Nė 100 vjetorin e saj atdhetarit Sotir Peci


Sotir Peci, rilindas i shquar, kjo figurė e madhe e arsimit, kulturės shqiptare, ka lindur nė Dardhė, mė 13 korrik 1873, nė familjen e tregtarit te pasur tė qerestesė Jovan Pecit. Mbeti jetim qysh nė moshė shumė tė vogėl, por u rrit nėn njė pėrkujdesje tė madhe nga tė afėrmit tė tij. Shkollimin fillestar dhe atė tė mesėm i pėrfundoi nė shkollat greke nė Korēė.
Kur mbushi moshen 17 vjeēare, Sotiri dėrgohet nė Athinė pėr tė studiuar nė universitet, ose siē e quajnė grekėt, Penepistimion, pėr shkencat e natyrės. Nė periudhen 15 vjeēare tė qėndrimit ne Athinė, ai u aktivizua intensivisht me problemet e migracionit shqiptar si edhe me pėrhapjen e gjuhės shqipe midis tyre, por edhe midis arvanitasėve (barbaēėve). Madje, Sotiri fillim tė shekullit XX, nė vitet 1902-1903 ai u pėrpoq tė krijonte njė komitet tė fshehtė pėr ēlirimin e Shqipėrisė, me shqiptarė dhe barbaēė.
Arritja mė e madhe nė veprimtarinė atdhetare, tė Sotir Pecit, ka qenė shtypja e Fjalorit tė Konstandin Kristoforidhit. Ai ndermjetėsoi deri tek ministri i jashtėm grek, me anė tjeter morri persiper edhe shpenzimet e botimit. Veprimtaria atdhetare e tij ra nė sy edhe pėr ti shpetuar ndjekjeve osmano-greke, nė fillim te shtatorit te vitit 1905, migroi nė SHBA. Ishte koha, kur shqiptarėt e Amerikės filluan te organizoheshin nėpėr shoqata, pėr tė ndihmuar sa mė shumė dhe sa mė mirė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

Shoqata « Vėllazėria Mirźbźrse Dardharare » vendosi te botonte nje gazetė « kombėtare » dhe drejtor tė saj zgjodhėn Sotir Pecin, shqiptarin mė tė shkolluar dhe mė tė kulturuar. Gazeta, dyjavore, me emrin « Kombi » u botua pėr herė tė parė, mė 15.06.1906, nė Boston, e vijoi deri nė vitin 1909, me 110 numra tė botuara. Nė fillim, Peci i kryente qė tė gjithė punėt e njė gazete, drejtor, redaktor, korrektor, tipograf dhe palosės. Mė pas ato pune u ndan midis tre personave : S.Pecit, At Fan S.Nolit dhe Efthim Naēit. Nga nr.41 i saj filloi tė botohej edhe nje shtese e titulluar « fleta letrare », ku bashkepunuan Fan S.Noli me pseudonimin Ali Baba Qyteza, Kristo Dako, Petro Nini, Mihal Grameno, Nuēi Naēi. Shumė shpejt,gazeta u bė organ ļ rėndėsishėm atdhetar. Qė ne numrin e pare, S.Peci i dha gazetės njė drejtim antiosman dhe antishovinist grekomadh. Ai besonte se populli shqiptar kishte forca tė brėndėshme, qe tė mund tė shporte pushtimin osman. Ndėrkohė, duke njohur dėmin e madh qė i sillnin ēeshtjes shqiptare, armiqt e brėndshėm tė saj, keshillonte kunder tyre kėrbaēin dhe dhunėn. Nė shkrimet e tij, S.Peci, paraqitet si idhėtar i luftes sė armatosur, duke pėrkrahur ēetat e para atdhetare. Gazeta, per dy vjet veprimtari, perhapi, nxiti dhe edukoi mėrgimtarėt e Amerikės me atdhedashuri, u doli pėr zot tė drejtave tė shqiptarėve pėr vetqeverisje, duke luftuar pretendimet e shovinistėve grekė, nxiti dhe perkrahu lėvizjen e armatosur, luftoi pėr njė kishė tė pavarur orthodokse shqiptare, u pėrpoq pėr tė themeluar shoqeri atdhetare dhe per bashkimin e tyre nė njė federate tė vetme e tė fuqishme. Nė SHBA sėbashku me Fan S.Nolin dhe Petro Luarasin, mė 1907 nė Boston, themeluan shoqerinė “Besa-Besė”, ndėrsa nė Sen Luis, shoqėrinė « Lidhja Orthodokse »Nė atė shtypshkronjė tė vogėl, primitive, ku shtypej gazeta “Kombi”, Sotir Peci botoi edhe njė « Methudhė pėr tė mėsuar gjuhėn englezēe” dhe dramėn e Fan S.Nolit “Izraelitė dhe filistinź”.Nė vitin 1908 shtypshkronja dhe gazeta “Kombi” u ndodhėn para vėshtirźsive tė mėdha financiare, ndaj edhe Sotir Peci vendosi tė ndėrpres bashkėpunimin me “Kombin” dhe tė kthehet nė atdhe.

Asokohe, nė Perandorinė Osmane, ishte shpallur “Hyrieti” dhe reformar e xhonturqeve. Atdhetarėt shqiptarė, duke pėrfituar nga ajo gjėndje parapėrgatiten Kongresin e Alfabetit nė Manastir. Nź ate kongres do tė merrnin pjesė atdhetarė nga gegėria, toskėria, nga diaspora nė Itali (arbėreshėt) dhe nė Greqi (arvanitasit), nga pėrfaqėsuesit e kolonive shqiptare tė SHBA, Stambollit, Rumanisė, Egjiptit

Kolonitė shqiptare tė Amerikes, tė mbledhura datė 13 shtator 1908, nė sallėn « Phonix Hall” tė Bostonit, vendosėn me unanimitet , qė nė atė kongres tė dėrgohej, si pėrfaqėsues i tyre, Sotir Peci. Nisja e Sotirit nga SHBA u bė mė 30 shtator dhe u kthye nė njė manifestim tė vetvetishėm tė atdhetashurisė..

Nė fillim tė tetorit, Sotiri ishte nė Bukuresht, ku mori pjesė edhe nė mbledhjet e Kolonisė Shqiptare tė Bukureshtit. Shqiptarėt e Rumanisė, ashtu si edhe ata tė SHBA, vendosėn qė tė pėrfaqėsoheshin nga ish drejtori i gazetes « Kombi », atdhetari i mirėnjohur, Sotir Peci.

Ky kongres filloi mė 14 nentor dhe perfundoi me 22 nentor 1908.Nė kongres morėn pjesė 32 delegatė, nga 22 qytete dhe shoqata.

C’perfaqėsoi dhe ē’farė solli Peci nė atė kongres ?

Mendimet e tij S.Peci i kishte trajtuar, kohė mė parė, nė faqet e gazetės “Kombi”. Ai ishte i bindur dhe i vendosur pėr njė alfabet tė gjuhės shqipe, krejtėsisht, me germa latine. Po tė kemi parasysh pėrberjen heterogjene tė shoėrive dhe klubeve, qė u pėrfaqėsuan atje, bėhet menjėherė e qartė se S.Peci pėrfaqėsonte atje rrymėn mė pėrparimtare tė kohės. Pa mėdyshje u zgjodh alfabeti thjesht latin, me diagrame, krejt ashtu siē ishte ai i shoqėrisė “ Bashkimi” tė Shkodrės. Vendimi pėr njė alfabet latin, qė i vendos autorėt e tij, mbi njė piedestal tė ndriēuar kombėtar, ishte njė vendim me rezonancė tė gjatė historike, qė vjen nė mbėshtetje tź tezave aktuale, pėr njė Shqipėri tė orientuar, gjithmonė, drejt perėndimit, shėnon njė nga momentet mė kulmore tė historisė, kulturės dhe arsimit kombėtar.

Kongresi i Manastirit nuk mund tė linte mėnjanė dhe problemet e tjera politike tė kohės, qė lidheshin me rrugėt dhe kėrkesat pėr tė arritur tek pavarėsia aq e shumė pritur. Ato ishin : njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhės shqipe, zgjerimi i tė drejtės sė organeve lokale nė ēėshtjet e taksave, kufizimi i detyrimit ushtarak e tj.

Klubi “Bashkimi” i Manastirit bėnte plane pėr tė kaluar nė zbatimin praktik tė vendimeve tė kongresit. Tentonte tė blinte njė shtypshkronjė moderne pėr botimin e librave, sidomos tė teksteve shkollore dhe do tė nxirrte njė gazetź.

Shumė muaj u pėrfol nė rrethet atdhetare tė publicistikės, se drejtori i gazetės sė re do tė ishte Sotir Peci, por kur doli nė qarkullim ajo gazetė me emrin ” Bashkimi Kombit”, drejtor i saj ishte Feim Zavalani, njė atdhetar i vjetėr dhe shumė i nderuar nė vilajetin e Manastirit e ne sanxhakun e Korēes e Kolonjės.

Sotir Peci kthehet nė Korēė, me vendimin pėr tu bėrė mėsues nė Shkollėn qytetėse. Pikėrisht, nė kėtė kohė, mė 2 -9 shtator 1909, nė Elbasan u zhvillua Kongresi « Arsimor », ku morėn pjesė pėrfaqėsuesė nga 35 klubet atdhetare te kohes. Atje u muar vendimi, hapja e njė shkolle normale, e cila do te pergatiste mėsuesit e shkollave fillore, qė duheshin pėr hapjen e shkollave nė tė gjithė trojet shqiptare. Per mbarėvajtjen e asaj shkolle u ngrit nė Elbasan njė komision me ne krye Dervish bej Biēakun dhe me pėrkujdesjen e veēantė tė Shoqerise « Perparimi » tė Korēės. Kjo shoqėri do tė pėrkujdesej pėr botimin e teksteve shkollore.

Pasi u vendos hapja e shkolles, u caktua edhe personeli pedagogjiko-mė-simor, qė do tė drejtohej nga Luigj Gurakuqi dhe do tė kishte nė pėrbėrjen e tij: Aleksandėr Xhuvanin, Sotir Pecin, Hajdar Blloshmin, Hafiz Ibrahim Dalliun, Dhimitėr Pararisto, Simon Shuteriqin, Petėr Dodbibėn dhe Hasan Mezen.

Sotir Peci do te jepte lendet : matematikė dhe shkencat e natyrės.

Megjithėse nuk u mungonte as pergatitja profesionale, as guximi atdhetar, mesuesit nuk e ndjenin veten tė sigurtė dhe tė mbėshtetur. Nuk ishin vetėm mungesat e teksteve e mjeteve mesimore dhe as terminologjia e munguar e shkencave natyrore dhe shoqėrore, ata i ndruheshin ndėrhyrjeve tė administratės osmane, i druheshin vėshtrimeve dhe qėndrimeve armiqėsore tė autoriteteve fetare, qė i shikonin me dyshim mėsuesit laikė. Per veshtirėsitė e punes se kesaj shkolle, e cila mbeti me emėr ne historinė e arsimit shqiptar, kanė shkruar Luigj Gurakuqi, Lef Nossi e me vonė Mahir Domi.

Po citojmė ēfarė shkruante gazeta “Tomorri” i L. Nossit, ne 1909.

« ….Pźr te mirėn dhe perparimin nė kėtė shkollė, janė tue bamun theror pushimin dhe prehjen e ditės, qetėsinė dhe gjumin e natė e qė nga mungesa e librave tė shtrėngohen pėr ti grumbulluar andej-kėtej,…..tė perkthejnė mėsimet e nevojshme dhe ma sė fundi te krijojnė njė gjuhė tė bukur dhe tė embėl, njė gjuhė pothue tė pėrbashkėme qė tė kuptohet si prej toskėve, ashtu edhe nga gegėt Sigurisht, puna e vėshtirė e mėsuesve nuk ishte vetem ajo. Nxėnėsve iu jepeshin mėsimet tė shaptilografuara, ne formė dispencash. Ato prodhoheshin nga 50-80 copė, pėr tė iu shpėrndarė nxėnėsve tė Normales.

Pėr njė shkollė tė sapo ēelur, tė varfėr nė gjithēka, e vetmja rrugė e plo-tėsimit te nevojave urgjente, mbetej tu kėrkohej ndihma nga populli atdhetar. Dervish Biēaku dhe Sotir Peci, fulluan njė fushatė nė popull, pėr ti kėrkuar libra, tekste dhe gazeta, pėr tė pajisur njė bibliotekė modeste.

Sotir Peci, si mėsuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi, pėr herė tė parė nė Shqipėri termonologjinė kimike, fizike dhe ate te shkencave natyrore.

Ai e ndjente, me shumė se mesuesit e tjerė, nevojėn per mjete mesimore, ndaj ai iu drejtua shokėve dhe miqve tė tij nė SHBA. Ai i kėrkonte gjėra tė thjeshta: acide, baza, kripa tė thjeshta, epruveta, pinceta, llampa alkooli, disa kampione mineralesh dhe koleksion insektesh.

Por shoket e tij ishin tė varfer, “ dorėhollė” ose nuk arrinin ta kuptonin drejt kėte kerkesė. Duhet pohuar me keqeardhje se shkollėn po e sulmonin edhe disa elbasanas qė ishin klerikė fanatikė, qė s’mund tė pranonin qė nxėnėsit muhamedanė te mesoheshin nga pese mesues “mualime kaurr”. Madje edhe mesuesi i asaj shkolle Hafiz Ibrahim Dalliu, ndonese mesimet e fese i bente ne gjuhen shqipe, kerkonte qe brenda lokalit te shkolles te kishte nje vend falje dhe nxenesit te merrnin pese here “abdest”. Megjithatė kėto forca tė njė naiviteti me sens fetar nuk do te kishin mundur tė mposhtnin vullnetin e popullit elbasanas, per arsim, culture dhe perparim shoqeror, nėse nuk do te vinte me ushtrite osmane gjenerali famekeq xhon-turk, Shefqet Turgut Pasha, per te shtur dhe shpartalluar ēdo levizje kombetare. Ky general i urryer i vuri ēelsin edhe Shkolles Normale dhe rrahu nė mes tė pazarit disa mėsues tė gjuhes shqipe.

I dėshperuar, S.Peci la shkollen dhe Elbasanin dhe u kthye nė Korēė.

Me kthimin e tij, S.Peci fillon te bashkepunojė vrullshėm me atdhetaert e tjere korēare, ne themelimin e “Lidhjes Orthodokse” si edhe krijimin e “Bandes lirisė”

Nė vitet 1911-1912 ai ishte drejtori i Shkolles se pare Shqipe te Korēes, ku kishte mesues te devotshem koleg, si Thoma Avramin, Nisi Themelin, Stafan Kondillarin , Zef Kakariqin, qė ishin figura te pasterta atdhetare.

Gjate Luftrave Ballkanik dhe pushtimit grek, Sotir Peci mbeti ne Korēe, madje edhe u burgos, sėbashku me Petro Zografin, Rifat Shtyllen dhe Nepsi Kerenxhin per pak kohe.

Aty nga mezi i gushtit 1913, Sotiri mundi me rruge klandestine te shkonte me problemet e arsimit te Qeverise se Vlores, si kėshilltar i ministrit te asaj kohe, Luigj Gurakuqit. Vetė ky i fundit vite mė vonė, ne kujtimet e tij, shkruante:
«……Peci do te merrej edhe me nje projekt bmbi themelimin e njė Akademie Kombetare per shpikjen dhe zgjedgjen e shenjave teknike, qe i duhen gjuhės sone te shkruar e me perpilimin e programeve e te librave shkollore”Ai merr pjese aktive ne hapjen e Shkollave te reja ne gjuhen shqipe, nė prefekturat e juridiksionit te Qeverise se Vlores, si ne Elbasan, Berat, Lushnje, Kavaje, Durrės dhe gjetkė.

E kesaj kohe ishte edhe pergatitja dhe botimi i « Vitit premtar te gramatikės » per klasat e treta dhe tė katerta, ne parathenjen e se ciles ai shkruante : « ….Idea qe mbreteron sot midis atdhetarėve per te krijuar nje gjuhe te perbashket kombetare nuk mbeshtet mbi asnje themel, po te marrim ndėnė vėshtrim zhvillimin e gjuhrave te tjera. Gjithź gjuhet kane dialekte dhe ndėnė dialekte, por asnje komp nuk ka pelqyer asnjė nga kėta. Ata i kane bashkuar qe te benje njė gjuhe kombetare……per ne eshte e mjaft qe ne te bashkohemi, tosket me njėren anė dhe geget te tjetren ane dhe duke mbledhur gjēthe nendialektet, sikush me nje gjuhe shkollare dhe le te leme kohen te benje punen e vet….

Sotir Peci ben pjese ne ate grup personalitetesh te asaj kohe te cilet perpilojne nje memorandum drejtuar qeverise duke evidentuar gabimet dhe te metat e veprimtarise se saj. Nė kete grup merrnin pjese : Faik Konica, Mithad Frasheri, Mehdi Frasheri, Naxhi Libohova, Sabri Qyteza, Haki Glina e te tjere.

Gjate periudhes se Mbretit W.Wiedd, Sotiri vazhdoi te ishte nje nga organizatoret e arsimit shqiptar. Ai i sugjeroi mbretit domosdoshmerine e nje trupi Kosturin, Sali Nivicen, Muēo Qullin (Leskovikun)e tjere, per te luftuar ēdo qendrim apo veprim antikombetar. Veēanerisht kunder pushtuesit malazez. Ndaj, ne 15 korrik 1915, Sotir Peci, Aqif Pashė Biēaku, Luigj Gurakuqi, Eshref Frasheri, Fejzi Alizoti arrestohen nga vautoritetet malazeze dhe mbahen te ushtrie nderkombetare per te mbeshtetiur shtetin e ri, ashtu siē ishte vepruar me mbretin grek Jorgon. Mbas largimit te mbretit Shqiperia mbeti nen nje anarki te plote dhe nen nje pushtet te eger te Esad Pasgė Toptanit. Ndaj nje grup i madh atdhetaresh u larguan nga Duurėsi, per ne Shkoder e cila asokohe ishte nen mbikqyrjen e nje Komisioni Nderkombetar te Kontrollit. Nė vitin 1915 ne Shkoder u be antar i Komitetit te Fshehtė Atdhetar, sė bashku me Salih Vuēiternin, Halim Gostivarin, Filip Krajėn, Sejfi Vllamsein, Idhomene burgosur ne Podgorice.Ata lirohen nė janar te vitit 1916, nga Ushtria Austro Hungareze dhe vijne e vendosen ne Shqipėrine Veriore e deri ne Vjosė e Berat.Administrata Shqiptare e Shkodres, me drejtor te arsimit Luigj Gurakuqin, nė vitet 1916-1918 e kishte emėruar Sotir Pecin antar i Komisies Letrare te Shkodres, nėnpunes me rrogė, ku benin pjese : Gjergj Pekmezi, At Gjergj Fishta, Mati Logoreci, Hilź Mosi, At Ambroz Marlaskaj, Dom Ndre Mjeda, Luigj Naraēi dhe kishin per konsulencė gjuhėtaret austro-gjermanė M.Lambertz e R.Nachtingal. Ne ato kushte te favorshme, ne Shkoder u vune ne perdorim disa tekste mesimore, tė pėrgatitura nga Sotir Peci dhe nga mesueset shkodrane te arsimuar nė Austri. »Abetare » e Ndue Paluces, librat e II dhe te III te kendimit nga Sotir Peci, Gramatikat e A.Xhuvanit dhe te shtypura ne Vienė.

Nė mbarim te Luftes I Boterore u krijua ne Durres Qeveria Turhan Pashės, e cila ne shkurt te vitit 1919 e emeroi Sotir Pecin, drejtor tearsimit ne Tirane dhe pas dy muajve, ai u emėrua keshilltar i perkohshem i Delegatesise (ministrise) se Arsimit, me nje shperblim te veēante, bashke me titullin drejtor i arsimit per prefekturen e arsimit. Ai menjėhere u impenjua thellesisht me problemet e arsimit te asaj kohe, madjhe beri edhe bpropozime konkrete per nje organizim mė te mirė te sistemit shkollor.

Sotir Peci, ndonese ishte nenpunes i Qeverise se Durresit, ishte kundra politikes se saj proitaliane, ndaj edhe kur priti ne Tiranė, majorin anglez M.Eden, ai e mbeshteti ate dhe sugjerimet e tij, per organizimin e nje kongresi kombetar qe do te konsiferonte qeverine aktuale te papranueshme nga populli shqiptar. Ndaj Sotir Peci ishte nje nga organizatoret e Kongresit te Lushnjes, madje ai u zgjodh delegat edhe nenkryetar i kongresit, mbas Aqif Pashė Biēakut .

Ne Qeverine e Sulejman Delvines, qe doli nga Kongresi i Lushnjes, Sotir Peci ishte ministri i arsimit i saj. Me kete detyre Sotir Peci ishte me shumė se kudo ne fushen e tij te veprimtarise me prodhimtare.

Ai organizoi Kongresin e pare arsimor, me 1920, ne Tiranė si edhe fillesat sistemin arsimor modern shqiptar. Por Sotir Peci u ngarkua qeveria edhe me detyra te diplomacise, duke e derguar ne Rome, me « punera te lidhura me veprimin e qeverise sonė dhe pergjithėsisht me ēėshtjen shqiptare, e cila pėr fat tė keq s’ėshtė zgjidhur ende »

Merr pjese edhe nė Kongreset e arsimit te viteve 1922 dhe 1924.

Ne vitin 1921 zgjidhet si deputet i Korēes ne Parlamentin e pare shqiptar dhe nga 24 dhjetori i 1922 zgjidhet antar i Keshillit te Nalte, nje nga tė katėr regjentėt

Sotir Peci, mbas vrasjes se Avni Rustemit u bashkua me opozitėn antizogiste dhe si tille qendroi si regjent gjate periudhes se Qeverise se Fan Nolit, por kurdohere i papajtuar me veprimet jo legale dhe ato te dhunshme tė asaj qeverie. Ai ishte nje demokrat liberal, kunder dhunes dhe perdoruimit te forces. Te tille opozitar lkishte shume si Stavro Vinjahu, Agjah Libohova, Fuad Asllani e tjere. Nė 24 dhjetor 1924 ai migroi ne Itali edhe u vendos nė Bari.

Ai nuk pranoi te futej ne rradhet e « Konares » qe udheiqej nga Fan Noli, Koste Boshnjaku, Zai Fundo e tjere, sepse e dinte qe ajo organizate subvensionohej nga Internacionalja Komuniste (Kominterni) ne Moske.

Sotir Peci edhe pse jetonte ne Itali nuk pranoi te merrte rrogė nga italianet, apo edhe nga Beografi, ashtu sikurse kishin bere shume antizogistė.

Nė Bari ai krijoi nje grupin me personalitetet te pa angazhuar politikisht, qe u quajt « Bashkimi Kombetar ». Nė atė grupim, me kryetar Sotir Pecin, bėnin pjesė : Stavro Vinjahu, Kostė Paftali, Rexhep Mitrovica, Spiro Koleka, Ali Kėlcyra, Leonidha Frasheri, Xhemal Bushatin, Riza Danin, oficerėt : Dhimter Bala, Hysni Peja, Lekė Margjini, Koēo Muka, Xhelal Preveza e tjere.

Ne emigracion Sotir Peci mbajti nje qendrim te paepur ndaj Ahmed Zogut. Madje ne vjeshten e vitit 1925 Grupimi « Bashkimi Kombetar » i Sotir Pecit, botoi nje « Proklamatė » te forte antizogiste, anti feudale.

Qendrimin e tij mospajtues e mbajti vazhdimisht edhe kur per nje pajtim kombetare u angazhuan Faik Konica, Hilė Mosi, Leonidha Naēi, Faslli Frasheri. Nė vitin 1929, pas keter vitesh vuajtjesh dhe privacionesh ekonomike dhe shoqerore nė Itali, Sotir Peci e pranoi amnistinė e dyte te Zogut dhe morri pasaporten shqiptare, por ne atdhe nuk u kthye i gjallė. Ai shkoi dhe jetoi ne Athinė, ku kishte pasuri te medha, por qė ai nuk i gėzoi. Vitet e fundit te jetes sė tij i kaloi ne varferi dhe shpesh i sėmurė. Sotir Peci vdiq pas nje sėmundje te rende, ne Follorinė, me 9 prill 1932 dhe u varros ne Korēė, me shumė nderime, ne 10 prill. Ai dha nje kontribut shumė tė rėndėsishėm ne problemet e arsimit, si publicist, si autor tekstesh shkollore. Ai per here te pare futi ne shkolle eksperimentin ne shkencat e natyres. Sotir Pecit i kanė dhene titullin « Mesues i Popullit ».

PROF.DR. URAN ASLLANI
Gazeta Standart