Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 60
  1. #21
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasi kujton:
    Nga një mbledhje e madhe në Boston, në Shoqërinë Panshqiptare Vatra,ku im vëlla Dhimitri ,si perfaqesues i deges nr.15 , më mori edhe mua , kuptova që po të mos kishte qenë Fan Noli dhe Kristo Dako,kolonia shqiptare në Sh.B.A në atë kohë do të kishte humbur si sëpata pa bisht.
    Mbledhjen e çeli Hamit Lumi dhe folën me rradhë Fan S. Noli, George Fred Wiliams, Kristo Dako, Bari Omari dhe Dhimitri Luarasi.
    * * *
    Isha i dhënë pas artit oratorik , letërsisë e psikologjisë: përpiqesha të kuptoja çështjet që rrihnin në mendjen e qytetarëve amerikanë të asaj kohe.Një ditë mësuesja jonë e nderuar Miss. Mary Davis na porositi të zgjidhnim nga ndonjë vjershë ta mësonim përmëndësh e ta demostronim në klasë. Greku,nxënës shembullor ,zgjodhi vjershën e Bajronit me titull:”Zois sime, ses Agapi”-“Jeta ime, të dua” ndërsa unë si për sfidë zgjodha vjershën e Llongfellow-t për krye trimin shqiptar “Skënderbeu”. I recituam vjershat së pari greku pastaj unë. Kur mbarova, “The patriot” tha mësuesja dhe më shikoi me admirim.
    Përktheva midis të tjerash ''Skënderbegu,ose Liri e Dashuri'' të Uinkop (''Lajmerim'':Studenti'',1920,f.23)
    * * *
    Njoha disa personalitete amerikane si : George Fred Williams, William Jenningss Bryan dhe Calvan Coolidge. Bryan-e ka qenë sekretari i shtetit për marrëdhëniet e jashtme kur qe G.Z.William ambasador në Amerikë.
    Me guvernatorin e shtetit në Mass. u njoha në 4 korrik 1918, me rastin e festës nacionale kur kishin ardhur në Townton edhe shqiptarët e Malibut që do të festonin së bashku me ne. Më caktuan mua të flas për shqipëtarët.
    ''Mayour i Taunton-it foli…Z.Skënder P.Nini, i cili ishte i zgjedhur nga ana e shqiptarëve u shpjegoi gjindjes amerikane në gjuhën anglisht se shqiptarët kanë qenë në anë të aleatëve që kurse nisi lufta dhe që kanë për të qëndruar besnikë gjer në fund për ato qëllime… (Parada e 4 korrikut në Taunton:''Dielli'', 10 korrik 1918.Artikull i botuar edhe në Taunton ''Daily Gazzete'')
    Shkrova në disa organe për çështjet kombëtare.Disa artikuj janë përmbledhur në librin ''Fjala shqipe’’.
    * * *
    Në vjeshtë 1920 , i shtyrë nga Parashqevi Qiriazi, bisedova me studentët shqiptarë për të themeluar një organizatë që e quajtëm’’Lidhja e studentëve shqiptarë’’ dhe buletinin’Studenti'' ku unë isha editor.
    U bë një punë e mirë për ndërgjegjësimin e studentëve shqiptarë e familjeve të tyre, për mbledhjen e ndihmave,botimin e disa librave shqip dhe propagandimin e ideve kombëtare:

    Letër drejtuar Woodrow Wilson
    President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Kryetarit të Konferencës së Paqes , Paris
    Legatës Amerika ,Paris
    Shkëlqesi: Shoqata e Studentëve Shqiptarë, përulet thellësisht e i lutet Konferencës së Paqes për të rivendosur pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, duke përfshirë në kufijtë e saj krahinat e Kosovës dhe të Çamërisë, në bazë të së drejtës së kombësisë dhe të vetvendosjes, për hir të së drejtës dhe paqes së ardhshme në Ballkan.
    Me respekt:
    Qerim Panariti
    Skënder Luarasi
    ( “Studenti”, Janar 1920 ,f.13)

    Në motin shkollor 1920-1921 lidhja e studentëve u shpërngul në Boston, Mass me përgjegjës studentin Koço Tashko.
    * * *
    Në maj 1920 ,pas pese vitesh në Shtetet e Bashkuara,ku studjova:në Easton Academy një mot,në American Internacional College tre vjet dhe në Northen College School of Law për më pak se një mot,pa mbaruar moti shkollor, u nisa për në Shqipëri.
    Disa muaj më pare im vëlla Dhimitri ishte nisur në ndihmë të Shqipërisë me vullnetarët e shoqërisë Vatra
    * * *

  2. #22
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Foto e Skender Luarasit

    Skënder Petro Luarasi, 1932
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #23
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Foto e Skender Luarasit

    Skënder P. Luarasi , Kryetar i Shoqërisë ‘’Albania’’, Vjenë, Austri
    Rreshti i parë, i treti nga ana e majtë
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur i ka shqiperuar prof Skenderi poemat e Bajronit.
    nje mrekulli e vertete.

    Te rrebte bijt e Shqipes...

    ...





    Petro..

    Kur ka filluar Babai juaj i nderuar te punoje me Cajld Haroldin?

    Po ne fushe te muzikes jam kurioz cfar preferencash ka pasur qe te degjoje?

  5. #25
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Pyetjet tuaja interesante më detyrojnë që të shkëputem nga rrjedha e kujtimeve të drejtpërdrejta të Skënder Luarasit të shprehura në veprën e pabotuar ende ’’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“.
    Ju sigurisht si shumë të tjerë mendoni përse nuk është botuar ende.
    Për arësye se jeta e vepra e tij është e thellë dhe e gjerë, përmbledh shumë tematika të rëndësishme të cilat jo vetëm njihen pak por disa edhe janë deformuar dhe mbi të gjitha i ka shkruar ‚’pa dorashka’’ me ndershmërinë e një atdhetari të kulluar duke besuar se do t’i plotësonte me dokumenta sa qe gjallë, ndaj edhe të vërtetat do t’i mbronte si dinte vetë. Ndaj pas ndarjes nga jeta botimi i tyre duhej të shoqërohej me dokumenta e referencat përkatëse që tashmë pothuajse është realizuar.
    Personalisht kam përballuar shumë reaksione për disa nga çështjet që ai trajton: p.sh mbi Migjenin, luftën antifashiste të Spanjës, qëndrimi ndaj rolit të Haxhi Qamilit, ndaj disa shkrimtarëve vegla të diktaturës.
    Por një barrë tjetër e madhe, për të cilën kërkoj të më mirëkuptoni, është edhe padrejtësitë që vazhdojnë t’i bëhen nga klane të ndryshme edhe në ditët tona (por të paktën tani mund ta shpallim fjalën lirisht )
    P.sh. po përmend një shkelje të tillë flagrante:
    Dihet botërisht që Skënder Luarasi ka qenë vullnetari i parëqë u nis nga Shqipëria në dhjetor 1936 të luftonte fashizmin në Spanjë. Atje u zgjodh anëtar i shtabit ballkanik, përgjegjës i shqiptarëve, kryeredaktor i revistës ‚’Vullnetari i Lirisë“ ku shkroi artikujt kryesorë, pregatiti dhe dha emisionet radiofonike shqip nga radiot Valencia, Barcelona, Madrid, organizonte marrjen e dergimin e korespondencave te shqiptarëve etj.
    Por ja se çfarë shkruhet në tekstin ‘’Historia e Shqipërisë”, pjesa e tretë, Toena,
    f..352
    ”Në Madrid vullnetarët shqiptarë, me nismën dhe ndihmesën e poetit dhe publicistit Petro Marko, botuan organin e tyre ‘’Vullnetari i Lirisë’, i cili u shpërnda fshehtas edhe në Shqipëri...” (Petro Marko, Hasta la Vista, Botim i vitit 1991.)
    Ne tekstin ‘’Historia e Shqipërisë”, pjesa e tretë, nuk përmendet fare në asnjë drejtim kontributi i Skënder Luarasit.
    Pa mohuar, por duke vlerësuar kontributin e Petro Markos si gazetar i revistës i cili daktilografoi materialin e shkroi disa artikuj vemë në dukje se roli kryesor për interesimin e dhënien e lejes për botimin e revistës, mbledhjen e materialit, shkrimin e artikujve kryesorë, shpërndarjen e revistës etj., i takon, kryeredaktorit Skënder Luarasi. Ja se çfarë shkruan vetë Petro Marko në romanin e tij ‘’Hasta la Vista’’ :
    f.78- Drita u kthye përsëri. Fytyra i shkëlqente si sytë që i llamburitnin nga gëzimi. U afrua dhe nuk tha gjë. Po dëgjonte profesorin që thoshte:
    - Kemi ndër mend të nxjerrim edhe një revistë në gjuhën shqipe. Për këtë, vetë gjenerali është interesuar dhe bile më ka thënë se edhe ai do të na shkruajë një artikull , ose më mirë kryeartikullin…Merre me mend! Një revistë shqipe botuar në Madridin heroik! C'do të thonë stërnipërit tanë? E, Gori?! Si thua?
    - Gori dëgjonte. Si i gufonte zemra. Eh, ç'bëhet këtu në Spanjë! Cdo çast dëgjon edhe nga një lajm të çuditshëm! Profesori ndenji atje gjithë ditën.

    f.78…Profesori tha se edhe revista që do të botohet në Madrid, do të hyjë në Shqipëri…Profesori para se të ikte, i kishte thënë se shumë punëtorë shqiptarë të emigruar në të katër anët e botës shkruanin letra dhe pyesnin se ç'nevoja kishin vullnetarët e lirisë''
    f.184 Profesori i tregonte për shokët e brigadave internacionale dhe për një revistë shqipe që do të botonte për së shpejti në Madrid.
    - Merre me mend!- tha Gori. - Një revistë shqiptare, botuar në Spanjë, sa bujë do të bëjë në Shqipëri!
    Në roman Gori është Petro Marko, Drita- Justina Shkupi, Profesor Tomori- Prof.Skënder Luarasi
    Ky fakt i letrarizuar provohet edhe nga dokumentat arkivore në Arkivin Qendror Shqiptar.
    Po ashtu nuk permenden fare kontributet e Skënder Luarasit në aspekte te tjera ku shume te tjere nderohen me merita shume me te pakta.

    Në lidhje me pyetjet tuaja:
    Skënder Luarasi është interesuar për Bajronin që kur qe nxënës në Sh.B.A. Në vitin 1920 ka përkthyer vjershën “Bijt e Sulit’’ dhe fragmente të përkthyera nga Cajld Haroldi i ka përdorur si mësues i letërsisë në disa gjimnaze gjatë periudhës 1930-36. Pas çlirimit u interesua me gjeresisht.
    Në lidhje me muzikën e preferuar di që ai adhuronte muzikën e Shtrausit ( gjithnjë e ndiqte në tv koncertertin e Vjenës në 1 janar) dhe Berhovenin. Po ashtu pëlqente marshet por mbi te gjitha këngët patriotike shqiptare.
    Po vazhdoj temën duke dhene disa fragmente nga artikulli “Kontribut i familjes Luarasi...’’

    Në Kryqin e Kuq
    S.Luarasi punoi për dy vjet (1920-1922) si nëpunës dhe mësues në shkollën e Kryqin të Kuq të Rinisë Amerikan në Elbasan.
    KKRA ishte themeluar në Kanada gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore dhe më pas u shtri vrullshëm edhe në Sh.B.A.Gjatë viteve 1919-20 zhvilloi një veprimtari të gjerë duke çelur shkolla në Elbasan, Kavajë e Tiranë. S.Luarasi kujton:Në Elbasan njoha patriotin e shquar Aqif Pashë Elbasanin. Ai ishte një burrë i gjatë,fjalëpak, pak a shumë nervoz në tiparet e tij por shumë praktik,i nderuar e zotni në sjellje.Aqif Pasha, jo vetëm për shërbimet që i bëri Shqipërisë, por edhe për virtutet e tij,më mbeti në kujtesë si një nga figurat më të dashura.Një nga admiruesit e Aqif Pashës ishte Kristo Dako i cili pati qenë kundërshtar i rreptë i politikës së “Vatrës” e Fan Nolit. Por të dy këta patriotë, Noli dhe Dako,u bashkuan me Aqif Pashën në veprimtarinë e tyre politike të asaj kohe gjë që dëshmon se sa e çmonin të dy personalitetin e Aqif Pashë Elbasanit.
    Ai pat ardhur për pushime atë vjeshtë në Elbasan. Zonja Erikson, që nuk dinte shqip, m'u lut të bëhesha interpret i saj pranë Aqif Pashës. Nga sa më kujtohet,ajo desh të dinte për gjëndjen e të bijve shkollarë në Zvicër.
    Burri i saj Çarl Erikson (Charls Telford Ericson) kishte ardhur familjarisht në Shqipëri më shtator 1908 dhe po atë vit filloi punën për hapjen e një spitali në Elbasan. Më pas e shtriu veprimtarinë e tij të shumanshme duke themeluar Institutit Shqiptar Amerikan të Kavajës (1926-1939)

    Në Shkollën Teknike Amerikave
    S.Luarasi,në vitet 1926-1930,kreu fakultetin e Filologjisë në Vjenë.Kur u kthye në atdhe,në behar 1930, bëri kërkesë për t'u punësuar mësues i shqipes,gjermanishtes apo anglishtes.
    Kryesekretari i Ministrisë së Arsimit i tha troç se për antizogistët nuk ka punë në shkollat e Shqipërisë.
    S.Luarasi kujton:''Hasan Zogolli i zyrës secrete, që më thirri të nesërmen, më pyeti se përse isha kundër Zogut dhe ndë i kisha thënë kujt, se kur të më emëronin, nuk do të betohesha në emër të mbretit.
    I tregova se unë nuk isha kundër Zogut :’’Unë jam demokrat në parimet e mija politike,si i tillë jam kundër sistemit monarkist dhe nuk duhet të bëj be në emër të një mbreti’’.U çudita kur pashë se mendimet e mija i dëgjoi me simpati dhe më përcolli miqësisht. Të nesërmen, ministri i arsimit Hil Mosi , më thirri dhe më tha se djalin e P.N.Luarasit nuk do ta linin pa punë.Do më
    emëronin në shkollën Teknike të KKRA,ku nuk kërkohej betim në emër të mbretit.
    Atje punova në periudhën nëntor 1930-qershor 1931.
    Nxënësit e Shkollës Teknike vinin nga vise të ndryshme, po kishin të përbashkët seriozitetin dhe dëshirën për dije,gjë që përforcohej nga puna plot përkushtim e stafit mësimor me në krye drejtuesit e nderuar zz. Fulc e Holingsed.
    Për t’i pasuruar me kulturë, nxënësve u diktonja pjesë të bukura letrare, disa prej të cilave kërkoja që të mësoheshin përmendsh:’’Qindra vjet më parë‘’ prej Fan Nolit,‘’Kthimi i Skënderbeut në Krujë‘’prej Longfelow-t: anglisht dhe e përkthyer shqip nga Fan Noli; fjalën e Abraham Linkolnit në Gettysburg, të studjuar edhe anglisht edhe shqip, si stërvitje në përkthime;
    ‘’I dëbuemi’’që e krahasoja me ‘’Lamtumirë vëndet e mia’’ nga ‘’Çajlld Harold’’ të Bajronit e të tjera, zgjidhnim pjesë të bukura, i analizonim dhe i nxënim përmendsh. Pashë se diskutimet në klasë dhe në klubin letrar jepnin rezultate të dobishme për të folur sa më mirë e më kthjellët. Këtë metodë pune e vazhdova kudo.’’

  6. #26
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Skënder Luarasi ka dhënë kontribut të veçantë edhe në dramaturgji duke shkruar tri drama” ‘’Liria’’, ‘’Agimi i Lirisë’’ dhe ‘’Stuhi në prill’’, të treja me tematike domethënëse atdhetare dhe përfundimin logjik: ndalimin sensacional.
    Po shtjelloj gjerësisht peripecitë e dramës ‘’Agimi i Lirisë’’ dhe gjykoni vetë nëse duhet të përmendet në Historinë e Shqipërisë ( pjesa ngjarje kulturore) ose në historikun e teatrit shqiptar.

    Skënder Luarasi
    Drama ‘’Agimi i Lirisë’’.
    Për nder të 20-vjetorit të pavarësisë, maturantët e shkollës Tregtare përgatitën shfaqjen e dramës ‘’Agimi i Lirisë’’.
    Tema qe përpjekja e çetës së Spiro Ballkamenit me asqerët e Rexhep Pallës më 17 korrik 1911, në Orhan Çiflig, ku ranë dëshmorë bujku Bajazit Rehova dhe pesë studentë të shkollës shqipe të Korçës. Na duheshin kostume kombëtare. Dolëm t’i kërkonim hua nëpër fshatra. Nisëm me Mavrovën. Pleqtë e fshatit, atje lart, i gjetëm te sheshi në kuvend.
    I përshëndetëm - na përshëndetën.
    ‘’Ç’e mirë ju pru këtu o bij?’’na pyetën. Kur u treguam qëllimin dhe u përmendëm emrin e Spiro Ballkamenit, një plaku iu mbushën sytë me lot. Ai e pati njohur Spiro Ballkamenin më 1910 kur i pat ardhur në shtëpi tok me Muharrem Hurshitin, e pati pëcjellë në Përmete Korçë dhe qenë bërë shok lufte. Ata pleqtë e nderuar të Mavrovës na siguruan për kostumet. Një javë më parë se të shfaqnim dramën vamë aty me karrocë për t'i marrë hua dhe i mbajtëm një muaj plot. Shfaqjen e dhamë mbrëmjen e 27 nëntorit.
    Salla qe mbushur plot e përplot dhe u prit me brohoritje nga publiku. Kulmi ishte kur kryengritësit betohen t'ua marrin gjakun shokëve dëshmorë. Flet kapedan Spiro Ballkameni:
    Pushtuesi u bë zot i vendit tonë
    Dhe ne të zotët na ka bërë skllevër.
    Ta lajmë o shokë këtë turp, ta lajmë!
    Pa le të na kushtojë gjakn e zemrës,
    Do të na bekojë lot i nënës,
    Liri a vdekje është besa jonë!…

    (Tirani i Korçës vritet. Çetat hyjnë me triumf në qytet. Shpallet lufta ballkanike.Osman efendiu dhe Mydiri i Neveskës e shtien Spiron në pusi. Shokët rendin në ndihmë,e gjejnë të plagosur për vdekje. Në ekstazë, kapedani shqiptar kthen sytë nga Vlora. Prej detit sheh duke dalë një dorë që ngreh flamurin e Skënderbeut. Flamuri kridhet dy herë: së pari në valë të zeza, së dyti në valë të kuqe gjak. Spiro Ballkameni në agoninë e fundit, brof t’u thërresë shokëve rrotull:
    ‘’Mos bjerë përsëri! Flamurin mbajeni!’’dhe rrëzohet i vdekur në krahët e shokëve besnikë.)
    Korespondenti i gazetës ''Shqipëria e Re'' (që botohej në Rumani nga patrioti Mihal S. Xoxe) shkruan për këtë ngjarje artistike:
    ‘’Me rastin e ditës së Indipendencës Shqiptare, 28 Nëntor, u shfaq në qytetin tonë prej nxënësve të shkollës Tregëtare drama ‘’Agimi i Lirisë‘’ e shkruar prej profesorit të atij instituti, z.Skënder Luarasi.
    Salla ku u shfaq drama ishte mbushur plot tue i tërhequr më shumë titulli dhe subjekti i bukur i asaj drame që i përshtatej tamam asaj dite.
    Kjo dramë është një vepër e re që tregon kryengritjen e Korçës për të shpëtuar Shqipërinë nga armiqtë dhe që gjetën vdekjen 7 djemt’ e Korçës. Në atë kryengritje çquhen dëshmorët e pa haruar Themistokli Gërmenji, Spiro Bellkameni, Oran Beu etj., të cilët për të liruar Shqipërinë bënë theror jetën.
    Vepra është shkruar që në krye mirë por pjesa më emocionante dhe e mallëngjyeshme është akti i fundit i kësaj drame dhe më shumë atje ku Spiro Bellkameni vdes prej plagës së rëndë duke ëndërruar dhe duke iu pasqyruar se një grup patriotësh janë mbledhur në Vlorë dhe prokllamojnë indipendencën shqiptare; atje çdo kush jep besën se për Flamur dhe Atdhe do të kushtojnë qoftë edhe jetën e tyre. E këshillojmë, pra, me këtë rast, autorin e dramës z.Skënder Luarasi që këtë dramë të përkujdeset ta verë në shtyp sa më shpejt që kështu të kenë rast edhe shoqëritë e tjera kulturale shqiptare; dhe ca më shumë për propagandë kombëtare kjo pjesë të shfaqet aqë nëpër qytetet e tjera të Shqipërisë sa edhe nëpër kollonitë. (*)
    (*)Korespondenti, Shfaqje teatrale në Vlorë (‘’Agimi i lirisë’’), Shqipëria e Re, nr.516, 9.11.1932, f.3. Shënim nga Petro Luarasi


    Hil Mosi, ministri i Arsimit, që pat ardhur përfaqësues i qeverisë në ceremoninë e shpërnguljes së kockave të Ismail Qemalit, nga Kanina në sheshin e Flamurit, asistoi në shfaqjen e dramës dhe na ftoi që të vinim edhe në Tiranë. (*)
    (*) Pas disa muajsh, më 21 shkurt 1933, atdhetari babaxhan Hil Mosi u nda nga jeta.
    Vamë në kryeqytet nga mezi i dhjetorit. Edhe ''në Tiranë u shfaq me sukses drama patriotike ‘’Agimi i Lirisë‘’ e z.Skënder Luarasi'' (*)
    (*) Lajme të vogla, Shqipëria e Re, nr.520, 10.1.1933, f.3
    Por vetëm dy herë, të tretën u ndalua. U kthyem në Vlorë të dëshpëruar e të zemëruar.
    Ja se si rrodhën ngjarjet: Kur deshëm ti shtypnim afishet, shkuam në drejtorinë e gazetës ‘’Besa’’ për reklamën. Administratori Abdurahman Dibra, i cili në fillim na priti mirë, me të lexuar në kopjen e reklamës ‘’Spiro Ballkameni - Kapedan i çetës’’ e flaku letrën atje tej dhe na tha të çporreshim se s’kishte nge për të tilla budallallëqe. Dhe ai bëri çështë e mundur që të pengohej shfaqja.
    Organi Besa më 28 dhjetor 1932 shkroi: ''Të dielën më 25, ditën e parë të Krishtlindjes, studentët e Shkollës Tregëtare të Vlorës shfaqën në sallonin e kinemas ‘’Diana’’ në Tiranë, dramën me 5 akte’’Agimi i Lirisë‘’ vepër origjinale e profesorit Skënder Luarasi…Drama është komponimenti më i zorshëm dhe prandaj djelmënia e jonë më mirë të merret me përkthime se sa me përpilime origjinale…Rregullimi i sallonit, mjerisht linte shumë për të dëshiruar me që populli i shumtë u shtrëngua të rrinte më këmbë jepte të kuptohej se do të ishin shitur biletat më tepër nga vëndet në dispozicion…Shfaqja u përsërit edhe të Hënën më 26''. (*)
    (*)Rreth shfaqjes theatrore të dramës origjinale ‘’Agimi i Lirisë‘’ në Kryeqytet,, '' Shqipëria e re'', nr.520, 10.1.1933, f.2.
    Ndërsa në një tjetër gazetë do të shkruhej:
    ''Të Kremten e Krishtlindjes, pata rastin të ndodhesha si asistent në shfaqjen theatrore të dramës origjinale: ‘’Agimi i Lirisë‘’ përpiluar prej z.Skënder Luarasi. Drama përgjithërisht u luajt bukur dhe këtë e vërtetonin edhe duartrokitjet e nxehta, herë mbas here. Por siç shikohet në gazetën ‘’Besa’’ duket se nuk i ka pëlqyer njëj artikullshkronjësi ‘’ad incognito’’, si thurja e veprës ashtu edhe luajtja e saj …i vërsulet me një kritikë t’ashpër e cila pandehet, pothuajse gati si një atak personal dhe i pavënd.
    Duhen shkruar, pra, po e përsëris, vepra origjinale që të përfaqësojnë me të vërtetë karakteristikat, ndjenjat dhe valëzimet e shpirtit arbëresh të cilat të bashkuara me artin dramatik, kanë për të na përfaqësuar denjësisht në theatret e antipodeve të qytetëruara, gjëra këto që, pas mendimit tim, s’i mungojnë veprës në fjalë…
    Tiranë, Dhjetor, 1932''
    (*) (*) A.V. Rreth shfaqjes theatrore të dramës origjinale: ‘’Agimi i Lirisë‘’ në Kryeqytet, Shqipëria e Re, nr.520, 10.1.1933, f.2

    Kohë më vonë mësova për shkakun e vërtetë përse administratori i gazetës ‘’Besa’’na përzuri nga zyra e tij dhe e qortoi ashpër dramën ‘’Agimi i Lirisë‘’. Në tetor 1912, Abdurahman Dibra pati qenë kajmekam (mydir) i Neveskës. Ky e kurdisi planin për ta shtënë Spiron në pusi. Pas luftës Ballkanike shkoi në Stamboll. Më vonë Zogu e thirri në Shqipëri dhe e bëri ministër të Arsimit. Ky anadollak që e vrau trimin shqiptar në Neveskë, e vrau për të dytën herë Spiro Ballkamenin në Tiranë!(*)
    (*) Shënimet janë të Petro Luarasit

  7. #27
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasi është një nga intelektualët më të shquar shqiptarë me kontribut të rëndësishëm edhe në dramaturgjinë shqiptare. Ai ka shkruar tri drama: ‘’Liria’’, ‘’Agimi i Lirisë’’ dhe ‘’Stuhi në prill’’, që të treja të ndaluara nga regjimet përkatëse antidemokratike.
    Drama ''Stuhi ne prill''
    Kjo ndodhi edhe me dramën “Stuhi në prill”, për të cilën Skënder Luarasi drithëronte që të botohej sepse ajo trajtonte me vertetësi ngjarje historike të rëndësishme: krijimin e grupeve të para të rinisë antifashiste, pjesëmarrjen në Luften e Spanjës, manovrat e elementëve profashistë, etj. Drama ‘’Stuhi ne prill’’ ishte në vargje me rimë dhe portretizonte personazhe historike gjatë periudhës përpara e pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Atje përshkruheshin edhe disa detaje reale nga lëvizja revolucionare e komuniste. Me gjithë shpjegimet e Luarasit mbi rëndësinë e mesazheve të kësaj vepre e argumentet se e kishte shkruar atë që të nderonte 60-vjetorin e Pavarësisë së vendit apo këmbënguljen deri në instancat me të larta, “ekspertizat” e redaksisë së botimeve ishin njëra më absurde se tjetra. P.sh., në një recensë, midis të tjerash theksohet: “Çështja e vullnetarëve të Luftës së Spanjës, që përshkojnë dramën, dhe “Zëri i Madridit”, e kanë errësuar të vërtetën historike, që çdo aksion patriotik- revolucionar, mbështetjen kryesore e ka pasur te lëvizja revolucionare e vendit, e cila në ato momente ishte mjaft e gjallë...”
    Ndërsa, për të njëjtën vepër, dashamirësi, shkrimtari Mark Dodani, privatisht shkruan: “Për Spanjën (luftën e asaj kohe), për sa është trajtuar në vepër, nuk shoh asnjë shqetësim”.
    Nuk dihet se në ç’rrethana teatri “A.Z.Çajupi” i Korçës vendosi ta shfaqë dramën më 1972 (më duket se në prill). Regjia ishte e Dhimitër Orgockës, dekori i Niko Progrit, në role kryesore: Pandi Raidhi, Dhimitër Grabocka, Dhorkë Orgocka, Minella Borova, Jani Riza etj. Për dy ditë Korça ziente. Mbaj mend se në ditën e dytë, para shfaqjes, u bë edhe një mbledhje me podium të gjerë. Lajmi për suksesin e madh të shfaqjes u dha edhe në Radio Tirana. Ditën e tretë shfaqja u ndalua me urdhër nga lart. S’më shlyet nga mendja pikëllimi i aktorëve dhe i regjisorit të nderuar. Nuk dinin ç´të bënin. E pyetën Skënderin se ç´mendonte; përse e kishin ndaluar shfaqjen. Ai u përgjegj: “Dikush pa fytyrën e tij në pasqyrë dhe u tmerrua”.

    Studjuesi Mexhit Premçi ka shkruar:
    ''Më 1974 u mbajt Plenumi IV i K.Q.të PPSh ku u kritikuan një sërë organesh të shtypit. Menjëherë filloi reprezalja duke filluar kritika, lëvizja e dënimi i pjesës më të madhe të drejtuesve të tyre. Meqë në Plenum ishte kritikuar rëndë edhe drama, filloi goditja edhe ndaj revistës ''Teatri'', pra rrufetë do të binin edhe mbi mua si redaktor përgjegjës i saj. U bë një mbledhje nga ana e organizatës bazë të partisë të Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore në bashkëpunim me K.P. Rrethit Tiranë. Akuzat kundër meje kishin të bënin me botimin e disa dramave në revistën ''Teatri'', siç ishin drama e Artur Milerit ''Ishin të gjithë bijt e mij'', ''Stuhi në Prill'' e Skënder Luarasit dhe ''Mosha e bardhë'' e Dritëro Agollit...Për dramën e Skënder Luarasit, akuzohesha se aty kishte ''importim revolucini''. Kjo akuzë mbështetej në faktin se vetëm në një faqe të dramës, autori nëpërmjet një radioje të Spanjës, paralajmëroi shqiptarët se fashizmin e kishin në prag. Edhe kjo akuzë ishte një absurditet më vete…Komedia më e madhe ishte se nga të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhje asnjëri nuk i kishte lexuar dramat për të cilat akuzohesha. Ato vepra i kishin lexuar vetëm Naum Prifti dhe drejtoresha e Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë, Leman çoçoli, të cilët më mbrojtën aq sa u lejonte situata. ''Për gabime ideologjike në fushën e botimeve të dramës, largohet nga institucioni ynë'', ky qe motivacioni me të cilën më çuan në Kashar dhe më hoqën të drejtën e botimit për disa vite me rradhë''
    (*)Mexhit Premçi, Intervistë, gazeta shqiptare, 5.7.2002, f.13

    Me ndalimin e shfaqjes se dramës ‘’Stuhi në Prill’’ Skënder Luarasi kërkoi që drama të diskutohet duke argumentuar se një dramë që është luajtur me sukses në skenë, që është botuar pjesërisht nga shtëpia e Krijimtarisë dhe ‘’Hosteni’’ nuk mund të hidhet poshtë me një kritikë subjektive.
    Një nga metodat e stërholluara të persekutimit që i bëheshin Skënder Luarasit në periudhën e diktaturës ishin edhe “recensat” me porosi për mosbotimin e shkrimeve të tij. Per kete ai protestoi tek
    Manush Myftiu, ish-Sekretar i parë i Kom. të Partisë të Tiranës.
    Në letër shkruhet:
    Stuhi në Prill është pjesa e parë e një trilogjie( e dyta Çlirimi, e treat Ndërtimi). E shkrova, me qëllim që të ngjallë neveri me fytyrën e pështirë të atyrer që shitën vendin e popullin tek të huajt; por edhe me qëllim që të ngjallë admirim për figureën madhështore të atyre që shpëtuan vendin e popullin prej fashizmit.
    Përse nuk duan ata të redaksisë që të diskutohet edhe me mua. Përgjigja e redaksisë është e mbushur me shtrembërime dhe pohime ekuivoke.
    Të thuash: ‘’Çështja e vullnetarëve të Luftës së Spanjës, që përshkon dramën,, dhe Zëri Madridit e kanë errësuar të vërtetën historike, që çdo akcion patriotik e revolucionar mbështetjen kryesore e ka patur tek lëvizja revolucionere e vendit, e cila në atë kohë ishte mjaft e gjallë…’’ është sofizëm
    Çështja e vullnetarëve të Spanjës, nuk e përshkon, por vetëm sa përmendet në dramë. Vullnetarët e Spanjës janë pjesëzë përbërëse e lëvizjes patriotike revolucionare të vendit; janë ambasadotët e Lirisë të popullit shqiptar në botën internacionale të proletariatit. Ata ndriçuan idealet e popullit shqiptar ndër popuj që nuk na kishin njophur, ose na kishin njohur keq.
    Në Spanjë ranë dëshmorët e parë të proletariatit shqiptar në luftën kundër reaksionit botëror. Këta dëshmorë Partia i ka shpallur heronj. Vetë krytari i këshillit të Ministrave është një nga vullnetarët e luftës së Spanjës dhe hero i Lëvizjes Nacional-Çlirimtare.
    Një tjetër sofizëm bën Dh. F. kur thotë:’’Në dramë bëhen aludime teritoriale me Greqinë, sidomos për atë kohë kur çështja nxitej nga vetë fashizmi për të pregatitur luftën italo-greke.’’
    Në dramë nuk bëhen aludime territoriale. Inspektori i Oborrit ( agjent i huaj) pyet drejtorin:’’ Po rata dy studentë, a janë të krishterë a muhamedanë?’’ Dhe drejtori i përgjigjet: ‘’Të dy janë fshatarë dhe jetimë. Ky nga Kosova ai nga Çamëria,-krahina që I ka humbur Shqipëria’’ Ky është aludimi territorial?’’
    Çdo fillorist e di se përpara 7 prillit,pretendime territoriale kishte Greqia për ‘’Vorio Epirin’’, dhe jo Shqipëria për Çamërinë. Çështjen e Çamërisë e nxiti vetë fashizmipër të pregatitur luftën italo-greke pas ( e theksoj, pas)pushtimit të Shqipërisë nga fashizmi.. Ndë mendon Dh.F. se Shqipëria para okupacionit nuk duhej të kishte pretendime për Kosovën, atëhere prse vajti atje pas okupacionit – apo për t’u mësuar serbëve gjuhën shqipe?!
    Redaksia e poezisë për mosbotimin e dramës Stuhi në Prill e ka hallin gjetkë. Më kanë këshilluar të mos përmendet Ernskliqi : ‘’Le të lehë qeni,- karvani shkon përpara!’’ Ernskliqi, është gjarpëri që nga Roma akoma helmon rininë shqiptare përjashta, sidomos rininë kosovare. ..Sa për vlerën e dramës… më mirë t’ua lemë kritikëve pasi të botohet. Publiku i Korçës e priti me entuziazëm kur u çfaq premiera e dramës më 27 Nëntor 1972. Dhe auktorë të ndershëm si Dritëro Agolli, Dajlan Shapllo, Naum Prifti, e tjerë, që e kanë lexuar me kujdes, e çmojnë për të botueshme...

    Skënder Luarasi

    Tiranë, më 22 prill 1974



    Korçë, më 11.V.73
    I nderuari mik,
    Para së gjithash ju uroj shëndet të plotë e gëzime të mëdha në jetën tuaj private e letrare.
    Më erdhi shumë keq që nuk e pashë në skenën e këtushme veprën tuaj (‘’Stuhi në prill’’) e që nuk munda t’ju përshëndes e t’ju shtrëngoj dorën për vlerat e saj të mëdha, pavarësisht se qëllimisht u mbajt një heshtje fajtore, për të mos përdorur fjalën kriminale.
    Ishte komploti i heshtjes organizuar nga njerëz keqdashës që në redaksitë - e jo vetëm aty – u pret kordha në të dy anët.
    Pavarësisht nga kjo heshtje, si trupa teatrale, si ata që gjykojnë drejt e me kokën e tyre, të gjithë ditën t’i japin hakën një vepre të bukur të shkruar me mend e me art.
    Nuk di me se po merreni, i vyer mik, por ju në jetë sigurisht kini ngrënë grushte të pabesë po kaq të rëndë e, megjithatë, s’kini dashur t’ia dini. Ju jini kockë e fortë. Provojuani Arielëve e Co se me kë kanë të bëjnë. Kjo do të gëzonte të gjithë miqtë e dashamirësit tuaj, që janë aradhë, e do të bindnit të gjithë se intriga, dallaveria, meskiniteti e ligësitë e xhuxhmaxhuxhëve të letërsisë (‘’tigra prej letre’’) s’e zënë dot diellin me shoshë. Këtë e presim, këtë e kini detyrë...
    Ju përshëndes përzemërsisht e ju uroj gjithë të mirat
    Gaqo Peci
    Rruga Sotir Peci, 21
    Korçë

    Mësuesi i nderuar Gaqo Sotir Peci, u burgos nga rregjimi diktatorial ‘’për agjitacion e propagandë‘’ pas spiunimit që i bëri një shkrimtar.
    Gaqo Sotir Peci lindi në Korçë në vitin 1920. Pasi kreu liceun francez të Korçës, vazhdoi studimet në Institutin Pedagogjik të Tiranës. Për mbi 25 vjet punoi me përkushtim si mësues në qytetin e lindjes deri kur doli në pension duke u vlerësuar me fletë lavdërimi. Në vitin 1976 u dënua me dhjetë vjet heqje lirie ''për agjitacion dhe propagandë''. Pas lirimit jetoi pranë të bijës në Berat deri sa u nda nga jeta. Mban titullin ''Mësues i Merituar''. Para se të ndahej nga jeta arriti të shkruante librin ''Në panxhat e sigurimit''-kujtime, i botuar nga sh.b. “Luarasi” më 1997
    Këto kujtime Gaqo Sotir Peci ua kushtoj:
    ''Atyre që kanë dashur lirinë dhe atdheun më shumë se sytë e ballit;
    - atyre që vdiqën ose u vranë në birucat e Sigurimit;
    -atyre që vdiqën ose u vranë në burgje, , në kampe, në miniera, në këneta, në kanale, kudo ku punonin si skllevër dhe më keq se skllevërit;
    - atyre që vranë veten nëpër biruca;
    - atyre që mbetën gjallë dhe dolën nga burgjet dhe kampet me trauma të thella psiqike;
    - gruas sime që qëndroi si burrëreshë përballë uraganit komunist.''

  8. #28
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Ne kete forum, tek letersia, tek autoret shqiptare, Skender Luarasi, po publikoj disa fragmente nga drama e ndaluar e Skënder Luarasit “Stuhi në prill” te cilen rekomandoj ta lexojne tere shqiptaret per te mesuar mjaft te verteta. Kjo drame nuk pasqyron vetem tradhetaret e heronjte para e pas pushtimit fashist, por demaskonte edhe sherbetoret e molepsur te diktatures, disa prej te cileve i kishin sherbyer me te njejtin zell edhe pushtueve.
    Ndaj kjo drame historike me personazhe reale u ndalua.
    Mundesisht lexojeni dramen dhe jipni ndonje mendim si i keni kuptuar mesazhet e saj.

  9. #29
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skender Luarasi, pedagog atdhetar e demokrat

    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    Ndërsa në Austri, ndër studentët shqiptarë ndesha përgjithësisht bijtë e shtresave të privilegjuara të Shqipërisë (të bejlerëve e qehallarëve të tyre, të borgjezisë e të nënpunësve të lartë të qeverisë), në Shkollën Teknike njoha bijtë e fshatarëve dhe të punëtorëve nga të gjithë anët e vendit. Në fillim edhe unë ndjeva ndrojtjen që ka kushdo në zbatimin e zanatit të tij, po me kohë vetë nxënësit më ndihmuan të kapërcej vështirësitë sa më shpejt e më lehtë. Ata ishin të ndërgjegjshëm se patën ardhur në shkollë që të fitonin një profesion si teknik, mësues, agronom dhe me dëshirë që të ktheheshin në fshat sa më herët t’i ndihmonin familjes. Ata vinin nga vise të ndryshme, po kishin të përbashkët seriozitetin dhe dëshirën për punë. U përpoqa t’i njoh sa më mirë këta të rinj.
    Orën e parë të mësimit e shkuam me bisedë dhe u dhashë hartimin e shtëpisë :‘’Fshati im’’.
    (Hartimi është një nga mjetet me të cilat nxënësi shfaq mendimet e ndjenjat, meditimin e tij. Nëpërmjet hartimeve mësuesi edukon te nxënësi dashurinë për atdheun e urrejtjen për armiqtë).
    Hartimi i dytë në klasë qe: ‘’Cila stinë më pëlqen më shumë‘’, hartimi i tretë në shtëpi: ‘’Cili njeri më ka hyrë më shumë në zemër’’. Të paktën një herë në muaj nxënësit e çdo klase i nxirrja për shëtitje në kodrat e Dajtit, në Erzen e Petrelë dhe u jepja ndonjë temë patriotike si: ’’O Shqipëri e bukur’’ dhe gëzohesha kur kuptoja se sa ndjenja të pastra dashurie për mëmëdhenë flinin në zemrat e këtyre të rinjve.
    Ajo që më binte në sy prej hartimeve ishte jo se nuk kishin mendime, se ato i kishin në mënyrë latente, por u mungonte më shumë stërvitja që t’i shprehnin bukur në formë. Shumë sish nuk kishin njohuritë e duhura mbi përdorimin e shenjave të pikësimit. Për këtë shkak, kur u ktheja hartimet e korigjuara kisha kujdes që t’u sqaroja mirë jo vetëm gabimet në mendime, por edhe shenjat e pikësimit se ku viheshin dhe përse. Për ushtrim në përdorimin drejt të shenjave por edhe për t’i pasuruar me kulturë, u diktoja pjesë të bukura letrare, disa prej të cilave kërkoja që të mësoheshin përmendësh: ’’Qindra vjet më parë‘’ prej Fan Nolit, ‘’Kthimi i Skënderbeut në Krujë‘’ prej Longfellout, anglisht, e përkthyer shqip nga Fan Noli; fjalën e Abraham Linkolnit në Gettysburg, të studjuar edhe anglisht edhe shqip si stërvitje në përkthime; ‘’I dëbuemi’’ që e krahasoja me ‘’Lamtumirë vendet e mia’’ nga ‘’Çajld Harold’’ të Bajronit, e të tjera. Prej librave që lexonim në klasë, si bie fjala :‘’Të mjerët’’, ‘’Jul Qezari’’ e të tjera drama të Shekspirit, zgjidhnim pjesë të bukura, i analizonim dhe i nxenim përmendësh. Pashë se leximi kolektiv i dramave në klasë jepte rezultate të dobishme për të folur sa më mirë e më kthjellët.
    Këtë metodë pune e vazhdova, sipas nevojës e mundësive, në gjithë klasat e ulta të gjimnazeve ku u transferova.
    ‘’Skënder Luarasi shquhej për horizontin e gjerë kulturor, për pasionin e madh për letërsinë, për zhvillimin e vërtetë krijues të programit të kësaj lënde e për një frymë të gjallë polemizuese që futi në orën e mësimit, e cila ndikonte aq shumë për krijimin e bindjeve tek nxënësit. Duke paraqitur fakte nga jeta e bëmat e njerëzve të shquar, ai realizonte synime të caktuara në edukimin moral, sidomos atdhetar të nxënësve’’ (*)
    (*)Iliaz Gogaj:Skënder Luarasi-shëmbëlltyrë e përkryer e mësuesit atdhetar e demokrat.’’Mësuesi’’, 2 maj 1992)
    Vëmendje i kushtoja diskutimeve mbi njohjen e historisë dhe vlerave tona kombëtare.
    ''Në mbledhjen e fundit t’Organizatës ‘’Përparimi’’, z.Skënder Luarasi foli mbi karakteristikat kombëtare. Fjalimi i Zotnisë së tij u prit me kënaqësi dhe u duartrokit me nxehtësi jo vetëm prej antarëve t’organizatës por edhe prej visitorëvet.''
    (*) Një konferencë, Laboremus, 28 Nëntor 1930, Nr.4/VII/f.8.

  10. #30
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skender Luarasi, publicist atdhetar e demokrat
    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    ’’Për komb e flamur’’
    Një ditë Ismet Toto, që pati mbaruar Shkollën Teknike dhe ndërkaq kishte arrirë të bëhej kryesekretar i ‘’Djelmënisë shqiptare’’, si bashkëpunëtor në gazetën ‘’Arbëria’’, më kërkoi një artikull për 28 nëntor 1930 dhe unë shkrova portretin e Themistokli Gërmenjit, ’’Për komb e flamur’’ (*)
    (*)Me poshte shihet për sa gjëra të vogla pengoheshin shkrimtarët e asaj kohe edhe për shprehjen e mendimeve më të thjeshta ndaj nga frika nuk guxonin t’i botonin.
    (’’Për komb e flamur’’, Arbëria, 28 nëntor 1930. Shën. i red.P.L.)

    Kaq shkrova unë për këtë patriot të madh të Korçës dhe që të nesërmen e botimit të këtij artikulli, më thirrën në ministri të Arsimit. Më qortuan rëndë se pata shkruar diçka që mund të na armiqësojë me Francën dhe prishte relacionet e mira politike që kishim me atë republikë! Në fund më porositën që si mësues të merrem vetëm me punën e shkollës.
    Pati edhe dashamirës që më përgëzuan, ndër ta Milto Sotir Gurra.(*)

    Letër nga Milto Sotir Gurra(*)
    A.Q.Sh.F.152,V. 1931,D.26, f.1


    (Fotokopjo letrat)
    Korçë më 3 dhjetor të vitit 1930
    I dashur Skënder
    Siç e sheh po të shkruaj…Po, po të shkruaj, sado që nuk duhej t'a bënja këtë punë për shumë arrësye të cilat, ti po të mejtohesh pak, do t'i kuptosh fare mirë. Po s'ka gjë…Unë gjithmonë çmoj miqësinë ideale dhe përpara saj përulem me gjithë thinjat e mija dhe i vë ndër këmbë gjith ato arsyet që do t'i kupëtosh ti vetë, e të shkruaj duke të shtrënguar dorën për atë artikullin e bukur që ke shkruar te Arbëria për ditën e 28 Nëntorit.
    Vërtet, i dashur Skënder, e ke shkruar me ndjenjë të vërtetë të një palo shqiptari i cili edhe i ka kujtimet e vojtjes së skllavërisë të të huajve fare të gjalla, në zemrën e tij dhe i cili edhe e ka zemrën plot me gjak se me të e ka ngjyer dhe penën që ka shkruar ato sëre.
    E dinja Skënder që do ta bësh këndonjësin t'i dridhet zemra, por do të maten ata q'e dinë se s'është sundimi i huaj e s'është skllavëria e 450 vjetëve kurse të rinjve që janë profanë të histories sonë të rilindjes kombëtare, që po sulen pas rrogave, shkallëve, gradave e pas ovullave, kurrë do të mos u dridhet zemra dhe kurrë do të mos mundin të kuptojnë se vuan një Themistokli, dhe se bëhet theror një shqiptar për shqiptarizmën.
    Prapë të shtrëngonj dorën se me ato sërat e bukura bën dy shërbime:
    a) U përkëdhel thinjat dhe rrudhat të motuarve dhe
    b) U jep disa mësime të rinjve, shumica e të cilëve janë vandalë të çdo punë të gjyshërve, stërgjyshërve dhe etërve të tyre. Po Skënder…kemi folur shumë herë, kemi biseduar dhe me zjarr dhe nga hera të kam thënë se përpara versës së re përulem…po përulem dhe ia çmoj virtutet e saj, mirëpo edhe ajo duhet të dijë të respektojë a të dijë të armatoset për luftën e jetës. E lufta e jetës do matje, do sakrifica, do durim dhe do urtësi. Këto që të gjitha asaj i mungojnë. E me gjith ato ajo e motivon luftën dhe pret të korrnjë fitimet dhe ta zbukuronjë kraharorin e saj me nishane e kryet me kurora. Një gjë duhet të sjellë ndër mend kjo djalëri: Nuk u jepen nishane rekrutëve por vetëm ushtarëve të pjekur e të rrahur në luftë e që dinë t'a hanë barrutin me grushta. Dhe djalëria jonë duhet të rresht nga së bëri rekllamë me fjalë se atdheu do sakrifica dhe shërbime se vetëm me ato do të mund të sjellim shërbime atdheut dhe monarkut që po e drejton këtë atdhe në skelën e lumturisë. Po të duash përgjigjmu:
    Mbetem me dashuri miku yt me besë
    Milto

    (*)Letër përgjigje e Skënder Luarasit
    A.Q.S.H, F.592, D.121, f.1.
    Tiranë, 22.XII.30
    I dashur Milto,
    Kush e di se ç’dënim të rëndë ke dhënë për mua që s’të kam shkruar për kaqë kohë. Një letër që t’a kisha pregatitur koi e s’ia dorëzova dot Ilkës kur iku nga Tirana. Dhe mbeti për sot t’a lanj atë hua. Por ç’të të shkruanj i dashur Milto? Do të desha të vinja përsëri në Korçë që të flasim;ose më mirë sikur të vinje ti këtu!
    Këtu është jeta e mbushur por e mbytur. Puna në të cilën ndodhem më gëzon fort. Me gjithë që kam 30 orë klasash në javë nuk ndjenj as më të voglën lodhje. Për të parën herë në jetën time ndjenj një ngutje të fortë për të punuar në shkollë.
    Nuk e di cili asht shkaku. Mbase qarku i shkollës teknike, mbase inati që ndjenj për të papunët intelektualë të këtij qyteti por ndofta edhe një send tjetër. Përballë shkollës sonë qëndron zemra e këtij vendi.
    Më katër e gjysmë të mëngjezit dritat e saja janë të ndezura. Se qysh u zgjova njëherë dhe e vura re këtë ngjarje. Dhe tani më vjen rëndë të fle pas kësaj kohe. Më dhjetë bije të fle. Me gjithë këtë nuk di të kem ndjerë nevojë për gjumë tjatër. Me këtë dua të them se qarku i Tiranës të frymëzon për vepërim. Por duhet edhe të dish të ruhesh…
    Të falem me nder për komplimentin që më bëre me rastin e botimit të artikullit mbi të ndjerin Themistokli. Nuk e kam ditur se kam bërë ndonjë punë kush e di sa të madhe. Edhe ndë qoftë se u godit pakëz ky artikull kjo i detyrohet më fort faktit që jeta dhe vdekja e Themistokliut janë dy gjëra të forta dhe të bukura. Syresh duhesh të dilte gjësendi më e mirë.
    Si mendonj unë për ty dhe për gjithë veteranët nuk besonj të ketë nevojë të të shkruanj, i dashur Milto.
    Ç’ndjen njeriu ka më tepër vleftë sot-për-sot se sa ç’thotë. Dhe kjo vleftë pakësohet në çfaqje. Pushimet e pashkës të dëshëronj t’i shkosh me gëzim dhe Motin e Ri për shumë vjet gëzuar!
    Si për herë i yti mik me besë
    Skënder Luarasi



    Për këtë ngjarje të rëndësishme ku ''dëshmori kombëtar Themistokli Gërmenji ngriti flamurin për të parën herë në Korçë, qi edhe e liroi …u bë nji kremtim i madh. Mbajti fjalim të flaktë z.Hilë Mosi.'' (*)
    (Tre vite më vonë, do të inagurohej në Korçë Momunenti i Themistokli Gërmenjit, i realizuar me dashuri e profesionalizëm të lartë nga Odise Paskali.)
    (*)Leka, kallnuer, 1930, f.30

  11. #31
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Në këtë fragment po sjellim një dëshmi të rëndësishme historike mbi manipulimet politike të regjimit të Ahmet Zogut dhe gjyqin e parë politik mbi të ashtuquajturin ''grupi i komunistëve korçarë''( janar-prill 1931) farse e cila nuk eshte permendur fare ne historine e Shqiperise per aresye qe merren me mend. Nga provat e dokumentuara del qe Skënder Luarasi paraqiste shqetesim te madh per monarkine dhe cilesoj nje nga kundershtaret me te medhenj te saj i cili duhej te denohej rende.
    Skënder Luarasi
    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    Në shkollën teknike dhashë mësim gjer në fund të javës së dytë të janarit 1931. Disa ditë më parë Vasil Xhaçka, redaktor i gazetës ‘’Ora’’, më kërkoi të shkruaja një recension për librin ‘’Neuland Albania’’( ''Shqipëria, vend i ri'') prej Frederik Wallish, për të cilin ishin botuar fjalët më lavdëronjëse në shtyp. I thashë se unë e shkruaja një kritikë të drejtë, por dyshoja ndë do ma botonin. M’u zotua se po. Vërtet, me përjashtimin e dy paragrafeve nga mezi e ndonjë fjalie nga fundi, artikulli u botua.(*)
    (*)Shqipëria shtet i ri, ''Ora'',13 janar 1931
    Artikulli doli në mëngjes dhe pasdreke, në orën pesë, xhandarët e mbretit më arrestuan.
    Kur isha larguar nga Vjena në behar, që të më mjaftonin paratë në udhëtimin tim gjer në Korçë, i pata marrë hua Koço Tashkos nja katër a pesë dollarë. Ndërkaq Koçoja qe larguar nga Vjena. Sandejmi Azis Çami më shkroi një letër me kërkesën: ”Paratë që do t’ia dërgoje Koço Tashkos, të mi dërgosh mua në adresë...’’
    Postjeri më hasi dhe ma dorëzoi letrën përpara kafe Kursalit tek po nxitoja drejt shkollës që të ndodhesha në sallën e studimit në orën pesë të datës 13 janar 1931. E lexova, e futa në xhep dhe mendova që sa të arrija në shkollë, ta flakja ku të mos e gjenin dot kurrë.(*)
    (*) Në atë kohë Koço Tashko dhe Hazis Çami qenë emigrantë të dënuar me vdekje në mungesë prej Ahmet Zogut.
    Kur hyra në oborrin e shkollës, pashë se ndërtesa qe rrethuar nga xhandarët. Në sallën e studimit u gjenda ballë për ballë shefit të policisë Xhafer Prezës, i cili m’u afrua dhe më tha ta përcillja në odën e gjumit. Atje më kërkoi korespondencën.
    ‘’Korespondencën doni ?’’ pyeta. ‘’Ja korespondenca ime!” I rrëzova nga tavlat e tavolina gjithë ato fletë e fletore, rradhorë hartimesh e libra që më zuri dora dhe me këmbë i përzjeva të gjitha tok. Pastaj futa dorën në xhep, nxora sandejmi portofolin, penë e zarfe e letra dhe të gjitha toptan i flaka ndër të tjerat që me këmbë i bëra ujem.
    ‘’Mos u çmënde!’’ më thirri kryepolici. Letrat e librat i ngjeshën në një thes dhe më nisën për në polici. Pastaj më përcollën në burgun e përgjithshëm.
    Se si m’u duk, më shumë nga turpi se nga frika. Kur më ngjitën lart në katin e dytë dhe eca përmes atij koridori, prej drejtorisë gjer te dera me hekura të kryqëzuara, m'u duk sikur po kapërceja Akeronin për në ferr. Plot të burgosur po më kqyrnin përmes kafazeve të hekurt. Kur hyra njëri syresh më përqafoi. Gjysma e dëshpërimit m’u hoq zemre kur njoha në personin e të burgosurit Haki Stërmillin, të cilin e pata njohur së largu në Tiranë dhe më mirë në Vjenë, më parë se ai të kthehej në Manastir prej nga serbët ia dorëzuan Zogut.
    Ato ditë sollën në burg nga Korça nja tre të rinj të akuzuar për ''faje politike’’: njëri, Dhori Thano, se pati varur nëpër muret e qytetit afishe me thirrjen :‘’Rroftë bolshevizma! poshtë M…t i shqiptarëve Ahmet Zogu!’’ dhe të tjerët Esad Dishnica dhe Ilo Treska, po për të këtilla fjalë në ambjente publike.
    Hetuesi Ramazan Skënderi, që qe dërguar në Korçë për të hetuar këtë ngjarje, më thirri edhe mua të më pyeste.
    ‘’Të më kuptoni drejt’’, nisi të më flasë Ramazani. Dhe tha se më deshte të mirën. Pati pyetur në Korçë njerëz nga shtresa të ndryshme, mësues, tregëtarë, punëtorë dhe të gjithë i folën fjalë të mira për mua. Madje Milto Sotir Gurra i paskish thënë se unë qeshë admirues i Naltmadhërisë së Tij!
    Veç se prefekti i qe shprehur : ‘’Shtypjani kokën atij gjarpëri dhe do të kemi qetësi ndër të rinjtë e Korçës!’’
    Unë protestova që më kishin ngatërruar me këta persona për ‘’çështje politike’’ dhe kërkova që gjyqi të më bëhej veças. Edhe hetuesi m'u zotua se do ta kërkonte këtë kusht në procesverbalin tim. Mirëpo anëtari i gjyqit Kiço Bisha e kundërshtoi duke thënë se në vazhdim të gjyqit do të dilte e vërteta. Por ajo që më shqetësonte shumë qe vetëm letra nga Vjena. Një ditë, kur po më shpinin në gjyq duarlidhur, me të arrirë para sahatit, u ndodha ballë për ballë disa profesorëve të Institutit ’’Nëna Mbretëreshë‘’. Karl Gurakuqi sa më pa, më kqyri syzgërdhyer, kërceu arushë nga gëzimi dhe u thirri kolegëve: ’’Shikoni, more, shikoni!...Ha!ha! ha!ha!ha!ha!’’
    O, sikur të kisha patur fuqinë e Samsonit! Porse më ngushëlloi fakti se nuk qe për ndonjë turp që më shpinin në gjyq dhe për punë të ndershme të ligjtë e botës i patën hedhur hekura në duar edhe tim ati.
    Shqetësim vërtet i madh më pushtoi ditën kur i bënë Ahmet Zogut atentat në Vjenë. Isha përkulur mbi xhezvenë me çaj në mangall. M’u afrua Esad Dishnica dhe më pëshpëriti: ’’Në Vjenë-atentat Zogut! - Emigrantët - Azis Çami…’’
    ‘’E vranë?’’
    ‘’Vranë adjutantin - Zogun e plagosën.’’
    Atentatet, ashtu në mënyrë anarkiste, nuk më kanë pëlqyer kurrë. Por nuk do të kisha qenë patriot shqiptar po të mos isha gëzuar për vrasjen e Esad Pashë Toptanit dhe ca më pak demokrat, tani, kur qëlluan kundër shpallësit të Monarkisë. Si nuk thirra: ’’Ju thafshin duart!‘’ Jo që shtinë mbi të, por që nuk e vranë.
    M’u kujtua letra nga Vjena dhe mendova: Ja se si nga një gjë fare e vogël mund të pësosh të keqen më të madhe dhe shkon për dhjamë qeni!
    Disa ditë pas atentatit, një inspektor erdhi të vizitonte burgun. Na mblodhi ne të burgosurit politikë dhe na pyeti ndë kishim ankesa. Gati të gjithë e siguruan se qenë të kënaqur. Por unë jo.
    ‘’Zotni inspektor’’, nisa të flas, ’’jam mësues, rroj duke dhënë mësim në shkollë, duke korrigjuar hartimet e nxënësve, duke lexuar shënimet që kam kopjuar nga leksionet e profesorëve të mij. Kur më arrestuan , m’i morën të gjitha...’’
    Nuk di me ç’fytyrë i thashë këto fjalë.
    Drejtori i policisë që gjatë arrestimit më pati trajtuar si zotni - si u skuq drejtori i policisë! ‘’Për besë gënjen! Kur e arrestuam, ky u bë si i çmendur. Ne i kërkuam korespondencën - ky rrëzoi e flaku përdhe ç’kish në tavolinë e rafte...’’
    ‘’Po mirë-mirë‘’, vërejti inspektori. ‘’Çfarë nuk ju duhet, kthejani.’’
    Dhe mua që atë pasdreke, në një karrocë, më përcollën në polici.
    ‘’Jo, një akuzë të tillë nuk e prisja nga ju!’’. Me këto fjalë më priti shefi i policisë. Dhe, kësaj rradhe, si u skuqa unë! Duke shpresuar e parandjerë se edhe letra kompromentuese mund të ishte brenda në atë thes me shkrimet e tjera, i kërkova ndjesë shefit të policisë. Dhe në arabanë e ngarkuar me thesarin e çmuar, i përcjellë prej xhandarit, arriva në burg.
    Në sallën e madhe, në qoshen më të djathtë të hyrjes, ku kisha shtratin pranë atij të Haki Stërmillit, e zbraza thesin dhe fillova të qëmtoj. Se ç’gëzim do të më ketë ndriçuar fytyrën kur më zuri syri zarfin - gjeta letrën përbrenda - ia tregova Haki Stërmillit (aq shumë besë i zura). Ky më tha të shkoja shpejt e t’i flakja të njëmijë coprat në vendin ku nuk do t'i gjente njeri kurrë. Kur u ktheva të gjitha të tjerat i shtira në thes dhe u shtriva të çlodhem me ndjenjën e çlirimit nga gjithë hallet e jetës. Nuk desha t'ia di tani se edhe sa herë të tjera do të më nisnin për në gjyq. Hoxha nga Kamza më vuri re.
    Nga mezi i prillit na shpunë në seancën që do të ish e fundit. Kryetari Bilal Nivica, më thirri në zyrën e tij dhe më tha: ’’Sot do të jepet vendimi. Prej Oborrit kemi marrë urdhër të mos dënohesh, jo se nuk je fajtor, porse nuk duan t’i prishet jeta birit të Petro Nini Luarasit. Të porositin të mos merresh me të tilla gjëra kështu tutje. Për ndryshe, gjithë fajet e së shkuarës do të të ngarkohen së bashku dhe nuk do të shpëtosh as po të ngrihet nga varri Petro Nini Luarasi e të lutet t'ia falin të birin.
    Haki Stërmilli, shkruan në ditarin e tij ''Burgu'':
    ''13 Kallnuer (Janar) 1931. Katër vetë t’akuzuem për faje politike u suellën sot në burg. Të gjithë janë të ri e korçarë. Profesor Skënder Luarasi, njëni prej tyre, akuzohet si kundërshtar i regjimit e si komunist. Esat Dishnica e Ilia Treska pandehen se në pije e sipër kanë thirrë: ''Poshtë Fashizma, rroftë Bollshevizma!'' Dhori Thana asht reshtue për afishet që paska ngjitë nëpër muret e qytetit të Korçës në të cilat paska shkrue: Poshtë Kapitalizma, rroftë Bollshevizma e të tjera. Këta tre të fundit thonë se i paska torturue policia e Korçës.
    11Fruer (Shkurt). Profesor Skënder Luarasi thotë se bajonetat e gjindarmëris i duken ma se dy pashë të gjata. Një profesor që e ka kaluar jetën në mes të librave, natyrisht terratiset sysh kur i shef gjindarmët q’e përcjellin për në burg me bajonetat mbi pushkë.(*)
    (*) Haki Stërmilli shkruan në veprën ’’Burgu’’, botim i vitit 1935,
    f.143-144.
    17 Fruer. Profesor Z.Skënder Luarasi mërzitet për së tepërmi, sepse i duket se e humbi prestigjin e honorin me që asht burgosë i akuzuem si fajtuer, me gjith që politik:
    ‘’Edhe sikur të lirohem s’kam sy e faqe të dal para njerëzise sidomos përpara nxanësve, thoshte sot në mëngjes dhe un përpiqesha me e ngushëllue e me e qetësue. Me gjithë këtë nuk qeshë në gjendje me e bindë e me e zbutë.
    - Një mësues lypset të qëndrojë naltë moralisht,- vazhdoi Skënderi,- dhe kurrë s’duhet t’arrijë me u gremisë në fundërinat e kësaj jete. Vendi i një mësuesi lypset të jetë shkolla e jo burgu,- tha profesori me një za të çjerrët që tregonte se sa i dëshpëruem ishte.
    - Edhe burgu asht nji shkollë, - i thashë
    - Po, asht e drejtë, por nuk asht për mue. Kurrë s’ka ndodhë që të burgoset nji mësues, përgjigji si i raskapitun moralisht. Unë e humba fijen e mendimit dhe po përpiqesha me gjetë ndër fletët e histories ndonjë mësues të burgosun politikisht që ta sërkitsha me ujë ngushëllimi zemrën e profesorit të dëshpëruem. Me gjithë që u mundova mjaft nuk gjeta gja, se trut e mij janë mykë ma. Ndërkohë Dhori Thana, i thirri profesotit prej andej poshtë, dhe i tha:
    - Po Sokrati a nuk qe mësues që vuejti e vdiq në burg?
    Nji hije kënaqësie e mbuloi fytyrën e profesorit, i cili u duk i ngushulluem. Bani buzën në gaz dhe e shiqoi Dhorin si me mirënjohje, se ishte shlirue ma nga ajo barrë e randë shprirtnore
    Na të tjerët thirëm me nji herë, t’enthuziazmuem:
    - Të lumtë Dhori!
    20Fruer. Mulla Elezi e Mulla Mustafa, dy hoxhallarë të burgosun për faje politike, po marrin mësim prej Profesor Z.Skënder Luarasi. Profesori përpiqet gjithë ditën për me ua futë në tru i-në ase e-në. Durimi i tij shembulluer më habit dhe mundimi i madh i tij më bën të besoj se detyra e mësuesit asht shumë e vështirë.(*)
    (*)Haki Stërmilli shkruan në veprën ’’Burgu’’, botim i vitit 1935, f.148-150.

    5Mars. Sot u zhvillue nji bisedim interesant në mes të shokëve të kthinës: Z.Profesor Skënder Luarasi tha se ku hapet nji shkollë mbyllet nji burg dhe shpjegoi se si do të pakësohen ngjarjet kriminale mbasi të jenë pajue njerëzit me dije. Mendimi i shtjelluem prej tij qe pëlqyem prej nesh pa as më të voglin kundërshtim, por u hodh njeni e tha:
    - Ku hapet nji shkollë s’mbyllet nji burg, por hapet edhe nji tjetër.
    - Përse?! pyetëm
    - Sepse, - tha ai, - shkolla e ndriçon mendjen e njeriut dhe e shtyen me luftue kundra ligjëve të kohës së vet për me i zavendësue me ma modernet, punë e cila i nep shkak burgosjes së tij. Vjen prej vedit, pra, se ku hapet nji shkollë, me kohë, ka me u çelë edhe nji burg me të vetmin ndryshim se ky ka për të qenë burg politik e jo ordiner.
    - Kjo s’ka të ngjarë, tha Profesor Z.Skënder Luarasi tue u përtypë
    - Ju vetë jeni shembull i gjallë i kësaj theorije, përgjigji shoku tue shique rreth e rrotull për të marrë aprovimin tonë.
    U mahnitëm dhe mbetëm me gojë hapët, mbasi kjo temë qe aq interesante sa lypte të zhvillohesh me kthjelltësin ma të madhe të mendjes.(*)
    (*)Haki Stërmilli shkruan në veprën ’’Burgu’’, botim i vitit 1935, f.153-154

    21Prill U lirue sot Profesor Z. Skënder Luarasi, i cili muer pafajsi. Ishte turbullue e hutue fare prej gëzimit të lirimit.(*)
    (*)Haki Stërmilli shkruan në veprën ’’Burgu’’, botim i vitit 1935, f.159
    20 Maj U lirue sot me dekret Mbretnuer, Ilia Treska, Esat Dishnica e Dhori Thana, të tre të dënuem me nga tre vjet burgim prej gjykatës politike disa kohë më pare (*)
    (*)Haki Stërmilli shkruan në veprën ’’Burgu’’, botim i vitit 1935, f.165
    Gjyqi ndaj të pandehurve Skënder Luarasi, Esat Dishnica, Ilia Treska e Dhori Thana, i etiketuar nga propaganda ‘’Gjyqi i komunistëve korçarë‘’, u zhvillua me bujë e peripecira që
    ngjallën interes të veçantë në shtypin dhe opinionin publik.
    Nga janari deri në maj 1931 gazetat Vullneti i popullit, Gazeta e Korçës, Gazeta shqiptare, Shqipëria e re, Ora, e të tjera, i përshkruan sensacionet e seancave gjyqësore. Nga debatet në gjyq u zbulua skandali: dëshmia e rreme e nipit të Koço Kotës ndaj Skënder Luarasit (kinse nga përdorimi i dhunës në qeli) ku kompromentoheshin prefekti i Korçës, rrethkomandanti, organi i hetuesisë dhe trupi gjykues.

    Gazeta e Korçës
    Të pandehurit për propagandë bolshevike para gjyqit politik.
    Pardje pas dreke, në sallën e gjykatës së posaçme për faje politike, u zhvillua gjyqi kundra katër t’akuzuarve korçarë, të pandehur për ‘’propagandë bolshevike’’ kundra regjimit, Esat Dishnica, Skënder Luarasi, Ilia Treska dhe Theodhor Thana duke pasur për avokatë, dy të parët, Dr.Terenc Toçi, i treti Dr. Kristo Floqin dhe i katërti Z. Besim Casllin. Trupi gjykues që qëndronte në tribunë, përbëhej prej z.z. kryetarit major Bilal Nivicës, anëtarëve kapiten Luigj Mikelit, kapiten Hamza Kuçit, Theodhor Papamihalit, Sadedin Zavalanit, prokurorit Kiço Bishës dhe sekretarit Gani Tepelenës. T’akuzuarit qëndronin përpara dhe rreth ishte një shumicë e madhe dëgjonjësish. Në krye këndohet komunikata e prokurorisë…Kryetari zë e pyet të pandehurit me rradhë.
    I pandehuri Skënder Luarasi e rrefuzon akuzën q’i bëhej sikur të kishte thënë:’’ Mbreti punon për interesin e vet dhe t’italianëve’’.
    (*)Gazeta e Korçës, 19 shkurt 1931, f.4

    Gazeta ‘’Ora’’
    Ilo Treska u pyet prej kryetarit të gjyqit Politik se përse tha në Korçë, kur është pyetur, që ka patur marrëdhënie me Skënder Luarasin, dhe tani e mohon. Ky përgjigjet se u shtrëngua nga të rrahurat që i bënë në Korçë të pohonte pyetjet që i bënin. Pyetjet, thotë, ja bëri Prefekti i Korçës, Rrethkomandanti, gjyqtari hetues Pavli Sopiqati dhe antari i gjyqit Shezai Qemali. Një nga antarët e gjyqit bën vërejtjen se gjyqi nuk bëhet kundër autoriteteve që përmendin të pandehurit. Avokati z. Terenc Toçi thotë se Ligja është një për të gjithë e ca më e rëndë për autoritetet që ngrënë dru, në qoftë se veprojnë kundra ligjës…I katërti i pandehur, Skënder Luarasi, akuzohet si kundërshtar i Mbretit e sikur ka thënë që ‘’Mbreti punon për interesin e vet e t’ italianëve.’’ Por ky i fundit refuzon akuzën e proteston duke thënë se ‘’ as ka thënë t’atilla fjalë, as ka patur shkak që t’ia thotë Ilo Treskës, që e njeh por s’ka patur marrëdhënie me të‘’.
    (*) Gazeta ‘’Ora’’, 17 shkurt 1931, f.4.
    Gazeta e Korçës
    Avokat Terenc Toçi: ''Ilia Treska ka qenë i papërgjegjshëm, kështu mori në qafë edhe Skënder Luarasin, për të cilin nuk është paraqitur asnjë fakt jo që të dënohej, por edhe që të paraqitej në gjyq''.
    (*)Gjyqi politik, Gazeta e Korës, 11 prill 1931,f.4


    Gazeta e Korçës
    Skënder Luarasi u fal pasi u gjet i pafajshëm.
    (16 prill pasdreke) Po në këtë datë u bë edhe gjyqi për Imamin e Dervenit, Mulla Elez Mushahu, emigrant kosovar që u shpall i pafajshëm.
    (*) Gazeta e Korçës, 17 prill 1931, f.4
    (Pas dy ditësh, më18 prill, u liruan Skënder Luarasi dhe hoxha.)
    Nga dosja hetimore (arkivore) zbulohet interesimi i drejtpërdrejtë i Ministrit të Brendshëm, Musa Jukës, për arrestimin e dënimin e Skënder Luarasit.(*)
    (*)AQSh. Fondi F.152,V.1931, D.26, f.37
    Korçë11.1.1931
    Telegram Ministris Punëve të Brendëshme
    Në 8/I/1931 sipas hetimeve të kryeme energjikisht edhe me kujdes rezulton se Esat Dishnica dhe Ilo Treska kanë bërtitur më 25 Dhjetor natën ’’Rroftë bolshevizma, poshtë Monarkia, poshtë Musolini!’’Prej këtyre Ilo Treska pohon se është frymëzue për këtë në muajin qershor e korrik dhe ma vonë në muajin dhjetor dhe në Tiranë ku kish ardhur për të marrë nënpunsin me ndërmjetësinë e Zotni Koço Kotës të cilin e ka dajo, prej të quajturit Skënder Luarasit prej Korçe, tash mësues në Tekniken, Tiranë. Skënderi i ka thënë Ilos se Mbreti për interesën e tij personale e shiti Shqipërinë në Italianët dhe se ay nuk duhet të jetë ashtu. Dhe se Fan Noli ban vepra të mira dhe se gjith djalëria duhet të jetë e gjallë kundër atij Mbreti
    Ilia thotë se Skënderi në Korçë më 28 Nëntor 1930 botoi një artikull nën titullin ‘’Për Flamur e Komb ‘’ Dhe kur e kish pyetur Skënderin pse nuk e titulloj ‘’për Flamur e Mbret’’, Skënderi i kje përgjigjë se ashtu duhej dhe i kish thënë se kishte marrë për këtë artikull një letër urimesh prej mësuesit këtushmë Milto Gurrës, porse letrën nuk ja kish treguar.
    Udhëzoni pra arrestimin e Skënder Luarasit dhe kërkoniu kujdesisht shtëpis së tij që të mund të gjendet edhe korespondenca e tij me Milto Gurrën…
    Megjithqë hetimet vazhdojnë dhe nesër do të kërkohen disa shtëpi të miqvet ngushtë të Skënder Luarasit por nuk kujtojmë të nxirren përfundime tjera tash mund të dërgohet këtu pytsi Gjyqit Politik.
    Prefekti
    A. N. d.v.

    f.39 Telegram Shifër
    Korçë 11.1.1931
    Ministris P. Brendshme
    Zyra Sekrete
    Tirana
    Nr.2/VII resVlon teli Nr.2/VI res. datë 10.1.1931. Lutem na komunikoni përfundimin e kërkimeve në shtëpinë e Skënder Luarasit që të mundim të kërkojmë shtëpitë e miqvet tij me shpresë suksesi.
    Prefekti
    (A. N.d.v.)
    f.40, shkresë dore, Nr.4/9: Shtëpia u kontrollua po s’u gjet gjë.
    Për zbuluesit u derdhën 1000Fr.ari (dt.12.1.1931)
    Musa J.



    f. 50
    Nr.4/13 Tiranë 14/I/1931
    telegram prefekturës
    Vijon teli ResNr4/9 më 12/I/1931
    Ju njoftojmë se për shndrim emrash asht kontrollue gabimisht shtëpia e (Skënder) Kristo Luarasit ku nuk u gjet gja e dyshimtë.Dje u kontrollua shtëpia e Skënder Petro Luarasit të cilit ju gjet letra që pat marrë prej Sotir Gurrës që bën fjalë teli juaj ResNr2/7 më 11/I/1931. I përmenduni ndodhet nën vërejtje. Hetuesi i gjyqit politik kërkuem me telin e mësipërm të juajin sot u nis për atje.
    Ministri i P.Mbrendëshme

    f.56
    15/1/1931
    Prefekturës Korçë
    Vijon teli ResNr.4/15 më 15/I/1931
    Proçeset e mbajtuna mbi Skënder Luarasin janë dërgue pardje me postën ajrore direkt hetuesit të gjyqit politik
    Sot ju impostuam kopjen e letrës së Milto Gurrës. Mbasi q’i mund t’ju duhet për zgjerimin e hetimeve përfundimi i të cilëve të na njoftohet.
    M.P.Mbrendëshme

    Marja e parave 1000Fr.ari më 22.1.1931 nga Kapiten …(firma) dhe prefekti
    A. N. (Firma)


    f.65, Nr2/18Res
    22/I/31
    Të pandehurit u çuan në gjyqin politik
    Prefekti
    A. N.


    F.295, V1931, D.16, f.165
    Shkolla Teknike e Tiranës
    Ministrisë së Arsimit
    Kemi nderin t’ju lajmërojmë se mbas kërkesës suaj N.619 më 27 Fruer 1931 se Instruktorit Zot.Skënder Luarasi kje marrun prej shkollet më 13 kallnuer 1931 e asht mbajtun jashtë detyrës deri më sot
    Me nderime
    Harry T.Fultz m/m



    f.82Koncept
    14/IV/1931
    Nr.4/42 Prefekturës Tiranë
    Simbas shkresës Nr41/1 datë 15.4.1931 të Prokurorit Gjyqit për Faje Politike i pandehuri i burgosur Skënder Luarasi ka fituar mos përgjegjësinë dhe lirinë nga burgu prandaj urdhëroheni që të lirohet tue na njoftue përfundimin.
    Ministri i Punëve të Brendëshme

    f.83 Nr10/I Re
    Ministrisë së Punëve të Mbrendshme Zyrës Sekrete
    Përgjigje e urdhnit Nr4/42,d.18.4.31
    Kemi nderin të njoftojmë se Skënder Luarasi u lirue nga burgu qysh nga data 18 të k.m.
    Prefekti i Tiranës

    f.169 Kryesia e gjyqit të posaçëm për faje politike
    Nr20/I Tiranë më 16/IV/1931
    P.T.Ministris Arsimit
    Këtu
    Gjegje shkresës Nr. 619 d.27/2/1931. Profesor Skënder Luarasi ishte sjellë para këtij Gjyqi si i pandehur për propagandë kundër regjimit e Naltmadhnis Tij Mbretit, por në Gjyqin që rrodhi Gjykata me datën e djeshme nga mungesa e provave vendosi pafajsin e tij dhe lirimin nga burgu në mos është i ndaluem për tjetër çështje.
    Kryetari (Firma)

    Shënim:Për njoftim etj.
    Të pyetet drejtori i Shkollës Teknike në se i përmenduni asht paraqit në krye të detyrës
    A.Shala (Firma)
    17/IV/31


    -----------------
    Joana Harri Fulc(*) shpjegon një tjetër rrethanë mbi arrestimin e Skënder Luarasit, për shkak të letrave anonime: ''Në situatën e komplikimit të marëdhënieve të Zogut me italianët dhe atyre me amerikanët erdhi një mesazh nga mbreti i cili nuk e shprehte objektin e pakënaqësisë së tij në mënyrë të drejtpërdrejtë …Mbreti Zog pohonte se dy vitet e fundit në bankat e nxënësve të Shkollës Teknike mund të gjendej ''literaturë komuniste'' dhe e paralajmëronte (Fulzin) se shkolla do të mbyllej po qe se përsëri do të konstatohej material i tillë subversiv… Shkaku i zemërimit të Mbretit me sa dukej kishte të bënte me një artikull kritik ndaj tij që ishte botuar në revistën ''The living Age'' një kopje e së cilës gjendej në bibliotekën e shkollës. Këtë fakt që e kishte amplifikuar shtypi italian nëndrejtori i shkollës z.Hollingshed ia shpreh së bijës: ‘’Besoj se ke parë në shtypin italian që në Shkollën Teknike të kryeqytetit të Shqipërisë u zbulua një komplot boleshevik…Një idiot dhe budalla, ishte punësuar nga Ministria e Arsimit si tipograf…Ai filloi të shkruajë pusulla fyese duke i futur fshehurazi në xhepat e nxënësve tipografistë si dhe në vetë xhepin e mësuesit të repartit…Këtë ide filloi ta zbatonte në stil më të gjerë. Shkroi letra kërcënuese për deputetët dhe ministrat qeveritarë etj,... të gjitha fshehurazi. Së fundi u kap. Menjëherë u arrestuan mësuesit e Shkollës Teknike: Cungu, Sharra dhe Luarasi. Sharra u lirua pas një dite, Cungu mbetet akoma në polici. Luarasi është në burg. E gjithë çështja budallallëk me brirë…''
    Dhe drejtori i Shkollës Teknike, z.Hari Fultz: ''Shqipëria është një vend ku dëgjon shumë, por pak mëson. Thashethemet janë e metë karakteristike e vendit, pëshpëritjet marrin dhenë nëpër kafenetë dhe çdo fije kritike mund të shkaktonte veprimin e policisë së ministrisë së Brendëshme, siç ndodhi me rastin e tre instruktorëve të Shkollës Teknike''.
    (*)Joan Fultz-Kontos, Kryqi i Kuq, shqiponja e zezë: Biografi e Shkollës Teknike shqiptaro-amerikane të Tiranës, f.153-154

    Po, unë pata idealet e mia, për të cilat dikush më ka qortuar, dikush luftuar. Atyre që ishin lindur e rritur nën influencën otomane mendimet e veprimet e mia u dukeshin radikale. I edukuar në Amerikë, unë kërkoja reforma, por këtë dëshirë për reforma e quanin të keqe! Sepse atyre që kishin jetuar e punuar në Amerikë, qofshin me bindje republikane a demokrate, u thoshin ''radikalë'' në Shqipëri. (’’Pa ku di amerikani të qeverisë?'' thonin oborrtarët shqiptarë!)





    * * *
    Nga sa më tregoi Lasgush Poradeci, pasi dola nga burgu, Zogu, i indinjuar për artikullin, dërgoi Dr. Jani Bashon t’a pyeste ndë dinte se kush do ta kishte paguar Skënder Luarasin të shkruante atë artikull armiqësor. Poeti ynë i qenkësh përgjigjur Dr. Bashos se Skënder Luarasi nuk është nga ata qytetarë që shkruajnë për para.
    Fill pas burgimit tim, në shtypin e Tiranës u botuan nja dy shkrime kundër kritikës që i pata bërë librit ’’Shqipëria vend i ri’’. Ndonjë si Karl Gurakuqi pohonte madje se çfarë thosha unë kundër ‘’mikut të madh’’ të Shqipërisë rridhte nga një armiqësi personale!
    Kjo insinuatë ma rëndonte padinë, prandaj nuk mund të ketë qenë për zemërgjerësinë e Naltmadhërisë së Tij që më nxorrën të pafajshëm por për shkak tjetër.
    Pas lirimit tim, shefi i zyrës së shtypit Dr. Mihal Sherko, më tregoi: Rreth atentatit kundër Zogut, një gazetë proletare në Budapest botoi për mbretin e Shqipërisë përshkrime që e poshtëronin shumë në sy të botës. Qeveria hungareze e dënoi gazetën me pezullim të botimit për ca kohë. Dënim i tillë për një gazetë që shitej rrugëve, e shkatërronte krejt.
    Atëhere Frederich Wallisch, përfaqësues i shtypit shqiptar në botën e jashtme, ndërhyri për hir të gazetës së dënuar (sigurisht jo për sytë e bukur të drejtorit të saj) dhe u tha autoriteteve në Budapest se mbreti Zog, shpirtmadh, nuk desh t'ia dinte se çfarë shkruante kundër tij një palo-gazetë.
    Autoritetet e Budapestit pyetën oborrtarët e Zogut në Vjenë dhe ata shqiptarë u përgjegjën se vërtet mbreti i tyre nuk desh t'ia dinte se çë shkruante kundër tij një palo-gazetë në Budapest, por shtuan edhe se as F.Wallischi nuk pati ndonjë autorizim për të ndërhyrë në favor të kurrkujt. Kështu që qelepirxhiut barkmadh të Shqipërisë iu hoq e drejta të përfaqësonte shtypin shqiptar në botën e jashtme. Ky që i kushtoi arkës së popullit shqiptar me dhjetra mijë napolona flori, humbi ndërkohë edhe postin e kryetarit të shoqërisëAustri-Shqipëri.
    Në një ballo Wallisch iu paraqit gjeneralit Oto Woef dhe e ftoi ta nderonte shoqërinë duke u bërë anëtar i saj.
    Dhe gjenerali në sy të gjithëve u përgjegj: ’’Unë i dua shumë shqipëtarët, po do të jetë turp për mua të bëhem anëtar në një shoqëri ku ju jeni kryetar i saj’’ .
    Wallischi e hodhi në gjyq për fyerje.
    Atë behar pat ardhur në Tiranë Leo Freundlich, miku vjenez, autor i librit ’’Golgothaja e Shqipërisë‘’.
    (*) Në librin ’’Golgothaja e Shqipërisë‘’, Leo Freundlich, përshkruan masakrat e ushtrisë së kralit Pjetër në Kosovë më 1913.
    Ai më takoi mua dhe kërkoi të vija në Vjenë të dëshmoja kundër Wallisch-it në përgjigje të atyre që do të dëshmonin në favor të tij. I lodhur prej andrallave, ia mohova vetes një udhëtim që në rasa të tjera do ta kisha bërë me gëzim të madh. Por i tregova Leo Freunlich-it:
    Duke përshkruar udhëtimin Lushnjë-Kavajë, Wallischi pati shkruar se në Rrogozhinë iu prish automobili dhe se ndërsa shoferi po merrej me rregullimin e motorit me përcjellësi shqiptar Rrok Gera shkuan të prisnin në hijen e një lisi. Bujku që po lëronte atje pranë, të cilit në mesditë i erdhi buka, i ftoi mysafirët të urdhëronin në mesulë. Autori shkruan se dreka që i ofroi fshatari shqiptar qe ‘’drek’’ me kuptimin gjermanisht të fjalës. Kjo sharje e ndihmoi gjeneralin austriak të dilte faqe bardhë përpara gjyqit, për fyerjen që i bëri Wallisch-it.
    Dhe ja se si:
    Gjenerali Oto Woef tha se gjatë luftës i pati njohur shqiptarët, që luftuan krah për krah me gjermanët, për burra trima me zemër plot guxim. Kur u larguan gjermanët nga Shqipëria, popullit nuk i erdhi mirë. Si do të ndjeheshin gjykatësit po të këndonin në shtypin gjerman se ata gjermanët e paskëshin patur zemrën plot ‘’***’’ po me kuptimin shqip të fjalës?
    Ndaj them se edhe mua më nxorri të pafajshëm e drejta ime dhe jo shpirtmadhësia e ndokujt!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mirse erdhe Petro..

    Po i lexoj kto Kujtimet e prof Skenderit qe ke sjelle..

    Jan shum Interesante..

    Vazhdo..

    nuk kam komentuar sepse sic e di vemendja e miletit pra dhe e imja.. kto kohet e fundit ka qene e drejtuar tek cadrat e sheikut edvin sadam kadafit me armani ne bulevard ku mrizojne prej disa javesh haremi i selise roze mbushur me eunuke e mantenuta qe ideal kan lejetruallndertimpallatshitjeapartmentesh120000eur o-copaepastajyxhumfillotjatrin.



    .

  13. #33
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasit
    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    Me ikjen e nxënësve në shtëpi të tyre për pushimet e verës dhe me
    shpërndarjen e dëftesave mbaroi edhe puna ime në gjimnaz e në konviktin ‘’Malet tona’’.
    Në këtë kohë patën ardhur në Shkodër, njëri pas tjetrit, dy vizitorë anglezë: njëri publicist dhe tjetri turist. Komiteti i turizmit më ftoi mua për interpret.
    Në bisedim e sipër: ’’Domethënë Shkodra jua paska dhënë ministrin Musa Juka’’, tha zotnia publicist.
    ‘’Jo,’’ ia ktheva. ’’Na e solli Elefanti i Bardhë që qeveria e Madhërisë së Tij Britanike na e dha peshqesh me shpalljen e Monarkisë në Shqipëri.’’
    Me tjetrin, Mr.E.C.Red u kuptuam më miqësisht. Ata të turizmit m’u lutën që ta përcillja deri në kështjellën e Drishtit. E përmenda këtë vizitë, se qe ky i huaj që më bëri të mendohem me turp që brenda një moti në qytetin e Teutës, nuk pata vizituar veçse Rozafën, Shirokën dhe Pukën.
    Më 16 korrik,1935, Mr.Read më dërgoi një letër:
    Ju falemnderjes për fisnikërinë tuaj dhe për mënyrën e qartë në të cilën i tregonit gjërat.
    Me këtë letër po dërgoj fotografitë e premtuara. Gjer tani, s'kam mundur të gjej ndonjë revistë që trajton arsimin koedukacional, në Britaninë e Madhe. Asnjë nga miqtë e mij shkollorë nuk dijnë të më thonë titullin e një libri anglisht që merret me këtë themë!
    Koedukacioni këtu është i rrallë dhe nuk shohim të fitonjë teren. Duket se varet ose rezulton nga inisiativa dhe guximi i një drejtori të veçantë. Zakonisht ai që i zë vendin e braktis punën e tij. Sidiqoftë, kjo ngjet në disa degë të universitetit në Londër.
    Ka shumë faktorë kundër adoptimit të këtij sistemi këtu:
    a) Gra nga vise të ndryshme të perandorisë (sidomos jokristiane) që janë rritur në purdah (kafaz) nuk do të mundnin të edukoheshin në universitetet angleze.
    b) Këshillat arsimore në vendin tonë përbëhen nga burra dhe gra të shkuar në moshë të cilët, posi vendi ynë, influencohen përgjithësisht nga tradita.
    c) Fakti është që ne jemi në përgjithësi konservativë në shpirt dhe jo aqë shumë të ndijsishëm për sugjerime mase si amerikanët.
    d) Vajzat tona (të shkolluara tok me djemtë) kanë prirje të bëhen ''tombay'' (vajza që u pëlqen të sillen si djemtë).
    e) Ne s'jemi fort të zellshëm të adoptojmë methodat më të reja në vend të më të vjetrave që janë provuar mirë. Na duket sikur më e reja gjë nuk është domosdo më e mira fare.
    f) Mësuesit tanë, burra e gra, kanë secili nga një shoqatë të organizuar mirë, me një sasi influence politike dhe koedukimi mund të bëhet shkak t'u mbyllte derën e shkollës shumë grave.
    g) Djemtë, të gjithë, i urrejnë vajzat në shkollë.
    Pikëpamjet e shfaqura më lart mbi çështjen nuk janë domosdo edhe të mijat, por opinione që i kam mbledhuraty-këtu pasi u ktheva.
    U kënaqa shumë nga vizita ime në Shqipëri dhe i gjeta popullin, zakonet dhe bukuritë e vendit të barabarta me (ndë mos më mirë nga) sa kam parë në Europë gjer tani. Miqtë e mi, nga sa u kam treguar për udhëtimet e mia, ju admirojnë dhe ju kanë zili për vendin tuaj.
    Ajo që duan turistët perëndimorë është të shohin gjëra që kanë karakter të posaçëm kombëtar, gjëra të vjetra interesante.Guxonj të parathem se shumë gjëra mjaft të zakonshme sot, në më pak se 30 vjet, do të kërkohen me etje të madhe prej muzeve. Po kjo gjë ka ndodhur në Angli, për shembull, tani vonë është vënë re që nuk është ruajtur pothua se asnjë model prej karrocave të vjetra.
    Një mik jugosllav, të cilit i dërgova një postale të urës së vjetër që përshkuam me automobil duke udhëtuar në mal, më shkroi se kjo qe më e bukur se e famëshmja Ura e Mostarit midis Dubrovnikut e Sarajevës.
    Ju falem nderjes juve e Komitetit Turistik të Shkodrës. Duke ju dëshiruar juve dhe atdheut tuaj sukses në çdo drejtim:
    Mbetem me besë
    E.C.Read


    Pas Danjes vendosa të vizitoj Vermoshin.
    Nga mezi i korrikut profesor Sotir Angjeli, Gjon Kovaçi dhe unë, të shoqëruar nga një njohës i mirë i malësisë së Shkodrës, pajisur me çadër e ushqime të ngarkuar në kalë, u nisëm për në Vermosh. Te leqet e Hotit hasëm një malsor që po bënte dy ditë udhë për të shitur disa kilo djathë në pazar të Shkodrës. Në krye të leqeve përshëndetëm një plakë që po dridhej ethesh e na pyeti ndë kishim kininë! Malarja kish arrirë gjer te Alpet!
    Në Selcë, ku u çlodhëm një natë, Sotiri zbrazi çiften për të vrarë mëllenja. Prej malit zbriti xhandarmëria, tok me ata dhe një ish nxënesi im.
    Në vend që të na arrestonin si prishës të qetësisë na përcollën gjer në Brodolec, në qafën e këtyre viseve të mrekullueshme ngritëm çadrën. Veruam në tendë gati një muaj afër Kullës së Mbretit dhe ecëm gjer te kulla e Prek Calit rrëzë Vermoshit.
    Sandejmi për ditë bëmë shëtitje nëpër kodra dhe lugina. Prej kufirit kqyrëm liqenin dhe viset e Plavës e Gucisë aq të pasura në ndodhira historike. Nga Kulla e Mbretit shikonim malin e Vermoshit që ia kishin falur Beogradit.
    Ç’vise të bukura por ç’vetmi vrasëse! Herë pas herë heshtjen e thellë e prishte thirrja e ndonjë bariu a druvari, ose edhe kuja e gjindjes që sillnin të vdekurin për ta mbuluar atje pranë pyllit ku kish ndonjë shenjë varrezash. Përkarshi çadrës sonë qëndronte kasollja e dhogtë ku kishte zyrën xhandarmëria.Asnjë shenjë tjetër qytetërimi. Këtu natyra sundonte në gjithë bukurinë e madhështinë e saj.
    Në shkollë pata dhënë për hartim temën ’’Pelegrinazh në fshatin e vëllezërve Frashëri’’. Sa pak dinin nxënësit për punën e vyer të Naimit e të Samiut dhe sa më pak për atë të Abdylit, po ajo që më çuditi qe mosdija e tyre se ku gjendej katundi Frashër. Në Shkodër pata shumë nxënës që për mbiemër kishin emrin e fshatit të gjyshërve të tyre por që nuk dinin se ku binte dhe ca më pak ta kishin vizituar.
    Kjo qe një e metë e shëmtuar në edukimin patriotik të rinisë sonë, prandaj nuk mungova t’i porositja nxënësit e mij që kur afroheshin muajt e verës, ta vizitonin fshatin e tyre, krahinën, çdo vend interesant në historinë e Shqipërisë dhe të mbanin shënime për ngjarje me rëndësi kombëtare, të mblidhnin fjalë të panjohura dhe të tjera gjëra me vlerë. Për koinçidencë, pikërisht atë ditë kur nisa vetë të shkruaj një ‘’hartim’’mbi ç’pashë e ç’dëgjova në ato vise veriore të vendit tonë, aq të pasura në bukuri natyrore, nxënësi Xhevdet Hysa, më shkroi një letër:

    Shkodër 15-VIII-1935
    I ndershmi Profesor!
    Jemi mirë ashtu dëshërojmë dhe për Z. tuaj që të jeni mirë.
    Gëzim të madh ndjente zemra e ime kur u nisa për në Selcë. Nuk kam shijuar kurrë një bukuri, kaq sa kjo e këtyre katundeve.
    Mbrënda një moji kam vizituar shumë krahina, kështu qi kam mujtë me njoftë pak përmbi karakterin e vendasve e me shijue bukurinë e pa masë t'atyne rretheve.
    Rajoni i komunës Vermoshit nga Veriu kufizohet me Jugosllavinë, nga Jugu me me komunën e Kastratit e nga Lindja me Jugosllavinë e nji pjesë me Shalën. Ky ka një popullsi prej 2431 banorësh. Këta janë njerëz fisnik, qi kanë për princip të parë bujarinë por mjerisht janë të vobegtë. Disa prej popullit të këtij rajoni shumë vjet më parë janë larguar prej këndej e janë instaluar nëpër vendet e ndryshme të komunave si p.sh. Pulaj, Hobot, Bushat, Lesh, Breg-Matas e tjerë, në muajin qershor largohen prej atij vendi familjarisht e me bagti, vijnë në bjeshkë mbasi klima asht e freskët dhe bari i ritshëm. Prej këtyre katundeve shumica e popullit asht malarik dhe kur shkojnë në bjeshkë, n'atë ujë të ftohtë(kritë) e n'atë klimë të fortë përmirësohen. Por disa të tjerë që janë shumë të dobët, malarik dhe të varfër qillon qi vdesin.
    Ujnat në këto vënde janë shumë të ftohta dhe të afërta njëri me yjetrin. Por përveç këtyre cilësive, ka edhe nji veçori tretëse të landëve ushqimore.Dallohet ndër të gjitha këto ujna ay i Qafës së Brodolecit për ma i ftoht e ma i mirë.
    Bjeshkat ma të bukura dhe ma të nalta, qi majat i kanë përherë të ngrime prej borës, tue fillue prej Veri e nëPerëndim. Shtoucica, majë shum e naltë ka pyje, kullosë për bagëti dhe prej saj rrjedhin kroje me ujë fare të mirë. Bishtnat e Gropa Jezhidolit, ka kullosë e shkëmbij e gurë gjithfar ngjyrash. Seferçia e Smatiroka, në maj borë e ujë të ftohtë, por më poshtë kullosa të mira për bagti: Budaçi, Maja e Zhubarku, Paja, Lpusha e Barizhdoli, vijnë varg, janë vende ma të pasuna me barë të mirë, por nji pjesë e vogël ësht e veshur me pyje.
    Dobraçia,Vejusha, Qafa e Mris Jama e Koprishti, vënde të plleshme për bagti por nji pjesë ësht e veshur me dru.
    Si thamë më sipër, pyjet përgjithësishtjanë të mira, por do t'ishin shumë ma të mira sikur populli t'a ndali hovin qi të mos i presë ose t'i djegë.
    Në mes të këtyne bjeshkëve, nji vend i mrekullueshëm për ka pamja natyrale , asht bjeshka e bukur e Brodolecit. Këtu na paraqitet nji pamje shum e bukur. Ka dru shum të mëdhenj, gurë me ngjyra të ndryshme, veçanërisht, nëpër një luginë mjaft të bukur e të blerueme megjithfarë lulesh të bukura, rrjeth nji krua i vogël, uji i të cilit ka një ftohtësi shumë të madhe sa qi nuk mundet me e majt njeriu dorën mbrënda në ujë ma tepër se nji minutë.
    Në këtë vënd mblidhen gjith populli i këtyre bjeshkëve si për çështje fetare ashtu edhe marrëveshje njeri me tjetrin për nevojat që kanë midis tyre. Me nji fjalë asht nji vënd shumë i përshtatshëm si nga klima ashtu edhe nga pamja natyrale.
    Do të ishte nji bamirësi sikur në kët vënd të ndreqej nji ndërtesë, e cila do të u shërbente si katundarëve për mbledhjet e tyne ashtu do të ishte një nderim dhe nji mirnjohje për turista, si shqiptarë ashtu dhe të huaj që vijnë me shijue bukurin, klimën, ujin, munden me mbledhë një tog të madh zakonesh, fjalë shum të dobishme, pamje të bukura për artista,piktorë,pamje misterioze të guvave e të shkrepave të gdhënuna prej kohësh , nga shiu i furishëm i dimnave t'ashpra, gjë qi ndodhë gjithmonë nëpër male, e shumë të tjera. Por të shkretët katundarë i ka mbuluar vorfnia dhe janë në hall për kafshatën e gojës.
    Të fala dhe nderime
    Nxënësi i juaj
    Xhevdet Hysa

  14. #34
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Në këtë fragment po sjellim një dëshmi të rëndësishme historike mbi manipulimet politike në regjimin e Ahmet Zogut dhe gjyqin politik të Fierit ku u përfshi edhe Skënder Luarasi i cili duhej te denohej rende me urdher nga ministri i brendshëm Musa Juka.

    Skënder Luarasit
    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    Kryengritja e Fierit dhe arrestimi.
    Dhjetëditëshin e parë të gushtit i lamë shëndenë Brodolecit, kaluam rrëzës jugore të Bjeshkëve të Nëmura kqyrëm të habitur stërborën në Gropën e Madhe, ku po mëzenin kopera bagëtish dhe me keqardhje për ato pyje madhështore, të cilëve fshatarët përditë u vinin zjarrin që të çelnin ara e kullota, po digjnin atë pasuri të madhe se nuk kishin mjete të transportonin qerestenë në Shkodër e Shëngjin. Zbritëm Qafës së Pejës në Theth, ngjitëm Shtegun e Dhenve për në Shkodër, ku lamë teshat e çadrat dhe të nesërmen mbritëm në Tiranë.
    Më15 gusht, pregatita hartimin që për shkak të kryengritjes së Fierit nuk e mori dot Mirash Ivanaj. Më 16 u përhap lajmi:''Kryengritje në Fier''. Të nesërmen nga Hotel Dibra ku isha duke bujtur, vështrova procesionin e varrimit të gjeneral Gjilardit dhe mëngjesin e ditës tjetër, kur po sapunosja mjekrën, të rruhesha e të shkoja në Ministri të Arsimit, një trokitje më bëri të hap derën.
    ‘’Rruaju! Rruaju!’’më tha polici.’’Pres unë‘’.
    Po unë nuk u rrojta. Mbylla derën dhe e para punë që bëra qe shpejt e shpejt të fsheh atë farë kobure nën dollapin e dhomës, lava fytyrën,u vesha dhe i thashë policit të hynte.
    ‘’Lutem, urdhëroni pak në polici!’’
    Dhe prej policisë te hetuesi. Faik Bregut do t'ia kenë mbajtur mend emrin gjithë jetën e tyre sa e sa katundarë që u proçeduan prej tij në kryengritjen e pranverës 1921, por unë ia mbaja mend nga një letër që i pat drejtuar Ministrit të Brendshëm , Ahmet Zogu, asi kohe, të cilën e mbaronte me ’’Ju puth tabanë e këmbës’’.
    Ky prokuror i shtetit shqiptar të asaj kohe qe një tip që superiorëve u puthte tabanin e këmbës, por inferiorëve u vinte shkelmin në fyt.
    ‘’ç’kontrabandë na bëni ju të Romës e të Vjenës!’’ qenë fjalët me të cilët më pershëndeti kur policët më shtynë në zyrën e tij. Në fisin tonë (përndryshe shumë të urtë e të bindur) më patën thënë se patëm patur një Niço, Niço, të cilit kur humbiste durimin dhe harronte bindjen që duhet të tregonte i dobti kundrejt të fortit, i fryhej delli i ballit dhe mjerë ai që kishtë të bënte me Niçon. Ai damar, si babait tim ngandonjëherë, kur kish të bënte me tipa të tillë, më hipi edhe mua atë çast në kokë.
    ’’Mos jam këtu në drejtorinë e doganave?” pyeta.
    ‘’Këtu je përpara prokurorit të shtetit!’’m’u përgjegj.
    ‘’Mos më keni marë për ndonjë tjetër?’’
    ‘’Të njoh shumë mirë, ti je Skënder Luarasi,’’më tha.
    ‘’Ka tre Skënder Luarasër: njëri është bujk në fshat, merret me parmendën, lëron arat, është i ndershëm, i paguan taksat në rregull, u siguron bukën atyre që sorrollaten nëpër zyrat e lozin kumar në Kursal; i dyti është inxhinier që ndërton banesa që të mos flenë fukaraja kishave e xhamirave; i treti - unë, jam mësues, edukoj rininë shqiptare të jetë e ndershme, atdhetare, punëtore.’’
    ‘’Mirë, mirë..’’
    ‘’Dua t’ju them që Romën s’e kam parë ndonjë herë. Nga Vjena kam pesë vjet që jam larguar. Në Durrës atëherë më sekuestruan librat e shkollës, asgjë tjetër. Unë nuk jam tregëtar. Ju i njihni ata që nga Bari sjellin ujë në bote duke importuar raki pa doganë…
    ‘’More, pa dale! Ku je këtu?’’
    ‘’Më keni quajtur kontrabandist! Më tregoni se ç’paskëkam sjellë kontrabandë!’’
    ‘’Jam prokurori unë dhe të bëj atë që s’ta pret mendja!’’
    ‘’Nuk je prokuror që të shpikësh! Ku e gjete të drejtën të fyesh një qytetar të ndershëm?”
    ‘’Unë të proçedoj !’’
    ‘’Ti më proçedon e më merr edhe shpirtin...Por nderin nuk të le të ma cënosh!’’
    ‘’Ulu të bëjmë procesverbalin...”
    ‘’I din të gjitha ti, që prej emrit tim dhe gjer tek urdhëri i dënimit që të kanë dhënë ata të cilëve u puth tabanë e këmbës’’.
    ‘’Nxirreni!’’thirri xhandarët që më shpunë në qoshen e rrugës Durrës-Kont Urani ku kishin mbyllur në një dhomë të ngushtë me dhjetra të pandehur, ndër të cilët dy karaktere të kundërt: Mehmet Vokshin dhe Haki Stërmillin. Kur na radhitën dy nga dy për në gjyqin e Fierit, mua më lidhën dorën me të Mehmetit që njihej për profashist.
    Kur do të zbrisnim shkallët, xhandarët po ngjitnin Asim Vokshin
    nga qilarët ku e patën torturuar.Vështrimi i tij burrëror na dha neve kurajo.
    Në kryeradhën e gazetës, në duart e oficerit të rojes që do të na shoqëronte për në Fier, që sipër nga dritarja, lexova: ‘’Të 11 xhandarët u pushkatuan…’’(*)
    (*)F257, V.1935, D.2 f.54
    Lista e personave të rreshtuar politikisht më 21.8.1935:
    13. Skënder Luarasi… 22. Toger Asim Vokshi…
    Mbretnia Shqiptare
    Komanda e operacionit Fier
    Nr.29/1 Po dërgojmë listën e dytë
    (**)F257,V.1935,D.2, f.258 .
    Hetuesi i posaçëm për faje politike
    Tiranë Nr.8/I Res Personale Tiranë,31.8/1935

    Prokurorisë së Gjyqit Politik Fier
    Vijon shkresa Nr.8, Res datë 28/8/1935 dhe Nr. extra D.27/8. Bashkëngjitur e këtu mbyllur po ju përcjellim aktet hetimore që u përkasin të pandehurve të arrestuar për faje politike, të quajturve Rasim Hoxha, Mehmet Vokshi, Vasil Xhaçka, Skënder Luarasi, Jonuz Bllakçori, Haki Stërmilli të cilët të shoqëruar janë dërguar aty në datën e mësipërme. Gjyqtari hetues Politik i Tiranës
    Faik Bregu

    Bashkëvuajtësi Haki Stërmilli kujton:
    ''Në Fier, na mbyllën 30 veta në një odë të vogël të P.T.T-së në katin e dytë, përkarshi hangarit ku patën kyçur të 60-të vetët e dënuar me vdekje.
    28 Gusht 1935. Vonë aty nga ora katër, sosëm në Fier. Na futën në burgun nr.2. Dymbëdhjetë vetë jemi rrasë në një kthinë gati katër metro katrore. Të gjithë ata që u sollën nga Tirana dhe që u vendosën në këtë kthinë janë: Ali Shefqet Shkupi, Salim Kokalari, Sadik Duro, Musa Hoxha, Profesor Skënder Luarasi, kapter Muharem Sula, rreshter Xhelal Kurtesi, Profesor Jonuz Blakçori ,kapter Bako Kalo, Profesor Mehmet Vokshi, Manush Peshkëpia dhe unë…Megjithëse në kthinë brenda na lidhën dy nga dy me kllapa hekuri..si pendë qesh të vuem në zgjedhë.''(*)
    (*)Haki Stërmilli, Burgu.

    Pas cazë, se si m’u shkyç pranga.Unë u gëzova. Mehmeti kërkoi ta kyçja përsëri.U grindëm.
    Hyri brenda kapiteni i rojes Spiro Moisiu. ‘’Zotni kapiten,’’ i thashë, ‘’pa dashur m’u çlirua dora. Ky binjaku më këshillon të lidhem me të përsëri,por unë dua të vete në qenef (nevojtore) vetëm.Si t’ia bëjmë?’’dhe e kqyra në fytyrë.
    Më kqyri edhe ai :
    ‘’Rreshter!’’thiri kapiten Spiro.’’Hiqua prangat të gjithëve!’’
    Pas dreke xhandarët përplasën në një qoshe të odës sonë dy djem nga Skrapari. I kishin dërmuar së rrahuri. Këtyre nuk ua hoqën hekurat. Se kush prej nesh i pyeti: ’’Rrahin-rrahin këtu?’’
    Në fund të shkallës, një djalë nja gjashtëmbëdhjetë vjeç, që e kapën tek arratisej, e futën lakuriq në një kade me m... Si i qe kaltëruar trupi kur e nxorrën.
    Një agronom nga Çamëria na tregonte anekdota që na bënin të harronim hallet dhe vendin se ku ndodheshim.
    Kryetari i gjyqit ushtarak, Ali Riza Topalli, siç duket i lodhur së dhëni gjithë ato dënime të rënda me vdekje e pa vdekje, nuk na ftoi ne të vonuarit në gjyq e më pas na liroi. (*)

    (*)F257,Dosja 11/1 , V1935 ,f.4
    Gjykata Politike Fier
    Nr.30 Prokuroria
    Për të pandehurit Ibrahim Kalaja, Mehmet Vokshi, Skënder Luarasi, Vasil Xhaçka…Haki Stërmilli asht vendos ndalimi i gjyqit tyne, dhe ndë mos jenë ndalue për ndonjë çështje tjetër të lirohen nga burgu
    10/9/1935
    Nr.14/323 Komandanti i Operacionit
    f.5 nr14/232 10.9.35
    Prokurori
    Haki Stërmilli kujton:
    11Shtator. Ora 9 pas dreke. Mora ndalim gjyqi. Këtë fat patën edhe tre profesorët: Luarasi, Vokshi, Blakçori. Na çuen ke kapiten Z.Spiro Moisiu për me na paraqitë ke komandanti i operacionit Nënkolonel Z.Ali Riza, i cili asht edhe kryetar i gjykatës politike. Zotni kapiteni na njoftoi se lirimi i jonë ishte lanë për nesër. Të nesërmen 12 Shtatuer në ora 8 para dreke na çuen para komandantit t’operacionit Z. Ali Rizai i cili na uroi që duelëm faqebardhë. Nga burgje të tjera u liruan edhe 17 të tjerë
    (Haki Stërmilli,’’Burgu’’)

    Vite më vonë, Hasan Reçi, i cili i studjoi aktet e Gjyqit të Fierit, më tha se në dosjen e gjyqit të Fierit, ka gjetur një letër që Musa Juka ia dërgonte Kryetarit të gjyqit Ali Rizait me propozim që edhe Skënder Luarasin të mos e linte pa dënuar.(*)
    -------------------
    (*)(*)F257,V.1935,D.2, f.418
    Ministria P.Brendëshme
    Zyra Sekrete
    N.14/300 Shkrim dore
    Jemi të mejtimit të merren në akuzë gjykimi Skënder Luarasi, Haki Stërmilli

    Por Gjyqi i Fierit u detyrua t’u falte jetën edhe të dënuarve me vdekje. Korespondentë francezë e të tjerë ndihmuan shumë për këtë, ata ndaluan të varen gjysma.
    Kur u liruam nga burgu dhe prisnim me padurim automjete për në Tiranë, një nga shokët e halleve iu turr një kamioni që mend e shtypi. ’’Po vete në Berat!’’ i thirri shoferi
    ‘’Mor, kudo që të vesh - vetëm këtu mos më lerë!’’ Në Fier mbretëronte tmerri.
    Në dikaster të arsimit ministër nuk ishte më Mirash Ivanaj. Ai dha dorëheqjen më 30 gusht 1935 në shenjë proteste ndaj riçeljes së shkollave private. (*) Ai pat refuzuar të nënshkruante edhe dënimet me vdekje.

    (*)Kur parlamenti shqiptar aprovoi përfundimisht më 11 prill 1933, dekretin e 14 shtatorit 1932 dhe ndryshoi nenet 206-207 të statutit të shtetit shqiptar, që lejonin çeljen e shkollave private ''kleri katolik protestoi në Lidhjen e Kombeve me mbështetjen e Romës…. Gjatë vitit 1934 u shtuan protestat e minoritarëve greke të nxitura nga Athina.
    Më 12 nëntor 1935 doli ligji për riçeljen e shkollave minoritare. Edhe kleri katolik e paraqiste si minoritet popullsinë katolike shqiptare. Kështu e trajtoi edhe Lidhja e Kombeve duke vënë në një plan si kërkesën e pakicës greke ashtu edhe pretendimin absurd të prelatëve shqiptarë. Kështu që padrejtësisht një pjese e popullit shqiptar konsiderohej si minoritet për shkak të diferencës së besimit fetar.
    Në mars 1936 u nënshkrua marëveshja dypalëshe në favor të Italisë ku përfshihej edhe riçelja e shkollave të klerit katolik që u shpall më 15 prill që do të ndiqej më 1937 me një ''reformë'' të re shkollore me frymë tërësisht fashiste. Sipas autorit të reformës italianit Sestilio Montaneli, kriteret udhëheqëse që e inspiruan këtë reformë qenë ''organizatat e rinisë shqiptare të ishin totalitare në përmbajtje dhe qëllime krejtësisht filoitaliane dhe shije fashiste….dhe ''italianizimin e e popullit shqiptar''
    AQSH.Fondi ''Legata italiane''dok dt.7.8.1937 tepër sekret.
    Cituar nga Iljaz Gogaj: Aspekte të arësimit në Shqipëri në vitet 1912-1939, Revista pedagogjike, nr.3,maj-qershor,1972, f.130-156.

    (*)Dorëheqja e Mirash Ivanajt
    ‘’Nga bisedat e mbrame të zhvillueme në Këshillin Ministruer, kam vur re, në çështjen e shkollave të minoritetit, mendimi i qeverisë është që ti përshtatet mendimit konsultiv të shumcës së Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës të shqyptuem më datë 6 Prill 1935.
    Mbasi e konsideroj se interpretimi i dhanun prej meje zbatimit të ndryshimeve të neneve 206 dhe 207 të Statutit Themeltar të Mbretërisë, ka mbështetjen e patundëshme si në të drejtën Konstitucionale ashtu edhe në vet deklaratën shqiptare para Shoqnisë së Kombeve më datë 2 Tetor 1921, e m’anë tjetër tue qenë i bindun se vetëm në shkolla të shtetit, pa as më të voglin cënim të së drejtës individuale ose kolektive, djelmnia shqiptare mund t’edukohet si e tillë dhe të fitojë si ndjesinë kombëtare e ndërgjegjen shqiptare, ashtu edhe moralin shoqnuer dhe disiplinën shtetrore , me kuptimin e sakrificit për Atdheun dhe për Mbretin, nuk mund të bashkohem me mendimin e shumicës së Këshillit Ministruer e të pranoj çfardo ndryshimi në zbatimin e nenit 207 të Statutit të Mbretërisë.
    Për këtë arsye kam nderin të Ju paraqes dorëheqjen nga Dikasteri i Arsimit.
    Pranoni, Ju lutem, Zoti Kryeministër, shprehjet e nderimit tem ma të naltë‘’.
    Mirash Ivanaj d.v.(*)(*)AQSh.Fondi ‘’Ivanaj’’
    Vajta drejt e në hotel Dibra. Një hoxhë e pati zënë odën ku pata bujtur unë. Kujdestari ma çeli dhomën. Koburja në dollap akoma po priste ku e pata fshehur. I mora atë dhe plaçkat dhe u nisa për në Shkodër.
    Romantika e vjetme pat mbaruar!…
    Ndëraq u bënë ndryshime në qeveri. Për të ftohur gjakrat e ndezura nga barbaritë e gjyqit të Fierit, mbreti dekretoi ‘’Kabinetin e të Rinjve’’ me plakun Mehdi Frashëri për kryeministër, me Et’hem Toton Ministër të Brendshëm dhe Dr. Nush Bushati Ministër tëArsimit. Ndërsa unë përsëri vazhdova punë në gjimnazin e Shkodrës.

  15. #35
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasit
    ’Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar“. Pjesa e tretë
    Gënjeshtra e bardhë
    Pa Mirash Ivanajin puna për mua u bë shumë e vështirë, por gëzohesha që studentët më simpatizonin dhe shumë miq të vjetër, sidomos Selim Shpuza më dhanë ndihmën e nevojshme më shumë se kurdoherë më parë.
    Një mbrëmje më lajmëruan të vija në shtëpi të Beqir Gjylbegut. Zonja e shtëpisë, e kthyer nga Bari, më dorëzoi një paketë: ’’Ma dha Qamil Çela për ju. Brenda ka revista dhe gazeta të Konares’’, më tha kjo trimëreshë grua.
    E hapa paketën. Brenda kishte nja dy numra të gazetës ‘’Liria Kombëtare’’, disa broshura ''Shpëtimi i fshatarit'' dhe ''Ilegaliteti '' dhe nga 20 kopje të tyre të botuara në fletë cigare të hollë dhe me shkronja mikroskopike. E ç’të bëja me to? E dija që kudo më përgjonin spiunët.
    Thirra Selim Shpuzën.
    ‘’Do t’i ndajmë përgjysmë‘’, më propozoi ai. ‘’Të mijat do t’i shpërndaj unë jashtë Shkodrës; gjysmën tënde ti në qytet’’.
    Dhe ja se qysh vendosa: Një pjesë do t’ia jepja nxënësve të mij të besuar, pjesën tjetër do t’a vendosja në filan vend në kafe Park. Selimi më tregoi mënyrën se si t’i përzieja alternativisht me letrën e bardhë. Në kafe Park vinin intelektualët që nuk spiunonin. Kur secili të tërhiqte letrën e bardhë do të nxirte edhe broshurën. Me të shpejtë do të shkonin në shtëpi ta lexonin dhe do t’ia jipnin edhe shokëve. Thirra Qemal Stafën. E pyeta ndë mund t’i shpërndante dhe ia dorëzova pjesën më të madhe.
    Qemali më tha: ’’Unë s’kam marrë asgjë nga ju’’ dhe iku si pa gjë të keqe me gazetën ‘’Liria Kombëtare’’ e broshurat ''Shpëtimi i fshatarit'' dhe ''Ilegaliteti'' në çantë.
    Në Shkodër, herë pas herë merrja letra anonime me kanosje të rënda dhe me të dhëna gati të vërteta: ’’Ne e dimë se në këtë klasë dhe në atë klasë, në këtë datë dhe n’atë datë, u ke thënë nxënësve të tu këto fjalë dhe ato fjalë për Qeverinë dhe Naltmadhninë e Tij, dhe ja ku po të këshillojmë për të fundit herë se po nuk hoqe dorë nga këto gjëra ne kena për ta….’’. Natyrisht nuk më pëlqenin këto kërcënime po s’kisha ç’të bënja veçse të ruhesha dhe të zgjidhja hallet e tjera më konkrete.
    Mirë, po kësaj rradhe më thirri prefekti Et’hem Toto dhe më priti më keq nga ç’më përcillte Musa Juka: ’’Skënder, nuk kam besuar se do të ma shpërblenje mirësinë time me një veprim kaq të pabesë! Ç’janë ato revista që ke shpërndarë në qytet!’’
    Nxënësit e mi gjithmonë i këshillonja të mos kopjonin, të mos gënjenin, por kur vinte puna të mbroja të drejtën dhe idealin tim duhej thënë ndonjë gënjeshtër e bardhë. Porse kjo që do t’i thosha prefektit Et’hem Toto ishte ç’ishte …’’Unë…në Shkodër …paskam shpërndarë revista! Unë nuk jam kolposter (postjer)…Unë jam pedagog! Për ndihmën unë jam mirënjohës dhe nuk do t’a harroj mirësinë tuaj.
    Et’hemi i mërgoi sytë në vështrim të përtejmë, i tretur në mendime.
    ’’Gëzohem …Do të më kishte ardhur shumë keq po të kishe qenë ti…shumë keq…se do t’isha ndodh në pozitë shumë, shumë të vështirë!’’(*)
    (*) Dhe të mendosh si u rrokullis fati i Et’hem Totos, me të vëllanë në kryengritjen e Delvinës shih f.

    Qeveria e Mehdi Frashërit u rrëzua 5 ditë para se t’i dorëzohej mandati më 6 nëntor 1936 dhe u formua qeveria e re me Koço Kotën kryeministër. Doli përsëri në skenë Musa Juka dhe ‘’liberalizimi’’u zhduk…
    Në Shkodër, më 4 dhjetor, Drejtoria e gjimnazit Shtetëror më bënte të ditur: ’’Ju lajmërojmë se Ministria e Arsimit me telin e saj Nr.5505/X, date 3.XII.1935, na njofton se jeni transferuar prej këtij instituti në gjimnazin shtetnuer të Tiranës. Në mbështetje të telit të mësipërm, porositeni m’u gjetë në krye të detyrës sa ma parë.” Në një letër që drejtori i çonte Ministrisë së Arsimit më 19 dhjetor 1935 kërkonte një punonjës për të zëvendësuar Skënder Luarasin si drejtues i konviktit dhe lajmëronte '' se mësimin e gjuhës shqipe që ka pasë Z.Prof.Skënder Luarasi asht tue e banun Z.Prof.Henrik Laca.(*)
    (*) AQSh. F.295, V.1935, D.70/I f.174



    Në javën e parë të dhjetorit më lajmëruan transferimin.

    Mbretnija Shqiptare
    Drejtoria e Gjimnazit Shtetnuer Shkodër
    Nr.60/X
    Shkodër,më 4/XII/1935

    I nderti Zotni
    Prof.Skënder Luarasi
    Ju lajmërojmë se Ministria e Arsimit me telin e saj Nr.5505/X,datë 3.XII.1935, na njofton se Jeni transferue prej këtij Instituti në Gjimnazin Shtetnuer të Tiranës.
    Në mbështetje të telit të sipërm,porositeni m’u gjetë në krye të detyrës sa më parë
    Zav.Drejtori i Gjimnazit:
    Firma

  16. #36
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Nxënësit e spiunët
    Ndërkaq u bënë ndryshime në qeveri. Për të ftohur gjakrat e ndezura nga barbaritë e gjyqit të Fierit, mbreti dekretoi ‘’Kabinetin e të Rinjve’’ me plakun Mehdi Frashëri për kryeministër, me Et’hem Toton Ministër të Brendshëm dhe Dr. Nush Bushati Ministër të Arsimit. Ndërsa unë përsëri vazhdova punë në gjimnazin e Shkodrës.
    Kur isha ende në Shkodër mora një letër në të cilën më kërkohej të bashkëpunoja me revistën ‘’Etudes Ballkaniques’’ të drejtuar nga profesorët P.Skok dhe M.Budimir.
    Revista ''Përpjekja Shqiptare'' lajmëronte:
    ''Na erdhi në zyrë volumi i fundit i kësaj reviste të madhe Ballkanike të Beogratit. Ky botim përbëhet nga 629 faqe të mëdha dhe ka një lëndë shumë të vlefshme dhe interesante mbi degët e ndryshme të shërbimeve Ballkanike. Në redaktimin e këtij volumi muarën pjesë nga ana e jonë zz. Profesorë Skënder Luarasi, Perikli Mborja dhe Eqerem Çabej.'' (*)
    (*)Përpjekja Shqiptare, nëntor 1936, nr.1-2, f.274: Revue Internationale des etudes Balkaniques, tomi 1,2 (3,4) Beograd, ose Minerva, 1936.
    (**) Në revistën Përpjekja Shqiptare Skënder Luarasi dërgoi shkrimin Prometeu i Eskilit me pseudonim Lekë Petroni që u botua nga Branko Merxhani vetëm pasi ai qe nisur për në Spanjë.
    Artikullin (*)
    (*) Letersia moderne në Shqiperi,(frëngjisht), Reviu internationale des etudes Balkaniques, Beograd, 1936, vol.1-2, f:524-527 ose në shqip I.Rugova, S.Hamiti, Kritika, f. 321-328, komente Letrare per S.Luarasi, f:329-30,482. Shën. i red. P.L.)
    e shkrova shpejt e shpejt dhe e dërgova për botim pa menduar se me ç’urrejtje do të pritej nga shtypi klerikal i Shkodrës! Jezuiti Kordignano shkroi një kritikë ku denigronte Naim Frashërin dhe një nga nxënësit e tij e quajti artikullin tim ’’të shkruar mbas recetës së Internacionales së Tretë!’’
    Këta fanatikë- klerikët janë të këtillë ose të detyruar të jenë-donin gjithë botën të falej në tempullin e tyre, çdo mendim tjetër ish i keq. Aqë larg shkonin në këtë drejtim sa që edhe të famshmen dramë indiane të Kalidasës, Sakuntala,(Sakuntala: Kalidasa, Vlorë, Shtypshkronja Vlora, 1933, përkthyer prej Skënder Luarasit)
    që ze një vend nderi në letërsinë botërore,organi i Françeskanëve ‘Hylli i dritës’’e quajti vepër ‘’imorale’’, kur u përkthye shqip nga unë!
    Me keqardhje po ndahesha nga Shkodra e cila m’u bë aq e dashur me gjithë të metat që pati trashëguar prej mesjetës. U thashë lamtumirë shokëve e nxënësve të mi të shtrenjtë, veçanërisht ata kosovarë(*) dhe, jo i pakënaqur, u nisa për në Tiranë.

    (*) Po ç'u bë me ata të rinj trima kosovarë, të ndershëm e të mençur, të cilët ma pushtuan zemrën e më dhanë forcë me moralin e tyre të lartë. Do t’i kujtoja përjetë me mall, për shërbimin e çmuar që i sollën Atdheut e popullit pa ia kursyer as jetën çështjes së bashkimit kombëtar.

    Prof. Skënder Luarasin nuk e harruan nxënësit, miqtë e shokët shkodranë, nuk e harruan as spiunët…

    Italisht: Raport mbi demostratën e popullit të Shkodrës më 28.nëntor.1940

    1. Shkodër, 1.2.1940
    Drejtuesit e demonstratës së 28 nëntorit në Shkodër janë studentët universitarë Xhemal Broja, Spaho Trimçef....Ramis Xhabija,Lin Luka, Cuk Jakova, Vasil Llazari, Ndoc Mazi, Idriz Rexhepi, Preng Uli, Qemal Draçini e Haxhi Danti, Elez Braha, Fahri Alibali.
    Mhill Marku

    2.Shkodër,3.2.1940

    …Hajdar Dushi i cili për disa vjet vazhdimisht ka ndjekur Luarasin në mësimet e tij....edhe të tjerë kanë ndjekur mësimet e Luarasit, mësuesit Salo Halili, Mehmet Shpuza, Ismet Shaqiri, Fadil Halim Hoxha e Xheladin Hana...
    Veçanërisht këta mësues që kanë ndjekur mësimet e Luarasit si edhe Arif Gjyli, element shumë i rrezikshëm, bën shumë propagandë kërkon me të gjitha mënyrat të shtyjë të tjerët në demonstrate.
    Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe profesorët Butka dhe Taho Shkreli.
    Përfundoj të them se personat e Pubblicita Istruzione janë tepër të implikuar veçanërisht mësuesit që kanë ndjekur mësimet e Skënder Luarasit….

    Mhill Marku(*)
    (*) Kur Skënder Luarasi qe mësues në Gjimnazin e Shkodrës informatori Mëhill Marku nga Lotaj e Shalës strehoej në Konviktin "Malet Tona" dhe qe në një klasë me nxënësit kosovarë Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pervizi etj. (Më pas ai emigroi në SHBA)

  17. #37
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Në Gjimnazin e Tiranës
    Në Gjimnazin e Tiranës fillova punë në janar 1936 pasi mu dorëzua dekretimi si mësues.(*) Atje më ngarkuan edhe përgjegjësinë e konviktit.(**)
    (*)Gazeta ‘’Besa’’, 3 dhjetor 1935
    Transferime dhe emërime n’Arsim
    N.m.t. Mbreti dekretoi transferimin dhe emërimin e Z.Skënder Luarasi tash professor në Gjimnazin e Shkodrës transferohet me po ato cilësi detyre në Gjimnazin e Tiranës.

    (**)
    F.295,V1935,D.70/I,f.322
    Prot.6050
    Ministri e Arsimit
    Drejtoria e Gjimnazit Tiranë
    Ju njoftojmë se Prof.Skënder Luarasi emnohet kujdestar në Konvikt me të drejtë ushqimi e banimi. Prof. Filip Fishta shkarkohet nga kryekujdestari në ditën që të fillojë nga puna Prof. Skënder Luarasi.
    Ministri
    31/XII/35

    Në Tiranë Skënder Luarasi u përfshi menjëherë në një sërë aktivitetesh social-kulturore dhe shfrytëzonte çdo mundësi për të përhapur frymën progresive:
    Nxënësi i tij Lazër Radi shkruan për shfaqjen e ''Spiunit'' SHIKO

    Ndërsa gazeta ''Besa'' lajmëron:
    Në sallën e Bashkisë u mblodh dega letrare e shoqatës jashtë shkollore të Tiranës. Mori pjesë një shumicë e madhe e anëtarëve të saj.
    Drejtuesit letrarë të shoqatës jashtëshkollore të Tiranës ‘’në mbledhjen e djeshme të shoqatës jashtëshkollore, dega e letërsisës, u zgjodhën Kryetari Z.Tajar Zavalani, Nënkryetar z.Gjergj Kokoshi dhe këshilltarë zz. Karl Gurakuqi, Skënder Luarasi dhe Hamdi Kërçiku(*)
    (*)Gazeta ‘’Besa’’, 3 shkurt 1936.

    Në kryeqytetin e Shqipërisë monarkiste, realiteti kishte vështrimin e një korbi të uritur. Muri kishte veshë e gardhi sy. Vëllai i largohej vëllait. Kujtdo i afroheshin njerëz të huaj që e këqyrnin, me syrin e dyshimit. Askush nuk dinte ç’do t’i sillte e nesërmja. Edhe vetë Naltmadhnija e Tij e shihte sa poshtë pati rënë e sa më poshtë mund të binte. Më shumë se mbret nuk mund të bëhej në Shqipëri. U bë përsëri shërbëtor i Musolinit…
    Në gjimnazin e Tiranës Bendenezi tani pranoi edhe atë që e pat kundërshtuar një a dy vjet më parë, tekstin ‘’Shkolla dhe Jeta’’, përgatitur nga Ndue Paluca dhe Ernest Koliqi.
    Në gjimnaz, klasën e dytë të Anton Krainit, i cili u thirr drejtor shkollash në Ministri, ma dhanë mua.
    Pyeta nxënësit se ku e kishin mësimin .’’Faqe 8, Mreti Korrad, i ati i Korradinit’’.
    I thashë një nxënësi ta këndonte ndërkohë që e lexoja dhe vetë heshturazi:’’Mreti Korrad, ati i Korradinit, kur ish fëmijë, kish si shokë 12 djem të moshës së vet. Kur mbreti Korrad gabonte në ndonjë send, mësuesit që e kishin në kujdes nuk rrifshin atë, por rrifshin shokët e tij për të.
    Ai u thoshte: ’’Pse i rrifni këta?’’
    Mësuesit i përgjigjeshin: ’’Për fajin tënd.’’
    ‘’Pse nuk më rrifni mua? Faji asht i emi.”
    ‘’Pse ti je zotnia jonë, por rrafim këta për ty. Në paç zemrën e mirë duhet të të vijë keq që tjerë vuajnë ndëshkimin e fajeve tuja. ’’
    Ja abeceja e mësimit të servilizmit ndaj tiranisë!
    Pyeta nxënësit ndë qe shkruar bukur, dhe m’u përgjegjën se po. I pyeta ndë kishte moral të bukur, dhe m’u përgjegjën se po. Dhe unë u thashë nxënësve se në Shqipëri nuk kishte princër (se mbreti qe beqar), por po të kishim ndonjë princ këtu në shkollë (nxënësit: ’’Kemi dy, Sherefedinin dhe Tatin, zotni profesor!’’) të ishte budalla (nxënësit: ’’Nuk ka më budalla se Princ Sherefedini!’’) dhe të gabonte princi, - dhe unë për faj të tij t’ju rrifnja ju - kjo gjë a do të ishte gjë e mirë?
    Nxënësit heshtën.
    ‘’A do të ishte gjë e drejtë?’’
    Nxënësit :’’Jo!’’.
    I pyeta nxënësit a ishte shkruar bukur pjesa.
    Nxënësit heshtën.
    ‘’A ka moral të mirë?’’
    Nxënësit :’Jo!’’
    Sa i mirë paskish qënë libri ‘’Shkolla dhe Jeta’’ për t’u zbavitur dhe sa më erdhi keq që nuk e pata shtënë në klasat e Gjimnazit të Shkodrës, ku do ta pasqyroja shkëlqyeshëm kontrastin më të fortë midis shkollës jezuite dhe jetës reale. Po ku i kishin gjetur autorët gjithë ato përralla mesjetare që prej mbretërve katolikë e gjer te biri mendjemjerë i Harun al Rashidit që brodhi nëpër mbretërinë e të atit për t’i blerë këmishën e lumturisë, e që pandehu se e gjeti lumturinë në një bujk që këndonte por s’kish as këmishë!
    Se nuk këndojnë gjithnjë nga e mira.
    Kur ika nga Shkodra konviktin ia lashë në kujdesje profesorit të shkencave (i shkencave qe porse kuranin, thoshin, e mbante në çantë) duke pasur ndihmës profesorin e gjimnastikës. Këta të dy i pashë pas ca kohe në kopshtin e Kursalit, i përshëndeta dhe i pyeta në se kishim nga Shkodra ndonjë të re dhe a kishte pushuar ’’shiu’’. Dhe ata më rrëfyen për shtrëngatën:
    Profesori i shkencave N.R. më tregoi se nxënësit e konviktit, një mëngjes, e kishin rrahur keq. Kish vajtur inspektori i oborrit Harilla Theodhosi për hetime në Shkodër dhe që atë ditë i kishte thirrur ministri Nush Bushati për sqarime mbi ç’ka pati ndodhur. Në mbledhjen që kishin patur në mëngjes ministri u kishte thënë se fajin e gjenin në lirinë e tepruar që u kishin dhënë studentëve. ’’Megjithatë unë të mbrojta?!” më tha profesori i shkecave me kuran në çantë!
    ‘’Po ç‘hyj unë në në këtë mes?’’e pyeta
    ‘’Ti u pate dhënë liri të tepruar, që na rrahën’’.
    ‘’Si qenkam katandisur, sa të më mbrojë zotni profesor…?!’’thashë.
    Meqë tani po vinte ora që të vazhdonin kuvendimin në ministri shkova edhe unë pas tyre, hapa derën dhe hyra.
    ’’Po ju ç‘doni që vini?’’më pyeti Dr.Bushati i zemëruar. I thashë se desha të di përse e përzjenin emrin tim në një ngjarje me të cilën nuk kam të bëj.
    Dhe përse nuk më pati ftuar edhe mua të më ballafaqonte me kujdestarët.
    ‘’Skënder Luarasi? - pyeti inspektor Harilla, që hetoi tragji-komedinë, dhe më ftoi të ulem. ’’Emri juaj nuk u përmend për keq. Ju keni punuar shumë mirë në atë konvikt. Nxënësit vetë më kanë thënë: ’’Po të ishte profesor Skënder Luarasi, këto gjëra nuk do të kishin ndodhur! Më thoni si mundët tua fitoni zemrën gjithë atyre djelmoshave që vijnë nga vise të ndryshme?’’(*)
    (*) Më vonë më tha se nxënësit i qenë lutur të më dërgonin përsëri në Shkodër.
    ‘’Ua fitova se jam edhe unë si ata!’’ dhe u ngrita, i përshëndeta dhe dalëngadalë, duke dashur të mos ia shikoja fytyrën, dola prej zyrës. Zemërimi im i përkiste ministrit ndërsa Harilla Theodhosin e përshëndesja sinqerisht dhe e kujtova për mirë gjithë jetën.
    ''Vilhelm Telin'', që ushtroi influencë fort të mirë në rininë shqiptare të asaj kohe, e përdora në të gjitha klasat e gjimnazit të Tiranës.
    Një ditë me nxënësit e klasës së pestë kisha ndarë rolet dhe po lexonim, më mirë të them, po luanim si në theatër, skenën e Rythit, kur në dhomë hyri ministri Bushati i përcjellë nga drejtori Dr.Veniamin Dashi dhe shefi i arsimit Anton Krajni.
    Nush Bushatin e pata njohur dhe kam folur për të parën herë më 1925, në Vjenë, ku pati fituar doktoratën në drejtësinja katër vjet më parëU zgjodh deputet në asamblenë e Tiranës,dhe u largua nga Shqipëria me demokratët e qeverisë së Fan NolitTë linte përshtypjen e një sqimatari,edhe kur fliste I jepte zërit tingulltë këndshëm po jo natyral.Si mundi të fitonte simpatinë e Zogut,që e lejoi të kthehej dhe e bëri edhe minister-djalli e di.
    Unë nuk e përshëndetja në Tiranë. Një herë më ndali dhe tërthorazi më qortoi për këtë mungesë nga ana e një më të vogliPse u kthye në Shqipëri,dhe veçbrenda një kohe të shkurtër ndërtoi vila e bëri para, qe vërtet puna e tij personale.Por atë spitullak nuk e desha për skandalin e tij rreth çështjes së theatrit, për të cilin u ngarkua ta themelonte në Tiranë.
    Dr. Nush Bushati, prej anës së tij, u suall shumë butë kundrejt meje në fillim. Kur më vizitoi në klasën e pestë, ai u tha drejtorit e shefit të merreshin ata me nxënësit e mësimin e tyre, se ai vetë do të kuvendonte me mua.
    ’’Mos ke përgatitur disertacionin dhe dëshiron të shkosh në Vjenë?’’më pyeti .
    Në Vjenë, mësuesi im i nderuar profesor universiteti Dr. Eduard Casle, më dha për disertacion temën’’Figura e vërtetë dhe figura e shtrëmbëruar e babait të Gëtes’’, të bazuar mbi veprën e tij ‘’Viaggio in Italia’’ që vetë plaku e pati shkruar italisht dhe profesori Artur Farinelli i universitetit të Torinos e botoi origjinalin me një hyrje.
    Në punën time unë do të merrja parasysh sidomos pikëpamjet e reja të krijuara nga profesori italian rreth babait të Gëtes. Mbasi libri italisht akoma nuk qe përkthyer gjermanisht dhe disertacioni im në pjesën më të rëndësishme do të merrej në gjykimin e profesorit Farinelli, duhet t’i kërkoja profesorit italian lejën që ta përdorja introduktën e tij në punën time.
    Kur lashë Vjenën më 1930 kisha vetëm konceptin dhe mendoja t’a zhvilloja hartimin e lëndës në Shqipëri. Mirëpo andrallat që më ranë në kokë jo vetëm më penguan por edhe më zvordhën nga një temë e cila që në fillim nuk më tërhoqi fort.S idoqoftë kur ministri i Arsimit m’a përmendi çështjen dhe më tha se jo vetëm lejen do të ma jepte po do të gëzonja dhe rrogën që kisha si mësues, në maj u nisa për në Vjenë.
    Gjashtë vjet më parë policia e Barit, duke dashur të arrestonte Skënder Petro Luarasin, arrestoi Skënder Kristo Luarasin, të cilin e liruan kur kunati i tij italian, ish nëpunës në Bankën Kombëtare në Tiranë dëshmoi për identitetin e vërtetë të personit. Që të mos më ngjiste kjo e keqe, pas asaj date, unë udhëtoja për në Vjenë via Selanik-Belgrad.
    Në maj 1936, qoftë se më kishte dalë frika mos më arrestonin, qoftë nga dëshira për të parë Romën, u nisa për në Vjenë via Italia. Në Romë qëndrova nja dy-tri ditë, pashë nga kundrinat antike sa mund të shohë syri në përgjithësi, Qytetin e Vatikanit e Kishën e Shën Pjetrit - dhe u nisa sa më shpejt për Vjenë. Në vagon pati një a dy vende bosh. Pata vendosur të mos hapja bisedë me të huaj. Ndënja pa bërë zë. Në njërën qoshe përkarshi një burrë i shkuar nga mosha, në tjetrën një zonjë, në mes nja dy të rinj, në bisedë të gjallë me nja dy të tjerë, në krahun tim të djathtë. Qenë kombësish të ndryshme, flisnin më shumë gjermanisht,t ë përzjerë me fjalë italisht me aksent të huaj. Njëri më pyeti: ’’Che nazionalita?’’- por unë bëra sikur nuk dëgjova. Kur më pyeti përsëri,
    i thashë: ''Albanese.’’
    ‘’Albaner’’ përsëriti njëri. Gruaja hapi sytë. Bënte përshtypjen e një zonje me kulturë, por injorante në gjeografi . ’’Ma gli albanesi sono razza negri’’. Gazetat ia kishin bërë trutë çorbë me ngjarjet në Shqipëri dhe në Etiopi. Pyeti njëri gjermanisht:’’A e keni parë ekspozitën automobilistike në Opern-Ring? Modeli mbante reklamën –blerë nga madhëria e tij Zogu i Parë‘’.
    Tha tjetri: ’’Në fshatin e tyre të motrat ecnin zbathur.’’.
    I treti:’’Në krye të njëqind hajdutëve u bë mbret…’’
    I katërti:’’Uno popole miserabile’’.Gjer këtu dhe nuk m’u durua më:‘’E voi che nazionalita?’’pyeta të parin, ‘’tedesco?’’
    ‘’Deutsch.’’E pyeta për të tjerët dhe më tregoi se qenë publicistë kombësish të ndryshme: një rumun, një austriak, një hungarez dhe një italian që po i përcillte. Ata qenë mbledhur në Romë dhe do të vizitonin Firencen.
    I thashë hungarezit: ’’Ju nuk e dini historinë e Shqipërisë dhe flisni gjëra të pa vërteta për popullin shqiptar. Një nga ju e quajti mizerabël.Shqipëtarët kanë qenë miq me hungarezët që kur Huniadi dhe Skënderbeu qenë shokë lufte dhe heroi ynë s’qe më i pakë se juaj; as shqiptarët nuk janë më pak se hungarezët. Të thuash se Zogu u bë mbret i Shqipërisë në krye të njëqind hajdutëve është njëlloj si të thuash Horthy u bë diktator i Hungarisë në krye të 100 hajdutëve.’’
    Burri në qoshe, kokëulur dëgjonte me kujdes. Rumuni qeshi. Italiani heshti. Gjermani pohonte me krye. Vazhdova: ’’Zogu rrjedh prej një familje të aristokracisë malore, i ati qe pasha...Vetë është inteligjent, i ri, beqar. Mund të bëhemi krushq. Dhe duke iu drejtuar rumunit: ’’është më i bukur se Karli juaj'' …(Tani qeshi hungarezi) ’’Edhe më shumë burrnor nga Vittorio Emanueli juaj’’, ia ktheva italianit, që ma quajti popullin shqiptar ‘’miserabël’’…
    Gjer në Firence e bëmë udhën duke qeshur dhe u ndamë si miq me mirëkuptim. Kur zhurnalistët patën zbritur në Firence, unë mora vendin me fytyrë në drejtim të lokomotivës-afër burrit të moshuar. Ai më tha: ’’Kuptova që flet anglisht. U fole mirë atyre zotërinjve. Askush nuk ka të drejtë të perçmojë kreun e një shteti tjetër, se përfaqëson gjithë popullin. Si qytetarë e kemi për detyrë ta mbrojmë nderin e popullit tonë. Por edhe ju gabuat në një rasë. Harruat që jemi mysafirë dhe shëtisim në tokë të mbretërisë italiane. Emrin e bujtarit ta përmendim vetëm me respekt.
    Zotëria me të cilin kalova udhën gjer në Vandig me bisedë, qe anëtar i municipalitetit të qytetit Nju Jork. Do të vinte në Vjenë, në një mbledhje kryetarësh të bashkive, ku do të fliste ish-kryeministri i Austrisë, Johan Schober, autoritet në çështje municipale.
    Në fillim të korrikut ia dorëzova lëndën e disertacionit një daktilografisti, një ish bashkënxënësi im në Gjimnazin e Fraishtadt-it më premtoi se do të kujdesej për atë, dhe arriva në Tiranë për ndonjë muaj pushim. Në vjeshtë kur të çelej Universiteti mendoja të kthehesha e t'ia paraqitja punimin tim zotni profesor Eduard Castles.
    Por nuk më ndihmoi rasa. Për shqiptarët që kishin pesë para mend e pesë para ndjenja atdhedashurie, rebelioni i gjeneralëve fashistë në Spanjë kundër Republikës hidhte hijen mbi vetë të ardhmen e Shqipërisë.
    Në Bella Venezia bisedonin rreth kulturës franceze, rreth ‘’Deutsche Kultur’’, mbi martesën morgamatita të Eduardit VIII dhe përse Hitleri mbante flokët me prerje mbi një cep të ballit, por nuk donin të dinin se në ç‘buzë gremine e kishte shpënë Naltmadhnija e Tij atdhenë tonë. Një ish student shqiptar në Vjenë, me pozitë të lartë në ministri, më pyeti ndë moda e bukurisë trupore për gratë qe ‘’Schlank’’ apo ‘’vollschlank’’në atë qytetin e verës, të vajzave e valleve - një intelektual të cilit i vinte turp ta shihnin shokët të shëtiste me t’ëmën! Dhe mbeti beqar gjer sa vdiq.
    Me shokët Pasko Milo Pasko, Ilia Mitrushi, Gaqo Tashko i qaja hallet e vendit tonë: por as shokut tim, më të besuarit, inxhinier Qemal Butka, në banesën e të cilit vija të dëgjoja radion, nuk ia shfaqa mendimin që mora atë muaj, kur bijtë e vërtetë të popujve nga të katër anët e botës po suleshin të ndihmonin Madridin.
    Atë vjeshtë Nush Bushati nuk më dha leje për Vjenë as me shpenzimet e mija.
    Si në Shkodër edhe në Tiranë militantët më dërgonin letërsi naciste: gazetat ''Vosische Zeitung'', ''Hitler Jugend'' etj., por unë nuk isha nga ata që i ndërronin idetë sa herë ndërroheshin kabinetet. Si ‘’Shkolla dhe Jeta’’ një moti, më ndihmonte tani letërsia fashiste t’u dëshmoja të rinjve se ç’rezik po i kanosej atdheut.
    Drejtori Veniamin Dashi më thirri disa herë të më këshillonte të hiqja dorë nga bindjet e mia.
    Më 6 tetor 1936 Ministri Bushatimë dërgoi urdhër e transferimi, por unë i thashë se siç qeshë emëruar me dekret mbretëror ashtu do ta pranoja edhe transferimin apo pushimin. Dhe nuk më ndaloi dot as pjesëmarjen time në këshillin e shkollës.
    Tri javë dhashë mësim në gjimnaz kundër urdhërit të Ministrit. Në shtypin e Tiranës ma shfaqën kundërshtimin si një qëndrim alla ’’Alcazar’’ pikërisht ata që qenë vetë fashistë. Kësaj kohe një ditë u hasa ballë për ballë me kryeministrin Mehdi Frashëri. Më thirri duke valëvitur shkopin në ajër: ”Skënder-Skënder, ç’bën ashtu...! ”
    I thashë: ’’Kundërshtoj shkeljet e ligjit nga ministrat e shkëlqesisë suaj...! ”
    ‘’M'i dërgo me shkrim! M’i dërgo me shkrim!’’
    Dhe unë ia nisa letrën me veprimet e paligjshme në atë dikaster :

    Dhe unë ia nisa letrën me veprimet e paligjshme në atë dikaster :

    Mehdi bej Frashërit,(*)
    Kryeministër -Tiranë
    1. Pushimi i gjashtëdhjetë e ca mësuesve është pa baza ligjore, (shih art. 92, pika 2; dhe art. 439, pika 6; dhe art. 137, pikën dh)…
    1. Transferimi i të gjithë inspektorëve, që s'kanë më shumë se dy vjet në një vend , prej të cilëve katër (Sinella, Sejfullah, Myderizi, Butka) u degraduan pa shkak, është i paligjshëm.
    3.Një profesor (Skënder Luarasi) është transferuar, kundër dëshirës së tij, dy herë në një mot, pa iu dhënë asnjë arësye.
    4. Transferime kundër raportimeve të inspektorit, pas qejfit të shefave…
    6.Mbyllja e internatit të Gjimnazit, të cilin e kishin lënë qëllimisht në një gjendje shumë të keqe, i solli dëm të rëndë arsimit. Bursistët u sual një muaj rrugëve!
    7. Krijimi i shkollës qytetëse këtu: nuk ka as godinë, as nxënës; drejtori Paluca dhe profesorët paguhen që po sillen rrugëve. Shefët nuk kanë ditur sa klasa ka teknikja, programin e së cilës akoma nuk e kanë caktuar. Disa nga profesorët e kësaj shkolle janë shtrënguar të rrinë akoma në vendet e vjetra. A mund të bëhet mësim në këtë mënyrë?
    8. Librat shkollore shumë të këqija në esencë, janë shkruar me porosi personale, dhe pranuar pa shqyrtim të komisionit. Shpërblimet janë bërë në mënyrë skandaloze…
    10. Në disa institute (si në Gjimnaz të shtetit në Tiranë dhe në Shkodër) një kaos mbretëron, si pasojë e pazotësisë por edhe e mossinqeritetit të shefave lokalistë: Skënder Luarasi në Shkodër zëvendësohet prej një shkodrani; Kol Koci, inspektor, zëvendësohet prej një shkodrani; drejtoria e Normales së vajzave në Shkodër i jepet një shkodrani, drejtoria e Gjimnazit i është lënë në dorë një shkodrani të pazot; drejtor për Qytetësen e Tiranës sillet një shkodran…Ka edhe më, po besoj se këto mjaftojnë.
    Tiranë, 21-X-1936
    Me përfillje të merituara
    Skënder Luarasi

    (*)Letër Mehdi bej Frashërit, Kryeministër. S.Luarasi, Fjala shqipe, f.47-48

    Më 22/X/1936 i përgjigjem, drejtorit të Institutin Teknik:
    '' Kam nderin t'Ju njoftoj se nuk paraqitem në Institutin Teknik para se të më dalë dekreti i transferimit tim
    Ndërkohë e quaj vehten si anëtar të personelit të Gjimnazit ku edhe jam paraqitur rregullisht. Përveç shkakut të dekretit kam edhe arsye të tjera të cilat do t'ia paraqes Ministris s'Arsimit drejtpërdrejt''.

    Më 24 tetor më treguan urdhërin e ministrit Nush Bushati:
    ’’Porositeni Z.Skënder Luarasi me u paraqitë më 26 të këtij muaji në orën 8 paradreke në Institutin Teknik për të marrë zëvëndësisht detyrën profesor në atë shkollë''.


    Më 20 nëntor e fitova të drejtën, por ç’e do se nuk munda t'i marr ato 8 napolonat flori që më duheshin aq shumë për të arritur në atdhenë e Don Kishotit. Por edhe Nush Bushati ma mori të keqen. Kabineti i të Rinjve ra dhe erdhi prapë në fuqi kabineti i Koço Kotës.(*)
    (*)Mirash Ivanaj do ta paraqiste këtë situatën në ditarin e tij:
    E diel, 11.X. 936
    Pardje mbrama n'ora 9 m.d. erdhi ish-inspektori i arsimit i Tiranës me më ba vizitën dhe mbeti deri ora 1 mbas mesnatës. Fola me të mbi transferimin e tij si dhe mbi transferimet e tjera t'inspektorve dhe të mësuesve t'arsimit të mesëm.(*)
    (*) Bëhet fjalë për transferimin e pabazuar të Safet Butkës, Skënder Luarasit dhe Baki Sinellës me urdhër të ministrit Nush Bushati.

    Mora vesh se këto transferime, ndonëse të shumta, përfshinin mësues me rrogë përmbi fr.ari 300, e janë ba para se të dalë dekreti mbretnuer relativ. Bile propozimi do t'i dorëzohet mbretit sot ose nesër! Ndoshta Bushati e ka marrë pëlqimin e mbretit me gojë. Por kjo gja nuk e autorizonte të bante transferimin si nji gja të kryeme e t'i dërgonte zyrtarisht urdhnat secilit. Unë këtë gja nuk e kam ba kurr.(*)
    (*) Mirash Ivanaj ishte anëtar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i mbretit Zog.

    E hanë, 2. XI.936
    …në Fletoren ''Arbënija'' të para 3-4 ditve ka dalë nji artikull me titull ''Alkazari i Tiranës''(*) ku merret në kahje si Butka ashtu shefat dhe ministri i Arsimit…Këto ditë më vizituan Safet Butka dhe Skënder Luarasi: edhe këtij të fundit (i cili i transferuem prej gjimnazit të Tiranës në Tekniken, nuk i ashr bindë transferimit pa dekret mbretnuer) ministria i ka komunikue nji urdhën me të cilin emërohet si zv. Profesor(!!!) në shkollën teknike! Ministria ka harrue se ma parë i ka dërgue nji urdhën tjetër mbi transferimin e tij definitiv si profesor në shkollën teknike! Edhe ky ka refuzue të nënshtrohet.
    Për të tre ''rebelat'' asht ba proponimi për pushim; Këshilli Ministruer e ka pëlqye; por për Mbretin ende nuk dihet. Sigurisht do të pushohen.
    (*) ''Alkazari i Tiranës'', Gazeta ''Arbënia'', nr. 402, 30 tetor 1936.
    Në artikull shkruhej:
    Ka edhe në Tiranë një Alkazar! (Kështjellë në Spanjë …) Dhe një Alkazar që s'dorëzohet, posi ai i Spanjës dhe me një heroizëm të pashoqe…
    Tunde, Safet Butka, tunde!
    Tunde bashkë me Skënderë,
    Ti e humbe që e humbe:
    Tunde mirë dhe një herë!

    E hanë, 16.XI,936
    Sot mora vesh-dhe asht nji gja plotësisht e vërtetë, se Nush Bushati deri sa ishte ministër, kishte porositë nji orman të bukur për në zyrën e vet, në të cilën mbante nji lavabo dhe të gjitha veglat e nevojshme për toaletën mashkullore e si duket edhe … femërore! Aty, në zyrë, ruhej mjekër e mustaq, përditë, dhe shëtitte nëpër zyrë me sapun në fytyrë dhe peshqir mbi krahë, ndërsa publiku priste jashtë! Kjo u vërtetua edhe me hollësitë, mbasi e ka marrë në dorëzim zyrën e ministrit, Faik Shatku…ka gjetë në zyrë ormanin të blemun me të holla shtetnore prej Bushatit, nji sasi parfumesh të ndryshëm, edhe këto të blemun me të holla shtetnore! Me të vërtetë, gja e tmerrshme! Edhe ky njeri ka pretendue me ndreqë dhe mëkambë arsimin kombtar!
    Më 14.10.1936 mbas dite, për çështjen tonë kishte ndodhur edhe një grindje e bujshme. Në Këshillin Ministror, ministri Nush Bushati i kishte kërkuar Mustafa Currit që të interesohej për t'u përshpejtuar dalja e dekreteve mbretërore për transferimin tonë, por ai ia kishte kthyer me kritika për gabimin që bënte duke shpallur transferimet pa dekret. U zunë keq me fjalë dhe tek shkallët e Kryeministrisë Mustafa Curri e kapi për fyti! Mirë që u ndodhën njerëz që ia hoqën duarsh Nush Bushatin…
    (*) Mirash Ivanaj. Pjesë nga ditari i vitit 1936 (AQSH, Fondi 836, Dosja 16)

  18. #38
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Në fshat ne të vegjlit luanim një lojë që e quanim cili-vili. Këtë lodër lozte Ahmet Zogu por me ministrat e ''mëdhenj''. Ditën kur u zëvendësuan të rinjtë me pleqtë, profesorët e Institutit Teknik më thirrën edhe mua të zbrisnim në Tiranë për urime.
    ‘’Për urime apo për ngushullim?’’i pyeta. Mendova: Nush Bushati më preu vetëm rrogën - Musa Juka mund të më presë kokën. Dhe u thashë kolegëve të mij të nderuar se nuk japin shembull edukativ të mirë për nxënësit kur uronin cilindo kabinet që vinte në fuqi.
    ‘’E mo, ç’e ftojmë atë! Kështu është ky!’’u tha kolegëve të nderuar instruktori i zdrukthtarisë ''Shkodrani''. Dhe unë u gëzova që qeshë kështu. Sa të pështirë mu dukën këta pedagogë hipokritë tani.
    Sidoqoftë ata e bënë atë që t’u fitonin simpatinë ministrave. Por ç’duhej të bëja unë për të fituar pasaportën për në Spanjë?
    I këshilloja nxënësit që kurrë të mos gënjenin, se gënjeshtra është nëna e gjithë të ligave. Porse një rrenë e bardhë, thonë, nuk prish punë.
    Vajta në ministri të Arësimit. Po bisedoja me sekretarin Pertef Pogoni të cilit i kërkova dy-tri javë leje për në Vjenë, tani që po afroheshin pushimet e Pashkës e të Motit të Ri. Në bisedë e sipër hyri ministri i ri Faik Shatku, krejt i panjohur në fushë të arsimit, e ma dëgjoi lutjen. ’’Po si jo! Jepjani. Javën e parë të janarit të jesh në detyrë!”
    Lutjen e pranuar nga ministri i Arsimit ia shpura zyrës së pasaportave në Prefekturë.
    Se si më pllakosën peripecitë asaj jave kur po prisja të më jepej pasaporta.
    Një pasdreke hyri në klasë drejtori Muhamet Hoxha dhe më njoftoi që në orën pesë të vija te Musa Juka. Duke udhëtuar në karrocë mendoja përse më kërkonte vallë: Të mirë nuk pres nga ai njeri; por edhe për të keq - më dërgonte policin.
    ‘’E gjeta shkakun! I kanë treguar kolegët e mij të nderuar dhe më thërret të më këshillojë si ai redaktori i Sadai Miletit! Kështu mendoja se nuk dija një ndodhi të cilën e mora vesh aposteriori:
    Gjergj Bubani, publicist i njohur, kur vizitoi Koço Kotën, iu lut që kësaj here të kishin kujdes më shumë se përpara për djem të patriotëve të njohur. I paskësh përmendur edhe emrin tim. Koço Kota më paskish quajtur ‘’të pa korigjueshëm’’, por qe zotuar se do të më provonte edhe një herë, dhe porosinë ia bëri për barrë Musa Jukës.
    Kur hyra: ’’Isqender, ulu!’’ më urdhëroi Ministri i Punëve të Brendshme, pa i ngritur sytë nga shkresa mbi ravolinë. Dhe pastaj si heshti cazë, duke më shikuar me ata sytë gjak të kuq:’’Nuk jena sjellë mirë me ty nonjë herë, por ene ti shpesh na e ke pasë sjellë në majë të hundës. Por të shkueme, të harrueme’’.
    Dhe më tregoi përse më pati thirrur: Për 25-vjetorin e Pavarësisë do të botonin një album komemorativ, ose diçka të tillë. Pjesën artistike do ta punonte tjetër kush, letraren patën vendosur të ma ngarkonin mua. Ndërsa Musa Juka fliste, unë shikoja Albumin me sytë e mëndjes: kapaku i zbukuruar me Flamurin e Shqipërisë; në faqen e parë Skënderbeu dhe pastaj me radhë Nëna Mbretëreshë, Naltmadhënia e Tij Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë, të motrat princesha; të niprit; Kryeministri Koço Kota, Ministri Musa Juka, etj, etj..
    ‘’Ç’po mendon? Asht nder i madh për ty.’’
    ‘’Ju falem nderit, por...’’
    ‘’Kena me të lirue nga shkolla e ke me marrë rrogën, me të pague për revistën...’’
    ‘’S’e kam hallin atje....’’
    ‘’Por për shka e ke?’’
    ‘’Se nuk dua që kur të mbledh materialin në bibliotekë, e të vete në kafenenë e Loni Orthodhoksit ku pi çajin e korrigjonj hartimet a shkruanj...’’
    ‘’E ç’ka don me thanë me këtë?’’
    ‘’Dua të them që s’dua të më dërgoni spiunë...’’
    ‘’Kur të kam dërguar spiuna - kur!’’bërtiti Musa Juka, duke u çuar më këmbë e duke tundur trapezën me të dy duart! ’’Tash me më provue kur të kam dërgue ty spiuna!’’
    Nga dera kundrejt tryezës nxuar kryet anëtarët e komisionit që qenë mbledhur për programin e festës së 28 Nëntorit, ndër të cilët edhe Qemal Butka;nga dera përkarshi, sekretari i zyrës sekrete Harito e të tjerë
    Dhe unë: ’’Nuk më paskeni dërguar spiunë! Po një mot më parë më dërguat xhandarët që më hodhën prangat mua, edukatorit të birit tuaj dhe më dërguat lidhur të më varnin në Fier!...’’
    ‘’Ato qenë kohna tjera!’’
    ‘’Ato kohë vijnë sa herë vini ju këtu!’’
    ‘’Cporru! Mendum me i ba nji t’mirë, por ky...’’
    Dola nga zyra por mezi gjeta shkallët. Vajta drejt e në Kursal. Në fronin e tij po rrinte Bedri Peja. Ndenja pranë ''Babushit'' pa folur asnjë fjalë. Pas cazë erdhi një nëpunës i njohur i Ministrisë. ’’Fajin e ke ti Bedri bej! Ti i bën të sillen kështu!’’dhe i tregoi ngjarjen.
    ‘’C’ia paska ba mirë! ç’ia paska ba mirë!’’dhe u çkul së qeshuri Babushi.
    Të nesërmen më takoi Gjergj Bubani e më qortoi. Kur iu tregova i penduar, më tha se Musa Juka do të ma falte të keqen, duke i bërë një vizitë në zyrë dhe t’i kërkoja ndjesë.
    ‘’Sot jam i tronditur -e lemë për nesër, iu shtira. Dhe shkova drejt e në zyrën e pasaportave. Kishin patur shumë punë, pregatitje për 28 Nëntorin. Udhës më takoi edhe Qemal Boksi, shef i policisë në Korçë me të cilin kurrë nuk kisha këmbyer fjalë më parë. Më dha të fala nga miqtë e mij korçarë dhe si me të qeshur më pyeti se ç’më pati ndodhur ashtu me Musa Efendinë. Më tha të mos dëshpërohesha. Po ti bënim një vizitë për bajram në shtëpi do të pajtoheshim e do të bëheshim miq të mirë se Musa Juka nuk qënkësh aq i keq sa ç’e mendonin bota!
    Mirë...por nesër...pasnesër.
    Për ditë pyesja në prefekturë për pasaportën.
    Një paradite nga Shkolla Teknike zbrita në qytet dhe hyra drejt e në Kursal ku ndenja midis profesorëve të gjimnazit. Po rrinja i heshtur, kur erdhi Mihal Zallari, shumë më i shqetësuar se unë. Qe grindur me studentët e klasës së tij. Zuri vend midis meje e një tjetri dhe pa ndenjur akoma mirë në karrike shfreu:’’Këta doça komunistë!’’ Nxënësit me të cilët qe zënë, një vit më parë patën qenë të klasës sime dhe i njihja për të mirë e të sjellshëm. Fyerja mu duk e padrejtë.
    I thashë: ’’Ata nuk janë doça komunistë!’’
    ‘’I mbron, se edhe ti je ashtu!’’
    ‘’Si jam: doç apo komunist?’’
    ‘’Të dyja.’’
    Ka momente kur as zemra as mendja nuk e ndalojnë dot dorën të lëvizë me shpejtësi rrufeje.Vërtet rrahja është shenjë barbarije. Të zihesh për mustaqet e Çelos ndë ishin të zeza apo të verdha ose për bishtin e dhelprës ndë e lagu apo nuk e lagu kur kapërceu përruan, - kjo është shenjë e një mendjeje e shpirti të prapambetur nga zhvillimi i qenies shoqërore, sikundër është njeriu. Porse... i dhashë një shputë. Në anën tjetër të sallës qenë duke biseduar Abdurrahman Krosi dhe Seit Toptani dhe pranë tyre po rrinin nja dy-tri kopukë të njohur. Këta Seit beu i urdhëroi të më sulmonin dhe mund të më kishin lënë të vdekur në vend po të mos kishte arrirë Stefo Grabocka me katër-pesë shokë të tij që po rrinin në verandën e Kursalit.
    Musa Juka kujtoi se gjeti një rast të mirë që të më diskreditonte publikisht. Ai thirri drejtorët e gazetave dhe u dha urdhër të shkruanin kundër meje. Por vetëm gazeta e sensacioneve ‘’Arbëria’’ e përmendi incidentin tim duke e shtrembëruar shkakun.
    Që Mihal Zallari e meritonte dackën, e meritonte. Por më erdhi keq që u zura me atë. Ai vinte nga një familje patriotësh të Frashërit. Kishte studjuar në Stamboll në një kolegj gjerman dhe e simpatizonte revolucionin francez. Në revistën ‘’Djalëria’’, organin e studentëve shqiptarë në Vjenë, më 1924 shkroi një nekrologji për Avni Rustemin. Qeveria e Ahmet Zogut ia preu bursën dhe Mihal Zallari vojti për bukën e gojës. Në Vjenë pro-zogistët e përbuznin, shoqatat studenteske gjermano-madhe e ndihmuan dhe kështu ndodhi që Mihali i mjerë, pa ndonjë përkrahje tjetër, ra në sevda me lëvizjen hitleriane.
    Gjatë këtyre ndodhirave, kur e pata humbur çdo shpresë se do të ma jepnin pasaportën ’’për në Vjenë‘’, qe vetë sekretari i prefekturës që më lajmëroi se mund të vija ta merrja. Që të nesërmen i dhashë Tiranës lamtumirën.
    Ndërsa kunati im Mina Uçi vazhdoi udhën për në Korçë, unë qëndrova një natë në Elbasan, ku kisha për të inkasuar prej dy librarëve të atjeshëm nja dhjetë napolona prej shitjes së librave të mija.
    Por ata: ’’Tani s’kemi, ta lajmë borxhin kur të kthehesh nga Vjena !’’më thanë.

  19. #39
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Skënder Luarasi: Kujtime
    Në luftën antifashiste të Spanjës

    ''Më mirë të vdesësh në këmbë se të rrosh i gjunjëzuar''
    Dolores Ibarruri
    Nisja
    Më 12 dhjetor arrita në Korçë mjaft herët sa të siguroja vizën në konsullatën greke. Nëpunësi qe duke kyçur derën, por u kthye kur iu luta të ma bënte këtë të mirë. Im kunat ftoi atë mbrëmje në shtëpi Selim Shpuzën dhe Dhimitër Fallon, të cilët e morën vesh se do të vija në Spanjë. (*)
    (*)Vite më vonë, për motive ende të paqarta, disa ngjarje e data që dëshmojnë objektivat dhe veprimtarinë e Skënder Luarasit në Luftën Antifashiste të Spanjës (1936-1939) janë ‘’harruar’’, tjetërsuar apo përshtatur me pasaktësi thelbësore të cilat ia vlen të sqarohen.
    Në kujtimet e Selim Shpuzës, të botuara pas vdekjes me redaktim nga Gazmend Shpuza, shkruhet: ’’Me Skënderin kaluam një natë të tërë duke biseduar në shtëpinë e Mina Uçit në Korçë. Ishte muaji shkurt 1937 (!), kur u mor vesh se në fuqi do të vinte Koço Kota dhe do të mbyllte edhe revistën ‘’Bota e re’’. Ishte hedhur ideja që unë dhe Dhimitri Fallua sa më shpejt të mernim arratinë nga Shqipëria.Edhe për këtë i rahëm mendimet me Skënderin.Të nesërmen u ndamë. Ai u nis për në Tiranë,e prej andej ,me pasaportë të rregullt, do të hidhej për t’u inkuadruar më vonë në brigadat internacionale të luftës së Spanjës…’’’(Selim Shpuza.’’Vitet 20-30, f.30)
    Pohimi i mësipërm për datën e nisjes bie ndesh me dokumentet arkivore që provojnë se në janar 1937 S.Luarasi ndodhej në Spanjë:
    (AQSH, F.152, V.33, D.33 f.2)
    Deshifrim i telit nr.116 Res. Datë 26.1.1937
    Ministria e Punëve të Brendshme letër Prefekturave
    Profesor Skënder Luarasi tue pasë edhe lejen e Ministris s'Arsimit për me dalë jashtë shtetit ka marrë pasaportë për Vjenë dhe ka shkue në Spanjë ku merr pjesë aktive në favorin e Bolshevikëve…
    Ministri i Punëve të Jashtme (M.Juka)


    Herët në mëngjez u nisa me autobuz për në Follorinë dhe më 14 me tren për në Athinë. Këtu gjeta ca vështirësi për vizën në Francë. ’’Përse nuk e morre në Tiranë ?’’ më pyetën. Duhej t’u tregoja se për të vajtur atje nga Korça harxhoja dy herë më shumë kohë se për në Athinë. Një tjetër pengesë qe se nuk desha të udhëtoja me vapor italian. Ndonjë javë e kalova në kryeqytetin e Greqisë duke vizituar antikat rreth e përqark Akropolit.
    Në Athinë u poqa me profesorin Kol Koci, që pat ardhur aty për të kaluar muajin e mjaltit. U hasa edhe me Dr.Leonidha Naçin, i cili më pyeti i çuditur, përse kisha ardhur atje. Iu përgjegja se do të shkoja në Bukuresht për ndonjë studim rreth shoqërive dhe shkollës së parë shqipe, e tjera. Nuk më besoi. I bëra përshtypjen se pata ikur nga Shqipëria, për të mos u kthyer më atje.
    ‘’Po të jetë e vërtetë kjo, do të bëje mirë të mbeteshe në shkollën ‘’Elvipion’’, për të dhënë mësim shqip''.
    Por e sigurova se do të shkoja në Rumani.
    Në hotelin ‘’Megas Aleksandros’’, ku buajta atë javë, vinte përditë sekretari i konsullatës shqiptare, të cilin e pata pasur nxënës në shkollën Tregtare të Vlorës dhe pyeste studentët shqiptarë se ç’bëja në Athinë. Pas pashkëve të vogla u nisa për në Marsejë me një vapor francez. Kur zbritëm këtu një piktor francez më përshëndeti: ’’Au revoir en Espagna, Camarade!’’(*)
    (*)Au revoir en Espagna, Camarade!’’ - Mirufafshim në Spanjë, shok!
    Ma pati kuptuar qëllimin prej gramatikës spanjisht-anglisht që kisha blerë në Athinë dhe e studjoja gjatë udhëtimit në vapor!
    Në Lion u poqa me Ymer Dishnicën, i cili më dha një letër rekomandimi për në Paris ku mu desh të pres disa ditë.
    Ato ditë u poqa me Xhafer Mirakun i cili qe nisur nga Shqipëria pas meje por duke udhëtuar me tren pat arrirë më përpara se unë në Paris. Më tha se Musa Juka i qe zotuar se do ta emëronte deputet, por ai s’e pranonte kurrë atë pozitë për hir të idealit të tij, donte të vinte edhe ai në Spanjën republikane dhe erdhi.
    U hasa edhe me Qazim Koculin, Kol Tromarën dhe Kostë Çekrezin. Qazimi m’u ankua kundër Hysen Nikolicës i cili paratë ia dhuroi Ministrisë së Arsimit e nuk ia dërgoi ’’Bashkimit Kombëtar’’.
    ‘’Me ato napolona ne do të kishim blerë armë, bënim kryengritje dhe do ta përzinim Zogun nga Shqipëria’’.
    Kur i tregova se Hysen Nikolica pati dhënë vetëm 500 napolona për një shkollë kopshtore, ai më tha një diçka të pabesueshme që provonte se sa poshtë kishin rënë mendjerisht anëtarët e ‘’Bashkimit Kombëtar’’ të emigracionit demokratik 1924.
    ‘’Megjithatë, ne do ta bëjmë atë kryengritje. Në një vend të Shqipërisë, në bregdet,do ta shpallim republikën, do të shtypim pulla...! Një filatelist do të na paguajë mjaft para sa të blejmë armë për një kryengritje të madhe në të gjithë Shqipërinë...’’
    E pabesueshme - por e vërtetë!
    Kol Tromara më pyeti ndë qe e vërtetë se po nisesha për në Spanjë. Dhe unë e pyeta atë se ç’do të mendonte po të bënja edhe unë atë që po bënin mijra të tjerë nga gjithë anët e botës.
    ‘’Ata venë atje që të ndihmojnë komunizmin’’, filloi të më shpjegonjë ish-kryetari i federatës panshqiptare ‘’Vatra’’, demokrati Kol Tromara…’’ Edhe unë besonj se komunizmi mund të triumfonjë...por pas ndonjë gjysmë shekulli’’.
    Kostë Çekrezit të cilit nuk ia fsheha qëllimin tim më këshilloi të hiqnja dorë nga ajo marrëzi. ’’Nuk kemi nge të derdhim gjakun për të huajt...Grupi im do të botonjë një gazetë këtu në Paris. Ti do të punosh në redaksi, me rrogë njëzet napolona në muaj, duke filluar që këtë janar.
    Ndërsa Kosta dhe shokët e tij shkonin për muaj të merrnin rrogën në ambasadën jugosllave dhe ata të ‘’Bashkimit Kombëtar’’ në ambasadën italiane, unë në mesin e nja dyqind vullnetarëve të mbledhur në Paris, javën e parë të janarit 1937 u nisa për në frontin e Madridit
    Pata mall për tokën e Don Kishotit, unë!

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Kujtime per Skender Luarasin (Pjesa e Trete)

    Naum Prifti

    Kujtime

    I PAEPURI PROF. SKËNDER LUARASI







    HAXHI QAMILI DHE SHPATARAKËT

    Skënder Luarasi e kishte zakon të anketonte njerëz të njohur e të panjohur, për çështjet që interesohej. Edhe për Haxhi Qamilin të njëjtën metodë ndoqi dhe pas disa vitesh grumbulloi një sërë ngjarjesh për bëmat e tij tragjike dhe komike.

    Episodi me shpatarakët qe pjesë e asaj serie. Rrëfimi i tij me detaje dhe me dialogjet plot dramaticitet më mbeti i tiposur në mendje.

    “Sapo Haxhi Qamili me bashibozukët e tij arriti në Elbasan, furrat e qytetit u zbrazën shpejt dhe tregtarët i mbyllën tregtoret për shkak të pasigurisë. Problem kryesor për rebelët qe sigurimi i hajes. Këtë e dinte mirë kryekomandanti i tyre, Haxhi Qamili, prandaj kudo që shkelte e lëshonte ushtrinë për plaçkitje. Kjo liri u jepte atyre kënaqësi të madhe, për të rrëmbyer ç’të mundnin në qytet e në fshat, pa paguar asnjë metelik. Mirëpo brenda në Elbasan nuk kishin çfarë të rekuizonin, prandaj u sulën drejt Shpatit, në pllajat e të cilit dalluan disa kope dhënsh. I këputën nga kullotat dhe i sollën në qytet duke siguruar rezerva ushqimi për disa ditë. Haxhi Qamili i përgëzoi për guximin dhe shpejtësinë. Pasdite burrat e Gjinarit, u kthyen nga punët jashtë shtëpisë dhe prej grave dëgjuan hatanë që kishte ndodhur, kopetë ishin rrëmbyer me urdhër të Haxhi Qamilit. Ata nuk e dinin kush ishte Haxhi Qamili, po kushdo që të ishte, qoftë edhe vetë Zoti, nuk mund të jepte urdhër t’u grabiteshin kopetë e tyre. Shtatë-tetë burra të armatosur u nisën drejt Elbasanit, atje ku kishin përfunduar kopetë e tyre. Sapo ranë në qytet, pyetën në ç’konak ndodhej Haxhi Qamili. Kur hynë në oborrin e sarajit, roja u përpoq t’i ndalonte, duke u thënë se askush nuk mund të hynte brenda pa urdhërin e Babë Haxhiut, por ata e vërvitën tej portës me tytat e pushkëve duke e porositur të mos bëzante se armët i kishin të mbushura. Katër burra të armatosur hynë në odën ku Haxhiu po çakaritej pranë zjarrit, se ishte kohë vjeshte, ndërsa të tjerët qëndruan jashtë duke vigjëluar.

    “Zotrote je Haxhi Qamili?” e pyeti një prej tyre. “Po, unë jam, me ymysin e Allahut,” u përgjegj Haxhi Qamili serbes. “Zotrote ke urdhëruar ushtarët të marrin dhëntë tona në Shpat?” e vazhdoi pyetjen shpataraku. Dukej se qe i mllefosur dhe veç kësaj i armatosur, prandaj Haxhi Qamili e ftoi të ulej që të bisedonin. “Ngadalë burra, të merremi vesh. Uluni këtu shesh!” “Jo, besa, s’kemi ardhur për t’u marrë vesh pa u dhënë urdhër ushtarëve të kthejnë gjënë e gjallë atje ku e rrëmbyen,” ia preu shpataraku. Haxhi Qamili mbante në brez një goxha revole me mulli, foletë e të cilit i mbante një mbushur me fishek, një zbrazur. Ai kishte deklaruar se alltija e tij e ndante fajtorin nga i pafajshmi. Si i djallëzuar që ishte, e kthente tytën e alltijes nga vetja, kur te gryka qe foleja e zbrazur, e shkrepte dhe natyrisht nuk pësonte asgjë, pastaj ia drejtonte tjetrit në gjoks, e shkrepte dhe e linte shakull përtokë. Atëherë u kthehej të pranishmëve dhe i pyeste: “E patë? Allahu e bëri ferk!” Naivët mahniteshin, ndërsa njerëzit bestytë besonin se alltija vërtet kishte forcë magjike. Atë dredhi deshi të përdorte edhe me shpatarakët. E nxori revolen nga brezi, tha se ajo e dallonte fajtorin dhe menjëherë e drejtoi grykën nga gjoksi i vet, mirëpo njëri nga shpatarakët e ndërpreu duke i thënë: “Jo me atë fare alltije, zotni, po me këtë që kam unë!” dhe u bë gati t’ia hidhte revolen në prehër. Pasi Haxhi Qamili e pa se aty mund të linte kokën, e ktheu fletën, u tha se trimi trimin nuk e nget dhe në çast urdhëroi t’u lironin kopetë e rrëmbyera.

    Shpatarakët u kthyen në fshat me kopetë e tyre.



    SULLTANËT E TURQISË NË MUZEUN E BERATIT

    Skënder Luarasi doli shumë i revoltuar nga Muzeu i Beratit, aq sapo vazhdonte të protestonte me zë të lartë edhe jashtë në oborr: “Pyes veten ku kam ardhur? Jam në një muzeum shqiptar, apo në një muze turk në Anadoll?”

    Vizita dy orëshe e Profesorit, shoqëruar nga Todi Sotiri, që kryente detyrën e drejtorit, të ciceronit dhe të kujdestarit, kaloi për bukuri. Nga dhoma në dhomë ai shihte eksponatet duke dëgjuar shpjegimet e drejtorit. Në fund vizitorët e nderuar, Todi i fuste në zyrën e vet për t’u treguar stolitë e çmuara, gjerdanë, varëse, byzylykë prej floriri dhe ergjëndi, të cilat i mbante në sirtarët e tryezës së tij. Surpriza tjetër qe albumi tip fisarmonike, me pikturat e sulltanëvet të dinastive osmane e selxhuke të Turqisë, deri te Sulltan Hamiti. Kjo qe si ëmbëlsira në fund të gostisë, të cilën Todi ua rezervonte miqve të zgjedhur dhe personaliteteve. Të pikturuar pas stilit romantik, sulltanët paraqiteshin të bukur e të pamshëm si bandillë e ndërkohë ai gjente rastin t’i mahniste vizitorët me dijenitë e tij të hollësishme rreth biografisë së tyre.

    Nëpër atë shteg kishte kaluar edhe vizita ime para disa vitesh, por duke e njohur tipin e Todit, nuk u dhashë rëndësi historive që tregonte për sulltanët e Turqisë, me episode romantike dhe erotike. Sotiri, beqar i stazhionuar, njeri i urtë, po paksa ekstravagant nga sjelljet dhe fatkeq nga natyra, nuk kishte personalitet. Autoritetet lokale e shpërfillnin hapur që kur nuk i dhanë drejtorit të muzeut, asnjë farë strehe vite e vite me radhë. I ziu Todi flinte në zyrë, brenda në muze, duke shpalosur çdo natë dyshekun mbi dysheme, mbasi rregullorja nuk lejonte të mbahej shtrat. E njihja qëkur punoja te “Hosteni,” se Todin e kishim bashkëpunëtor. Herë pas here dërgonte poezi satirike për botim. Dukej se qe fantazist erotik, së paku kjo qe mbresa ime, nga përshkrimet që dëgjova prej tij, për gratë e haremit që bënin dush me ujë trëndafili, para se të flinin me sulltanin. Me fantazinë e tij të ndezur, dukej se kompensonte mungesën e dashnores, ndaj edhe albumin e sulltanëve të Perandorisë Otomane e kisha kundruar si një nga manitë e tij erotike.

    Tani merret me mend ç’ dallgë të furishme pësuan ndjenjat patriotike të Prof. Skënder Luarasit nga një drejtor muzeu që u servirte vizitorëve historitë e sulltanëve të Turqisë, të xhelatëve të popullit shqiptar, të sundimtarëve më të urryer mbi faqen e dheut. Ai ia preu në mes rrëfimit Todit, duke i thënë se qe turp e faqe e zezë për ata që mbanin në atë detyrë një turkoshak. Doli me rrëmbim nga zyra duke turfulluar në shenjë proteste.

    Todi Sotirit, i lindur me strabizëm divergjent, u tremb aq shumë sa i shkonin sytë si sovajkë dhe nga frika se mund ta pushonin nga detyra, e ndoqi profesorin pas me të lutura deri te shkallët, por ai s’deshi ta dëgjonte. Përsëriste vazhdimisht: “Muzeum shqiptar me sulltanët e Turqisë! Turp!”

    Sidoqoftë Todi Sotiri nuk e pësoi as nga protestat e Skënder Luarasit, as nga sulltanët e Turqisë, por nga Dega e Brendshme e Beratit. Disa vjet më vonë e akuzuan si pedofil, apo si mashtrues të vajzave të mitura që gjoja fuste mbrëmjeve në jatakun e tij në muzeum dhe e burgosën. Shpesh Sigurimsat sajonin variante të shthurjes morale për një kategori njerëzish, ndaj të cilëve akuzat me motive politike nuk do t’i besonte njeri. Kjo ngjante sa herë donin të largonin nga detyra ndonjë fatkeq pa përkrahje, për t’ia zënë vendin me ndonjë nga agjentët e tyre.



    PROPOZIM PËR TË NDËRRUAR MBIEMRIN

    Një histori tjetër anekdotike Skënderi ma tregoi pas lindjes së Petros, djalit të tij.

    Në Tiranë ishin dy Skënder Luarasi, njëri profesor, ndërsa tjetri, më i riu, arkitekt. Natyrisht famë më të madhe gëzonte profesori me të kaluarën e tij plot aktivitet patriotik dhe letrar. Mirëpo homonimia sillte një farë konfondimi si në thirrjet telefonike, si në mjediset e tjera. Kur pashë te revista “Shëndeti” një fotografi të Sanatoriumit të Tiranës dhe poshtë diçiturën se qe projektuar nga Skënder Luarasi, besova se ishte gabim shtypi. Më vonë mësova se ai ishte arkitekt i njohur, po me atë emër dhe mbiemër, ingjinier i aftë, burrë i nderuar dhe familjar i mirë.

    Nga mesi i viteve 60, dikush prej familjes së arkitektit Skënder Luarasit, iu lut profesorit ta ndryshonte mbiemrin që të shmangeshin ngatërresat dhe keqkuptimet njëherë e mirë. Një kërkesë e tillë profesorit iu duk sa e çuditshme aq edhe e paarsyetuar, por nuk e dha veten. “Mirë, tha Skënderi, shumë mirë u paska rënë ndërmend, se dhe mua nuk më pëlqen ngatërresa, por më falni, pse duhet ta ndryshoj unë dhe jo ai?” Argumenti qe se profesori kishte vetëm vajza dhe ato pasi të martoheshin do të merrnin mbiemrin e burrave. Pas pesë a dhjetë vitesh, si të mbyllte sytë profesori, mbiemri tij do të shuhej vetvetiu, prandaj nuk prishej asgjë, sikur ta hiqte vullnetarisht pak më shpejt. Skënderi u tha se mbiemrin nuk mund ta ndërronte për arsye të njohura historike. Atëherë e këshilluan të ndërronte emrin. “Kjo, po, mund të bëhet,” u tha Skënderi. “Mirëpo duhet të futem në lumë që të pagëzohem, apo jo? Tani është dimër dhe kam frikë se ftohem.” Skënderi njihej si ateist, prandaj mesaxheri dyshoi kur tha se donte të pagëzohej me ceremoni fetare. “Ju më duket se po talleni,” vërejti ai. Atëherë profesori i tha se një propozim i tillë qe jo vetëm fyes, por edhe pakuptim, sepse emri nuk ndërrohet si xhaketa.

    Sapo lindi Petroja, i dërgoi lajm ndërmjetësit se tani e kishte trashëgimtarin e mbiemrit.



    PËRVJETORI I PETRO NINIT

    Skënder Luarasi e kujtoi Institutin e Gjuhës dhe të Letërsisë të organizonte një seminar me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Petro Nini Luarasit, mësuesit të parë të shqipes. Më pyeti nëse kisha dëshirë të mbaja një kumtesë dhe unë e pranova me kënaqësi. Profesori më vuri në dijeni se Instituti kishte ngarkuar T. G. të merrej me organizimin e seminarit. E njihja prej kohësh T. G. si një studiues serioz dhe të pasionuar pas historisë së shkollës, prandaj zgjedhja m’u duk me vend.

    Mirëpo një javë para se të hapej seminari, profesori kërkoi që ta drejtoja unë dhe jo ai. Duke e ditur se kërkesa do krijonte probleme, mbasi Instituti nuk mund ta mënjanonte punonjësin shkencor të sektorit përkatës me një të jashtëm, sikurse isha unë, i thashë profesorit se Seminari fitonte më shumë kredi nën drejtimin e një studiuesi me stazh të gjatë dhe me disa vepra. Pse qe zemëruar me T.G.? Cfarë kishte ngjarë, deri sa ai njihej si njeri i shkueshëm e me karakter të butë?

    Arsyen e mësova shpejt po prej Skënderit. Ai qe pezmatuar me T. G. që e kishte ndarë gruan për arsye politike. Babain e saj, ish-ministër, partia e internoi duke e akuzuar për sabotim. U mundova ta bindja se nuk qe faji i T.G, as dobësi karakteri, por i politikës që ndiqej nga partia. “Çfarë të bënte? Mos do të ishte më e arsyeshme të mirrte rrugën e Kalvarit?” e pyeta sinqerisht. “Atë duhesh të mirrte,” tha vendosmërisht dhe pastaj shpalosi mendimin e tij. “Po qe se shumë njerëz do ta kundërshtonin presionin e partisë për shkatërrimin e familjeve, nuk do të ngjisnin kaq shumë drama familjare.” Kishte të drejtë, veç qe e vështirë ta krijoje atë shumicë, kur presionet vinin nga çdo anë dhe ndërvarja ekonomike qe e gjithanshme. Mjaft të rinj a të reja që nuk pranuan sugjerimin të ndaheshin nga bashkëshortët, u internuan pa asnjë faj.

    E luta të tregonte mirëkuptim për programin e hartuar nga Instituti, sepse as ai, as unë, nuk mund ta detyronim të ndërronte planet. Rrinte i menduar sikur të ishte në një udhëkryq ku duhet të mirrte një drejtim.

    Ditën e caktuar seminari u zhvillua në sallën e shfaqjeve të Pallatit të Kulturës dhe u drejtua me kompetencë nga T.G. Unë mbajta kumtesën time. Në fund profesori e falënderoi T.G. për kumtesën e tij serioze.



    DRAMA NË VARGJE PËR 7 PRILLIN

    Profesori më tha se po shkruante kujtimet e jetës së tij, nën titullin e përbashkët, “Ç’pashë e dëgjova në jetën time.” Duke e ditur jetën e tij aktive, krijimtarinë artistike, natyrën e tij të paepur dhe antikonformiste, besoja se kujtimet do të ishin një dëshmi me vlerë për historinë tonë. Por a mund të botoheshin të pacensuruara? Sidoqoftë kryesorja qe të hidheshin në letër. Midis të tjerash më tregoi një episod të dhimbshëm që demaskonte moralin e klerit grek. Kur qe i vogël, ai kishte dëgjuar se një vajzë fshati, e kishte lënë me barrë dhespoti grek, njeriu i fesë dhe ajo e shkreta përfundoi keq. Ndërkohë më tha se mendonte të shkruante edhe një dramë në vargje për ngjarjet e 7 prillit. Qëllimin e kishte të demaskonte një pseudopatriot. Për dramën nuk u tregova entusiast, kurse për kujtimet e pyesja herë pas here si po i ecte pena.

    Tekat letrare janë të paparashikueshme dhe pas disa muajsh ai më solli dorëshkrimin e dramës shkruar me vargje të bardha. E lexova menjëherë nga kureshtja. Ishte më e mirë se sa e kisha pritur, por jo aq sa të entusiazmohesha. E luta ta çlironte disi nga një lloj ngushtësie që vinte nga dëshira për t’u qëndruar besnik ngjarjeve rreth personit të zgjedhur si prototip. Doja që drama të fitonte hapësirë më të gjerë, që të shigjetonte gjithë pseudopatriotët, jo vetëm një. E pranoi sugjerimin tim dhe pas disa ditësh e solli të ripunuar. Ngulmova të botohej te buletini “Teatër” dhe për fat u botua. Profesori më shprehu mirënjohjen për shpërblimin që e mori në një kohë kritike, para dasmës së vajzës. Si gjithmonë ndodhej ngushtë nga ana ekonomike, sepse nuk dinte të mbante a të kursente para. Profesori thoshte se paraja ka dy funksione: t’i shërbejë njeriut, ose ta bëjë rob dhe ta detyrojë të punojë për të. Ai i quante fatkeqë ata që bëheshin robër të saj dhe vazhdonin të punonin për të. Ndryshe nga të moshuarit e tjerë nuk pranonte kurrë të qerasej prej më të rinjve. Së paku përvoja ime me të e vërteton këtë prirje.

    Drama u vu në skenë nga teatri “A.Z. Çajupi” i Korçës me regjinë e Dhimitër Orgockës. E ftuan në Korçë me rastin e premierës dhe ai u kthye prej andej i rinuar, që e pa dramën të inskenuar. E lavdëroi regjisorin për punën e kryer, duke pritur të shihte ndonjë jehonë në shtyp për shfaqjen dhe dramën, por me sa u duk, forca të tjera vepruan prapa krahëve.

    Pas Plenumit të qershorit 1973, metodisti dogmatik i Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Llambi Papa, kritikoi ashpër në një nga mbledhjet e organizatës së partisë, botimin e dramës së Artur Milerit, “Ata ishin të gjithë bijtë e mi,” (autor amerikan “reaksionar”), “Një natë qershori,” të Minush Jeros (autor i kritikuar nga partia për gabime ideore te “Njollat e murrme”) dhe “Stuhi në Prill” të S. Luarasit, nuk di për çfarë motivesh idiote. Përgjegjësia binte mbi mua si redaktor i Buletinit “Teatër,” mirëpo në atë kohë, unë isha inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës. Llambi Papa, ish instruktor i Bashkimeve Profesionale nuk mirrte vesh nga arti, prandaj kritikat e tij as që u përfillën. Shefi im, Mantho Bala, besonte se atë e shtynte dikush tjetër. Sa për formalitet më dërguan t’i parashtroja drejtorit të Krijimtarisë Popullore, Janaq Tokës, arsyet pse kisha zgjedhur ato drama për botim. Me aq ajo çështje u mbyll. Llogaritë e Llambi Papës, apo të atyre që ishin pas tij, se me një gur do të vrisnin dy zogj, nuk dolën.



    SEKRETI QË MË BESOI PROFESORI

    Një ditë Profesor Luarasi më ftoi në kafenenë e Pallatit të Kulturës dhe qysh në shkallë më tha se do të më besonte një sekret nga jeta e tij.

    “Këtë fakt nuk e di askush, mbasi e kam mbajtur fshehur, por juve do t’ju a them, se jeni më i ri dhe do të jetoni më gjatë se unë. Pas disfatës së Republikanëve në luftën e Spanjës, ne kaluam në Francë. Atje më internuan në një kamp, ku qëndrova deri sa kapitulloi Gjermania. Ndërkohë, menjëherë sa mbaroi lufta, i dërgova letër Dhimitrit, vëllait të madh që ndodhej në Amerikë, ku e vija në dijeni se ndodhesha në Francë. Ai më dërgoi një letër dhe më këshilloi të shkoja në Amerikë. Isha beqar, pa detyrime familjare, prandaj mund të shkoja ku të doja. Në letër më vinte në dijeni se po përpiqej të më nxirrte vizën nga qeveria amerikane dhe pastaj të siguronte biletën e udhëtimit. Pas disa javësh arriti letra e tij me vizën amerikane dhe me biletën e udhëtimit brenda. E lexova disa herë dhe pastaj me vizën amerikane në xhep, vendosa të kthehesha në Shqipëri. Më digjej zemra për atdheun, më dukej se ai thërriste gjithë bijtë e tij të shpërndarë të ktheheshin për të dhënë ndihmesën e tyre. Mora vaporin, dola në Itali dhe prej andej zbrita në Durrës. Kurrë nuk u pendova për vendimin që mora.”

    Si gjithë idealistët e mëdhenj, qe krenar për vendimin që kishte marrë në një kohë kritike.

    “Pas disa vitesh Dhimitri më pyeti, pse nuk shkova në Amerikë, kur mora dokumentat tok me biletën e udhëtimit. Për të mos e fyer në ndjenjat e tij fisnike, i thashë se letra nuk më ra në dorë, se u largova prej kampit më parë nga sa kisha menduar. Le ta dinë ata që më duan dhe ata që s’më duan, se unë lashë Amerikën për Shqipërinë,” e përfundoi rrëfimin profesori.



    INTRIGA E FADIL PAÇRAMIT

    Fadil Paçrami gjithë jetën u orvat të zinte një post të lartë, si kuadër i përgatitur nga ana teorike dhe me aktivitet mjaft të pasur, në krahasim me shumë nga personat e nomenklaturës. Ambicja, a pakënaqësia e tij kishte një bazë reale, mirëpo harronte se hynte në radhën e intelektualëve, në atë kategori të cilën Enver Hoxha e shihte me rezerva. Mëria e Enver Hoxhës kundrejt tij u rrit akoma më shumë, sapo Fadili filloi të shkruante drama, duke patur njëkohësisht funksionet e sekretarit II të partisë për Tiranën, domethënë shef për kulturën dhe propagandën. Ai e këshilloi të hiqte dorë nga dramaturgjia dhe t’u kushtohej punëve të partisë, po Fadili vazhdoi rrugën letrare. Atëherë Enver Hoxha e akuzoi si liberal, e përjashtoi prej K.Q. e flaku jashtë radhëve të partisë, e dërgoi punëtor krahu në një minierë kromi në Fushë-Arrëz dhe më pas dha urdhër që gjykata ta dënonte për pikëpamjet e tij të gabuara. Paradoksi qe se Fadil Paçrami, një nga ekstremistët e majtë të partisë, aparatçik që i kishte shërbyer me zell diktaturës, u dënua po prej saj. Qe një viktimë, si shumë viktima të tjera, por jo disident, as opozitar. Madje edhe dramat që shkroi në burg, nuk kanë fijen e kritikës kundrejt regjimit apo sistemit komunist, përkundrazi vazhdojnë ta mbrojnë legjitimitetin e komunizmit si ideologji.

    Kur qe sekretar partie për Tiranën, Fadil Paçrami mbante shoqëri me një rreth të ngushtë intelektualësh, kurse të tjerët i shpërfillte hapur. Ai e akuzoi shkrimtarin Bilal Xhaferi si reaksionar, si këlysh ballisti, aq sa e detyroi të arratisej. Për hater të pozitës, Teatri Popullor nuk la dramë të tij pa vënë në skenë. Ndërkohë ai ushtronte presion mbi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve për preferencat që kishte, sadoqë Lidhja varej nga K.Q. dhe jo nga Komiteti i Partisë.

    Një ditë Prof. Skënderi Luarasi më tregoi ngjarjen tronditëse, shpifjen e ulët të dalë nga goja e Sekretarit të partisë për kulturën dhe propagandën. “Nuk e kuptoj sjelljen e tij, ose më thjesht pse iu desh të shpifte kundër meje në një mënyrë të ulët?” më pyeti profesori. Ma rrëfeu ngjarjen fill e për pe. Fadil Paçrami e ftoi në apartamentin e tij mjaft të bukur mbi Kafe Tiranën, të konsultohej për një problem letrar dhe pas bisedës e shoqëroi deri te dera si mik të nderuar.

    Pas tre ditësh Skënderin e thërret në zyrë Fiqerete Shehu, Sekretare e parë për Tiranën dhe e pyet për skandalin me shokun Fadil Paçrami. Pse kishte tentuar ta godiste me grushte në shtëpinë e tij, aq sa ai e kishte nxjerrë përjashta? Skënderi u befasua nga akuzat që dëgjoi. U interesua të mësonte burimin. Dëgjoi se raportimet vinin nga goja e Fadil Paçramit. Skënderi pohoi se kishte shkuar me ftesën e tij, se Fadili e kishte qerasur vetë, duke i kërkuar të falur që gruaja nuk ndodhej në shtëpi, se e kishte përcjellë deri te shkallët dhe nuk ngjau as incidenti më i vogël. Fiqeretja që e njihte karakterin e tij, nuk e vuri në dyshim rrëfimin e Skënderit. Ai dinte të përdorte gjuhën, jo grushtet. Intriga e sajuar u mbyll, profesori nuk pati ndonjë pasojë, por ai pyeste veten ç’e detyroi Fadil Paçramin të shpifte një histori të tillë? Mos vallë se emri i profesorit u përfol në zyrat e komitetit të partisë dhe Fadilit iu duk me vend t’i frynte zjarrit të urrejtjes duke sjellë një shembull konkret? Si mund të mbrohet njeriu i thjeshtë kur rrethohet me shpifje nga njerëz të veshur me pushtet?



    PROFESORI E URRENTE DIKTATORIN

    Skënder Luarasi qe mjaft i përmbajtur dhe kurrë nuk bënte kritika të hapura ndaj Enver Hoxhës, sidomos në vende publike. Por ai gjente mënyra të holla për të shprehur mendimet e veta për të. Skënderi evokonte figurat e mëdha historike, duke thënë: “Në kohën e mesjetës, Shqipëria pati një ushtarak gjenial si Skënderbeun, në kohën e pavarësise pati një diplomat të rangut ndërkombëtar si Ismail Qemali, tani… po më mirë të mos vazhdojmë më tëhu…” Kurrë nuk ia përmendte emrin, as funksionet. Ironia kuptohej vetëm nga ata që e njihnin. Herë të tjera thoshte se në mesjetë kishim një gjeneral të shquar, në prag të pavarësisë një diplomat të madh, por nuk patëm fat të kishim në kohën tonë një ekonomist si Erhardi që ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja kronike.

    Njëherë më pyeti se ç’mendim kisha për Enver Hoxhën. Ndodheshim nën kollonat e Pallatit të Kulturës, ku vendi qe i hapur dhe pranë nesh s’kishte as mjete përgjimi, as njerëz të tjerë. I thashë atë që kisha menduar prej kohësh se ai vuante njëherësh nga dy psikomani të kundërta, nga mania e madhështisë dhe nga kompleksi i inferioritetit, të cilat ndesheshin vazhdimisht në shpirtin e tij, pa e lënë të qetë. Me këtë shpjegoheshin mjaft nga ekseset e tij. “Është i egër, tha, më i egër se Ali Pashaj, mbasi ai vriste kundërshtarët, kurse ky “komunisti” ka vrarë shokët e tij. Ambicja e sëmurë për pushtet dhe frika se mos e humbasë, e shtyn përherë të shohë komplote nga çdo anë. U bë kryeministër, ministër i jashtëm, komandant i ushtrisë, sekretar i parë i partisë, diktator, tani ç’kërkon më shumë? Perëndi?!” Qe koha pas vitit 1974, kur sapo qe shpallur kushtetuta e re që sanksiononte heqjen e besimit fetar. Dhe pas një heshtje shtoi: “Nuk ka për të arrirë… Ndërgjegja e kombit ruan në kujtesën e saj njerëzit me ideale të larta, ata që mbrojnë dinjitetin e tij, jo ata që e fundosin. Do ta paguajmë shtrenjtë këtë izolim nga bota e qytetëruar.” Nuk donte të fliste gjatë, po fytyra i pezmatohej sa herë përmendete diktaturën. Disa herë më luti të lexoja dramën e Shekspirit “Rikardi i Tretë,” ku ai shihte përngjasim të madh, një lloj paralelizmi midis Rikardit dhe diktatorit të Shqipërisë, prandaj edhe e përktheu.



    KOSOVA

    Skënder Luarasi e shihte Kosovën si pjesë të atdheut, të veçuar me dhunë nga Fuqitë e Mëdha, kur caktuan kufijtë e shtetit të ri shqiptar më 1913, prandaj e donte me përkushtim. Duke ndjekur me pasion jetën dhe aktivitetin e përfaqësuesve më të shquar të Rilindjes, ai u kushtoi atyre katër monografi që përbëjnë një kollanë të çmuar në letërsinë e varfër shqiptare në fushën e biografive. E para, botuar në mesin e viteve 30 me titull “Mëuesi im i parë” i kushtohet Petro Nini Luarasit dhe shkollave të para shqipe në Kolonjë më 1882. Libri mban autorësinë e Guri Sevos nga Luarasi, ish nxënës i Petro Ninit, por kujtimet e tij u redaktuan prej Skënder Luarasit, se Guri Sevoja nuk dinte të shkruante. Këtë sekret ai ma besoi gati në fund të jetës së tij, duke më thënë. “E gjykova më të arsyeshme të fliste për Petro Ninin një nga nxënësit e tij, se sa i biri.” Më vonë ai botoi monografinë kushtuar Ismail Qemalit, jeta e të cilit njihej shumë pak, ashtu sikurse edhe përpjekjet e tij nëpër kanceleritë e Evropës për çështjen shqiptare. Duke njohur jetën e familjes Qiriazi në Manastir, persekutimet e tyre nga kleri grek dhe dashurinë për çështjen shqiptare dhe arsimin shqip, ai shkroi biografinë “Gjerasim Qirjazi,” një nga mësuesit e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887. Motrat e Gjerasimit, Sevastia dhe Parashqevi Qiriazi, të njohura më shumë si Motrat Qiriazi, lanë gjurmë të pashlyeshme për emancipimin e femrave shqiptare, qoftë si mësuese të shkollës shqipe të vajzave në Korçë, qoftë për aktivitetin e tyre gjatë pavarësisë. Ato qenë dallëndyshet e para të lëvizjes së femrave shqiptare, që të zinin vendin që meritonin në shoqëri, në një kohë kur sundonin paragjykimet dhe kur roli i femrës ndrydhej brenda mureve të shtëpisë. Skënder Luarasi përsëriste shpesh thënien e Gëtes se pa nëna të edukuara, nuk mund të kemi fëmijë të edukuar.

    Monografia e tij më e mirë, më e plotë, e mbështetur në dokumente, që pati jehonë dhe u prit me entusiazmë në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, qe ajo kushtuar Isa Boletinit. Skënder Luarasi gërmoi gjatë nëpër arkiva dhe dokumentet e kohës, duke mbledhur fakte dhe duke sjellë interpretime realiste për çdo episod. Ai e vuri Isa Boletinin në piedestalin që meritonte. Për hartimin e monografisë Skënderi intervistoi shoqërisht gjithë të afërmit e Isa Boletinit që ndodheshin në Shqipëri, gjithë historianët dhe dijetarët që vinin prej Kosove si vizitorë ose të ftuar. E shihja vazhdimisht në Pallatin e Kulturës rrethuar nga bijtë e Kosovës, të cilët takimet me të i kthenin në festa. Admirimi i tyre u shtua akoma më shumë pas botimit të librit, që ishte njëkohësisht edhe një sfidë për politikën e ngathët dhe dyshuese që ndiqte Partia e Punës ndaj Kosovës në përgjithësi. Duke folur për Isa Boletinin, Skënder Luarasi më tregoi një episod tronditës. Ministri i Jashtëm anglez, Sir Eduard Grey, e kishte pyetur Isain se ku ndodhej fshati i tij dhe gjenerali pa spaleta ia kishte treguar në hartë, duke vënë gishtin mbi të. “Shumë larg, shumë larg!” kishte thënë pezmatueshëm Ministri, duke lënë të nënkuptohej se po të ishte Boletini diku më afër, vija e kufirit skicuar në kanceleritë e tyre, do të ndryshohej. Skënderi shtonte se ky fakt vërtetonte që Evropa kishte lënë jashtë me dashje pjesë të mëdha të trojeve shqiptare për oportunitet politik ndaj Rusisë.

    Me shembullin dhe karakterin e tij, me dashurinë që kishte ndaj demokracisë, ai fitoi admirimin e gjithë atyre që patën rast ta njihnin. Kur vdiq mijëra qytetarë të Tiranës e përcollën me nderim në banesën e tij të fundit. Dikush edhe aty u kujtua të më tregonte një nga episodet e jetës së tij.

    Skënder Luarasi shkoi në një nga zyrat e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, duke kërkuar prej nëpunësit përkatës, një dokument. Me mirësjellje e pyeti nëpunësin nëse mund t’ia bënte atë nder. “Si jo, unë kam respekt për flokët tuaj të bardhë,” iu përgjegj nëpunësi. Profesor Skënderi ia priti menjëherë: “Më dëgjoni këtu djalosh, ju lutem, po qe se respektin e keni për ndonjë punë tjetër që kam kryer, do ta mirëprisja, po të jetë për flokët, ju siguroj se ka mjaft flokëbardhë që nuk meritojnë as shpenzimet e varrimit.” Shpenzimet e varrimit në atë kohë ishim mjaft të lira, rrotull tre mijë lekë të vjetra.

    Vdekja e tij la një boshllëk të ndjeshëm në rrethet intelektuale. Ai qe si një lis i madh degëshumë që lëshonte hije shlodhëse në vendin ku kishte mbirë e ishte rritur. Ai e pasuroi letërsinë shqipe me përkthime të denja nga letërsia klasike botërore, me krijimtari origjinale të çmuar në disa fusha dhe me një sërë shkrimesh publiçistike.

    Skënder Luarasi e mbrojti dinjitetin kombëtar me përkushtim, gjatë gjithë jetës së tij, duke qëndruar i papërkulur ndaj diktaturës më të egër në Evropë, duke rrezatuar me shembullin e tij guxim e vetëbesim te shpirti njerëzor.





    New York korrik 2000 – tetor 2004
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjirfabe : 02-07-2010 më 04:36

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Skënder P. Luarasi
    Nga XllokumiX në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-05-2016, 04:53
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashërllinjtë
    Nga white-knight në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Disa e kundërshtonin atë
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 21:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •