Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    "Vizitori" i befasishėm

    Tė gjithė kemi nevojė tė pendohemi. Vdekja vjen pa kohė tė caktuar duke mos pyetur fare.

    Sa prej tė dashurve tanė ishin nė mesin tonė; hanin, pinin dhe thoshin si ne se nesėr do ta bėjmė kėtė punė…e pasnesėr do tė shkoj atje pėr vizitė e kėshtu me radhė. Dhe mė pas vjen momenti kur ai mbyll sytė pėrgjithmonė.

    I dėgjon njerėzit duke thėnė vdiq filani apo filania… Ndoshta kanė qenė edhe prej tė afėrmeve, apo prej tė huajve… Fėmijė apo tė rritur. Atyre do t'ju mbyllen tė gjitha dėshirat dhe do tė mbeten vetėm me veprat qė kanė bėrė nė kėtė botė.

    S'ka dyshim se fjala vdekje ėshtė fjalė frikėsuese, e cila e ndanė trupin nga kjo botė, dhe na pėrkujton qė tė mos jepemi aq shumė pas dėshirave tė kėsaj bote dhe stolive tė saja mashtruese.

    Atėherė, jemi tė nevojshėm pėr pendim, posaēėrisht nė kėtė kohė kur vdekjet e papritura janė tė shpeshta.

    Po ashtu, nė tė shumtėn e rasteve dėgjojmė fjalėn vdekje duke mos u pėrmendur fare shkaku i vdekjes.

    Ndodhė qė personi tė jetė ulur nė mesin e familjes dhe pėr njė moment shtrihet tė flejė, pa qenė fare i sėmurė, dhe kur familja dėshiron ta zgjojė atė, e gjen tė vdekur. Apo del me makinė dhe nė aksident vdes! Shembujt janė tė ndryshėm nga jeta e pėrditshme.

    Nėse personi ka qenė i dashur nė mesin e njerėzve dhe me moral tė lartė, e me kujtime tė mira mbetet kujtimi i tij. Njė poet ka thėnė:


    ”Kanė vdekur popuj, por nuk kanė vdekur virtytet e tyre,

    Ndėrsa jetojnė popuj tė tjerė, por tek njerėzit janė tė vdekur.’’


    Ne si muslimanė duhet tė pėrgatitemi qė vdekjen ta presim me adhurim ndaj All-llahut xh. sh., dhe me vepra tė mira.Athua pse? Sepse njeriu nė kėtė botė shėrohet prej shumė sėmundjeve, por sėmundja, e cila nuk ka shėrim dhe rrugėdalje ėshtė vdekja.

    Nė fund e po e pėrfundojmė me ajet tė Kuranit Famėlartė ku All-llahu i Madhėrishėm thotė:

    ”Dhe askush nuk e di, pos Tij, se nė ē’vend (ose ē'kohė) do tė vdes. Me tė vėrtetė, All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe Njohės i ēdo gjėje” (Lukman, 34)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej tė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshmen, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar".
    (Sure Xhum’a: 8)


    HYRJE

    Vdekja mund t’ju vjen nė ēdo moment. Kushedi, ndoshta ky ėshtė ai moment. Ose, mund tė jetė shumė mė afėr se qė keni menduar ndonjėherė.

    Kėta rreshta mund tė jenė mundėsia e fundit, pėrkujtuesi i fundit, paralajmėrimi i fundit para se t’ju vjen vdekja. Derisa jeni duke lexuar kėta rreshta, kurrė s’mund ta dini nėse do tė jeni gjallė nė orėn qė pason. Qoftė edhe nėse vėrtetohet se ėshtė ashtu, asgjė s’mund t’ju garantoj se do tė jetoni edhe njė orė tjetėr. A ėshtė e sigurt se do tė jeni gjallė pas edhe njė ēasti tė vetėm e lėre mė njė orė. Nuk ka asnjė garancė se do tė arrini ta pėrfundoni kėtė libėr. Vdekja do t’ju vjen, me siguri, nė njė kohė kur, vetėm njė ēast mė herėt, as qė ju ka shkuar mendja pėr vdekjen.

    Padyshim se do tė vdisni, sikurse qė do tė vdesin tė gjithė ata qė i doni. Para ose pas jush, ata padyshim do tė vdesin. Njėqind vjet nga ky moment, nuk do tė ketė as edhe njė njeri tė vetėm qė do ta njihni nė kėtė botė.

    Aspirata tė pafund qė kanė tė bėjnė me jetėn preokupojnė mendjet e njerėzve; tė kryejnė shkollėn e lartė, tė regjistrohen nė universitet, tė diplomojnė, tė kenė njė profesion tė respektuar, tė martohen, tė rrisin fėmijė, tė bėjnė njė jetė tė qetė…kėto janė ndėr planet mė tė pėrgjithshme dhe mė tė zakonshme tė njeriut. Pėrveē kėtyre, ekzistojnė me mijėra plane tjera tė sajuara pėr t’ju pėrgjigjur kushteve personale tė njeriut.

    Vdekja ėshtė njėra prej pak gjėrave nė jetė qė ėshtė e sigurt se do tė ndodhė. Ajo ėshtė njė gjė njėqind pėr qind e sigurt.

    Pas shumė vitesh tė punės sė mundimshme, njė student ia arrin qėllimit tė regjistrohet nė universitet, megjithatė vdes nė rrugė pėr nė orėn e mėsimit. Dikush qė ėshtė punėsuar sė voni nė punė e humb jetėn nė udhėtimin e tij tė parė pėr nė punė. Njė aksident trafiku iu jap fund jetėve tė njė qifti tė sapomartuar nė ditėn e tyre tė martesės. Njė biznesmen i suksesshėm parapėlqen tė udhėtoj me aeroplan pėr tė kursyer kohėn, duke mos ditur se pikėrisht ai fluturim do tė jetė njė fund i tmerrshėm i jetės sė tij.

    Nė njė periudhė tė tillė, planet nuk kanė mė vlerė. Duke lėnė prapa vetes planet qė kanė fatin tė mbesin tė papėrfunduara pėrjetėsisht, ata shkojnė drejt njė momenti pa kthim – edhe pse ėshtė njė destinacion qė ata nuk e kishin planifikuar asnjėherė. Ēuditėrisht, me vite tė tėra, ata kaluan shumė kohė duke bėrė plane qė kurrė nuk do tė hyjnė nė punė, e megjithatė asnjėherė nuk iu shkoj ndėr mend njė gjė e padyshimtė qė do tė ndodhte.

    Si duhet pra njė njeri i menēur dhe i vetėdijshėm tė pėrcaktoj prioritetet e veta? A duhet ai tė planifikoj pėr njė gjė qė do tė ndodhė me siguri apo pėr diēka qė vėshtirė se do tė ndodhė? Shumica e njerėzve, ėshtė e qartė, u japin prioritet qėllimeve pėr tė cilat kurrė s’mund tė jenė tė sigurt se do tė arrijnė t’i pėrfundojnė. Pa marr parasysh se nėpėr cilėn periudhė tė jetės janė duke kaluar, ata me vendosmėri planifikojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė kėnaqshme.

    Kjo prirje do tė ishte plotėsisht e arsyeshme, po tė ishte njeriu i pavdekshėm. Megjithatė ėshtė fakt se tė gjitha planet i nėnshtrohen kėtij fundi absolut tė quajtur vdekje. Prandaj ėshtė e paarsyeshme tė mos pėrfillet vdekja, e cila padyshim se do tė ndodhė, dhe t’i kushtojnė vėmendje gjithė atyre gjėrave qė munden apo mund tė mos realizohen.

    Mirėpo, nė sajė tė njė joshjeje tė pakuptimtė qė robėron mendjet e tyre, qeniet njerėzore nuk arrijnė ta vėrejnė kėtė tė vėrtetė tė qartė.

    Duke qenė kėshtu, ata kurrė nuk mund tė njohin jetėn e tyre tė vėrtetė, e cila ėshtė e caktuar tė fillojė me vdekje. Ata thjeshtė nuk pėrgatiten pėr tė. Pasi tė jenė ringjallur, ata nuk shkojnė askund tjetėr pos xhehenemit, njė vend i krijuar posaēėrisht pėr ta. Shkrimi i kėtij libri ka pėr qėllim ta shtyjė njeriun tė mendojė pėr njė ēėshtje pėr tė cilėn ai nuk dėshiron tė mendojė dhe pėr ta paralajmėruar atė pėr njė ngjarje tė afėrt dhe tė pashmangshme… Shmangja prej tė menduarit pėr tė nuk ėshtė assesi njė zgjidhje.
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    PARAGJYKIMET DHE FAKTET



    Gjatė gjithė historisė, njeriu ėshtė pėrballur me sukses me shumė probleme nė dukje tė vėshtira. Por vdekja ka mbetur e pashmangshme. Ēdo njeri qė shfaqet nė tokė pa marr parasysh kur, e ka tė paracaktuar tė vdes. Njeriu jeton vetėm deri nė njė ditė tė caktuar dhe pastaj vdes. Disa vdesin nė moshė shumė tė re, derisa janė ende foshnje. Tė tjerėt kalojnė tė gjitha periudhat e jetės dhe pėrballen me vdekjen nė moshė tė shtyrė. Asgjė qė ka njeriu, as prona, pasuria, pozita, fama, madhėshtia, siguria dhe as pamja e mirė s’mund ta zmbrapsin vdekjen. Tė gjithė njerėzit janė tė paaftė pėrballė vdekjes dhe do tė vazhdojnė tė jenė pa pėrjashtim.

    Shumica e njerėzve i shmangen tė menduarit pėr vdekjen. Atyre kurrė nuk iu shkon mendja se ky fund absolut do t’ju ndodhė atyre njė ditė. Ata ushqejnė nė mendjet e tyre besimin paragjykues se nėse i shmangen tė menduarit pėr tė, kjo do t’i bėj ata imun ndaj vdekjes. Nė bisedat e pėrditshme, ata qė duan tė bisedojnė pėr vdekjen ndėrpriten menjėherė. Dikush qė fillon tė flas pėr vdekjen, me apo pa qėllim, kujton njė argument tė Allahut dhe, madje edhe nėse nė njė shkallė tė vogėl, largon mjegullėn e dendur tė pakujdesisė qė mbulon sytė e njerėzve. Sidoqoftė, shumica e njerėzve qė bėjnė njė jetė tė pakujdesshme, nuk ndihen mirė kur iu prezantohen fakte tė tilla “shqetėsuese”. Mirėpo, sa mė shumė qė pėrpiqen t’i shmangen mendimit pėr vdekjen, ai do t’i pushtojė ata aq mė shumė. Qėndrimi i tyre i krisur do tė pėrcaktoj forcėn e mundimit dhe hutisė qė do ta pėrjetojnė nė momentin e vdekjes, nė Ditėn e Gjykimit dhe gjatė vuajtjes sė pėrjetshme.

    Koha punon kundėr njeriut. A keni dėgjuar ndonjėherė pėr ndonjė njeri qė i ka bėrė ballė plakjes dhe vdekjes? Ose, a mos e njihni ndonjė njeri qė nuk do tė vdes? Kjo ėshtė krejtėsisht e pamundshme! E pamundshme sepse njeriu nuk ka kurrfarė ndikimi ēfarėdo qoftė mbi trupin e tij apo mbi jetėn e tij. Fakti se ai vet nuk ka vendosur pėr lindjen e tij e qartėson kėtė tė vėrtetė. Dėshmi tjetėr ėshtė dėshpėrimi i njeriut pėrballė vdekjes. Allahėruesi i jetės ėshtė Ai i cili ia dhuron jetėn njeriut. Dhe kurdo qė Ai dėshiron, e merr atė. Allahu, Allahėruesi i jetės, e informon njeriun pėr kėtė nė ajetin qė ia shpalli Profetit tė Tij:

    Ne asnjė njeriu para teje nuk i dhamė jetė tė pėrhershme. E nėse ti vdes, a mos do tė mbesin ata pėrgjithmonė? (Sure Enbija: 34)

    Nė kėtė moment, ka me miliona njerėz qė jetojnė nė mbarė botėn. Prej kėsaj mund tė vijmė nė pėrfundim se njė numėr shumė i madh i njerėzve jetuan dhe vdiqėn qė nga koha e krijimit tė njeriut tė parė nė tokė. Ata vdiqėn tė gjithė pa pėrjashtim. Vdekja ėshtė njė pėrfundim i padyshimtė: si pėr njerėzit qė jetuan nė tė kaluarėn ashtu edhe pėr ata qė tani janė gjallė. Askush s’mund t’i shmanget kėtij fundi tė pashmangshėm. Kėshtu shprehet kjo nė Kuran:

    Secili njeri do tė shijojė vdekjen, e shpėrblimet tuaja u plotėsohen me Ditėn e Ringjalljes, e kush i shmanget Zjarrit e futet nė Xhenet, ai ka arritur shpėtim. Jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr pos njė pėrjetim mashtrues. (Sure Ali Imran: 185)



    Tė kuptuarit e vdekjes si rastėsi apo si fat i keq

    Vdekja nuk ndodhė rastėsisht. Ashtu siē ėshtė rasti me ndodhitė tjera, edhe ajo ndodhė me urdhrin e Allahut. Mu ashtu sikurse ėshtė e paracaktuar lindja e njeriut, po ashtu ėshtė e paracaktuar edhe data e vdekjes sė tij deri nė momentin e fundit. Njeriu shkon me ngut drejt kėtij momenti tė fundit, duke lėnė prapa me shpejtėsi ēdo orė, ēdo minutė qė i ėshtė dhuruar atij. Vdekja e ēdo njeriu, vendndodhja dhe koha, si edhe mėnyra se si vdes njeriu janė tė gjitha tė paracaktuara.

    Megjithatė, pėrkundėr kėsaj, shumica e njerėzve pandehin se vdekja ėshtė pika e fundit e njė rendi logjik tė gjėrave, ndėrsa arsyet e saj tė vėrteta dihen vetėm nga Allahu. Ēdo ditė nė gazeta shfaqen tregime pėr vdekje. Pas leximit tė kėtyre historive, me siguri se dėgjoni komente injorante si: “Ai do tė kishte shpėtuar, po tė ishin ndėrmarr masat e nevojshme paraprake” ose “Nuk do tė kishte vdekur, po tė kishte ndodhur kjo apo ajo.” Njė person nuk mund tė jetoj as edhe njė minutė mė gjatė ose mė pak, pėrveē kohės sė pėrcaktuar pėr tė. Mirėpo, njerėzit, qė iu mungon vetėdija qė e dhuron besimi, e shohin vdekjen si njė pjesė pėrbėrėse tė njė sekuence tė rastėsive. Nė Kuran, Allahu paralajmėron besimtarėt ndaj kėsaj mėnyre tė shtrembėruar tė gjykuarit e cila ėshtė karakteristikė e jobesimtarėve:

    O besimtarė, mos u bėni si ata qė nuk besuan dhe, pėr vėllezėrit e tyre qė kishin dalė nė udhėtim (tregtie e gjallėrimi) ose qė kishin shkuar nė luftė thoshin: “Sikur tė kishin ndenjur me ne, s’do tė kishin vdekur apo s’do tė ishin vrarė.” Allahu do tė bėjė qė tė pendohen pėr atė qė thanė. Allahu ėshtė Ai qė urdhėron jetėn dhe vdekjen. Allahu sheh atė qė ju punoni. (Sure Ali Imran: 156)

    Ta konsiderosh vdekjen si njė rastėsi ėshtė injorancė e plotė dhe pamaturi. Siē sugjeron ajeti mė lartė, kjo i shkakton njeriut njė vuajtje tė madhe shpirtėrore dhe mundim tė papėrballueshėm. Pėr jobesimtarėt apo pėr ata qė dėshtojnė tė kenė besim nė kuptimin Kuranor, humbja e njė tė afėrmi apo tė dashuri ėshtė shkaktar i dhimbjes dhe keqardhjes. Duke ia veshur vdekjes fatin e keq apo pakujdesinė, ata mendojnė se mund tė ekzistojė hapėsirė veprimi pėr t’iu shmangur vdekjes. Ky ėshtė gjykimi qė vėrtetė vetėm sa ua shton pikėllimin dhe keqardhjen qė ata ndiejnė. Mirėpo, ky pikėllim dhe keqardhje nuk janė asgjė tjetėr pos mundimi qė shkakton mosbesimi.

    Megjithatė, nė kundėrshtim me urtėsinė e pranuar, shkaku i vdekjes nuk ėshtė njė aksident apo njė sėmundje apo ēfarėdo qoftė tjetėr. Padyshim se Allahu ėshtė Ai i Cili i krijon gjithė kėto shkaqe. Me tė pėrfunduar tė kohės qė na ėshtė dhuruar, jeta jonė pėrfundon pėr kėto arsye tė qarta. Ndėrkaq, asnjė nga burimet materiale qė janė tė destinuara pėr t’ia shpėtuar dikujt jetėn nuk do tė mund tė nxis as edhe njė frymėmarrje tė vetme. Allahu e vė nė pah kėtė ligj hyjnor nė ajetin nė vazhdim:

    Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar… (Sure Ali Imran: 145)

    Besimtari ėshtė i vetėdijshėm pėr natyrėn e pėrkohshme tė jetės sė kėsaj bote. Ai e din se Allahu ynė, i Cili i dhuroi atij tė gjitha tė mirat qė ai kishte gėzuar nė kėtė botė, do ta marr shpirtin e tij kurdo qė tė dėshirojė dhe do te kėrkojė tė jap llogari pėr veprat e tij. Mirėpo, pasi qė ai ka kaluar tėrė jetėn e tij pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut, ai nuk shqetėsohet pėr vdekjen e tij. Profeti ynė Muhammedi (saas) iu referua kėtij karakteri tė mirė nė njėrėn prej lutjeve tė tij:

    Xhabir ibn Abdullah ka rrėfyer: “Kur i Dėrguari i Allahut (paqja qoftė mbi tė) fillonte namazin ai kėndonte: Allahu ėshtė mė i Madhėrishmi; pastaj thoshte: Vėrtetė namazi im, sakrificat e mia, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr Allahun, Allahun e botrave.” (Tirmidhiu, 262)




    Tė kuptuarit e shtrembėruar tė fatit

    Njerėzit kanė shumė ide tė gabuara lidhur me fatin, nė veēanti kur bėhet fjalė pėr vdekjen. Idetė e marrėzishme, si p.sh. se njeriu mund “ta mund fatin e tij” apo “ta ndryshojė fatin e tij” janė mė tė pėrhapura. Duke i konsideruar shpresat dhe supozimet e tyre si fat, disa njerėz tė pamend dhe tė padijshėm besojnė se fati ėshtė ai qė ndryshon kur ngjarjet nuk shkojnė ashtu si ata presin apo parashikojnė. Ata marrin njė qėndrim tė pamatur dhe veprojnė sikur tė kishin lexuar fatin qė mė parė dhe ngjarjet nuk kanė shkuar nė pajtim me atė qė kanė lexuar. Njė gjykim i tillė i shtrembėruar dhe i paqėndrueshėm ėshtė padyshim produkt i njė mendjeje tė kufizuar qė nuk posedon kuptim tė pėrshtatshėm pėr fatin.

    Fati ėshtė krijim i pėrsosur i Allahut i tė gjitha ngjarjeve tė kaluara dhe tė ardhme nė pėrjetėsi. Allahu ėshtė Ai i cili krijon konceptet e kohės dhe hapėsirės nga asgjėja. I Cili mban kohėn dhe hapėsirėn nėn kontrollin e Tij dhe i Cili nuk ėshtė i varur prej tyre. Rendi i ngjarjeve qė ėshtė pėrjetuar nė tė kaluarėn ose qė do tė pėrjetohet nė tė ardhmen ėshtė, prej momentit nė moment, i planifikuar dhe i krijuar nė dijeninė e Allahut.

    Allahu krijon kohėn, pra nuk ėshtė i varur prej saj. Prandaj, mendimi se Ai pason ngjarjet qė Ai Vet krijoi bashkė me ata qė Ai krijoi ėshtė i pabazė. Nė kėtė kontekst, nuk ka nevojė tė thuhet se Allahu nuk pret tė shoh se si pėrfundojnė ngjarjet. Nė dijen e Tij, si fillimi ashtu edhe fundi i njė ngjarje janė plotėsisht tė qartė. Ngjashėm me kėtė, nuk ka kurrfarė dyshimi pėr atė se ku ndodhet kjo ngjarje nė nivelin e pėrjetėsisė. Gjithēka tashmė ka ndodhur dhe ka marr fund. Kjo ėshtė e ngjashme me imazhet nė njė shirit filmi; pikėrisht sikur qė imazhet nė njė film qė nuk mund tė kenė kurrfarė ndikimi nė film dhe ta ndryshojnė atė, qeniet njerėzore qė luajnė rolet e tyre individuale nė jetė nuk mund tė ndikojnė nė rrjedhėn e ngjarjeve tė regjistruara nė shiritin e fatit. Qeniet njerėzore nuk kanė kurrfarė ndikimi mbi fatin. Ėshtė pikėrisht e kundėrta, ėshtė fati ai qė ėshtė faktor pėrcaktues nė ketrat e njerėzve. Njeriu, njė komponentė absolute e fatit, nuk ėshtė i ndarė dhe as i pavarur prej tij. Njeriu nuk ėshtė nė gjendje tė shkoj pėrtej kufijve tė fatit, e lėrė mė tė ndryshojė fatin. Pėr ta kuptuar mė mirė, ne mund tė tėrheqim njė paralele midis njė njeriu dhe njė aktori nė njė film. Aktori s’mund tė largohet pa rėnė nė sy, tė marr njė ekzistencė fizike dhe tė filloj tė bėj ndryshime nė film duke shlyer skenat e papėrshtatshme apo duke shtuar disa skena tė reja. Ky do tė ishte padyshim njė sugjerim i paarsyeshėm.

    Pėr kėtė arsye, nocionet e mposhtjes sė fatit apo ndėrrimit tė drejtimit tė rrjedhės sė ngjarjeve janė ide plotėsisht tė gabuara. Njeriu qė thotė: “Unė e mposhta fatin tim.” vetėm mashtron vetveten – dhe fakti se ai vepron kėsisoj ėshtė ēėshtje e fatit tė tij.

    Njė person mund tė mbetet nė komė me ditė tė tėra. Mund tė duket se vėshtirė se do tė mbijetojė. Mirėpo, nėse arrin tė rimarr veten, kjo nuk nėnkupton se “ai e mposhti fatin e tij” apo se “mjekėt ndryshuan fatin e tij.” Ky ėshtė thjeshtė njė tregues se koha e tij akoma nuk ka kaluar. Pėrmirėsimi shėndetėsor i tij nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė komponentė e pashmangshme e fatit tė tij. Fati i tij sikurse ai i tė gjithė qenieve tjera njerėzore ėshtė i pėrcaktuar nė Dijen e Allahut.

    … Dhe nuk i jepet askujt tė jetojė gjatė ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetėm se ajo ėshtė e shėnuar nė Libėr (Levhi Mahfudh), e kjo pėr Allahun ėshtė e lehtė. (Sure Fatir: 11)

    Profeti ynė (paqja qoftė mbi tė) ia tha kėtė njė besimtare e cila po i lutej Allahut qė t’ia mundėsojė asaj tė nxjerr dobi prej personave tė dashur tė saj:

    Ti e ke lutur Allahun pėr gjatėsinė e jetėve tashmė tė pėrcaktuara dhe gjatėsinė e ditėve tashmė tė caktuara dhe pėr furnizimet hisja e tė cilave tashmė ėshtė vendosur. Allahu s’do tė bėnte asgjė para se tė vjen koha e caktuar apo Ai nuk do tė vononte asgjė pėrtej kohės sė saj. (Libri 33, Numėr 6438, Sahih Muslim)

    Ngjarje tė tilla janė mjeti pėrmes tė cilit Allahu ia shfaq njeriut menēurinė, urtėsinė, llojllojshmėrinė dhe mirėsinė tė pandashme me krijimin e Tij dhe mėnyra se si Ai e sprovon njeriun. Njė llojllojshmėri e tillė ia rritė vlerėn, habinė dhe, pėrfundimisht, rritė besimin e njerėzve. Megjithatė, tek jobesimtarėt, ato prodhojnė ndjenja diku nė mes tė dyshimit, habisė dhe ēoroditjes tė cilat, duke iu falėnderuar mentalitetit tė tyre tė padijshėm, i shtyn ata tė marrin njė qėndrim mė kryengritės ndaj Allahut. Ndėrkohė, vetėdija pėr njė botėkuptim kaq tė pavėmendshėm nga ana e jobesimtarėve, i shtyn besimtarėt tė ndjehen mė falėnderues ndaj Allahut qė i lejoi tė kenė besim dhe urtėsi, qė i bėjnė ata mė superior se jobesimtarėt.

    Sipas njė pjese tjetėr tė urtėsisė sė pranuar, vdekja e njė personi qė vdes nė vitet e tij tė 80-ta ėshtė “fat” ndėrsa vdekja e njė foshnje, e njė njeriu tė ri apo njė njeriu nė moshė mesatare ėshtė njė “ngjarje e tmerrshme.” Pėr tė qenė nė gjendje qė vdekjen ta pranojnė si njė dukuri natyrore, ata pėrpiqen qė vdekja t’iu pėrshtatet kritere tė tyre tė caktuara. Kėshtu vdekja duket e pranueshme pas njė sėmundje tė gjatė dhe tė rėndė, ndėrsa vdekja si pasojė e njė sėmundje tė papritur apo aksidenti ėshtė njė fatkeqėsi e parakohshme! Kjo ėshtė arsyeja pse ata shpesh takojnė vdekjen me njė shpirt kryengritės. Njė qėndrim i tillė ėshtė njė shenjė e qartė se Ata qė ushqejnė njė gjendje tė tillė shpirtėrore do tė kenė fatin tė jetojnė nė pikėllim dhe telashe tė vazhdueshme nė kėtė jetė. Ky ėshtė nė tė vėrtetė fillimi i vuajtjes tė pafund, e cila rezulton prej tė qenit jobesimtar.
    Besimi nė reinkarnim (rimishėrim)

    Njėri prej besimeve tė zakonshme tė paarsyeshme pėr vdekjen ėshtė se “reinkarnimi” ėshtė i mundshėm. Reinkarnimi nėnkupton se me vdekjen fizike tė trupit, shpirti migron ose lind pėrsėri nė njė trup tjetėr me identitet tė veēantė nė njė kohė dhe vend tjetėr. Sė voni, ėshtė shndėrruar nė njė lėvizje tė ēoroditur qė joshė shumė pėrkrahės prej jobesimtarėve dhe pasues tė besimeve paragjykuese.

    Nė aspektin teknik, arsyet pse pėrkrahen besime tė tilla paragjykuese – pa pasur mbėshtetje nė ēfarėdo dėshmie konkrete – janė shqetėsimet qė jobesimtarėt ushqejnė nė ndėrdijen e tyre. Duke mos besuar nė Ahiret (Jetėn e pėrtejme), njerėzit i frikėsohen zhbėrjes sė plotė tė tyre pas vdekjes. Ata qė kanė besim tė dobėt, nė anėn tjetėr, i shqetėson mendimi i pėrfundimit nė xhehenem pasi qė janė tė vetėdijshėm, apo sė paku e marrin parasysh mundėsinė, se drejtėsia e Allahut pėrmban ndėshkimin e tyre. Mirėpo, pėr tė dyja palėt, ideja e rilindjes sė shpirtit nė trupa tjerė nė kohėra tė ndryshme tingėllon si tejet joshėse. Kėshtu, qarqet e caktuara tė cilat e shfrytėzojnė kėtė besim tė ēoroditur ia arrijnė qėllimit qė t’i bėjnė njerėzit tė besojnė nė kėtė ide tė gabuar me ndihmėn e njė mashtrimi tė vogėl. Fakti se pasuesit e tyre nuk kėrkojnė ndonjė dėshmi tjetėr i inkurajon pėrpjekjet e kėtyre spekulatorėve.

    Fatkeqėsisht, njė besim kaq i ēoroditur gjen pėrkrahės edhe nė qarqet Myslimane. Kėta janė kryesisht ai tip i Myslimanėve qė bėjnė ēmos qė tė projektojnė njė imazh intelektual dhe liberal pėr veten e tyre. Ekziston edhe njė tjetėr dimension serioz lidhur me kėtė ēėshtje qė vlen tė pėrmendet; njerėz tė tillė pėrpiqen qė t’i vėrtetojnė pikėpamjet e tyre me ndihmėn e vargjeve Kuranore. Pėr kėtė qėllim, ata i shtrembėrojnė kuptimet e qarta tė vargjeve dhe fabrikojnė interpretimet e tyre Kuranore. Qėllimi ynė kėtu ėshtė tė theksojmė se ky besim i ēoroditur ėshtė nė mospėrputhje tė plotė me Kuranin dhe Islamin dhe tėrėsisht nė kundėrshtim me ajetet e Kuranit qė janė absolutisht tė sakta.

    Kėto qarqe pretendojnė se ekzistojnė disa ajete nė Kuran tė cilat vėrtetojnė pikėpamjet e tyre tė shtrembėruara. Njėri prej kėtyre ajeteve ėshtė:

    Ata (jobesimtarėt) thonė: "Allahu ynė, na bėre tė vdesim dy herė dhe na ngjalle dy herė, e ne pranuam pėr mėkatet tona, pra a ka ndonjė rrugėdalje?" (Sure Gafir: 11)

    Bazuar nė kėtė ajet, njerėzit tė cilėt besojnė nė rimishėrim pohojnė si nė vazhdim: njeriut i dhurohet njė jetė e re pasi tė ketė jetuar nė kėtė jetė pėr njė kohė dhe pastaj vdes. Kjo ėshtė hera e dytė qė ai vjen nė jetė dhe po ashtu periudha gjatė tė cilės shpirti i tij plotėson zhvillimin e vet. Pas vdekjes sė dytė, qė pason kėtė jetė tė dytė, ata pohojnė, njeriu ringjallet nė Ahiret.

    Tani duke u ndarė prej ēfarėdo paragjykimesh, le tė analizojmė kėtė ajet: nga ky ajet, ėshtė e qartė se njeriu pėrjeton dy gjendje tė jetės dhe vdekjes. Nė kėtė kontekst, njė gjendje e tretė e tė qenit i vdekur apo i gjallė ėshtė e pamundur. Pasi qė ėshtė kėshtu, nė mendje na bie njė pyetje: “Cila ishte gjendja fillestare e njeriut? I vdekur apo i gjallė?” Nė ajetin nė vazhdim gjejmė pėrgjigjen nė kėtė pyetje:

    Si e mohoni Allahun, e dihet se ju ishit tė vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bėn tė vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do tė ktheheni? (Sure Bekare: 28)

    Ky ajet ėshtė i vetėkuptueshėm, fillimisht, njeriu ėshtė i vdekur. Me fjalė tjera, falė vet natyrės sė krijimit tė tij, ai ėshtė fillimisht i pėrbėrė prej materies sė pajetė si uji, dheu, etj., siē bėjnė me dije kėto vargje. Pastaj, Allahu i dha jetė kėtij grumbulli tė materies sė pajetė, “e krijoi dhe i dha formė” atij. Kjo ėshtė vdekja e parė dhe prandaj ringjallja e parė prej tė vdekurit. Njė kohė pas kėsaj ringjalljeje tė parė, jeta pėrfundon dhe njeriu vdes. Ai kthehet pėrsėri nė tokė, sikurse nė fazėn e pare, dhe pėrsėri shndėrrohet nė asgjė. Ky ėshtė tranzicioni i dytė drejt gjendjes sė vdekjes. Rasti i dytė dhe i fundit i ngjalljes prej tė vdekurit ėshtė ai qė ndodhė nė Ahiret. Pasi qė ėshtė kėshtu, nuk ka njė ringjallje tė dytė nė jetėn e kėsaj bote. Pėrndryshe, kjo do tė kėrkonte njė ringjallje tė tretė. Megjithatė, nuk ekziston ndonjė referencė pėr ringjalljen e tretė nė cilindo prej vargjeve. Si nė Suren Mu’min: 11 ashtu edhe nė Suren Bekare: 128, nuk ekziston asnjė referim qė sugjeron mundėsinė e njė ringjalljeje tė dytė nė kėtė botė. Pėrkundrazi, kėto vargje zbulojnė nė mėnyrė tė qartė ekzistencėn e njė ringjalljeje nė kėtė botė dhe tė njė ringjalljeje tjetėr nė Ahiret.

    E prapėseprapė pėrkrahėsit e reinkarnimit investojnė tė gjitha shpresat e tyre nė kėto dy vargje.

    Siē bėhet e qartė, madje edhe kėto vargje tė paraqitura si dėshmi nga pėrkrahėsit e reinkarnimit e hedhin vet poshtė kėtė mėnyrė tė shtrembėruar tė gjykimit. Veē kėsaj, disa vargje tjera nė Kuran e bėjnė tė qartė se ekziston vetėm njė jetė ku njeriu vihet nė sprovė dhe se kjo ėshtė nė jetėn e kėsaj bote. Se nuk ka kthim nė kėtė jetė pas vdekjes theksohet nė ajetin nė vazhdim:

    E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: "O Allahu im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen. (Sure Mu’minun: 99-100)

    Bashkėbisedimet nė kėtė ajet e bėjnė tė qartė se pas vdekjes, nuk ka mė kthim nė kėtė jetė. Ndėrkaq, nė kėtė ajet, Allahu na tėrheq vėmendjen pėr faktin se jobesimtarėt ushqejnė shpresa tė paarsyeshme pėr njė ringjallje tė dytė nga tė vdekurit, njė kthim tė dytė nė kėtė jetė. Mirėpo, ky ajet e qartėson se kėto janė vetėm fjalė tė sugjeruara prej jobesimtarėve tė cilat nuk kanė kurrfarė baze.

    Nė ajetin nė vazhdim pėrshkruhet fakti se njerėzit e Xhenetit s’do tė pėrjetojnė njė vdekje tjetėr pos vdekjes “sė parė”:

    Aty nuk do tė pėrjetojnė vdekjen atje, pėrveē asaj tė parės nė dynja. Ata i shpėtoi (Allahu) prej vuajtjeve tė Xhehenemit. (Ato tė mira) Janė dhuratė nga Allahu yt,e ai ėshtė shpėtim i madh. (Sure Duhan: 56-57)

    Lumturia e madhe e njerėzve tė Xhenetit pėrshkruhet nė njė ajet tjetėr. Kjo lumturi ėshtė pėr shkak tė faktit se ata nuk do tė pėrjetojnė njė tjetėr vdekje pėrveē asaj tė parės:

    Dhe ne nuk do tė vdesim mė, pėrveē vdekjes sonė tė parė dhe ne nuk do tė dėnohemi mė! Vėrtet, kjo ėshtė ajo Fitore e madhe!
    (Sure Saffat: 58-60)

    Ajetet e mėsipėrme nuk lėnė hapėsirė pėr pyetje tjera. Pėrfundimi ėshtė se ekziston vetėm njė vdekje tė cilėn e pėrjeton njeriu. Nė kėtė fazė, mund tė lind njė pyetje tjetėr: “Pėrkundėr pėrmendjes sė dy vdekjeve nė ajetet e mėparshme, pse pėrmendet vetėm njė vdekje nė Suren Saffat: 58?” Pėrgjigja nė kėtė pyetje ėshtė dhėnė nė vargun e 56-tė tė Sures Duhan, i cili thotė: “Ata nuk do tė shijojnė vdekjen atje – pėrveē asaj tė parės.” Vėrtetė, ekziston njė dhe vetėm njė vdekje qė njeriu takon me vetėdije. Ai takon atė dhe me tė gjitha ndjenjat e tij, e percepton atė. Kjo ėshtė vdekja qė njeriu takon nė momentin kur pėrfundon jeta e tij. Ai padyshim se nuk mund tė kuptoj gjendjen e parė tė vdekjes pasi qė atėherė ai ėshtė i privuar nga ndjenjat dhe vetėdija.

    Pėrballė shpjegimeve tė tilla tė sakta dhe tė qarta qė sjellė Kurani, tė pohosh se ekzistojnė mė shumė vdekje dhe gjendje tė ringjalljes prej tė vdekurit dhe tė besosh se ekziston njė migrim i shpirtit do tė ishte njė mohim i hapur i ajevete tė Kuranit.

    Nė anėn tjetėr, po tė kishte krijuar Allahu njė sistem tė kėsaj jete tė bazuar nė rimishėrim, atėherė Ai padyshim se do ta kishte informuar njeriun pėr kėtė nė Kuran, i cili ėshtė udhėzimi i vetėm drejtės rrugės sė vėrtetė pėr njerėzimin. Po tė ishte kėshtu, Allahu padyshim se do tė na ofronte njė shpjegim tė hollėsishėm tė gjitha fazave tė reinkarnimit. Mirėpo, nė Kuran, i cili ofron ēdo lloj informacioni lidhur me kėtė jetė dhe jetėn tjetėr tė besimtarėve, nuk ekziston as edhe njė e dhėnė e vetme pėr reinkarnimin, e tė mos flasim pėr pėrmendjen e drejtpėrdrejtė tė tij.




    PERDJA E PAKUJDESISĖ

    Njeriu ėshtė nė thelb egoist; ai ėshtė tejet i ndjeshėm pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me interesat e tij. Ēuditėrisht, ai nuk ēan fare kokėn pėr vdekjen, qė do tė duhej tė ishte preokupimi mė i lartė i tij kryesor. Nė Kuran, kjo gjendje mendore e veēantė pėr “ata tė cilėt nuk i pėrmbahen Besimit me vendosmėri” definohet prej Allahut me njė fjalė: “pakujdesi”.

    Kuptimi i pakujdesisė ėshtė mungesė e perceptimit tė plotė tė fakteve si pasojė e vetėdijes sė turbullt apo madje si pasojė e mungesės sė plotė tė vetėdijes dhe dėshtimit pėr tė arritur gjykime tė shėndosha dhe pėr tė dhėnė pėrgjigje me vend. Njė shembull i kėsaj ėshtė dhėnė nė ajetin nė vazhdim:

    Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė. (Sure Enbija: 1)

    Njerėzit janė tė sigurt se njeriu i cili vuan nga njė sėmundje fatale apo e pashėrueshme do tė vdes. Mirėpo, hiē mė pak se ky i sėmurė, kėta njerėz qė kanė ndjenja tė tilla sigurie, do tė vdesin po ashtu. Se kjo do tė ndodhė dikur nė tė ardhmen apo shumė shpejt kjo nuk e ndryshon kėtė fakt. Shpeshherė, pakujdesia e turbullon kėtė tė vėrtetė. Pėr shembull, ėshtė shumė e mundshme qė dikush qė ėshtė i infektuar nga virusi HIV do tė vdes nė njė tė ardhme tė afėrt. Mirėpo, mbetet fakti se gjithashtu ėshtė shumė e mundshme – nėse thuhet e vėrteta, ėshtė e sigurtė – se njė person i fuqishėm pranė tij njė ditė do tė vdes. Ndoshta vdekja do t’i vjen atij shumė mė herėt se qė do t’i vjen atij “tė sėmurit tė infektuar me virusin HIV”. Kjo sipas tė gjitha gjasave do tė ndodhė nė njė moment krejtėsisht tė papritur.

    Anėtarėt e familjes brengosen pėr tė sėmurėt para vdekjes sė tyre. Megjithatė, ata vėshtirė se brengosen ndonjėherė pėr veten e tyre, qė padyshim se njė ditė do tė vdesin. Megjithatė, pasi qė ėshtė e pashmangshme, pėrgjigja s’duhet tė ndryshojė varėsisht nga ajo se a do tė ndodhė sė shpejti apo nė njė kohė mė tė largėt.

    Nėse, pėrballė vdekjes, pikėllimi ėshtė pėrgjigja e saktė qė duhet dhėnė, atėherė ēdo njeri do tė duhej menjėherė tė filloj tė qajė pėr veten e tij apo pėr dikė tjetėr. Ose, do tė duhej ta tejkaloj kėtė pikėllim dhe tė pėrpiqet tė ketė njė kuptim mė tė thellė pėr vdekjen.

    Pėr kėtė qėllim, njohja me arsyet e pakujdesisė do tė jetė e dobishme.


    Shkaktarėt e pakujdesisė

    Mungesa e mendjemprehtėsisė: Shumica e individėve qė e pėrbėjnė njė shoqėri nuk janė tė mėsuar tė mendojnė pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Duke e bėrė pakujdesinė mėnyrė tė jetės, ata nuk shqetėsohen pėr vdekjen. Secili problem i pėrditshėm qė ata nuk arrijnė ta zgjedhin i mban mendjet e tyre vazhdimisht tė preokupuara. Ēėshtje tė parėndėsishme, qė tashmė “mbushin” mendjet e tyre tė kufizuara, nuk i lejojnė ata qė t’ju kushtojnė vėmendjen e duhur ēėshtjeve me rėndėsi. Kėshtu, ata kalojnė jetėn e tyre duke lėvizur me rrjedhėn e ngjarjeve tė pėrditshme. Ndėrkohė, me rastin e vdekjes sė dikujt, apo kur bisedohet pėr vdekjen, ata ngushėllohen me shprehje qė pa dashje dalin prej gojėve tė tyre dhe thjeshtė i shmangen kėsaj teme. Ata janė njerėz me mendje tė kufizuar qė ushqejnė mendime tė kufizuara dhe boshe.

    Kompleksiteti dhe gjallėria e jetės: Jeta rrjedh shumė shpejtė dhe ka njė gjallėri joshėse. Nė mungesė tė pėrpjekjes sė jashtėzakonshme mendore, njeriu ka mundėsi tė mos i kushtoj vėmendje vdekjes, e cila ėshtė gati ta pushtoj atė herėt a vonė. Duke mos pasur besim nė Allahun, ai ėshtė shumė larg koncepteve si fati, mbėshtetja nė Allahun dhe nėnshtrimi ndaj Tij. Nga momenti qė bėhet i vetėdijshėm pėr nevojat materiale, ai pėrpiqet tė sigurojė jetesė tė mirė. Njė person i tillė as qė lodhet madje t’i shmanget vdekjes sepse ai tashmė ėshtė zhytur nė brengat e dynjasė. Ai vazhdimisht vrapon pas planeve, interesave dhe qėllimeve tė reja dhe, njė ditė, pa mundėsi parashikimi dhe prandaj pa kurrfarė pėrgatitje, ballafaqohet me realitetin e vdekjes. Ai atėherė pendohet dhe dėshiron tė kthehet nė jetė, por pa dobi.

    — Rritja e mashtrimit tė popullatės: Njėra prej arsyeve tė pakujdesisė janė lindjet. Popullsia botėrore vazhdon tė rritet, ajo kurrė nuk pakėsohet. Mirėpo, me t’u futur nė spiralen e jetės, njeriu mundet, pėr arsye tė ideve tė gabuara, tė besojė nė nocionet joshėse e prapėseprapė krejtėsisht iluzore si “lindjet zėvendėsojnė vdekjet”, duke mbajtur nė kėtė mėnyrė njė baraspeshė tė popullatės. Njė pėrsiatje e tillė i bėn kushtet e pjekura pėr formimin e njė botėkuptimi tė pavėmendshėm mbi vdekjen. Megjithatė, nėse qė nga ky moment e tutje, nuk do tė ndodhte mė asnjė lindje nė mbarė botėn, ne ende do tė ishim dėshmitarė tė vdekjeve qė do tė ndodhnin njėra pas tjetrės dhe, si pasojė, njė popullsi botėrore qė zvogėlohet. Atėherė do tė fillonte tė hetohej llahtari i vdekjes. Njeriu do tė shihte humbjen e njerėzve qė e rrethojnė njėrin pas tjetrit dhe do tė kuptonte se edhe ai po ashtu do ta pėrjetonte kėtė fund tė pashmangshėm. Kjo i ngjason asaj qė ndiejnė ata qė janė tė dėnuar me vdekje nė radhėn e vdekjes. Ēdo ditė ata pėrjetojnė marrjen e njė apo dy njerėzve pėr t’u ekzekutuar. Numri i njerėzve nė qeli vazhdimisht zvogėlohet. Vitet kalojnė, por ende ēdo ditė, ata qė janė ende gjallė shkojnė tė flenė nė gjendje ankthi mos nė ditėn e ardhshme do t’u vjen radha atyre. Ata kurrė s’pushojnė sė kujtuari vdekjen, as edhe pėr njė sekondė.

    Ēuditėrisht, gjendja e tanishme nuk ndryshon nga shembulli i lartpėrmendur. Tė porsalindurit nuk kanė kurrfarė ndikimi ēfarėdo qoftė mbi ata qė e kanė tė paracaktuar tė vdesin. Kjo ėshtė vetėm njė ide e gabuar psikologjike. Banorėt e tokės tė cilėt jetuan 150 vite mė herėt sot nuk janė mė. Gjeneratat qė erdhėn pas tyre nuk i shpėtuan ata nga vdekja. Gjithashtu, 100 vite mė vonė, ata qė jetojnė tani, me disa pėrjashtime, s’do tė jenė gjallė. Kjo pėr arsye se dynjaja nuk ėshtė njė vend i pėrhershėm pėr njeriun.




    Metodat e mashtrimit tė vetvetes

    Prej arsyeve tė cilat bėjnė qė ne tė harrojmė vdekjen dhe tė zhytemi nė pakujdesi, ekzistojnė po ashtu mekanizma tė caktuar mbrojtės tė cilat njerėzit pėrdorin pėr tė mashtruar vetveten. Kėta mekanizma, disa prej tė cilave janė pėrmendur mė poshtė, e poshtėrojnė njeriun deri nė nivelin e strucit, i cili fut kokėn e tij nė rėrė pėr t’ju shmangur njė situate tė papėlqyeshme.

    — Shtyrja e tė menduarit pėr vdekjen pėr nė vitet e vona tė jetės: Njerėzit nė pėrgjithėsi e marrin si gjė tė sigurt se do tė jetojnė deri nė mesin e tė gjashtėdhjetave apo shtatėdhjetave tė tyre. Kjo shpjegon arsyen pse nė pėrgjithėsi tė rinjtė dhe ata me moshė mesatare e pėrdorin kėtė mekanizėm mbrojtės. Me kalkulime tė tilla nė mendje, ata e shtyjnė tė menduarit pėr ēėshtje tė tilla “tė zymta” pėr vitet e vona tė jetės sė tyre. Nė rininė e tyre – apo nė kulmin e jetės sė tyre – ata nuk duan t’i “turbullojnė” mendjet e tyre me ēėshtje “dėshpėruese”. Vitet e vona tė jetės janė nė mėnyrė tė pashmangshme koha kur njeriu nuk mund ta nxjerr mė tė mirėn nga jeta dhe kjo periudhė e jetės mendohet prej shumė njerėzve tė jetė faza mė e pėrshtatshme pėr tė menduar mė me zell pėr vdekjen dhe pėr t’u pėrgatitur mė mirė pėr jetėn e ardhshme. Kjo sjell po ashtu lehtėsim shpirtėror, pasi qė jep ndjenjėn e tė punuarit pėr Ahiretin.

    Megjithatė, ėshtė e qartė se bėrja e planeve tė tilla afat-gjata dhe jo pėrfundimtare nuk kanė kurrfarė kuptimi pėr atė tė cilit nuk i garantohet as edhe frymėmarrja e ardhshme e tij. Ēdo ditė ai sheh shumė njerėz tė moshės sė tij apo edhe mė tė rinj qė vdesin. Lajmėrimet e vdekjeve pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė gazetave tė pėrditshme. Kanalet televizive japin lajme pėr vdekje nė ēdo kohė. Njeriu ėshtė shpesh dėshmitar i vdekjes sė njerėzve tė tij tė afėrt. Mirėpo, ai pak mendon pėr faktin se njerėzit qė e rrethojnė atė do tė jenė dėshmitar tė vdekjes sė tij apo do tė lexojnė pėr kėtė nė gazetė. Nė anėn tjetėr, edhe nėse jeton pėr njė kohė tė gjatė, asgjė nuk do tė ndryshojė nė jetėn e tij, pasi qė mentaliteti i tij do tė mbetet i njėjtė. Derisa ai nuk ballafaqohet vėrtet me vdekjen, ai vetėm shtyn tė menduarit pėr vdekjen.

    Supozimi se njeriu do tė “kryej dėnimin e tij” nė xhehenem vetėm pėr njė periudhė tė caktuar: Kjo pikėpamje, e cila dominon nė shoqėri, nuk ėshtė asgjė tjetėr pos njė paragjykim. Nė fund tė fundit, nuk ėshtė njė besim qė i ka rrėnjėt nė Kuran. Nė asnjė pjesė tė Kuranit nuk gjejmė pėrmendje tė “ndėshkimit tė njeriut” nė xhehenem pėr njė kohė tė caktuar dhe pastaj tė falet. Ėshtė krejtėsisht e kundėrta, nė tė gjitha ajetet relevante, nė mėnyrė specifike pėrmendet ndarja e besimtarėve dhe jobesimtarėve nė Ditėn e Gjykimit. Pėrsėri ne e dimė nga Kurani se besimtarėt do tė mbesin nė Xhenet pėrjetėsisht, derisa jobesimtarėt do tė hidhen nė xhehenem, ku do tė pėrjetojnė vuajtje tė pėrjetshme:

    Ata edhe thanė: "Neve nuk do tė na kapė zjarri vetėm pėr disa ditė tė numėruara!" Thuaj: "A mos keni marrė prej Allahut ndonjė premtim, e Allahu nuk e then premtimin e vet, ose jeni duke thėnė pėr Allahun atė qė nuk e dini? Po, (do t’ju kapė zjarri) ai qė bėn keq dhe qė e vėrshojnė gabimet e tij, ata janė banues tė zjarrit, aty janė pėrgjithmonė. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė Xhenetit, aty janė pėrgjithmonė. (Sure Bekare: 80-82)

    Njė tjetėr ajet thekson tė njėjtėn gjė:

    E atė (e bėnin) ngase ata thoshin: "Neve nuk do tė na djegė zjarri vetėm pėr pak ditė tė numėruara, e ajo qė shpifėn pėr fenė e tyre, i mashtroi keq. (Sure Ali Imran: 24)

    Xhehenemi ėshtė njė vend i vuajtjes sė paimagjinueshme. Rrjedhimisht, edhe po tė ishte qėndrimi nė xhehenem vetėm pėr njė kohė tė caktuar, njė njeri me vetėdije kurrė nuk do tė pajtohej tė kalonte nėpėr atė vuajtje. Xhehenemi ėshtė vendi ku vetitė e Allahut, el-Xhabar (Imponuesi) dhe el-Kahar (Nėnshtruesi) manifestohen gjer nė shkallėn mė tė lartė. Vuajtjet e xhehenemit janė tė pakrahasueshme me ēdo dhimbje nė dynja. Njė person i cili nuk mund tė durojė madje njė djegie tė gishtit tė tij tė thotė se do tė ishte i gatshėm t’i nėnshtrohet njė vuajtje tė tillė thjeshtė shpreh mendjelehtėsi. Veē kėsaj, njė person qė nuk ndihet i tmerruar nga Zemėrimi i Allahut nuk arrin t’i jap respektin qė Ai meriton. Njė person i tillė, tėrėsisht i privuar nga besimi, ėshtė njė njeri i dobėt i cili s’meriton madje as tė pėrmendet.

    Tė menduarit “Unė tashmė meritoj Xhenetin”: Ekziston po ashtu njė grup njerėzish tė cilėt e konsiderojnė veten si banorė tė Xhenetit. Duke bėrė disa vepra tė vogla qė ata supozojnė tė jenė vepra tė mira dhe duke iu shmangur disa veprave tė kėqija, ata mendojnė se janė tė pjekur pėr tė hyrė nė parajsė. Tė zhytur nė paragjykime dhe duke folur herezi/kufėr tė cilat i lidhin me fenė, kėta njerėz nė tė vėrtetė i mbeten besnik njė besimi tė ndarė plotėsisht prej atij tė Kuranit. Ata e paraqesin veten si besimtarė tė vėrtetė. Mirėpo, Kurani i radhit ata midis atyre qė i bėjnė shok Allahut:

    E ti sillu atyre (qė kėrkuan t'i largosh varfanjakėt) si shembull dy njerėz; njėrit prej tyre i dhamė dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e nė mes atyre dyjave bimė tjera. Tė dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjė, e nė mesin e tyre bėmė tė rrjedhė njė lumė. Ai kishte edhe pasuri tjetėr. E ai atij shokut tė vet (qė ishte besimtar) i tha: - duke u krenuar - "Unė kam pasuri mė shumė se ti e, kam edhe krah mė tė fortė!" Dhe ai hyri nė kopshtin e vet (e me besimtarin pėr dore), po duke qenė dėmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unė nuk mendoj se zhduket kjo kurrė!" Dhe nuk besoj se do tė ndodhė kiameti, (dita e gjykimit), por nėse bėhet qė tė kthehem te Allahu im, padyshim do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė se kjo. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atė -: "A e mohove Atė qė tė krijoi ty nga dheu, pastaj nga njė pikė uji, pastaj tė bėri njeri tė plotė?" "Por pėr mua, Ai Allahu ėshtė Allahu im, e Allahut tim unė nuk i bėj shok askėnd!" (Sure Kehf: 32-38)

    Me fjalėt: “Por nėse do tė kthehem te Allahu im”, pronari i kopshtit shpreh mungesėn e besimit tė shėndoshė nė Allah dhe nė Ahiret dhe si pasojė zbulon se ai ėshtė njė idhujtar i cili ushqen dyshime. Ndėrkohė, ai pretendon se ėshtė njė besimtar superior. Veē kėsaj, ai nuk ndjen dyshime se Allahu do ta shpėrblejė atė me Xhenet. Ky karakter i pafytyrė dhe i ulėt i idhujtarit ėshtė shumė i rėndomtė midis njerėzve.
    Kėta njerėz, thellė nė veten e tyre, e dinė se ata janė krejtėsisht mashtrues, mirėpo posa tė merren nė pyetje pėr kėtė, ata pėrpiqen tė dėshmojnė pafajėsinė e tyre. Ata pohojnė se zbatimi i urdhrave tė fesė nuk ėshtė aq me rėndėsi. Pėr mė tepėr, ata pėrpiqen tė shfajėsojnė vetveten, duke pohuar se njerėzit nė dukje besimtar qė shohin rreth vetes sė tyre janė tė pamoralshėm dhe tė pandershėm. Ata pėrpiqen tė vėrtetojnė se janė “njerėz tė mirė” duke pohuar se nuk i duan tė keqen askujt. Ata pohojnė se nuk ngurrojnė t’u japin tė holla lypėsve, se kanė shėrbyer me ndershmėri nė shėrbim publik me vite tė tėra dhe kėto janė gjėrat qė e bėjnė njė Mysliman tė sinqertė. Ata ose nuk e dinė ose thjeshtė bėhen kinse nuk e dinė se ajo qė njė njeri e bėn Mysliman nuk ėshtė se shkon mirė me njerėzit por tė qenit rob i Allahut dhe zbatimi i urdhrave tė Tij.

    Nė njė pėrpjekje pėr tė mbėshtetur fenė e tyre tė shtrembėruar mbi njėfarė shpjegimi tė arsyeshėm, ata pajtohen me disa ide tė gabuara. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė tipike pėr josinqeritetin e tyre. Pėr tė legjitimuar jetėn e tyre, ata kėrkojnė strehim nė sloganet si: “Forma mė e mirė e adhurimit ėshtė tė punosh” ose “ajo qė ka rėndėsi ėshtė sinqeriteti i zemrės.” Me fjalėt e Kuranit, kjo ėshtė pikėrisht “shpikje e gėnjeshtrave ndaj Allahut” dhe meriton ndėshkimin e Xhehenemit tė pėrjetshėm. Nė Kuran, Allahu pėrshkruan gjendjen e njerėzve tė tillė si vijon:

    Ka disa njerėz qė thonė: "Ne i kemi besuar Allahut dhe jetės tjetėr (Ahiretit), po nė realitet ata nuk janė besimtarė. (Sure Bekare: 8)

    — Shpjegimet e arsyeshme me standarde tė dyfishta: Ndonjėherė kur njerėzit mendojnė pėr vdekjen, ata supozojnė se do tė zhduken pėrjetėsisht. Njė ide e tillė befasuese i shtyn ata tė zhvillojnė njė tjetėr mekanizėm mbrojtės; ata i kushtojnė vetėm gjysmėn e besimit faktit se “ekziston njė jetė e amshueshme e premtuar prej Allahut.” Njė pėrfundim i tillė ngjallė pak shpresė tek ata. Kur ata t’i marrin parasysh pėrgjegjėsitė e njė besimtari ndaj Krijuesit tė tij, ata parapėlqejnė qė tėrėsisht ta shpėrfillin faktin e njė jete tė amshueshme. Ata ngushėllohen duke menduar: “Nė fund tė fundit, ne do tė zhdukemi plotėsisht. Nuk ekziston jeta pas vdekjes.” Njė supozim i tillė shtyp tė gjitha frikėt dhe shqetėsimet, siē ėshtė dhėnia e llogarisė pėr veprat qė ka punuar njeriu nė Ditėn e Gjykimit apo vuajtja nė zjarrin e xhehenemit. Nė tė dyja rrethanat, ata ēojnė jetėt e tyre nė pakujdesi deri nė fund tė jetės sė tyre.




    Pasoja e pakujdesisė

    Siē kemi thėnė nė pjesėt e mėparshme, vdekja pashmangshmėrisht ia tėrheq vėmendjen njeriut sa tė jetoj. Kėta pėrkujtues nganjėherė dėshmojnė tė jenė tė dobishėm, duke e shtyrė njeriun tė bėj njė rishikim tė prioriteteve tė tij nė jetė dhe tė rivlerėsojė botėkuptimin e tij nė pėrgjithėsi. Por ka kohė tjera kur mekanizmat e lartpėrmendur mbrojtės marrin kontrollin, dhe me kalimin e secilės ditė, perdja e pakujdesisė pėrpara syve tė njeriut bėhet mė e dendur.

    Nėse jobesimtarėt e presin vdekjen tė qetė dhe kanė njė ndjenjė tė paarsyeshme tė rehatisė, madje edhe kur janė plotėsisht tė vetėdijshėm pėr afrimin e saj nė vitet e fundit tė jetės sė tyre, ėshtė pėr shkak se ata janė plotėsisht tė mbėshtjellur me kėtė perde. Kjo pėr shkak se vdekja tek ata ka domethėnien e gjumit tė rėndė dhe ēlodhės, prehjes dhe qetėsisė dhe njė lehtėsimi tė pėrjetshėm.

    Mirėpo, pėrkundėr asaj qė ata mendojnė, Allahu, Ai i Cili krijon ēdo qenie prej asgjėje dhe Ai i Cili i bėn ata tė vdesin dhe i Cili do t’ju jap jetė tė gjitha krijesave nė Ditėn e Gjykimit, ju premton atyre pendim dhe pikėllim tė pėrjetshėm. Ata gjithashtu do tė jenė dėshmitarė tė kėtij fakti nė momentin e vdekjes, njė kohė kur ata pandehin se do tė bien nė njė gjumė tė amshueshėm. Ata e kuptojnė se vdekja nuk ėshtė njė zhdukje totale, por momenti fillestar i njė bote tė re pėrplot vuajtje. Shfaqja e llahtarshme e engjėjve tė vdekjes ėshtė shenja e parė e kėsaj vuajtjeje tė madhe:

    E si do tė jetė atėherė puna e tyre kur engjėjt t'ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave tė tyre? (Sure Muhammed: 27)

    Nė kėtė moment, mendjemadhėsia dhe pafytyrėsia e jobesimtarėve para vdekjes shndėrrohen nė llahtar, pendim, dėshpėrim dhe dhimbje tė pėrjetshme. Nė Kuran, kėsaj i referohet si vijon:

    E ata thanė: "A pasi qė ne tė tretemi nė tokė, a thua ne rishtazi do tė krijohemi?" Por (ēka ėshtė edhe mė keq) ata nuk besojnė se do tė dalin para Allahut tė tyre. Thuaj: "Engjėlli i vdekjes, i cili ėshtė caktuar pėr ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do tė ktheheni te Allahu juaj". E, sikur tė shihje mėkatarėt se si ulin kokat e veta pranė Allahut tė tyre: "Allahu ynė, tash pamė dhe dėgjuam, na kthe pra edhe njė herė e tė bėjmė vepra tė mira, se tash jemi tė bindur". (Sure Sexhde: 10-12)




    Nuk ka ikje nga vdekja

    Vdekja, posaēėrisht nė moshė tė re, rrallėherė na shkon nė mendje. Duke e konsideruar kėtė si fundin, njeriu madje i shmanget edhe tė menduarit pėr tė. Mirėpo, pikėrisht sikur qė shmangja fizike nuk siguron shėrim pėr vdekjen, po ashtu as shmangja e tė menduarit pėr tė. Veē kėsaj, ėshtė e pamundshme tė shpėrfillet vdekja. Ēdo ditė, gazetat mbajnė tituj lidhur me vdekjen e aq shumė njerėzve. Ju shpesh hasni nė makina varrimi apo kaloni pranė varreve. Tė afėrmit dhe bashkėpunėtorėt vdesin. Funeralet e tyre apo vizitat pėr tė ngushėlluar anėtarėt e familjes pashmangshmėrisht e sjellin vdekjen nė mendjen tonė. Meqenėse njeriu ėshtė dėshmitar i vdekjes sė tjerėve dhe nė veēanti vdekjes sė njerėzve tė dashur tė tij, ai pashmangshmėrisht mendon pėr vet fundin e tij. Ky mendim e lėndon atė thellė nė zemėr, duke e bėrė tė shqetėsohet.

    Pa marr parasysh se sa shumė reziston individi, kudo qė kėrkon mbrojtje apo sado qė pėrpiqet tė ik, ai nė tė vėrtetė mund tė takoj vdekjen e tij nė ēdo moment. Ai nuk ka zgjidhje tjetėr. Pėrpara tij nuk ekziston asnjė rrugėdalje tjetėr. Numėrimi nuk mbaron kurrė, as edhe pėr njė moment. Kudo qė ai kthehet, vdekja e pret aty. Qarku mbyllet vazhdimisht dhe pėrfundimisht i arrin ata:

    Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej sė cilės po ikni, ka pėr t'ju zėnė, e mandej do tė silleni te Ai qė e di tė padukshmen dhe tė dukshėm, dhe atėherė Ai do t'ju njoftojė me atė qė keni punuar". (Sure Xhum’a: 8)

    Kudo qė tė jeni vdekja do t'ju kapė, po edhe nė qoftė se jeni nė pallate tė fortifikuara. (Sure Nisa: 78)

    Kjo ėshtė arsyeja pse ne duhet tė ndalojnė sė mashtruari veten apo tė shpėrfillim faktet dhe tė pėrpiqemi tė fitojmė kėnaqėsinė e Allahut gjatė kėsaj periudhe tė paracaktuar prej Tij. Vetėm Allahu e din kur do tė kalojė kjo kohė.

    Profeti ynė Muhammedi (saas) ka thėnė po ashtu se njėra prej mėnyrave mė tė mira qė tė ndalohet ngurtėsimi i ndėrgjegjes sė njeriut dhe tė arrijė karakter tė mirė ėshtė duke pėrkujtuar shpesh vdekjen:

    Abdullah ibn Umari ka rrėfyer: “I Dėrguari i Allahut (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: ‘Kėto zemra ndryshken mu sikurse hekuri kur preket nga uji.’ Nė pyetjen se ēfarė do tė mund t’i pastronte ato ai u pėrgjigj: ‘Pėrkujtimi i vazhdueshėm i vdekjes dhe kėndimi i Kuranit.’” (Tirmidhiu 673)
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •