Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Çdo të ndodhë me Trupat Mbrojtëse të Kosovës?

    Arlinda Desku, Arianit Osmani


    Djem të veshur me këmisha të kaltërta dhe pantollona të zeza ishin renditur para arkivolit të Tahir Zemajt, me 8 janar, në Strellc të Deçanit, disa çaste para se dheu ta mbulonte trupin e tij.

    Zëri ushtarak ka buçitur para mijëra qytetarëve të cilët ishin tubuar në një livadh të madh, në ceremoninë e varrimit, për ta nderuar Tahir Zemajn, djalin e tij Enisin dhe kusheririn Hasanin, të vrarë me 4 maj në Pejë.

    Djemtë e veshur në uniformë kanë qenë ushtarë të Brigadës “Mërgimi”, të udhëhqeur nga Tahir Zemaj në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

    Dy javë më pas, Shpend Shala, bashkëluftëtar i Tahir Zemajt, i cili në ditën e varrimit kishte urdhëruar për nderim, pohon se ata djemë, që atë ditë kanë rënë në sy, do të jenë pjesëtarë të ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

    “Të betohem para trupit tënd se amanetet tua do t’i çojmë në vend për formimin e armatës profesioniste, sipas standardeve amerikane” – është përbe Shpend Shala para arkivolit në në cilin ndodhej i shtrirë komandanti i tij i luftës, Tahir Zemaj.

    Kur ka deklaruar kështu Shpend Shala nuk ka menduar në ndonjë plan konkret për formimin e Ushtrisë së Kosovës, por vetëm në dëshirën dhe qëllimin e komandatit të tij tashmë të vrarë.

    Ai thotë se Kosovës i duhet një armatë e vërtetë dhe profesoniste, gjë të cilën, sipas tij, Tahir Zemaj vazhdimisht e ka përsëritur.

    “Kolonel Zemaj gjithmonë e ka thënë se Kosovës i nevojitet një armatë, një armatë profesioniste, një armatë moderne me standarde amerikane, me standarde të NATO-s, e cila do të jetë në gjendje t’i mbrojë kufijtë e vet dhe ta ruajë integritetin territorial të shteteit të vet”.

    I bindur se kjo një ditë do të ndodhë Shpend Shala ka pohuar se ushtria e ardhshme e Kosovës do të jetë një armatë moderne sa i përket armartimit dhe udhëhëqjes ushtarake, një armatë e depolitizuar, një armatë e cila do të jetë nën udhëheqjen e institucioneve shtetërore, duke filluar nga Presidenti, Qeveria, Parlamenti.

    “Do të një armatë që do të jetë e gatshme t’i zbatojë urdhrat e institucioneve shtetërore, e jo të jetë një armatë e cila do t’i përket një krahu politik dhe do t’i përgjigjet vetëm një partie apo një klani partiak”, ka konstatuar ai.

    Një projekt i USIP të cilin e ka botuar “Java” thotë se për ta çuar përpara sundimin e ligjit, për t’i krijuar kushtet për vetëqeverisje si dhe për ta forcuar stabilitetin në regjion, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) duhet të reformohen, duke i larguar kriminelët e ekstremistët e duke i shtuar funksionet që i shërbejnë qytetarëve të Kosovës.

    TMK-ja e reformuar, thuhet tutje, çfarëdo emri që do ta mbajë, duhet të jetë pjesë integrale e një sistemi të sigurisë, i cili do të ishte transparent, i përgjegjshëm e i kontrolluar prej autoriteteve civile, të bashkërenditura me autoritetet e zgjedhura vetëqeverisëse të Kosovës.

    Duke dhënë propozime se si duhet bërë këtë transformim, rekomandimet e USIP përmendin “Pastrimin e Madh” si një nga opcionet (Opcioni B).

    “Të shpërbëhet TMK krejtësisht dhe të thirren pjesëtarët e saj për të konkuruar për pranim në strukturat e reja. Të pranohen vetëm ata që kanë dosje të pastër, e konkursi me qenë i hapur edhe për pjesën tjetër të shoqërisë kosovare. Kjo do ta kishte shpejtuar procesin, ose do të mund të bëhej pas Opcionit A, i quajtur Pazar i Vogël Juridik” Opcioni A thërret për pastrim parcial të TMK-së duke arrestuar e dënuar pjesëtarë të TMK-së të përfshirë në aktivitete kriminele.

    Shpend Shala: “Nuk mund të flas tash. Nuk është momenti…”

    Projekti i Insitutit Amerikan për Paqe (USIP) i pasuar menjëherë nga një projekti i përgatitur më herët i Gjeneral Agim Çekut, bashkë me deklaratat e Tahir Zemajt për plane për hyrje në TMK dhe qëllimet e Presidentit Rugova për ta emëruar atë këshilltar për Siguri Kombëtare si dhe arrestimet e shpeshta dhe pothuajse sistematike të pjesëtarëve të TMK-s, kanë shtruar shumë pyetje, përgjigjja e të cilave ka qenë më shumë se e paqartë rreth fatit të TMK-së. Mjegulla është shtuar më shumë pas vrasjes së Tahir Zemajt dhe deklarimeve të pasuesve të tij se do ta formojnë Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

    Shpend Shala nuk e sheh si të duhur momentin për të treguar nëse komandanti i tij Tahir Zemaj ka qenë i përfshirë në planet amerikane për transforimin e TMK-së në forcë të re të Kosovës.

    “Nuk mund të flas tash. Nuk është momenti dhe koha” - ka thënë ai, duke pohuar se vjen një ditë kur gjithçka do të jetë e qartë.

    Mark Krasniqi, kryetar i Partisë Demokaristiane Shqiptare të Kosovës, i njohur si njeri i afërt i Presidentit Rugova dhe përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ishte plaku më i respektuar atë ditë në ceremoninë e varrimit të Tahir Zemjat në Strellc të Deçanit, ndërsa citate nga fjalimi i tij u përcollën në ballinat e disa mediave kosovare.

    “Edhe komandantët e luftës mund të vriten në paqe e në liri, por jo edhe ushtria. Koloneli Tahir Zemaj është vrarë, por nuk do të vritet kurrë ushtria e tij, Ushtria e Kosovës” - ka thënë Mark Krasniqi.

    Dy javë më pas ai thotë se nuk ka menduar në diçka konkrete kur ka deklaruar ashtu, por bëhet fjalë thjesht për një vlerësim të tij.

    “Me vrasjen e Tahir Zemajt nuk vritet ushtria e tij, do me thënë nuk vriten idealet e tij, nuk vritet ardhmëria e Kosovës, siç mendojnë kriminelët të cilët e kanë vrarë Tahir Zemajn”.

    Mark Krasniqi thotë se ushtria është populli, ndërsa përmend se në nderim të Tahir Zemajt në ditën e varrimit të tij kanë qenë të paktën 100 mijë vetë.

    “Do të thotë populli ka qenë aty. Pra, populli nuk vritet nëse vritet një udhëheqës i tij. Këtë e kam menduar…”

    Tahir Zemaj, në një intervistë për “Javën”, disa muaj para se të vritej, ka pohuar se për TMK-në si trupë civile nuk ka ambicie, por ka ambicie për trupa ushtarake. Për këtë, ka thënë ai, duhet punar shumë.

    “Në një kohë kur të bëhen ndryshimet e Kornizës Kushteutese dhe të pavarësohet Kosova duhet të jemi të gatshëm për atë që populli gjitmonë e ka në kry, formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila duhet të jetë jo e afrët sikur Ushtria e Izraelit, por e nivelit edhe më të lartë sa i përket përgatitjeve ushtarake’

    Amerikanët përkrahin TMK-në e sotme, si agjencion civil

    UNMIK-u që mban ekskluzivisht kompetencat mbi sigurinë ë Kosovës ka hedhur poshtë tërësisht mundësinë e ekzistimit të ndonjë plani, çfarëdoqoftë ai, për formimin e një ushtrie të Kosovës. Zëdhënësit i Shtajnerit, Simon Haselhock ka pohuar se tashmë është e njohur që shqiptarët e Kosovës disa herë kanë përmendur një gjë të tillë, dhe se kjo nuk është çështje e vetëm këtij momenti.

    “Ata e kanë përmendur këtë gjë për një kohë të gjatë. Nuk është kjo çështje e këtij momenti. Për këtë gjë politikanët e Kosovës dhe vetë TMK-ja kanë diskutuar shpeshherë edhe haptas. Por përgjigja e shkurtër është jo” - ka thënë Hasselhock.

    Për propozimet e USIP për transformimin e TMK-së Hasselhock ka thënë se ato janë rekomandime të një organizate joqeveritare që nuk përfaqësojnë qëndrimet e qeverisë amerikane as të SHBA-ve në përgjithësi.

    “Aq më pak ato mund të përfaqësojnë qëndrimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Haselhock, duke mos dashur të komentojë më tej.

    Në kuadër të zgjidhjes së çështjës së Kosovës, shefi i misionit të SHBA-së në Prishtinë, Reno Harnish, ka veçuar çështjen e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të përbëra kryesisht nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është shpërbërë, si një nga parakushtet për nisjen e bisedimeve për statusin final të Kosovës.

    Agjencia e lajmeve Sense ka përcjellur deklaratën e Reno Harnish në të cilën thuhet se nuk ekziston plan amerikan për transformimin e TMK-së.

    "Mirëpo, është e qartë se transformimi është i domosdoshëm në procesin e mëtejmë të stabilizimit të situatës dhe shndërrimit të dëshiruar të Kosovës, me institucione shumëkombëshe dhe demokraci të zhvilluar dhe ekonomi të tregut, në pjesën e qetë të Evropës së zhvilluar. Përgatitjet e këtyre reformave tashmë ka filluar. Trupat Mbrojtëse të Kosovës të reformuara, pa marrë parasysh se me cilin emërtim dhe në çfarë përbërje, është e nevojshme të pasqyrojnë pjesë përbërëse të sistemit të sigurisë, i cili është nën kontrollin civil dhe i lidhur me pushtetin vetëqeverisës në Kosovë", ka thënë Harnish për Sense.

    Në një prononcim për “Javën” ndërkaq Harnish ka kërkuar nga TMK të kryejë një mision të rëndësishëm në Kosovë si agjencion civil për shërbime emergjente. Shefi i misionit të SHBA-së në Kosovë ka konstatuar se TMK shpesh ka kryer këto detyra në mënyrë të efektshme dhe profesionale, që u dëshmua me reagimin e shpejtë dhe punën e paçmueshme pas tërmetit në Gjilan në muajin prill, pastaj me rastin e zjarrit në termoelektranën e Obiliqit në muajin korrik dhe së fundi në ndihmën emergjente që e dha nëpër tërë Kosovën gjatë vërshimeve.

    “Shtetet e Bashkuara plotësisht e përkrahin TMK-në në këtë mision dhe kontribuon me ekspertizë dhe financim të konsiderueshëm të programit të aftësimit të Zyrës Ndërkombëtare të Migrimeve (IOM) që ka për qëllim rritjen e shkathtësive dhe përmirësimin e standardeve profesionale.

    Në këtë përpjekje për zhvillim mbetet edhe shumë për t’u bërë dhe ne besojmë se kjo është pika më e qëlluar në të cilën TMK-ja duhet të përqëndrohet. Ne, po ashtu, kërkojmë nga ata që me mençuri të lëvizin përpara për rekrutim të konsiderueshëm të pjesëtarëve të pakicave, sipas marrëveshjes së shtatorit 1999. Ne e urojmë gjeneral Çekun dhe meshkujt e femrat e TMK-së për rolin e tyre në përparimin e gatishmërisë së emergjencës civile në Kosovë”, ka deklaruar Harnish për “Javën”.

    Bukoshi: Profesionistët brenda, çobanët jashtë

    Projekti i Gjeneral Agim Çekut për transformimin e TMK-së në FMK përmend krijimin e një institucioni i cili popullit të Kosovës do t’i ofrojë mundësi për mbrojtjen e sovranitetit dhe institucioneve të tij demokratike dhe do t’i siguronte të drejtën për vetëvendosje në përputhshmëri me Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke cituar paragrafin 25, pika b të Marrëveshjes për Demilitarizim të UÇK-së e cila thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë në konsideratë

    “Formimin e një Armate të Kosovës të ngjashme me Gardën Kombëtare të SHBA-së, si pjesë e procesit të përcaktuar politik për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje”.

    Tahir Zemaj, i cili ishte komandnat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, përkatësisht i njësive të FARK-ut, një shhkurtesë kjo për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës të themeluara nga Qevereia në mërgim e Bujar Bukoshit, dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë ka kërkuar që bashkë me oficerët e tij të inkuadrohet në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

    Njesitë e FARK-ut dhe të UÇK-së ishin në rivalitet që nga vera e vitit 1998, rivalitete këto që u trashëguan edhe në Kosovën e pasluftës.

    Bujar Bukoshi pranon se edhe sot e kësaj dite ashiqare hetohen ndasitë dhe kjo sipas tij është haraç i së kaluarës.

    “Hetohen ndasitë, natyrisht. Kjo është një lloj fature që ne po e paguajmë nga e kaluara. Por, unë jam për atë që tash të shikohet përpara, të shikohet çka mund të bëjmë për të ardhmen”.

    A është Bujar Bukoshi njeriu përgjegjës për këtë situatë, për faktin se krejt kjo gjeneron prej kohës së luftës?

    “Nëse ju konsideroni se duhet të jetë përgjegjës një njeri i cili është angazhuar për ato institucione të Kosovës, nëse kjo konsiderohet si përgjegjësi, ose nëse doni ta quani krim pse dikush është angazhuar për institucionet e Kosovës, atëherë lirisht mund të më quani edhe mua kriminel”.

    Bujar Bukoshi thotë se FARK-u më nuk ekziston, sepse nuk ekziston Ministria e Mbrojtes së Republikës së Kosovës, ndërsa pohon se Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë të influencuara nga partitë e dala nga lufta.

    “Nëse partitë politike vazhdojnë të pretendojnë të jenë pronare ose bossa të TMK-së atëherë kjo është fatale, katastrofike”, ka thënë Bukoshi, duke shtuar se TMK duhet të jetë një institucion i pavarur, i depolitizuar, profesionist dhe dikur të bëhet një ushtri e Kosovës.

    Kolonel Muharrem Mahmutaj zëdhënës i kabinetit të Gjeneral Agim Çekut ka hedhur poshtë “akuzat” se TMK është e politizuar, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

    “Ne po mundohemi ta ndërtojmë një institucion demokratik, me standarde ndërkombëtare. TMK është e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në shërbim të tyre. Ne i gjykojmë njerëzit vetëm në bazë të vlerave dhe aftësive e jo në baza partiake e etnike”, ka thënë Mahmutaj.

    Tahir Zemaj, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, i udhëhequr nga Ministria e Mbrojtes së Republikës së Kosovës, pas kthimit të tij në Kosovë ka kërkuar që të inkuadrohej në TMK bashkë me oficerët dhe ushtarët e tij, sepse thoshte se nuk e ka ndërmend të politizohet ndërsa pohonte se do të qëndronte në vijën e tij ushtarake deri ne fund.

    Shpend Shala thotë se jo vetëm Tahir Zemaj por të gjithë ushtarkët profesionistë që kanë kontribuuar në luftën e fundit në Kosovë, e cila u udhëhoq nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e të cilët kanë mbetur jashtë TMK-së, gjithësesi e kanë vendin në një armatë të ardhshme apo në një trupë të ardhshme që parashihet me reformimin e TMK-së.

    “Kjo duhet të bëhet”, është këmbëngulës ai.

    Bujar Bukoshi mendon se nuk është keq nëse dikush ka mbetur jashtë të hynte në TMK, nëse bëhet fjalë për profesionistë të cilët do të mund ta ndihmonin këtë trupë mbrojtëse.

    “Nëse është farë eksperti, merr vesh në këto punë, pse të mos hyj në TMK, pse të mos bëhet ndërrim me dikë që është në TMK e që s’merr vesh, që s’ka lidhje me këto punë, është çoban. Pse të mos përmirësohet kjo strukturë e TMK-së? Por, pa të keq, jo në sensin e rivalitetit të partive, tash këta janë të partisë time do të hyjnë në TMK, këta të partisë kundërshtare do t’i heqim të gjithë. Kjo është ajo idotizma shqiptare ose papërgjegjësia e partive politike dhe e liderëve politikë”.

    Bukoshi nuk ka ndonjë recept se si do të mund të bëhej kjo, por mendon se ky do të jetë një proces i gjatë dhe mund të arrihet nëse ka vullnet politik. Por, deri më sot ai thotë se nuk ka parë gatishmërinë e partive politike, të liderëve të partive kryesore politike, që të merren vesh për gjëra elementare dhe kapitale të ardhmërisë së Kosovës.

    “Unë sot konstatoj me keqardhje faktin se sa të papërgjegjshëm janë udhëheqësit kryesorë politikë në Kosovë”.

    Projekti i USIP vë në pah se vendosja e TMK-së nën mbikëqyrjen e autoriteteve të zgjedhura civile, do ta kishte mëkëmbur edhe pajtimin vendase ndaj përgjegjësisë, edhe për t’ua demonstruar votuesve kosovarë se siguria e tyre së paku parcialisht është në duar të përfaqësuesve që i kanë zgjedhur dhe i rekomandon PSSP krijimin e një Këshilli të Mbrojtjes e të Sigurisë të Kosovës multi-partiak e multi-etnik, për ta këshilluar në çështje të sigurisë publike, në veçanti lidhur me minoritetet edhe me luftën kundër krimit të organizuar.

    Edhe projekti i Gjeneral Çekut përmend vendosjen e TMK-së nën kontroll civil tani për tani të UNMIK-ut dhe më vonë të Qeverisë së Kosovës dhe administrimin e saj nga një Ministri e Qeverisë (siç thuhet aty, eventualisht Ministri të Mbrojtjes). Më tutje ai thotë se tash për tash nuk ka nevojë për ndryshim në zingjirin e komandës dhe të kontrollit të definuar në Deklaratën e Parimeve derisa të mos përfundohet transformimi.

    Këtu projektet pajtohen: Vendosja e TMK-së nën mbikqyrjen e autoriteteve civile, Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurise sipas projektit amerikan, ose Ministrisë së Mbrojtjes, sipas projektit të Çekut.

    Çka do të thotë kjo?

    Që gjeneral Çeku t’i raportojë me qëndrim gatitu kryetarit Rugova dhe anasjelltas, që Rugova ta vizitojë e të kujtohet për të, psh, me 28 Nëntor?

    Por, tash për tash, zëdhënësi i UNMIK-ut, Simon Haselhock thotë se administrata ndërkombëtare nuk ka kurrëfarë plani për vendosjen e TMK-së nën mbikqyrjen e institucioneve vetëqeverisëse të Kosovës

    Administrata ndërkombëtare në Kosovë ëshstë e interesuar që TMK ta përmbushë mandatin e vet, që sipas tyre është shumë e qartë e artikuluar si trupë civile për raste emergjente.

    Në Kornizën Kushtetuese, Kreu 8, Kompetencat dhe përgjegjësit e rezervuara për PSSP-në, (në pikën gj) parashihet edhe ushtrimi i kontrollit dhe pushtetit mbi Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

    Gazeta Java

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Skizma

    Migjen Kelmendi


    Defekti kryesor i jetës politike sot në Kosovë asht ky: forcat e armatosuna të Kosovës, që me eufemizëm i quejmë – TMK, janë t’antagonizueme me forcat politike të Kosovës që për të treten here mbas lufte dalin si fituese nga zgjedhjet e lira e të pamvaruna në Kosovë – LDK.

    Ky defekt asht nji i tillë që e përligj dhe e ban të domosdoshme prezencën e KFORit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare sot në Kosovë, sepse ky paraqet nji asi antagonizimi që vendet tjera i ka prue buzë luftës qytetare, njashtu si në Turqinë e viteve 80 nisja e krijimit të ushtrive partiake para administrimit ushtarak të Evrenit.

    Për kronistët e luftës në Kosovë asht shumë e qartë se ky antagonizim ka rrajtë te ai momenti skizmatik i themelimit të dy ushtrive kosovare: UÇK dhe FARK. Kjo skizmë që u paraqitë gjatë luftës vazhdon me e përça e me e ndjekë deri sot edhe jetën politike të partive kryesore shqiptare të Kosovës. Skizma e shkakton dhe e nxitë nji pyetje që e randon momentin politik sot në Kosovë: kush ka të drejtë mbi TMK – ata që kishin merita për themelimin e tyne, apo institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira?

    TMK si rezultat i reformës dhe zbërthimit paqësor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbeti edhe mbas kësaj reforme kryesisht e përbame nga ish oficerë e ushtarë të kësaj ushtrie. Për udhëheqës të këtij formacioni u zgjodh nji nga komandantët e suksesshëm e të shkolluem të kësaj ushtrie – Agim Çeku. Tanë kuadri me oficera i TMK kryesisht ka dalë nga kuadri i UÇK. Kryetari i PDK, zoti Hashim Thaçi, si nji nga rezultatet ma të mëdha që janë arritë mbas lufte përmend në çdo rast formimin e TMK, ku rol me randësi kanë pasë PDK e AAK si parti të daluna prej lufte (si asht ba zakon me i kualifikue).

    Nënteksti i deklarimeve publike të liderëve të partive daluna nga lufta asht ky – TMK JEMI NE. TMK ASHT REZULTAT I LUFTËS SONË.

    Nga ana tjetër, zgjedhjet e lira që u zhvilluen nën mbikqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, për të treten herë i fituen kandidatët e LDK. Me këto zgjedhje kjo parti fitoi të drejtën me qeverisë e me i kryesue institucionet kryesore. Mirëpo, skizma e paraqitun gjatë lufte vazhdon me e nda si me thikë influencën e partive mbi institucionet provizore që u themeluen mbas lufte. Kështu, LDK ka mbetë me influencue Presidencën dhe Parlamentin, ndërsa partitë e dala nga lufta si PDK dhe AAK, Qeverinë dhe TMK. Sado e çuditshme që mundet me u dukë kjo ndamje e ‘sferave t’interesit’ sot në kushte paqe e zhvilllimesh demokratike, kjo ndamje shpjegohet jo me ndryshime vizionesh e programesh politike mes këtyne partive, po kryesisht me skizmën që u shfaq gjatë lufte: në ata që e banë luftën dhe n’ata që këte luftë e huqën.

    Mosnjohja e autoritetit të Presidentit nga pjesa ma e madhe e anëtarëve të TMK i përligjë dhe i inicijalizon ambiciet e mshefta të partisë ma të madhe LDK për me kërkue ose bindjen ndaj autoriteteve të dala nga zgjedhjet ( e jo nga lufta), ose themelimin e forcave tjera t’armatosuna ku kjo mosbindje dhe ky zhvleftësimë i rezultateve të zgjedhjeve të lira s’ka me prodhue ma antagonizma.

    Mirëpo, kjo mosnjohje asht e dyanshme. Po aq sa TMK nuk i bindet autoritetit të Presidentit Provizor, po njaq as Presidenti Rugova nuk e njeh dhe as e ka respektue historinë e themelimit të këtyne forcave.

    Kështu, Kosova me TMK e (keq)kuptueme dhe të etablueme mbi këto baza gjindet para nji rreziku të ri - ‘ushtritë partiake’.

    Si me u evitue ky rrezik?

    E drejta morale me e konsiderue TMK e sotme dhe ish UÇK si rezultate të guximit, patriotizmit dhe vetëflijimit të partive të dala nga lufta mbetet e drejtë e tyne e mbështetun. Njaq sa po të njajtën të drejtë me e kërkue bindjen dhe respektin e TMKs ndaj autoriteteve që dalin nga zgjedhjet e lira në Kosovë (e jo nga lufta) e ka partia ma e madhe LDK.

    Profesionalizimi dhe depolitizimi i anëtarëve të TMK, duhet me qenë real, ende janë në proces e sipër, edhe pse mbeten si të vetmet pista për me e çue TMK drejt nji formacioni modern e profesional ushatarak.

    E vetmja rrugë me evitue nevojën e nji Evreni Shqiptar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Të nderuar miq,

    një gjë dihet.

    Se TRUPAT MBROJTËSE TË KOSOVËS do të bëhet Ushtri zyrtare e Shtetit zyrtar të Kosovës.

    Sepse sa herë thuhet se TMK-ja është sinonim i filleve të krijimit të Ushtrisë së Kosovës, nuk kundërshtohet nga askush, as nga vendasit e as nga ndërkombëtarët, UNMIK-u.

    E kjo d.m.th. se përkrahet Shteti i Kosovës - Pavarësia.
    Të përkrahet ushtria e një vendi dhe populli është të përkrahet mirëqenia, siguria dhe pavarësia e atij populli.

    Prandaj e dimë (nga kjo) se hapi i ardhshëm e madh kombëtar i Shqiptarëve është Pavarësia e Kosovës.

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Diplomoi gjenerata e gjashtë e kadetëve të Shkollës së Nënoficerëve të TMK-së


    Prishtinë, 30 korrik (Kosovapress) Time: 15 : 10

    Trupat Mbrojtëse të Kosovës me diplomimin e gjeneratës së gjashtë të kadetëve të Shkollës së Nënoficerëve shënon edhe një fitore në drejtim të profesionalizmit dhe plotësimit të standardit të tetë të caktuar nga bashkësia ndërkombëtare, është vlerësuar nga folësit në ceremoninë e diplomimit të 35 pjesëtarëve të TMK-së, të enjten, në ambientet e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në Prishtinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rosin vëzhgon ushtrimin fushor të TMK-së "Shpëtimi 2004"


    Ferizaj, 8 dhjetor - Zëvendësi kruyesor i administratorit të Kosovës, Llari Rosin dhe komandanti i përgjitshëm i KFOR-it, gjenerali Iv De Kermabo, vizituan sot pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës në Ferizaj, të cilët po zhvillojnë një trajnim fushor të koduar "Shpëtimi 2004". e këtë rast z.Rosin vlerësoi se TMK-ja për një kohë të gjatë trajnimi po dëshmohet për rezultate, për t'i dalë në ndihmë popullit të Kosovës. “Është nder që jam i ftuar nmga gjeneral Çeku dhe nga TMK-ja që të jem në këtë ushtrim dhe t'i ndjek të gjitha llojet e shkathtësive që i kanë zhvilluar pjesëtarët e TMK-së. Kjo çka shoh tani dëshmon se TMK-ja edhe më tej është duke i zhvilluar shkathtësit e veta për t'i dalë në ndihmë populit të Kosovës”, tha Rosin. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Iv De Kermabo theksoi se KFORI është i gatshëm për t'i dhënë mbështetje TMk-së në këto trajnime, për të ngritur profesionalizmin e tyre për t'i dalë në ndihmë popullit të Kosovës. “Sot mund të shohim dhe vëretetpjmë se TMk-ja është ngritur në sfera të ndryshme për të ngritur profesionalizmin e tyre, dhe për të qenë të gatshëm për të intervenuar për popullatën e Kosovës”, tha Kermabon. Ndërkaq, komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, gjeneral lejtnant, Agim Çeku, theksoi se gjatë gjithë kohës janë përpjekur për t'i ngritur shkathtësit e tyre, ndërsa ky ushtrim sipas tij dëshmon që është bërë një punë e mirë nga TMK-ja. Trajnimi fushor "Shpëtimi 2004" kishte për qëllim vlerësimin e nivelit të gatishmërisë dhe aftësive të TMK-së për të reaguar në situata që mund ta rrezikojnë popullin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shoqata "Miqtë e TMK-së" gjatë 4 viteve të fundit ka ndihmuar me rreth 2 milion 600 mijë euro


    Prishtrinë, 25 dhjetor - Shoqata "Miqtë e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës" prezantoi sot para donatorëve projektet e realizura gjatë periudhës katërvjeçare,në ndihmë të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës. Kryetari i kësaj shoqate, Xheladin Gashi tha se falë ndihmës së donatorëve kjo shoqatë ka arritur të realizoj një varg projektesh që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës së TMK-së dhe përkrahjen e Shoqatave të Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve të luftës. Ai tha se shuma e mjeteve të dedikuara për këto kategori gjatë katër vjetëve është 2 milion e 600 mijë euro. Z Gashi tha se plani i kësaj shoqate për vitin 2005 është që të vazhdohet me realizmin e projekteve që kanë mbetur në gjysmë në infrastrukturën e TMK-së, ngritja e një kampi të përhershëm për pushim dhe rekreacion të fëmijëve të dëshmorëve si dhe projekte të tjera. Përfaqësuesit e Shoqatës së familjeve të Dëshmorëve dhe asaj të Invalidëve të Luftës, falenderuan donatorët dhe shoqatën Miqtë e TMK-së për ndihmën e dhënë. Ata kërkuan që këto kategori të kënë përkrahjen institucionale. Shoaqata Miqtë e TMK-së është themeluar në vitin 2000 nga njerëz të vullnetit të mirë. Aktivitieti i kësaj shoqate shtrihet në 24 komuna të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuk kam lexu hic cka keni than ju ma siper por po i them mendimet e mija qe i kam then dhe me pare e qe si zakonisht nuk i luan as topi.. ne lidhje me TMK-n.

    Trupat Mbrojtese te Kosoves ne ceremonine e perurimit te bustit te Adem Jashar qyqarit.. i komandonte super mafiozi Milaim Zeka..
    Kjo tregon se te kujt jan ato trupa..ata djem te mire naiv qe duhet te jene neser berthama e Ushtrise Kombetare..
    Sa me shpejt TMK duhet te vihet nen kontrollin e Parlamentit te Kosoves e spastrohen prej aty njesitet bandite te Thaq Halit qose milaimave.. e tu ndalohet influenca zorraxhijve enveriste ne edukimin ose manipulimin e rinise qe ushtrohet ne kuader te TMK-s..

    Hapi pare eshte largimi i menjihershem i servilit dhe sabotatorit te TMK-s Agim Cekut qe deshiron ta mbaje TMK-ne si baze te diversionit qe mafia enveriste klos nanoiste kosovare ta perdore per qellimet e veta.. pra qe te vrasin atdhetaret neper prita..
    Te largohen banditet e llojit te Sali Veselit e shokve te tije qe te kene lidhje me TMK-n.

    Te vendoset nji grup civil me intelektuale te ndershem i miratuar ne Parlament ne Komande te TMK-se..

    qashtu..dhe pejk..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-12-2004 më 13:35

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TMK përmbylli edhe një vit të vështirë, por të sukseshëm

    Komandanti i TMK-së, gjeneral -lejtnant Agim Çeku, gjatë konferencës së fundit për kët vit me gazetarë, theksoi se TMK është afër përmbushjes së standardit të caktuar për ta nga bashkësia ndërkombëtare, i njohur si “Standardi i Tetë”. Çeku vlerësoi se TMK-ja e ka përmbushur detyrën e transparencës dhe riorganizimit të infrastrukturës, ka mbajtur nivel shumë të lartë të disciplinës e rregullit, por ende nuk e ka numrin e kërkuar të minoritarëve.


    “Kemi rekrutuar numër të konsiderueshëm të pakicave tjera, por me serbët problemi është politik”, tha Çeku. Udhëheqësit e tyre politik, sipas Çekut, nuk dëshirojnë që TMK-ja të zhvillohet dhe me këtë, vlerësoi ai, ata po u bëjnë një shërbim shumë të keq. Sidoqoftë, lista e sukseseve të arritura nga TMK-ja ishte shumë e gjatë sidomos në trajnime, pastaj në çminim terreni, ndërtim, ndihma humanitare e tjera, ndonëse, “edhe vështirësitë kanë qenë të shumta”, pohoi gjeneral Çeku. Ndër goditjet më të rënda ai përmendi arrestimin e gjeneral brigade Selim Krasniqit dhe disa pjesëtarëve tjerë të TMK-së. Mirëpo, megjithë goditjet dhe disa tendencave negative ndaj TMK-së, “ne kemi arritur ta ndryshojmë çasjen e ndërkombëtarëve dhe nga një institucion i problemit, siç konsiderohej TMK-ja dikur, tani ajo është pjesë e zgjidhjes së problemit”, tha gjeneral Çeku, duke shtuar se ; “ Tashmë mund të pohoj që edhe KFOR-i, UNMIK-u dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare kanë çasje pozitive ndaj TMK-së si institucion i zgjidhjes së problemeve. Kjo çasje ka rezultuar në atë që sot TMK-ja të ketë raporte partneriteti me KFOR-in”.Me rastin e fundit të vitit, komandanti i TMK-së u uroi qytetarëve " që viti 2005 të jetë vit i Kosovës, që Kosova të jetë lajmi më i mirë në vitin 2005. Uroj që të jetë vit i përkushtimit i bashkëpunimit, vizionit dhe sukseseve të përbashkëta”, ka thënë komandanti i TMK-së gjeneral-lejtënant Agim Çeku.


    RTK 29/12/2004 14:41:30
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Komandanti i SHP të TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Agim Çeku thotë se TMK-ja duhet të shndërrrohet në ushtri të Kosovës para përcaktimit të statusit përfundimtar

    Prishtinë, 30 dhjetor - Komandanti i TMK-së Agim Çeku ka thënë se TMK-ja pothuajse e ka përfunduar plotësimin e standardit të tetë, që ka të bëjë me këtë organizatë, ndonëse sipas tij, ekziston problemi i mospërfshirjes së mjaftueshme të pjesëtarëve të bashkësisë serbe. Çeku ka thënë se TMK-ja duhet të shndërrrohet në ushtri të Kosovës përpara përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi të fundvitit. Sipas tij Kosova do të jetë shtet i pavarur, atëherë kur është në gjendje të qëndrojë shetet i qëndrueshëm me të gjitha institucionet e veta, të cilat janë në gjendje ta garantojnë atë shtetësi.
    Komandanti i TMK-së tha se TMK-ja ka kërkuar nga KFOR-i të marrë përsipër ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, si objekteve kulturore, fetare e të tjera, pastaj patrullimet kufitare bashkë me KFOR-in dhe detyra të tjera, ndërsa që në fillim të vitit do të marrë përsipër detyrat ceremoniale, si pritjet dhe rojet e nderit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    UNMIK-u e KFOR-i janë pajtuar që Garda e TMK-së të përcjellë ceremonitë zyrtare


    NATO-s në Kosovë thanë se drejtuesit e UNMIK-ut e KFOR-it janë pajtuar që Garda e TMK-së të organizojë ceremoni zyrtare pritje e përcjelljeje gjatë vizitave që personalitetet e larta të huaja bëjnë në vendin tonë dhe aktivitete të tjera zyrtare ceremoniale. TMK e quan këtë hap zhvillim të identitetit të saj.
    Garda e Nderit e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, në bazë të marrëveshjes së vitit 1999, parashihej të kryente funksionin e pritje-përcjelljeve dhe aktiviteteve të tjera solemne zyrtare. Sipas TMK-së, një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të vullnetit të ish-drejtuesve të UNMIK-ut dhe KFOR-it.

    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Jan 14, 05 | 6:39 pm

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtetet e Quint-it “pro” dërgimit të TMK-së në mision humanitar në Azi

    PRISHTINË (KosovaLive) – Përfaqësuesit diplomatik, të shteteve anëtare të “Quint-it”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Gjermanisë dhe Francës, kanë shprehur, të mërkurën, mbështetjen e tyre për idenë e dërgimit të një kontigjenti të pjesëtarëve të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK), në Azinë Jug-Lindore.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    TMK edhe dy oficerë të diplomuar në Citadel të SHBA-ve Kosovë

    Sot në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës të TMK-së me një ceremoni solemne është bërë pranimi i kadetëve Berat Shala dhe Valon Ahmeti, të cilët posa kanë diplomuar në Kolegjin Ushtarak të Karolinës Jugore të SHBA-ve. Kadetët e rinj kanë dhënë betimin dhe janë graduar me gradën kapiten të TMK-së.


    Komandanti i TMK-së gjeneral Agim Çeku e ka vlerësuar lartë ditën e sotme ngase në gjirin e TMK-së tani e tutje do të jenë edhe dy oficerë të rinj, të shkolluar në akademinë ushtarake në Karolinën jugore të SHBA-ve. Gjeneral çeku tha se diplomimi i tyre na ka bërë të ndihemi krenar me punën e tyre, njëkohësisht është një kohë e ndërrimit të gjeneratave, në mënyrë që në TMK të vijnë kuadro të shkolluara të cilat do t’i çojnë proceset përpara.“Këta dy djem na bënë që ne atë ditë kur ishim në gradimin dhe diplomimin e tyre vërtet të ndihemi krenar që jemi nga Kosova, që jemi shqiptarë, që kemi djem të denjë që krah për krah me djemtë të përzgjedhur nga SHBA-të dhe vendeve tjera të jenë një ndër më të mirët dhe e shoh këtë si një hap shumë të madh për TMK-në”, ka theksuar komandant Çeku.Me këtë rast gjeneral Çeku ka bërë gradimin e tyre ndërsa kadetët kanë dhanë betimin e tyre solemn. Kapiteni i ri Valon Ahmeti nga Dardana, është shprehur i gatshëm që të kontribuojë për TMK-në.“Ne jemi kthyer këtu në Kosovë që të punojmë për TMK-në për Kosovën, ta japim një shembull që edhe djemtë e tjerë që janë duke studiuar jashtë të kthehen këtu dhe të japin kontribut, sepse kjo është shtëpia jonë”, tha kapiten Ahmeti. Edhe kapiteni Berat Shala nga Rahoveci, ka falënderuar për mbështetje që iu është ofruar gjatë shkollimit.Në këtë ceremoni është bërë ndarja e mirënjohjes edhe për Viktor Ulajn, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro - Amerikan, i cili ka dhënë një kontribut të madh për shkollimin e këtyre kadetëve të rinj.


    RTK 19/05/2005 13:41:47

    -----------------------------------------------------------


    Kapitenët Shala dhe Ahmeti, homazh para varrit të komandantit Adem Jashari


    Prishtinë, 20 maj 2005 (Kosovapress) Time: 14 : 00

    Dy oficerët e rinj të TMK-së, kapiten Berat Shala dhe kapiten Valon Ahmeti, para fillimit të ditës së parë të punës bënë homazhe para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari në kompleksin memorial në Prekaz.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    BRARI ke mendime antishqiptare dhe antikombetare vetem vazhdo keshtu.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nuk mund ti quajm Trupa Mbrojtes..

    Pasi ne cdo rast per Pastrime Rrugesh/shkollash/Malesh jan kto te Paret..

    Dhe ishalla se shpejti ndryshohet pak tek kta se na moren ftyren..

    KFOR-i cka ti thoje kto bojn..

    Pi marres..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Nuk mund ti quajm Trupa Mbrojtes..

    Pasi ne cdo rast per Pastrime Rrugesh/shkollash/Malesh jan kto te Paret..

    Dhe ishalla se shpejti ndryshohet pak tek kta se na moren ftyren..

    KFOR-i cka ti thoje kto bojn..

    Pi marres..
    E dim qe ju minoriteteve jau kane marr fytyren sepse nuk e duroni dot Ushtrin e Kosoves na vjen keq .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    Ylli i mëngjesit Maska e edona
    Anëtarësuar
    26-10-2002
    Vendndodhja
    diku larg, shume larg,
    Postime
    200
    o brari ti me te vertet nuk je normal,si mundet njeriu te flas ashtu per ushtrin e vet, per ushtrin qe ne te ardhmen do te na i mbroj kufijt nga shoket e tu,qent e udb-s.Milaim Zeka eshte vetem moderator asgje ska te beje me TMK.
    ylli i mëngjesit

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edon me ki than se e ki Dajen tand Ekrem rexhen..Drinin..
    Nuk e besoj por le te te gjykojn kta lexuesit ty..
    TMk qe vret Drinin nuk dua un oj Edon..
    Un du TMK qe po sulmoj Serbia ta vrasi Serbine..
    E TMK me Agim Cek ne krye qe mundeson Sali Veselin ..generallin e TMK..me vra Drinin.. nuk duam..

    Duam TMk qe betohet para Votes se Popullit ( e bartesi i Votes se Popullit eshte presidenti Rugova) e jo tmk qe kinse betohet para adem Jasharit e ne fakt para pushtave Jakup e Milaim Zek.. qe e lan Adem Jasharin vetem perball ushtrise Serbe..

    qashtu edon e mavros..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-05-2005 më 17:40

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    Thumbs up Te Lumte Llapi ja ke qelluar tani

    Citim Postuar më parë nga Llapi
    O Brari perse o burrec nuk e thue as nji fjal per ata qe vrasin shqiptar me te vertet ?!
    O Brari jane dorzue 500 faqe matrial qe tregoin dhe kan argumente te mjaftueshme e fakte se kush i vrau ekremin tahirin xhemen e te tjeret.
    O Brari ti thue thash e thena ndersa ne materialin dorzue policis nuk thuhet qe tragu por qe lepuri .
    O Brari pasi paraqitesh se kinse te dhimbsen keta qe u vran perse nuk e ngrite zerin kurr nga vin urdherat se kend dhe kur duhet vrar?!
    O Brari ne ket shtepi ku banon komanda e krimit quhet velani.
    O Brari vrases te shqiptarve jane bashkpuntoret e UDB-es qe e formuan me ndihmen e serbis "sigurimin e atedheut"
    O Brari ky sigurimi e ka komanden ne velani dhe komandant Ram Maren kshilltar per siguri i brahim -dinarit e krye komandant rugo-dinar-kriminelin
    O Brari a me tregon perse rugov-dinari nuk pranon te ket zyre ne ndertesen e Qeveris po ne Velani?
    O Brari perse nuk e the as nji fjal per armet qe dyshohej se eshte krye krimi ne kosove me to ne shtepin e brahim-dinarit ne velani.

    O Brari perse nuk e the asnji fjal perse ne shtepin ku banoin kriminelet e kryekrimineli u gjenden dinar te serrbis a thua perse???!!!

    O Brari bolli i shajte ishe Ushtaret e UÇK-se dhe gjaku i tyre nuk ishte uj por gjak me i paster i shqiptarit e pusho ma o Burreci i vogel pusho.







    Te lumte se ashtu eshte

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    aha llap .. shum posht ke ra..

    o llapi o burr i madh pse harron se male me shpifje i ka ba epoka e kosovpreshja e mafies kriminele para e mbas vrasjes se patriotve Ekrem, xhem e tahir.. e qe ti i ke postue ketu..?

    Pse o llapi harron se ndrrimi i trakes nuk asht i leht.. sepse tan kosova e din punen si ka qen e si asht..

    O llap bahu me vetvehten i ndershem..

    Asnji luftar UCk-je apo Farku nuk eshte sharë ketu prej meje.. apo miqve te mij bashkmendimtare..

    Kurseju i keni share e vrare pa qyk zori..


    I keni vra o llap ke keni dasht e ska det e lum e shampon qe ju a lan krimin..

    mushni jo 500 po 5 milion faqe .. kot e kini..

    More llap po a nuk i mjaftonte bora e Sharrit te kosoves Lim hashimit me ba ski-jim.. e duhesh ne Slloveni me shkue me skijue Lim hashimja..

    sa mir i paskna dit Lim hashimja vendet e qejfit??



    ????

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •