Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Demonstratat studentore tė 30 dhe 31 majit 1989

    Ngjarje tė shėnuara nė historinė e lėvizjes demokratike shqiptare



    Demonstratat studentore

    tė 30 dhe 31 majit 1989




    Shkruan: Sylė Ukshini - Prishtinė, 11. 06. 2009



    Statusi dhe tė drejtat e shqiptarėve



    Ngjarjet e vitit 1981 nė Kosovė pėrbejnė njė kthesė historike nė historinė e shqiptarėve tė Kosovės, tė cilėt qė nga shpėrbėrja e Perandorisė Osmane mbetėn nėn regjimet represive tė Beogradit. Pranvera e vitit 1981 tronditi sistemin federalist jugosllav dhe shembi iluzionet e “zgjidhjes shembullore “tė bashkėjetesės sė popujve nė shtetet shumėkombėshe tė Lindjes. Shqiptarėt dhe kroatet qenė tė parėt qė i treguan botės se “federalizmi shumėkombėsh“, i kėtyre vendeve nuk funksiononte siē propagandohej, sepse liria dhe mirėqenia e njė pale sigurohej nė kurriz tė nėnēmimit dhe shfrytėzimit tė palės tjetėr. Kosova i tregoi botės perėndimore se ēėshtjet nacionale ende nuk janė futur nė arkiv dhe nuk mund tė mbahen gjatė tabu. Po kėshtu, demonstratat shqiptare tė vitit 1981 pėr herė tė parė ndėrkombėtarizuan nė rrafshin ndėrkombėtar ēėshtjen e pazgjidhur kombėtare shqiptare, e nxorėn nė dritė padrejtėsinė gati njėshekullore.

    Pas demonstratave gjithėpopullore tė pranverės sė vitit 1981 - ku pėr herė tė parė nė mėnyrė masive u kėrkua publikisht shtetėsia e Kosovės - tė cilat ishin njė hallkė e rėndėsishme nė zinxhirin e pėrpjekjeve pėr liri tė popullit shqiptar tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera etnike shqiptare nėn Federatėn jugosllave, qeveria shoviniste serbo-jugosllave filloi njė represion tė paparė mbi shqiptarėt, sidomos duke shėnjuar inteligjencien atdhetare e opozitare, pėrkatėsisht duke goditur kuadrot mė pėrparimtare tė Universitetit tė Kosovės, tė cilat ishin dalluar me qasjet e tyre kritike ndaj diskriminimit tė shqiptarėve nė kuadrin e Federatės artificiale jugosllave. Qė nga kėto zhvillime antijugosllave nė Kosovė, Qeveria komuniste e Beogradit dislokoi forca tė mėdha ushtarako-policore dhe njėsi speciale, tė cilat arrin nė dhjetėra mijėra trupa dhe kishin pėr detyrė tė shtypnin me forcė dhe armė ēdo revoltė shqiptare.

    Nė kėtė mėnyrė, Kosova u shndėrrua nė njė poligon tė madh tė ushtrisė dhe tė policisė jugosllave, si dhe tė shėrbimit sekret jugosllav (UDB), formacione kėto qė ndiqnin dhe likuidonin fizikisht brenda dhe jashtė Kosovės figurat mė tė dalluara tė lėvizjes ilegale kombėtare. Pos kėsaj, me qėllim tė nėnshtrimit dhe tė disiplinimit tė shqiptarėve tė Kosovės dhe jashtė saj, autoritetet jugosllave filluan njė valė masive tė diferencimit nė ēdo nivel tė shoqėrisė kosovare. Goditje mė tė rėnda pėsuan arsimi, kultura, shkenca dhe ēdo gjė qė ishte shqiptare dhe qė kishte tė bėnte me shqiptarėt. Pas ngjarjeve joviolente tė vitit 1981, filloi njė fushata e shtuar nga strukturat shtetėrore dhe partiake tė Jugosllavisė, sidomos segmenti serb e maqedonas, u shquan nė atakimin e pozitės kushtetuese tė Kosovės, gjegjėsisht Kushtetutėn e vitit 1974, e cila Kosovės i njihte njė pėrfaqėsim dhe status gati tė barabartė me republikat e atėhershme nė Federatėn jugosllave.

    Nėn Kushtetutėn jugosllave tė vitit 1974 Kosova, nė tė vėrtetė mbeti njė krahinė autonome brenda Serbisė, mirėpo nė nivel tė Federatės ajo kishte njeperfaqesim gati te njejte me republikat jugosllave pėr sa i pėrket pėrfaqėsimit nė organet mė tė larta federale, ashtu edhe nė tė ashtuquajturėn “ veto faktike “. Pėrfaqėsuesit e Kosovės nė organet federale votonin pa instruksione nga ana e Republikės sė Serbisė. E vetmja qė u mungonte dy krahinave, Kosovės dhe Vojvodinės, ishte cilėsimi nė Kushtetutė si “shtete“.

    Si rezultat i kėtij presioni tė gjithanshėm qė vinte nga nomenklatura e komuniste jugosllave dhe njė pjese tė udhėheqėsve shqiptarė nė Prishtinė, de facto nė Kosovė u pezullua Kushtetuta e vitit 1974, gjendja e jashtėzakonshme nuk ishte shfuqizuar asnjėherė, ndėrsa udhėheqja shqiptare e Kosovės ishte shndėrruar nė njė instrument nė duart e politikės serbomadhe, e cila synonte qė Kosovės t“i merrej autonomia dhe kėshtu edhe pozita si faktor konstituiv i federatės jugosllave dhe ajo totalisht dhe pa tė drejta autonome tė integrohet nė Republikėn e Serbisė. Pėr kėtė Milosheviqi gjeti pėrkrahjen e serbėve tė Kosovės, tė cilėt lejuan qė prej tij tė pėrfitoheshin edhe si trupė pararojė edhe nė Vojvodinė, nė Mal tė Zi dhe madje nė pjesė tė tjera tė Jugosllavisė. Nė anėn tjetėr, nė mesin e popullatės serbe tė Kosovės kaherė ishte krijuar pėrshtypja se me pėrfundimin e erės sė Rankoviqit, raportet ndėretnike ishin pėrkeqėsuar nė mėnyrė rapide.

    Pushteti i dobėsuar federal, i cili pėrmes dorėzimit tė Kosovės deshi tė fitojė qetėsi nga Milosheviqi, i ndihmoi nė fushatėn e tij dhe kėshtu tradhtoi atė shtresė kryesisht tė re udhėheqėse shqiptare, njerėz si Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, tė cilėt qenė tė bindur se ardhmėria e popullit shqiptar nė Kosovė gjendej brenda Jugosllavisė federale. Pra, nė kėto rrethana, kur demagogu nacionalist serb, Slobodan Milosheviq, po ngjitej rrufeshėm nė hierarkinė partiake e shtetėrore, duke synuar qė tė fuste nėn kontrollin e tij tė gjitha njėsitė federale, u iniciua ndryshimi i Kushtetutės sė Kosovės dhe krijimi i “ Serbisė unike”, pėrkatėsisht jetėsimi i ėndrrės serbomadhe, e cila ishte projektuar dhe bėrė e njohur pėr publikun edhe pėrmes Memorandumit tė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė (1986).



    Shfuqizimi gradual i autonomisė




    Megjithėse kėto tendenca antishqiptare filluan tė kundėrshtohen gjithnjė e mė hapur nga tė gjitha shtresat e qytetarėve shqiptarė tė Kosovės, madje njė ndjesi e vonuar u shpėrfaq edhe nė mesin e disa udhėheqėsve vendorė shqiptarė, kreu serb vazhdoi tė pėrgatiste terrenin pėr ndryshimin e Kushtetutės sė vitit 1974. Natyrisht, kjo kėmbėngulėsi e Beogradit dhe kjo histeri antishqiptare e Milosheviqit provokoi njė sėrė manifestimesh joviolente tė shqiptarėve tė Kosovės.

    Kėshtu, nė fund tė vitit 1988, protestat masive tė qindra mijėra shqiptarėve, dhe nė fillim tė vitit 1989, greva e minatorėve dhe e studentėve shqiptarė (19-29 shkurt 1989), shėnuan kulmin e njė rezistence tė fuqishme kundėr fushatės shoviniste tė Milosheviqit pėr rrėnimin e autonomisė sė Kosovės. Punėtoria dhe inteligjencia shqiptare paraqiti kėrkesat e saj prej dhjetė pikash, ndėr tė cilat edhe atė pėr ruajtjen e parimeve themelore tė Kushtetutės sė vitit 1974, si dhe kėrkesėn pėr shqyrtimin e fatit tė shqiptarėve nė OKB. Kėto kėrkesa gjetėm mbėshtetjen dhe solidaritetin e studentėve dhe tė intelektualėve shqiptarė, tė cilėt pėrmes Apelit tė 215 intelektualėve u vunė nė mbrojtje tė statusit tė autonomisė sė Kosovės.

    Megjithatė protestat nuk arritėn suksesin e dėshirueshėm. Nė krye tė udhėheqjes sė komunistėve kosovarė erdhi personi jopopullor Rahman Morina, i cili deri atėherė kishte qenė shef i policisė sė Kosovės. Nė Beograd edhe mė tej ndizej histeria nacionaliste. 350.000 njerėz nė qendėr tė Beogradit i brohorisnin Milosheviqi parulla shoviniste dhe antishqiptare. Gazeta ditore serbe “Politika “ atėbotė shkruante: “S“ka fuqi qė e ndalon mė bashkimin e Serbisė “.

    Qeveria serbe nuk pėrfilli vullnetin e shqiptarėve dhe nė vend tė kėsaj edhe njėherė vendosi gjendjen e jashtėzakonshme, qė i pėrngjante njė shtetrrethimi ushtarak, madje mė tė egėr se nė vitin 1981. Qindra veta u burgosėn dhe u izoluan pėr shkak tė gjoja “rrezikimit kontrarevolucionar tė rendit shoqėror“. Kėshtu mė 23 tė vitit 1989, nėn rrethimin policor e ushtarak tė Parlamentit tė Kosovės u imponua njė votim turbulent dhe numėrimi i votave u bė nė mėnyrė jokorrekte dhe transparente. Me kėtė datė dhe kėtė votim tė imponuar faktikisht Kosova humbi autonominė e saj. Ky hap i kreut serb pati pasoja tė rėnda edhe pėr zhvillimet e mėtejshme tė raporteve midis njėsive federative.

    Prej atij momenti nė Kosovė u vendosėn njė sundim edhe mė brutal dhe ilegal, kundėr tė cilit nga shqiptarėt gjithsesi mund tė shfrytėzohej e drejta ndėrkombėtarisht e pranuar e rezistencės kundėr dhunės sė padrejtė shtetėrore. Por, mbi tė gjitha, shfuqizimi i autonomisė si nė Kosovė dhe nė Vojvodinė e kishte penguar mė vonė, pas shpėrbėrjes sė shtetit tė pėrbashkėt, Komisionin e Badinterit, qė tė shprehej qartė pėr statusin e Kosovės.
    Fundi i autonomisė sė Kosovės u shėnua me demonstrata tė shqiptarėve dhe me njė demonstratė tė fuqishme tė studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėt nė orėt e vona tė datės 23 mars u pėrleshėn me pjesėtarėt e njėsive speciale tė forcave speciale. Nė ditėt vijuese pasoi njė valė e burgosjeve. Mijėra veta u dėnuan me procedura tė shpejtuara, ndėrsa ndaj qindra tė tjerė u masa e izolimit. Hapi tjetėr u drejtua kundėr intelektualėve tė caktuar dhe drejtuesve prominentė tė ekonomisė dhe tė politikės, tė cilėt u burgosėn dhe menjėherė u dėrguan nė burgje, si dhe u dėnuan pa kurrfarė mbėshtetje ligjore, si dhe shpeshherė iu nėnshtruan keqtrajtimeve dhe torturave tė rėnda.

    Dhe, ndėrsa nė Beograd, mė 28 mars 1989, festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisė sė Kosovės dhe shpallej “unifikimi” i Serbisė, nė qytetet e Kosovės vazhdonte edhe mė tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarėve, tė cilėt atėbotė manifestonin nė mėnyrė paqėsore kundėr shfuqizimit tė tė drejtave tė tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. Pėr mė tepėr, revolta e shqiptarėve tregonte se shfuqizimi i autonomisė ishte realizuar nė mėnyrė tė dhunshme dhe pa pėrfillur vullnetin e tyre, edhe propaganda serbe insistonte ta paraqiste tė kundėrtėn. Por, duhet pranuar edhe njė fakt se jo vetėm republikat e tjera tė Jugosllavisė federative, pėrjashtuar kėtu Slloveninė, por edhe faktori ndėrkombėtar mbajti njė qėndrim tė heshtur ndaj politikės agresive nacionaliste tė Milosheviqit.



    Vizita e parlamentarėve evropianė nė Kosovė




    Gjatė periudhės vijuese, prill-maj 1989, u vranė njė numėr i madh shqiptarė, nė mesin e tyre gra e fėmijė, pastaj u burgosėn mijėra shqiptarė, ndėrsa brenda njė nate u izoluan 254 intelektualė dhe kuadro tė njohura shqiptare. Tė gjithė ata qė u izoluan dhe u burgosėn arbitrarisht, u torturuan nė mėnyrė bestiale dhe mbetėn me pasoja tė rėnda. Ky represion i egėr i pushtetit okupues tė Milosheviqit dhe etnocidi i tij mbi shqiptarėt e pambrojtur filloi tė tėrhiqte edhe vėmendjen e publikut, tė qendrave dhe tė institucioneve ndėrkombėtare, tė cilat me vonesė i kuptuan qėllimet e vėrteta tė kreut serb nė Beograd. Kėshtu, mė 30 maj tė vitit 1989, Parlamenti Evropian kishte nisur nė Kosovė njė delegacion parlamentarėsh, me qėllim qė tė shihnin nga afėr zhvillimet nė Kosovė pas shfuqizimit tė dhunshėm tė autonomisė, respektivisht qė tė shihnin nga afėr pozitėn e shqiptarėve pas vendosjes sė administratės represive ushtarake-policore.

    Ishte koha kur nė horizont po dukeshin shenjat e ndryshimeve te shtetet e Lindjes, pra, edhe nė Jugosllavinė e atėhershme. Prandaj, nė kėto rrethana delegacionit jugosllav iu lejua tė bisedonte me dy intelektualėt e njohur shqiptarė, akademik Rexhep Qosen dhe dr. Ibrahim Rugovėn. Ky takim, i mbajtur nė Hotel Grand, shėnonte fillimin e kontakteve tė para tė evropianėve me pėrfaqėsuesit e kulturės dhe tė shkencės shqiptare, tė cilėt atėbotė ishin edhe pėrfaqėsues moral tė shqiptarėve tė Kosovės, meqė nė kreun udhėheqės ishin vendosur njerėzit e pėrzgjedhur nga Milosheviqi, Morina dhe funksionarė tė tjerė. Edhe pse nuk dihej me saktėsi se ēfarė po bisedohej midis delegacionit evropian dhe dy intelektualėve shqiptarė, nuk ishte e vėshtirė tė paramendohej se ata do tė paraqisnin pozitėn e rėndė tė popullit shqiptar nėn shtypjen e egėr tė regjimit tė Slobodan Milosheviq. Pėr mė tepėr, akademik Rexhep Qosja ishte bėrė tashmė i njohur edhe jashtė vendit me kritikat e tij ndaj gjenocidit serb nė Kosovė, siē ishte rasti nė takimin e shkrimtarėve nga tėrė Jugosllavia nė Novi Sad, ku akademiku kosovar denoncoi pėr publikisht politikėn neofashiste tė kreut udhėheqės serb.

    Duke shfrytėzuar praninė e kėtij delegacioni nga Parlamenti Evropian, studentėt shqiptarė tė Universitetit tė Prishtinės organizuan njė tubim proteste kundėr pranisė represive serbe nė Kosovė, me qėllim qė t“u tėrhiqej vėmendja parlamentarėve evropianė. Ndėrkohė qė bisedat vazhdonin nė Hotel Grand, nė Qendrėn e Studentėve demonstrata e studentėve po masivizohej gjithnjė e mė shumė, madje thuhet se brohoritjet e parullave dėgjoheshin edhe nė lokalet ku po zhvilloheshin kėto biseda. Natyrisht, synimi i kėtij demonstrimi paqėsor tė studentėve shqiptarė ishte tėrheqja e vėmendjes tė delegacionit tė parlamentarėve evropianė dhe qė ai tė vinte nė Qendrėn e Studentėve, nė mėnyrė qė tė bisedonte nga afėr edhe me ta, tė dėgjonte direkt mendimin e rinisė studentore shqiptare lidhur me pozitėn e rėndė tė shqiptarėve tė Kosovės, veēanėrisht qė nga shfuqizimi me dhunė i autonomisė sė Kosovės. Megjithatė, takimi midis parlamentarėve evropianė dhe studentėve shqiptarė nuk u realizua, sigurisht pėr faktin se delegacioni nė fjalė paraprakisht do tė duhet ta ketė pasur tė parapėrcaktuar nga regjimi i Beogradit, i cili atė natė, mė 30 maj 1989, edhe ndaj studentėve kosovarė nuk u soll me atė ashpėrsinė e tij tė njohur.

    Ndėr parullat qė brohoritnin studentėt shqiptarė duhet veēuar:

    · “Parlamentarė, ejani kėtu !“,

    · “Parlamentarė mos u gėnjeni!”,

    · “Kosova-Kosova !“,

    · “Bashkohuni me ne!“ e tė tjera.


    Siē pėrmendėm edhe mė lart, mė 30 maj, policia serbe nuk intervenoi fare nė ndėrprerjen apo shtypjen e kėsaj demonstrate, por pas pėrfundimit tė saj, aty-kėtu nė orėt e vona disa studentė ishin arrestuar nga forcat serbe, sidomos nėpėr rrugicat e errėta, pėr tė mos u rėnė nė sy qytetarėve shqiptarė. Ishte e qartė se atė natė 30 maji autoritetet e Beogradit dhe ato tė Prishtinės nuk dėshironin tė konfrontoheshin hapur me studentėt shqiptarė, tė paktėn derisa nga Prishtina tė largoheshin parlamentarėt nga Evropa Perėndimore. Kjo u vėrtetua mė sė miri tė nesėrmen, mė 31 maj 1989 -, atėherė kur parlamentarėt evropianė tashmė ishin larguar nga Kosova -, kur demonstrata studentore vazhdoi me tė njėjtin ritėm dhe nė mėnyrė paqėsore. Pra, ndonėse ajo ishte paqėsore, policia filloi me forca tė shumta policore dhe agjentė tė shėrbimit sekret jugosllav ta rrethonte vendin e demonstruesve nė Qendrėn e Studentėve. Vlen tė pėrmendet njė fakt me rėndėsi, nė demonstratat e ditės sė dytė, pėr dallim nga dita e parė, kėrkesat ishin mė tė artikuluara politikisht. Aty, veē tė tjerash, domostruesit brohoriteshin parullat:

    · “Liri shqiptarėve!”,

    · “ Lirojeni tė burgosurit politikė!”,

    · “Rroftė Kosova!”,

    · “Rroftė Adem Demaēi!”, e tė tjera.


    Kur demonstratės studentore filluan t“i bashkohen edhe qytetarėt e Prishtinės, kur pėr organet represive tė vendit ekzistonte frika se demonstrata mund tė masivizohej edhe mė tepėr, e kjo do tė mund tė provokonte dhe inkurajonte demonstruesit edhe nė qendrat tjera kosovare, policia rrufeshėm dhe pa kurrfarė paralajmėrimi intervenoi me egėrsi dhe me tė gjitha mjetet qė kishte nė dispozicion, ku disa punonjės shqiptarė tė Sigurimit u shquan nė rrahjen dhe nė pėrgjakjen e studentėve shqiptarė.

    Arrestimet vazhduan deri nė orėt e hershme tė mėngjesit tė 1 qershorit 1989. Policia hyri nėpėr dhoma, korridore dhe nėpėr ēdo qoshe tė konvikteve dhe kė takonte e arrestonte ose e godiste egėrsisht dhe me tė gjitha mjetet e dhunės. Nė fund tė aksionit, bilanci ishte ky: mbi 100 studentė tė arrestuar, qindra tė tjerė tė rrahur e tė keqtrajtuar keq. Tė gjithė tė arrestuarit u dėnuan me procedurė tė shpejtė deri nė 60 ditė dhe fill pas kėsaj disa u dėrguan nė Burgun e Qarkut nė Prishtinė dhe disa tė tjerė nė Burgun e Dubravės, ku kishte edhe tė burgosur tė tjerė politikė. Mirėpo, edhe pas shqiptimit tė dėnimeve, studentėt shqiptarė iu nėnshtroheshin pėrcjelljeve, hetimeve dhe pėrgjimeve tė vazhdueshme, duke pasur si synim tė identifikojnė organizatorėt e demonstratės sė 30 e 31 majit nė Qendrėn e Studentėve.

    Derisa shtypi i atėhershėm i kontrolluar shqiptar dhe mediat elektronike nuk shkroi asgjė pėr demonstratėn dhe dhunėn e egėr policore mbi studentėt e Universitetit tė Prishtinės, mediat serbe filluan tė pėrflasin disa emra rreth organizimit tė demonstratave tė sipėrpėrmendura.

    Pėrveē kėsaj, mediat serbe, ashtu si gjyqėsia “socialiste jugosllave“ demonstratėn e 30 e 31 majit tė vitit 1989 i kualifikonte si “nacionaliste“, “kundėrrevolucionare“, separatiste e tė tjera. Dhe pėr tė qenė mė cinike deri nė absurd, mediat serbe, si dhe studentėt e Beogradit atėbotė e dėnonin dhunėn e autoriteteve kineze ndaj studentėve demonstrues nė sheshin Tienanmen. Ky dėnim i dhunės nė vendin e huaj dhe heshtja e dhunės nė Kosovė ishte njė lojė e tejdukshme pėr tė gjithė, sepse nuk mund tė fshehėsh tė palarat e oborrit tėnd duke kėrkuar ato nė oborrin e tjetrit. Lidhur me kėtė problem revista e njohur kroate “Danas“, asokohe, botoi njė letėr tė Jeta Lumit ( emėr i trilluar) nga Prishtina, pjesėmarrėse e demonstratės sė 31 majit 1989, e cila, mes tjerash, shruan;” Ēfarė kanė tė pėrbashkėt Kina dhe Kosova, apo anasjelltas, Kosova dhe Kina, pėrpos shkronjės sė madhe “K””? Nė rend tė parė dikush do tė theksonte “ natalitetin “, sepse pėr tė flitet dhe shkruhet tepėr. Unė them: kanė tė pėrbashkėt gjendjen e jashtėzakonshme dhe viktimat.

    Disa ishin kundėr gjendjes sė jashtėzakonshme dhe dhunės nė Kosovė, disa i pėrkrahėn kėto masa, ndėrsa tė tjerėt heshtėn. Tė tjerėt mund tė mos i vėrejnė, apo t“i harrojnė viktimat dhe dhunėn, por populli qė i ka pėrjetuar, kurrė! Nė demonstratėn e fundit( 30-31 maj 1989) tė studentėve tė Prishtinės, nė Qendrėn e Studentėve intervenoi policia me lotsjellės dhe shkopinj, i shpėrndau demonstruesit. Ata shkopinj tė rėndė i kam provuar edhe unė, prandaj e di se si duket... Pėr fat, vetėm shkopin, ndėrsa shoqet dhe shokėt e mi binin tė pėrgjakur...”

    Megjithėse, demonstrata studentore e 30 e 31 majit 1989 u shtyp me forcė, ajo ka mbetur thellė nė kujtesėn historike tė kombit shqiptar si njė ngjarje e shėnueshme kombėtare, pėrparimtare dhe demokratike. Kjo demonstratė studentore liridashėse pėrbėn njė hallkė tė fuqishme nė zinxhirin e pashkėputur tė lėvizjes studentore dhe lėvizjes kombėtare tė popullit shqiptar nė Kosovė.



    Autori i punimit ishte pjesėmarrės dhe njėri nga drejtuesit e kėsaj demonstrate studentore
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Mė duhet tė bėjė njė pėrmirsim tek autori i shkrimit tė mė lartėm ngaqė nė Prishtinė nuk kishte lėvizje tė dukshme tė Protestave ndėrsa me rastin e vizitės sė parlamentarėve nė Kosovė, nė qytetin e Podujevės ishin organizuar protesta tė forta dhe me rezistencė tė armatosur!
    Nė Kėtė Protest- demonstrat tė vitit 1989, mė 30 maj, vritet njėri nga militantėt e radhėve tė organizuara tė ilegalės ALi AJETI, qė ishte pjesmarrės i Ēetės sė Llapit!
    Ali Ajeti gjatė rezistencės sė armatosur qėllohet me snajper nga helikopteri i policis serbe ndėrsa drahmėn e fundit tė jetės sė tij, e dorezon nė duart e Sabri Kiēmarit i cili ėshtė sot ambasador i Kosovės i akredituar nė Vien tė Austrisė!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Si eshte atehere e mundur qe Sabri Kicmari te jete sot ambasador ne vien te austris??????

Tema tė Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shoqatat studentore
    Nga Kryeplaku nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 06:35
  3. Unioni i Studentėvė Shqiptarė nė Maqedoni
    Nga shkup_kercovari nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 14:40
  4. Konference Studentore ne SHBA!!!!
    Nga ErionB nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 17:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •