Nė fillim tė shekullit tė njėzetė, njė personazh mjaft i njohur pėr shqiptarėt, Ismail Qemali, ishte i mendimit se nė shekullin e ri do tė dominonin ato fuqi politike qė kishin nė zotėrim burime tė shumta ekonomike (financiare) dhe jo ato qė kishin potencial tė madh ushtarak. Eshtė e qartė se elementė ideorė kishin ndikuar tek ai, duke pasur parasysh nivelin e tij intelektual dhe elitės tė cilės i pėrkiste. Zhvillimet e mėvonshme treguan se mendimi i Ismail Qemalit u konkretizua mė sė miri dhe bota jonė bashkėkohore konsiston nė po tė njėjtin mendim tė hedhur rreth njė shekull mė parė.

Eshtė e natyrshme qė elitat intelektuale, pėrmes rėndėsisė qė u japin ideve e koncepteve, e qė nė thelb pėrbėjnė atė qė quhet metafizikė, ndikojnė fuqishėm tek fuqitė politike dhe ekonomike (financiare), duke i orientuar ato tė veprojnė konkretisht, sipas sfidės qė u ofron koha e tyre. Por edhe dėshira pėr dominim financiar e politik lind koncepte, qė u ofrohen shoqėrisė me anė tė filozofive tė quajtura bashkėkohore, qė nė thelb janė thjesht orientime politike, tė stisura nė mėnyrė metafizike.

Individi dhe nismat e para tė biznesit

Shoqėria shqiptare, pėr vetė kushtet ku ndodhej nė ish-regjimin totalitar komunist, natyrshėm u orientua drejt botės perėndimore dhe sistemit kapitalist, apo asaj qė quhet ekonomi tregu. Kalimi nga njė sistem shtetėror i centralizuar nė atė tė nismės sė lirė tė individit, pa dyshim kaloi dhe ende po kalon nėpėrmjet vėshtirėsive dhe gabimeve tė pashmangshme pėr njė vend tė tillė pa pėrvojė e traditė nė vetadministrimin e tij dhe raportin me pjesėn tjetėr tė botės. Nė fillim tė viteve ‘90 pothuajse kishte humbur koncepti i pronės dhe nismės private dhe, e vetmja shtysė pėr njerėzit ishte mbijetesa ekonomike brenda mundėsive qė ofronte vendi apo fqinjėt pėrreth. Njė shtysė e tillė i drejtoi shqiptarėt tė ndėrmerrnin aventura nga mė tė ēuditshmet, si brenda vendit (me anė tė bizneseve primitive, qė konsistonin nė ofrimin e shėrbimeve), si edhe jashtė vendit, duke emigruar.

Elita intelektuale e kohės nuk mundi tė ofrojė njė orientim pėr shoqėrinė shqiptare dhe strukturat politike tė vendit. Kjo ishte si rrjedhim i dy elementeve: sė pari pėrgatitja e kėsaj elite, ose pjesės mbizotėruese tė saj ishte e mangėt, ndoshta jo pėr fajin e saj, e sė dyti, kjo elitė i vari mė shumė shpresat te politika sesa te fuqia e intelektit. Nga ana tjetėr, klasa politike shqiptare pati mungesė pėrvoje nė drejtimin e vendit, si dhe njė naivitet tė kuptueshėm pėr kohėn, e si rrjedhojė gabimet ishin tė pashmangshme, por ndoshta jo shumė tė justifikueshme.

Fillesa e sistemit kapitalist nė Shqipėri nuk ka pasur fillesė metafizike apo nuk ka qenė njė orientim politik i ofruar nė formė metafizike, por thjesht njė mundėsi pėr mbijetesė i njė shoqėrie qė tashmė kishte falimentuar ekonomikisht. Nė njė kohė tė shkurtėr, falė vitalitetit tė individėve dhe mundėsive tė reja tė krijuara, filloi tė merrte formė dhe sistemi i ri ekonomik nė Shqipėri. Nė tė shumtėn e rasteve, kjo nismė u ndėrmor nga individė me njė formim jo fort tė pėrshtatshėm kulturor, por nė ato kushte ishte e domosdoshme qė dikush duhej t‘i pėrgjigjej sfidės sė kohės. Bizneset e para, megjithėse ishin organizime primitive ekonomike, patėn meritėn se nisėn njė rrugė tė pashkelur pėr disa breza dhe nė njė zbrazėti orientuese, si konceptuale, politike a ekonomike, ia dolėn t‘i ofronin kėtij vendi punėsim dhe njė mjedis konkurrence ekonomike.

Mungesa totale e investimeve nga jashtė, e bankave dhe institucioneve tė tjera financiare, aq tė domosdoshme pėr ekonomike e tregut dhe nismėn private, si dhe mungesa e njė kulture pune nė njė vend tė mėsuar me punė pa rendiment, ishin faktorė mjaft regresivė pėr atė kohė. Pėrsa i pėrket pjesėmarrjes sė tyre nė politikė, pėr t‘i hapur rrugėn vendimarrjes publike sipas kontributit qė ofronin, ky element nuk gjeti shprehjen e duhur nė atė kohė. Pas pothuajse 20 vitesh kemi njė tablo krejt ndryshe nga fillesa e ekonomisė sė tregut nė Shqipėri.

Vizioni ekonomik i njė shoqėrie

Nė ēdo shoqėri tė zhvilluar, elementėt intelektualė, financiarė dhe politikė duhet tė harmonizohen nė atė mėnyrė qė raporti i tyre tė rezultojė nė mirėqenien dhe zhvillimin e gjithanshėm tė asaj shoqėrie. Elitat e fushave pėrkatėse duhet tė njohin dhe bashkėveprojnė dhe jo tė ndjekin njė rrugė pėrjashtuese me njėra- tjetrėn. Nėse ky konflikt nuk zgjidhet nė njė mėnyrė tė tillė qė i shėrben shoqėrisė, atėherė kjo shoqėri do tė jetė e mangėt dhe e keqadministruar nė tėrėsinė e saj. Kur elitat bashkėveprojnė, duke njohur dhe vlerėsuar rėndėsinė e njėra-tjetrės, atėherė lind nevoja e njė vizioni tė pėrbashkėt. Ėshtė provuar historikisht se kur elitat i ofrojnė njė shoqėrie njė vizion pėr tė ardhmen dhe planin qė do tė ndiqet pėr tė arritur te ky synim, atėherė kjo shoqėri jo vetėm ka pėrparuar, por ka qenė mbizotėruese mbi shoqėritė e tjera, tė cilat nuk e kanė pasur kėtė fat.

Nėse ky vend nuk ka njė synim konkret se nė ē‘formė do tė hyjė nė Bashkimin Evropian, pra njė vizion, atėherė mbetet qė ndėrkombėtarėt t‘i japin kėtij vendi njė vizion tė tyrin, sipas interesave qė kanė. Pa dyshim qė vizioni i krijuar nga elita do tė jetė nė pėrputhje me interesat e grupimit tė kombeve ku synojmė tė bėjmė pjesė, por nga ana tjetėr, pasja e njė vizioni do t‘i orientojė shqiptarėt tė kėrkojnė mė shumė nga Evropa sesa janė nė gjendje tė perceptojnė pėr momentin.

Hyrja nė Bashkimin Evropian nuk duhet tė jetė kurrsesi njė synim kombėtar pėr shqiptarėt, por njė rrjedhė e natyrshme e vizionit tė tyre pėr zhvillimin e vendit, bazuar nė njė plan dhe pėrpjekje konkrete, si dhe i ofrimit tė vlerave kombėtare tė tyre. Me fjalė tė tjera, zhvillimi i vendit duhet tė bazohet mė sė pari nė fillesėn e saj tė parė konceptuale, pra nė metafizikėn e zhvillimit, qė vjen si rezultat i pėrfshirjes sė elitės intelektuale tė vendit nė kapacitetin e saj tė plotė. Kjo pėrfshirje, ky brendėsim i metafizikės sė zhvillimit ēon nė zhvillim ekonomik dhe zhvillimi ekonomik ēon drejt pjesėmarrjes politike. Ka ardhur koha qė shqiptarėt tė mendojnė jo thjesht pėr mbijetesė ekonomike, por pėr pjesėmarrje politike jo vetėm brenda vendit, por dhe nė shoqėrinė e kombeve, pra tė kthehen nė njė faktor politik, tė paktėn rajonal.

Idealizmi ėshtė i nevojshėm pėr kohėn tonė, pasi edhe ėndrra pėr ta bėrė Shqipėrinė si Evropa nė fillim viteve ‘90 u zvenit shumė shpejt, pėr shkak tė ndeshjes me njė realitet jo fort inkurajues, si dhe nxori nė pah domosdoshmėrinė e njė pune kolosale qė shqiptarėt duhet tė kryenin pėr ta realizuar ėndrrėn e tyre pėr njė jetė tė dinjitetshme. Gjithsesi, mbetet pėr t‘u parė se si shqiptarėt do tė arrijne tė pėrballen me kėto sfida, si do t‘i zgjidhin, e mė nė fund, si do t‘i administrojnė arritjet e tyre. Le tė shpresojmė e tė pėrpiqemi qė kjo shoqėri t‘i kalojė me sukses fazat e zhvillimit tė saj aq fort tė dėshirueshėm