Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat

    Gjykata e Strasburgut i jep një tjetër “shuplakë” qeverisë për pronat

    Shënohet vendimi i 22-të për dosjet shqiptare, vendimi i fundit për çështjen e pronave. Gjykata i kërkon qeverisë të dëmshpërblejë pronarët edhe për dëmin e shkaktuar gjatë këtyre viteve

    Laureta Rryçi

    Tiranë - Shkon në 22 numri i vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për dosjet e shqiptarëve. Edhe ky vendim sërish rëndon qesen e buxhetit të shtetit duke dhënë një tjetër shuplakë për qeverinë që nuk po i jep zgjidhje problemit të pronës. Gjykata e Strasburgut jo vetëm ka pranuar kërkesën e pronarëve shqiptarë, por i kërkon qeverisë t’i dëmshpërblejë ata për dëmin e shkaktuar gjatë këtyre viteve, që nuk kanë arritur ta marrin pronën e tyre. Vendimi i fundit nisi me kërkesëpadinë nr. 2141/03 kundër Republikës së Shqipërisë të depozituar në Gjykatë në bazë të Nenit 34 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe lirive themelore (Konventa) nga pesë shtetas shqiptarë; Valeria Vrioni (Benusi), Julian Benusi, Cecili Benusi, Hartina Benusi dhe Klara Benusi (paditësit). Padia është regjistruar në Gjykatë më datën 21 dhjetor 2002 dhe është dhënë për të një vendim përfundimtar vetëm në muajt e parë të vitit 2009.

    Padia

    Paditësit kanë pretenduar se ishte bërë një shkelje e Nenit 6/1 të Konventës për shkak të anulimit të një vendimi të formës së prerë në procedurat e rishikimit mbikëqyrës dhe kohëzgjatjes së procedurave civile, palë e së cilave ata kishin qenë. Ata gjithashtu iu referuan Nenit 1 të Protokollit nr. 1, duke u ankuar në lidhje me shkeljen e së drejtës të gëzimit paqësor të pronës së tyre. Paditësit parashtruan në përgjigjen e tyre që ata kishin bërë dy herë rekurs në Gjykatën Kushtetuese, në vitet 1998 dhe 2002. Kërkesëpadia e tyre ishte deklaruar e pranueshme dhe një vendim ishte dhënë në favor të tyre nga Gjykata Kushtetuese në vitin 1998 në drejtim të tri grupeve të para të procedurave. Sidoqoftë, kërkesëpadia e tyre kushtetuese e vitit 2002 ishte konsideruar si e papranueshme nga Gjykata Kushtetuese po atë vit, ndonëse ankesat e tyre përmbanin argumente në lidhje me pikat e ligjit dhe procedurat në fjalë që kishin vënë në pikëpyetje fuqinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 1998. Paditësit pretendonin që vendimi i papranueshmërisë i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2002 duhej të konsiderohej si vendimi i formës së prerë i gjykatave vendase. Gjykata me këtë vendim i përsërit konstatimet e saj në çështjen “Balliu kundër Shqipërisë”, nr. 74727/01, datë 30 shtator 2004, më pas të konfirmuara në vendimin e çështjes “Beshiri dhe të tjerët kundër Shqipërisë” (nr. 7352/03, § 32, datë 22 gusht 1996), ku ajo mendon se ankesat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë duhet të konsiderohen një mjet ligjor i efektshëm, i cili duhet të përdorej për qëllimet e Nenit 35 të Konventës, ku trajtohen çështjet e gjykimit të drejtë. Ajo mendon që nuk ka asnjë arsye që të mos e marrë parasysh konstatimin e mësipërm edhe në rrethanat e çështjes në fjalë.

    Vendimi

    Pasi ka shqyrtuar pretendimet e të dyja palëve, Gjykata e Strasburgut ka vendosur që shteti t’i paguajë paditësve, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formë të prerë, në përputhje me Nenin 44 / 2 të Konventës, shumën e mëposhtme, që do të konvertohet në valutën kombëtare të shtetit të paditur në normën e zbatueshme në datën e shlyerjes së detyrimit;
    450 000 euro (katërqind e pesëdhjetëmijë euro) plus taksat e nevojshme, në lidhje me dëmin financiar dhe atë jofinanciar;
    që nga skadimi i periudhës tremujore të përmendur më sipër deri në datën e shlyerjes së detyrimit, do të paguhet interes i thjeshtë mbi shumën e lartpërmendur me një normë të barabartë me normën marxhinale të huadhënies së Bankës Qendrore Europiane gjatë periudhës së mospërmbushjes së detyrimit plus tri pikë për qind.


    Tre familje fitojnë çështjen e pronësisë në Strasburg

    Tre çështje për zgjidhjen e konfliktit të pronësisë mes shtetasve shqiptarë dhe qeverisë, të zhvilluara në Strasburg, i kanë sjellë së fundi shtetit një faturë prej 200 mijë eurosh. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut janë shpallur pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare dhe automatikisht shteti duhet të disbursojë fondin për pagimin e dëmit që u ka kryer këtyre shtetasve. Çështjet në fjalë janë “Çështja Vrioni dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, “Çështja Nuri kundër Shqipërisë”, si dhe “Çështja Dauti kundër Shqipërisë”. Dështimi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut për çështjen e pronave duket se e ka alarmuar qeverinë, aq sa të miratonte zhvendosjen e zyrës nga Ministria e Jashtme tek Avokati i Shtetit. Në të vërtetë, pronat janë çështja më delikate që ka shqetësuar shtetin shqiptar gjatë përballjeve të tij me Gjykatën e Strasburgut, ndërsa dëmi financiar, deri sot llogaritet në 1.5 milionë euro. Pjesa më e madhe e çështjeve të shqyrtuara janë humbur nga shteti ynë dhe kjo humbje kushton jo vetëm shumë para, por edhe një situatë të vështirë për t’u menaxhuar në të ardhmen. Deri tani në Strasburg janë 22 ankesa për çështje pronësie kundër shtetit shqiptar. Nga këto vetëm 7 kanë dalë me një vendim të prerë, ndërsa të tjerat janë në proces shqyrtimi. Por çështja e pronave i ka shkaktuar Shqipërisë një humbje të konsiderueshme të prestigjit ndërkombëtar, pasi sipas shumë gjasave, edhe çështjet e tjera të ngjashme që janë në shqyrtim, do të dalin me të njëjtin rezultat negativ për qeverinë shqiptare.


    Rregullat për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut

    Përpara se t’i drejtoheni Gjykatës së Strasburgut ju duhet të keni bërë në shtetin ku jeni dënuar të gjitha (ankesat) rekurset që do të kishin mundur të sillnin zgjidhjen e çështjes në favorin tuaj ose ndreqjen e situatës për të cilën ju ankoheni. Ju duhet, për shembull, t’i jeni drejtuar organit më të lartë kompetent p.sh., në qoftë se ankoheni se jeni dënuar padrejtësisht nga Gjykata e Shkallës së Parë p.sh. në Itali, Greqi, ose Francë, duhet të keni bërë ankesë brenda afateve në gjykatat e apelit dhe në qoftë se lejohet edhe në Gjykatën e Lartë (apo të Kasacionit) të vendit ku jeni dënuar. Gjatë ndjekjes së këtyre ankimeve (rekurseve), ju duhet të keni respektuar rregullat e procedurës, sidomos afatet që ato parashikojnë. Nëse, për shembull, rekursi juaj është hedhur poshtë si i bërë me vonesë, apo për mosrespektim të një rregulli të kompetencës ose të procedurës, ka mundësi që Gjykata e Strasburgut të mos e shqyrtojë çështjen tuaj. Pra duhet bërë kujdes sepse kalimi i afatit 6-mujor, pas datës së vendimit të fundit të dhënë për çështjen tuaj, bën që ankesa juaj të mos merret në shqyrtim, pasi organi më i lartë kombëtar kompetent, p.sh. Gjykata e Apelit greke, italiane etj., ka dhënë vendimin e saj, ju keni një afat maksimal prej gjashtë muajsh për t’iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Nëse ankimi juaj ka të bëjë me një dënim, afati fillon duke nisur nga data e vendimit përfundimtar të formës së prerë dhe jo duke u nisur nga refuzimi i ndonjë kërkese të bërë për rishikim jashtë afateve të rregullta të ankimit. Gjykata nuk do ta shqyrtojë ankesën tuaj nëse përpara skadimit të afatit prej gjashtë muajsh ju nuk i keni paraqitur asaj qartë arsyet e ankimit tuaj, qoftë edhe në një formë të shkurtuar.

    Çështjet

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është një institucion ndërkombëtar që, sipas disa kushteve, mund të pranojë kërkesat e personave, të cilët ankohen për shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo Konventë është një marrëveshje nëpërmjet të cilit shumë shtete të Europës janë angazhuar të respektojnë disa të drejta themelore të individëve. Këto të drejta janë formuluar në vetë Konventën, si edhe në disa protokolle, të cilat një pjesë e shteteve i kanë nënshkruar. Ju rekomandohet të njiheni me këto tekste dhe me rezervat që shtetet kanë për nene të veçanta, të cilat janë pasqyruar në tabelat përkatëse në fund të këtij botimi. Nëse ju vlerësoni që një prej shteteve, lista e të cilave është në fund të botimit, ka shkelur në dëmin tuaj një nga këto të drejta themelore, mund të ankoheni për shkeljen në Gjykatën e Strasburgut. Kjo gjykatë mund të trajtojë vetëm ankesat në lidhje me shkeljen e të drejtave të formuluara në Konventë dhe në protokollet, duke përjashtuar të gjitha shkeljet e tjera. P.sh., ankesa ndaj Republikës së Shqipërisë mund të bëhen vetëm kur shkeljet e Konventës janë bërë pas datës 02.10.1996, kur Konventa është ratifikuar nga Kuvendi (Parlamenti) i Shqipërisë dhe ka hyrë në fuqi pas kësaj date. Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik (parlament, administratë, gjykata etj.) të njërit prej shteteve të listës. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk mund të merret me ankesat drejtuar personave të veçantë, ose institucioneve private.


    2 Qershor 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per cilet prona eshte ki vendim?
    per troje a ndertesa a cfare?

    interesant zelli i ish pasanikeve per tja vene l.oqet ne bige pd-se..
    deri ne strasburg shkojne.. kurse ppsh-se i ndejten urte.. 50 e ca vjet.. jo ne strazburg po as deri ne levan nuk e cuan.. ceshtjen..
    lol.

    kush i shtrydhi e i poshteroj e i genocidoj e kujt i ndersehen..

    shum teme interesante..

    ky bosi i albanies ..rakip a si e ka ky dobic.. eshte nje nga grabitesit e pronave..

    ..

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Duhet anuluar urgjentisht hyrja e Shqipërisë në BE, se qenka bërë edhe Strasburgu "kala e kuqe" si Galigati.
    -

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    imagjino surratin e Salis me gjith kto shuplaka..shuplaka prej Strasburgut,shuplaka prej Uashingtonit ,shuplaka prej Athine, shuplaka prej Liris(pse shkaperdhet me Josefinen).. i fort kishte qen ky burr burrash ...

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga dritek7 Lexo Postimin
    imagjino surratin e Salis me gjith kto shuplaka..shuplaka prej Strasburgut,shuplaka prej Uashingtonit ,shuplaka prej Athine, shuplaka prej Liris(pse shkaperdhet me Josefinen).. i fort kishte qen ky burr burrash ...
    me vjen keq ta them, por po ia fut kot kesaj radhe ...

    salis nuk i ben pershtypje asnje gje, vetem e vetem te jete ne karrigen e krieministrit ... nuk ka gje se edhe digjet Shqiperia, siç ishte rasti ahere ne '97, '98, tjetersimi e pervetesimi i pronave, shperfillja e ligjit, mbulimi i krimeve, kamorra familiare ...

    ato shuplaka i bejne efekt salis per tu bere "ure" e shkaperdhyeme ne dem te interesave Shqiptare ...

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Fantazmat! Shpirti dhe mishërimi në një trup tjetër
    Nga White_Angel në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 250
    Postimi i Fundit: 01-06-2011, 11:16
  3. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  4. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •