Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120

    Flamuri shqiptar “pushton” në Polin e Veriut

    Flamuri shqiptar “pushton” në Polin e Veriut
    Një përputhje rrethanash jo të zakonta kanë bërë që flamuri kuqezi të valëvitet në pikën më të pamendueshme e njëkohesisht më veriore të globit, në Polin e Veriut. Flamuri shqiptar ka mbërritur në pol, ironikisht në 7 prill, ndërkohë që Shqipëria kujtonte 70 vjetorin e pushtimit nga italia fashiste. Paradoksalisht, Poli i Veriut u pushtua nga flamuri shqiptar, dërguar atje pikërisht nga një italian, kësaj radhe mik i Shqipërisë. Poli i Veriut përcaktohet si pika në hemisferen veriore, ku aksi i rrotullimit të Tokës takon sipërfaqen e saj. Ai përcakton gjatesine gjeografike të tokës 90 gradë ne veri dhe shtrihet ne mesin e Oqeanit Arktik, në ujëra që janë vazhdimisht të mbuluar nga akuj të përhershëm të lëvizshëm. Ndaj ka vetëm 4 javë të vitit kur mund të shkohet atje dhe janë të paktë ata që e prekin polin për shkak të temperaturave -50 gradë celius dhe terrenit tepër të vështirë. Kesula polare lundron në oqean me shpejtësi 2 deri në 20 km në orë. Ngrohja globale po ndikon në shkrirjen e shpejtë të akujve. Por prej disa javësh, diçka tjetër ngroh ekstremitetin verior të globit. Një shqiponjë dy krenare mbi një copë të kuqe. Për herë të parë, flamuri shqiptar vendoset në Polin e Veriut në pikën më veriore të tokës, por ndryshe nga sa mund të mendohet, flamuri ynë në këtë pikë të larget, nuk është vendosur nga një shqiptar por nga një shtetas italian, punonjës në Ambasadën Italiane në Tiranë. Udhëtimi i shumëdëshiruar i Leonardit, si eksperiencë e parë e këtij lloji, nisi në 4 prill 2009 nga Tirana dhe zgjati 12 ditë. Në Polin e Veriut, i shoqeruar nga nje irlandez dhe një norvegjez që drejtonte udhëtimin, mbërriti në 7 prill. “Udhetimi shkoi mire dhe keq. Mirë, pasi bqra atq qq doja, arrita nq Polin e Veirut. Keq, sepse m’u desh ta paguaja mungesqn e njq eksperience në njq ambient të vështirë. Rreth ores 1 duke gdhire 8 prilli, matjet treguan se ishim në pol. U vume në vijë të drejtë për të arritur te tre njëkohesisht pikën ekzakte. Ateherë kontrolluam Gps dhe kur lexuam 90 grade veri kuptuam se ishim në pol. Ishte një ndjesi e bukur dhe e çuditshme, por lodhja kishte bërë të veten dhe mezi ngritëm tendën”, thekson ai.
    tirana obs
    rastesi apo dicka e llogaritur..............07/04/1939.............. 07/04/2009

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    car rastesie interesante nga pikerisht Italiani!?

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    rastesi apo dicka e llogaritur..............07/04/1939.............. 07/04/2009
    Eshte komplot.

    lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Rreth emrit shqiptar?
    Nga Xhemis në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-10-2004, 06:24
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •