonë hz Resulullahun s.a., për personin e sëmurë nga sëmundja ngjitëse që duhet të rrijë larg prej njeriut të shëndoshë dhe i thashë se këtë e dëgjova prej Ebu Hurejres. Ndërsa Ebu Hurejre nuk pranonte hadith-in e mëparshëm. I thashë atij: ’A nuk ke thënë më herët se Hz Resulullahu paska thënë që sëmundja nuk infektohet?’, por ai duke mos pranuar një gjë tillë, tha diçka në gjuhën etiopiane. Pastaj Ebu Seleme tha: ‘Unë nuk kam parë që Ebu Hurejre ka harruar ndonjë hadith tjetër përveç kësaj’{ Sahihi Buhari, v.7, f.31 (Babu la Hame); Sahihi Muslim, v7, f.32 (Babu la Adva ve let Tijere)}.

    O lexues që zotëron mendje, kjo është gjendja e disa hadith-eve të transmetuara nga tradita e hz Resulullahut s.a. . Ebu Hurejre, që ka transmetuar më së shumti hadith-e të Ehli Sunnetit, në një rast thotë se ai nuk e ka transmetuar atë hadith, në rastin tjetër thotë se nuk ka dijeni në lidhje me çështjen, në rastin tjetër e kundërshton vetveten dhe në një rast tjetër flet diçka në gjuhën etiopiane që të mos kuptojnë se çka po flet.

    MOSMARRËVESHJA NË MES AISHES DHE IBNI YMERIT

    Transmeton Ibni Xhurejhi prej Atasë dhe ky prej Urve ibni Zubejrit “Unë dhe Abdulla ibni Ymeri ishim duke pritur para dhomës së Aishes. Mund të dëgjonim edhe zërin e brushës (misvakut) me të cilën ishte duke i larë dhëmbët. Atëherë, e pyeta ibni Ymerin: ‘O babai i Abdurrahmanit, athua Pejgamberi ka bërë Umren gjatë muajit të Rexhebit?’. Ai m’u përgjigj pozitivisht. Pastaj, e pyeta Aishen me zë të lartë: ‘O Nënë, a dëgjove se çka tha babai i Abdurrahmanit?’. Aisha pyeti: ‘Çka tha?’. ‘Po thotë se Pejgamberi ka bërë Umren gjatë muajit Rexheb’. Atëherë Aisha tha: ‘Allahu e faltë Ebu Abdurrahmanin. Betohem se Resulullahu nuk e ka bërë Umren. Ebu Abdurrahmani ishte në të gjitha Umret që i ka bërë Resulullahu’. Këtë e dëgjoi edhe ibni Ymeri, por nuk tha asgjë dhe vetëm heshti” { Sahihi Muslim, v.3 .f.61; Sahihi Buhari, v.5, f.86}.
    Lexues të nderuar ju kisha lutur, mos e merrni këtë si ofendim, larg asaj si fitne. Qëllimi është të hulumtohet nga katër anët historia Islame, me qëllim të kërkimit të vërtetës dhe vetëm kështu do të shpërblehemi nga Allahu. Sepse vetëm kështu mund të bashkohemi ne myslimanët të shperndam... .

    sela,faruk. 13/06/09.


    p/s., shkëputur nga libri i Muhammed Tixhani Semavi “ME ATA QË JANË TË SINQERTË”

Tema të Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  4. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •