Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga AJSBERG Lexo Postimin
    Gjithashtu duhet ulur diskriminimi, dallimet gjinore ne menyre qe grate te kene pjesen e tyre ne kete bote dhe te ndjejne rezultatet qe munden te arrijne me aftesite e tyre. Ja si shprehet nje grua e cila i ka shpetuar papunesise ku mendimi patiarkal donte ta mbante:
    Ndihem mirė, se jam e dobishme pėr familjen time…
    Nė fshatin ku unė jetoj, ekonomia bujqėsore nuk na lejon tė kursejmė para. Tė
    vetmet pagesa nė lekė qė merrja para se tė filloja punė si administratore e kopshtit
    tė fėmijėve, ishte pensioni i pleqėrisė dhe ndihma ekonomike, tė cilat mbulonin pak
    nevojat qė kishim. Shpėrblimi modest prej 10,000 lek nė muaj si administratore e
    kopshtit tė fėmijėve nuk ėshtė kushedi se ēfarė, krahasuar me mundin dhe kohėn
    qė unė i kushtoj ēdo ditė kėtij kopshti si edhe me faktin qė ky kopsht ėshtė i
    vendosur nė ambientet e shtėpisė time. Megjithatė, paga qė marr mė ndihmon tė
    mbuloj nevoja tė paplotėsuara dhe familja ime jeton mė mirė. Unė ndihem mirė,
    sepse po kontribuoj nė mirėqenien e fėmijėve tė mi. Edhe marrėdhėniet me tim
    shoq kanė ndryshuar pozitivisht. Jam shumė mė e pavarur se mė parė pėr tė
    vendosur mbi blerjet nė familje.
    Njė nėnė e varfėr nga zona fshatare e Dibrės.
    Burimi: UNICEF, Vlerėsim afatmesėm i Projektit tė fėmijėrisė sė hershme nė zonat verilindore tė
    Shqipėrisė, 2004.
    Me preken fjalet e asaj gruas, dhe e vleresoj perpjekjet qe ben ajo per te rritur mireqenien ne familje me aq sa i krijohet mundesia. Femra gjithmone mundohet te kontriuboje ne familje. Te mos harrojme se eshte ajo qe i ben sakrificat me te medhaja ne familje. Kujdeset per shtepine, femijet, pse jo dhe punet jashte shtepise, por prape mashkulli nuk e vlereson punen e gruas aq sa duhet sepse ajo nuk fut leke ne shtepi., ose jo aq sa duhet. Ka dhe meshkuj qe nuk i lejojne grate te punojne, se i tremb liria dhe pavaresia qe do gezoje femra. Ka frike se do i bjeri vlera para gruas, megjithese gruaja kurre nuk e shikon me ate sy. E ka te veshtire ta pranoje mashkulli konkurrencen me femren. Nuk mund ta pranoje qe ajo te fusi ne shtepi me shume se ai.
    Feelings change - memories don't.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    dea 07 te falenderoj per vemendjen. Punen e konkurrences se maskullit me femren e paske kuptuar shume mire. Meshkujt duan te jene te paret e shtepise dhe pavarsia financiare e gruas i duket se ia cenon kete. Keshtu ata per te mbajtur grate ne pozicionin e skllaves mundohen ta bejne ate plotesisht te varur nga vetja financiarisht. Kam degjuar per gra qe ankohen per dhunen qe ushtrojne burrat e tyre, por qe ato e kane shume te veshtire te ndahen sepse nuk mund ti sigurojne as nevojat themelore femijeve te tyre. Eshte gruaja me sakrificat e saj qe nderton brezin e ardhshem. 90% e edukimit qe marrin femijet ne vitet e para te jetes merret nga nenat. Sot dihet se crendesi kane vitet e para te femijerise per gjithe jeten me tej. Prandaj femrat jane element kyc shoqeror me ndikim shume te madh ne marredheniet e njerezve ne kete bote.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    PERFUNDIME

    - Perkatesia gjinore ndryshon nga koha ne kohe, nga vendi ne vend. Ajo eshte pritshmeria qe ka shoqeria per cilesite, sjellet, rolet qe duhet te kene meshkujt dhe femrat. Fakti qe keto sjellje jane te ndryshme nga vendi ne vend, nga kultura ne kulture, do te thote se baza e tyre nuk eshte tek biologjia e femres, por tek perkatesia gjinore.
    - Femijet lindin femra ose meshkuj, por per tu bere burra dhe gra ndikojne shume faktore te tjere. vajzat qe ne femijeri trajtohen ndryshe nga meshkujt. Femijet socializohen me rolet stereotipike qe i percakton familja. Ata jo vetem trajtohen ndryshe, por edhe luajne lojra te ndryshme. Me vone ata u ekspozohen aktiviteteve te ndryshme sipas gjinise se tyre.
    - Ne familje femrat diskriminohen prej gjinise. Ato trajtohen keq, si jo me te drejta te barabarta, si prone e burrit. Ajo shpesh detyrohet qe te merret vetem me punet e shtepise dhe nuk lejohet te beje pune publike.Shkaku i diskriminimit gjinor eshte mentaliteti patriarkal qe egziston kudo ne bote.
    - Dhuna ne familje eshte nje problem serioz, akoma me e shpeshte ne vendin tone. Dhuna shkakton pasoja te renda psikologjike dhe fizike tek grate. Burrat dhunojne grate e tyre me arsyen kryesore qe besojne se kane te drejten e tyre ta bejne kete. Keto paragjykime gjinore e bejne burrin qe ta detyroje gruan ti nenshtrohet dominimit te tij maskilist. Dhuna mund te zhbehet vetem duke i treguar brezit te ri vlerat dhe rendesine e femrave dhe duke zhdukur diskriminimin gjinor.
    - Femijet vuajne pasojate diskriminimit gjinor dhe te dhunes ne familje. Femije te tille jane kandidate per te qene vrases, dhunues, markotike. Ata rriten ne nje mjedis qe pohon se te qenit mashkull i ben automatikisht me superior, prandaj kur te rriten ata do te diskriminojne grate e tyre. Dhuna shpesh bie mbi vete femijet edhe me forma psikologjike dhe me ato fizike. Ne vendin tone besohet se nese femija nuk meson apo nuk sillet mire atehere cdo gje mund te zgjidhet duke i bertitur dhe duke e rrahur. U thuhet dhe u bertitet se jane dembele, te paafte, se nuk dine te sillen, te punojne sic duhet. Por keto veprime nuk do ta bejne kurre femijen te ulet ne karrige per te mesuar, ose te sillet ne menyre korrekte. Perkundrazi, keta femije do ti besojne fjaleve te tyre sikur me te vertete ata jane te paafte per te mesuar, per tu sjellur ne menyre te hijshme. Keshtu ata do te vazhdojne te behen dembele te paafte. Por nese prinderit nuk vazhdojne me keto forma qe jane prove e papjekurise dhe anes feminore te tyre, dhe ne vend te ketyre i tregojne femijeve se cvlera dhe aftesi kane, atehere do te shohin si do te lulezojne talentet e tyre.
    - Njerezit mendojne se kur dhunojne dike nga familjaret eshte ceshtje private qe i takon vetem atyre, prandaj shume raste dhune mbeten te padenoncuara dhe te pastudiuara. Por gjithmone dhuna i kalon caqet e mureve te shtepise duke demtuar gjithe shoqerine. Prandaj per kete problem kerkohet vemendje e vecante nga e gjithe shoqeria. Kostot e dhunes jane shume te medha ne shoqeri, si nga ana sociale dhe ajo financiare. Pabarazia gjinore e ben nje shtet apo familje me te varfer dhe nje terren te papershtatshem per grate dhe femijet per shume arsye.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    ABSTRAKTI:
    NE KETE PUNIM BEHET FJALE PER DHUNEN DHE SI LIND AJO. CFARE NDIKIMI KA DISKRIMINIMI GJINOR NE SHFAQJEN E DHUNES DHE SI LIND AI. KAM PARAQITUR PASOJAT QE SJELLIN TEK FEMIJET DHE NEPERMJET KETYRE NE GJITHE SHOQERINE.


    FALENDERIMET:
    Falenderoj pedagogen Marta Topciu e cila me punen e saj te pakursyer dhe te mire llogaritur me ka motivuar mua dhe studentet e tjere te japin sa me shume per punimet tona. Falenderoj familjen, shoqerine dhe gjithe stafin pedagogjik per mbeshtetjen e tyre per realizimin e ketij punimi.



    BIBLIOGRAFIA:

    Dhuna ne familje. (Botim i " Qendra per nisma ligjore qytetare")

    Dhuna ne familje dhe ndaj grave. (Arqile Kosta).

    Stategjia kombetare per barazine gjinore dhekunder dhunes ne familje 2007-2010.

    Dhuna familjare. Dhuna nuk eshte vetem problemi im.

    Te kuptosh perkatesine gjinore. (Kamla Bhasin).

    Te drejtat e grave ne kontekstin e te drejtave te njeriut.

    Publikime te ndryshme nga gazeta dhe botime ne internet.

    Deshmi te nenave mbi ndikimin qe dhuna ne familje ka te femijet e tyre:
    - Djali im i madh eshte gjithmone ne ankth dhe i acaruar. Nuk eshte i shoqerueshem dhe shpesh i shqeteson femijet e tjere duke u thyer lodrat.
    - Djali im eshte agresiv ndaj femijeve te tjere. Nese nuk i shkojne punet si do, ai nervozohet dhe godet femijet e tjere. Ne shtepi hedh gjerat pertoke.
    - Ai kopjon sjelljet e te atit.
    - Vajza ime nuk eshte si gjithe femijet e tjere. Asaj nuk i pelqen te flase. Ajo nuk del asnjehere per te luajtur me shoqet dhe kam vene re se u rri larg femijeve. Kur i ati vjen ne shtepi , ajo eshte shume e frikesuar dhe e shqetesuar.
    (Burimi: Adriana Baban; " Dhuna ndaj grave ne familje e ne shoqeri". - studim eksplorues i financuar nga UNICEF, CIDA dhe ISOP).

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2008
    Postime
    224
    Une e zgjodha kete teme, sepse qysh ne momentin e pare te fillimit te punimit me ka dhene nje sadisfaksion duke me inkurajuar qe kete nisme modeste ta vazhdoj edhe ne te ardhmen gjate procesit te mesimdhenies. Por edhe sepse dhuna ne familje dhe diskriminimi gjinor jane probleme serioze sidomos ne vendin tone dhe me nje efekt te madh jo vetem per familjen, por per te gjithe shoqerine. Ky publikim i imi vjen ne formen e nje udhezuesi sado pak modest per stukturat qeveritare dhe ato joqeveritare per ti ndihmuar sado pak ne fushen e edukimit. Perdite ne rajonet e policise se Shqiperise denoncohen raste dhune jo vetem te grave nga burrat e tyre, por edhe te prinderve nga femijet e tyre, prandaj kam paraqitur ne kete punim edhe format qe ndjek diskriminimi gjinor deri ne keto pasoja ekstreme.

    PERGATITI: GENTJAN LICI

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2007
    Postime
    173
    Citim Postuar mė parė nga AJSBERG Lexo Postimin
    dea 07 te falenderoj per vemendjen. Punen e konkurrences se maskullit me femren e paske kuptuar shume mire. Meshkujt duan te jene te paret e shtepise dhe pavarsia financiare e gruas i duket se ia cenon kete. Keshtu ata per te mbajtur grate ne pozicionin e skllaves mundohen ta bejne ate plotesisht te varur nga vetja financiarisht. Kam degjuar per gra qe ankohen per dhunen qe ushtrojne burrat e tyre, por qe ato e kane shume te veshtire te ndahen sepse nuk mund ti sigurojne as nevojat themelore femijeve te tyre. Eshte gruaja me sakrificat e saj qe nderton brezin e ardhshem. 90% e edukimit qe marrin femijet ne vitet e para te jetes merret nga nenat. Sot dihet se crendesi kane vitet e para te femijerise per gjithe jeten me tej. Prandaj femrat jane element kyc shoqeror me ndikim shume te madh ne marredheniet e njerezve ne kete bote.
    eshte e trishte kur burreria buron nga vetmohimi i femres.

    ke te meshirosh me pare, keta gjeluce apo viktimat e tyre?

    s'di c'te mendosh... kaq e veshtire qenka te lulezoje fisnikeria e shpirtit ne varferi?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Njė epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  3. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  5. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •