Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Kurbetqarët dhe paratë e tyre

    Thonë që nuk sillet gjithçka rreth parasë por unë mendoj se pa para nuk sillet asgjë rreth teje!

    Disa nga kurbetqarët po të mos kishin para, do të duhej të paguanin taksinë për në shtëpi sepse ndoshta askush nuk do të ishte i gatshëm për ti pritur në Aeroport.
    Shpeshherë kemi dëgjuar fjalinë:’ Ah, ai/ajo i ka punët mirë sepse i ka tre vëllezër jashtë shtetit’ por asnjëherë nuk kemi dëgjuar të thotë dikush
    ’ Si mundet ky njeri të bëjë qejfe me paratë e tre vëllezërve që punojnë larg vendlindjes?!’

    Ka njerëz që mendojnë se në Gjermani, Suedi, Danimarkë, Zvicër e në shumë shtete të tjera, fitimi i parasë është shumë i lehtë, por po të shkosh dhe të jetosh vetëm një javë në një vend të huaj, atëherë e kupton rëndësinë dhe vlerën e parasë. Unë kam vizituar më shpesh Gjermaninë dhe kam pasur rastin të takoj disa njerëz që e kanë shumë të vështirë të jetojnë në kushte normale, andaj ata mbijetojnë, nuk kanë të holla për luksin që familjet e tyre e bëjnë këtu në Kosovë.

    Më ka rastisur të takoja shumë kurbetqarë që hallin e tyre e kanë vetëm pjesën tjetër të mbetur të familjes, por a e kanë këtë hall edhe familjaret e tyre!?
    Me siguri që jo.

    Ndoshta dikujt i kujtohet gjyshi që ka mbështjellë cigare, e nuk ka blerë cigare me pako, ndërsa atje kam parë të mbështjellin cigare edhe në vitin 2009, sepse nuk kanë pasur të holla ti blejnë me pako, e një nga anëtarët e familjes së tyre këtu në Kosovë pinte cigare Marlboro dhe ishte në gjendje të paguante tërë cekun, që kishim ngrënë e pirë dhe ishte e papunë.

    Atje as për festa nuk hanë në restorante, ndërsa këtu familjarët e tyre e kanë bërë këtë si rutinë dhe nuk brengosen fare nëse në fund të javës apo muajit mbesin pa para, apo e kanë problem të mbesin vetëm të dielën kur nuk punon Western Union.

    Atje punojnë më shumë se 12 orë në mënyrë që të mund të paguajnë për gjërat elementare, që ju duhen të jetojnë, e pastaj një pjesë të këtyre parave ta ndajnë për Kosovë, ndërsa këtu nuk punojnë as edhe 1 orë për të përmbushur një kërkesë të tyre qoftë edhe bërja e një telefonate për të kuptuar se si janë hallet e tyre apo a janë mirë.

    Këtu dinë të vozisin makina të shtrenjta, të kenë karburante dhe nëse nuk dinë çfarë të bëjnë atëherë bëjnë kilometra të kota apo xhiro pa asnjë destinacion të caktuar, derisa në të njëjtën kohë vëllezërit e tyre janë duke murosur, duke pastruar rrugë, duke ngritur ngarkesa të rënda që në pleqëri do të kenë nevojë për kujdesin e vëllezërve në Kosovë, por deri atëherë ata do të kenë harruar që këta ishin ata që u kujdesen për fëmijët e tyre.

    Ndiej keqardhje për disa që kanë këtë fat të përjetojnë përbuzjen e djersës së tyre, që kanë fatin të kenë mall për atdheun e për familje e askush nuk ua di për nder.

    Ajo që është edhe më nënçmuese, disave këtu, iu vije edhe turp të shoqërohen nga kurbetqarët sepse thonë se dallohen që janë ‘Shatzi’, ‘Honey’ e harrojnë që këta ‘Shatzi’ dhe Honey’ janë ata nga të cilët ushqehen e që atyre nuk iu vije turp të punojnë çfarëdo pune që iu ofrohet që të paktën një herë në vit të vijnë e të çmallen me ta.

    Të vetmit që kam parë të brengosen për kurbetqarët janë prindërit e tyre, që kanë mall dhe që radhiten në Aeroport, për të pritur ardhjen e tyre në mënyrë që të mos ju kalojnë pa i parë as edhe minutat apo orët e rrugës deri në shtëpi. Ata janë të vetmit që ju puthin ballin, sytë, fytyrën, duart, që ju dinë mallin e tyre dhe që nuk shikojnë valixhet dhe kuletat për të parë dhuratat e tyre.

    Ndoshta ky do të quhet një shkrim ‘pa vlera’ siç kritikohen shkrimet ndonjëherë, por të paktën ky shkrim ndoshta do të bëjë dikë, diku, të pendohet për keqpërdorimin e parave të dërguara nga jashtë , dhe do të ketë kujdes më të madh në shpenzimin e tyre.

    Nga Valentina Gara
    (Shkrimi është opinion personal i autores dhe nuk ka të bëjë asgjë me punën e saj si zyrtare në ANP)
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Shume domethenese..., nje e vertete e hidhur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gt2xf
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    Northern Europe
    Postime
    273
    100 % e vertete.

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Të vetmit që kam parë të brengosen për kurbetqarët janë prindërit e tyre, që kanë mall dhe që radhiten në Aeroport, për të pritur ardhjen e tyre në mënyrë që të mos ju kalojnë pa i parë as edhe minutat apo orët e rrugës deri në shtëpi. Ata janë të vetmit që ju puthin ballin, sytë, fytyrën, duart, që ju dinë mallin e tyre dhe që nuk shikojnë valixhet dhe kuletat për të parë dhuratat e tyre.
    120% e vertet.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    vec kurbetqaret e din

    gjinja atje kujton se i ktu paret celin ne pem e na vec i mledhim
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Mbaj mend njehere kur nje i aferm donte te linte Shqiperine ku bente nje jete shume luksoze mund te them sepse ishin cift i ri me nje femije dhe kishin dy biznese qe po ju ecnin shume mire. Sec ju hipi ne koke qe donin te vinin ketej dhe do t'i blinin vizat, pra jo me dokumenta te rregullta. Jam perpjekur me dite te tera t'ua mbush mendjen qe mos ta benin ate gje sepse nuk eshte aq e lehte sa mendojne ata dhe do zhgenjehen jashte mase shume. Ketu njerezit nuk ngrihen ne mesdite e te dalin te pijne 3 kafe. Edhe po te kesh biznesin tend do punosh si qen, sidomos ne fillim. Shiten gjithcka ne Shqiperi, i thane gjithe fisit qe jam xheloze per ta dhe nuk dua qe t'i shoh dhe ata ketu, erdhen dhe u perpoqen te merrnin dokumenta dhe nuk i morren dot. Punonin 12 ore ne dite te pakten dhe zere nuk e shihnin asnjehere njeri-tjetrin per shkak te orarit te punes pervec te djelave, leket i ben rrush e kumbulla, dhe si perfundim i kapen dhe i derguan mbas dhe tani po vuajne dhe per buken e gojes andej.

    Ajo qe dua te them eshte se nuk eshte aq e lehte sa mendojne kur jane ne Shqiperi. Edhe kur je me dokumenta te rregullta, ne ketej nuk shkojme dot 2 apo 3 here ne vit me pushime si aty. Edhe kur shkon ne Shqiperi, eshte shume e vertet qe te shikojne nga duart. Nuk e dine qe kur te kthehesh duhet ta fillosh prape nga A-ja sepse e boshatise llogarine bankare.

    Ne te njejten kohe ke dhe emigrantet te cilet nuk vleresojne gje tjeter ne jete vec parase. Punojne nga 2-3 pune kur thjesht kane nga 2 vajza te rritura por sepse xhelozia ketu mund te arrij ne nje shkall qe edhe te demton. Ka shume femije shqiptare qe dalin jashte duarve sepse prinderit thuajse i shohin vetem 1 apo 2 ore ne darke dhe nuk i kontrollon asnje se cfare bejne gjithe diten, ku shkojne, dhe me ke shoqerohen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Atje m'Shqiperi kujtojn se kosisim ne are paret ne, po nuk e dijn ato se me sa sakrifica i fitojm ato pare ne, sa gjak ene djers derdhet per ato pare.
    Paret qe dergojn kurbetllinjt ne Shqiperi i deklaro qeverria si prodhim bruto i Shqiperise.
    Mire tha Rama dje, mos boni nai punim m'shpi se vje Saliu me gershon m'dor per ta inaguru.

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Shqiptaret jane shume te paturp, po nuk ju dhe nuk te flasin me goj, ju duket sikur ju a ke borxh
    Po kur kane dhe dengela pale pale
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mbaj mend njehere kur nje i aferm donte te linte Shqiperine ku bente nje jete shume luksoze mund te them sepse ishin cift i ri me nje femije dhe kishin dy biznese qe po ju ecnin shume mire. Sec ju hipi ne koke qe donin te vinin ketej dhe do t'i blinin vizat, pra jo me dokumenta te rregullta. Jam perpjekur me dite te tera t'ua mbush mendjen qe mos ta benin ate gje sepse nuk eshte aq e lehte sa mendojne ata dhe do zhgenjehen jashte mase shume. Ketu njerezit nuk ngrihen ne mesdite e te dalin te pijne 3 kafe. Edhe po te kesh biznesin tend do punosh si qen, sidomos ne fillim. Shiten gjithcka ne Shqiperi, i thane gjithe fisit qe jam xheloze per ta dhe nuk dua qe t'i shoh dhe ata ketu, erdhen dhe u perpoqen te merrnin dokumenta dhe nuk i morren dot. Punonin 12 ore ne dite te pakten dhe zere nuk e shihnin asnjehere njeri-tjetrin per shkak te orarit te punes pervec te djelave, leket i ben rrush e kumbulla, dhe si perfundim i kapen dhe i derguan mbas dhe tani po vuajne dhe per buken e gojes andej.

    Ajo qe dua te them eshte se nuk eshte aq e lehte sa mendojne kur jane ne Shqiperi. Edhe kur je me dokumenta te rregullta, ne ketej nuk shkojme dot 2 apo 3 here ne vit me pushime si aty. Edhe kur shkon ne Shqiperi, eshte shume e vertet qe te shikojne nga duart. Nuk e dine qe kur te kthehesh duhet ta fillosh prape nga A-ja sepse e boshatise llogarine bankare.

    Ne te njejten kohe ke dhe emigrantet te cilet nuk vleresojne gje tjeter ne jete vec parase. Punojne nga 2-3 pune kur thjesht kane nga 2 vajza te rritura por sepse xhelozia ketu mund te arrij ne nje shkall qe edhe te demton. Ka shume femije shqiptare qe dalin jashte duarve sepse prinderit thuajse i shohin vetem 1 apo 2 ore ne darke dhe nuk i kontrollon asnje se cfare bejne gjithe diten, ku shkojne, dhe me ke shoqerohen.
    Kto kujtojn se jeta knejna o si tek ato telenovelat qe shofin m'TV.
    Se din kto qe ktu te del fryma 12 or mdit me bo lek me pagu faturat, pa llogarit me heq naigjo menjan.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511
    Keni fut prap leket te Sudja.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Bravo per shkrimin , eshte me se e vertete shume veta i mendojne keto gjera , por pak veta i pohojne.

    Jeta jashte eshte shume e veshtire , nuk e di a ne keni patur rastin te jeni aq te lodhur dhe aq te sakrifikuar pas 13 ore pune ne dite dhe te mos kesh fuqi as te marresh nje dush, ta ndjesh me te vertete zemren te te arrije deri tek thembra, ndersa ata ne shqiperi as nuk e dine se cdo te thote puna,

    justifikohen vetem per faktin se nuk ka pune , se ashtu eshte sistemi , se duhet miq dhe te tjera brockulla qe kam pasur rastin te degjoh nga dikush i afermi im i cili gati gjithe kohes e gjen ngushellimin tek pija.

    E dini gjene me absurde qe me duhet te degjoja perpara nje jave dhe me e keqja se vinte nga motra ime e cila ka nje djal qe i bie topit gjithe diten dhe lodhet i shkreti dhe nuk ka kohe te mesoje dhe se shpejti duhet te vete ne shkolle te larte por mesatarja qe ka nuk ja lejon te marre nje zanat dhe mu lut duke qare hajde te lutem pagoi djalit tim shkollen e larte qe te vete ne privat se ne shteterore nuk e merr dot.
    Nuk u besoja vesheve dhe e mbylla telefonin pa thene gje.
    neve ketej duhet te mesojme dhe tja dalim mire ne gjuhe te huaja ndersa ai ne shqip dhe nuk ja del dot,
    Me erdhi keq per veten .

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Të vetmit që kam parë të brengosen për kurbetqarët janë prindërit e tyre, që kanë mall dhe që radhiten në Aeroport, për të pritur ardhjen e tyre në mënyrë që të mos ju kalojnë pa i parë as edhe minutat apo orët e rrugës deri në shtëpi. Ata janë të vetmit që ju puthin ballin, sytë, fytyrën, duart, që ju dinë mallin e tyre dhe që nuk shikojnë valixhet dhe kuletat për të parë dhuratat e tyre.


    VETEM DUKE PA SYTE E TYNE, VETEM ATEHERE E KAM KUPTU GABIMET ........
    por si thote edhe ajo fjala e urte " jep 10 e hyn ne valle, jep 100 e nuk del dot"
    qeni qepen ta haje THASHE DHE I MORA ME VETE KETU KU JETOJ .......
    ESHTE RRADHA IME.........ESHTE DICKA E VOGEL QE BEJ PER TA POR TE PAKTEN JEMI BASHKE.......ESHTE E VETMJA, E VETMJA DASHURI E MIREFILLTE DHE PA INTERES QE MUND TE MARRESH NE JETE....DASHURIA E PRINDIT
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Medet rrin shqiptari i gjorë
    ---------
    ng autori xhelal ferizi
    -------------------------------
    sa i mjerë e i pa puntorë
    tu i mbajtë sytë ne diasporë

    tu mbajt sytë tej kodre e deti
    kah mergimi e kah kurbeti

    e mbanë doren shtri me lmoshë
    per ndoj lek ndoj cent a grosh

    per ndoj pare e rrotë dollari
    me ja sjellë po mergimtari

    edhe i mjerë po rrin i pa dije
    her ne kafe e her nen hije

    kahdo shkon si parazit
    shkon tue lypë si ndoj jevgjit -

    pa mendue per krenari
    veq per mish e per raki

    por se i mjeri ne kokë se ka
    as ndoj mendje se ka nda

    per ndoj punë a ndoj zanatë
    por se rrin ai dit e nat

    por si qyqja e e her gerthet
    ngai her shfryhet e bertet

    gjith tue sha e tu u ankue
    ne qeveri ai gurë tue gjue

    tue e sha prore q everinë
    e tue e sha demokracinë

    pse ajo kot nuk i sjell pare
    pse si gjenë ndoj shteg a qare

    me i ngopë cullen pa punue
    prandaj rrin ky tue vajtue

    porsi qyqja a jo mjerane
    rrin ne ankime llafazane

    por se kurrë s' mendojnë ndoj plan
    ndoj ide mbi dhe me e nxanë

    as ndoj dije kund te re
    disa m'blohen veq me fe
    disa pijnë e disa rrijnë
    disa e shajnë farefisninë

    pse su gjeten shteg as qare
    me ju que dollarë e pare


    se kta t' mjerë jan parazit
    lypin prore nat e dit

    tjeter rrrugë nuk shohin t' shtegut
    veq si te qyqes ne maje të' bregut-

    as nuk vlojnë ne shpirtë e gjak
    me i bashkue forcat veq pak

    e ndoj mendje a kordinim
    veq se ne ego e bastardhim-

    ah medet mori shqipni
    kahdo je etnike ti

    qe bitj tu mi ke te gjorë
    shum dembel e te pa puntorë

    nuk e shohin ndryshe jeten
    veq dikujt tu i kqyrë kuleten

    por s bazohen ne kraht e vet
    prandaj toka ka mbet shkret

    dikund djerrë e pa punue
    kund prodhim nuk ka lulzue

    as fabrikë as fush'- as arë
    thue s ka mbetë mbi dhe shqiptarë
    nga autori xhelal ferizi
    -------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga angert : 24-06-2009 më 04:17

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    .... vertet e dhimshme. Gjithsesi kemi njerezit tane dhe do i ndihmojme. Kjo histori ka 20 vjet qe po vazhdon dhe nuk dihet kur do mbaroje.
    Mua me vjen me shume inat me faktin qe parate sic hyjne ne Shqiperi po ashtu dalin per fruta e perime e uje i gazuar, pllaka majolike e turli lloj budalliqesh te tjera, ndersa ne '97 miliardat fluturun me nji dore.
    Shqiperia ka qene dhe eshte vendi me i favorizuar i te gjithe vendeve lindore ne kete drejtim, pa llogaritur avantazhet e tjera (pozita gjeografike, pasurite naturore etj)
    Rezultati? Vazhdon te jete vendi me i prapambetur ne Europe.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30
  3. KQZ: Partitë që nuk kaluan pragun, të kthejnë paratë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:34
  4. Tirana pastron paratë e krimit para syve të BE
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 13:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •