Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer-Shqiptari “makineri” golash në kampionatin e 16 vjecarëve

    Londer-Shqiptari “makineri” golash në kampionatin e 16 vjecarëve

    Outlan Klosi shënoi 46 gola duke u renditur i pari

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Në kampionatin anglez të futbollit për 16 vjecarë golshënuesi më i mirë shpallet një shqiptarë.
    Ai quhet Outlan Klosi i cili luan me ekipin londinez Eaton Manor FC.
    Qendërsulmuesi Klosi gjatë sezonit futbollistik 2008-2009 ka shënuar 46 gola duke lënë pas me shtatë gola diferencë britanikun Symeon Taylor e vëndit të dytë me 39 dola.
    Shtatlarti shqiptarë ka disa vite që luan për ekipe të ndryshme londineze.
    16 vjecari Klosi shpalosi talentin e tij gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol të rëndësishëm në shpalljen e skuadrës Eaton Manor kapione e Anglisë në ligën e 16 vjecarëve.
    “Padyshim është një arritje personale gjë e cila më bën të lumtur. Shpresoj se shpallja gol-shënuesi më i mirë i ligës do të më ndihmojë për karrierën time të mëtejshme” shprehet Klosi.
    Richard Jones traineri Eaton Manor thotë se Otlan Klosi është një futbollist me përgatije të lartë vizike, mbi të gjitha ai din ta gjej rrugën e golit.
    Jones gjithashtu pohon se Klosi ka një të ardhëme të suksesshme në futbollin britanik gjatë viteve në vazhdim pasi teknikish si lojtarë ai do të kapë nivelet e duhura.
    Specialistët e futbollit britanik kanë ndjekur nga afër ndeshjet e fundit të këtij kampionati duke parë nga afër talentin shqiptarë.
    Ky sukses i Outlan Klosit ka ngjallur interesin e shefit ekzekutiv të ekipit të Totenhamit i cili personalisht i ka ofruar atij mundësinë e testimit për tu parë nga trajnerët e të rinjve pranë kësaj skuadre.

  2. #2
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    shpresojme te jete nje nga talentet e te ardhmes te kombetares tone.......
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  3. #3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Citim Postuar më parë nga toni007 Lexo Postimin
    shpresojme te jete nje nga talentet e te ardhmes te kombetares tone.......
    Pak vështirë sepse zakonisht preferojnë të qëndrojnë jashtë dhe të mos merren me skuadrat.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #4
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Citim Postuar më parë nga Peniel Lexo Postimin
    Pak vështirë sepse zakonisht preferojnë të qëndrojnë jashtë dhe të mos merren me skuadrat.
    ndoshta po do shpresuar se origjina nuk harohet....
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  5. #5
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    ishalla re se ku i dihet behet i mire per kombetare :P

    nese se per te ardhmen e shqiperis kam cunin tim un mardona do e bej ;P
    RROFTE SHQIPERIA

Tema të Ngjashme

  1. Roli i UNMIK në Kosovë
    Nga Hyllien në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •